Mbresa dhe kujtime nga jeta e pilotit të talentuar tragjasiot, kolonelit të aviacionit Niko Selman Hoxha, rënë në krye të detyrës, më 20 nëntor të vitit 1965, në aerodromin ushtarak të Rinasit, në një qitje luftarake, me aeroplan reaktiv MIG-17 F, përpara efektivëve të regjimentit dhe disa kuadrove ushtarakë akademistë. Lexo të plotë
All posts by Niazi Nelaj
Udhëheqësi i fluturimeve
Kohët në të cilat jetojmë, kanë prurë përmbysje të ndieshme, në teknologji e në koncepte. Teknika e sofistikuar që kanë njerëzit në përdorim e ka thjeshtuar shumë vendin dhe rolin e tyre dhe ua ka bërë punën më të lehtë. Sot, vështirë se mund të krahasosh një specialist aviacioni, i cili me një vizore llogaritëse në dorë, të tipit NLL-10, i cili rreket të bëjë llogaritë e fluturimit, me një bashkëkohor, i cili, shtyp një buton, në kompiuter dhe i bie botës cep më cep. Lexo të plotë
Niko Hoxha, babai i aviacionit shqiptar
Sa i shkonte atij burri, mikrofoni i udheheqësit të fluturimeve! Nëpërmjet tij, Niko Hoxha përcillte në kufjet e piloteve, ngrohtësinë e zërit, qartësinë e të komunikuarit, sigurinë, optimizmin, besimin tek avioni e tek vetja, shpresën se do të dilte fitimtar, në çdo situatë. Kur dëgjonte zërin e Nikos, pilotit, në ajër i krijohej ndjesia se nuk ishte i vetëm! Pilotë e drejtues si Niko Hoxha, me siguri do t’u mungojnë gjatë hapsirave ajrore të këtyre trojeve!