Opinion për pilotin Ahmet Sulejman Zogu

Ahmet Zogu

U lind ne fshatin me histori të Valikardës, rrethi i Dibrës, ne vitin 1942, ne një familje fisnike-atdhetare. Babai dhe nena e tij rriten shume fëmijë, me problemet e kohës dhe edukuan tek ata dashurinë për njeri-tjetrin dhe për vendin e të pareve.

Në ograjat, mbi fshat, tok me tufën e qengjave, prapa xha Sulejmanit dhe te tijve, Ahmeti, qysh ne vegjëli u brumos me tiparet e një malësori fisnik. I pastër ne karakter, si ujët e atyre bjeshkëve; i çiltër e i lehte, si era e freskët e malit, mbi fshat; i zgjuar e mentar, siç janë malësoret tanë, vrojtues i rralle e fjalëpak, me një bagazh te vyer tiparesh te njerëzishme, ne vjeshtën e vitit 1955, ende i parritur, Ahmeti zbriti ne Tirane e u sistemua ne shkollën ushtarake “Skënderbej”. Kjo shkolle ishte ” elite” e nxori ushtarakë me vlere. Ne ketë mjedis, Ahmeti u rrit e u burrërua dhe u pajis me ndjenjën e rregullit, disiplinës, me vullnet e vetëpërmbajtje, me fryme komuniteti dhe shkelqeu ne mësime.

Ne 26 gusht te vitit 1960, me një aeroplan Tu-104, së bashku me 35 djem te zgjedhur, nga Shqipëria, Ahmeti, se bashku me Bashkim Kozelin; Fadil Nenaj (Braho) dhe Mustafa GJokutaj, u nis për ne Bashkimin Sovjetik, për t’u bere pilot. Nena dhe babai, me shpirt, i uruan: “Te prifte e mbara, bir”! Dhe mbarë i shkoi! Në shkollën sovjetike te aviacionit, ne qytetin e Batajskut, ai fluturoi ne avionët Jak-18 A. Sapo përfundoi programin e fluturimeve, me një vendim ogurzi te Sovjetit Suprem, Ahmeti dhe shokët e tij, u përzunë nga shkolla e nga Bashkimi Sovjetik e u kthyen ne Shqipëri. I ati, kur Ahmeti ndodhej larg, u sëmur rende e zuri shtratin. Fotografinë e djalit të larguar e mbajti nën jastëk dhe shpresonte se do ta shikonte atë, sa ishte gjalle. Por kjo nuk ndodhi.

U çel shkolla e aviacionit, ne Vlorë dhe Ahmeti, se bashku me 16 shokë, nisi fluturimet. Fillimisht ne avionët Jak-18U e më pas në MIG -15 BIS. Instruktor i tij ishte, Mahmut Hysa. Ne pranverën e vitit 1964, Ahmeti u emërua pilot gjuajtës-bombardues, ne regjimentin e Rinasit, ku fluturoi ne avionët mig-17F dhe beri kalimin ne MIG-19 s. Për nevoja organike, ne vitin 1967 u caktua instruktor, ne skuadrilje n reaktive te shkollës, ku punoi, ne detyra te ndryshme, deri Zv. Komandant skuadrilje, 22 vjet me radhe, si asnjë tjetër. Ishte në detyra te larta, ne skuadrilje dhe bënte edhe detyrën e instruktorit. Me teknike pilotimi te pastër, atij iu njoh e drejta për te kolauduar avionët qe dilnin nga remonti. I lidhur ngushte me detyrën, disa vite radhazi, i mohoi vetes te drejtën për te gëzuar me familjaret e tij dhe për tu ndodhur ne raste fatkeqe.

Disa nga studentet qe nxori Ahmeti, u bënë drejtues të reparteve dhe të aviacionit, si njësi. Studentët e tij mbushën repartet e aviacionit. Disa morën dhenë, por instruktorin e tyre të mirë, nuk e harrojnë. Me qetësi olimpike e urtësi të paparë, me shumë vullnet e durim, me kompetence e nivel shkencor, Ahmeti u zbërthente teorikisht e ua tregonte praktikisht, studenteve elementet e fluturimit. Urimi i nënës e ndoqi pas, Ahmetin e i shërbeu si hajmali. Ai e pati jetën te gjate ne aviacion e sot gëzon shëndet të plotë, në pension. Vitet e fundit aktive, Ahmeti i kaloi në fluturim, në avionët An-2 ku shfaqi të njëjtat veti e virtyte. I uroj jete te gjate e shëndet te plotë!

Kur Ahmeti u fut ne shkollën “Skënderbej”, njëri nga ” shefat”, si te gjithë rishtaret, e pyeti djalin nga Valikarda për identitetin. Ahmeti u përgjigj se quhej Ahmet dhe mbiemrin e kishte Zogu. U mendua pak ” shefi”, nuk i pëlqeu mbiemri dhe e vazhdoi pyetjen : “Po emrin e babait, si e ke”? Dhe djali, me çiltërsinë e një fëmije, u përgjigj: “Sulejman”! Atëherë, i tha ” shefi” : këtu, në shkollë do të të flasim Ahmet Sulejmani. Kështu e njohin shokët dhe më gjerë, Ahmetin tonë flori! Pas viteve ’90 e njohën Ahmetin me mbiemrin e vërtetë : Zogu!

Shkrojta si shumë, për Ahmet Zogun, për dy arsye: E kam shok të mirë, prej më se 50 vitesh dhe se ai ka qenë instruktor, në aeroplanët reaktivë, në shkollën e aviacionit, për 22 vjet, dmth më shumë se kushdo tjetër. Mund të matet vetëm me Kostandin Sadikun, legjendë të Pishës!

One thought on “Opinion për pilotin Ahmet Sulejman Zogu”

  1. Te lumte NJAZI NELAJ qe ke shkruar per njeriun me modest e punetor sa askush nga ne. Ju perqafoj fort te dyve, o shoket e mij te vyer!

Comments are closed.