Category Archives: Njerëz

Kryeingjenieri, nuk gjëndej në zyrë

( Monografi kushtuar Tajar Arap Ramadani (Skëndaj).

Kontributet e njerëzve,  për çuarjen e punëve përpara, nuk janë të njëjtë.  Kjo çështje nuk ka të bëjë  aq me pozicionin që mban individi në hierarkinë ushtarake sa me aftësitë organizative e drejtuese  që lidhen me nivelin dhe horizontin e tij,  por dhe me përkushtimin e tij në detyrë. Lexo të plotë

Përkushtim i merituar

Një kujtim i largët më vjen i mjegulluar,  nga koha e gjatë që ka kaluar dhe nga mosha e avancuar që përjetoj, si dëshmi  të atyre viteve të lavdishëm dhe i bëmave të atyre njerëzve të veçantë që nuk duhen harruar. Në këtë togkujtimesh mbresat që më ka lënë një njeri, i cili, nuk ishte si  gjithë të tjerët,  më nxiti të rrëmbej penën e të shkruaj këtë shkrim, si “lapidar” të mosharrimit.  Bëhet fjalë për të paharruarin Andrea Kule ( Ndrekën), i cili, gjykuar nga vlerat që shpalosi gjatë jetës aktive dhe më pas, nuk mund të harrohet. Prandaj, jomëkot e kam titulluar shkrimin, sido që është:” Përkushtim i merituar”. Lexo të plotë

Lamtumirë, Fadil Nexhip Lelaj

Të nderuar pjesëmarrës, në këtë ceremoni lamtumire! Po ndahemi, përgjithmonë, nga një njeri shumë i nderuar, nga i miri Fadil Nexhip Lelaj.

Çdo ndarje nga jeta, le mjaft dhimbje e brenga, pas. Ato nuk i ngjajnë njëra-tjetrës e përjetohen në forma e  me intensitete të ndryshëm. Por dhimbja mbetet dhimbje.  Tek ata që e ndiejnë më tepër, ajo është më e thellë e zgjat më shumë, në kohë. Të ndierin Fadil Lelaj, e donin dhe e nderonin gjithë sa e njihnin. Se i tillë ishte Ai. Fadili i kish bërë vend vetes e kish lënë gjurmë, kudo ku shkeli e kudo ku shërbeu, në mbrojtje të Atdheut. Tiparet e rralla humane dhe jeta aktive që përcolli mbeten mbresëlënëse dhe frymëzuese. Lexo të plotë

Rrapo ëndërrimtari nuk e harron “ bukën e vjetër”

( Historia e një ëndrre të parealizuar)

Një emër jo aq i njohur e aspak i komentuar në Aviacionin Shqiptar.  Kontributi i tij si fluturues ka diçka të veçantë; ndoshta të pa përsëritshëm. Ai nisi të lundrojë nëpër qiell, në vitet -1960 dhe 1961,pjesërisht në Shqipëri e pjesërisht jashtë vendit, atëherë, kur fluturuesit në vendin tonë numëroheshin me gishta. E nisi dhe e rifilloi, me shumë dëshirë fluturimin por, udhës u zhgënjye, për shkaqe që nuk vareshin prej tij.  Aviatorët e shumtë të pas këtyre viteve, nuk e njohin Rrapon, mbasi nuk kanë qenë pranë tij; ata që e kanë njohur, në atë kohë, mundet edhe ta kenë harruar  dhe asnjeri nuk ka shkruar për të. Me sa duket, ata që merren me këtë punë, kanë qenë mjaft të ngarkuar e nuk u ka premtuar koha të merren dhe me kontribute  afatshkurtër. Gjithsesi, kjo shënon një mangësi, e cila, kërkon tjetër qasje; pse jo dhe korrigjim. Lexo të plotë

Çobani bonjak u ngjit në “majë të malit”

(Monografi, kushtuar  pilotit ushtarak të klasit të parë- Çobo Hibro Skënderi)

Jetët nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Dallimet mes tyre bëjnë të veçantën; atë që quajmë interesante. Niset njeriu për udhë të gjatë e, diku synon të arrijë, por nuk soset dot e nuk e arrin atë që kërkon. Njeriu, sado i mënçur e i zgjuar të jetë, nuk  mund të parashikojë  ato që do ti ngjajnë udhës. Nuk kanë thënë mëkot të parët  tanë se:  “ atë që sjell sëhati, nuk e sjell dot moti”. Është fjala për befasinë, apo për ato të papritura që ngajnë sa hap e mbyll sytë. Të papriturat kanë diçka të përbashkët me aksidentet. Askush nuk i dëshiron ato, por jo gjithnjë  mund ti parandalojë apo ti shmangë. Ca më pak kur kemi të bëjmë me  paudhësi e zëmërligësi njerëzore. Lexo të plotë

Fjala e hapjes, në promovimin e librit të Aleksandër Çalës- “Meteor”

Të nderuar pjesëmarrës,

Nuk po i gjej dot fjalët që i shkojnë për shtat kësaj “ feste” me shumë vlerë. Ngërçi lidhet me përgjegjësinë dhe nderin e madh që përjetoj, për të folur përpara jush. Para së gjithash, përshëndes, me përunjësi e nderim, familjarët dhe të afërmit e të rënëve dhe personalitetet e shquar që na nderojnë këtë “festë”! Kjo që po ndodh ka vlera të shumta historike dhe njohëse. Është njoftuar se do të bëhet promovimi i librit “ Meteor”, shkruar nga mendjendrituri me shpirt bujari, zoti Aleksandër Çala. Në fakt, nuk kemi të bëjmë me një promovim libri të rëndomtë, nga ata që dergjen rafteve të librarive e u bëjnë jehonë “ bëmave” të autorit apo të afërmve të tij duke stisur të paqëna por bëhet fjalë për një enciklopedi të mirëfilltë, me vlera historike dhe njohëse.

Libri “ Meteor” është një vepër dinjitoze e serioze, me vërtetësi brenda. Është libri i dytë që po na jep në dorë autori; prandaj i jemi dy herë mirënjohës Aleksandrit. Në këtë libër, autori, me përkushtim dinjitoz e me vullnet të pamatë dhe me një durim lakmues, ka mbledhur, tok, të rënët aviatorë, të profileve të ndryshëm, në krye të detyrës. Ata, nuk u dergjën në shtrat por ranë heroikisht, në ajër dhe për fluturimin. Për të lartësuar arritjet, “ herojtë” tanë  vunë jetën në themelet e ngrehinës lavdiplotë;  lundrimit ajror.

Nga Ibish Vokshi që ra në Slloveni,në vitin 1947, tek Qemal Mërtiri, eshtrat e të cilit prehen nën ftohtësinë e tokës siberiane, deri tek dy “ dëshmorët” e kohëve të fundit: Florian Delia e Donald Hoxha, shtrihet një periudhë kohore relativisht e madhe. Zoti Aleksandër Çala, me zgjuarsi të admirueshme, me aftësi krijuese shëmbullore dhe me durim të paparë, ka ditur të qëmtojë e të gdhendë, bukur, me vërtetësi dhe art portretin e sejcilit, nga të 43 “ herojtë” tanë. Të mbledhur në një libër, na duket sikur sot, të kapur dorë për dorë, Ata vallzojnë atje ku e kanë vendin, në qiellin e lavdisë e të përjetësisë.

Ata u bënë shokë me yjet se yje ishin e yje mbeten. “ Herojtë” tanë vunë gurë themeli e ngjitën shkallë të sigurta, në udhën tonë të ngjitjes, po na mbledhin dhe sot, për ti nderuar e për ti kujtuar, siç do të ngjajë edhe më pas, pafundësisht. Të rënët, nuk u ndanë nga jeta në të njëjtën ditë; sejcili ka diçka të vetën, por i bashkon e njëjta gjë: Dashuria për avionin e për fluturimin dhe dëshira për ta parë veten “ zot” të qiellit shqiptar. Prandaj u shprehim edhe njëherë sot, respektin dhe nderimin pa kufi, për atë që bënë, duke u përulur, me nderim, ne, kolegët e tyre, familjarët, të afërmit, shokët e miqtë e shumtë. I gjithë libri është një homazh, fund e krye, që gurgullon si gurrë e pashterrur, nga thellësitë e zemrave tona.

Falemnderit zoti Aleksandër Çala, për këtë “ perlë” që po na dhuron, sot, kur së afërmi presim të festojmë, ditën e aviacionit  tonë tashmë të çbërë e jo siç na e latë e siç  do ta donit ju, të paharruarit tanë.

Promovimi i librit “ Meteor” iniciohet nga Shoqata e të Rënëve të Aviacionit, në kujdesin e posaçëm të zotit Kujtim Seranaj, i cili ka një aktivitet mbresëlënës , në këtë lëmë. Mes nesh ndodhen të dy pilotët e mbetur të çertifikuar me titullin e pilotit ushtarak të klasit të parë, qysh në vitin 1965 : Çobo Skënderi e Halit Bulku. Pjesëmarrja e tyre na e zbukuron festën, për vlerat që kanë. Në promovimin e këtij libri na nderon me pjesëmarrje: Zëvëndësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi; Komandanti i Aviacionit, gjeneral Vladimir Avdia; ishkomandantët e aviacionit, gjeneralët: Perlat Binaj; Astrit Jaupi e Dhori Spirollari; më i moshuari nga efektivat inxhenjero-teknikë të aviacionit, veterani Koli Çobo; piloti me akt heroik – Bilal Sina; përfaqësuesi i shoqatave  amerikano-shqiptare me qëndër në Filadelfia të ShBA-ve; anëtari i kryesisë të shoqatës të Dëshmorëve të Atdheut e mjaft personalitete të tjerë; shokë e miq dhe kolegë të të rënëve.

Shoqata Atdhetare “ Myzeqeja” na është gjëndur pranë në këto veprimtari përkujtimore. Nga Amerika e largët na vijnë mesazhe inkurajuese në mbështetje të kauzës tonë për mos ti harruar “fajkojtë” e qiellit.Shoqata e Aviacionit është e ingranuar seriozisht në veprimtari të ngjashme nderimi dhe në zemrën e çdo shqiptari të ndershëm buron gëzimi për ti shpeshtuar këto veprimtari përkujtimore. Në këtë “ festë” tonën  pjesëmarrja është masive. Me një organizim më të mirë, të ardhurit në këtë veprimtari përkujtimore, mesiguri që do të ishin më të shumtë. Me këtë rast, më del vetiu urimi i zemrës:

I përjetshëm qoftë kujtimi i “ fajkojve qiellorë” të vendit tonë!

Të prasmëve të “ herojve “ tanë të qiellit,uroj t’u burojë e  mos u shteroftë kurrë vullneti për të mos harruar ata që ranë për një çështje kaq  të madhe siç është zotërimi i hapësirave qiellore te vendit tonë!

Zotit Aleksandër Çala i uroj  krijime të tjera cilësore  si kjo që po na jep sot!

Në Tiranë, më 22 prill 2017-04-17

Shkroi Niazi Nelaj, ish aviator.

Bardhyl T K. Lubonja- pilot i “ elitës”, i ngjiti me shpejtësi shkallët e kualifikimit

Në ndonjë rast,domethënia e emrit, përkon me personalitetin e mbajtësit të tij. Paska qenë “profet” kumbari i Bardhyl Lubonjës, i cili ka paraparë ardhmërinë e jetës të heroit tonë simpatik. Gjuhëtarët, për të zbërthyer e spjeguar domethënien e këtij emri, janë në fushën e tyre; mua do të më mjaftonte pësëritja e atyre që më sygjeruan ata që e njohin, ndoshta më mirë, protagonistin e këtij rrëfimi. Lexo të plotë

Dauti dhe Damini- dy vëllezër si drita

Gjatë jetës, na ka rastisur të dëgjojmë e të përsëritim një togfjalësh, i cili, na pëlqen e duam ta dëgjojmë vazhdimisht. Kush nuk i ka dëgjuar fjalët: “Ai, është njeri i mirë”! “ Ai, renditet ndër më të mirët e më të mirëve”! “ Ky, është xhanan e shpirt njeriu”! “ “X” apo “Y”- është nga ata njerëz që të falin vetëm mirësi”! “ Tek ai njeri, mirësia nuk ka të sosur”! etj.etj. Dakort! Këto, e të tjera, të ngjashme, janë të sakta e të merituara, për ata, të cilëve  u përkasin. Kam një rezervë e atë ua them, hapët: Ta përcaktosh tjetrin “ të mirë”, ke thënë shumë e, në të njëjtën kohë, nuk ke thënë asgjë. Nuk bëhet fjalë për një “ lojë fjalësh”, por për një vlerësim, i cili ka nevojë të zbërthehet e të sqarohet, më tej. I miri dhe mirësia e tij, janë të pranishme e përjetohen nga të gjithë komunitarët por, jo të gjithë e  çmojnë mirësinë, me “notat” që ajo meriton. Lexo të plotë

Agim Nuredin Spahiu- pilot i elitës; njeri i përkryer

Prolog

Aviacioni është cilësuar : “ atdheu i mrekullive”! Thënë me të tjera fjalë, në ajër ngjajnë ato që nuk ndodhin në tokë. Lundrimi ajror është punë e guximtarëve. Atë e bëjnë realitet disa njerëz të një specie të veçantë, siç janë pilotët, kur dihet se për të ngritur një aeroplan në ajër, punojnë disa dhjetra e më tepër të tjerë, sejcili në detyrën e tij. Ata që ngrihen në ajër, veçohen për guxim e trimëri dhe për qendrueshmëri të rrallë. Përndryshe, nuk i jepet jetë tërë asaj djerse e mundi. Lexo të plotë

Grimca kujtimesh, për të papërsëritshmin Azbi Ramadan Seranaj

Shkrimet e porositura e futin në vështirësi atë që shkruan. Ai, që të “ gatuajë” siç duhet, ka nevojë të rëmojë e të qëmtojë tipare e virtyte të heroit, për ti hedhur në letër. Me Azbi Ramadan Seranaj, çështja paraqitet disi ndryshe. Tiparet dhe virtytet e tij, ishin aq me tepri sa letrarit nuk i paraqitet alternativa të bëjë kërkime, e hulumtime. Çdo të mirë që të shkruash për të, ngjit.  Mendimet për atë njeri; çfarë them? Për atë supernjeri, janë endur sheshit e koha nuk i ç’bën dot. “Pena të forta” kanë shkruar, për jetën dhe veprën e tij. Mirë kanë bërë. Mendoj se nuk është shkruar sa duhet. Figura e tij është shumëdimensionale e druaj se nuk janë bërë të njohura, publikisht, të gjitha vlerat e tij. Ishte i veçantë Azbiu; ai ishte” një kokë mbi shokët”! Këtë e kam bindje e nuk e theksoj thjesht për kortezi. Lexo të plotë