All posts by Niazi Nelaj

Nga Kaukazi i veriut në Mançurinë e largët

Në shkollën kineze të aviacionit ushtarak

Kine 1

Të përzënë nga shkolla sovjetike e aviacionit, me ëndrra të prera në mes, një pjesë e grupit të studentëve për pilotë, që kishim studiuar një vit në qytetin e Batajskut, më 8 janar të vitit 1962, pas një lundrimi “skëterrë”, me një anije mallrash, mbërritëm në qendrën e Shkollës së Tretë të Aviacionit ushtarak të Kinës, në qytetin Çin Zhou. Ai ndodhet në “Zemër” të Mançurisë; në atë kohë kishte rreth 200.000 banorë.  Lexo të plotë

Vasil Nikollë Trasha – Pilot Ushtarak i Klasit të parë (Dëshmor i Atdheut)

Vasil Trasha & Thanas Gjiknuri

Elegji për pilotin e lindur Vasil Trasha  

Iku gjysmë shekull, nuk të kemi pare
”Cile”, partizani, me yllin në ballë.
U bëre pilot, more klasin e pare
komandant Vasili, o talent i rrallë
Shpove retë e zeza, përmbi Karbunarë
I the Niko Hoxhës, se shikoje zjarrë
Po më pas ç’të ngjau? Pse s’erdhe në radhë?
Shumë gjatë të prit ëm, të donim të gjallë
Vasil, komandanti, o talent i rrallë
Sa të paska hije, kostumi i bardhë,
kurorë mbi Korçë, tok me partizanë.
Ke marrë shoqërues: Jovan boboshtarë,
Fluturim gorarin; dy pilotë të rrallë.
Të qau Fanika, lotët s’janë tharë,
komandant Vasili, malli na ka marrë
Të qau Zoica: bir, s’më le një djalë!
Bir, Vasil i nënës, trim me yll në ballë
E gjatë udh’e malit, po ngjitesh përpjetë,
Komandant Vasili: prap po sulmon retë?
Gjakun tënd o shok, kemi amanet
Ti në zemrat tona do jetosh përjetë.

                                                                                                               Niazi Nelaj Lexo të plotë

Homazh për pilotin ushtarak të klasit të dytë Mentor Muharrem Rrugia

Mentor RrugiaMentori u lind në qytetin e Durrësit, më 5 mars, të vitit 1942, në një familje atdhetare, me traditë qytetarie. Prindërit, Kimete e Muharrem Rrugia, lindën e rritën 5 fëmjë, katër djem dhe një vajzë. Mentori ishte fëmija i parë. Mësimet shtatëvjeçare i mori në shkollën: “Kristaq Boshnjaku” të qytetit. Pastaj bëri 3 vite gjimnaz në shkollën “16 shtatori”, në qytetin e lindjes. Në çdo klasë, ai u shqua si nxënës i rregullt, me sjellje të mirë e me vullnet, për të mësuar. Familja tipike durrsake e tij, e ushqeu Mentorin me veti e virtyte njerëzore nga më të mirat. Kudo ku mësoi e punoi, durrsaku virtuoz la gjurmë si njeri i kulturuar, me edukatë të shëndoshë, serioz e me vullnet të fortë për të kërkuar e mësuar, gjithnjë duke marrë anën e së resë progresive. Babai i tij, Muharremi, ishte avokat me emër, i nderuar e i respektuar, në qytetin e Durrësit ku jetoi e punoi. Lexo të plotë

Një lundrim i bukur që na merziti

Anije

Fundi i shtatorit të vitit 1961 më gjeti në Tiranë. U enda nëpër Kryeqytet 3-4 ditë, me radhë, në kërkim të takimit me njerëzit e mi. Duhet ti takoja, patjetër, se kur të shkoja në fshat, mesiguri që do të më pyesnin për ta. Në familjen e djalit të tezes, i cili quhej Muhamet Beqiraj, në Tiranë, mësova se nëna, babai dhe gjithë fisi im ishin shumë të merakosur për jetën dhe shëndetin tim. Legjenda të papara e fantazi nga më të shfrenuarat kishin mbushur thashethemnajën, në fshat e në krahinë. Lexo të plotë

Të rritesh në kushtet e mbijetesës

Qëndrimet koniunkturale, në periudha të ndryshme kohe, e hodhën vendin tonë, sa në njërin krah te tendencës politike; në tjetrin. Diagrama e lëkundjeve ngjason me shkundjet tektonike, të cilat kanë rrjedhoja të dhimbshme. Izolimi i gjatë i vendit tonë nga bota e jashtme është i njohur, ashtu si janë të ditura pasojat e këtij izolimi. Ai ka renduar mbi të gjithë ekonominë e vendit, për rrjedhojë edhe mbi ushtrinë e tij. Aviacioni, si gjini e ndjeshme e ushtrisë, për shkak të ndjeshmërisë të tij, e përjetoi dhimbshëm izolimin e gjatë. Ne nuk i kishim kushtet të prodhonim në vend, avionë e pjesë këmbimi për ta, prandaj i kishim sytë, jashtë. Kur u ” prenë ” burimet e nuk na vinte më teknikë ajrore nga jashtë, kurse resurset pakësoheshin në çdo ditë fluturimi, rripat u shtrënguan e punët u bënë më të vështira. Lexo të plotë

Përsiatje në kohë

Në jetën e efektivave të Regjimentit të Helikopterëve, kur ato kishin në shfrytëzim helikopterin e mesëm Mi-4, te pajisur me motorin me pistonë ASH-82 V, fluturimet me ulje jashtë heliodromit, për të shpëtuar jetët që rrezikoheshin dhe pasurinë e tyre, ndoshta përbën kapitullin më të lavdishëm. Detyrat me karakter shpëtimi, të llojeve e natyrave të ndryshme, të cilat, në atë regjiment i kishin emërtuar, “Detyra speciale”, praktikisht mbushin faqet e historikut të njësisë. Këtë “nofkë” me kuptim, ma do mendja ato nuk e kanë marrë më kot. Zgjidhja e tyre, në fund të fundit ishte më pranë destinacionit dhe kapaciteteve te këtij mjeti ajror, potent dhe një tregues, me vlerën e ” gurit të provës”, e cila dëshmonte kualitetet e efektivave. Nuk bëhet fjalë vetëm për pilotët, të cilët, siç dihet, janë finalizuesit e procesit, por dhe të teknikëve e specialistëve të çdo natyre, pa përjashtuar ushtarët, punonjësit civilë, deri tek shoferi i makinës së lëshimit apo botit të furnizimit. Të gjithë ishim krenare ( nuk mburreshim), kur kthehej helikopteri nga një operacion shpëtimi dhe lexonim, në sytë e ekuipazhit që e kreu atë, ose dëgjonim për bëmat e tyre. Lexo të plotë

Binomi instruktor – student, një lidhje interesante

Pishporo1966

Në një vështrim të parë e së jashtmi, tek mjaft njerëz formohet ndjesia sikur një instruktor i fluturimeve është analog me një mësues shkolle të çfarëdoshëm. Vërtet ngjajnë, por nuk janë e njëjta gjë. Diferenca ka të bëjë me motivet që e frymëzojnë njërin dhe tjetrin. Pikërisht motivet janë çështje e brendshme e secilit. Ato nuk mund të jenë të njëjtë. Një mësues shkolle, i kualifikuar e i përkushtuar, del përpara klasës; shpjegon mësimin e  të nesërmen kontrollon dijet e  ve një notë, sipas shkallës së përvetësimit. Ai, dorëzon regjistrin në drejtori, dhe kaq. Më tej ndjek punët e tjera, të tij. Lidhja mes një mësuesi dhe nxënësve të tij rrallëherë shtrihet jashtë mjediseve të shkollës. Kësaj lidhje i mbetet opinioni që ka njëri për tjetrin. Ma do mendja se çdo njeri e ka provuar në jetë nostalgjinë që ushqen për mësuesin e tij të parë ose për atë që i ka lënë më tepër mbresa gjatë procesit të shkollimit. Lexo të plotë

Ishte dhe mbeti komandant – Monografi kushtuar pilotit të klasit të parë Lulo Musai (Spahaj)

Lulo MusaiJam përfillur disa herë për të shkruar një monografi në nderim të njërit nga “yjet”e aviacionit shqiptar: Lulo Musai (Spahaj), por sa here e kam nisur shkrimin, diçka më ka prapsur dhe e kam nisur punën nga e para. Më në fund, vendosa e do ti qendroj premtimit që i bëra vetes. Ta dini se nuk është e lehtë të përjetësosh jetën dhe bëmat e atij njeriu me përmasa të jashtzakonshme. Ai nuk ishte vetëm një njeri i përsosur por dhe një pilot i talentuar. Në praktikën e punës kam pranuar si rregull të parë: Nuk e nis një shkrim, pa marrë më parë mendimet e shumë njerëzve që kanë qenë pranë tij apo, në rastin më të mirë, kur kanë punuar së bashku. Kështu veprova dhe kësaj here, paçka se pas kaq vjetësh nga ndarja prej tij. Lexo të plotë

Lamtumirë Adem Mahmut Çeça

Adem Ceca 1

U lind në fshatin Kllojkë të Malsisë të Tiranës, më 12 prill të vitit 1939, në një familje fisnikësh autoktone, me tradita atdhetarie. Fëmijërinë e hereshme, Ademi e kaloi në fshatin e lindjes i cili dallohet per bukuritë natyrore dhe njerëzore e për atë klimë shëndetsjellëse. Pranë nënë Xhemiles dhe baba Mahmutit, Ademi i vogël, mes motrave e vëllezërve që e donin shumë, dhe të afërmve, të cilët e rrethuan me shumë dashuri e kujdes, u rrit, hodhi shtat, si lisat e trevës që e lindi e u bë një djalë i edukuar, i sjellshëm e me karakter të fortë. Në moshën kur duhej të arsimohej, u fut në shkollën unike të fshatit, ku përfshihej dhe arsimi fillor, ku u veçua, për sjellje shembullore dhe rezultate shumë të mira në mësime. Zoti i dha bukurinë fizike dhe tiparet gjithë nur. Familja dhe të afërmit i dhanë edukatën e shëndoshë. Shkolla, të cilën e kishte mjaft për zemër, i dha dituritë fillestare. Lexo të plotë

Anastasi – Homazh për Anastas Ngjelën

Anastas Ngjela 1Nuk e kam të lehtë të shkruaj për figurën komplekse, shumëdimensionëshe të Anastas Ngjelës, njërit nga protagonistët e aviacionit shqiptar, të mirit të pafat, i cili na iku aq shpejt e papritur. Jeta e heroit të këtij rrëfimi rrodhi e qetë, por shpejt u kthye në një tallaz, siç ndodh rëndom me racën e fluturuesve por u soll me të në mënyrë të padrejtë, duke shëmbur ato që ai ngriti me aq sakrifica e përkushtim. Lufta e klasave, e nxitur artificialisht dhe e zhvilluar me egërsi tek ne, shkaktoi mjaft prapësi e viktima të pafajshme. Njëra nga këto viktima u bë njeriu i mirë, ëngjëlli mbrojtës i të gjithëve, piloti bëmëmadh, burri e prindi i rrallë Anastas Ngjela. Mbi shpinën e tij, padrejtësisht ranë barrë të rënda, të cilat nuk i përkisnin atij njeriu i cili i kishte shokët të rrallë. Lexo të plotë