Një takim i përmallshëm pas më se pesëdhjetë viteve

FB

Mencuria e popullit na ka percjelle nga lashtesia nje mesim me vlere per te gjitha kohet. ” Shoke e miq te rinj zer, por te vjetrit mos i ler”! Same pelqen kjo thenie e sa me vjen per shtat . Prandaj e qemtova mes gurres dhe po e theksoj ketu. Gjysme shekulli, ne jeten e nje njeriu nuk jane pak. Disa lidhje shoqerore te hereshme e te shendosha i rezistojne kohes e mbeten. Ne menyre te vecante jane me jetegjata ato qe jane shfaqur ne rini e jane kalitur ne veshtiresi.

Gjurmet e tyre jane vertet te pashlyeshme e kujtimi te shoqeron ne cdo hap. Ca me teper kur lidhjet mes njerezve jane farketuar e kane perthithur nektarin e disa rrethanave qe nuk vijne perdite ne jeten e nje njeriu. Ndikim te fuqishem kane sidomos jeta ne ushtri, kur je duke kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak, jeta shkollore, te qenit ne kurbet apo ne emigracion, kur te duhet te jetosh ne dhe te huaj, kufizimet qe perjetojne ata qe jane privuar nga te drejtat dhe perjetojne kufizime drastike te lirive e te drejtave njerezore etj. E kam kerkuar, ne vazhdimesi shokun e mikun tim te mire, nga Gjirokastra : Vasil Leko Pesha. Me zor u lidha me te nepermjet telefonit dhe komunikova, me letra, por nuk ishja takuar e nuk kishja biseduar me te sy ne sy, apo sic i thone francezet : ” Teta -tete”. Nuk kam lene njeri pa pyetur, per vendndodhjen e Vasos dhe per jeten e tij. Disa qe e kane njohur, me kane folur per te me superlativa. Reputacioni i tij eshte i qenesishem. Puna si arsimtar, ne gjimnazin e qytetit dhe si punonjes i kesshillit bashkiak te qarkut e kane bere te njohur ne te gjithe treven. Nje cift nga GJirokastra, i cili ushtron nje biznes familjar, ne Tirane, kur e pyeta me tha:” Vaso Pesha, me ka dhene matematike, ne gjimnaz, eshte “njesh”; njeri per se mbari . Bashkeshortja e tij, gjithashtu mesuese letersie, ne gjimnaz, gjithashtu eshte ” njesh”! Doemos u ndjeva mire. Mendova: I miri, sado kohe te kaloje, mbetet i mire. Karakteri i njeriut formohet ne rini e ndryshon me veshtiresi. Edhe te tjere, kur me eshte paraqitur rasti e i kam pyetur per mikun tim, me kane folur me te njejtat nota, pozitive.

 

Pak histori

Kur shkuam ne Bashkimin Sovjetik, ne shkollen e aviacionit te qytetit te Batajskut, per tu bere pilote, ishim 36 adoleshente te mbledhur nga treva te ndryshme te vendit. Ishte data 28 gusht e vitit 1960. SHumicen e perbenin te ardhurit nga shkollat e mesme civile te vendit. Mes nesh binte ne sy nje tetembedhjetvjecar, i cili kishte perfunduar gjimnazin me histori te GJirokastres. Pare nga shtatlartesia, ai vinte i treti, ne radhe ; pas Koco Bikut e Bardhyl Lubonjes, te cilet ishin me te gjatet e grupit. Ne te tjeret, sic i thone nje fjale, ” zjenim ne nje kazan”! Java e pare e shkolles kaloi me sistemimin, veshjen, larjen dhe te ushqyerit. Drejtuesit na deftuan cdo gje, nisur nga peri e gjilpera, te cilat duhet ti kishim ne kapele; mbathja e cismeve, me pece fanelati; na mesuan si te qepnim bukur qaforen ; deri tek menyra e shkelqimit te kopsave e cismeve, prej lekure. Ta them sic ka qene, aty mesuam dhe si te sillemi, ne rruge, ne mense, ne fjetine, etj etj. . . Te gjithe ishim te interesuar te mesonim e te benim sic na thoshin. Njeri prej nesh, me beri pershtypje. Ai ishte mjaft i vemendshem ndaj spjegimeve te vendasve dhe i shikonte ne sy e i perpinte mesimet e tyre. Djali quhej Vaso Leko Pesha. Me ra ne sy serioziteti,vullneti dhe kembengulja e tij per te mesuar, cdo gje e per se mbari. Me pelqente sjellja korrekte e tij dhe edukata qytetare qe manifestonte. Se c’kishte dicka te vecante ai djale. Zgjuarsia dhe mencuria benin diferencen e tij me ne te tjeret. Qendronte disi i menjanuar nga shoket por jo i drojtur . Po ti ofroje miqesi, ai te afrohej pa me te voglin hezitim. Qendrimi i tij disi i rezervuar, mund te lidhej me faktin qe, ne grup ishte i vetmi gjirokastrit. Ishte dhe shume sqimetar, i paqme e fjalepak. Me pelqeu tipi i tij dhe u afrova me te dita-dites. Benim te njejten jete e perjetonim te njejtet kushte. Disa tipare te perbashketa, na afruan njeri me tjetrin, e ne u beme shoke e miq te mire. Vlerat intelektuale te tij, dolen ne pah, sidomos kur nisen mesimet teorike. E filluam me mesimin e Gjuhes Ruse. Vasua tregonte vullnet e kembengulje te papare, per te mesuar gramatiken e veshtire te gjuhes ruse dhe per te zoteruar sa me shume fjale. GJte dites, benim gare njeri me tjetrin, kush te mesonte me teper fjale te reja dhe ne mbremje, para se te binim ne gjume, i deftonim shoqi-shoqit ato qe kishim mesuar. Kur nisem programin teorik te fluturimeve, Vaso Pesha e ruajti ritmin e ishte nga me te miret. Keshtu dhe kur zhvilluam pergtitjen ne toke, ku Vasua nuk te falte.

 

Sipas rregullit numer nje, para se te nisnin fluturimet, u hodhem me parashute. Ishte 15 prilli i vitit 1961, nje dite e bukur, me diell, por me nje ere te lehte. Meqenese ishte trup i rende e duhej te hidhej nga te paret. Ai u hodh, pa hezitim e sipas rregullave, por, gjate takimit me token, per shkak te eres, e cila ate cast u forcua, parashuta e terhoqi e ai e preku token rende, pa demtime. Kur u caktuan grupet e fluturimit, Vaso Peshes i ra shansi dhe fatii mire te ishte ne te njejtin grup me DHori Zhezhen, nje tjeter student ” brilant”, dhe te kishin per instruktor majorin Razinkov; nje qejfli peshkimi me grep dhe nje njeri i cili nuk e duronte dot disiplinen. Ky ” huq” i tij, bente te mundur qe ky Razinkovi, pilot i ” shkelqyer”; nje vit te mbante spaletat e Majorit e nje vit tjeter e shikoje me grad[n e kapitenit te pare. Kete rokate, Razinkovi e kishte perseritur disa here. I tille ishte instruktori, por studentet e tij : DHori ZHezha e Vaso Pesha, nuk ndoqen shenbullin e tij. Ata, te dy, ishin nga me te rregulltit e me te disiplinuarit dhe me te perparuarit, ne cdo drejtim. Ne ceshtjet e fluturimit, Vaso Pesha, ishte nje ” talent i lindur”! Ai, me intelektin e tij te spikatur, me iniciativen karakteristike, i kapte shpejt e i pervetesonte sakte elementet e fluturimit . E kishja ” zili” ecurine e tij dhe perpiqesha ta arrija ne rezultate. U shokova, une dhe shoket e mi, kur, mbasi u kthyem, dhunshem ne Atdhe, Vaso Pesha u largua nga fluturimi e nga ushtria dhe iu perkushtua mesuesise e detyrave te tjera. Ne fund te nentorit 1961, me disa shoke te grupit te Batajskut, u nisa per te vijuar studimet ne shkollen kineze te aviacionit. Nga ajo kohe nuk ishim pare. Koha e gjate pa u pare, me ashpersine e saj te bute, ka derdhur, mbi te dy pasoja te njohura sa i takon fizikut tone, por shpirtin dhe dashurine e respektin per njeri-tjetrin, nuk ka mundur ta tjetersoje. Me shoket e tjere, e ka prure rasti te takohem 2-3 here, per nje kafe apo per te drekuar, se bashku. Me Vason, nuk jam takuar mbasi kushtet fizike ate nuk e kane lejuar te udhetoje larg. E kam deshiruar dhe e kam kerkuar gjate nje takim me mikun tim nga GJirokastra, rasti, per te cilin thone se eshte ” Mbret i botes” e pruri, te shihemi ne kete fund qershori, pas 55 vitesh. Data 25 qershor 2014 rezultoi fatlume, per te dy. Megjith gjendjen shendetesore, aspak komode, pa perfillur rreziqet, mora guximin e udhetova per ne GJirokaster, me te vetmin qellim, te takohem me mikun tim te viteve ’60 te shekullit te shkuar. Nuk shkova per te vizituar qytetin, edhe pse e dua shume dhe kam bindje qe ka pesuar transformine, as per tu takuar me te afermit e shumte qew kam ne ate qytet, por per te takuar Mikun tim, tani, ne nje moshe kur te dyva na ka mbuluar bora e po na lene fuqite. I falem asaj ore qe e beri te mundur kete dhe djalit te katert e bashkeshortes, te cilet sakrifikuan nga vetja, per ta mundesuar kete takim.

 

 

Ishte takim apo pergjerim

E kam degjuar shpesh kete thenje te kuptimte, edhe pse e ka brenda ironine se :”Kur del fukarai ne valle, cahet daullja”! Edhe pse nuk e besoj, prapseprap nuk mund tsa injoroj. Me se fundi m’u be mbare te marr ate udhe te gjate, rreth 200km, ne zhegun e vapes perveluese te ketyre diteve. Fillimisht, shansi ishte ne anen time. Njeri nga djemte ( i vogli), mori persiper te me conte ne drejtimin e Jugut te vendit, per te bere disa ” qoka”, sic thone tiranasit. Me duhej te ndaloja ne Krahas, ne qytetin e Tepelenes, ne Gjirokaster e gjetke. Sejcila nga keto ” qoka ” kishte peshen e vet, ne kete rrugetim. Para se te nisesha per udhe, u telefonova disa shokeve te grupit te Batajskut. Sejcili e deshiron nje takim me Vason, por, deri tani nuk ka qene e mundur ta kontaktoje. Te gjithe u gezuan kur i njoftova se kishja vendosur te shkoj ne Gjirokaster ; tek miku yne i perbashket. Ata me uruan : ” Udhe te mbare ” ! e me porositen ti coj te fala Vasos, nga ana e tyre. Njeri nga miqte, i cili ka zgjedhur te banoje ne SHtetet e Bashkuara te Amerikes,, Mihal Puleri, me origjine nga Lunxheria, me shkrojti ne fb; Citoj:” Si fisi Pesha, dhe Kutra ( behet fjale per bashkeshorten e Vasos,N. N. ),jane te degjuar ne Lunxheri, si njerez te dashur e mikprites; do te kenaqesh ne takim me ta. . . Ah, more Niazi, te ishja atje une, sa bukur do te kalonim. . . shpresoj te ngelesh i kenaqur “! Profecia e mikut tiom Mihal Puleri, u vertetua shume shpejt. Vertet rrugetimi nuk me shkoi si ne vaj, por, pengesat, shpejt u davariten e cdo gje shkoi per se mbari. Keshtu, ne rajonin e Tepelenes, nuk kishte sinjal per telefonet celulare Wodafone, por me te kaluar Ujin e Ftohte, nderlidhja telefonike u stabilizua. Komunikova, me se fundi me Vason e ai, me premtoi se do te me prese tek stadiumi i qytetit. Nje sipermarrje e rrezikshme kjo, per nje njeri i cili, kohet e fundit eshte aksidentuar e nuk eshte rikuperuar plotesisht. Nuk mjaftuan keto, Vasos i eshte ndare nga jeta komshiu balle per balle dhe ai, si njeri i tradites e me reputacion ne qytet, duhet ti beje nderet e fundit. Mendova: ” Nuk paskan te sosur prapesite ; kam pritur 50 vjet per kete takim dhe ja, si ndodh. . . ? Keto u rregulluan por kishja dhe nje hall te madh> A do ta njihja e a do te me njihte miku im, pas kaq vitesh? Si nuk me vajti mendja ti kerkoj te me dergonte nje foto te koheve te fundit? E justifikova veten, me mendimin se ” me mire ta mbaj mend mikun tim, sic ka qene atehere. I bindur se vitet e shumte kishin derdhur ndryshimin, shpresoja se tiparet e fytyres dhe gjatesia e trupit te mikut tim, mbase kane mbetur po ato te mepershmet. Nuk u zhgenjeva ne kete pike. Ne rrugicen kryesore te qytetit, perballe stadiumit ku luhet futboll, mbeshtetur pas nje shtylle apo peme, qendronte nje burre i moshes time, i gjate, me floke te rene perpara, me tipare te fytyres si te mikut tim. Ne koke nuk mbante kapele, edhe pse temperaturat e ajrit ishin te larta e zagushia te bllokonte frymemarrjen. E shembelleva. Nuk ia ndava syte, por dhe ai me veshtronte . Vasua me njohu i pari ; buzeqeshi e me tundi doren, si shprehje ne heshtje e fjales ” hajde, afrohu”! Zbrita nga makina e i shkova prane . Ishte Vaso Pesha. Fjalet nuk mjaftojne e nuk mund ti gjej as tani, pas kaq oresh per te shprehur ate qe ndjeva ate cast. Pa i thene njeri-tjetrit, asnje fjale, u perqafuam e na mbyti ngasherimi. Te dy te emocionuar. Fjalet kishim marre ” arratine”. vendin e tyre e zune lotet. Pas pak e morem veten . Kerkuam te pime nje kafe, me teper per te biseduar, tek nje kafeterit e cila i ka hyre ne pjese stadiumit por ajo ishte e mbyllur e nuk sherbente njeri. Djali dhe bashkeshortja u larguan, me pretekstin per te pare qytetin, me qellim qe te na linin vetem. U ulem per nje kafe ne lokalin prane, i cili ka nje tabele, mbi te cilen shkruhet : ” Kafe SHehu”!Me qenese kishim shume vite pa u pare, nuk dinim nga tja nisnim bisedes. Sikur te ishim ne nje gare, sejcili prej nesh nxitonte ti deftonte shokut jeten e tij. Mirepo koha ne dispozicion ishte e kufizuar e neve na duhej ti binim shkurt. Kujtuam ndodhite me pikante te jetes se perbashket ; kujtuam shoket ; ata qe jetojne e ata qe jane ndare nga jeta. Vendin e pare e zune te renet ne aksidente ajrore : Swefedin Tomcini, THanas Papa; Minush Karalliu; Mustafa GJokutaj ; Sillo Melica; Andrea Toli ; Roland Sofroni; Lutfi Islamaj dhe te semuret rende, te cilet nuk mund te levizin. Kujtuam dhe ata qe, te detyruar, per shkaqe te ndryshme jetojne jashte shtetit tone e kane shtegtuar deri pertej oqeanit. Vasua ishte mjaft i malluar e donte te dinte cdo gje . Ai eshte njeri me shume intelekt e me kerkesa per jeten; i ekuilibruar e me gjykim te pavarur. Nuk e kuptuam si na kaloi koha, Donim te mos ndaheshim nga njeri-tjetri. Mos paste ndarje, kurre, se ajo te hidheron. Fati e ka percaktuar dhe kete . U ndava nga miku im por koka me mbeti pas, duke veshtruar nga ai. Vasua, si une, mbeti me doren lart, duke pershendetur, ne shenje lamtumire! Etille eshte jeta, e pameshireshme dhe shpesh e padrejte!