Grimca kujtimesh, për të papërsëritshmin Azbi Ramadan Seranaj

Shkrimet e porositura e futin në vështirësi atë që shkruan. Ai, që të “ gatuajë” siç duhet, ka nevojë të rëmojë e të qëmtojë tipare e virtyte të heroit, për ti hedhur në letër. Me Azbi Ramadan Seranaj, çështja paraqitet disi ndryshe. Tiparet dhe virtytet e tij, ishin aq me tepri sa letrarit nuk i paraqitet alternativa të bëjë kërkime, e hulumtime. Çdo të mirë që të shkruash për të, ngjit.  Mendimet për atë njeri; çfarë them? Për atë supernjeri, janë endur sheshit e koha nuk i ç’bën dot. “Pena të forta” kanë shkruar, për jetën dhe veprën e tij. Mirë kanë bërë. Mendoj se nuk është shkruar sa duhet. Figura e tij është shumëdimensionale e druaj se nuk janë bërë të njohura, publikisht, të gjitha vlerat e tij. Ishte i veçantë Azbiu; ai ishte” një kokë mbi shokët”! Këtë e kam bindje e nuk e theksoj thjesht për kortezi. Lexo të plotë

Fitimtarë mbi tufanin dhe ortekun – (Rrëfim i përjetuar)

Regjimenti i Helikopterëve, në historinë e vet ka përshkuar një udhë të lavdishme heroizmi, masiv, derisa u ngjit në piedestalin e “ Repartit elitë” të Ushtrisë Popullore. Në këtë rrugëtim të vështirë, kanë lënë mundin e djersën, dijet dhe përkushtimin, breza të tërë oficerë, ushtarë e punonjës të profileve e specialiteteve të ndryshëm. Në këtë marshim lavdie, kanë mbetur si pika referimi apo si gurë kilometrikë, disa detyra të vështira ajrore, njëra syresh, është ajo që do t’u serviret në vijim. Lexo të plotë

Koha nuk mund ti zhvlerësojë kontributet

Një rrëfim i jetuar, me mbresa të pashlyera. Sipas rrëfimit të pilotit të helikopterëve MI-4, Hetem Mehmeti, protagonist i një aksioni për shpëtimin e njerëzve, në Ultësirën Perëndimore,në përmbytjen e fillimvitit 1971.

Në vendin tonë, helikopteri është bërë simbol shprese dhe shpëtimi. Që prej vitit të  largët 1957, kur erdhën, helikopterët e parë nëvendin tonë, ekipazhet  që kanë bërë shfrytëzimin e tyre (pilotët, teknikët dhe specialistët), kanë kontribuar fuqimisht, jo vetëm për të rritur nivelin dhe aftësitë profesionale, të tyre, por dhe kanë shërbyer, fuqimisht, për shpëtimin e jetëve te rrezikuara, nga orteqet, nga izolimi, nga përmbytjet, etj. dhe pasurisë të tyre. Lexo të plotë

Guximi, trimëria dhe iniciativa vepruese, i rrinë si kurorë lavdie kolonelit të papërsëritshëm

Niko Selman Hoxha: Gjerdan heroizmi në shtatin plot lavdi të Aviacionit Shqiptar

Çdo punë ka lavdinë dhe heronjtë e saj. Në aviacion, për shkak të rreziqeve dhe të papriturave, lavdia dhe heroikja shpalosen përditë, sa herë çohet në hapësirë një aeroplan. Në themel të heroizmit masiv, bijtë e zgjedhur të këtij vendi, në kohë të ndryshme kanë vendosur gurë kilometrikë, në udhën e vështirë të ngjitjes, duke na dëshmuar se nga kanë ardhur pararendësit tanë. Në gjerdanin e lavdisë e të heroizmit shndrit jeta dhe vepra e paharruar e disa korifenjve aviatorë, të cilët e kanë shkruar emrin në qiell, ku mbetën fajkoj, në përjetësi. Lexo të plotë

Burhan Nuro Nurja- ëndrra e ndërprerë e një piloti pasionant

Jemi mësuar të shkruajmë e të lexojmë për jetët e njerëzve  të shquar duke numëruar bëmat dhe gjëmat e tyre sikur të ishin stoli e në pronësi vetjake të tyre. Në disa raste i zmadhojmë ato e në të tjerë nuk arrijmë as ti evidencojmë. Për një kategori njerëzish të mirë, zhvillimet pozitive nuk vijnë deri tek ne me shumë zhurmë e bujë, por rrjedhin, natyrshëm, në shtratin e tyre; qetë-qetë. Ndodh që disa syresh, nuk arrijnë të korrin, as frytet e djersës e të mundit të tyre. Në këtë kategori, mund të futet dhe ndonjë fluturues, si Burhan Nuro Nurja, shkodrani 24 karat, i cili e nisi ëndrrën për të pushtuar qiejt, me shumë pasion e me vullnet të rrallë, të cilat u prenë në mes dhe jeta e tij u kanalizua e vijoi përmes peripecive të të humta e të pamerituara. Continue reading Burhan Nuro Nurja- ëndrra e ndërprerë e një piloti pasionant

Takim i radhës , pas 56 vitesh

grupi-i-batajskut

Sa mirë e bëmë! Takohemi rrallë e për mall; por takohemi. Bëhet fjalë për ata që kanë mbetur në jetë. Siç u bënë njoftimet e shokëve, jo pa vështirësi u takuam më 2 tetor 2016, në Tiranë, tek “partizani i panjohur”. Zgjodhëm orën 11.00, të gjysmës së parë të ditës, jo pa qëllim. Dikush erdhi nga rrethet, të tjerë, edhe pse banojnë në kryeqytet, me zor ngrihen, në mëngjes. Mosha e tretë që po përjetojmë, na ka bërë përtacë. Nuk kemi qënë të tillë e kjo gjë, kur e kujtojmë, na ligështon. Përcaktuam si ditë të takimit, fillimin e muajit tetor 2016, nisur nga fakti se moti, në këto ditë nuk është freskuar shumë, përkundrazi, temperaturat janë më të larta nga praktika disavjeçare. Gjykuam dhe se më vonë do të nisin rreshjet e shiut, të cilat e bëjnë më të vështirë qarkullimin e njerëzve të moshës tonë. Kemi dhe një shkak tjetër, “ të fortë”: Shoku ynë, Fadil Nenaj ( Braho), në ditët që vijnë do të shtegtojë, larg, jashtë shtetit, si vizitor. Lexo të plotë

Lamtumirë Elmas Hadër Hasamataj!

Lamtumirë,  o  njeri  i  mirë!

Të  qoftë  i  lehtë  dheu  i  tokës  mëmë!

lamtumire-elmas-hasamataj

Të nderuar pjesëmarrës!

Ardhja juaj, në këtë ceremoni mortore është  nderin tuaj dhe e lehtëson dhimbjen që la pas kjo humbje e madhe, e  cila la pas mjaft brengë e lot. Ju shpreh mirënjohje, në emër të veteranëve të aviacionit  dhe Shoqatës së Aviatorëve.

Elmasi u lind në Smokthinë të rrethit të Vlotës, më 18 shkurt të vitit 1928; në një familje tejet atdhetare, me histori luftarake. Akoma i parritur, ai hodhi në krah pushkën partizane e doli malit, për liri. Pas çlirimit të vendit, kreu shkollën ushtarake “ Skënderbej” e më pas studioi në Novosibirsk, për pilot bombardues, së bashku me Qemal Mërtirin; Hektor Lakon; Goxho Kondin; Flamur Mickaj; Haki Jupasin etj. Fluturoinë disa tipa aeroplanësh gjuajtës-bombardues, përfshi dhe Migun – 15 Bis.

Elmasi kreu Akademinë e Aviacionit, në Moskë dhe shërbeu, për gati 20 vite, në detyrën e nderuar të Shefit të Shtabit të Aviacionit . Në vitin 1959, lidhi martesë me fisniken Kano, me të cilën lindën 2 fëmijë, të cilët janë të nderuar, kudo ku punojnë e jetojnë.

Elmas Hasamataj do të kujtohet si njëri nga kontributorët më në zë, për konsolidimin dhe rritjen e aviacionit shqiptar. Ai, në vite, pikoi gjithë diturinë dhe përvojën e fituar, në fushën e organizimit e të drejtimit të aviacionit tonë. Figura e pastër e tij, të bënte me turp. Cilido që punoi e jetoi pranë tij,  do ta kujtojë Elmasin, si një njeri pa vese, të zgjuar e të mënçur, me takt e shumë miqësor; i qeshur,  hokatar, të sinqertë e të shkuar, me të gjithë, parimor e i përkushtuar në detyrë, i gatshëm për të ndihmuartë tjerët; mik i të gjithëve dhe familjar i përkryer.

Për të nderuar kujtimin e tij, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje!

Ipaharruar qoftë kujtimi i tij; të rrojnë e ta kujtojnë ata që la ëas!

Në Tiranë, më 26 tetor 2016-10-30

Shkroi e lexoi Niazi Nelaj

Shënim: Kjo fjalë u mbajt në ceremoninë funebre për të përcjellë, në banesën e fundit, pilotin në pension Elmas Hadër Hasamataj (N N).

Xakja

Njeriu që lë pas një mal me krijime , si Rizai e fut veten tek të pavdekshmit!

Jetojmë në kohë të çuditshme.Interesant mbetet vlerësimi për njerëzit. Peshoret janë të ndryshme. Saktësia varet shumë nga ai që mban në dorë peshoren. Më e sakta është peshorja e historisë. Historia nuk të fal. Peshorja e historisë, i jep gjithëkujt atë që meriton. Koha bën të sajën. Ajo harron ata që duhen harruar e ngre lart, ata që janë ngjitur vetë e qëndrojnë në lartësinë e saj. Harrimi është i trishtë e i pamëshirshëm. Ai mbulon të pandierët me pluhurin e tij ose i mbështjell ata me tisin e mjegullimit. Me Riza Xhevdet Lahin, ndodh tjetërsoj.

Sa më tepër largohemi nga ajo ndarje e beftë dhe e papritur, aq më lart ngrihet figura e tij e ndritur. Rizai ynë do të kujtohet përherë, siç ishte: I afërt, i dashur, i kudondodhur e plot vlerë.  Të paharruar e bëjnë krijimet e shumta që na ka lënë. E kam të vështirë të përzgjedh çfarë të kujtoj e çfarë të harroj nga ai njeri i madh. Riza Lahi ishte i talentuar e mendjen e kish mjaft pjellore. Gjithpërfshirja dhe toleranca e tij ishin, emocionuese.

Dua tju përcjell dy fjalë zemre, si mik i tij, jo për shkrimet e panumërt të tij, botërisht të njohur, por për anën njerëzore të rij, për humanizmin e tij mbresëlënës. Nuk e largoj dot nga mendja atë burrë, i cili u burrërua e u bë ai që ishte, në sytë tanë. Hera-herës, Xakja më shfaqet në gjumë, por shpejt zhgënjehem e vazhdoj ta kërkoj, mëkot. Miku im i mirë, më shfaqet, ashtu, i qeshur e i gëzuar, me ata sy që rrezatonin veç, mirësi e dashamirësi shëmbullore, vital e i papërtuar, gojëmjaltë e fjalë mënçur, me horizont të gjerë e komunikim perfekt.

Xakja ishte njeri i rrogozit e jo i kapardisjeve boshe. Ai nuk e kish për gjë të ulej, shesh-besh, me këdo e të kuvendonte shtruar, si i barabartë, pavarësdisht nga niveli dhe pozita, ngjyra dhe pozita shoqërore, e ndryshme. Fjala e tij e ëmbël ishte si melhem e ngjiste kudo. Riza Lahi ishte mjeshtër i fjalës së lirë dhe, pavarësisht se kish arritur në nivele të lakmuar, të cilët nuk i arrijmë dot, kur bisedonte me njerëzit u përshtastej atyre, për bukuri.

Na iku, aq papritur, Xakja ynë, si në një aksident automobilistik e na la pas  mjaft dhimbje e trishtim. Afërdita, Ledia, Nëna burrneshë, vëllezërit dhe gjithë pinjollët e familjes së tij, po na japin një shëmbull të rrallë  përballimi, siç u ka hije, të kësaj humbje të madhe. Shpreh besimin se Riza Lahi do të jetë përherë midis nesh, nëpërmjet trashëgimisë të shkruar. Kështu ngjan me të mëdhejtë. Ata, për atë që lënë pas, e kanë radhitur veten me të përjetshmit; prandaj u festohet vetëm dita kur kanë lerë.

Më vjen mirë për faktin që Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës, e ka nderuar mikun tim me çertifikatë mirënjohje. E donte shumë e nuk e hiqte nga goja, Xakja i Madh, vendlindjen e tij; Shkodrën Loce, prandaj i këndoi me aq pathos e dashuri, siç dinte ai.

Botimi i librit të dytë të “ Dinosaurët e fundit” është, në faktplotsimi i një amaneti që na la Xakja ynë. Më duhet të shpreh mirënjohje të thellë, për familjen e tij dhe për gjithë ata që krijuan mundësinë për të parë dritën e botimit kjo vepër madhore e tij.

Shoqata e Aviatorëve të Shqipërisë i ka akorduar” Çertifikatën e Mirënjohjes”. Mirë ka bërë dhe kjo është në nderin e saj e të gjithë komunitetit. Rizai e donte shumë aviacionin dhe fluturimin. Kur merrte penën e shkruante për aviatorët, Xakja fluturonte nga lumturia dhe i buronte muza.

Në cilësinë e mikut, shokut, mësuesit dhe nxënësit të tij, ndjej obligimin  për t’u përulur, përpara jush dhe kujtimit të Riza Xhevdet Lahit. Xaken e mirë, vërtet nuk e kemi më fizikisht mes nesh, por kujtimi i tij nuk tretet. Ai jeton e do të jetojë në zemrat e dashamirëve të tij e prej andej nuk ka forcë që ta nxjerrë.

  • I paharruar qoftë kujtimi i tij, i ndritur!
  • Të rrojnë e ta kujtojnë gjithë sa ka lënë pas!

Tiranë, më 16 tetor 2016.

Shkroi e lexoi Niazi Nelaj

Shënim. Veprimtaria përkujtimore, kushtuar ditëlindjes së eruditit Riza Xhevdet Lahi, u zhvillua në njërin nga ambientet e Bar – restorant “ Tafaj”, në Tiranë. Dikush tha: “ Një sallë e vogël, për një aktivitet si ky”. Konstatimi është i saktë, por nuk është salla e vogël; befasia qëndron në faktin se për të kujtuar Xaken me aq popullaritet, kishin ardhur mjaft dashamirë të tij; miq e shokë, nga radhët e ish aviatorëve, familjarë, bashkëqytetarë shkodranë, madje dhe miq nga Kosova. Dhe mendoni se nuk kemi të bëjmë me përvjetorin e parë të ndarjes së tij , nga jeta.  Ai do të rrojë e do të kujtohet për jetë, në zemrat e dashamirëve të tij. Trashëgimia letrare që ka lënë pas, e bën Xaken e talentuar, të pavdekshëm. ( N.N.)

Kosta Nestor Dede, pilot i klasit të parë, “akrobat i ajrit.”

kosta-dede

Fëmijëria ime, nuk di përse më përcjell një kujtim të hershëm e të dhimbshëm, të cilin, sa herë e sjell ne mend, rrënqethem, i tëri. Kur isha ende i mitur, të moshuarit i doja shumë e ndihesha mirë kur ulesha pranë tyre. I vështroja në dritë të syrit e përpiqesha të përpija çdo fjalë që dilte nga goja e tyre. I besoja ato që thoshin e përpiqesha t’u ngjaja. Dajo Jaçen, të cilin e kisha nga rraca e tim eti, e doja dhe e respektoja shumë. Kisha çfarë të mësoja nga ai burrë fisnik, trim e i traditës. Lexo të plotë

Vangjel Vangjel Postoli, pilot helikopteri i klasit të dytë, Dëshmor i Atdheut

20160816_143712

Prolog

Heroizmi është vetëm një çast. Dikush e pikas dhe e përjeton atë; të tjerët e mësojnë nga të parët dhe e çmojnë atë,në mënyra nga më të ndryshmet; sipas pozicionit të tyre, shkallës së njohjes dhe interesave, nivelit dhe raportit me protagonistin. Dimë se një akt heroik nuk ndodh, as rastësisht e nuk mund të ngjajë vetiu. Ai përgatitet “në fshehtësi” e akumulohet si grumbullim i brendshëm, në thellësi të qënies së një njeriu e shpërthen, kur ti vijë koha ose kur kërkohet. Pavarësisht nga motivi (motivet) që e shtyjnë, apo nga përmasat e shfaqjes së tij, akti heroik, në vartësi nga rrethanat dhe mjedisi ku ngjan, vjen me shumë bujë e shkakton pështjellime në mendjet e të pranishmëve. Lexo të plotë