All posts by Niazi Nelaj

Xhulian Petraq Popa – Shturman fluturues i klasit të dytë

Xhulian Petraq Popa

Çdo njeri, gjatë jetës e shkruan vetë historinë e tij. Ky është një përfundim, i nxjerë nga jeta,i cili nuk ka nevojë të vertetohet. Disa, me punën dhe sjelljen e tyre, lenë gjurmë të pashlyera dhe të prasmit përpiqen tu ngjajnë, teksa ka të tjerë që, gjatë jetës vegjetojnë e kalojnë pa u ndierë. Për këta nuk kujtohet njeri t’u bëjë jehonë bëmave apo gjëmave që lënë pas. Lexo të plotë

Një copëz historie

mig19PM

Shkrim, kushtuar dymbëdhjetë pilotëve që kryen kalimin, të parët, në aeroplanët superzanorë, gjuajtës-kapës- Mig-19PM, të pajisur me raketa të drejtuara ajër-ajër

Dekada e fundit e viteve ‘5o të shekullit të shkuar njihet si periudhë e kalimit të aviacionit të vendeve të Traktatit të Varshavës, nga aeroplanët me shpejtësi parazanore në atë mbizanore. Koha shtroi detyrën e pajisjes të reparteve të aviacionit të mbrojtjes kundërajrore me aeroplanë gjuajtës-kapës të kompletuar me mjete goditëse të sofistikuar, të cilët lejonin interceptimin dhe goditjen e shkelësve të hapsirës ajrore, në kushte të vështirë të motit, sidomos, natën, në e mbi re, në lartësi stratosferike, me shpejtësi fluturimi, sipër asaj të zërit, në largësi të ndieshme. Lexo të plotë

Vebi Hysen Punavija – Inxhinier mekanik aviacioni në Farkë

Vebi Hysen Punavija

U lind ne fshatin Mallunxë të rrethit të Matit, me 1 janar te vitit 1942,  ne një familje tradicionale malësore dhe atdhetare. Fëmijërinë e kaloi ne fshatin e lindjes, ku mori dhe mësimet e para. Kur ishte ne klasën e gjashte, Vebiu erdhi ne Tirane e u sistemua ne Shkollën Ushtarake “,  ku përfundoi shkollën shtatëvjeçare dhe gjimnazin “elitë”,  i cili, ne atë kohe ishte nga me te mirët e vendit. I shquar ne mësime, i urte e i bindur,  Vebiu, mes shokësh u rrit e u burrërua dhe i ngriti përherë e me lart traditat atdhetare te familjes e te fisit dhe u kalit me disipline e rregull,  me ndjenjën e komunitetit dhe me vullnetin për tu futur ne brendësi te shkencës. Lexo të plotë

Shoku im Petraq Koroveshi

Petraq Koroveshi

Njihemi nga 26 gushti i vitit 1960, ditë kur u nisëm për studime në Bashkimin Sovjetik, deri më sot. Plot  55 vjet njohje, në punë të përbashkët. Nuk janë pak. Ishim njomëzakë e na kanë mbuluar thinjat. Shkuam në një vend të huaj, larg vatrave tona, për t’u bërë pilotë. Dy ngjarje të jashtzakonshme, në verën e vitit 1960, ku u shkatërruan dy aeroplanë reaktivë Mig-15 Bis dhe humbi jetën një student për pilot, u dhanë fund përpjekjeve të tanëve për funksionimin e shkollës së aviacionit në vendin tonë. Alternativa e vetme  për të përgatitur pilotë, për aviacionin tonë, u gjet dërgimi i djemve të zgjedhur, në shkollën sovjetike të aviacionit. Ishim 36 shokë; të ndryshëm për nga fiziku e origjina, por sejcilit i vlonte në gji dëshira e zjarrtë për t’u bërë pilotë ushtarakë, në shërbim të mbrojtjes së Atdheut  tonë të dashur. Lexo të plotë

Një urim për ditëlindje në formën e një “gjë a gjëze”

Çobo Skënderi
Bëj tua them e s’ua them dot,
Një gëzim që kemi sot,
Ditëlindjen ka një pilot,
Mos e kërkoni në radhë,
Ai mban klasin e parë,
Si shokët e tij të rrallë,
Mos më pyesni,
sa vjeç mbushi,
Se do më skuqni,
si prushi,
Më mirë pyeteni vetë,
Se ua thotë me të vërtetë,
Çobos i uroj: Jetë të gjatë,
Sa ata malet e lartë,
Rrofsh, Çobo, sa të ketë jetë,
Se ke gjak , nga Bilbilejtë!

Bota e pasur e aviatorëve

Aviatoret

Kur hyn në një repart aviacioni, ai që nuk ka qenë më parë, vështron disa gjëra, të cilat nuk i ka përjetuar më parë. Atij i krijohen ndjesi të tjera nga sa është mësuar të vështrojë. Bëhet fjalë për pastërti, rregull, disiplinë e të tjerë njerëz; në pamje e në sjellje. Sapo të hyjë në komunikim me një aviator (nuk dua ta kufizoj gjeografinë e termit vetëm tek fluturakët, por e shtrij më gjërë, tek të gjithë ata që kontribuojnë për realizimin me sukses të fluturimit), rishtarit i bën përshtypje edukata e bashkbiseduesit, sjellja e kulturuar, horizonti, korrektësia dhe dashamirësia e tij. Lexo të plotë

Zeqir Cama: Një urim për ditëlindje

Nuk e paskam të lehtë të shkruaj për njerëz, me vlera krijimtarie si Ai. Qoftë dhe për ti bërë një urim, me rastin e ditëlindjes. Më 1 prill të këtij viti, miku im-Zeqir Cama, mbush 66 vjeç. Për një njeri të zakonshëm, nuk janë pak. Por, kur bëhet fjalë për një krijues cilësor, siç është Zequa ynë, kam ndjesinë se koha ka rrjedhur më shpejt nga ritmi i zakonshëm i saj. Për njerëzit e letrave, jeta lipset të matet jo me vite, por me krijimtarinë që na dhurojnë. Krijimtaria e mikut tim, Zeqir Cama, ka ardhur e begatë, si në lëmën e poezisë dhe në atë të prozës. Delli poetik nuk u ndahet shkrimeve të tij. Proza e Zeqirit, nuk qendron asnjë çap, prapa poezisë të tij, e cila është e ndjerë, në të gjithë kualitetet. Lexo të plotë

Haki Iljaz Jupasi – Pilot ushtarak i klasit të parë, ikonë e aviacionit shqiptar

Haki Jupasi

Aviacioni shqiptar, si dhe ai i vendeve të tjerë, rreth nesh e më gjerë, u rrit, mes “ bëmave “ dhe “ gjemave”. Nuk trashëguam nga e kaluara, ndonjë traditë, as njohuri, në fushën e fluturimeve ajrore. Të parëve tanë u vlonte ne deje geni i rritjes dhe ai i zhvillimit, por kushtet, nuk e benin kete te mundur. Megjithatë, me guximin e trimërinë që kishin në gji dhe me kurajon për t’u radhitur me të përparuarit, ata, kapërcyen vite e flakën tej mentalitete dhe u ngjitën në lartësi të papara edhe në fushën e aeronautikës, ku kishte padituri e mungesë praktike. Në mesin e viteve ’40 te shekullit te shkuar, kur popujt, me luftë te armatosur e me kosto të lartë në jetë njerëzish, hoqën nga qafa zgjedhën fashiste dhe morën frymë lirisht, një grusht djemsh, nga trojet arbërore, të përzgjedhur, me kujdes, nga radhët e ishparrizanëve, nisën, plot guxim e trimëri, udhën e vështirë të fluturimeve. Lexo të plotë

Bego Isa Hoxha – Pilot ushtarak i klasit të dytë, dëshmor i atdheut

Disamendime, në 41 vjetorin e rënies së tij , në krye të detyrës, në udhën e ngjitjes të shkallës së kualifikimit të pilotit.

Kur pija kafe me njërin nga “ ikonat”e avoacionit shqiptar, pilotin e klasit të parë: Gëzdar Riza Veipi; në bisedë esipër më tha: “ Shumë shokë na ka marrë marsi”! U orvata të numëroja ata që kanë rënë në fluturim, në këtë muaj, të cilin, si për ti nxjerrë inatin, e quaj muaj të mbrapshtë. Njëri nga të rënët, në këtë muaj është piloti i klasit të dytë Bego Isa Hoxha. Sa shpejt kaluan 41 vjet? Gati gjysmë shekulli që nuk e kemi Begon tonë të dashur, mes nesh. Lexo të plotë