Ah, këto ditëlindjet…

Cobo Skenderi, etj

Urim pilotit të klasit të parë Çobo Skënderi, me rastin e ditëlindjes

Ditëlindjet; radhë-radhë;
Si shkumë e detit , mbi valë;
Kë të urojmë më parë?
Do ti kap , të gjithë, me radhë;
Preferoj një kokëbardhë;
Kokë bardhë e flokë rarë;
Pilot i klasit të parë.
Mos e vështroni nga shtati;
Është burrë nga Progonati;
Thonë: I ka rënë takati;
Mirë takati, po inati?
Nuk them dot: Ka rënë nga vakti;
Kërren vjersha – jetëgjati;
Na ka dhënë shkrime me vlerë;
Ndaj e kemi pranë, përherë;
I uroj : Jetë të gjatë;
Sa rrepet e progonatë!

Fjala në promovimin e librit të Aleksandër Çalës “Aviacioni dhe Myzeqeja”

24 prill 2016

Mirëdita, të gjithëve!

Ju përshëndes e ju uroj: “ Mirëseardhët, në këtë ndodhi të pandodhur!

Shumë shkrime janë bërë e njaft faqe letre janë nxirë, deri më sot. Shumica e tyre kanë qenë shkrime për vete, nëpërmjet të cilëve, autorët, janë rrekur të mbeten në histori nëpërmjet tyre. Libri që po na sjell Aleksandri është tjetër gjë. Ai, nuk shkruan për vete, dhe kjo është vlerë. Aleksandri pastë faqen e bardhë e juve u mbuloftë mirësia, që u bashkuat në këtë ndodhi dinjitoze. Lexo të plotë

Ah, këto ditëlindjet…

Urim pilotit të klasit të parë Çobo Skënderi, me rastin e ditëlindjes

Ditëlindjet; radhë-radhë;

Si shkumë e detit, mbi valë;

Kë të urojmë më parë?

Do ti kap, të gjithë, me radhë;

Preferoj një kokëbardhë;

Kokë bardhë e flokë rarë;

Pilot i klasit të parë.

Mos e vështroni nga shtati;

Është burrë nga Progonati;

Thonë: I ka rënë takati;

Mirë takati, po inati?

Nuk them dot: Ka rënë nga vakti;

Kërren vjersha – jetëgjati;

Na ka dhënë shkrime me vlerë;

Ndaj e kemi pranë, përherë;

I uroj: Jetë të gjatë;

Sa rrepet e progonatë!

Hektor Eftim Lako, “Dëshmor i Atdheut”, 1929-1962

Hektor Lako

Prolog

Atë ditë kur kaloi Vjosën, së bashku me skuadrën partizane, e doli malit, për liri, ishte fillimviti 1943. Hektori nuk i kishte mbushur të 14 vjeçët. Nëna e tij, Margarita, një grua e dhimbsur, me tipare burrërore, e ndoqi pas, djalin e dytë, me lutjen që ai të kthehej, në shtëpi, se partizanë, përpara tij kishte dalë vëllai i madh- Koçua dhe motra –Leonorë. Ajo, vetë ishte aktiviste e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, në terren. Por, Hektori e kishte ndarë mendjen dhe vijoi udhën e të parëve; doli partizan e u bashkua me çlirimtarët.

Lexo të plotë

Shaban Laze Danaj – Parashutist i klasit të parë

Shaban Danaj

Emrin parashutë ( le ta quajmë kështu), pajisjen që lundron, në ajër, ia dha fizikani nga Franca – Lenorman. Ai, bashkoi dy fjalë: atë greke “ para”, e cila do të thotë: kundër dhe fjalën frënge “Chufe”, që do të thotë rënie. Të dyja formojnë togfjalëshin: “ kundër rënies”. Ky togfjalësh, i kuptimtë, pas evolucionit gjuhësor që pësoi, u quajt parashutë dhe e justifikoi destinacionin. Fizikani me emër, pas përpjekjeve të mënçura, përgatiti një parashutë, e cila ngjante me çadrën por që nuk palosej. Në vitin 1878, Lenorman, me parashutën që përgatiti, zbriti, publikisht, nga kulla e Observatorit të Parisit, në Monpelje. Vite më pas, më 1897, në Paris, aviatori Garneren, zbuloi parashutën e palosshme dhe, me të kreu një eksperiment me rrezikshmëri të lartë. Në prag të shekullit të nëntëmbëdhjetë, më 6 shtator, në gjysmën e parë të ditës, tregtari moskovit Fjodor Nikitin, demonstroi lundrimin ajror të një baloni të mbushur me ajër, në parkun Neskushov. Lexo të plotë

Nazif Halit Dokaj (pilot)

Nazif Halit Dokaj 1

Jeta e njeriut i përngjan një gare vrapuesish në një pistë vrapimi, me pengesa. Atletët garojnë me njëri-tjetrin, për të mbërritur në finish sa më parë të jetë e mundur. Në udhën e jetës, njeriu nxiton e vrapon,për të mbërritur diku e për të arritur diçka. Rrugëtimin, ai nuk e përshkon i vetëm. Në krah të tij garon fati, i cili i bëhet shok e mik dhe e përcjell e i vjen në ndihmë ose i bëhet pengesë duke ia bërë udhën të vështirë, në mos të pamundur. Lexo të plotë

Riza Xhevdet Lahi: poet, shkrimtar, publicist e përkthyes, me emër

(Bashkbisedim, në mungesë, me rastin e përkujtimit të ditlindjes së tij)
 

Xake,

Po të drejtohem , kur nuk të kam pranë. E habitshme, por e vërtetë: Kur të dashurin tonë nuk e kemi më, mes nesh, çmojmë sa shumë e kemi dashur. Sidomos kur na ka ikur, aq papritur, si Ti. Riza, na mungon të gjithëve.Të gjithë të donim e na doje, shumë.Ti ishe i mirë, për të gjithë ne; familjarët, shokët e miqtë e shumtë që të janë mbledhur sot, për të të kujtuar e për të shprehur nderimin që kanë, për figurën tënde të ndritur. Buzëqeshja jote e çiltër, si e një fëmije, pa faj, do të na mungojë; zemra jote e madhe, e cila donte ti pushtonte e ti bashkonte gjithë njerëzit e mirë, për t’u falur dashuri, nuk rreh më. Atë që nuk e rrokte dot qenja jote humane, e eksploronte mendja jote e pamatë e horizonti yt, pa limit. Ikja jote e papritur më ka dhëmbur shumë. Jam përpjekur ta mbush humnerën që le pas, por ende nuk kam mundur e për këtë ndihem keq. Sa shpejt më mori malli, për ty o miku im i mirë? Sa i afërt më ishe por unë sa kohë ishje në jetë, nuk e kuptoja dot këtë gjë. Lexo të plotë

Zgjodhi shoqërinë e yjeve

Rizai

Sa do të dëshiroja që muaji dhjetor të ishte pa ditën e fundit të tij. E kam marrë inat! Dikush mund të thotë: “ Qënke marrosur”! Jo, them unë, i vendosur,e këmbëngulës, në timen. E kam marrë inat atë ditë fundviti; jo më kot. Më mori, në udhën pa kthim, njërin nga miqtë e mi më të mirë: Riza Xhevdet Lahin, pilotin dhe eruditin e spikatur. Na iku Xakja ynë i mirë, pa kthim, pa na thënë as lamtumirë e pa e çliruar plotësisht, të gjithë dritën qëbartëte qënja e tij fisnike. Siç duket, miku im i mirë, u ndie ngushtë,në kuptimin e pamjaftueshmërisë, në mjediset tona, prandaj  përzgjodhi shoqërinë e yjeve. Se yll, yll ishte ai njeri; e çfarë ylli? Sa herë është i kthjellët moti, e retë nuk më pengojnë, dal e vështroj, lart, nga qielli i pamatë; dua të dalloj, mes yjve, cili është Xakja im por ata të gjithë ndriçojnë e janë të shkëlqyeshëm.Interesimi im , mbetet pa përgjigje. Këtë tit e përsërit sa herë diktoj transparence ajri, siç e dëshironte Ai, kur nisej në fluturim.

Lexo të plotë

Goxho Çelo Kondi, partizani pionier, njëri nga pilotët e parë të vendit

Jetët e njerëzve, janë të ndryshme; fati i tyre nuk është i njëjtë. Dikujt, gjithë jetën, nuk i thotë njeri: “Punë e mbarë”, por, për të punon fati. Një tjetër sakrifikon e rropatet, sa kohë është në jetë, por nuk e arrin dot atë që dëshiron. Në anët tona, për këtë të fundit (të pafatin), thonë: “Fati i tij, kushedi ku rrokullis gurë”! Nuk jam supersticioz e nuk u besoj fallxhoreve por, disa mesazhe që kanë mbërritur, deri tek ne, nga përvoja shumëvjeçare e njerëzve, i konsideroj. Lexo të plotë

Bahri Daut Meshau, pilot-kryeaviodrejtues i Shkollës se Lartë të Aviacionit

B. Meshau

Bahriu u lind në fshatin Bubës, të rrethit të Përmetit, më 17janar të vitit 1941, në një familje tradicionale, me atdhetari të spikatur. Babai i tij, Dauti dhe nëna, File, dy njerëz, të njohur për bujari e besë, nga martesa që lidhën me njëri-tjetrin, lindën pesë fëmijë: Shazën; Xhevairin; Bajamen; Bahrinë dhe, e mbyllën  me Pertefin. Lexo të plotë