Lule për lulet

Vizite tek deshmori i atdheut

Në nderim të tre “fajkojve qiellorë të përjetshëm që prehen në varrezat e dëshmorëve të Atdheut të qytetit të Korçës: Vasil Trasha; Jovan Kacorri dhe Fluturim Molla.

Erdha prap, pa sosur moti,
Kush më solli? Vetë a zoti!
Apo malli i përvëluar,
Prej kohës që nuk ju kam takuar?

Korçë moj, e bukura jonë,
E praruar mbetesh, gjithmonë,
Shokët tanë “ qiellorë”,
Mbi kokë i mban, si kurorë,

Hedhin valle, dorë për dorë,
Sikur të jenë dasmorë,
Vallja e tyre , mjaft e rëndë,
E prin Komandant Vasili,
Nga pilotët , më i miri,
Bukur ia ndih boboshtari,
Jovani- djalë për së mbari,
Sinton me ta – Fluturimi,
Më i riu, gorar – trimi,

Shokë, mos u dëshpëroni!
Më dëgjoni e më besoni,
Në të rrallë do na shikoni,
Ndryshimet që kanë ngjarë,
Na kanë plakur e rrëgjuar,
Nuk jemi në , si më parë,
Nuk fluturojmë, siç kemi fluturuar,

Kanë bërë të tyren vitet e shkuar,
Por nderimi për ju , nuk soset,
Koha rrjedh e ai shtohet!

Shkruar nga Niazi Nelaj

Në Voskopojë , më 9 korrik 2015