Gezim Barjami

(DISA NJEREZ TE THJESHTE, SPECIALISTE TE PERKUSHTUAR E GURE THEMELI, NUK DUHEN HARRUAR).

Ne Aviacionin Shqiptar,  qe nga fillimet e tij ( behet fjale per periudhen e pas Luftes se Dyte Boterore ) kane vene nga nje tulle,  ne murin ku ai u ngjit,  e kapi maja te papara,  mjaft aviacioniste:  pilote,  teknike,  e specialiste te te gjithe llojeve. Po te rrekeshim te  krahasonim nivelet e kohes per te cilet behet fjale,  me ato te sotmit,  krahasimet jane te veshtire mbasi diferencat jane te dukshme.  Dicka qe rralle e me rralle po e ndeshim sot;  ca me pak do ta gjejme me rrjedhjen e kohes.  Nuk eshte enigme,  por eshte nje dukuri,  e cila zor se njihet e deshira per ta njohur,  sa vete e zbehet.  Behet fjale,  jo per nivelin e aftesite tekniko – shkencore,  por per perkushtimin e njerezve,  ne detyre,  per shpirtin e tyre te sakrifices,  per merakun qe kishin ata burra,  te cilet nuk i merrte gjumi kur dicka nuk shkonte si duhet ne teknike.  Sakrificat e tyre pambarim,  i kane qemtuar e i kane pasqyruar shume nga bashkekohesit e mi dhe te atyre viteve te „ zjarrte “.  Do te shkruaj,  me vullnet te lire,  por dhe me perunjje,  per ata qe vune themelet e aviacionit tone dhe qe mbajten mbi supe, pune te renda e mjaft te veshtira per ata supe te brishte.  Ne kete shkrim modest dua te evokoj jeten dhe punen  e njerit nga ata qe theksova me lart,  i cili dha ate qe kishte te veten,  me  ndjenje pergjegjesie te rralle per detyren.  Gezim Barjamin e kane njohur ne pune e ne jete,  pak njerez nga ata qe jane ne jete,  mbasi shoket e tij,  te profesionit e te afert,  ka kohe qe nuk jane me  ne jete,  por, sidoqofte,  gjurmet e tij nuk mund te shlyhen,  mbasi jeton historia e ajo nuk vdes kurre. 

Lexo të plotë