Ishte dhe mbeti komandant – Monografi kushtuar pilotit të klasit të parë Lulo Musai (Spahaj)

Lulo MusaiJam përfillur disa herë për të shkruar një monografi në nderim të njërit nga “yjet”e aviacionit shqiptar: Lulo Musai (Spahaj), por sa here e kam nisur shkrimin, diçka më ka prapsur dhe e kam nisur punën nga e para. Më në fund, vendosa e do ti qendroj premtimit që i bëra vetes. Ta dini se nuk është e lehtë të përjetësosh jetën dhe bëmat e atij njeriu me përmasa të jashtzakonshme. Ai nuk ishte vetëm një njeri i përsosur por dhe një pilot i talentuar. Në praktikën e punës kam pranuar si rregull të parë: Nuk e nis një shkrim, pa marrë më parë mendimet e shumë njerëzve që kanë qenë pranë tij apo, në rastin më të mirë, kur kanë punuar së bashku. Kështu veprova dhe kësaj here, paçka se pas kaq vjetësh nga ndarja prej tij.

Shkrimin dua ta nis me nje falenderim e mirënjohje të thellë për autorin e librit:” Shqiponja që çau retë”, njeriun e letrave Idajet Jahaj, i cili, në një monografi enkas, kushtuar heroit, me dashuri e aftësi na e pruri, të gjallë, në kujtesë shokun; mikun; babanë dhe burrin e rrallë, Lulo Musanë, i cili na mungonte prej vitesh. Kur lexon librin biografik që ka shkruar autori Idajet Jahaj, për Lulon tonë të dashur, na del përpara syve ai “ yll”i aviacionit shqiptar, i cili, edhe pse “u shkëput nga orbita “ (lexo nga shokët), nuk u shua por vazhdoi të ndritë e do të ndriçojë përherë. Ndodh kështu, mbasi e tillë ishte jeta dhe bëmat e tij; të pashlyera janë gjurmët e veprës që na la pas. Ndaj, duke lexuar e rilexuar, me vemendje atë libër, mrekullohem e krenohem për Lulon, të cilin (nuk e fsheh)e kam patur dhe e kam idhull. Sa doja ti ngjaja; sa shumë rrekesha të bëhesha si ai!

Nuk e njoh personalisht autorin e librit, por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është se Idajet Jahaj, me ato që ka shkruar për Lulon, nëpërmjet një pune plot “ bereqet” e të kujdesshme na e ka prurë mes nesh, siç ishte njeriun tonë të dashur e të paharruar. Nuk e ndaj nga dora atë libër, e mbaj si hajmali, besoj se më sjell fat e më ngjan sikur e kam pranë xha Lulon, me atë botë e shpirt të madh, me atë nur të bukur e me atë vështrim të mprehtë, të cilit nuk i shpëtonte asgjë.

Të falemnderit ! njëqint herë, o Idajet Jahaj, për këtë dhuratë të çmuar që na ke bërë! Në atë shkrim të sinqertë je përpjekur të na sjellësh sa më tepër opinione, kujtime, mbresa e vlerësime për Lulon, të cilat i ke radhitur me shumë dashuri e vërtetësi. E di se nuk e ke patur të lehtë; përkundrazi. Ai që shkruan, i kupton e i ndjen vështirësitë e kësaj pune. Nuk i thonë mëkot krijimtari. Vështirësitë shtohen kur shkruan për një njeri si Lulo, i cili ka shkëlqyer e ka lënë vazhdë në një profesion i cili nuk është yti. Me mjeshtëri e me art na ke sjellë në kujtesë ato skena të bukura e shumë prekëse kur Lulo ende fëmijë la stanin e bagëtive të cilin e donte aq shumë e hodhi në krah dyfekun të cilin e hiqte xarra nëpër rrapishtet e shtratit të lumit të Vlorës. Pas gjurmëve të njerëzve me peshë që drejtonin formacionet partizane të zonës, nën kujdesin e partizanëve më të rritur, Lulo, “ picirruku i Brigatës”, siç i thoshin bashkëluftëtarët, shpalosi, në fushën e luftës ato veti e virtyte të rralla, të cilat i kishte dhuratë nga nëna natyrë dhe nga familja e tij fisnike. Në zjarrin e luftës për liri, Lulo Musai, ende i parritur u bë partizan trim, i papërmbajtur e sypatrembur. Luftoi Lulo Musai, në përbërje të Brigatës Heroinë, mori pjesë në luftime, nga Jugu i vendit, në Veri të tij, në Kosovë e në tokat e Jugosllavisë, deri në Vishegrad. Partizani i vogël Lulo Musai u kthye nga Lufta, fitimtar, më i rritur e i burrëruar; më i mënçur e i trimëruar, me tipret e një trimi të çartur i cili i ve gjoksin rrezikut.

Bonjaku Lulo Musai, pas çlirimit të vendit, tok me moshatarët e tij ishpartizanë, u ul në bankat e shkollës së kadetëve, për të vazhduar shkollimin aty ku i kishte ndërprerë. Më pas, në datën 7 mars të vitit 1948, së bashku me 10 shokë, Lulo u nis për t’u bërë pilot, në shkollën e aviacionit sovjetik. U bë pilot dhe shërbeu në reparte e detyra të ndryshme, si fluturues, deri në vitin 1975, kur u penalizua, në mënyrë të pamerituar, duke u përpjekur ti vishnin në trup një qyrk, i cili nuk i shkonte e nuk ishte i tij.

Duke shkruar për jetën dhe veprën e lavdimadhit  Lulo Musai, shkrimtari Idajet Jahaj na bën nder të gjithëve. Nëpërmjet përshkrimit të një heroi si Lulo Musai, pena e “ hollë” e autorit dhe mendja e kthjellët e tij, na nderon të gjithëve: ne  nxënësit, shokët, kolegët e vartësit e tij; gjithë atyre që janë rritur e formuar nën drejtimin e atij specialisti brilant e njeriu të mirë. Libri i bën nder Smokthinës, e cila e lindi dhe e rriti bonjakun Lulo; nderon fisin e Spahajve dhe familjen e Lulos; vendos në radhët e të nderuarve edhe veten e tij. Ndaj sot bërtas me të madhe:” Të lumtë mendja e të buroftë muza, o Idajet Jahaj, për të na dhënë libra të tjerë me vlerë”!

Duke lexuar librin e Idajet Jahaj, u mrekullova me hollësitë e me dashurinë me të cilën ai ka gdhendur jetën e fshatit. Përveç që duhet të jetë nga ato anë, autori ka ditur kë të pyesë. Ai ka qëmtuar opinionet e njerëzve të rritur mes atyre gërxheve, atyre të cilët njohin çdo detaj të jetës së fshatit. Arti i tij lidhet me bukurinë dhe vërtetësinë e paraqitjes të materialit faktik. Nuk bëhet fjalë për të përshkruar bukur natyrën, mbasi mjaft të tjerë e kanë bërë suksesshëm këtë. Natyra, përrenjtë, shkëmbinjtë, majat, gërxhet, lëndinat, honet, atje janë, e me një rrugëtim, mund ti shikosh, për bukuri. Autori  Idajet Jahaj ka ditur “të futet “ në lëkurën e fshatarit të atyre anëve duke na dhënë besueshëm mentalitetin dhe psikologjinë e njerëzve heroikë e krenarë të trevës. Rrëfimet e banorëve të atyre anëve janë të vërteta, të çiltra, të besueshme e bindëse. Ato kanë brenda dëshirë e shpirt, së toku. Cdo tregim më ngjan me ujët e pastër që gurgullon, si qelibar, kur zbret nëpër ata përrenj malorë me shtrat të gurtë. Fjalët e çiltra të banorëve vendas më ngjasojnë me ujët e krojeve të fshatit malor, Të cilët nuk shterrojnë kurrë.

Autori nuk është njeri i aviacionit. Të paktën unë nuk e kam njohur si të tillë. Kësisoj, për të kompensuar mosnjohjen si duhet të disa veçorive të jetës në aviacion u është referuar kujtimeve e mbresave të disa specialistëve të mirëfilltë, të cilët kanë qenë pranë heroit tonë. Ka bërë shumë mirë që ka ndjekur këtë udhë. Kjo punë e vështirë është mjaft e lodhëshme e kërkon shumë përkushtim e sakrificë. Kam qenë fluturues e nuk më vjen mirë që disa nga ata që kanë dhënë mendime për Lulo Musanë, edhe pse e kanë njohur mirë, në rrëfimet e tyre nuk kanë treguar profesionalizëm e nuk i kanë nxjerrë si duhet në dritë vlerat e pamohueshme të Lulo Musait; talentin e tij si pilot e aftësitë komanduese të tij. Në opinionin tim, Lulo Musai ka qenë e mbetet njëri nga tre “yjet “ e aviacionit shqiptar. Nëse Niko Hoxha erdhi si fat i aviacionit dhe pa punën e tij vetmohuese, deri në sakrificën ekstreme nuk do të ishte rritur e kalitur aviacioni që kishim deri në vitet ’90 te shekullit të kaluar, nëse mund të mos kishim shkollë të lartë të aviacionit, si burim kuadrosh fluturues dhe të specialiteteve të tjerë, pa iniciativën dhe këmbënguljen e legjendarit kokëkrisur Babaçe Faiku; mund të them plot gojën se nuk do të kishim regjiment helikopterësh pa bëmat e Lulo Musait. Të më falë autori i librit; nuk e kam me atë. Atij i përulem, për atë që ka bërë.

Pyetjen e shtroj fare thjeshtë: Ata që kanë folur për Lulon, nuk i kanë ditur vlerat e tij? Zor se mund ta besojë njeri. Që i kanë ditur, kjo nuk mund të vihet në diskutim. Atëherë përse nuk i kanë nxjerrë si duhet në evidencë? Po bëj hamendësi e po rrekem të spjegoj përse disa syresh janë shprehur pa nerv; ftohtë; përciptaz; tangent e pa profesionalizmin e nevojshëm e të mundshëm?Përse disa nga shokët dhe bashkëkohësit e tij janë shprehur me “ gjuhë të drunjtë”? Po të kishin folur me profesionalizëm e “me zemër në dorë”, po ta kishin mbushur materialin me jetë aviatorësh  mesiguri që do ta kishin ndihmuar më tepër autorin. Po përse nuk e kanë bërë këtë gjë? Gjithnjë them opinionin tim: E para, Lulo Musai, në vitin 1975 u gjykua e u dënua; u lirua nga ushtria e doli në pension të parakohshëm. Duke ngritur probleme të qëna e të paqëna, disa zemërzinj, servilë, karrieristë e arrivistë, kujtuan se u erdhi dita për të bërë karrierë të pamerituar, me sajesa e paudhësi; u orvatën ti atribuonin Lulo Musait gjera të cilat ai nuk i kishte. “ Fshesa e hekurt “, e ftohtë e pa shpirt që kaloi në ushtri, mori me vete dhe Lulon, me epitetin e shpifur të arrogantit e të prepotentit. Ndoshta në thënjet e tyre me rezervë, rrëfenjësit janë rrekur të “ ruajnë veten”. Të më falin ata njerëz por i siguroj se arroganca e prepotenca, edhe sikur të ishin të vërteta tek heroi, ato nuk janë virus që ngjitin sëmundje. Pra nuk kemi të bëjmë me një sëmundje që ngjitet. Mëkot tremben se ato nuk ngjiten; kot e kanë fëlliqur veten. Si nuk i thërresin mendjes se janë në moshë të tretë dhe e kanë të qartë prognozën.

E dyta, duke i njohur të intervistuarit personalisht kam përshtypjen se janë burra të mençur e trima. Nëse janë treguar të rezervuar për të folur si duhet për një mikun e tyre të mirë, kjo mund të lidhet me një dukuri tjetër, e cila, në çdo rast nuk është e mirë: me zilinë; me cmirën; me një lloj xhelozie të fshehur e të heshtur. Më ka rastisur shpesh të intervistoj njerëz të kësaj moshe dhe, e dini çfarë më ka ngjarë? I kam pyetur për x njeri e më kanë folur për y nin. Kjo është prap mirë; më e keqja është kur i atribuojnë vetes atë që e kanë dëgjuar ose që e kanë vënë re tek të tjerët. Kjo “sëmundje “ është “ e shkuar”; asnjeri nuk mund ti shpëtojë asaj. Lulo Musai ishte ai që ishte e u bë i atillë falë vetive e virtyteve të veçanta që e karakterizonin, të cilat nuk mund të shiten e të blihen në treg. Ato janë dhunti e nuk bëhen dhuratë. Për atë që ka ikur, kur e meriton nuk duhen kursyer fjalët e mira; madje, në libra të shënjtë kjo çmohet si bamirësi.

Më ka rastisur të përshkoj në këmbë ose mbi kafshë nëpër trevën time.  Brenda dhe përqark saj, por  dhe në treva të tjera kam ndeshurme një dukuri tejet interesante: në anë të udhës kam vënë re një pirg me gurë. Disa e quajnë muranë. Në atë vend, dikur, dikush, ka dhënë shpirt. Ndonjërit i dihet emri e historia; të shumtët mbeten anonimë. Ka qenë në traditën e njerëzve tanë: kur kalon pranë atij pirgu me gurë, kalimtari qendron; në shënjë respekti për atë që nuk është në jetë, merr një gur nga toka pranë dhe ia shton muranës. Eshtë e njerëzishme, por  nuk duhet ngatërruar me bestytnitë. Kur zbret maloren përmes kthesave të Barmashit, në vitet ’50 të një shekulli më parë, kam vënë re një mrekulli. Dikur, në ato kthesa ishte aksidentuar, me vdekje një shofer. Emrin e tij nuk e dinin pasagjerët; mundet as kolegët e tij; por, çdo shofer që zbriste në atë faqe mali, kur vinte tek kthesa ku kishte ndodhur aksidenti, i binte buries, tri herë. Atëherë isha tepër i ri për të kuptuar psenëe kësaj dukurie interesante. Tani mund ta bëj analizën e të tërheq konkluzione. Pavarësisht se nuk e njihnin kolegun e aksidentuar, ata njerëz të mirë e kujtonin atë, në një mënyrë të thjeshtë por domethënëse. Dhe e nderonin jetën e tij.

Të kalojmë tek rasti ynë: Jemi rritur së bashku apo nën drejtimin e Lulo Musait. Sa ishte mes nesh Lulo, ma do mendja se ata që kanë shkruar për të me atë “gjuhë të drunjtë”, më mirë të kishin heshtur. “ Kur nuk ke çfarë të thuash, ka thënë një i mënçur, më mirë hesht”. Për Lulo Musanë, nisur nga veprimtaria e tij fluturuese dhe drejtuese, çdo njeri që nënvizon një veti apo një virtyt të tij, në radhë të parë i bën nder vetes. Mëkot rreket njeri apo tjetri të evidencojë veten. Ai që nuk është më në jetë, faktikisht është jashtë gare; prandaj çdo formë e shfaqjes së xhelozisë është e tepërt dhe e padrejtë; përndryshe njeriu matet me mullinjtë e erës. Po të mos mërziteni do tju dëftoj  një ndodhi të viteve të fundit: Lulo Musai ka lënë pas tri vajza e tre dhëndurrë. Nuk ishte pishman që nuk la djalë, mbasi  bëri dhëndurrë për kokën e dhëndrrit. I mesit quhet Genci dhe e ka mbiemrin Sokoli. Më besoni, është një sokol, në tërë kuprtimin e kësaj fjale. Sot është me moshë reth të gjashtëdhjetave; ka qenë qitës, me emër. Në shtëpinë e tij, para disa vitesh bënte vizita konsulli i Ambasadës Ruse në Tiranë; një rus nga Uralet me emrin Sergej. Me përkëdheli, rusët i thonë: Seriozha. Ky seriozha pëlqente, në shtëpinë e Gencit rakinë e rrushit, të cilën e nxirrte i zoti i shtëpisë, Faja, me gradacion rreth 20 gradë, nga rrushi “ shesh” i hardhisë në oborr. Kishte elokuencë në të folur diplomati rus.

Një ditë, në shtëpinë e Gencit kishte ardhur gruaja e Lulos – Sadetja. E prezantoi të huajin, Genci, me vjehrrën e ai pyeti: Po vjehrrin ku e ke? I zoti i shtëpisë e bëri me dije mysafirin se vjehrri i tij, Lulo Musai nuk jetonte dhe se ai kishte qenë “pilot i klasit të parë”. Ai ishte bërë pilot në shkollat sovjetike të aviacionit dhe kishte përfituar mjaft mga eksperienca e pilotëve të shkëlqyer të atij vendi. Për habinë e të pranishmëve, diplomati i huaj sapo dëgjoi për titullin e lartë të “ pilotit të klasës së parë”, u ul në gjunjë, në shënjë nderimi e respekti. Komenti im është: “Trimi e njeh dhe e nderon trimin”. Pas komentit vjen, logjikshëm një përfundim: Le ta themi atë disi ndryshe: “ Ai që nuk ka miell në magje, nuk ka çfarë ti japë atij që i kërkon miell hua”!

Ideja për këtë shkrim më ka lindur prej kohësh, por kam vendosur me vete një farë radhe. Më parë kam shkruar monografi për të lavdishmin Niko Hoxha; për pilotin e talentuar Gëzdar Veipi dhe për të papërsëritshmin Anastas Ngjela; do të shkruaj dhe për të tjerë, sa të më punojë mendja e të më shkruajë pena. Dua të përjetësoj, edhe nëpërmjet shkrimeve modeste ata që kanë vënë gurët e themelit e i kanë dhënë shtysë zhvillimit të armës plot lavdi të aviacionit. Dikush, ma do mendja me mendjelehtësi; ca më keq kur nuk e ka shpirtin të mirë brambullin poshtë e përpjetë: Po çfarë keni bërë xhanëm, se mos keni qenë në luftë. Atyre zemërzinjve e cmirëzinjve u them: Ne në luftë të përditshme kemi qenë! Pse pak të duken ty gjithë ata shokë tanët që kanë dhënë jetën, në krye të detyrës, për ta ngjitur aviacionin në majat ku ishte para se një mendje e një dorë ogurzezë e katandisi këtu ku është. Sa për heronjtë; të cilët nuk janë më midis nesh, nuk dua e nuk lejoj të bjerë mbi ta pluhuri i harresës. Mjaft e kanë dheun që mbajnë prej kohësh mbi shpatulla. Pavarësisht nga mendimet alternativë për një çështje apo për një njeri, do të përpiqem të ngre “lapidarë”, për ata që e meritojnë dhe sa të më ecë.

Leximi i librit të mrekullueshëm të shkrimtarit Idajet Jahaj për Lulo Musanë, më shkundi e më nxiti të flakë tej plogështinë e të rrëmbej penën, për të shkruar siç di e siç dua unë për të. I lutem të më mirëkuptojë autori i librit: “ Shqiponja që çau retë”, për guximin që mora për të shkruar për të njëjtin njeri. Nuk pretendoj të bëj kritikën e librit të tij. Nuk jam nga ajo “ prerje”; çapi im nuk mund të arrijë deri atje, sa të bëj kritikën e një vepre letrare si jotja. Me ato që dua të shkruaj rrekem të plotsoj ndonjë gjë, të cilën e di unë dhe shokët e mi të specialitetit. Mos ma merr për keq po të kujtoj një dukuri: Patjetër do të keni vënë re si ngrihet një shtëpi me mur guri. Edhe unë e kam pikasur. Fillimisht vihen gurët e gdhendur të qosheve dhe mbasi lidhen mirë e mirë me llaç gëlqereje, mbushen brenda me haliçë (gurë të vegjël). Haliçët e bëjnë murin më të plotë, më të fortë e më të qendrueshëm ndaj lëkundjeve të tokës. Ato që dua të shkruaj për Lulon, ju siguroj se nuk do të duken si mballomat në një veshjeje njëngjyrëshe. Do të përpiqem të hedh në letër mendimet e miqve të mi e të Lulos, të cilët kanë çfarë të thonë për atë njeri me vlera shumë. Pyeta shumë e do të shkruaj pak. Po të kisha mundësi ti shtrydhja mendimet e atyre që intervistova mund të arrija në përfundimin e teknikut të helikopterëve Vokërr Punavija, nga Mati, i cili, siç është fjalëkursyer tha:”Sa ditë do të kem në jetë, do ta ruaj kujtimin e tij. Ishte, siç thonë sot, me humor (por ai vërtetë), “ etalon, njësh”. Kështu them dhe unë: Lulo Musai ishte e mbetet “ Njësh”, por jo si numër e si radhë; ai ishte “ Njësh” për vlerat që bartëte”. Lulo Musai (Spahaj) ishte “ Dashi që i prin kopesë, jo bravarja qe hiqet branë, në fund të tufës”. Zor se mund të gjendet një i dytë që të krahasohet me atë lab tipik e fisnik.

Me qëllim që të tërhiqja sa më tepër opinione, fillimisht u telefonova disa shokëve, të cilët kanë qenë pranë heroit. Mendoni që shokët e mi e të Lulos tani janë të moshuar e me kondicion fizik të dobët. I telefonova ingjenierit mekanik të aviacionit, Vebi Punavija; njërit nga kontributorët më në zë për konsolidimin e regjimentit të helikopterëve. Në vitin 1967, kur u vendos që Farka të bëhej vendi i dislokimit të regjimentit, helikopteri  i  menaxhuar prej Vebiut, me pilot Lulo Musanë, u ul i pari në lëndinat ku parashikohej të ndërtohej heliodromi. I befasuar e i shqetësuar nga telefonata e papritur,  i ndodhur përpara kërkesës për të rikujtuar një njeri të dimensioneve të Lulo Musait, Vebiu belbëzoi: “ çfarë të them e çfarë të le pa thënë për atë njeri, nga ta nis e ku ta sos? Bëmat e Lulo Musait nuk kanë anë e fund”. Pastaj pyeta e mora opinionet e mjaft bashkëkohësve të Lulos. U takova me kryeinxhenjerin e regjimentit, të mënçurin e të shkathëtin Tajar Ramadani (Skëndaj), teknikun e treshes Petrit Levanaj, njërin nga mjeshtrat e shfrytëzimit të helikopterit Mi-4etj.

Me “ bereqet “ ishte takimi me teknikët e helikopterit Mi-4: Shyqyri Berisha e Sinan Breshani, me Vasil Jakovin, Liço Kopaçen, Siri Godaj, me ingjenierin e skuadriljes së dytë Dajlan Birçe, me Fadil Lelin e Lirim Kananin, me veteranin e aviacionit Shaqo Hoxha (baxhanak i Lulos) dhe gruan e tij –Teutën; me vajzën e mesme të Lulos- Linditën dhe bashkëshortin e saj – Genc Sokolin; me pilotët: Albert Shkurti; Shpëtim Baxhaj; Osman Kushta; Çobo Skënderi; Vasil Andoni; Dhori Zhezha; Gëzdar Veipi; Budjon Tollkuçi; Ahmet Sulejmani; Nestor Dhaskali; Nustret Bilani etj. Të gjithë ata që pyeta, njëzëri më dëftuan anë të veçanta e vlera të padiskutueshme nga jeta dhe veprimtaria e atij “ ylli”, si pilot, drejtues, mësues, shok e prind i mirë.

Ndihmesë të pamatë më dha, në punën time libri me kujtime i të ndjerit Flamur Mickaj i cili ka qenë shok i të njëjtit kurs, për pilot, në vitet 1948-1952, kur të dy përgatiteshin për tu bërë pilotë, në qytetin “ Engels” të Bashkimit Sovjetik dhe që kanë qenë shokë e kolegë, gjat gjithë jetës. Mbi të gjithë më ka ndihmuar e orientuar shkrimtari i nderuar Idajet Jahaj, me monografinë që ka shkruar, kohët e fundit; një goxha libër, në nderim të kujtimit të figurës shumëdimensionale të pilotit talent Lulo Musai (Spahaj). Eka “ gdhëndur “ portretin e Lulos autori i monografisë:” Shqiponja që çau retë”. Na e ka prurë të dashurin e të paharruarin tonë, të gjallë, siç ishte: i mençur; i qeshur; rigoroz dhe mendjendritur.

PORTRETI DHE PRIRJET E LULO MUSAIT (SPAHAJ)

Lulo Musanë e gjeta në regjimentin e aviacionit, në Rinas, në muajin qershor të vitit 1963, kur u emërova pilot gjuajtës –bombardues, pas përfundimit të shkollës së aviacionit kinez. Ishte komandant i të vetmes skuadrile të pajisur me aeroplanë gjuajtës – kapës supersonikë Mig-19 PM.

MiG-19PM

Aeroplani me të cilin fluturonte Lulo, në atë kohë ishte i sofistikuar; i pajisur me katër raketa të drejtuara ajër-ajër dhe me llokatorë në bord. Zëvëndëskomandant i skuadriles ishte piloti talent i rrallë e njeriu i mirë Anastas Ngjela. Të dy; komandant e zëvëndës ishin një çift pilotësh emblematikë dhe e drejtonin atë njësi  luftarake në mënyrë të përkryer. Në skuadrilen që komandohej prej tyre bënin pjesë pilotë të rrallë si:

1) Mahmut Hysa (Uku);

2) Halit Bulku;

3) Serafin Dhegani;

4) Nestor Dhaskali;

5) Bilal Josja;

6) Astrit Mersini;

7) Vasil Kromidha;

8) Agron Daci;

9) Guri Merkaj.

10) Besnik SHahi

Të gjithë pilotë të përkushtuar e me dashuri të madhe për të fluturuar. Treguesit e tyre ishin në rritje. Vetëm dy të parët dhe komanda e skuadriles së parë ishin specializuar për të fluturuar në këtë tip avioni, në Bashkimin Sovjetik; të tjerët e kryen kalimin, në Rinas, pa aeroplan mësimor; nën drejtimin e Lulos e të Anastasit. Disa pilotë të tjerë cilësorë si:

1) Kosta Neço De de;

2) Gëzdar Riza Veipi;

3) Çobo Ibro Skënderi;

4) Bajazit Qani Jaho.

 

Ishin transferuar, brenda repartit, nga njëra skuadrile në tjetrën, për të drejtuar stërvitjen e skuadriles së dytë të atij regjimenti. Skuadrilja e dytë ishte formuar një vit më parë dhe kishte në armatim 12 aeroplanë gjuajtës- bombardues me shpejtësi  parazanore, të tipit Mig-17F.

Lulo Musai (Spahaj) atë vit kishte mbushur 37 vjeç. Ne njëzetvjeçarëve, rishtarë në regjiment, ai na dukej “ plak”. Por shpejt “ xha Lulo “ u bë idhulli im e i katër shokëve të grupit me të cilët përfundova studimet në Kinë:

1) Adem çeça;

2) Andrea Toli;

3) Bashkim Agolli;

4) Dhori Zhezha.

Fillimisht, komandant Luloja na u duk “ i rëndë e tepër serioz” por, ditë për ditë, me aftësitë dhe sjelljen korrekte të tij, si pa ndjerë e fare natyrshëm ai u fut në zemrat tona e dashuria për të u rrit paprerë. Me spjegimet që na jepte për elementë të ndryshëm të fluturimit dhe me kompetencën e trajtimit të problemeve, shpejt e kuptuam se kishim të bënim jo me një njeri të rëndomtë por me një kapacitet e talent. Se çdo njeri, në natyrën e vet, kur shkon në një mjedis të ri, e nis me vrojtimin e njerëzve, për të zbuluar anët e mira dhe pikat e dobëta të tyre.  Nga ky rregull i pashkruar nuk mund të bënim përjashtim as ne që, siç thoshte shpesh Lulo: “ Sapo kishim dalë nga shpërgënjtë”.

Lulo Musai ishte me shpirt te madh e me botë  të pasur. Në vrojtimet e mija lidhur me figurën e tij, pikasa se ai kishte dy idhuj, në regjimentin e Rinasit e në aviacion. Njëri syresh ishte i lavdishmi e i paharruari kolonel Niko Selman Hoxha; tjetri ishte një pilot, i deklaruar i paaftë shëndetësisht e i kthyer në shef shtabi, por që më 24 prill të vitit 1951 u çua i pari mbi qiellin e Tiranës, me një aeroplan luftarak, nga ata që ishin të dislokuar në aerodromin e Laprakës. Ai quhej Petraq Polema, të cilit, shokët i thërrisnin Peço. Kjo ditë, 24 prilli u shpall ditë e krijimit të aviacionit shqiptar dhe u festua çdo vit. Peço Polena, korçari trupvogël e shëndetlig ishte i heshtur, ai mund të krahasohej me një bletë punëtore, që bënte punë të mira, pa bërë zhurmë e  jo për t’u dukur.

Heroi i këtij shkrimi, Lulo Musai, në kohën kur e njoha, në punë të përbashkët ishte 13 vjeç më i lashtë nga ne dhe kishte një bagazh me vlerë fluturimesh, në tipa e në kushte të ndryshme të kohës e të motit. Aso kohe ai punonte për të marrë klasin e parë të pilotit ushtarak. E vrojtoja si vepronte e sillej në tokë dhe si fluturonte. Nuk e fsheh: “e kisha zili” kur e shikoja aq të sigurt e të stabilizuar, kur “ shalonte “ kalin e hekurt e nisej në lartësitë e Atdheut. E mbushte kabinën e avionit idhulli im dhe i kryente veprimet me shkathtësi e sigur i. E shikoja e belbëzoja me vete:” A do të bëhem dhe unë si ai? a do ti ngjaj vallë atij burri”? Si ai që donte të kalonte kanalin por ra brenda, në vetminë time ktheja përgjigje negative: “ Jo, nuk e arrij dot Lulo Musanë, ai ka diçka të veçantë, është një fenomen që ka lindur një herë e në rrethana të caktuara”!Tiparet që i kishte falur natyra bujare dhe kushtet në të cilët u rrit e u “ veselit”, e bënë Lulo Musanë veç të tjerëve e mbi ta. Po çfarë kishte të veçantë ai njeri? Lulo Musai nga Smokthina, mbeti bonjak (nga nëna) qysh kur ishte 13 vjeç. Akoma pa u rritur, kur ishte 14 vjeç, Lulo la stanin e hodhi në supet e njomë dyfekun; doli partizan.

Kam dëgjuar mjaft rrëfenja e kam lexuar shumë tregime për trimëritë e pionierëve partizanë. Ndoqa me vemendje të veçantë rrëfimet që lidhen me Lulo Musanë “ piçirukun” e Brigatës së 5-të sulmuese dhe, mbi bazën e njohjes vetjake them me bindje të palëkundur se idhulli im u rrit tok me trimërinë e guximin, burrërinë e atdhetarinë etij. Dinjiteti, besnikëria, shkathtësia dhe mendjekthjelltësia e tij nuk mund të jenë të rastësishme. Tek Lulo Musai, bukuria fizike dhe shpirti si det kishin zenë vend pranë njëra- tjetrës në mënyrë të pandarë. Ato ishin të pleksura aq fort me njëra-tjetrën sa nuk gjendej forcë njerëzore ti veçonte e ti ndante. Dukej sikur të dyja ishin mbështetur pas njëra tjetrës, si ata vëllezërit siamezë. E pashë atë burrë në ditë të mira, “ kur dielli i tij ishte në zenith “, tek gëzohej e lumturohej, pa masë dhe në ditë të tjera, kur “ horizonti” nuk dukej aq qartë e furtuna ishte iminente.

Sa ndjeshëm i përjetonte ai njeri ndodhitë rreth tij. E pashë atë ditë “ të zezë”, kur u vra, në krye të detyrës, heroikisht, njëri nga themeluesit e aviacionit shqiptar, i madhi Niko Hoxha. U dëshpërua shumë e i derdhi  lotët si çurkë duke u përpjekur ta shuante dhimbjen në shoqërinë e kolegëve, duke dredhur duhanin e tij të fortë nga Sheldia. Gëzonte si fëmijë e lumturia e tij nuk njohu kufi atë natë kur, së bashku me kolegët e tij pilotë mori klasin e parë të pilotit ushtarak. Krenoheshin e gëzonin 6 trimat tanë azganë: Kosta Dede; Gëzdar Veipi; Çobo Skënderi; Halit Bulku; Mahmut Hysa; Anastas     Ngjela; Bajazit Jaho dhe vetë Lulo plotsuan programin e fluturimeve natën në re, në aerodromin e vështirë të Rinasit. Pak më poshtë do të rrekem të gdhend tiparet e veçanta të karakterit të tij; këtu dua të ndalem tek disa veçori fizike të Lulos; siç e kam njohur nga afër.

Lulo Musai nuk ishte trupmadh. Shtati i tij mesatar dhe me muskuj ishte tipik nga ata që kërkohen për tu bërë pilot. Gjoksin e kishte të gjërë, me muskuj e leshëtor. Shpatullat i kishte të gjëra dhe krahët të fuqishëm. Këmbët e tij të fuqishme ngjanin si dy shtylla betoni e hekuri bashkë. Me trupin e tij të bëshëm e shëndetplotë, Lulo Musai i ngjante një shkëmbi gëlqeror, nga ata që gjenden me shumicë në malin e Bardhë, në shpatin e të cilit është mbështetur fshati i tij, i cili, kur merr rrokullimën nëpër honet e atyre përrenjve malorë me ujë të ftohtësi akull e të pastër si kristal dukej si ata gjigandët e Mitologjisë të cilët na kanë ardhur përmes legjendave apo rrëfimeve të lashta. Lulo Musai ishte i një gjaku me ata burra trima nga trevat e Labërisë që zbritën buzë detit, me ato fustanella të bardha, me qylah në kokë e me armët që u ndodhën, për të shporrur nga trojet tona pushtuesit e huaj. E ruaj të freskët në kujtesë portretin interesant të atij njeriu, në tërë madhështinë befasuese të tij. Lulo Musai ishte një burrë i bukur, si vetë bukuria. Ai ishte artist; në të dukur e në shpirt. Në zemrën e tij hynte cilido që e meritonte. Ajo kishte vend për të gjithë dashamirët. Kokën e kishte të madhe; plot. Me dy sy të mëdhenj, të rrumbullakët, larushë të cilët kishin fuqi depërtuese. Ata vështronin ëmbël dhe rreptë. Asgjë që ndodhte përqark tij nuk i shpëronte atij vështrimi, i cili shikonte “ edhe prapa malit”. Balli i tij i lartë, me rrudha tregonte fisnikërinë e burrërinëe atij njeriu babaxhan. Hundën dhe veshët i kishte normalë; qafën të shkurtër, të plotë e me rrudha, si tregues i shëndetit të mirë që e ka karakterizuar në të ri. Flokët, përpara i kishte të rënë. Pamja e Lulo Musait ishte pamje kreshniku. Nuk e teproj po të them se tek portreti i Lulo Musait kishte një ndërthurje mjeshtërore të bukurisë që i kishte dhuruar natyra me stolitë që kishte shtuar jeta.

Lulo Musai kishte trup të ngjeshur e  muskuloz. Në kohën kur e kam njohur, ai ishte gati të mundej, vënçe, me ne, më të rinjtë, në lëndinat e blerta të aerodromit të Rinasit. Nuk më kujtohet nëse ushtrohej në vegla gjimnastikore, mbasi në lojërat me top qendronte vetëm spektator e bënte tifo. Veç  trupin e kishte tejet të fortë. ” Hekur “i kishte duart e nuk ja dilte dot njeri  kur i përfillej punës fizike. Fiziku i tij ishte formuar e kalitur, me ajkën e  qumështit bio të dhenve që mbarështronte kur ishte fëmijë, mandej nëmal, gjatë kohës kur  luftonte për liri; në stepat e Rusisë ku të ftohtit arrinte deri në -45 gradë celsius dhe në vendin tonë, në adoleshencën e tij. Vetëm një trup i lidhur mirë si ai i Lulos mund të përballonte ngarkesën e pazakontë që sjell fluturimi në tipa të ndryshëm avionësh, në veçanti kur studionte për tu bërë pilot në avionët bombardues UT-2; UTB-2 dhe në gjuajtësit: Jak-9P E Jak 11.

Nuk kishte mbaruar ndonjë shkollë apo akademi arti por Lulo Musai ishte një artist i vërtetë e mund të matej me artistë të çdo kualiteti. Ai ishte artist i lindur. Artistizmi i tij ishte i vërtetë e i natyrshëm. Aktori i njohur Ndrekë Luca, i cili kishte njohje të afërt me heroin tonë, kur vinte fjala për Lulo Musanë theksonte: “ Lulo është interpretues i shkëlqyer”! Buzëqeshja e ëmbël, kur duhej, ironia e tij deri në sarkazëm; vështrimi i rreptë i shqiponjës; mendjemprehtësia dhe forca e analizës; shpejtësia e orientimit në situata të vështira dhe gjetja e shpejtë e rrugëdalje s; qetësia me të cilën ai përcillte ndodhitë e papritura e të pakëndëshme etj. Ishin disa nga vlerat e personalitetit të tij kompleks. Kush më bukur se Lulo Musai mund të dëftonte, me humor e me pak hiperbolë të këndshme bëmat e të tjerëve? Kur donte të ironizonte ndonjë prapësi i thoshte autorit të saj:  “Hajde, o buzagazi i Lulos”! Zhargonin e përditshëm të fjalorit të tij e zbukuronin fjalët e trevës ku kishte origjinën të thëna me një elokuencë e theks mjaft të pëlqyeshëm. Aq i pashoq ishte ai njeri si tregimtar sa i linte bashkbiseduesit gojëhapët. Karakteristikë e tij ishte se nuk fyente njeri dhe ishte i kujdesshëm për të ruajtur personalitetin e të tjerëve. Aty të kritikonte hapët, ashpër e me humor; aty të fuste krahun e të bënte për të qeshur. Nuk mbante inat, e mëri ai burrë. Zor se mund të gjendet një i dytë si ai.

Lulo Musai ishte i afruar e i dashur me njerëzit. Atë e afronte me ta shpirti i gjerë, si det dhe zemërmirësia, të pleksura me një thjeshtësi të veçantë e të natyrshme. Fjala e mënçur, e thënë ëmbël e në kohën e duhur ishte faktor tjetër i afrimit të Lulos, me të gjithë. Edhe kur kishte dalë në pension dhe e ftonin në regjiment, në raste të ndryshme, në të cilat Lulo Musai shkonte me dëshirë të madhe, për të takuar shokët, jo për tu kapardisurmr bëmat e shumta të tij, i mblidheshin njerëzit, “ si bletët” e i luteshin të dëftente ndonjë qyfyr. Bëhesha sy veshë për të dëgjuar “ xha Lulon “ në rrëfimet e tij dhe më bëhej zemra mal kur e shikoja ashtu, të shëndetshëm e të freskët, si dikur, të ulur pa sqimë, shesh – besh, mes njerëzve, duke folur me atë gjuhë të thjeshtë, të pastër e të pasur ose duke dredhur duhanin e fortë të Sheldisë të cilin e ruante të butë në një qese lëkure të përgatitur nga koqe demi, të cilës i thoshte shybek. Ekishja nga ana ime e mrekullohesha kur e dëgjoja të fliste bukur, me atë labërishten e tij, me theks nga Smokthina. Nuk mërzitesha fare kur, me shaka më tërriste: “ Po ku je ti mor çyçmek (i mefshët). I pëlqente kënga labe; këndonte dhe vetë. E kishja parë kur afrohej pranë mjediseve ku këndohej labërisht. Lulo vinte dorën tek veshi, që ta dëgjonte e ta shijonte sa më mirë këngën  e zemrës dhe mrekullohej. Siç më dëftoi e bija, vajza e tij e tretë, Lindita, në shtëpi  kishin gjetur belanë: Lulo mblidhte kallama, i bënte si cylë e u binte. Siç duket kishte nostalgji për jetën e dikurshme baritore  që kishte kaluar në kullotat e brinjave të fshatit të tij.

Idhulli im ishte trim me fletë! Ai i donte shumë aeroplanin dhe fluturimin. E kishte bërë të tijën thënien për tiu drejtuar avionit, jo me ti, por me ju. Aq me seriozitet i kishte ndërtuar marrëdhëniet me shkencën dhe teknikën ajrore. Profesioni i pilotit është tejet i vështirë e burrëror. Ai kërkon shumë përkushtim e seriozitet dhe sjell privacione të panumërta. Komisionet mjekësorë të aviacionit, të cilët bëjnë “ shoshën” kur është fjala për të seleksionuar pilotët e paaftë shëndetërisht, nuk janë aq të pëlqyer nga ata që janë të diplomuar pilotë. Në mes është sedra dhe dashuria për profesionin. Luloja, me një tension arterial të lëkundur kaloi nëpër “ vrimën e gjilpërës” sa i takon “përplasjes” me mjekët e “rreptë të aviacionit”. Dashuria e tij për avionin e për fluturimin ishte një nga dukuritë tipike tek Lulo Musai e cila frymëzoi e u priu mjaft vartësve e nxënësve të tij.

Lulo Musai ishte njeri mjaft i zgjuar e i shkathët mendërisht. Zgjuarsisë natyrale të tij i shtohej po aq natyrshëm intelekti që fitoi duke ushtruar shhkencën e të fluturuarit. Atij nuk ia kalonte dot askush  “sapunin për djathë”. Mprehtësia, shkathtësia dhe qendrueshmëria e karakterit bënin të mundur orientimin e shpejtë dhe reagimin e saktë përballë situatave të vështira. Luloja nuk hutohej, as nuk stepej kur i ndodhte ndonjë e papritur. Gjakftohtësia dhe gjykimi me objektivitet ishin tipare të pandara tek ai njeri. Me thellësinë e mendimit dhe me  largpamësinë që e karakterizonte, ai bënte llogari “ ujët e detit”, mbi një kuti shkrepse. Në “ magjen” ku ishte “ gatuar “ Lulo Musai natyra mëmë kishte derdhur me tepri “ miellin e trimërisë”! Fakti që u rrit në stan, larg shtëpisë e familjarëve, dhe” sy më sy” përballë egërsirave, bënë të mundur që ai të ishte syçelët; jo i fjetur e i mefshtë. Atij njeriu nuk mund tja merrte askush bukën nga dora. Kur bisedoje me të, ai të respektonte; të dëgjonte me vemendje; pëlqente mendimin alternativ; e besonte bashkbiseduesin por “ krahët nuk ia kthente asnjeriu”. Lulo Musai nuk ishte nga ata njerëz që i ze gjumi mbi dafina; përkundrazi e kam njohur për “finok “e disi ironik. Ishte i zoti i fjalës e nuk e linte atë të binte në shesh. Ai ta kthente “ reston “ aty për aty. Aftësia polemizuese e tij ishte e paparë.

Lulo Musai nuk mbaroi ndonjë akademi ushtarake ku mësohet strategjia por u bë strateg, për kokën e strategut. Ai vuri piketat e para dhemori pjesë aktive për ndërtimin e heliodromit në Farkë, në vend të përrenjve të thellë e bregoreve me shkurre. Lulo Musai jo vetëm qëadhuronte tej mase natyrën e bukur të rrethinave të Tiranës, por e pa problemin më gjerë e më thellë; si strateg ushtarak. E njihte në detaje direktivën mbi përdorimin luftarak të helikopterëve, prandaj bëri atë zgjedhje të mënçur e vuri ato piketa (lexo gurë themeli) të cilat nuk i shkul dot koha. E dinte Lulo Musai se Regjimenti i Helikopterëve ishte njësi luftarake, rezervë e Shtatmadhorisë, prandaj zgjodhi të bëhej heliodromi pranë Metropolit, në ata përrenj e bregore prej shtufi, i mbuluar me shkurre mareje e shqope.

Në gjykimin e gjërave “ xha Luloja “ ishte largpamës. E thënë me fjalë të tjera, ai shikonte “përtej hundës”. Kohët e fundit, kur vendi ynë u bë anëtar i bllokut ushtarak të NATOS, Regjimentin e Helikopterëve në Farkë e vizitoi një delegacion i huaj ushtarak. Në përbërje të delegacionit ishte një gjeneral spanjoll; specialist aviacioni. Pjesëtarët e delegacionit të lartë ushtarak Perëndimor u interesuan dhe mikpritësit e tyre shqiptarë u dëftuan për historikun e përdorimit të helikopterit në Shqipëri dhe për formimin e rritjen e Regjimentit. I mrekulluar nga ato që pa me sy e që dëgjoi, të cilat i peshoi me “ peshoren” e gjykimit sipas konceptit ushtrak të Bllokut Ushtarak të Atlantikut të Veriut, oficeri i lartë spanjoll i pyeti  bashkbiseduesit: “ Ku ndodhet busti  i arkitektit që ka zgjedhur e projektuar këtë bazë ajrore”? Ai që i shoqëronte, i ndodhur “gafil”, rrudhi supet. Shefi vendas nuk dinte si të përgjigjej, ndaj heshti.

Pa u rrekur të bëj” Belulin”, po të ishja ndodhur në vend të tij do ti ftoja mysafirët e huaj të dilnin majë kodrës të zhveshur me lartësi 350m. mbi të cilën uleshin e ngriheshin ekipazhet e helikopterëve, në fluturime stërvitore, për tu ngjitur më lart. Aty do t’u thoja ushtarakëve të lartë Perëndimorë: Doni  të shikoni bustin e Lulo Musait, si themelues i kësaj baze ajrore? Ja, vrojtoni si është konceptuar e ndërtuar ajo qytezë e bukur dhe funksionale, e cila duket si në pëllëmbë të dorës dhe ato vendstrehime të sigurta ? Ato janë pjellë e mendjendriturit Lulo Musai dhe rezultat i mundit e djersës të qindra ushtarëve e oficerëve të të gjithë specialiteteve. Do ta bëja me dije spanjollin zhbirues se dikur, para se të bëhej vendqendrimi i helikopterëve, mes bregoreve të Ballajve e Spahijve (mëhallë të fshatit) ka qenë një përrua i thellë, me shtrat të fortë prej shtufi. Janë gërmuar faqet e kodrave për të ndërtuar tunele ku do të strehoheshin helikopterët dhe për të ndërtuar vendstrehime të sigurta, për efektivin e pajisjet dhe, me shtufën që u gërmua është mbushur shtrati i përroit. Në vend të atij përrroi, i cili shkaktonte vtëm bezdi e prapësi në atë mjedis  duke  gërryer arat buzë tij, janë ndërtuar, me shumë mund e djersë “ xhepat” ku vendosen e ruhen  helokopterët, rrugica lidhëse dhe “ gazovka”(një shesh i betonuar ku bëhet prova e fuqisë motorrike të helikopterit).

Njerëzishëm do ti lutja oficerët e lartë perëndimorë të hidhnin sytë mbi qytezën ushtarake e do tu thoja: Dikur, në atë shesh, ka qenë një sipërfaqe e kufizuar toke, të cilën e kishin mbuluar ferrat dhe gjembat, e cila shërbente për të kullotur gomerët e fshatit. Objektet e vetëm në atë mjedis ishin: një xhami dhe një shkollë e vogël, gjysmë e rrënuar. Hera – herës, në xhami hynin e dilnin burra të veshur me brekushe të zeza, me brez, në bel e me qeleshe të bardhë në kokë. Gratë e fshatit, gjysmë të mbuluara lëviznin zbathur. Ai shesh thuajse i braktisur, i lënë në mëshirë të fatit, sipas idesë e nën drejtimin e Lulo Musait, me mundin dhe  djersën e efektivave të regjimentit, shpejt u shndërrua në një qytezë ushtarake model.

Do ti ftoja mysafirët e nderuar të dilnin tek “ Varri i xhandarit “, në qafën prej nga duket Tirana e bukur. Do ti ftoja të vështronin disa ngrehina të ndërtuara me tullë të kuqe, me 5 e më shumë kate, në lagjet “x” e “Y” të kryeqytetit. Miqtë e largët do ti informoja se në ato banesa jetojnë familjet e oficerëve dhe punonjësve të regjimentit të helikopterëve dhe se ato janë ndërtuar në kohën kur ishte komandant Lulo Musai. Eshte e vërtetë që ato godina i ndërtoi efektivi, me punë vullnetare, por komandant Luloja ishte në ballë të punës dhe printe në krye të tyre. Ta rrëmbente nga dora lopatën komandant Luloja, kur hidhej beton apo kur bëhej mur. Ai  punonte si ndonjë mekanizëm i palodhur, me ata krahët e fuqishëm e me atë sedër të mirë e cila e motivonte. Në çështjen e strehimit të efektivave dhe familjeve të tyre, Komandant Luloja ishte pasionant e fantastik. Ai printe jo vetëm me fjalën e ngrohtë që ngjallte optimizëm, por më tepër me shëmbullin e tij praktik. Nuk ishin të pakët dëshmitarët okularë të këtij “ heroizmi” të Lulo Musait, të cilët më dëftuan se: Shpesh komandant Luloja, kur na rrëmbente lopatën nga dora, na thoshte: Djema, nuk punohet ashtu”! Ashtu si e përdorni ju veglën e dorës nuk nxirret leku. Përvoja e gjatë e atij “ strategu” jo vetëm si ushtarak, e mundësonte atë të drejtonte çdo proçes pune, me njohuri e kompetencë dhe pa qibër.

Do tu dëftoja mysafirëve të huaj, rrugën e re, e cila gjarpëron në faqen e kodrës që zbret tek ish uzina e autotraktorëve. Ajo rrugë, para vitit 1977 nuk ka egzistuar. “ Djemtë e “ xha Lulos”, me kërkesën e fshatarëve të Farkës dhe për nevoja të regjimentit të helikopterëve, e ndërtuan atë trase nga e para. Mesiguri do ta mbyllja këtë “histori”, duke u dëftuar miqve të largët, më kryesoren: përgatitjen e ekipazheve të helikopterëve, me hapa të matur e mbi baza shkencore, pëpjekjet heroike të efektivave, për të dalë nga heliodromi e për t’u ulur në çdo mal, bregore e fushë, anë e mbanë Atdheut tonë. Ku nuk janë ulur pilotët e helikopterëve; ditën e natën, në shi e në furtunë, për tiu gjendur pranë njerëzve në nevojë; kur i kërcënonte izolimi nga dimri i ashpër; kur duhej ndërhyrje e specializuar mjekësore, në lindje të vështirë, kur binin shira të jashtzakonshëm e përmbyteshin fshatra të tërë, kur ndodhte ndonjë avari apo kur rrezikohej jeta e njerëzve në një aksident automobilistik. Utërima e helikopterit u bë e dashur dhe shpresëndjellëse. Ajo njihej Eishte e dëshiruar,  si në Dragobi e në Qelë; në Bregun e Lumit e në Dom Gjon; në Shebenik e në Malin Plak; në Qafën e Devrisë e në ultësirat Perëndimore; në lartësitë e Kurveleshit e në fshatrat që shtrihen në rrëzë të Dhëmbelit apo në Çajup; kudo ku banojnë njerëz; anëembanë Shqipërisë.

Me qindra në mos më tepër numërohen rastet kur ekipazhet e helikopterëve kanë dalë befas mbi pikat e banuara për tu shkuar në ndihmë banorëve dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish. Tetëmbëdhjetvjeçarja nga Shishtaveci – Shine Mata, e pati të vështirë lindjen e parë. Në Kukës nuk mund të transportohej as me vig. Familjarët e saj provuan, disa herë të çanin borën e madhe por e patën të pamundur. U kërkua ndihma e helikopterëve. Ekipazhi i helikopterëve Mi-4, në përbërje të të cilit ishin djemtë nga ajo trevë Cen Cenaj e Fatush Disha, të cilët e njihnin mirë terrenin dhe mund të orientoheshin në vendet e mbuluara nga bardhësia, çanë tufanin e dëborës e u ulën pranë ambulancës së fshatit. Lindi nusja e re, me asistencë mjekësore nga Tirana  dhe  të nesërmen, nënë e bir u transportuan për në kryeqytet. Shpëtuan, nënë e foshnje, falë heroizmit të atyre pilotëve që përgatiti Lulo Musai. Në shënjë mirënjohje e falenderimi, nëna e re i vuri djalit emrin kuptimplotë Shpëtim. Një ndodhi e rrallë, u ndedsh  në malin e Vilës, në janar të vitit 1985, kur orteku kishte marrë disa jetë e kërcënonte të tjera. I paharruari Vangjel Postoli(Loshi) u ul atje, në kushte pothuajse të paparashikuara e me rrezik. Njëra nga rrotat e helikopterit ishte vendosur mbi një gur; teksa tjetra qendronte në ajër. Rrymat e helikës nuk e lejonin një të moshuar të ngjitej mbi platformën e rrotave. E ndihmuan të tijët e ai shkoi pranë Loshit. Gjysmë i ngrirë, plaku epik nga Vila, me bujari rrënqethëse, nxorri nga  gjiri një kokërr mollë (ajo iu ndodh), e fshiu pas zhgunit që kishte veshur, e kafshoi e ja zgjati pilotit. “ Pa fjalë, me shënjë, malësori nga Vila i dha të kuptonte Loshit se e kishte nxjerrë mollën nga thellësia e shpirtit, si mirënjohje, për atë që po bëhej për ata fatkeqë. Në vitin 1971, në ditën e parë të vitit, nga shirat intensive u përmbytën mjaft fshatra, në Myzeqe. Ekipazhet  e helikopterëve, përsëri u gjendën në anën e të rrezikuarve. Komandanti i ekipazhit Hetem Mehmetit i dridheshin duart dhe këmbët, kur ngriti, nëpërmjet koshit të posaçëm, vocërrakët që ishin strehuar në çatitë e kasolleve, për ti shpëtuar mbytjes nga ujët, niveli i të cilit kishte rrokur çatitë e kasolleve të tyre. Nuk mund të përshkruhen heroizmat e ekipazheve të helikopterëve. Historiku i regjimentit është plpt e përplot me evidencime të këtij lloji. Ndoshta një pikë kulmore përbën ndihmesa e ekipazheve të helikopterëve për elektrifikimin e vendit, ku Lulo Musai “shkëlqeu”, e priu ekipazhet me guximin dhe trimërinë karakteristike të tij.

Këto nuk janë të vetmet bëma të Lulo Musait, në krye të regjimentit të helikopterëve. Falë edhe kontributit të tij të pakontestueshëm helikopteri dhe ekipazhet e tij, me kohë janë bërë “ si të shtëpisë “ në vatrat e malësorëve e të fusharakëve në çdo trevë të vendit tonë. Këto e të tjera bëma të kuptimta do tu dëftoja  ushtarakëve të huaj dhe ata mesiguri nuk do ta kishin të vështirë të kuptonin madhështinë e atij burri bëmëmadh, në tërë gamën e veprës të tij të ndritur. Po të njiheshin me ato që ka bërë Lulo Musai, miqtë e largët mesiguri do të ndiheshin ngushtë e nuk do të kërkonin bustin e Lulo Musait. Pa gabuar aspak, mendoj se busti i Lulos është kudo ku ai ka vënë mendjen dhe dorën e tij. Ata që e kanë njohur heroin e këtij rrëfimi, nuk kanë arsye të më kundërshtojnë; ata që nuk e kanë njohur, i ftoj të shikojnë bëmat e tij dhe të gjykojnë vetë; pa paragjykime e me mendje të “ ftohtë”. Pa pretenduar të jap receta, do të thoja se objektiviteti në gjykim, nuk është asnjëherë i tepërt. Një postulat latin që na vjen nga lashtësia thotë:” Jepi Qezarit, atë që është e Qezarit”!Kush rreket të përvetësojë gjënë e tjetrit, për mua e ka të kotë. Historia nuk të fal. Ajo është si lëkundjet e tokës, të cilat i çojnë trojet, në vendin  që u përket.

Nuk mund të le pa shkruar një rast i cili ka mbetur si emblemë e guximit dhe trimërisë të ekipazheve të helikopterëve dhe komandantit të tyre Lulo Musai. U ndez gazi metan në një galeri të minierës qymyrgurore të Memaliajt. Zjarri mori shtrirje të gjerë. Rrezikoheshin mjaft jetë minatorësh. U çua në qiell i gjithë regjimenti i helikopterëve. Në ndihmë të të aksidentuarve vajti një skuadrile. Ndihma që shkoi në atë minierë ishte efektive dhe në kohë. Lulo Musai ishte në krye të aksionit e u priu ekipazheve me shëmbullin vetjak. Ajo që dua të them është: Me këto e me të tjera bëma, Lulo Musait ndoshta i ka takuar, me kohë, ti ngrihej jo një bust por një përmendore lavdie. Sa mirë u bë që regjimentit të helikopterëve iu akodua nga Presidenti i Republikës emri i merituar i Lulo Musait, njeriut qe u shkri për ta bërë siç e bëri regjimentin e helikopterëve; një nga repartet elitë të ushtrisë. Më thoni, kujt i takonte më parë ky nfer? Unë them: Askujt! Edhe pse i vonuar, ky veprim është tepër domethënes. E gëzoftë efektivi emrin e nderuar që meriton. Ne, bashkëkohësit e Lulos, ndihemi mirë e krenohemi që kemi qenë nxënës, kolegë apo vartës të tij. Ai që nderon një hero si Lulo Musai, në radhë të parë nderon veten dhe ata qe ka pranë. Arsyeja është fare e thjeshtë: Lulo Musai ishte një “yll”, i cili ndriti sa qe gjallë e do të ndrijë përjetë. Ai nuk punoi  e nuk luftoi për lavdinë e tij por për Shqipërinë, të cilën e donte, si ai. Dhe, kush punon për Atdheun është i pavdekshëm! Nderimi për njerëzit e nderuar është virtyt i njerëzve me dinjitet. Bota i nderon ata që e meritojnë; ajo nuk i fut të gjithë në një thes. Kur i nderon njerëzimi heronjtë e njëri-tjetrit, po ne shqiptarëve që krenohemi me Lulon dhe sërën e tij, a do të na e falte historia harresën? Unë them: kurrsesi. Nisem nga mendimi se të nderuarit për njerëzit e nderuar nuk është asnjëherë i tepërt. Ai është ndër virtytet më të spikatur njerëzorë, i cili, tek popuj enë vende të ndryshëm merr forma të veçanta por që, në çdo rast kanë të përbashkët respektin për njerëzit bëmëmëdhenj si Lulo Musai. `

Lulo Musai ishte pilot i klasit të parë. Piloti i klasit të parë nuk është si gjithë të tjerët; ai është aset kombëtar që meriton çdo nderim. Sot që po shkruaj këto radhë po rrekem të numëroj pilotët e klasit të parë që janë në jetë. Lexuesi, mbase do ta ketë durimin të mësojë emrat e tyre. Ata janë:

1) Edip Ohri;

2) Haki Jupasi;

3) Çobo Skënderi;

4) Gëzdar Veipi;

5) Halit Bulku; dhe. . . ska të tjerë.

Lulo Musai ishte i kësaj serie; emri dhe vepra e tij nuk mund të shuhen. Duke përfshirë dhe ata që janë larguar nga kjo jetë, numëri i tyre nuk shkon më tej se dhjeta. Pra, nuk kanë qenë shumë.

Udha që të çon tek marrja e klasit të parë të pilotit nuk është e lehtë e nuk gjendet menjëherë. Piloti që futet në atë udhë duhet të kalojë nëpërmjet një kalvari të vështirësive e pune të pamatë. Guximin dhe trimërinë, të cilat e shoqërojnë në çdo hap të jetës, doemos duhet ti marrë me vete. Në terrenin shqiptar, përgatitjes së pilotëve për të marrë klasin e parë, veç vështirësive të rritjes profesionale i shtohet dhe vështirësia edshfrytëzimit të  terrenit malor, problemet që lidhen me zbulimin e hapësirës ajrore; me shtrirjen dhe cilësinë e mjeteve radioteknike të aviacionit etj. Për shkak të terrenit të vështirë  dhe problemeve të tjera, të lidhura me pajisjet që sigurojnë fluturimet edhe ekspertët më të mirë të huaj (rusë), kur ishte fjala për të fluturuar për klasë, nuk e kishin të lehtë. Disa syresh u shmangën nga një ndërmarrje e tyille,  duke nxjerrë justifikime të ndryshme. Vetëm koka e shqiptarit, nuk pyet por i sfidon kushtet e terrenit e të motit. Këtu nuk është vendi të numërojmë të rënët në fluturim, që nga Qemal Mërtiri, tek Vasil Trasha e Niko hoxha e më të rinjtë:Dhimitër Robo, Luto Sadiku, deri tek më i prasmi Jani Tarifa. Eshtë derdhur gjak shqiptari për të rritur kualitetet e aviacionit tonë. Piloti që merr klasin e parë kalon nëpër “ vrimën e gjilpërës”. Prej vitit 1965 kur u organizuan fluturimet për klasë të parë, deri më sot, nuk u kujtua njeri të marrë në dorë këtë eveniment i cili paraqet vështirësi të panumërta. Kur them nuk u kujtua njeri, kam parasysh mungesën e përkushtimit mbasi faktorët objektivë kanë qenë të përafërt.

Mesiguri që do ta ketë ditur rusi Sergej kalvarin nëpër të cilin kalon piloti, në udhën  për të marrë klasin e parë, prandaj ra në gjunjë për të nderuar kujtimin e Lulo Musait, kur mësoi se ai mbante nivelin më të lartë të kualifikimit të pilotit. Kjo ndodhi nuk mund të jetë e rastit; ajo ka të bëjë me kulturën dhe dinjitetin e bartësit.

Kur vendosa të hedh në letër këto radhë, edhe pse heroin tonë e kam njohur së afërmi  e për një   kohë të gjatë, nuk e kisha të qartë domethënien e emrit Lulo, rrënjën dhe prejardhjen e tij.  Qëmtimi nëpër fjalorët e gjuhës tonë, për fat të keq nuk më tha asgjë. Një gojëdhënë më çon në ullinë e domethënies se, në trevat e Jugut të vendit ky emër është varianti mashkullor i emrit Lule. Kjo është bindëse dhe unë e besoj por ma çorodit pak mendjen një thënie tjetër. Kur familjarët duan që i porsalinduri të bëhet i fortë, si luani, i venë fëmijës së prsalimdur emrin Lulo. Edhe kjo më vjen pas avazit e ma ka ënda ta pranoj. Këtë mendim ma përforcoi dhe një miku im shkrimtar, i cili e kishte njohur nga afër dhe kishte punuar gjatë me heroin. ”Të dy emrat i shkojnë atij njeriu. Lulo Musai ishte i bukur, si një lule mali dhe nuk e njihte frikën, si “mbreti”i pyllit”, ma përforcoi mendimin miku im. Mjaft miq të tjerë, nga ata që pyeta, më thanë fjalë shumë të mira e virtyte të rralla, të figurës së Lulos, disa nga të cilët unë nuk i dija. Dikush më tha se Lulo Musai ishte “ Njëshi”. Edhe këtë e pranoj por kjo nuk mjafton për të kapur tërë gamën e vlerësimeve për heroin. U rreka të gjej një fjalë, e cila ti përfshijë të gjitha sa më thanë miqtë e mi. Të paktën doja të gjeja një togfjalësh gjithpërfshirës.

Iu referova gurrës së pashtershme të popullit tonë e ajo më çoi tek një shprehje e mënçur e nxjerrë nga thesaret e tij. Një shprehje e mençur përgjithësuese për të shprehur bëmat e një njeriu si Luloja thotë:” Atij njeriu çja sheh syri ia bën dora” ! Të them të vërtetën shprehja më pëlqeu e thashë me vete: “ E gjeta më në fund”! Por shpejt e kuptova se e kishja gabim. Heroi im nuk ishte kopjac që të bënte ato që ia shihte syri; ai krijonte vetë dhe fantazinë e kishte mjaft të zhvilluar. Lulo Musait “ i pillte mendja “! U shtyra më tej. Duke gërmuar gjeta fjalën e popullit tonë se; ” kalliri me kokrra plot e mban kokën ulur”! Kjo e përmbledh bukur thjeshtësinë e tij si tipar dallues por nuk mjafton.

Prej kohësh po kërkoj një fotografi  ku Lulo Musai të ketë dalë i veshur me kostum fluturimi por nuk ja kam arritur qëllimit. Nuk e vendosje dot atë burrë përpara objektivit të aparatit fotografik për të tilla fotografi. Atë mund ta fotografoje vetëm po të mos ta dinte, në fshehtësi. Sidomos kur nisej udhëve të qiellit. Mëkot thirra në ndihmë internetin, si tekonologji e kohës. Atje gjeta mjaft nga bashkëkohësit e tij por Lulo Musai nuk ishte. Gjeta dhe disa përcaktime të vyera, të cilat nuk më kënaqën. I detyruar, me inatin e atij që ka vendosur të shkruajë me patjetër, iu referova disa fjalorëve. Në një fjalor të Gjuhës Ruse gjeta fjalën: Nahodçiv, e cila mund të përshtatet në gjuhën tonë – mendjendritur. Kjo fjalë, ndoshta i përfshin më së miri tiparet më të spikatura të Lulo Musait. Kështu them unë; i lutem lexuesit, të mendojë dhe ai, për të gjetur diçka më të saktë e më të plotë që ti shkojë portretit të atij njeriu të papërsëritshëm.

Po përpiqem të shkruaj çdo gjë që di e çfarë më thanë miqtë e mi për Lulo Musanë. Më besoni, e kam të pamundur. Pamundësia ka të bëjë me faktin se ai ishte i veçantë në botën e tij të madhe. Pena ime nuk e nxë gamën e bëmave të tij. Veç do të sjell disa nga veçoritë e karakterit të tij. Lulo Musai ishte njeri i drejtpërdrejtë. Ai nuk “të hante pas krahëve”dhe kjo është burrëri. Po ti referohesh praktikës disa vjeçare, gjen plot shëmbuj që e vertetojnë këtë tipar të karakterit të tij. Ja si ma përshkroi  këtë dukuri të komandantit kryemekaniku në pension Siri Godaj i vcili e njihte Lulon qysh në vitin 1960, kur ai shkoi ushtar, në skuadrilen Mig-19 PM, e cila komandohej nga Lulo Musai:”Luloja ishte komandant i Regjimentit të Helikopterëve dhe e kishte merak pamjen e jashtme të ushtarakut. Për ta kontrolluar atë, herë pas here ushtronte kontrolle rrjeshtore. Në një shikim të tillë nxorri përpara shokëve oficer Llambron, të njohur si i çrregullt, sa i takon pamjes së jashtme. në pamjen e jashtme; (ndoshta kishte informacion nga ata që dinin të pëshpërisnin në vesh, me servilizëm, se Llambroja, atë ditë ishte veshur, me ngut). E urdhëroi oficerin të hiqte xhupin por ai ngurroi. Insistoi komandanti dhe oficeri zbatoi urdhrin. çfarë të shikoj ? Llambroja kishte veshur xhupin, pa veshurrroba të brendshme poshtë tij.  Atëhere komandant Luloja u tha oficerëve të rrjeshtuar:” Shikojeni mirë këtë tip se mund të mos ju vijë rasti ta shikoni përsëri”! Bo-bo, thanë, me zë të ulët ata që nuk e njihnin komandantin e tyre, e mori më qafë oficerin e gjorë. Mirëpo, pas rrjeshtimit e në vazhdim, me Llambron nuk ndodhi asgjë e komandanti mbante me të raporte si me të gjithë kuadrot e tjerë të repartit. Lulo Musai nuk ishte hakmarrës e nuk të mbante mëri, kur të gjente në gabim. Shpirti i tij ishte i gatuar vetëm për tu bërë mirë njerëzve. Fola gjatë me Sirinë e ai, edhe pas kaq vjetësh, kur kujton komandant Lulon, psherëtin e duket që ka një brengë të pashprehur.

Nga sa pyeta, natyrisht, veç e veç, opinionet për Lulo Musanë konvergojnë. Ai, siç ishte i rregullt vetë dhe e mbante uniformën e ushtarakut të pastër e të hekurosur, kërkonte që të gjithë kuadrot e regjimentit të ishin të tillë. Qethjen e ushtarakut e kishte shumë merak. Kur shikonte një oficer që ti dilnin flokët jashtë kapeles, e bënte telendi. Natyrisht, për ta korrigjuar, jo për ta denigruar tjetrin. Siç më dëftoi  një miku im, ish teknik helikopteri, në një shikim rrjeshtor, komandanti vuri re që oficer Fetiu, i njohur si i “arrakat”, ishte qethur ulët e jashtë kapeles nuk i dukeshin flokë. E nxorri para rrjeshtit oficerin e u tha shokëve: “ Ja një oficer i qethur sipas rregullores, ndiqni shembullin e tij”! Në vesh, që të mos ta dëgjonin të tjerët, i tha Fetiut:” Po ti or gomar, ku e ke gjetur atë berber që ta ka bërë kokën si kokë l. . . ”? Oficeri, me komandën e Lulos u fut në rrjesht dhe shokët qeshën, për ti bërë qejfin komandantit, pa marrë vesh çfarë i kishte thënë atij komandanti, në intimitet.

Ai që merr guximin të shkruajë për figurën e Lulo Musait dhe për bëmat e tij, duhet të matet mirë e të paraqesë gjëra të vërteta. Për atë njeri nuk mund të shkruash gjepura. Lulo Musai ishte tepër korrekt dhe i saktë. Kur u gjykua përpara efektivit, në vitin 1975, dikush, nga salla, me zemërligësi e me cinizëm ngriti problemin:” Komandant Luloja i mbante shënimet mbi një kuti shkrepse, e shkruante me një laps të vogël”!Ec e gjeje kujt i prish punë kjo sjellje e Lulos ? Mjeranit që bëri këtë kritikë absurde aq i kishin thënë e aq tha; më tej nuk dinte si ta shtynte” kritikën” ai pseudokritik. Lulo Musai ishte i mprehtë dhe memorjen e kishte të fortë. Ai nuk kishte nevojë të mbushte bllokun me shëmime e ti përdorte ato për tu hakmarrë, siç vepronte ndonjë tjetër por çfarë kishte ta thoshte hapët dhe kur ishte nevoja edhe përpara shokëve. Në praktikën e përditshme, gjatë komunikimit, Lulo Musai, kur e gjykonte me vend, vinte në punë ironinë, ndonjëherë deri në sarkazëm. Pa fyer njeri. Ai kishte qejf ti zmadhonte rrëfimet e ti zbukuronte ato. Të pranishmit shkriheshin së qeshuri  kur Luloja imitonte e ironizonte ndonjë ndodhi të padëshiruar ose kur donte të kritikonte ndonjë rast tipik. Gjithmonë në sensin pozitiv.

Thashethemet nuk i duronte por i fshikullonte e i vinte në lojë, bartësit e tyre. Një ditë i vajti në shtëpi pilotit cilësor Ramo Mejdiaj, nga Kuçi i Kurveleshit. Ramoja ishte pilot i mirë dhe duke qenë në detryrë ndoqi e përfundoi me tregues të mirë studimet në fakultetin e inxhenierisë. Ai ishte mjaft i mprehtë; bënte e mbante shaka. Komandanti e gjeti vartësin e tij në majë të shkallës, duke montuar një ndriçues. Pa e hequr nga puna tjetrin, pas përshëndetjes së rastit, Luloja u ul në njërin nga kolltuqet. Trokiti dera dhe Luloja u çua dhe e hapi atë. Ishte kolegu i Ramos, kuçioti Idriz Kasaj, i njohur si bartës e përhapës thashethemesh. Kur pa komandantin që i çeli derën, Idrizi, i befasuar bëri të habiturin. Luloja, duke e njohur natyrën e të sapoardhurit, e kuptoi qëllimin e ardhjes së tij dhe i tha:” Një takim i pa dëshiruar, besoj”! U përshëndet me të zotin e shtëpisë, siç ishte mbi shkallë, e u largua.

Lulo Musai nuk ishte nga ata njerëz që të lajnë e të lyejnë e të hanë pas krahëve. Ai, çfarë kishte ti lëshonte përpara. Komandant Luloja i shkurtonte drutë me sëpatën e dardharit. Të intervistuarit sollën plot shëmbuj në të cilët dëshmohet se komandant Luloja ishte i rreptë në kërkesën e llogarisë  por i shtrënguar në dhënjen e dënimeve. Është interesant fakti që gjatë kohës kur regjimentin e komandonte Lulo Musai, disiplina ushtarake dhe ajo teknike qenë të forta dhe nuk u ndëshkua penalisht asnjë ushtar apo kuadër i repartit. Lulo Musai nuk ishte inatçi por dashamirës. Ai të bënte të turpëroheshe  kur gaboje, jo me të bërtitur por me fjalën e gjetur, të cilën nuk e kursente kurrë dhe e thoshte me dashuri. I donte e i mbronte (natyrisht kur duhej) njerëzit, komandant Luloja. Këtë e provoi dhe Nazmiu, kur e vunë përpasra përgjegjësisë në shtabin e Mbrojtjes Kundërajrore të shtetit, mbi bazën e shpifjeve e trillimeve cmirëzeza. E ndjenë dhe e panë në veprim dy pilotët  “elitë” të regjimentit: Selmani dhe Hetemi, kur dëmtuan rëndë një helikopter, në Helmës të Skraparit, për fajin e tyre. I kritikoi ashpër komandanti pilotët që kishin gabuar por nuk i hodhi tutje. Me këmbënguljen e tij u argumentua fajësia e u ulën në detyrë, të dy, por Lulo Musai i mbajti afër e i ndihmoi të korigjoheshin  dhe, kur u bind se “ kishin vënë mend “, i ngriti në përgjegjësi, rishtas. Si në të tjerë raste të ngjashëm, komandant Luloja, si “ i miri baba”, i dhimbsur e me zemër të madhe, vuri mendjen përpara pasionit. Dhe fitoi njerëzit. Zaten kujdesi i tij për njeriun ishte një nga virtutet më të çmuara të Lulo Musait. Më tej do të kemi rast të njihemi më në detaje me sjelljen e tij të njerëzishme.

Jeta dhe veprimtaria e Lulo Musait e parë në rrjedhën e saj

Lulo Musai (Spahaj) erdhi në jetë nga dy prindër të thjeshtë fshati, nga Smokthina malore e trevës labe. Ai u rrit në një mjedis burrëror, trimash atdhetarë, të cilët nuk i kanë munguar kurrë atij trualli, të shquar për shqiptari. Familja e madhe e Osmanajve, në vitin 1929, kur u lind Luloja pati të korra të mbara dhe prodhime blegtorale me bollëk. E mësoi dhe i hyri në zemër jeta baritore çapkënit të Spahajve, i cili u rrit pranë staneve, mes aromës së trëndelinës e ujit që binte çurkë nga mali dhe fjeti nën meloditë ngazëlluese të këmborëve dhe cylave. Tok me ajrin e pastër të atyre anëve e ujin e kthjellët të krojeve; djali që u quajt Lulo (kuptimin gjeje vetë), thithi e bëri të tijën guximin, trimërinë, qëndresën, shkathtësinë e tipare të tjera labi. U dëshpërua shumë djali i parritur, kur mbeti bonjak (nga mëma), në moshën 13 vjeçare. U rrit tok me vështirësitë e kohës e të jetës që i erdhi mbrapsht, nën kujdesin e familjarëve të tij të mirë. Luloja, të shumtën e kohës e kalonte në stan, pas bravareve, larg të tijëve dhe ngrohtësisë që të krijon mjedisi shtëpiak. Luloja, përmes bisedave me më të rriturit ra në kontakt me idetë përparimtare të kohës. Pushtuesit e huaj, i vogli Lulo i urrente thjedsht siç e konceptonte ai qenjen të tepërt të tyre në ato mjedise dhe prirjet e tyre jo si ato që njihte e donte.

Ishte me fat Lulo Musai. Në të tillë raste, në anët tona thonë: “ Ai ka lerë me këmishë”! Familja shumëfrymëshe e Spahajve, si mjaft të tjera në fshat in e tij gumëzhinin si zgjoje blete nga bisedat për lëvizjen Nacional çlirimtare. Ai bëhej “sy e veshë”dhe përpinte, me ëndje çdo fjalë e cila kishte të bënte me domosdoshmërinë e luftës kundër pushtuesve. Tregimet për trimat ishin më të preferuarat e tij. Figurat më të dashura të tij u bënë trimat e çartur të cilëve nuk u lëvizte qerpiku kur bëhej fjalë për lirinë e Shqipërisë. Djali i vogël Lulo nuk e kuptonte si duhet domethënien e fjalës liri por, në botën e tij fëminore, pushtuesi barazohej me ujkun që binte në bagëti e rrëmbente më të mirën e gjësë. Me vështirësi  gjeti një dyfek dhe, pas shumë lutjesh, u mori fjalën drejtuesve vendorë të formacioneve partizane se do ta pranënin në çetë. Sa  shumë dëshirë kisdhte, t’u ngjante partizanëve, i parrituri Lulo. Kur partizanët kalonin nga arat e Spahajve ose nëpër fshat, Luloja linte tufën dhe u shkonte pas atyre burrave të cilët, në sup mbanin armën e në kapele kishin vendosur një yll tëkuq. I pëlqenin simbolet e partizanëve edhe pse nuk e dinte simbolikën e tyre. Një ditë u fut në radhët e luftëtarëve të lirisë e ata nuk e përzunë picirrukun nga Smokthina.

Nuk dinte të luftonte i parrituri Lulo, artin e të luftuarit e mësoi nga ata që ishin “ të regjur “ në luftime. Ishte i parritur bonjaku 13 vjeçar; e rriti shtatin nën krismat e armëve. Tok me shokët e tij partizanë, në përbërje të Brigatës së 5-të Heroinë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Lulo Musai e përshkoi Shqipërinë nga Jugu në Veri; deri në Vishegrad e u kthye nga lufta tok me lirinë. Nëse gjat gjithë jetës së tij prej heroi, beja më e fortë që zinte mbeti:” për gjakun e shokëve”, domethënja e saj i kishte rrënjët të thella. E kemi lexuar e dëgjuar shpesh se lirinë nuk na e dhuroi askush; atë e prunë djemtë dhe vajzat më të devotshëm të popullit; mes tyre edhe piciruku nga Smokthina Lulo Musai. Në javën e parë të muajit prill, të vitit 1945, kur sapo ishin kthyer nga lufta në trojet e Jugosllavisë, partizanët pionierë, mes tyre dhe Luloja ynë u ul në bangat e shkollës së kadetëve, për të marrë mësimet e sforcuara të shkollës shtatëvjeçare. Më 7 mars 1948, Lulo Osmëni dhe shokët e tij të luftës e të shkollës: Bajram Hitaj; Elmaz Hasamataj; Riza Ramadani; Gani Selami; Flamur Mickaj; Qemal Mërtiri; Refit Jazoj; Shaqo Hoxha e Hektor Lako, përsëri  u nisën për “në luftë”. Kësaj here lufta e tyre do të zhvillohej në një terren e për qëllime të tjera; pa krisma pushkësh e gjëmime topash. Lufta e re do të ishte në fushën e diturive për të përvetësuar një armë të cilën shqiptarët nuk e njihnin – aeroplanin dhe fluturimin, si shkencë. Shtatë marsi i atij viti bëri ditë me diell dhe ishte me fat. Lulo Musai dhe shokët e tij ia nisën një profesioni burrëror e plot rreziqe, të cilin ata nisën ta pëlqenin, nga dita në ditë. Sa i takon Lulos, aeroplani dhe fluturimi i “ngjitën”e ia bënë jetën “diell”. Komandant Luloja fluturoi gjatë. Ai u ngrit në qiell, fillimisht në disa tipa aeroplanësh të mbetur nga betejat ajrore të Luftës së Dytë Botërore, pastaj në aeroplanë reaktivë, gjuajtës-bombardues, deri në ata më të sofistikurit e kohës, siç ishte Migu-19 PM. Fluturoi në tipa aeroplanësh e në kushte të ndryshme të kohës e të motit; ditën dhe natën; në re dhe mbi to, e nuk u turpërua  kurrë por u ngjit nga detyra në detyrë, duke u bërë shëmbull e burim frymëzimi për disa breza pilotësh.

Dhjetë djem azganë, të moshës së Lulos, me nga një torbë në krah, si dikur kur ishin në mal, partizanë, brenda së cilës kishin 2 racione bukë, me djathë kaçkavall, të cilën ua kishte nisur për udhën e gjatë që do të përshkonin, i paharruari – kapter Nokja i Shkollës “Skënderbej”. Të drojtur e kurreshtarë, atë mëngjes, në orën 9oo, djemtë që ishin piketuar për tu bërë pilotë, në dhe të huaj, zunë vend në karriget e një aeroplani sovjetik, i cili u çua nga aerodromi i Tiranës e fluturoi drejt Moskës. Për herë të parë adoleshentët nga Shqipëria, të rritur me sforcim, në jetën e malit, provuan ndjesinë që të jep rrugëtimi ajror, duke shuar disi kurreshtjen për fluturimin. Pas një nate në Moskë e pas dy ditësh  rrugëtimi me tren, pilotët e pritshëm mbërritën në qytetin “ Engels”, në Siberinë e atyre viteve. Asaj atmosfere festive që pruri fitorja mbi fashizmin në hapsirat sovjetike, ” djemtë e  njomë” nga Shqipëria i shtuan gëzimin e fitores dhe frymën e luftës partizane nga një vend i vogël, i largët, i cili kishte marrë anën e aleatëve antifashistë. Më 10 mars të vitit 1948 ish kadetët e djeshëm u regjistruan në Shkollën sovjetike të aviacionit “ Maria Raskova” ku përgatiteshin pilotë për aeroplanët bombardues. Rishtarët u njohën me historikun e shkollës dhe me bëmat e gruas pilote, e cila në vitet e Luftës së Madhe Patriotike kishte kryer luftime ajrore të suksesshme dhe ishte dekoruar “ Heroinë e Bashkimit Sovjetik”. Takimi i tyre me korifejtë e aviacionit shqiptar Niko Hoxha e Edip Ohri, të cilët ishin në vitin e dytë të asaj shkolle ishte tepër mbresëlënës e frymëzues.  Këta  i ndihmuan mjaft studentët rishtarë që të përshtateshin me kushtet e jetesës, me gjuhën dhe disiplinën ushtarake e atë të fluturimit. Siç ndodh me vëllezërit me moshë të diferencuar.

Mësimet i nisën nga përvetësimi i gjuhës të vështirë ruse. Treguesit që arritën nën drejtimin kompetent të pedagoges autoritare, me shpirt të mirë – Llarionovësishin premtuese edhe pse djemtë  ishin të pashkolluar. Më pas u përfillën për të bërë të tyrenshkencën. Nisën mësimet në matematikë, fizikë, kimi etj lëndë të formimit të përgjithshëm. Pedagogët mësimdhënës ishin të përzgjedhur, nga më të mirët, në dituri, në metodë e në sjellje. Me shumë nivel e me metodë të përsosur ishin pedagogët me origjinë çifute: Mushkin e Petroçuk kurse në lëndët ushtarake  “shkëlqenin”: kuqalashi shtatshkurtër Uljanovi dhe i ashtuquajturi “ i rrezikshmi”- majori Shazo. Ata u bënë shpejt mësuesit e tyre të parë e u mëkuan djemve nga Shqipëria dituri e dashuri  për profesionin e vështirë të pilotit. Në nëntor të vitit 1948 grupit të tyre iu bashkuan ish skënderbegasit:  Haki Jupasi; Goxho Kondi; Refat Kasimati; Sejdo Kamberi; Seo Trola e Mersin Minxha, të cilët gjithashtu kishin përvojën e malit dhe kishin studiuar për pilotë, disa muaj në shkollën jugosllave të aviacionit. Kështu u bënë shumë shqiptarë në shkollë. Ata njiheshin me njëri-tjetrin. Mjediset e shkollës që përgatiste pilotë bombardues gumëzhinin nga gjallëria e djemve shqiptarë dhe nga të folurat në shqip.

Pas proçesit teorik i erdhi radha praktikës fluturuese. U caktuan grupet e studentëve dhe instruktorët përkatës të teknikës së pilotimit. Lulo Musai u caktua në një grup fluturimi me Refit Jazon, Bajram Hitën dhe me Hektor Lakon. Instruktor i tyre u caktua, i qeti, i urti dhe metodisti i mirë, rusi Mitronov. Në dhjetditshin e parë të vitit 1949, grupi i studentëve ku bënte pjesë Luloja, u hodh mr parashutë. U vu edhe një herë në provë trimëria e tyre, nëpërmjet këtij akti burrëror pa të cilin nuk mund të bëhesh pilot. Më 12 prill, ata nisën fluturimet ajrore. Rusët, kur bëhet fjalë për disiplinën ushtarake janë tepër rigorozë. Ata nuk të falin në asgjë, kur është puna për zbatimin e kërkesave të disiplinës ajrore dhe teknike. Studentët shqipterë u përshtatën shpejt, tej pritshmërisë me kërkesat e rregulloreve e instruksionev e ushtarke dhe teknike. Me vullnetin dhe këmbënguljen e tyre, me karakterin e qendrueshëm të shqiptarit dhe me sedrën për së mbari e dëshirën për tu bërë pilotë të mirë, fluturuan në kushte të papara, në ata dimra të acartë, duke kaluar nga njëri tip aeroplani në tjetrin, ku arritën  tregues cilësorë të lartë. E nisën udhën e qiellit duke fluturuar në aeroplanët bombardues me helikë UT-2. Rusët, këtë aeroplan e kishin “ pagëzuar “ me emrin  “çakalli”. Ai ishte më pak cilësor, krahasuar me pasardhësit e tij fluturakë.

Në fundin e shtatorit 1949 shkolla e aviacionit “ Maria Raskova” ku mësonin studentët nga Shqipëria u pajis me aeroplanë të një tipi tjetër, më të avancuar për atë kohë. Aeroplani Jak-18 U u fut në vend të paraardhësit të tij UT-2 dhe ishte më komod. Nuk kaloi shumë dhe në nëntor të atij viti, skuadrilja që përgatiste pilotë bombardues u pajis me aeroplanë luftarakë; bombardierët- UTB-2. Pas tij, në vazhdën e perfeksionimit, studentët shqiptarë fluturuan në aeroplanët bombardues të fuqishëm e të avancuar PE-2. Fluturimi në aeroplanët bombardues kërkonte përgatitje fizike speciale, për të përballuar ngarkesën e jashtzakonshme që sjell stërvitja ajrore në këta avionë.

Studentët shqiptarë, të vetëdijëshëm për këtë kërkesë, ia nisën punës për kalitjen e organizmit të tyre në nivelet e kërkuara. Në shkollën e aviacionit kishte kushte mjaft të mira për kalitjen fizike të studentëve për pilotë. Palestra; terrenet sportive; veglat gjimnastikore funksionale dhe shëtitjet në natyrën e ashpër siberiane ishin disa komponentë me vlerë që i vunë vulën kalitjes fizike të djemve nga Shqipëria. Aq shumë e çmuan e aq seriozisht e morën kalitjen fizike të tyre, sa edhe në fjetinë kishin montuar një hekur gjimnastikor dhe një paralele. U stërvitën intensivisht e shkencërisht dhe u bënë bogatirë(në kuptimin e gjigandit) të vërtetë. Regjimi ditor dhe ushqimi i pasur ishin në anën e tyre. Përpara fluturimeve në çdo tip të ri aeroplani, studentët shqiptarë, iu nënshtruan një proçesi  teorik të domosdoshëm. Në auditorët e shkollës ata mësuan teorinë e fluturimeve; konstruksionin e motorrit e të avionit përkatës dhe teorinë e qitjeve e të bombardimeve. Se çdo aeroplan ka veçori për shfrytëzimin, në tokë e në ajër, të cilat piloti duhet ti përvetësojë. Flamuri; Luloja; Qemali dhe Bajrami, çdo ditë ngriheshin herët dhe shkonin në klasën ku ndodheshin skemat dhe maketet e teorisë së bombardimit, lëndë, e cila inshte e vështirë për kapacitetet e tyre. Ata, në fletoret e punës zhgarravitnin lloj-lloj skemash e manovra të çuditshme bombardimi. Vullneti  për të fluturuar dhe krenaria  kombëtare, sedra e mirë ishin motive që i shtynë drejt rezultateve të cilat i arritën, me shumë dëshirë e këmbëngulje.

Lulo Musai dhe shokët e tij të grupit u trishtuan shumë dhe e përcollën me dhimbje e dëshpërim të paprovuar katastrofën ajrore ku gjeti vdekjen shoku i tyre Qemal Mërtiri, nga Tragjasi i Vlorës, në një pilotazh vertikal, në zonë, më 5 tetor 1951, në orën 12oo. E përcollën siç e meritonte ai deli djalë. Të gjithëve u mbeti peng ajo ngjarje makabre. Çdo vdekje është e rëndë por vdekja larg Atdheut është e hidhur e supertohet me vështirësi nga shokët. Në varrimin e Qemalit  morën pjesë shumë vendas dhe shokët e grupit. Epërcolli Qemalin dhe një nënë siberiane, djali i të cilës kishte mbetur larg, në Gjermaninë naziste, duke luftuar për lirinë e popujve. Ajo nënë, me zemër të përvëluar e qau djaloshin shqiptar si djalin e saj, të cilin nuk mundi ta shikonte e ta puthte për të fundit herë. “ Na prekën mjaft fjalët e asaj nëne “ – thoshte shpesh Lulo Musai, me krenari. Nëna ruse, sibirjanka, duke e nderuar Qemalin sikur të ishte i biri, përpara arkivolit të të rënit në krye të detyrës  tha:” Bir i nënës, ti nënën tënde e ke larg e nuk të shikon dot me sy, por ja, sot unë jam nëna  jote dhe do të të qaj në vend të saj, se edhe djali im është vrarë larg, shumë larg që këtej, në Gjermani, dhe nuk e pashë dot me sy, kur u vra”! Kur mbaruan shkollën e u duhej të ktheheshin në Atdhe, shokët e Qemalit, me dhimbje i kthyen krahët atij vendi  “të shenjtë”, e lanë shokun e dashur nën tokën e akullt siberiane, në atë stepë ku akulli e acari ishin shtruar këmbëkryq. Ikën, me kokën pas, teksa dhimbjen e madhe për shokun ditën ta kthenin në forcë e mobilizim.

Stërvitjen ajrore, studentët shqiptarë, të cilët vinin nga një vend mesdhetar e zhvilluan në dimrin e acartë rus ku temperaturat arrinin në – 45gradë celsius. Vështirësitë që shkaktonte klima e ashpër siberiane, djemtë nga Shqipëria e përballuan me kalitjen fizike, e cila e kishte zanafillën në jetën e malit tek luftonin për çlirimin e Atdheut, në kushte të pabaranarta dhe në kalitjen që bënë në shkollën e kadetëve, në Tiranë e më pas në shkollën sovjetike të aviacionit. Ata kishin dhe rininë në anën e tyre. Siç shkruan Flamur Mickaj në kujtimet e tij:” Luloja dhe një shok i tij pritnin radhën për tu ngritur në ajër, në aerodromin e hapët. Thëllimi frynte furishëm e të ftohtit nuk të linte të nxirrje kokën përjashta makinave prapa të cilave mbroheshin. Të dy ishin futur prapa radiostacionit. Lulos, pa dashje i ra përtokë rripi i mesit. Tentoi ta merrte, por rripi u përdrodh, si gjarpër e u këput në tri pjesë, nga të ftohtit. Një laraskë u ul nga fluturimi, në tokë e ngordhi në vend, nga të ftohtit”. Temperaturat e këtyre vlerave të ulëta, në Siberi  ishin të zakonshme e vendasit ishin të familjarizuar me to. Shqiptarët i përballuan ato e fluturuan nga njëri tip bombardue si, në tjetrin duke shpalosur vlerat e tyre morale dhe fizikun rinor. E nisën fluturimin me aeroplanët bombardues UT-2 e më pas në ata UTB-2 e PE-2. Sapo kishin përfunduar programin e përgatitjes ajrore në aeroplanët bombardues, një urdhër i veçantë bëri që ata ta kthenin kokën nga aeroplanët gjuajtës. Fluturuan ata në aeroplanët gjuajtës me helikë:Jak-9v; Jak-9p e jak-11.

Në aeroplanin e fuqishëm Jak -9p, studentët shqiptarë u klasifikuan me rezultatin:“ Shumë mirë”. Në përfundim dhanë provim në qitje e bombardim e në ushtrime të tjerë. Treguesit cilësorë të tyre, në fluturim ishin më të larta edhe nga ato të studentëve hungarezë, të cilët, mburreshin mëkot. Në gjysmën e dytë të muajit gusht 1952, Ministri i Mbrojtjes të Bashkimit Sovjetik Vasilienko, i titulloi studentët nga Shqipëria pilotë gjuajtës e i gradoi ata oficerë, me gradën e nëntogerit.

Më 29 gusht të vitit 1952, oficerët shqiptarë të sapodiplomuar zunë vend në trenin e linjës Novosibirsk- Moskë. Në stacion ata u përcollën nga pedagogët; instruktorët e teknikës së pilotimit; kuadrot dhe ushtarët e bazës ajrore dhe nga populli i qytetit të vogël siberian Tollmaçovo, ku fluturuan me tipin e fundit të avionëve e u titulluan pilotë. Qytetarët rusë i konsideronin studentët shqiptarë si anëtarë të komunitetit dhe djem të tyre. Pilotët e rinj e morën udhën e kthimit për në Atdhe të gëzuar e të lumturuar. Do të shkonin pranë familjeve dhe të afërmve të tyre; do të takonin e do të çmalleshin me shokët e miqtë e dashur; do ti shtonin vendit krenarinë dhe forcën ajrore. E lanë pas dhimbjen e shokut. Qemali i dashur i tyre, djali fisnik nga Tragjasi, mbeti atje, larg, nën borën e bardhë, të ftohtë.

Rruga me tren, deri në Moskë zgjati 5 ditë. Fjetën një natë në hotelin e artilierisë, në metropolin rus, mandej u nisën nga Odesa, me anijen “ Citauri” në linjën detare; Odesë- Durrës. Në portin e Durrësit, pilotët e rinj mbërritën herët, në mëngjes, kur dielli zuri dhenë. Në hyrje të portit i priti Niko Hoxha dhe Edip Ohri. Para dhjetë ditësh ishin kthyer nga Bashkimi Sovjetik pilotët: Petrit Majlindi; Kosta Neço Dede; Liktor Stafa; Zebo Durmishaj dhe Sulo Saliaj, të cilët kishin fluturuar në aeroplanët “ ULA-5”. Lulo Musai dhe shokët e tij pushuan disa ditë pranë familjeve e me mbarimin e lejes u paraqitën në detyrë, në repartin e aviacionit që ishte formuar në Laprakë. Më 29 nëntor të atij viti, me rastin e tetëvjetorit të çlirimit, u organizua një paradë ushtarake në të cilën mori pjesë dhe aviacioni. Të tetë pilotët e rinj, të grupit të Lulos u inkuadruan në formacion dhe fluturuan përpara tribunës qendrore. Me pilotët e rinj të ardhur nga shkollat e aviacionit sovjetik u formua skuadrilja e aviacionit luftarak shqiptar. Komandant i skuadriles u emërua Niko Hoxha; komisar – Edip Ohri. Zëvëndeskomandant u caktua Babaçe Faiku e shef i shtabit – Fari Bubësi. Në këtë skuadrile bënin pjesë dhe pilotët: Thanas Gjiknuri; Sazan Xhelo; Vasil Trasha Peço Polena e Koço Andoni dhe kuadrot e profilit teknik: Jorgji Bitri; Daut Gurabardhi; Andon Koroveshi; Muhamet Farka; Hamdi Mullaj; Shaqo Hoxha; Riza Ramadani; Gani Gjondedaj etj.

Në aerodromin e Tiranës, nën drejtimin e Niko Hoxhës e të Edip Ohrit, pilotët e rinj nisën fluturimet për përvetësimin e aeroplanit Jak-9 P. Në mesin e vitit 1954, një grup pilotësh, të kryesuar nga Niko Hoxha, ku bënte pjesë dhe Lulo Musai shkuan në Bashkimin Sovjetik për të mësuar përdorimin e aereoplanit reaktiv Mig-15, i cili sapo kishte hyrë në armatim. Në fund të vitit 1954, me aeroplanët Mig 15 të ardhur nga Bashkimi Sovjetik u formua regjimenti i aviacionit gjuajtës – bombardues në Qytetin “ Stalin”. Viti 1956 i gjeti pilotët e rinj: Elmaz Hasamataj; Haki Jupasi; Lulo Musai; Refat Kasimati; Goxho Kondi dhe Bajram Hitaj i gjeti të rrjeshtuar në formacion luftarak, në skuadrilen që komandohej nga trimi i rrallë nga Dishnica e Korçës- Vasil Trasha.

Si në shkollë dhe në regjiment Lulo Musai veçohej nga shokët, për këmbëngulje, vullnet dhe tregues të tjerë kualitativë në rritje, si në çështjet teorike dhe në praktikën ajrore. Ai i ngjiti shpejt e me meritë shkallët e kualifikimit profesional dhe të karrierës duke u rrjeshtuar në ballë të shokëve. Në fund të vitit 1958, në Shqipëri fryti era e aeroplanëve supersonikë. Aso kohe vendi ynë ishte rrjeshtuar në kampin  ushtarak të Traktatittë Varshavës.                                                                                                                                                                                                    Aviacioni ynë nuk mund të mbetej veçmas nivelit dhe kualiteteve të aviacionit të partnerëve tanë të Lindjes. Një grup pilotësh, të përzgjedhur nga më cilësorët, u dërguan në Bashkimin Sovjetik, për të përvetësuar aeroplanin më të sofistikuar të kohës, gjuajtës- kapësin supersonik Mig 19 PM. Në këtë grup bënin pjesë pilotët:

1) Edip Ohri;

2) Haki Jupasi;

3) Lulo Musai;

4) Kosta Dede;

5) Vasil Andoni;

6) Gezdar Veipi;

7) Mahmut Hysa;

8) Anastas Ngjela;

9) Çobo Skënderi;

10) Bajazit Jaho;

11) Bardhyl Taçi;

12) Halit Bulku.

 

Grupi i pilotëve nga Shqipëria u dërguan për të fluturuar në bazën ajrore të Sevaslejkut. Ishte fundi i vitit dhe dimri i ashpër rus ishte ulur këmbëkryq në hapësirat kontinentale të Bashkimit Sovjetik. Në brigjet e Kaspikut ku shkuan djemtë nga Shqipëria moti ishte më i butë e vjeshta e artë kishte shtruar qilimin e bukur me fleturina të verdha. Lulo Musai, në atë kohë ishte i martuar. Sadetja(bashkëshortja) e përcolli me urimin: “ Udhë të mbarë e fat të bardhë”!Në bazën ajrore të Sevaslejkut, përveç pilotëve nga vendi ynë kishin ardhur për të mësuar dhe pilotë nga Polonia; Çekosllovakia; Hungaria; Republika Demokratike Gjermane; Rumania; Bullgaria dhe nga Rusia. Ata ishin me përvojë më të madhe si pilotë e mbanin grada e funksione më të larta krahasuar me pilotët shqiptarë. Këto përparësi të tyre sfumoheshin përpara disa avantazheve që ishin në qenjen e shqiptarëve. Stoli të shqiptarëve ishin: mosha më e re; padurimi për të mësuar një teknikë të re guximi dhe shpirti i sakrificës. Në të gjithë treguesit e stërvitjes, pilotët shqiptarë dhanë kualitete mbi të tjerët.

Pas gjashtë muajsh, mbasi përfunduan programin ajror, bëbë dhe qitje me raketa ajër-ajër, grupi i pilotëve nga Shqipëria u kthye në Atdhe dhe pas tyre erdhi teknika luftarake: aeroplanët Mig-19 PM. Në vitin 1959, në Rinas ishte çelur aerodromi ushtarak. Deri atëherë, në këtë aerodrom qendronte i vetëm aeroplani bombardues IL-28, i cili pilotohej nga shoku i grupit të Lulo Musait, piloti Bajram Hitaj, nga Kuçi i Kurveleshit. 12 aeroplanët supersonikë Mig-19 PM, të cilët erdhën nga uzinat sovjetike të aeroplanëve, u montuan në aerodromin e Rinasit, nga efektivat e sherbimit inxhenjero-teknik te aviacionit, te cilët u specializuan, në Bashkimin Sovjetik, së bashku me pilotët. Komandant i skuadriles u emërua piloti i klasit të parë, kolonjari Haki jupasi dhe zëvëndës i tij, piloti nga Smokthina Lulo Musai (Spahaj). Luloja, si organizator i talenruar u mor me programimin dhe zbatimin e përgatitjes ajrore të pilotëve dhe me vendosjen mbi  baza shkencore të shërbimit inxhenjeo-teknik të skuadriles së re.

Aeroplani i sofistikuar Mig-19PM, me dy motorrë reaktivë të tipit RD-9B, të cilët realizojnë shpejtësi më të madhe nga ajo e zërit, është i destinacionit gjuajtës- kapës. Aeroplani është i armatosur me 4 raketa të drejtuara Ajër- Ajër dhe ka në pajisje një llokator i cili bën drejtimin e tyre për në objekt. Me pilotë të përgatitur e të përkushtuar, aeroplani MIG-19 PM mund të kryejë fluturime stërvitore dhe qitje reale, me raketa të drejtuara, kundër shënjave ajrore, në të gjithë kushtet e kohës e të motit: Ditën; natën; ditën, në re dhe natën, në re. Ai u përfshi në aeroplanët  modernë të kohës, me qëllim që të kryente goditje ajrore kundër aeroplanëve bombardues të frikshëm B-52.

Fluturimet në këtë tip aeroplani rezultuan të ishin jo aq të lehta në territorin e kufizuar të vendit tonë. Për shkak të shpejtësisë të madhe dhe hapësirës ajrore të kufizuar të Shqipërisë dhe disa problemeve organizative e teknike, disa elementë të përdorimit luftarak të aeroplanit Mig 19 PM, sidomos qitjet ajrore me raketa të drejtuara Ajër- Ajër, si destinacioni parësor i tij, nuk mund të realizoheshin. Prandaj, në vitin 1960, grupi i pilotëve që bëri kalimin, para një viti, në Sevaslejkë, mori udhën rishtaz për në Bashkimin Sovjetik. Ishin ambientuar pilotët tanë me brigjet e Kaspikut e nuk iu ndanë atyre. Kësaj here shkuan  vetëm për të zhvilluar qitje ajrore, me raketa të drejtuara. Ata u vendosën dhe fluturuan nga baza ajrore sovjetike e Astrahanit. Qitjet ajrore me raketa i zhvilluan mbi hapsirën ajrore të Karakumit, përmasat e të cilës ishin të mjaftueshme dhe të përshtatshme.

Pas një praktikimi të shkurtër pilotët nga Shqipëria rivendosën shprehitë e pilotimit dhe zhvilluan qitje reale, me raketa. Në qitjet provim, djemtë tanë arritën tregues të lartë cilësorë. Ata u klasifikuan në vendin e dytë; pas grupit të pilotëve nga Çekosllovakia. Shqiptarët u dalluan mes pjesëmarrësve nga radhët e  pilotëve më të kualifikuar nga të gjithë vendet e Lindjes (Traktatit të Varshavës). Lulo Musai, me vlerat dhe aftësitë e rralla fluturuese që bartëte, në çdo proçes të kësaj pune ndodhej në ballë të grupit. Ai, siç thonë në anët tona: “ Nuk e hante thatë”!

Pas kthimit në Atdhe, skuadrilja e Migëve 19 PM, efektivi dhe teknika luftarake që kishte në përdorim, ishte në kulmin e valës për konsolidimin e njësisë të re, për ta vënë përgatitjen ajrore dhe atë në tokë sipas kërkesave të përdorimit luftarak në destinacionin e caktuar të këtyre aeroplanëve të sofistikuar, deri atëherë të panjohur për efektivine aviacionit tonë. Më 15 qershor të vitit 1961 në

Rinas shkoi për vizitë Enver Hoxha, me cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ai donte të shikonte për së afërmi këtë teknikë ajrore të sofistikuar, e cila, në atë kohë kishte bërë mjaft jehonë në qarqet ushtarake botërore. Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore të shtetit, me qëllim që ti dhuronte më tepër kënaqësi udhëheqësit kishte organizuar zhvillimin e një fluturimi tregues. Për të treguar aeroplanin e ri Mig-19 PM, ishte caktuar të ngrihej në ajër Lulo Musai. Kjo përzgjeshje ishte bërë jo mëkot. U ngrit piloti nga Smokthina dhe ndërtoi manovër që të vinte nga Fushëkruja, në drejtimin Jugor, duke dalë mbi aerodromin e Rinasit në lartësi rreth 30m, e cila, në gjuhën teknike të aviacionit është lartësi “ kositëse”. Shpejtësia e aeroplanit, mbi aerodrom mund  të ishte rreth 1000 km/orë. Komandanti i Përgjithshëm e vrojtoi fluturimin nga vendkomanda e drejtimit të fluturimeve. Të pranishmit dëgjuan vetëm utërimën panë tymin e zi që la avioni i Lulos pas. Aeroplanin e panë vetëm kur u rrotullua, mbi Institutin Bujqësor.

Lulo Musai, pas uljes, zbriti nga kabina e avionit, krenar, si kreshnik, hoqi nga koka shlemafonin  (kokoren që mban piloti në fluturim) e vuri atë në qafë të dorës së majtë dhe u afrua për ti raportuar Udhëheqësit. I mrekulluar nga ajo që përjetoi, Komandanti i Përgjithshëm e përqafoi Lulon, e puthi dhe nën shoqërimin e aradhës së rojave të shumtë e të drejtuesve ushtarakë, hyri në sallë ku u foli efektivave për situatën e kohëve të fundit në Kampin Socialist. Mes porosive të shumta që dha, Enver Hoxha foli për Lulo Musanë dhe fluturimin e tij. Ai theksoi:”Më pëlqen avioni dhe piloti që e pilotoi atë. Nuk jam, as pilot, as teknik por, do tu lutem shumë ta ruani si sytë e ballit këtë teknikë. . . këtij çobanit nga Smokthina i jepni të hajë, sa të dojë, mish qëngji  të pjekur në hell”. Kështu e kujton këtë ndodhi, veterani Siri Godaj, i cili, në atë kohë ishte duke kryer shërbimin  e detyrueshëm ushtarak, në skudrilen e migëve 19 pm dhe ishte dëshmitar okular, në atë fluturim spektakolar.

Fundviti 1961 dhe fillimi i vitit pasardhës sollën ndryshime në repartin e aviacionit të Rinasit. Nga Kina erdhën 12 aeroplanë gjuajtës- bombardues të tipit Mig-17 F. Ata janë të shpejtësisë parazanore,  të pajisur me një motorr VK-1 F dhe me forsazh. Në kompletin e armatimit të këtij aeroplani bëjnë pjesë 2 topa të kalibrit 23 mm dhe 1 tjetër i kalibrit 37 mm. Në vend të rezervuarëve varës të karburantit, nën krahë mund të vendosen 2 bomba me peshë deri 500 kg sejcila. Shënjestra është xhiroskopike, gjysmë  automatike. Me këta aeroplanë, u formua skuadrilja e dytë dhe, së bashku me skuadrilen e aeroplanëve Mig-19 PM, në Rinas u formua Regjimenti i aviacionit, me numër konvencional: Reparti 7594, Rinas. Komandant i regjimentit u emërua kolonel Niko Hoxha, pilot i klasit të parë, i cili, deri atëherë kishte qenë komandant i Regjimentit të aviacionit në Qytetin  “Stalin”. Komandanti i skuadriles me aeroplanë Mig-19 PM, piloti Haki Jupasi u komandua në detyrën e zëvendëskomandantit të Shkollës së Aviacionit, e cila u riçel, në Vlorë dhe mblodhi studentët që u kthyen nga Bashkimi Sovjetik por për mungesë transporti nuk mundën të shkonin në Kinë, për të vijuar stërvitjen ajrore.

Pati dhe lëvizje të tjera, të detyruara. Në Regjimentin e Aviacionit të Qytetit “ Stalin” u transferuan pilotët: Bardhyl Taçi e Vasil Andoni; katër të tjerë kaluan në detyra komanduese në skuadrilen e re me Mig-17F. Ata ishin: Kosta Neco Dede, i cili u emërua komandant i skuadriles së dytë dhe Gezdar Veipi; çobo Skënderi e Bajazit Jaho, u emëruan komandantë katërshe në këtë skuadrile. Komandant i skuadriles së parë, e cila kishte në armatim 12 aeroplanë Mig-19 PM, u emërua piloti i klasit të dytë Lulo Musai (Spahaj). Zëvëndës i tij u emërua zagoriti si “ flori” – Anastas Ngjela.

Barrë të rënda i ranë mbi supe Lulo Musait, pas emërimit komandant i një njësie luftarake të aviacionit modern, siç ishte skuadrilja e Migëve 19 PM. Nuk i mungonin as aftësitë; as vullneti. Duke e çmuar si nder emërimin në këtë detyrë të rëndësishme, komandant Luloja iu përfill punës për ta merituar atë. Ai u vu në krye të skuadriles por, në formacion i kishin mbetur pak pilotë. Së bashku me Lulon, në skuadrilen e parë ishin: Anastas Ngjela; Halit Bulku dhe Mahmut Hysa. Puna e parë, më emergjentja ishte plotsimi i formacionit luftarak me pilotë të rinj. Fillimisht u “ hodh dora”tek një grup pilotësh cilësorë me të cilët u organizua një grup kalimi në aeroplanët MIG 19PM. Ishte hera e parë që në vendin tonë, pa praninë e aeroplanëve dyvendësh mësimorë të këtij tipi u bë kalimi drejtpërdrejt në aroplanët luftarakë. Një punë tejet e vështirë e cila u përballua me shumë vullnet e aftësi  dhe me  e nivel tekniko-profesional nga  pjesëtarët e grupit të pilotëve dhe komandës së skuadriles së parë. Në këtë grup pilotësh ishin:

1) Serafin Shegani;

2) Bilal Josja;

3) Nestor Dhaskali;

4) Vasil Kromidha;

5) Astrit Mersini

Me këtë grup bëri kalimin në aeroplanët Mig-19 PM edhe vetë komandanti i regjimentit, Kolonel Niko Hoxha. Kalimi u krye me sukses të plotë dhe ishte ndoshta arritja më me vlerë në praktikën e deriathershme të aviacionit shqiptar. Roli drejtues, organizimi dhe puna plot fantazi e Lulo Musait, në këtë eveniment ishte vendimtare. Më tej, mbi bazën e përvojës së fituar, në  pranverën e vitit 1965, skuadrilja e parë realizoi kalimin e dytë në aeroplanët supersonikë Mig-19 PM. Grupi i pilotëve të përzgjedhur kishte më pak përvojë në fluturim por më tepër vendosmëri e përkushtim. Në këtë grup bënin pjesë pilotët:

1) Guri Merkaj;

2) Agron Daci;

3) Andrea Toli;

4) Adem çeça;

5) Besnik Shahi.

Konsolidimi i pëfrvojës së kalimit të pilotëve në vend, në aeroplanet e sofistikuar superzanorë i çeli udhën kalimit masiv të pilotëve, në të ardhmen e afërt, në aeroplanët gjuajtës-bombardues, supersonikë Mig -19 S.

Viti interesant, me kontraste nga më të fortit -1965-sa, shënoi të tjera arritje në karrierën e Lulo Musait, si pilot e si drejtues me autoritet. Lulo Musai e donte mjaft fluturimin dhe prej kohësh punonte për të marrë klasin e parë të pilotit ushtarak. Kushtet e terrenit e të motit, në vendin tonë e në veçanti në aeeodromin e Rinasit nuk janë aq të favorshme për të fluturuar natën, në re, siç ishte kushti  për të marrë klasin e parë të pilotit. Së bashku e nën drejtimin e Niko Hoxhës, tok me Anastas Ngjelën e pilotët e tjerë që synonin këtë klasë të lartë, komandant Luloja i gjurmonte kushtet e motit,  me shlemafon në dorë. Rasti i shumëpritur erdhi në një natë me hënë kur kushtet e motit ishin ato që kërkoheshin. Pilotët: Lulo Musai; Anastas Ngjela; Kosta Dede; Gëzdar Veipi; Çobo Skënderi; Mahmut Hysa e Bajazit Jaho, plotsuan kushtet, fluturuan sipas kërkesave të Kursit të Përgatitjes Luftarake dhe morën klasin e parë të pilotit. Nuk ishte parë ndonjëherë që, në Shqipëri, në një natë të vetme, të merrnin klasin e parë aq shumë pilotë. Kolonel Niko Hoxha, në atë kohë komandant i regjimentit të Rinasit, kur u ul aeroplani i fundit, për atë natë fluturimi, i shkrepi të gjitha raketat sinjalizuese, me ngjyra të ndryshme që ndodheshin në pikën e drejtimit të fluturimeve, duke e ndezur “flakë” qiellin mbi aerodrom.

Gëzimi i asaj nate nuk mbeti “pronë “ vetëm e pilotëve që u klasifikuan. Gëzonin teknikët e aeroplanëve; kuadrot e shtabit; ata që vrojtonin hapësirën ajrore dhe drejtonin fluturimet  (shturmanët); në eufori ishin ushtarët e shërbimeve dhe punonjësit që u ndodhën në repart. Gëzim e krenari kishte Lulo Musai, të cilin e pashë të kërcente “ pupthi”, nga gëzimi dhe tek përqafohej me cilindo që i dilte përpara. Aq fuqishëm e përjetoi atë ngjarje komandant Luloja sa nuk i mbante dot lotët e gëzimit.

Dashuria për fluturimin dhe për aeroplanin e shtynte Lulo Musanë të polemizonte me kolonelin, të cilin e kishte idhull dhe e respektonte shumë. Natyrisht, polemikat lidheshin me detyrat ajrore. Rregulli e do që kontrollin e kohës, para se të nisë dita(nata) e fluturimit, ta bëjë ai që është në drejtimin e fluturimeve. Zakonisht, detyrën e udhëheqësit të fluturimeve, në Rinas e kryente koloneli. Natën kur u fluturua për klasin e parë, në Rinas, nisur nga dëshira për të fluturuar, Luloja iu drejtua Niko Hoxhës, me fjalët: “ Unë kam shumicën e pilotëve sonte që do të fluturojnë për klasë, përse të mos e bëj unë kontrollin e kushteve të fluturimit”? Niko Hoxha, shumë autoritar e i prerë në qendrime, nuk ia prishte Lulos, mbasi e dinte me kë kishte të bënte. Kam dhe një kujtim individual, nga punae përbashkët  me Lulon, në atë kohë:

Gjatë vitit 1965, në fluturimet në formacion aeroplanësh ku mbaja vendin e shoqëruesit, paraqita lëkundje lidhur me ruajtjen e vendit në formacion. Komandanti i regjimentit dhe ai i skuadriles së dytë, Kosta Neco Dede, kishin vendosur të bëja një fluturim kontroll, në çift, me kontrollues Lulo Musanë, si ekspert i fluturimit. “Udhëheqës “ i çiftit ishte piloti Gezdar Veipi. Me avionin mësimor me numër anësor 75, me teknik aeroplani myzeqarin Miço Kaçaku. Unë në kabinën e parë e Luloja në të dytën, u ngritëm në ajër, në çift. Gjat gjithë kohës sa ishim në ajër, as në tokë, komandant Luloja nuk më foli asnjë fjalë e i la të lira komandat e avionit. Më la liri të plotë veprimi. U mundova të mbaja vendin në formacion, siç e kërkonte rregullorja dhe instruksionet. Kur zbritëm në tokë e dolëm nga kabinat, iu paraqita kontrolluesit për të marrë “ verejtjet”. Komandant Luloja, me kompetencë të plotë dhe me takt të jepte atë që meritoje. “ Bëre mirë që u përpoqe të ruaje vendin tënd në formacion. Dije që distanca dhe intervali në ajër zvogëlohen gradualisht; jo përnjëherë e me një lëvizje të vetme”- dhe më lejoi të vijoja plotsimin e programit të stërvitjes ajrore të vitit. Kisha dëgjuar mbi bëmat e tij por, në atë fluturim, Lulo Musai më mrekulloi me qetësinë, gjakftohtësinë dhe sigurinë e jashtzakonshme që tregoi. Ai ishte një pedagog i mirë dhe një psikolog i zgjuar.

Por viti 1965, i cili na mashtroi, me rezultate ne gjysmen e pare të tij, në pjesën e dytë e në veçanti fundi i tij rezultoi fatkeq, për Regjimentin e Rinasit dhe për aviacionin tonë, në tërësi. Më 20 nëntor, rreth orës 10oo në fundin e aerodromit të Rinasit, ra, në krye të detyrës,  në një fluturim me qitje reale kundër shënjave tëkësore ai që themeloi e ngriti aviacionin tonë në ato lartësi të papara, Komandanti legjendar i regjimentit, piloti i klasit të parë Niko Selman Hoxha. Fundi heroik i tij ishte ndoshta një nga ngjarjet më të hidhura që përjetoi efektivi pilot, teknik e specialist i aviacionit dhe humbje e cila nuk mund të llogaritet. U vra, kur nuk duhej të vritej, “ babai”i regjimentit dhe i gjithë aviacionit shqiptar. Idhulli i Lulo Musait dhe i mjaft pilotëve të tjerë, edhe imi, u nda nga, jeta aksidentalisht dhe heroikisht. Me dhimbje të thellë e dëshpërim të patreguar, e përcolli Lulo Musai atë katastrofë ajrore, të cilën e pa, me sytë e tij. E përcolli me lot e me keqardhje të madhe, atë që e donte dhe e respektonte aq shumë. E shikoja Lulon, pas asaj ngjarje që na hidhëroi pa masë, shumë të menduar e disi  të hutuar, por jo të dekurajuar. Lulo Musai, i cili kishte përcjellë disa shokë e miq, të pajetë, rënë në katastrofa ajrore qyshse ishte student, në “ Engels”, bëri durim dhe në këtë fatkeqësi, duke ditur të dalë mbi të. Ishte komandant i një skuadrile me aeroplanë të sofistikuar e me një efektiv jo të pakët, i cili e shikonte në dritë të syrit Lulon dhe që reagonte, sipas reagimit të tij.  E qau në heshtje Nikon, me shpirt e me zemër si mik   të shtrenjtë, komandant Luloja.

Pas katastrofës ajrore, në regjimentin e Rinasit e në të gjithë repartet e aviacionit pasoi një “valë spastrimesh “tek pilotët. Si i thonë një fjale: “ Kush digjet nga qulli, i fryn edhe kosit”! Më tepër për të qenë brenda, komisioni  mjekësor i aviacionit, përjashtoi nga fluturimi  ose ndryshoi statusin e disa pilotëve, pavarësisht nga shkalla e kualifikimit të tyre. Ata ishin, kryesisht pilotë, të cilët kishin paraqitur lëkundje në shëndetin e tyre. Njëri nga ata që pësuan, me këtë rast ishte dhe komandant Luloja, pilot i klasit të parë. Prej kohësh tek Luloja, mjekët kishin vënë re lëkundje të tensionit arterial. Falë eksperiencës që kishte dhe autoritetit të padiskutueshëm që gëzonte, deri atëherë mjekët e kishin bërë “ njërin sy, qorr e njërin vesh të shurdhët”. Kishte ardhur koha e ishte pjekur situata për ti vënë pikat mbi”I”. U deklarua i paaftë për të fluturuar në aeroplanët reaktivë, piloti i klasit të parë Lulo Musai, i cili mbante mbi shpinë, jo vetëm një periudhë shumë vjeçare në fluturime ajrore por dhe një përvojë të vyer e cila nuk akkumulohet lehtë. Komisioni mjekësor i aviacionit e lejoi Lulon të fluturonte në aeroplanët me helikë, shpejtësia e vogël e të cilëve mund ta toleronte deri-diku  shfaqjen e hipertonisë të tij. Së bashku me Lulon, ajo “ furtunë” kapi dhe Halit Bulkun; Mustafa Çiçin; Llazar Çupën; Skënder Kaninën, pilotë  të regjimentit të Rinasit dhe disa pilotë të reparteve të tjerë. Një fatkeqësi të re duhej të përjetonte heroi i këtij rrëfimi. Ai e përjetoi atë me dinjitetin, që ishte karakteristikë e tij.

Nuk qe e lehtë ajo ndarje nga “pulëbardhat “, me të cilat ishte bërë mik prej kohësh. Do ti linte të 12 aeroplanët modernë, MIG-19 Pm, në vendstrehimet e tyre të betonuara. Siç la dikur, kur u nis për në çetën partizane e më pas kur u fut udhëve të qiellit, tufën e dhenve që zbardhëllonin në kullotat e lëndinave të fshatit, plot me trëndelinë. Do të ndahej nga “ nuri “ i djalërisë të skuadriles e të regjimentit, nga ata, të cilët i rriti nëpër udhë të rrezikshme, me shumë sakrifica. Tani, ishte i detyruar ti linte “ jetimë”, siç la qingjat, duke blegëritur e në kërcim, atë pranverë të vitit 1943, kur doli në mal, partizan; mbasi flaku kërrabën e bariut e hodhi në sup dyfekun e luftëtarit të lirisë. Mjaft e prekshme ishte ndarja e Lulos nga efektivi i skuadriles së parë, ku ishte komandant. I takoi të gjithë, me radhë. E nisi nga adoleshentët, ushtarëte shërbimit të detyruar, të cilët ishin 19-20 vjeçarë; takoi një për një teknikët e aeroplanëve; specialistët e radios; ata të paisjeve speciale; specialistët e armatimit dhe kuadrot e skuadriles që drejtonin sektorin teknik. Mallëngjyese ishte ndarja me aeroplanët Mig-19 PM; të cilët i donte shumë. I preku me dorë, një nga një, i fërkonte, sikur i përkëdhelte, me një dashuri nëne. Neve që e vrojtonim atë skenë të trishtë, na dukej sikur u thoshte aeroplanëve:” Kemi fluturuar  bashkë, kemi çarë qiejt e retë; kemi kaluar situata të vështira e kemi dalë fitimtarë; kështu u dua përherë e të më falni nëse në ndonjë ulje nuk kam qenë aq i saktë”!Efektivave të skuadriles së parë, në çastin e ndarjes, kur ata ishin të rrjeshtuar në nderim të komandantit të tyre lavdiplotë u tha, shkurt: “ U falemnderit që më keni dëgjuar e më keni nderuar! Duke u ndarë nga ju, me dhimbje, u lutem të mos më turpëroni pas këtej, se arma jonë është e mbuluar me lavdi, për të cilën është derdhur shumë gjak”! Kur i ktheu shpinën efektivit të rrjeshtuar,  sytë e tij të bukur ishin të përlotur por kokën e mbante lart, mbasi i kishte kryer detyrat, me perkushtim e dashuri, si një prind i mirë që i do fëmijët e tij por dhe u kërkon llogari.  Siç i kujton ato ditë piloti i klasit të parë, kolegu e miku prej shumë kohësh i lulos, Çobo Skënderi,  “mbasi doli i paaftë për të fluturuar në aeroplanët reaktivë, Luloja, një ditë, më futi krahun e më çoi në bufenë e aeroportit civil. U ulëm në një tavolinë e ai porositi kamerierin të sillte dy gota fërnetë. Ndërhyra: “ po ne, të dy nuk përdorim pije alkoolike; ç’pate ? Ai, me buzë në gas ma ktheu:” Do më ngushëllosh, dhe iu mbushën sytë me lot” Sytë larushë të Lulo Musait, rrallë, shumë rrallë kishin parë lot. E ndjeu thellë dhimbjen e ndajes nga komuniteti me te cilin kishte kapërcyer vështirësitë e rritjes, ai trim me fletë.

“Lulo Musai ishte zemërbardhë e sedërmadh, por nuk kishte cmirë e nuk përgojonte njeri- vazhdon të tregojë çobua. “ Kur më emëruan në detyrën e komisarit të Regjimentit të Rinasit, Luloja, duke më uruar për detyrën e re, të rëndësishme, më këshilloi: “Tregohu i mençur e i ndershëm, si Niko Hoxha e i urtë, si Peço Polena”! Urim më të bukur nuk mund të kishte. Ishte urimi i një miku që të do të mirën.

U nda nga Regjimenti i Rinasit e nga skuadrilja e parë që komandonte dhe, në fillim të vitit 1967 u emërua komandant i Skuadriles Autonome të Transportit Ajror, në Tiranë, me qendër në Laprakë.  Repartin e gjeti ujem (të përzier). Në aerodromin e Tiranës, në atë kohë ishin të dislokuar dhe zhvillonin fluturime, aeroplanë me helikë  të tipave të ndryshëm (IL-14; AN-2; Jak-18A) dhe helikopterë MI-4. Të gjithë të ndryshëm e me kërkesa  teknike specifike. Në vitin 1963 kishin ardhur nga Kina 12 aeroplanë transporti, me helikë AN-2, të destinacioneve të ndryshëm. Ata iu shtuan 1 aeroplani Jak – 18 A, i cili ishte  në dispozicion të kryeinspektorit të aviacionit; 1 aeroplani IL-14, i cili bënte transportimin nga ajri  të udhëheqjessë Partisë e të shtetit dhe 4 helikopterë MI-4, të cilët, asnjëherë nuk u bashkuan. Sejcili tip kishte strukturën dhe komandën e tij. Reparti u njësua, dhe mori emrin konvencional: 5818. komandant i tij u emërua Lulo Musai. Aeroplani IL-14 kishte status të veçantë e nuk hynte në strukturën e skuadriles; as nën komandën e Lulo Musait.

Helikopterët MI-4, të prodhimit sovjetik, ishin me resurse të kufizuare, për pasojë fluturonin rrallë. Një bërthamë pilotësh, të zotë e me përvojë, si Sejdo Kamberi; Selman Meçe; Hetem Mehmeti e Ndue Logu, aso kohe kryenin detyra të kufizuara, kryesisht për shpëtimin e jetëve të njerëzve, në raste fatkeqësish natyrore dhe njerëzore. Pas emërimit komandant i skuadriles autonome të transportit ajror, Lulo Musait iu desh të riorganizonte mbi baza të shëndosha atë amalgamë njerëzish e teknike fluturuese.

Kjo detyrë sido që ishte e vështirë i shërbeu Lulos si tramplinë për një detyrë tjetër, më të rëndësishme, siç ishte ajo e komandantit të Regjimentit të helikopterëve, në formim e sipër.   Siç duket, dhëheqja e lartë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kishin piketuar që në këtë detyrë të ishte Lulo Musai. Me përvojën e gjatë që kishfituar, me dëshirën e madhepër të fluturuar e për të punuar dhe me  shkathtësinë që e karakterizonte, derisa mori udhë çështja e formimit të regjimentit, Lulo Musai, në krye të Skuadriles së Transportit filloi të fluturonte në aeroplanët AN-2  me helikopterët Mi-4 dhe nisi të merrej me  organizimin e punës për përcaktimin e vendit të dislokimit të helikopterëve dhe hartimin e skemës të regjimentit të ardhshëm. Ne Skuadrilen e Transportit u dukën prirjet e Lulos lidhur me organizimin e drejtimin e punëve edhe në fushën e ndërtimeve. Pa u spostuar nga detyra kryesore e ditës, e cila ishte të kompaktësonte e të vinte mbi baza shkencore srërvitjen ajrore e atë në tokë të ekipazheve, Luloja organizoi ngritjen e disa godinave. U ngrit, mbi fjetinën e ushtarëve dhe mbi depon teknike, të cilat e kishin fillimin në kohën e pushtimit italian të vendit, një kat, në mjediset e të cilit u përshtatën klasat; zyrat; disa kabinete e shërbimedhe çentrali telefonik i repartit. Për herë të parë në këtë repart, i cili funksiononte prej kohësh, por ishte kthyer në “ ujë të ndënjur”, u bënë ndërtime e u vu mbi baza shkencore stërvitja e efektivave. Merita kryesore në këtë ndryshim e transformim cilësor, i përket komandant Lulo Musait.

Lulo Musai ishte pilot me një përvojë të gjatë në ajër dhe mbante klasin më të lartë të kualifikimit të pilotit. Ai nuk e pati të vështirë të kalonte në stërvitjen në ajër me aeroplanin e lehtë të transportit AN-2. Megjithse ky tip avioni fluturon me shpejtësi relativisht më të vogël dhe falë konstruksionit dhe  manovrueshmërisë të tij, “të fal dhe ndonjë pasaktësi “, Lulo Musai nuk e nëpnvleftësoi atë por u thoshte gjithmonë pilotëve se: “Aeroplani nuk të njeh, ai i bindet atij që e drejton me disiplinë shkencore”. Lulo Musai kishte bërë të vetin sloganin e kuptimtë se: “ Aeroplanit duhet ti drejtohesh me “JU”!Meritë të veçantë ka komandant Luloja në çështjen e stërvitjes të ekipazheve që fluturonin në avionët AN-2, të destinacionit për bujqësinë, për shëndetësinë, në ndihmë të artilierisë kundërajrore, për hedhjen e parashutistëve, për transportimin e postës e të korrierëve ushtarakë etj. U organizuan fluturime natën me avionët An-2 e u kryen detyra të tjera, në përshtatje me destinacionin.

Viti 1967pruri të tjera ndryshime në jetën e aviacionit. U dekretua e u otganizua Regjimenti i Helikopterëve. Për organizimin dhe drejtimin e regjimentit të ri, detyra iu ngarkua Lulo Musait, i cili u emërua Komandant Regjimenti dhe Tomorr Avdisë, që u emërua komisari regjimentit të ri. Të dy ishin pilotë me përvojë të gjatë dhe mbanin shkallë të lartë kualifikimi. Ata njiheshin e ishin shokë me njëri-tjetrin. Shoqëria e tyre zinte fill qysh herët, në kohën kur studionin për tu bërë pilotë, në shkollat sovjetike të aviacionit. Në unitet të plotë mendimi e veprimi, të dy kuadrot drejtues të regjimentit iu përfillën një pune “ titanike “. Devotshmëria dhe kualitetet e tjerë të personalitetit të tyre të spikatur u vunë në një provë të re, tepër serioze. Çdo gjë do të niste nga pika “0”. Në dorë kishin vetëm një letër ku shkruhej Dekreti me idenë dhe një urdhër, i cili autorizonte komandën, në atë kohë  pa efektiv e teknikë, të skiconte, me fantazi, në letër, ngritjen e regjimentit. Pritej të vinin nga Kina një kontigjent i madh me helikopterë MI-4, me të cilët do të formoheshin tri skuadrile, me nga 12 helikopterë sejcila. Në çdo skuadrile do të kishte katër treshe helikopterësh me efektivin pilot, teknik e specialist. Në një helikopter duhej caktuar një ekipazh, në përbërje të të cilit do të kishte dy pilotë (njëri nga këta do të ishte komandant ekipazhi; tjetri pilot i djathtë). “ Zot “ i helikopterit do të ishte tekniku i bortit, i cili, jo vetëm përgjigjej për përgatitjen dhe kontrollin e imët të helikopterit, në tokë, por ngrihej dhe në ajër, së bashku me pilotët, për të kryer detyrat ajrore, në një fat të përbashkët.

Shkëlqimin e Lulo Musait, si pilot e si komandant, nuk e zbehu largimi i parakohshëm i tij, nga detyra e nga regjimenti i helikopterëve, me kokën “pas”.

Një nga barrët më të rënda, për Lulon dhe kolegun e tij ishte argumentimi i vendit ku do të dislokohej Regjimenti i Helikopterëve. Mendimet dhe planet e komandës eprore ishin të ndryshëm. Egzistonte mundësia dhe përflitej se vendi i dislokimit do të ishte Cerriku; Shënavlashi; Shijaku etj. Lulo Musait i takon merita e argumentimit shkencor të domosdoshmërisë të dislokimit të Regjimentit të Helikopterëve në fshatin Farkë; në afërsi të kryeqytetit. Komandant Luloja, e lidhi argumentimin me faktin e pakundërshtueshëm se meqënëse Regjimenti i Helikopterëve ishte rezervë e Shtatmadhorisë, ai, patjetër duhej të dislokohej pranë komandës nga i merrte  detyrat. Pra Argumentimi parapëlqente vendosjen e heliodromit  pranë Metropolit. Ky mendim u pëlqye nga udhëheqja e u vendos, siç propozoi Lulo Musai. Kjo e shtoi respektin dhe konsideratën për komandant Lulon.

Helikopterët e parë, në vendin tonë kanë ardhur diku nga viti 1957. Përvoja e shfrytëzimit të tyre nuk mungonte por praktika e përdorimit të helikopterëve, deri atëherë ishte bërë me frymë liberale, jo mbi kritere shkencore. Si rezultat i shfrytëzimit me disiplinë ajrore të dobët dhe paaftesisë të disa ekipazheve, një helikopter Mi-4 dhe tre të tjerë të tipit MI-1  ishin rrëzuar nëpër male e pyje dhe ishin kthyer ne togje mbetjesh. Megjithatë, si bazë fillestare për ta nisur organizimin e ngritjes së regjimentit të ri egzistonte një bërthamë evogël  por e shëndoshë me pilotë, teknikë e specialistë të përkushtuar. Pikërisht tek kjo bërthamë e shëndoshë u mbështet Lulo Musai, për ta ngritur atë  “ngrehinë” madhështore që iu besua. Ai u mbështet dhe shfrytëzoi eksperiencën që kishin akkumuluar pilotët: Sejdo Kamberi; Andrea Stavre; Manush Kreshpa; Selman Meçaj; Hetem Mehmeti; Ndue Logu; Agron Galanxhi etj. Me nivel të ngritur teknik e shkencor ishin teknikët e helikopterëve si: Andon Koroveshi; Gëzim Bajrami; Nani Stefa etj. të cilët e shfrytëzonin helikopterin MI-4 prej 10 vjetësh. Mjaft të përgatitur, si nga ana teorike dhe ajo praktike ishin teknikët e rinj: Gaqo Rrapi; Tajar Ramadani; Apollon Baçe; Dajlan Birçe; Naltor Shehu; Petrit Levanaj; Thoma Ngreci etj të cilët kishin mbaruar ciklin e plotë të përgatitjes teorike dhe praktike në shkollën sovjetike të aviacionit, në qytetin e Krasnodarit. Këtij grupi i bashkëngjiteshin teknikët e rinj Vehbi Punavija; Hysen Hila; Ramadan Taçi; Ibrahim Kapllani; Skënder Loli etj.

Lulo Musai ishte gjë e zgjuar e nuk shkelte në dërrasë të kalbur. I bindur se detyra që i doli përpara ishte komplekse dhe e vështirë, ai iu përfill punës për të bërë realitet ato që ishin vetëm në letër. Nga tja niste ? Regjimenti i ri i helikopterëve u kthye në një shkollë të vërtetë; si për pilotët dhe për teknikët e specialistët. Me shkathtësinë karakteristike e me horizontin e qartë që kish, komandant Luloja ndërtoi një punë shumëplanëshe, të menduar mirë e me objektiva të qarta. Disa teknikë e specialistë që zotëronin mirë gjuhën ruse, si: Tajar Ramadani; Vehbi Punavija; Apollon Baçe etj i angazhoi me përkthimin e literaturës. Natë e ditë qendronte mbi libra mendjendrituri Tajar Ramadani, duke përkthyer konstruksionin e helikopterit MI-4 dhe atë të motorrit ASH-62 IR. Shkruesi i këtyre radhëve i gdhinte netët e gjata mbi makinën e shkrimit, duke shtypur materialet që përktheheshin nga gjuha ruse. Të tjerë teknikë, sipas prirjeve të tyre u morën me përgatitjen e skemave e të maketeve dhe me angazhime të tjera të dobishme, të cilat i shërbenin krijimit të bazës materiale, për “ dasmën e madhe që pritej”. Lulo Musai ishte largpamës dhe në parashikimet e tij e përfytyronte regjimentin si një shkollë e madhe; siç u bë, në fakt. Ai “ qëmtoi “ të aftit dhe i vuri në punë efektive. Të njëjtën gjë bëri dhe me pilotët, gjatë punës  me të cilët i dolën përpara disa vështirësi të në natyre tjetër.

Bërthamën e pilotëve me përvojë në helikopter, ai e shfrytëzoi për ta transmetuar këtë eksperiencë të vyer tek ata me më pak përvojë dhe tek ata që nuk kishin fluturuar në këtë mjet ajror por erdhën nga reparte të tjerë të aviacionit. Efektivi fluturues që mbushi radhët e pilotëve të regjimentit të ri ishte i niveleve e praktikave të ndryshme. Një kategori pilotësh, të cilët përfunduan shkollën e aviacionit në Bashkimin Sovjetik ku u titulluan pilotëpër të fluturuarme helikopterët  MI-4, në muajin gusht të vitit 1961, mbasi u kthyen në Atdhe, për mungesë helikopterësh, u caktuan në detyra të tjera, në aviacion dhe jashtë tij; në Ushtri, pa të drejtë fluturimi. Mes tyre mund të përmendim: Agim Nanaj; Stavri Prenda; Sybi Koçi; Vangjel Nasto; Vangjel Nakuçi; Albert Shkurti; Ali Levanaj; Ramo Mejdiaj; Sotiraq Gjylameti; Mikel Janku; Agron Galanxhi; Muharrem Hida etj. Hetem Mehmeti dhe Ndue Logu, të cilët kishin teknikë pilotimi më të mirë u bashkëngjitën pas grupit të plotëve “të vjetër” të cilët fluturonin në helikopter. Tre pilotë u dërguan në shkollën e aviacionit, si instruktorë në aeroplanët fillestarë mësimorë me helikë Jak-18u dhe Tip-61; disa u caktuan shturmanë(aviodrejtues), në vendkomandat e repartevee nëVendkomandën Qendrore të Ushtrisë, disa të tjerë u caktuan të punonin në shtabe, në detyra të ndryshme etj. Mikel Janku u largua nga aviacioni e nga fluturimi dhe iu përkushtua futbollit. Pati dhe ndonjë si Nasi Leka që u largua nga ushtria. Një grup rjetër ishte me pilotë helikopteri të cilët, në shkollën sovjetike të aviacionit helikopter kishin përfunduar programin e fluturimeve në helikopterin MI-1 por nuk arritën të fluturonin në helikopterët MI-4. Në këtë grup ishin oficerët:Vangjel Postoli; Mihallaq Nole; Namik Agolli; Cen Cenaj; Theodhori Zoto; Bektash Bebeçi; Halil Gashi e Idriz Kasaj.

Pas katastrofës ajrore që ndodhi në Rinas, më 20 nëntortë vitit 1965, komisioni ushtarako- mjekësor i aviacionit deklaroi të paaftë për të fluturuar në aeroplanët reaktivë dhe të aftë për të fluturuar në aeroplanët me helikë, ku përfshihet dhe helikopteri, disa pilotë të niveleve të ndryshëm të kualifikimit; kryesisht pa klasë. Të tillë ishin: Halit Bulku, i cili mbante klasin të parëtë pilotit; Mustafa Çiçi, mbjtës i klasit të dytë; Jorgo Tabaku; Mentor Rrugia; Nustret Bilani; Mark Qypi, etj, pa klasë. Pra, Lulo Musait i duhej të kompaktësonte e të përgatiste pilotë në helikopterin MI-4, tërë këtë amalgamë njerëzish. Sejcili prej tyre kishte fluturuar dhe e njihte ajrin por, çdo tip aeroplani ka veçoritë specifike në shfrytëzim. Ca më tepër kur disa pilotëihin të fmiljarizuar me ajrin nëpërmjet fluturimeve në aeroplanëtë ndryshëm  e tash u duhej të drejtonin helikopterin. Siç dihet, helikopteri vërtet është makinë ajrore e fluturon por nuk është aeroplan. Ai vërtet ngrihet në ajër e fluturon  sipas disa ligjësive të tjera dhe veçoritë e shfrytëzimit të tij pilotët e ardhur nga repartet e tjerë të aviacionit duhet ti mësonin mirë. Kësisoj puna nuk ishte e lehtë për komandant Lulon. Duheshin hartuar programe fluturimi të diferencuar që tu përgjigjeshin niveleve dhe aftësive tëndryshme që kishin pilotët e ardhur.

Viti 1967 e gjeti Regjimentin e Helikopterëve, vetëm në letër. Ishte ndërtuar struktura e tij por duheshin plotsuar vendet me njerëze teknikë luftarake. Me helikopterët egzistues, të cilët ishin me resurse të kufizuar, pilotët me eksperiencë në helikopter:  Sejdo Kamberi; Selman Meçe dhe Hetem Mehmeti nëpërmjet disa fluturimeve kontroll, me të ardhurit në regjiment, përcaktuan, në vija të përgjithshme, aftësitë dhe mangësitë e tyre profesionale. Kjo praktikë shërbeu dhe si testim fillestar, mbi bazën e të cilit dhe të dokumenteve të shkollës sovjetike të aviacionit; pilotët u caktuan në funksione të ndryshme, në hallkat e skuadrileve dhe të tresheve. Vetëm dy pilotë, njëri nga të cilët quhej Mark Qypi, njeri i zgjuar e me humortë këndshëm, mbetën pilotë të thjeshtë. Priteshin helikopterët e rinj, nga uzinat Kineze të aviacionit, me qëllim që të niste stërvitja  ajrore e programuar, e diferencuar me pilotët. Ndërkohë ata iu nënshtruan një programi teorik për të mësuar veçoritë e shfrytëzimit, në tokë e në ajër të helikopterit MI-4. Në njërin nga pushimet, mes orëve të mësimit, Marku i tha shokut të tij, pilot i thjshtë dhe ai; në intimitet, thënien e shprehur, me ton të theksuar ironie:” SMT (stacion i makinave dhe traktorëve) me tre traktorë (lexo helikopterë); dy punëtorë e dhjetë drejtorë”. Në fillim u tregua si barcaletë kjo thënie e tij; ajo u përhap gojë më gojë, mbijetoi, mbahet mend edhe pas kaq vitesh e tregohet rishtaz me nota humori.

Lulo Musai vinte nga një praktikë e gjatë fluturimi në aeroplanët reaktivë. Ai njihte ligjësitë e përgjithshme të aerodinamikës dhe teorisë të fluturimit të avionëve, por, për hir të së vërtetës, veçoritë e helikopterit, sidomos praktikën ajrore me të; nuk i njihte. Kësisoj i duhej të mësonte vetë helikopterin; në mënyrë që ta kishte më të lehtë për të drejtuar gjithë ata vartës. Si sedërli i madh, Lulo nuk linte rast e mundësi pa shfrytëzuar për të përfituar sa më shumë nga përvoja e specialistëve të të gjithë profileve që kishte regjimenti. Idhulli i Komandant Lulos, sa i takon fluturimeve u bë shpejt djali simpatik e piloti i rrallë nga Brashta e Dukagjinit Ndue Logu. Lulo i çmonte shumë vlerat e Ndues, si njeri e si pilot. Aftësitë fluturuese të dukagjinasit të ri ishin për tu marrë shëmbull; sjellja e tij ishte tepër korrekte dhe e njerëzishme. Nduja e njihte në detaje helikopterin MI-4 dhe i shfrytëzonte me efektivitettë plotë veçoritë e tij. Lulo, duke fluturuar me Nduen në kabinën e djathtë, jo vetëm e ndjente veten të qetë në ajër por dhe përfitoi mjaft prej tij. I duhej, madje sa me parë përvoja efluturimit me helikopter, komandant Lulos. Ai nuk ishte nga ata njerëz që vetëm udhëzojnë. Në çdo punë, motivi i komandant Lulos ishte: “ Bëni si them unë e hajde ta bëjmë së bashku”! Lulo Musai i jepte shumë rëndësi udhëheqjes me shëmbullin vetjak. Bashkëkohësit e tij tregojnë se Lulo Musain e gjeje kurdoherë në kabinën e helikopterit, kur ekipazhet thirreshin në detyra “ speciale” (lexo të pa planifikuara). Eci shpejt komandant Lulo, në drejtim të përvetësimit të teknikës së pilotimit të helikopterit. Kur u formua regjimenti, komandanti i tij ishte efektivisht në elitën e pilotëve të helikopterit MI-4. Motoja e tij mund të përmblidhej në togfjalëshin: “ Pilot është ai që fluturon”!

Por, vetëm zotësia për të fluturuar, për të qënë komandant Regjimenti, nuk mjaftonte; ai duhej të ishte shëmbull edhe sa i takon njohjes dhe shfrytëzimit të pjesëve materiale, teknologjisë dhe veçorive të përdorimit, në çdo regjim pune. Rëndësi të veçantë Lulo Musai i kushtonte njohjes nga pilotët dhe teknikët të rasteve të veçanta (parregullsive)që mund të ngjajnë, në tokë e në ajër dhe mënyrës së parandalimit të tyre, kur ato nuk kishin ndodhur, ose daljen  me sukses, kur ato ishin shfaqur. Gjakftohtësia dhe maturia e tij, në raste të tillë ishte e pakrahasueshme. Ai kishte dhënë shëmbuj të gjallë gjakftohtësie e maturie, si gjatë fluturimeve në aeroplanë dhe në helikopter. E kishte një idhull komandant Lulo edhe në shërbimin ingjeneroteknik të regjimentit. Ai vlerësonte mjaft njohuritë tekniko-shkencore dhe aftësitë organizuese e drejtuese të Tajar Ramadanit, i cili, me shumë vullnet e kembengulje, përfundoi, pa shkëputje nga puna, Universitetin e Tiranës; Fakultetin e ingjenierisë mekanike e u bë kryeingjenier i Regjimentit.

Kur bisedova me oficerë të profilit teknik për figurën e Lulo Musait, sikur ta kishin bërë me fjalë, ata, të gjithë më thanë të njëjtën gjë: Lulo Musai i donte shumë teknikët e specialistët; i dëgjonte mendimet e tyre për teknikën dhe i besonte shumë opinionit të tyre. Komandant Lulo kishte mendimin se piloti dhe tekniku i avionit(helikopterit) janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe nuk bëjnë dot pa shoku – shokun. Tekniku i avionit dhe specialistët e tjerë bëjnë një punë heroike, plot sakrifica e privacione. Ata i njohin mirë sakrificat e pilotëve, prandaj nuk kanë rezerva për mënyrën e trajtimit të tyre. Në rregulloren e shërbimit inxhenjero-teknik është sanksionuar e në praktikë gjen zbatim kërkesa, sipas të cilës efektivi teknik vjen në aerodrom 2 orë para pilotëve; përgatit e kontrollon avionin; merr pjesë në fluturim dhe, pas zbritjes të pilotit të fundit i duhet të punojë edhe dy orë të tjera për ta vënë avionin në gatishmëri luftarake. Mendoni teknikun e helikopterit, i cili duhet të marrë pjesë fizikisht edhe në fluturim. Këto veçori, Lulo Musai i njihte e i çmonte  dhe nuk i injoronte. Atij i dhimbseshin shumë teknikët e helikopterëve kur i shikonte tek shmangeshin mënjanë pas uljes së helikopterit në një fshat, mal apo shesh dhe qendronin mbi një gur apo mbi ndonjë shkurre, mbasi ishte fikur motorri e kishin ndaluar helikat, për të ngrënë ato ushqime që i kishte nisur nikoqirja e shtëpisë, të mbështjella me një copë gazetë. Nuk është sekret të dëftoj, çfarë kishte zakonisht brenda asaj gazete. Bukë; ndonjë vezë  të zier; një copë djathë; ndonjë kokërr domate dhe, në rastin më fatlum, një copë mish. Bëri çmos Lulo Musai që edhe teknikët fluturues të trajtoheshin me ushqim, falas, në mensën e pilotëve dhe ia arriti qëllimit.

I shkonte fjala komandant Lulos e i “ngjiste” kërkesa mbasi e argumentonte atë. Ai kishte dhënë prova të shumta në këtë fushë. Në marrëdhëniet me teknikët e specialistët, Lulo Musai, pa kurrfarë ndjenje superioriteti, ishte i jashtzakonshëm. Në këtë çështje ai sillte, përveç shpirtit të tij bujar edhe përvojën e regjimentit të Rinasit, nga kishte ardhur, në krye të regjimentit të Helikopterëve. Në gatishmërinë roja, në fund të aerodromit të Rinasit, në atë godinën njëkatëshe  me tulla të kuqe, me çati, ku pilotët dhe teknikët qendronin 24 orë së bashku, efektivi fluturues, i cili trajtohej me ushqim special, falas, ishte bërë traditë:pilotët e ndanin ushqimin me shokët e tyre teknikë. Lulo e shikonte teknikun e avionit të lidhur ngushtë me aeroplanin (helikopterin) e tij. Tekniku e rrethon avionin me kujdesin që bën prindi për fëmijët e tij. Ai i di, me saktësi, i ndjen e u qendron mbi kokë të gjitha parregullsive. Në repartet e aviacionit ka marrë vlerat e të domosdoshmes rregulli sipas të cilit, asnjeri nuk largohet nga reparti pa e vënë teknikën në gatishmëri. Tekniku, kur dëgjon ndonjë  “kollitje “ të motorrit, shqetësohet seriozisht, nuk e merr gjumi, si për fëmijën që ka lënë në shtëpi. Në një shkrim si ky, nuk është e mundur të përshkruhen sakrificat e teknikëve e specialistëve të aviacionit, në emër të detyrës dhe për të qenë në paqe me ndërgjegjen e tyre. Po të monitorosh punën e një tekniku, në ditët kur fluturohet, por jo vetëm, lehtësisht  do të bindesh për ngarkesën e madhe dhe punën heroike të tyre.

Ata njerëz duarartë e mendje plotë i kam parë tek kontrollojnë, me vigjilencë, çdo detaj e nyje të avionit (helikopterit) dhe në dorë mbajnë një bllok ku nënshkruajnë të gjithë specialistët e më në fund firmos piloti, para se të çohet në ajër, mbi gatishmërinë e avionit (helikopterit) të cilin ai shfrytëzon. E merr firmën e pilotit, i cili e merr mbi vete tërë përgjegjësinë ligjore por tekniku nuk është i qetë. Ai e shoqëron avionin e tij që nga lëvizja e parë nëpër aerodrom, kur ngrihet dhe deri sa del piloti nga kabina, pas uljes e i merr përsëri firmën atij. Gëzon tekniku i avionit kur piloti, në përfundim të detyrës shkruan në fletën e kontrollit se: “ Verejtje nuk kam”! Fletën e kontrollit, ai e mban si pasaportë, si hajmali, si krenarinë e tij. Të më fali lexuesi që po zgjatem në këtë pikë por, mendoj se ja vlen.

Në vitin 1963, në muajin korrik, në aerodromin e Rinasit, gjatë fluturimeve të natës ndodhi  një katastrofë ajrore, në të cilën, me aeroplanin Mig 17 F, me numër anësor 238, humbi jetën piloti Sokrat Basha. Tekniku i aeroplanit, djali i mençur e i pasionuar pas teknikës, duararti Perikli Teta, i tronditur thellë nga kjo ngjarje, qendronte i  vetmuar e i menduar, në një cep, ku të mundëte e më dukej si jetim. I mungonte një shok, një djalë për kokën e djalit, bukuroshi nga Myzeqeja, Sokrat Basha dhe avioni i tij, të cilin e donte dhe e mirëmbante sikur të ishte fëmija që priste të vinte në jetë. Pashë dhe teknikun e avionit me numër anësor 211, djalin azgan nga Maminasi, Hysen Domin, më 20 nëntor 1965 kur u aksidentua, me vdekje Kolonel Nikjo Hoxha, në një qitje treguese me avion Mig-17 F. Qendronte i hutuar e si i zënë në faj Ceni; me fletën e kontrollit në dorë, sikur donte të justifikohej e të dëftonte pafajësinë e tij, në ato ditë zije për Regjimentin e Rinasit dhe për të gjithë aviacionin. Pavarësisht se është vendosur një rregull për kontrollin e shumëfishtë të aeroplanit (helikopterit) mes pilotëve dhe teknikëve, është veprues prania e një besimi të ndërsjelltë mes tyre.  Lulo Musai ishte pilot me përvojë të gjatë pune. Ai ishte ngritur në ajër disa mijëra herë. Aq besim kishte tek teknikët ai njeri sa, ndonjëherë mjaftohej me kontrollin që i kishte bërë tekniku avionit apo helikopterit me të cilin do të fluturonte dhe i bënte një kontroll, sa për të qenë në harmoni me rregullin.

Në vitin 1968, mbasi kishin ardhur në regjiment, 30 helikopterë MI-4, nga Kina, për të mësuar helikopterin, erdhën nga shkolla e avuacionit pilotët e pa diplomuar:

1) Sinan çela;

2) Servet Kaçi;

3) Vladimir Selimollari;

4) Enver Taho;

5) Zhani Renza;

6) Arif Mataj;

7) Myftar Kuliçaj;

8) Spiro Kasa;

9) Irfan Rabo;

10) Beqir Barxha;

11) Aqif Sula;

12) Spiro Kasa etj.

Këta do të bëheshin pilotë helikopteri e do të plotsonin vendet organike, bosh. Erdhën dhe mjaft oficerë të rinj të profilit teknik, të cilët kishin përfunduar shkollën e aviacionit në Vlorë e ishin diplomuar teknikë por që do tëbënin specializim në helikopterin MI-4. Kësisoj Regjimenti i Helikopterëve realisht u kthye në një shkollë të madhe ku gëlonte fryma rinore dhe mësimdhënja  mbi baza shkencore. Në klasat akoma të pakompletuara u ulën të sapodiplomuarit teknikë dhe pilotët me përvoja të ndryshme. “Profesorë” u bënë mjeshtrit e mëdhenj, me përvojë  e njohuri shkencore në shfrytëzimin e helikopterit Mi-4: Naltor Shehu; Gaqo Rrapi; Tajar Ramadani e Vehbi Punavija dhe pilotët e talentuar, me nivel të ngritur teorik dhe praktik: Selman Meçe; Hetem Mehmeti; Ndue Logu etj. Montimi i helikopterëve të sapoardhur, i cili u krye në aerodromin e Tiranës, nga duart e teknikëvemë të shquar, të vjetër e të rinj, u kthye në një shkollë të vërtetë ku shpërtheu vullneti dhe aftësia e njerëzve për të bërë më të mirën. Ai ishte një shans i madh, i cili erdhi si një “ fat”, për ata që donin të mësonin, duke punuar. Me instruktor pilotin me përvojë Selman Meçe, dhe në fluturimet në detyra speciale, Lulo, shpejt “ ia mori dorën”  helikopterit e u ngjit në atë nivel si fluturues sa mund të udhëhiqte me shëmbullin vetjak. E dinte komandant Lulo që regjimenti, si kur fluturohej dhe në çdo punë tjetër i kishte sytë tek ai, si komandant i njësisë, prandaj ishte tepër kërkues ndaj vetes. Lëshimet dhe pakujdesitë, për Lulo Musanë ishin të huaja.

Të thuash që Lulo Musai e nisi formimin e regjimentit të helikopterëve nga pika “0”, kjo nuk është një fjalë goje por një proçes historik dhe  heroik ku shkëlqeu dashuria për ta parë Atdheun, më të fuqishëm e aviacionin helikopter, sa më parë në lartësinë e detyrave. Transformimi i përrenjve të thellë dhe bregoreve të mbuluara me shkurre të atij fshati ku prapambetja ishte ulur këmbëkryq; ndërtimi, me më pak shpenzime, me forcat e efektivit të drejtuar nga Lulo Musai jo vetëm i repartit por dhe i rrugës automobilistike, i pasuar nga ngritja e banesave për strehimin e familjeve të kuadrove e punonjësve si dhe afrimi i stërvitjes ajrore sa më pranë halleve të njerëzve ishin disa nga bëmat  kryesore tëpunës që organizoi e drejtoi Lulo Musai, në krye të regjimentit të helikopterëve. Fshati i Farkës dhe treva rreth tij e kujtojnë me mirënjohje Lulo Musanë, për ato që bëri. U shpejtua elektrifikimi i fshatit e marrja e ujit të pijshëm; disa nënoficerë dhe punonjës u morën në punë nga radhët e fshatarëve. Kësisoj fshatarët e Farkës, por jo vetëm, rritën të ardhurat  dhe shtëpitë e tyre u pajisën me orendi të reja, të kohës; disa oficerë zunë shoqëri e u miqësuan me vendas gjë që ndikoi për të mirë në ngritjen e nivelit kulturor të fshatit. Me vlerë ishte gjallërimi i veprimtarive  kulturore e sportive, në fshat  e në rrethina si dhe u ndihmua për një konceptim të ri të të jetuarit e  u forcuan lidhjet e ushtrisë me terrenin etj. mirësi që e kishin burimin në punën plot përkushtim e me bereqet të Lulo Musait. Aq i lidhur ishte ai njeri me repartin dhe aq merak e kishte punën sa nuk e zinte gjumi, as natën, kur ishte pranë familjes e i  duhej të mbante pak regjim; si pilot. E merrte në telefon oficerin e rojës, në çdo orë rë natës dhe e pyeste: “Pa hape pak dritaren e dëgjo, a punon traktori në vendqendrimin e helikopterëve”? Mendjen e kishte në repart Lulo Musai, e, për të reparti njësohej me shtëpinë.

Ndërtimi nga e para i Regjimentit të Helikopterëve, në bazën e Farkës, kërkonte që komandanti i tij të kishte njohje të gjerë dhe shoqëri të shëndoshënë terren, për të siguruar bazën materiale si hekur, çimento, zhavor, dërrasë, specialistë dhe makineri, të cilat nuk ishin të planifikuara. Me njohjet individuale dhe me shkathtësinë karakteristike të tij, Lulo Musai ia doli të bënte “ për vete “ drejtuesit e ndërmarrjeve të terrenit e të siguronte gjithësa duhej për ngritjen e Regjimentit. Mund të duket si barcaletë sot, por është ndodhi e vërtetë ajo që dua tu dëftoj: Në heliodromin që po ndërtohej lipsej të hapej një kanal, për shkarkimin e ujrave të vendqendrimit të helikopterëve. Me krahë, kjo punë nuk mund të bëhej. Kërkohej një ekskavaror, i cili duhet të merrej nga ndermarrja e bonifikimit. Lulo Musai donte të takonte drejtorin e ndërmarrjes por nuk e njihte personalisht atë. I telefonoi të panjohurit e i la takim. Si shënjë njohje, Lulo iu prezantua tjetrit, pa u parë:” Jam një burrë i shkurtër, i shëndoshë, me kokë të madhe e me sy bojë qielli, me veshje ushtarake, të zakonshme e me kapele aviatori” I tha bashkëbiseduesit vendin e orën e takimit. U takuan të dy burrat, pa pyetur asnjeri. Metoda e re e njohjes, kishte funksionuar. Në sa raste të tjerë komandant Lulo i merrte për drekë apo për darkë shoferët, traktoristët, buldozeristët dhe specialistë gjithfarësh; i fuste ata në mensë e u jpte të hanin ushqimin e tij. Se Lulo Musai nuk ishte hamës, as qelepirxhi. Disa ish teknikë helikopteri, më thanë se komandanti, kur dilte nga mensa, frutat, të cilat shokët e tij pilotë i çonin në familje, ai na i ndante neve që, në atë kohë  nuk ushqeheshim në mensë.

Në Regjimentin e Helikopterëve, përveç kuadrove të shumtë që erdhën nga rrethet dhe kërkonin strehim për familjet, mbasi banonin në hotelinebeqarëve, në repart erdhën njëkohësisht dhjetra oficerë të rinj, mjaft nga të cilët u martuan në të njëjtën kohë dhe kërkonin strehim. E paparë ishte puna që drejtoi komandant Lulo për ngritjen e banesave, me kontributet e esektivave të regjimentit. Bashkëkohësit e tij tregojnë se komandanti i regjimentit qendronte, me orë të tëra, ditën dhe natën në majë të skelës; atje ku betonohej apo ku bëhej mur dhe ta rrëmbente lopatën nga dora. Brenda një kohe të shkurtër u strehuan të gjithë të pastrehuarit, sipas kushteve të kohës. Nuk ishte ingjenier ndërtimi; as arkitekt apo gjeometër komandant Lulo por “ua vodhi “zanatin atyre. Një ditë, kur ndërtohej një banesë për strehimin e familjeve, në rrugën “Budi, e cila është funksionale dhe sot, Lulo e gjeti gjeometrin tek kishte hapur planimetrinë e banesës dhe po bënte matjen e dhomave. Iu dukën të vogla përmasat e mjediseve dhe i tha specialistit: “ lëre atë metër; përmasat e dhomave do të jenë këto”dhe e bëri matjen me hapin e tij të shtrirë. Mjediset dolën dukshëm më të mëdha nga sa ishte projekti. Ata që banojnë në këto shtëpi, e dinë mirë këtë. Po të numëronim bëmat e bëmëmadhit që vuri gurët e themelit të Regjimentit të helikopterëve, ju siguroj se faqet e shkruara do të ishin të panumërta. E tillë ishte jeta dhe veprimtaria e atij njeriu të pazakontë. Kam bindjen se edhe me kaq lexuesi nuk e ka të vështirë të formojë një opimion të mjaftueshëm për madhështinë e veprës së tij monumentale. Nën drejtimin e të talentuarit Lulo Musai (Spahaj) dhe me djersën e të gjithë efektivave, brenda 7 vitesh baza ushtarake e Farkës u bë ajo që është, e konceptuar dhe e ndërtuar sipas strategjisë ushtarake të kohës, të cilën nuk ka njeri ta kundërshtojë. Koha kalon e madhështia e bëmave të Lulo Musait kujtohet e nderohet. Besoj është e tepërt të përsërit ato që kam shkruar për partizanin 14 vjeçar, i cili u bë pilot i klasit të parë. Po a e dini si iu shpërblyen atij burri sakrificat e tij të panumërta ? Do të përpiqem tua bëj të qartë atyre që nuk i kanë përjetuar ato kohë të vështira kur “u dogj i njomi me të thatin”.

Erdhi viti 1975. Lulo Musai ishte 36 vjeç; në kulmin e kondicionit fizik e të pjekurisë mendore. Në ushtri kaloi një “ fshesë e hekurt”. U larguan nga ushtria mjaft kuadro të aftë e të përkushtuar. Ajo fshesë rezultoi e akullt, siç është hekuri dhe e pandjeshme. Ajo mori përpara e dënoi, për inercion edhe disa nga ata që nuk e meritonin dënimin. Lulo Musait, u përpoqën ti  vishnin një qyrk, i cili nuk i shkonte e nuk ishte i tij. E quajtën arrogant e prepotent dhe e liruan nga ushtria. E nxorrën në pension të parakohshëm, në një kohë kur kishte e mund të jepte shumë, në të mirë të ushtrisë e të Atdheut.

Populli ynë, me mençurinë e tij, bazuar ne përvojën e jetës së tij shumëvjeçare, ka formuluar një  “postulat”, sipas të cilit bën diferencimin mes atij që punon e sakrifikon gjatë gjithë jetës, e në një ditë të bukur, puna e tij flaket tej, pa gjë të keq, nga ata të cilëve nuk u ka thënë njeri “ punë e mbarë”! Në anët tona kjo thënie profetike, përdoret në këtë formë:” Kaun që tërheq parmendën dhe ushqen njerinë, më në fund e therin dhe i hanë edhe mishin”! Duket si shprehje horror por është me kuptim. Kështu ndodhi dhe me heroin tonë. Me orientim nga “ lart”, një ditë u mblodhën rreth 300 kuadro, ushtarë e punonjës, për të gjykuar e dënuar Lulo Musanë. I deleguari, i kapardisur si kaposhi  në majë të plehut, me “ ferman “ në dorë, orientoi sallën dhe i la njerëzit të gjykonin “ lirisht, me mendjen e tyre “. Pas pyetjeve të diktuara, nisën diskutimet. Folën ata, zëri i të cilëve nuk njihej nga efektivi, mbasi, mjaft prej tyre ishin “kukulla, pa zë”! Ndonjëri nuk kishte fare lidhje pune me komandant Lulon e ishte periferikpor, në këtë rast, u bë” trim, me fletë”. Pati dhe ndonjë faqezi, të cilit Lulo Musai, si shpirtmirë që ishte, i kishte bërë  ndonjë nder të pamerituar. “Fjalimet” e tyre ishin të gatuar, enkas, në zyrat e keqdashjes të kohës. Folën çapaçulët, u orvatën të bënin kritikë disa  zvarranikë, të cilët nuk e kishin drejtuar kurrizin asnjëherë. Besoj se  nuk e teproj po të përdor fjalën e kuptimtë ligjëruan “plehrat”.

Mbledhja e paramenduar për të ndëshkuar komandantin dhe komisarin e regjimentit u zhvillua në disa seanca e u shtri në disa ditë. Po të bëja pak përpjekje për të përshkruar personalitetin e oratorëve, do tu jepja një mozaikë interesantepor, mesiguri do tu hyja ne hak humoristëve. Folësit ishin servilët më të shpifur; dembelët më të mëdhenj; lajkatarët më të njohur; të paaftët më në zë profesionalisht dhe më të shthururit, në pikëpamje morale. Kuptohet, ata nuk flisnin me mendjen e tyre por me porositë që u ishin dhënë, në zyrat ku ishin gatuar këto “akuza monstruoze”. Asnjë teknik apo specialist që punonte në helikopter, nuk foli e nuk kishte çfarë të thoshte. U ndeshën, ballë për ballë dy qendrime. Po të më lejoni, do të thoja se  u përplasën “ dy botë”. Në njërën anë u vendosën shpifarakët të cilët dinë të rrëmojnë e të gjejnë krimba në togun e plehrave por jo të gjykojnë për një personalitet si Lulo Musai dhe një “ gjigandi “ si Komandant Lulo, madhështia e të cilit u çua më lart. Në shpifjet e diskutantëve, në përgjithësi u tha se komandanti i regjimentit është arrogant e prepotent; se ai ka bërë shpërdorime duke siguruar materiale e makineri për ndërtimin e repartit dhe të banesave dhe. . . më qesharakja ishte kritika:” përse Komandanti i mbante shënimet mbi një kuti shkrepse, me një laps të vogël”? Gjykojeni vetë, me gjakftohtësi, pas kaq vitesh, këtë paudhësi. Po i kursej fjalët për ta përcaktuar siç e meriton ky zgjua grerëzash thumbuese që di të thotë vetëm të paqëna.

I thanë arrogant e prepotent se kërkonte të vendosej rregull e disiplinë, në një repart të ri ku vetëm kuadro 2o vjeçarë ishin rreth 100 vetë dhe e mbanin k. . . në dorë. Thanë dhe “ argumentin” se komandant Lulo i mbante kuadrot, për të punuar në repart, jashtë orarit të zakonshëm, me qëllim që të hapej ndonjë kanal apo të betonohej ndonjë tunel. Ose, përse i çonte me makinë, kur duhet të shkonin në familje, për të punuar në banesë, në të cilën u strehuan po ata vetë. Sa për shpërdorimet,  “prapësia” e Lulo Musait ishte formuluar mjaft e kamufluar. Ai kishte siguruar materiale dhe mjete pune të pa planifikuara e me shoqëri. Sa absurde e të pa baza ishin këto akuza, e vertetoi  jeta. Lulo Musai, i bindur se kishte bërë vetëm atë që duhet të bënte, për të mirën e mbrojtjes së Atdheut e të efektivave, doli nga këto “ mbledhje me vendim të paracaktuar “ më krenar se më parë. Nuk mund të dalë një njeri të dëftojë çfarë çoi në familje Lulo Musai, nga ato që kishte në përdorim. Të gjithë ata që e kanë njohur mund të dëshmojnë ndershmërinë e tij. Ai jetoi si të gjithë, me kufizimet e kohës dhe vdiq me një brengë në zemër. Nuk ishte hakmarrës por të drejtën e donte dhe synonte që ajo të dilte në shesh. Gjyqi i kohës, i cili është më i paanëshmi  e nxorri Lulo Musanë, siç ishte, qelibar. Mund të them se Lulo Musanë e prenë në besë të pabesët, e kritikuan të pafytyrët, “partizanët” e njëmijë e një hileve.

Ja vlen ta theksoj se Komandant Lulon e nxorrën në lirim, para kohe por askush nuk guxoi të shfaqte mendimin që atë ta përjashtonin dhe nga radhët e Partisë të Punës të Shqipërisë. Nuk ua nxinte goja ta bënin këtë propozim, as ata më zemërzinjtë; as servilët pa skrupull, as karriereistët që menduan se u erdhi radha, për të bërë karrierë (natyrisht të pamerituar). Do ta përfundoja këtë pjesë të tregimit me fjalët lapidar të shkrimtarit të shquar Shevqet Musaraj, shkruar në vitet e Luftës çlirimtare të popullit tonë, se:

. . . Do na mbulojnë plehrat e tokës/ Do ngrihen këmbët, ti bien kokës. . .

Më sipër spjgova kush ishin ata që bënë kritika e çfarë gjepurash nxorrën nga goja. Gjithsesi u bë ashtu siç ishte paravendosur: Lulo Musai u nxorr në pension të parakohëshëm e u largua nga reparti. U dëshpërua shumë kur ndodhi kjo gjë por nuk e humbi torruan e nuk ra në pesimizëm. Lulo Musai ishte krenar për veprën e tij monumntale; formimin e Regjimentit të Helikopterëve dhe vënjen e punëve mbi baza shkencore dhe i tillë mbeti deri në fund të jetës së tij. Ai nuk u bë qaraman; nga ata që mbeten në dyert e zyrave për tu ankuar edhe pse i bënë “ gjëmën”, padrejtësisht. Dikush nga të afërmit i sugjeroi të ankohej tek x e y që ishin udhëjheqës potentë, të cilët i njihte dhe e njihnin atë, herët e në vazhdimësi por Lulo nuk e bëri këtë. Jo nga droja se “duke gërmuar, ” “mund ti hiqeshin petët lakrorit “, mbasi ai ishte i pastër, si qelibar por kishte bindjen se çështja e tij do të dilte në dritë të vërtetë e do të zgjidhej, siç e meritonte ai njeri. Koha vertetoi e po verteton sa të drejtë kishte ajo mendje e mençur atdhetari të vendosur.

Në pension të parakohshëm, Lulo Musai gjeti më shumë kohë të merrej me punët e tij; disa nga të cilat i kishte “ braktisur”. Ai u mor më shumë me shoqërinë e luftës dhe me miqtë e tij pilotë, e me kuadro të profileve të ndryshëm; shpeshtoi vajtje- ardhjet në fshatin e lindjes dhe tek të afërmit; u mor më tepër me familjen e ngushtë, së cilës i “ kishte munguar” përkohësisht. E shikoja në kafe, me Feti Smokthinën, Elmaz Hasamataj, Malo Hasaramaj etj bashkëfshatarë e bashkluftëtarë të tij; e shikoja në shëtitje me Shaqo Hoxhën e Medin Axhemin e të tjerë nga të tijët. Gjurmuesit nuk i ndaheshin Lulos, këmba këmbës; ata donin të dëgjonin qoftë dhe një fjalë nga goja e tij, që ta tirrnin pastaj si agjitacion e propagandë por Lulo Musai e donte shumë Shqipërinë dhe lirinë e saj, për të cilën i shkeli  malet, në këmbë e i zbathur. Nuk i ngatërronte gjërat Lulo Musai, ai ishte njeri i ekuilibruar.

Edhe pse në pension të parakohshëm, Lulo Musai bënte jetë aktive. Ai ishte një agjitator i shquar për të mirën; një luftëtar i paepur për të vërtetën; një njeri që kërkonte dhe punonte për triumfin e edukatës e të sjelljes qytetare. Ata që e donin dhe e nderonin Lulon shkonin për ta takuar dhe e gjenin rrugën për të mos rënë në sy të gjurmuesve të zinj. Një grup teknikësh të regjimentit i shkuan në shtëpi, për ta takuar në orët e vona të natës. Në repart e ftonin kur bëheshin përvjetorë e në raste festash. Në tërësi, Lulo Musai, në opinion ishte i pranueshëm e i pranishëm.

Kur shkonte në  repartin që ngriti vetë, njerëzit i mblidheshin e i kërkonin tu dëftonte qyfyre e ndodhi, me atë elokuencën e tij të veçantë. Lulo e dinte që e gjurmonin dhe disa nga ata që e ndiqnin në çdo hap të tij, ai i njihte. Shpesh i paralajmëronte shokët që kërkonin të takoheshin me të që të shmangeshin mbasi mund ta pësonin, si ai. Kujdesin për njerëzit Lulo e kishte dobësi. Kur i shkuan në shtëpi disa teknikë, të cilët i kishte rritur vetë dhe e donin e i donte shumë, ata e njoftuan se nuk trajtoheshin më me ushqim falas si në kohën kur ishte ai komandant. I dëgjoi me vemendje djemtë duarartë ish komandanti i regjimentit dhe, me atë zërin që kumbonte si oshëtimë u tha: “Çfarë të keqe ka, po të trajtohet me ushqim tekniku fluturues? Ai, po të ushqehet në repart, do të jetë më i lidhur me helikopterin e me fluturimin. Ju e dini më mirë që tekniku i helikopterit punon e lodhet shumë; merr pjesë dhe në fluturim. Madje pilotët ndërrohen e ai mbetet i njëjti, në ditën e fluturimit “.

Në pension të parakohshëm Luloja iu përkushtua më tepër për tri vajzave, të cilat i donte shumë. Ai i ndihmonte vajzat që të ishin të përparuara në mësime, të bëheshin me shkollë e të ishin të edukuara mirë. Me Sadeten, Lulo Musai u martua në vitin 1956. Dasma u bë në Tiranë. Nusja e re shkoi në Qytetin “ Stalin” ku u sistemua në një hyrje të përbashkët, në 2 dhoma e një kuzhinë me Shaqo Hoxhën, të cilin e kishte baxhanak. Në këtë shtëpi lindi vajza e madhe e çiftit Lulo e Sadete Musai. Në vitin 1962 familja e Lulos erdhi në Valias. Edhe në këtë rast, Lulo Musai e dha shëmbullin vetjak, siç bëri themeluesi i aviacionit, kolonel  Niko Hoxha. Të trija vajzat e Lulos dhe të Sadetes u rritën e u edukuan në një familje të shëndoshë, të ditura e të qytetëruara si prindërit e tyre. Sadetja kujdesej e merakosej shumë për burrin e saj të mirë. E kisha dëgjuar të thoshte shpesh, në biseda intime; e kishin dëgjuar dhe të tjerë se: “ është mirë kur ke një grua të mirë”! Ai kishte parasysh Deten, bashkëshorten shëmbullore të tij. Nuk ishte pishman që nuk la djalë. Ai bëri tre dhëndurrë, për kokën e dhëndrrit; njëri më i mirë se tjetri.

Lulo Musai i donte e i respektonte shumë të tijët. Shkonte shpesh në fshat e ulej shesh- besh me ta; u fliste hapët e me gjuhë të thjeshtë; me rrte me vete opinionet dhe hallet e tyre; i ndihmonte, aq sa mundej, me tërë forcën e shpirtit. Ruaj një kujtim nga lidhjet e Lulos, me të tijët. Në katin e parë të banesës ku banoja, në rrugën “ Idriz Dollaku”, ishte strehuar djali i vëllait të Lulos- Salua, të cilin e donte shumë. Në atë banesë dhe më gjerë vetëm në familjen time kishte telefon. Lulo më telefononte; zakonisht në orë të vona e më thoshte:” çyçmek, mirëmëngjes”! çfarë thua o “ xha Lulo” ? i përgjigjesha, është mesi i natës e ti më thua mërëmëngjes? Në anën tjetër të telefonit dëgjoja Lulon të më thoshte: “ E po mirëmëngjes o interes”! E kuptoja që duhej thirrur Salon dhe zbrizsja nga kati i katërt në të parin. Kur takoheshim, qeshnim me të madhe me këtë shaka të Lulos me humor të hollë. Cfarë ti kujtosh e çfarë ti harrosh, atij njeriu, i cili nuk e lëshonte fjalën pa e latuar mirë e “ta hante kokën” me të mirë.

Brenga që e mundonte Lulo Musanë ishte padrejtësia që iu bënë vitin 1975. Nuk e shfaqte atë që ndjente por e mblonte përbrënda. Aq shumë duhet ta ketë vuajtur këtë paudhësi sa, një ditë gjithë ai fizik e ajo shkathtësi u nund nga sëmundja. Lulos iu shtua hipertensioni e u sëmur nga zemra. Kontrollohej rregullisht e mjekohej në mënyrë sistematike. Dikush nga shokët i kishte rekomanduar një mjekim të lashtë për të ulur kolesterinën: 1 kg hudhra të thata, të tretura në 1 litër alkool, për 15 ditë. Një ditë më porositi për ti siguruar hudhërat e thata, në Farkë. “ Janë të mira hudhërat e atij fshati e bëjnë efekt “- tha komandant Lulo, me të cilin ndaja afrimitet edhe mbasi ishte larguar nga Regjimenti i Helikopterëve. Ia sigurova porosinë e vajta në shtëpinë e tij, në rrugën “ Budi”. Trokita por në familje nuk ndodhej asnjeri. Doja ta kryeja patjetër porosinë e atij njeriu, të cilin e doja dhe e respektoja shumë. Zbrita, pashë balkonin e tij, në katin dytë të banesës dhe e hodha

qesen me hudhëra, në balkon. Kur erdhi në shtëpi pensionisti dhe pa se e kisha plotsuar porosinë e tij, Luloja më falenderoi, në telefon. Nuk di nëse e përdori mjekimin çudibërës, miku im i mirë. Ky ishte komunikimi i fundit me të. Pavarësisht se ishte akoma i ri; në moshë e në mendime; Lulo Musai (Spahaj) më 7 nëntor të vitit 1989, në orën 21. 3o u nda nga jeta; zemra e tij e shumëvuajtur pushoi së rrahuri. Vdiq  njeriu që vuri gurët e themelit të Regjimentit të Helikopterëve; njëri nga pilotët brilantë të aviacionit shqiptar. Ishte kontrolluar tek specialisti atë ditë e ishte tërë qejf mbasi kishte rezultuar pa probleme serioze. Më njoftuan nëpërmjet telefonit për vdekjen e tij e ky lajm i kobshëm, e i papritur më hidhëroi pa masë. Humba një mësues, shok e mik të mirë. Nuk u habita fare kur të nesërmen, në varrim pashë gjithë atë lukuni njerëzish. Lulo Musai u përcoll në banesën e fundit me nderime, siç e meritonte, sikur të ishte Komandant aktiv i atij regjimenti, të cilin e ndërtoi “me thonj por që nuk e  gëzoi “ dot.

Ai nuk ishte varrim porrehabilitim e autokritikë, me lot në sy

Jeta e njeriut ka caqe. Lulo Musai ishte nga ata njerëz, për të cilët nuk duhet të kishte vdekje. Por ajo ngjau dhe krejt papritur; nga një atak kardiak i cili mund të barazohet me një aksident. Të nesërmen e ditës së mortit, më 8 nëntor të vitit 1989, Lulo Musai (Spahaj) u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, në Tiranë. Një lukuni njerëzish u dyndën atë ditë në varrimin e tij. Me nderime u përcoll trimi nga Smokthina; siç i kishte hije një luftëtari, të cilit jeta i dhuroi luftë të paprerë. Disa ishin të njoftuar për këtë humbje dhe erdhën për ti hedhur një dorë dhe. Të tjerë nuk i njoftoi njeri, e dëgjuan, rastësisht dhe erdhën. Nuk mund të mos vinin. E dinin që Komandant Lulo e shkriu jetën për të mirën e tyre, prandaj e donin dhe e nderonin. Kishin ardhur në varrim për ti dhënë lamtumirën e fundit, njeriut që i priu në atë “ aksion” madhështor të ngritjes së regjimentit.

Çdo vdekje është ndarje përgjithmonë. Ndahesh nga njeriu më i shtrenjtë i zemrës; nga fëmijët, nga bashkëshorti; nga familjarët dhe të afërmit, nga shokët e miqtë, nga gjithë të dashurit. Vdekja e Lulo Musait kishte të veçantë jo vetëm dëshpërimin e atyre njerëzve por midis rrëkeve të lotëve që u derdhën vura re një dukuri tepër interesante dhe ndoshta të papërsëritshme. Ajo cerenoni mortore nuk ishte varrim por rehabilitim e autokritikë, me lot në sy. Doemos që vajtuan të gjithë pjesëmarrësit në atë mort, se u dhëmbi e u sëmboi në shpirt ajo ndarje e papritur dhe e parakohëshme por, mes tyre qenë të shumtë ata që donin të thoshin diçka, në formë ndjese por nuk e shprehën dot me fjalë, se i mbytën lotët. I shin lotë dhimbjeje e pendimi. Shumë pilotë, teknikë, specialistë, punonjës e ushtarë, bashkëkohës të Lulo Musait ose rishtarë, të cilët nuk e kishin njohur së afërmi Komandantin e Regjimentit të Helikopterëve, por kishin dëgjuar për bëmat e tij dhe shikonin rezultatet e punës së tij, u hidhëruan e u ligështuan. I kishte bërë vend vetes trimi me fletë dhe njeriu i mirë Lulo Musai (Spahaj), ndaj meritonte çdo nderim. I shkuan se ishte i shkuar. E qanë gjatë Lulon; fëmijët, familjarët, miqtë e shokët e tij. Dikush që nuk mund të vinte në atë përcjellje (nuk dua të shkruaj varrim) bëri telefonatë, dërgoi telegram ngushëllimi apo dërgatë   tjetër. Ata që u rritën në Regjimentin e Lulos dhe sa ishte gjallë nuk mundën ti thoshin asnjë fjalë për të kundërshtuar sajesat e çapaçulëve, atë ditë kërkuan falje, me lot.

Mund të them se Komandant Lulo Musai (Spahaj) u rehabilitua publikisht, jo nga autoritetet por nga njerëzit e thjeshtë, nga masa e atyre që e kishin njohur dhe nga ata që vetëm sa kishin  dëgjuar për të. Se vepra e mirë duket vetë; po nuk deshe ta shikosh, ajo të verbon me shkëlqimin e saj.

Sa herë kaloj andej, gjithnjë kur marr udhën për të përcjellë dikë në shtëpinë e të ikurve më ndodh diçka e veçantë, vetiu: Padashur kthej kokën majtas dhe tek parcela e dytë, Mbi një bregore, sytë më venë tek një varr i thjeshtë prej mermeri të bardhë. Në ballinë të varrit, bie në sy portreti i një ushtaraku me kapele piloti, në kokë. Eshtë varri i të paharruarit Lulo Musai (Osmëni). Edhe nga varri, krijohet ndjesia sikur Komandant Lulo sokëllin, me atë zërin e tij si gjëmimi i malit e na jep kushtrimin luftarak, duke na dëftuar udhën e nderit për ta ngritur lart e më lart lavdinë e aviacionit e të Atdheut, të cilët ai i donte, pa masë.

Në parcelën e parë, anës murit rrethues prehet Peço Polena, piloti që u ngrit i pari mbi qiellin shqiptar, me aeroplan luftarak, më 24 prill të vitit 1951. Aty është dhe Piloti nga Vranishti i Vlorës Bardhosh Shevqet Hasanaj e të tjerë. Pranë tij ka qenë varri i trimit të çartur Niko Selman Hoxha, i Sefedin Tomçinit, i Bego Hoxhës, i Ndue Logut, i Vangjel Postolit, Tafil Agait, Agron Galanxhit, Veledin Resulit, Pandeli Xhumbës, Enver Hakës etj. Ata nuk janë më aty; kanë shtegtuar në një vend tjetër, prehen në altarin e dëshmorëve të kombit, mbasi kanë rënë në krye të detyrës.

Rruga e ajrit që përshkoi heroi ynë Lulo Musai (Spahaj), nga Siberia e ftohtë e Astrahani i largët; mandej mi të gjitha trevat e Shqipërisë, me aeroplanë të ndryshëm dhe me helikopterë është tejet e vështirë. Ajo mund të përballohet me shumë mund e sakrifica dhe me trimëri. Veprën e pavdekshme  të Lulos e ndeshim në çdo hap të jetës; bëmat e tij do të qarkullojnë gojë më gojë, nga njëri brez në tjetrin. Kemi me se të krenohemi kur zëmë në gojë emrin e mirë që na la pas komandanti e miku ynë Lulo Musai (Spahaj). Ai e radhiti veten me të pavdekshmit, ndaj do të mbetet përjetë simbili i Komandantit të Regjimentit të Helikopterëve. Presidenti i Republikës i dha Regjimentit të Helikopterëve emrin e të lavdishmit Lulo Musai (Spahaj). Ky veprim i vonuar na bën të ndihemi krenarë që kemi qenë bashkëkohës e miq të heroit. Shpresoj që me këtë monografi, të shkruar me zemër të kem dhënë ndihmesën time  modeste për ta përjetësuar kujtimin e njeriut, i cili u fut në zemrat e njerëzve e mbeti atje.

Eshtë në nderin tim ta përfundoj këtë shkrim me një epitaf të mikut të Lulo Musait, pilotit të klasit të parë çobo Skënderi:

Partizani pionier, /e piloti novator, /që po fle tek ky mermer/ Tokës nënë i mbrojti nderë/Ne shi, breshër e dëborë, natën, ditën, dimër, verë/ Për këto vlera e sakrifica / ngelet mal, si Këndrevica/.

Falënderim

Kur nisa të shkruaj këtë monografi, e cila i kushtohet jetës dhe veprimtarisë të Lulo Musait (Spahaj), njërit nga fluturuesit më të spikatur të aviacionit shqiptar të të gjitha kohëve, kisha një merak:A do të mundja ti pasqyroja saktë, ashtu si mi thanë shokët e tij dhe të mitë, të cilët, me dashamirësi, më folën thjesht e me zemër, gjithsa dinin për bëmat e Lulos. Pyeta shumë e shkrojta pak. Pa mendimet e shokëve edhe ato që kam shkrojtur nuk do të ishin të mundura. Pyeta mjaft teknikë e specialistë aviacioni, jo vetëm se kjo kategori njerëzish zunë vend të veçantë në jetën e heroit, si pilot, por sidomos për faktin se ata njeëz, të dashur për Lulon, zenë pak vend në monografine e shkrimtarit Idsajet Jahaj.

Falenderimi im shkon tek:

1) Tajar Ramadani (Skëndaj), veteran i aviacionit, ish kryeingjinier i Regjimentit të Helikopterëve.

2) Vehbi Punavija, bashkëkohës i Lulos, inxhenier i Skuadriles se parë në Regjimentin e Helikopterëve.

3) Petrit Levanaj, bashkëkohës i Lulos, inxhe nier i skuadriles së tretë, në Regjimentin e Helikopterëve.

4) Hysen Hila, bashkëkohës i Lulos, specialist i helikopterëve, teknik treshe, në Regjimentin e Helikopterëve.

5) Vasil Jakovi, bashkëkohës i Lulos, specialist i helikopterëve, teknik treshe, në Regjimentin e Helikopterëve.

6) Dajlan Razo Birçe, bashkëkohës i Lulos, specialist i helikopterëve, ingjenier i skuadriles së dytë, në Regjimentin e Helikopterëve.

7) Çobo Skënderi, bashkëkohës i Lulos, pilot i klasit të parë, shkrimtar.

8) Siri Godaj, bashkëkohës i Lulos, kryemekanik në Regjimentin e Helikopterëve.

9) Shpëtim Baxhaj, pilot helikopteri  në pension, njëri nga njohësit më të mirë të territorit të vendit.

10) Nustret Bilani, pilot helikopteri  në pension, ish komisar skuadrile në Regjimentin e Helikopterëve.

11) Liço Kopaçe, kryemekanik helikopteri, në pension, bashkëkohës i Lulo Musait (Spahaj).

12) Albert Shkurti, pilot helikopteri  në pension; ish kryeshturman i Regjimentit të Helikopterëve, bashkëkohës i Lulos.

13) Bahri Meshau, pilot veteran, ish kryeshturman i Shkollës së Lartë të Aviacionit, bashkëkohës i Lulos.

14) Lirim Kananaj (Velaj), veteran i aviacionit, specialist për radio, bashkëkohës i Lulos.

15) Ahmet Sulejmani (Zogu), pilot  veteran aviacioni, bashkëkohës i Lulos.

16) Vasil Andoni, pilot veteran, bashkëkohës i Lulos.

17) Flamur Mickaj (i ndjerë), pilot veteran, shok grupi dhe pune i Lulo Musait (Spahaj).

18) Lindita Lulo Sokoli, vajza e dytë e Lulo Musait (Spahaj).

19) Genc Mustafa Sokoli, burri i Linditës.

20) Osman Kushta, pilot helikopteri në pension, nxënës dhe bashkëkohës i Lulos.

21) Teuta Hoxha, motër e Sadetes, bashkëshortes së Lulos.

22) Budjon Tollkuçi, pilot në pension, njohës i Lulo Musait.

23) Adem çeça, pilot  veteran, bashkëkohës i Lulo Musait.

24) Shyqyri Berisha, teknik, specialist helikopteri, bashkëkohës i Lulo Musait.

25) Nestor Dhaskali, pilot veteran, ish vartës i Lulo Musait.

26) Fadil Nenaj (Braho), parashutist në pension, bashkëkohës i Lulo Musait.

27) Dhori Nasi Zhezha, pilot, ishkomandant i Regjimentit të Aviacionit, në Zadrimë, bashkëkohës i Lulo Musait.

28) Fadil Leli, veteran, specialist aviacioni, njohës i Lulo Musait.

29) Bardhyl Kozma Lubonja, veteran i aviacionit, pilot nga më cilësorët, bashkëkohës i Lulos; me banim në Boston të SHBAve.

 

Ndonjëri, me gjith këmbënguljen time, ngurroi të jepte opinionin e tij. Nuk e mbaj mëri. Eshtë punë e tij të prononcohert apo të heshtë kur duhet folur.

Një falenderim i veçantë e mirënjohje e thellë shkon për autorin e librit: “Shqiponja që çau retë”, shkrimtarin Idajet Jahaj, i cili, me monografinë kushtuar Lulo Musait (Spahaj), nëpërmjet artit të tij të spikatur, më frymëzoi e më udhëhoqi për të shkruar këto radhë.

9 thoughts on “Ishte dhe mbeti komandant – Monografi kushtuar pilotit të klasit të parë Lulo Musai (Spahaj)”

  1. Kame patur nderin ta njof nga afer komandantin e rregjimentit te Farkes te ndjerin Lulo Musaj.
    Nji burre i vrashte ne pamje,po me nji shpirt flori,ishte njeri i humorit,i dashur me mvartesit,nji pilot klasi.
    Fati i jetes me mundesoj te njohe breza pilotesh dhe teknikesh ne kete rregjiment.
    Kujtoj me shume respekt komandantin e skuadriles 2 aso kohe Hetem Memetin,komandantin e ekujpazhit te ndjerin Mentor Rugia,teknikun e helikopterit 6-43 te nderuarin Nuri Vlashi.
    Aje regjiment eshte nderuar dhe sot mban emerin e pilotit te ndjer Lulo Musaj.
    Nga ky regjiment ra ne krye te detyres i pari deshmor i atdheut,piloti Dukagjinas Ndue Logu.
    Kujtimet per regjimentin e helikave kurre nuk shuhen,vite plot nostalgji………Gjin Musa

  2. Falenderoj autorin e shkrimit,pilotin inetigjent Njazi Nelaj,gjithe bashkepuntoret qe kane kontribuar ne kete shkrim,per te cilet kam respekt,dashuri e kujtime nostalgjike.Komandant Lulon e kam njohur sepse me ka lidhur detyra nga afer qysh ne moshe te ré,viti 1967… Piloti e komandanti i talentuar Lulo Musai do te mbetet ne kujtesen time per gjithfare vlerash te larta ne maje te te cilave rrezatonin model: trimeria,ndershmeria e fisnikeria.Ate e hengren nga mbrapa kuqot me zemer te zeze,qe hengren shume te tjere.Te tille respeke e dashuri ruaj per shume pilote e kuadro qe i kane dhene shume FLAjrore,nene shembullin e Komandntit legjendar Niko Hoxha dhe qe nuk jane me sikurse Babaçe Faiku,Bardhosh Hasani,Bego Hoxha… Respekt e nderim!

    1. Per te mos me keqkuptuar lexuesit,(ne komentin me siper kam perdorur fjalen ‘kuqot’),Me fjalen “kuqo” kam parasysh nje sekretar partie te cilit i kishin ngjitur epitetin “kuqo”. Karakteristika e tij: te buzeqeshte si nje femer e turpeshme, te lavderonte perballe dhe nga mbas shpine shprehej me ligesi nese nuk i shkonte uji ne “vijen” e tij.

  3. Faleminderit.jam nje nga femijet e Riza Ramadanit..Babai im ka folur vetem pak per ato kohe,kuptohet pse.kam disa foto qe kane mbijetuar nga ajo kohe,dhe nga shkolla ne Bashkimin Sovjetik.Babai im vdiq i ri.e ndoqi i njejti fat si shoket e tij.ishin njerez te zgjuar dhe trima.i paharruar qofte kujtimi i tyre.

  4. Ju pershendes,

    kam lexuar me kenaqesi shkrimet tuaja mbi keta heronj, burra trima e te ndershem, bashkeshorte e prinder te mrekullueshem. Shume nga keta i kam njohur personalisht pasi babi im ka qene shoke lufte e shkolle me ta. Me shume prej tyre na kane lidhur dhe miqesira familjare, si pshm me xhaxhi Lulon e familjen e tij. Une jam vajza e Elmazit. Ju e keni permendur shpesh ne shkrimet tuaja ketu. Dhe une keto artikuj i kam perdorur si referenca ne Wikipedia. Shiheni kete link
    https://sq.wikipedia.org/wiki/Elmaz_Hasamataj
    Une kam hapur faqe dhe per nje sere kolegesh, pilote te oreve te para. Ju mund ti pasuroni ato faqe( natyrisht nese kohe) ne menyre qe ata te mbeten te paharuar.
    Une vete morra material nga babai im por shume gjera i gjeta perseri ne keto artikujt tuaj.
    Ju pergezoj dhe falenderoj per keto shkrime, qe ndihmojne per te mos haruar.

    Me respekt

    1. Te falenderoj Ermira.

      A mund te me dergosh adresen e faqeve qe permendni ne komentin tuaj?

      Lexova materialin tuaj ne wikipedia, ishte me interes.

      Gjithe te mirat

      Niazi

  5. Pershendetje,Ermira! Gezohem qe keni hapur kete sit inteligjent e me shume interes;gjithashtu edhe per faktin qe jeni vajza e shefit tim,te respektuarit Elmaz,me te cilin kam sherbyer ne Komanden e Aviacionit prane Ministrise gjate viteve 1975 derisa shef Elmazi doli ne pension…E kujtoj me respekt edhe per vlerat e tij njerezore,teper i thjeshte e modest edhe me vartesit e shume te rinj ne moshe.Kosiderata te vecanta ruaj edhe per shume kolege bashkemoshatare te babait tuaj me te cilet me kane lidhur detyrat drejte per se drejti sikurse Babace Faiku,Lulo Musai,Hasan Shyti,Fahri Bubsi,Sejdo Kamberi,Tomor Avdia,Shaqo Hoxha,Flamur Mickaj dhe me te rinjte ne moshe: Bardhosh Shefqet,Hasani,Agim Nanaj,Tajar Ramadani,Perikli Teta,Lefrter Hasani,Dajlan Birçe,,Agron Galanxhi,Vangjel Nakuçi e Nasto,Etem Memeti,Halit Bulku Lirim Velaj,Subi Koci..Te talentuar,dashamires te dashur e te respektuar

  6. Miredta Niazi,

    tek faqja e WIKIt per babane time kam shkruar:

    “Ai pati fatin dhe nderin të punontë me kolegët e tij të nderuar, pilotët Niko Hoxha, Edip Ohri, Fahri Bubësi, Babaçe Faiku, Peco Polena, Hektor Eftim Lako, Haki Jupasi, Lulo Musai (Spahaj), Vasil Trasha, Masar Aga, Refat Kasimati, Hasan Shyti e shumë të tjerë”.

    Per sejcilin nga ata une mund te hap faqe ne WIKI e ta lidh me faqet e tjera, pshm:
    Pilotet Shqipetare
    Ushtarake Shipetare
    Partizane Shqipetare
    Biografi Shqipetaresh.

    Por me duhet material dhe foto.

    Nese ju shkruani artikuj ketu une mund ti perdor ata, text dhe fotografi.

    Ju uroj nje dite te mbare!

  7. Pershendetje shoku i babait tim Filip Pulo.

    Faleminderit per fjalet dhe kujtimet e mira qe ruani per babane tim.

    Ja transmetova keto fjalet tuaja. Babai im mbushi me 19 Shkurt, 88 vjec, eshte i plakur dhe i semure por ne zemer e shpirt si nje djalosh 20 vjecar:-)

    I behet qejfi dhe gjallerohe per cdo gje qe degjon per shoket e vjeter te armes se aviacionit.

    Qofshi mire dhe nje dite te mbare!

    Ju pershendes,
    Emira

Comments are closed.