Petrika i vlerave te shumta

Kam shkruar dhjetra monografi, kushtuar shokeve dhe kolegeve aviatore. Jam perqendruar, ne vecanti tek monografite “lapidar”, kushtuar atyre qe nuk jane me ne jete. Nuk me ka shkuar ne mendje se dikur kujtesa do te me mjegullohej e dora do te me dridhej, sic po me ngjan me Petrika Kostanin, te cilin e kam njohur e kam zene miqesi me te ne kohe te veshtira per te dy dhe per ata qe ishin ne te njejtet  kushte, ne kohen kur studionim per t’u bere pilote. Megjithate,  jam i vendosur e do te shkruaj, sic mundem por dhe sic deshiroj te shkruaj per Ate njeri, i cili i meriton te gjithe nderet.

Bera mjaft intervista e terhoqa shume opinione shokesh te cilet e kane njohur nga afer ose kane punuar, se bashku me Petriken dhe qe e kane njohur mire e  kane cfare te deftojne per Te. Qellimi ishte te kujtohet e te nderohet edhe pas vdekjes jeta dhe puna “titanike” e Atij njeriu, i cili, nuk ngjante me njerezit e zakonshem. Mund te kishja terhequr dhe mendime te tjere; por, duke pare se te gjithe opinionet konvergonin ne nje pike e u benin jehone vlerave te tij morale e aftesive profesionale, mendova se ishte e mjaftueshme puna e bere deriatehere. Ne deshmite e bashkekohesve te Petrika Kostanit, sejcili, me fjale te thjeshta zemre por me vertetesi e me saktesi matematike, gdhenden figuren e pavdekshme te Petrika Kostanit, jo me fjale te bukura sa me shpirt e me zemer bujare, ne dore. Nuk me habit pohimi se Petrika Kostani, nuk ishte nje njeri i zakonshem, por nje “Perendi”.

Tunda koken, ne shenje habie kur miku im i mencur, i cili ishte dhe mik i ngushte i “Heroit” te ketij shkrimi,  piloti veteran Bahri Meshau ( Permeti), kur i kerkova opinion per te ndjerin, te cilin e kishte me shume se shok e mik, shkrojti deri ne nje fare mase,  pastaj, me tha: “Nuk mund te vazhdoj, mbasi, per ate njeri me mbyt ngasherimi. Tani qe po e provoj dhe vete, nuk e tund me koken si atehere dhe i  jap plotesisht te drejte, mikut tim te mencur. Nuk di nga tja nis rrefimit; cfare te shkruaj e cfare te le pa shkruar. Cdo tipar e vlere e Petrika Kostanit eshte si vazhdim i njera – tjetres e njeriu nuk di: Cfare ti kujtoje e cfare ti harroje atij “Engjelli”?

Petrika Kico Kostani, nuk shquhej per trup te madh por kishte shpirtin dhe zemren te madhe. Ai ishte nje “Engjell” me fytyre e me tipare engjellore. Me ata sy larush, tek te cilet, si ne pasqyre reflektohej tere bota e tij e brendshme; ajo fytyre e paster e “bucko”, me nuance te  kuqerremte, te rregullt e me harmoni te plote me pjeset e tjera te kokes; buzeqeshja e tij e brishte e dashamirese, pa kufi;  balli i larte si shprehje e fisnikerise; fjala e tij e embel qe ngjiste si me zamke; qetesia, maturia dhe dashaniresia  ne  komunikim se bashku me  miresine  qe rrezatonte gjithandej, ishin komponente te nje sjellje te cilat, per nga kujdesi me te cilin hidhte hapin,  i ngjanin atij dashit qe i prin  kopese ne sheshe e ne monopate. Ato nuk kasi  te  harrohen, as nuk mund ti ngjiten ndonje tjetri. Pertika Kostani nuk mund te harrohet se nuk punoi per tu harruar. Ai  punoi  per kohen kur jetoi e per brezat qe vijne. Njerezit, ne kete bote qe ngjan me nje “stafete”, vijne e ikin duke lene gjurme te ndryshme apo pa u ndjere. Gjurmet qe ka lene Petrika nuk jane rastesi por  perbejne nje  vazhde; ato nuk mund te shlyhen, sa te jete jeta.

Pervec emrit te mire qe la pas, Petrika Kostani, na ka lene si kujtim e per te mos u harruar, dy “yje”, sic ishte dhe Ai vete, Klean dhe Landin, te cilet i rriti e i edukoi per se mbari, qe te beheshin te mencur e te urte si Ai, me edukate e me kulture qytetare, te cilat vete Petrika i reflektoi gjate gjithe jetes. Peci ka lene dhe dhjetra niper e mbesa, te cilet, me figuren dhe karakterin e tyre, e nderojne gjyshin, dajen apo xhaxhane e mire. Petrika, la pas bashkeshorten e nderuar, zonjen Adriana, e cila ndau jeten me Te, solli ne jete dy femije te rralle dhe i sherbeu, si ajo bashkeshortit deri ne grrahmat e fundit. Nese Petrika Kostanit iu dha mundesia te shpaloste, me efektivitet vlerat e tij te rralla, duhet theksuar se nje  merite  te  pakontestueshme ka  dhe  bashkeshortja e  tij mentare dhe burrereshe e rralle – Adriana, e cila, ne pervjetorin e dyte te ndarjes nga jeta te bashkeshortit nuk ngurron te pohoje se: “Me Petriken ka kaluar si ne perralle”! Petrika Kostanin e kujtojne dhe e nderojne koleget, miqte dhe shoket e tij te panumert, studentet e shumte qe mesoi si te jene qytetare te devotshem e profesioniste te afte e te  perkushtuar; e kujton vepra  e  tij  shumeplaneshe dhe e ndritur, e  cila  rrezaton e flet vete.

Petrika Kostani u lind ne qytetin e bukur e me shume “thesare “te Korces, me 5 Maj  te vitit 1941, ne nje familje qytetare te shquar per tradita  atdhetarie e te beses. Babai i  tij – Kicua ishte kasap. Ai ishte esnaf ne zanat dhe nje njeri me reputacion te spikatur mes zanatcinjve korcare. Kicos i zinte vend fjala, e ishte mendjendritur e mendjehapet ne shoqerine ku bente pjese. Nene Andromaqi, e cila ishte bije ne fshatin Orman Ciflig te Fushes se Korces, ishte shtepiake. Fisi dhe familja e saj ishin te lidhur ngushte dhe me contribute me vlere  ne te gjitha levizjet me karakter atdhetar qe synonin ruajtjen e teresise tokesore  te territoreve shqiptare. Ajo, ne lidhjen martesore me Kicon, solli ne jete tre femije dhe u be nje nene e perkushtuar per femijet dhe nje gjitone me vlera, e respektuar ne mjedisin ku jetonte. Andromaqi solli ne jete: Petriken; Liriken dhe Tatjanen, te cilet i lindi por nuk pati fatin ti rriste e ti gezonte. Ne vitin 1946, Nene Andromaqi u semur rende, lengoi e u nda nga jeta. Ajo la pas bashkeshortin Kico, ne hidherim te thelle dhe tre femijet te parritur: Petriken – 5 vjec; Liriken – 2 vjec dhe Tatjanen – 6 muajsh. Zija dhe hidherimi mbuluan deren fisnike te Kico Kostanit. I zoti i shtepise mbeti pa bashkeshorten e tij te denje dhe tre femijet mbeten jetime, pa nene. Femijet, te tre ishin te parritur e nuk mund te kujdeseshin as per veten e tyre. Me i madhi, Petrika kish nevoje per kujdesin e nenes dhe per sherbimet e saj. Ca me teper dy te tjeret, te cilet ishin edhe me te vegjel. Kicos i iku e zonja e shtepise e cfare zonje, e zoteruar; atij i ra persiper nje fatkeqesi e rende dhe iu shtua barra edhe per t’u perkujdesur per femijet,  te mbetur pa nene, tecileve u mungonte dashuria e nenes, e cila nuk eshte e lehte te zevendesohet. Ndihma qe ofruan te afermit dhe gjitonet e Kicos, e tere shoqeria dhe miqesia e tij ndikuan per te mire, por nuk prune ndonje permiresim te dukshem. Ishte viti 1946, kur Korca, si e gjithe  Shqiperia vuante rrjedhojat qe kish lene pushtimi fashist i vendit dhe perjetonte skamjen dhe zymtesine qe la ai regjim i urryer, gje qe nuk e bente aq efektiv solidaritetin njerezor.

Situaten tejet te rende qe u krijua ne familjen e Kico Kostanit,  e zgjidhi vete Kicua, me personalitetin e tij te spikatur e me ndikimin e fuqishem qe kishte ne shoqeri, i ndihmuar nga miqte e shumte qe kishte bere; ne Korce e ne rrethina. Ne fshatin Dishnice, ne rreze te malit te Moraves,  jo shume larg nga fshati Orman Ciflig dhe nga Korca, ne rrethin miqesor te se ndjeres gruas se tij Andromaqit, jetonte nje vejushe, e cila quhej Gjeorgji. Ajo rridhte nga nje familje fshatare fisnike e me tradite atdhetarie. Fati i saj i trishte e kishte lene te ve, me nje vajze  trevjecare  e cila quhej Donika. Burri i saj kishte rene deshmor i Luftes Nacionalclirimtare  dhe e kishte lene ne hidherim te thelle bashkeshorten Gjeorgji ( Jorgji dhe vajzen e tyre – Androniken ( Doniken). Pas perpjekjeve te shumta te ndermjetesve te besueshem nga te dyja palet, Gjeorgjia, me ne fund pranoi te behej bashkeshorte e burrit te ve – Kico Kostani, i cili kishte nga martesa e pare jo fatlume tre femije te parritur. Situata ne familjen Kostani, pas marteses se dyte te Kicos, u nderlikua se tepermi. Perfytyroni nje situate familjare ne te cilen Gjeorgjia gjeti ne shtepine e burrit tre femije te vegjel, te cilet, Ajo mori persiper ti konsideronte e ti trajtonte si te lindur prej saj. Shtojme ketu faktin qe Gjeorgjia, kishte lindur me burrin e pare, te ndjerin Thanas Piperi, vajzen – Andronike te cilen e kishte shume te dhimbsur. Po te kemi parasysh faktin qe, si Kicua dhe Gjeorgjia ishin te rinj dhe nga lidhja e tyre  do te vinin ne jete te tjere femije, situata ne familje do te behej edhe me e veshtire per t’u menaxhuar.

Veshtiresite qe linden ne familjen Kostani u zgjidhen fale mencurise, fisnikerise dhe vlerave morale te te dy bashkeshorteve dhe, padiskutim, ne saje te shpirtit te tyre te gjere e human. Jorgjia, vajzen e lindur me burrin e pare, kur erdhi ne shtepine e Kicos, ne Korce, e la per te banuar ne shtepine e xhaxhait te saj. Kjo situate zgjati gati 2 vjet. Kico Kostani, njeri tejet human e me zemer te madhe, nuk mund te duronte qe vajza e Gjeorgjise te jetonte larg Nenes qe e kishte sjelle ne jete, e cila u be gruaja e tij fatlume. Nje dite, Kicua iu drejtua Gjeorgjise me fjalet e nje njeriu tolerant e me individualitet te spikatur: “… Cupa te vije ketu, ne shtepine tone, te rritet e  te jetoje prane teje e ne mes te femijeve te tjere…”! U tha; u be. Donika, ne ditet me te aferta, me nje bohce me petkat e saj me te domosdoshme, e shoqeruar nga xhaxhai I saj dhe nga nje dergate prej Kicos, erdhi ne Korce, prane Nenes qe e kishte lindur dhe prane Kicos e femijeve te tij. Fillimisht cupa rrinte e drojtur dhe disi e hutuar, por kur ndjeu miresine e Kicos dhe dashurine e ledhat e Nenes, si dhe u gjend ne mes te femijeve te dashur e te sjellshem te asaj shtepie, u gjallerua dite pas dite dhe ndjeu se ishte ne shtepine e saj ku, te  gjithe e donin shume e kujdeseshin per te.

Le te shkeputemi pak nga ky komunitet i ri per te rrefyer historine e mbetjes jetime te Donikes minorene: Me 29 nentor te vitit 1943, ne fshatin Orman Ciflig te rrethit te Korces, pushtuesit gjermane kryen nje masaker mbi popullsine e fshatit, e cila ishte e lidhur me Luften Nacionalclirimtare  dhe ishte shnderruar ne baze te fuqishme  te saj. Banoret e ketij fshati, si te mjaft fshatrave te tjere te zones ishin teper aktive ne kete lufte clirimtare,  te rrjeshtuar ne radhet e njesiteve partizaneve ose ne forcat  territoriale  te zones. Ne te njejten dite, u pushkatuan 60 burra, gra dhe femije. Masakra ne fjale njihet si Masakra e Orman Cifligut dhe  ishte nga me mizoret qe perjetoi popullsia e rrethit te Korces. Shtepia e tezes te Petrikes, u shkrumbua nga nazistet. U dogjen edhe shtepite e Coceve e te Kitallareve. Shtate femije mbeten te pastrehe. Te gjithe I strehoi ne shtepine e tij, ne Korce, i  miri  Kico Kostani, baba i Petrikes dhe dhenderr ne ate fshat. I thane shoket e miqte, Kicos, para se ti merrte femijet e pastrehe ne shtepine e tij, se do ta kishte te veshtire te ushqente, njeherazi 10 femije: ( Petriken me te dyja motrat dhe shtate femijet e ardhur nga Orman Cifligu). Kete parashikim, dashamiret e Kicos nuk e bene per te “lare gojen ” apo per ti “dale borxhit” Kicos, por e kishin te bazuar ne pervojen e jetes shoqerore te treves dhe ne ate vetjake. Mirepo Kico Kostani, i njohur per shpirtin e tij human, u pergjigj: “Tek te hame ne, le te hane dhe ata, hallexhinj … ” Sic rrefen Llazi, i cili, ne ate kohe ishte 7 vjec: “Nje dite, kur erdhi ne shtepi, Kicua kishte sjelle disa embelsira. Petrika i vogel e kanakar, zgjati doren drejt Andromaqit, me kerkesen per te marre i pari, pjesen qe i takonte. Jo, i tha Kicua, shpirt njeriu  e teper human te shoqes: “Jepu me pare bujtesve, pastaj Petrikes ”! Dhe Andromaqi, e njohur si  nene  e perkushtuar ndaj femijeve, beri, sic i tha i shoqi. Femijet nga Orman Cifligu, njerez te afert  te Andromaqit, vajten ne shtepite e tyre te rindertuara, pas 2 vjetesh.

Ne kohen kur ngjau masakra e Orman Cifligut, Kryetar i Keshillit Antifashist te fshatit ishte Marko Kita. Ai ishte baxhanak i Kico Kostanit dhe kishte studiuar ne Liceun Francez te Korces. Markoja  ishte i lidhur me dashuri te ndersjellte me baxhanak Kicon. Ne diten e masakres, fshati Orman Ciflig u rrethua nga fashistet. Brenda rrethimit ishte dhe Marko Kita, se bshku me partizanin Thanas Piperi – burre i Gjeorgjise e baba i Donikes. Ata, e cane rrethimin, por u kthyen serish ne fshatin e rrethuar, per t’u dhene zemer e per tu dale ne mbrojtje fshatareve. Nazistet i kapen e i pushkatuan, te dy luftetaret, ne mes te fshatit. Thanas Piperi la pas fisniken  Gjeorgji dhe vajzen e parritur Doniken 3 vjecare.

Gjeorgjia, ne lidhje martesore me Kicon, solli ne jete kater femije. I madhi i tyre ishte Midhi, i cili mori emrin e vellait te ndjere te Kicos, i cili, mbasi dogji zyrat e Fashos, se bashku me guerrilasin tjeter korcar Kico Greco, u kapen nga fshistet italiane e u varen ne mes te Korces. Me qellim qe te perjetesonte kujtimin e vellait guerrillas, Kicua i vuri emrin djalit te pare qe rezultoi nga martesa e dyte e tij. Pas Midhit, erdhen ne jete: Vasili; Thomai dhe e fundit – Ida. Kesisoj, ne familjen e nderuar te kasapit Kico Kostani u bene tete femije, me tre berqe. Nga keta, kater ishin me nene e me baba te njejte ( Gjeorgjine e Kico Kostanin); tre te tjere ishin vellezer e motra nga matresa e pare e Kicos dhe njera nga vajzat – Donika ishte e ardhur pas nenes ( Gjeorgjise ). Kico Kostani u ndodh me fat. Fatlume rezultoi martesa e tij e dyte. Femijet e shumte, me barqe te ndryshem brenda nje kohe te shkurter gjeten kohezionin dhe dashurine per njeri – tjetrin. Gjeorgjia fisnike dhe e mencur beri realitet premitimin se do ti trajtonte femijet e gjetur ne vatren fatkeqe te Kicos, me te njejtin kujdes e dashuri, sikur te lindurit prej saj. Prandaj, Petrika dhe dy motrat e tij bonjake e therrisnin ate, plot gojen – Mama, edhe pse e dinin qe nje grua tjeter i kishte sjelle ne jete. E meritonte ta therrisnin kesisoj Jorgjine, femijet e gjetur mbasi Ajo grua kapedane ishte nene e dhimbsur dhe e perkushtuar dhe u sherbente jetimeve si te ishte nene e tyre. Jo per hir te lidhjes qe beri me Kicon, por per faktin e thjeshte se Ajo ishte Nene dhe e njihte dhimbsurine e nenes per femijet dhe e kishte te qarte cdo  te  thote  te  mbetesh pa nene. Jetimet  u  ndodhen  me  fat. Babai  i  tyre, pas ndarjes nga jeta te  se ndjeres Andromaqi, nenes te tre femijeve te tij,  u  lidh  me nje grua me zemer te madhe e me shpirt njeriu.

Duke u rritur, Petrika me teper e motrat e tij Lirika dhe Tatjana me pak, e ndjene mungesen e lidhjeve shpirterore qe kishin me  Nenen e ndjere por nuk u mungoi dashuria dhe kujdesi i  njerkes ( e cila ne zhargonin e dites, ka komutacion negativ ) qe e zevendesoi Ate. Sic rezulton nga te gjithe rrefimet e njerezve, te cilat  munda  te qemtoj, femijeria e Petrika Kico Kostanit nuk erdhi aq e mbare, sic ishte djali topolak i te birit te xha Kicos. Ai dhe dy motrat e tij jetime paten fatin e keq te rriteshin me njerin prind. Dashuria dhe kujdesi i Jorgjise per ta  e kompensoi bukur por nuk mundi ta zevendsonte teresisht vendin dhe rolin e Nenes biologjike te tyre. Sic rrefejne bashkekohesit e tyre; kur Midhi dhe shoku i tij i armeve – Kico Greco, ndodheshin ne burgun fashist; Midhi, i cili e donte shume Petriken, kerkoi tja conin nipin, ne burg  qe ta veshtronte nga dritarja e qelise. Sic duket, prania  e  Petrikes prapa hekurave, i shtonte frymezimin guerrilasit per te qendruar, burrerisht, sic qendroi, deri ne fund.

Pas ndarjes nga jeta te Nenes se tij biologjike, Andromaqit, Petrika i vogel u end, natyrshem per te  gjetur ate pjese  te munguar te  lidhjeve e te dashurise biologjike per Nenen qe nuk ishte me ne jete. Ate e gjeti, ne radhe te pare  tek  Babai i tij – Kicua te cilin, Petrika e veshtronte si perendi. Duke ndjere pergjegjesine e femijes me te rritur ndaj me te vegjelve, Petrika ende i parritur, edhe pse kishte nevoje per kujdes e sherbime jetike, vetjake, perpiqej ti ndodhej prane Babait te tij te dashur, ne punet e renda qe Ai kryente.

 Kur familja  e  Kico  Kostanit u shtua e u be me shume femije ( 8 femije ), kater nga  te  cilet  ishin  jetime, me kerkese te Kicos, pushteti i asaj kohe, si perjashtim nga rregulli i pergjithshem per qytetaret, i dha Kico Kostanit 3 dynyme toke ( 3000 m/katrore ), ne afersi te arave te fshatareve te Ravonikut, ne Juge – Perendim te qytetit te Korces. Xha Kicua, kete ngaster toke e mbillte me jonxhe, te cilen e kosiste dhe, sanen  e mbledhur te ushqente dhente. Ai mbareshtonte nje tufe me dhen, me  rreth 50 krere, te cilat i mblidhte ne plevice, kurse ne kullote i nxirrte nje bari, i cili kujdesej per to. Ndoshta kemi te bejme me nje rastesi interesante pa lidhje; Dhente e Kicos i ruante, kundrejt shperblimit, babai i thoma Leres – Leksi. Ne vitet e gjimnazit, Petrika u lidh me shoqeri te ngushte me Maqon; te birin e cobanit te dhenve te xha Kicos.

Si me i rrituri i femijeve, Petrika ngrihej heret, ne mengjes dhe, me nje bidon xingato  ne krahe, ne njeren ane te sheshte, e hidhte ne shpine, sikur te ishte cante ushtari dhe e mbante vrapin tek  stani i dhenve, ku Babai i tij, Kicoja kishte shkuar qe me nate; kishte mjele qumeshtin e u kishte hedhur dhenve sane. Aso kohe Petrika nuk ishte me moshe me teper se 10 vjec. Ai, me bidonin ne shpine ne te cilin mbante rreth 10 litra qumesht, cdo dite pershkonte, ne kembe udhen, nga shtepia ne plevice, e cila ishte rreth 3 km. Por,  Petrika ende i parritur, nuk i vinte ne ndihme familjes vetem duke transportuar qumeshtin. Ai, cdo dite, ne muzg, shkonte tek bagetite, takonte babane dhe e ndihmonte ate ne punet e veshtira te mbareshtimit  te tyre. Kico Kostani, per te perballuar nevojat ushqimore te familjes me shume femije, mbareshtonte dhe rreth 100 krere pula fushe prane plevices dhe nje derr. Derrin e mbante te mbyllur, ne nje kthine te ndertuar posacerisht, prane shtepise dhe e mbante per mish. Si  per derrin dhe  per  shpendet, me mundesite qe kish ne ate moshe, kujdesej Petrika bonjak.

Kico Kostani, ishte njeri nga kasapet me te mire te qytetit te Korces. Para dhe gjate Luftes se Dyte Boterore, Ai bente pjese ne shoqerine e kasapeve esnafe te qytetit te Korces ku fjala e tij zinte vend. Pas clirimit te vendit Ai u ingranua ne Ndermarrjen e Grumbullimeve e te perpunimit te mishit ( ne thertoren e qytetit ) ku, si kasap me pervoje te gjate pune ne kete leme ishte njeri nga drejtuesit  teknike te asaj ndermarrje. Kicua bente “tualetin ” e mishit te therur perpara se ai te shkonte tek mjeku veteriner per te marre lejen per t’u tregtuar, ne dyqanet e shtetit. Babai i Petrikes, Kicua ishte njohes mjaft i mire i anatomise te trupit te bagetive. Ai e copetonte mishin e therur sipas anatomise. Ne kete kuptim, “tualeti ” qe i bente Kicua mishit kish te bente me heqjen e laprave, dhjamushkave dhe pjeseve te tjera, te cilat nuk jane aq te preferuara nga njerezit.

Petrika i conte ushqimin Babait te tij, ne cdo mesdite. Ai shfrytezoi vajtjen e shpeshte ne thertore, cdo dite, dhe ne cdo vajtje, duke vene ne pune  zgjuarsine  karakteristike, vrojtonte proceset e manipulimit te mishit. Duke perftuar nga zemergjeresia e kasapeve korcare dhe nga tolerance e Kicos drejtues i  tyre, sa here shkonte per ti cuar ushqimin Babait te tij, Petrika mesonte dicka te re, nga menyra e therjes, rjepjes dhe copetimit te mishit. Pas nje kohe te shkurter, Petrika u be kasap i kualifikuar.

 Me ndikim jo te paket ishte dhe fakti qe Kicua, cdo jave, dilte ne treg dhe blinte nje dele kur nuk kishte ndonje bageti per te skartuar nga tufa e tij e dhenve dhe e bente kasap ( e therte, e ripte dhe e copetonte ) ne shtepine e tij. Petrika, duke i qendruar afer, te atit, mesoi mjaft nga “operacioni ” i prerjes, rjepjes dhe copetimit te mishit. Me mprehtesine dhe zgjuarsine natyrale qe  e karakterizonin, Petrika “i vodhi ” Babait zanatin e u be, si Ai, usta i vogel, akoma pa shkuar ne shkolle. Aq i kualifikuar ishte djali i madh i xha Kicos, ne kete fushe sa, kur i hapte barkun berrit, nuk i ngaterronte, organet e brendshme por i ndante: vec plencin; zorret; shpretken, melcine, temthin e organet e tjera nga njera – tjetra. Duke vrojtuar Babane, Petrika bente dhe kukurec, me te brendshmet e prese ( viktimes ) se tij, te cilat i mbeshtillte me zorret  e saj. I piqte vete, ne zgare, me prush poshte dhe kukureci qe pergatiste Petrika, behej mjaft i shijeshem. Kur i  fuste kukurecit ereza e pipereza, dhe e  piqte ate me merak, ata qe e provonin lepinin gishtat nga kenaqesia.

Petriken, ne mjedise te ndryshrem e therrisnin me emra jo  te njejte. Baba Kicua, meqenese e kishte djalin e madh dhe, si i thone fjales, e kishte “buken e pare”, me perkedheli i drejtohej, kur donte ta therriste, me emrin e shkurtuar Peti. Keshtu i flisnin Atij te gjithe pjesetaret e familjes Kostani. Sic duket, ndikimi i kryetarit te familjes ishte i fuqishem, tek pinjollet e tij. Ne shkolle, Petriken, shoket e klases dhe te tjeret e therrisnin me emrin e plote : Petrika, kurse ne mehalle, sidomos ne lojerat femijerore, shoket, bashkemoshataret e tij e therrisnin, thjeshte – Peci. Nga sa mbaj mend, edhe ne, shoket e tij, ne shkollen e aviacionit, ne Cin Zhou e ne Sui Xun e therrisnim Peci. Ne shkollen e Aviacionit, ne Vlore dhe  ne Regjimentin “Peza ”, shoket, koleget dhe eproret e tij e therrisnin, me emrin e plote, Petrika.

P a k  h i s t o r i:

Petrika Kico Kostani u lind ne Lagjen. Nr 3 te qytetit  te Korces, e cila, ne ate kohe emertohej: “Mehallla e Lumit”! Ne shtepine ku erdhi ne jete, Ai b anoi deri ne moshen 9 vjec. Sipas kalendarit Gregorian, kjo moshe i perket vitit 1950. Ne vitet qe vijuan, Petrika dhe familjaret  e tij u vendosen ne nje shtepi tregtari, te shtetezuar, e cila, me pare i perkiste nje tregtari te madh korcar. Banesa ndodhej ne rrugen: “Sotir Peci”, e  c ila e ka “koken” tek kinema “Morava” e zgjatet deri tek Mitropolia e vjeter e Korces. Shtepia e re   ku u vendos per te banuar familja e Kico Kostanit ishte shtepi pasunari. Ajo ishte shtepi qytetese me dy kate; me mure guri e me cati te mbuluara me tjegulla te bera me dore ( tjegulla tradicionale  te kohes).

 Muret e gurte ishin te lidhur me llac gelqere e me breza druri, ne cdo 70 centimetra latresi. Shtepine e rrethonte nje mur guri, i forte, me lartesi rreth 2m; brenda te cilit ishte nje oborr, i  shtruar me plloca guri. Ne mes te oborrit ishte nje lulishte ku vegjetonin trendafile eremire dhe lule te tjera. Nje cesme, ne  oborr sherbente per te pire uje e per te lare teshat. Dhomat ishin te ndara nga njera – tjetra, jo me mure por me catma prej druri. Ne katin perdhes  te  shtepise ishte nje qilar ( bince ), e rrethuar nga nje mur guri, si sofat, i larte 50 cm. Sofati i kishte sherbyer tregtarit te madh per te vendosur butet ( fucite prej druri ) me vere. Qilari ishte i pajisur me  nje  hambar ku depozitohej gruri, i  ndertuar me llamarine te trashe, i cili kishte nje fole ne pjesen e poshte nga ku rridhte drithi, per konsumin familja dhe per shitje.

Prane shtepise te Kico Kostanit ishte ajo e Misto Dardhes, i cili kishte 2 djem. Nikua, ishte bashkemoshatar me Petriken dhe shok i tij. Se bashku me Kicon  dhe me familjaret e tij, nen te njejten cati, deri ne vitin 1965, jetonte vellai i tij – Llazari, beqar i rritur, i datelindjes 1922. Ai ishte vellai i vogel i Kicos. Me pas, Llazari u martua e u vendos me banim ne Tirane. Kicua, i “kishte duart vazhdimisht ne mish”. Ai, si dhe shoket e tij zejtare, tok me te dashurit e zemres, per hater te  shoqerise, pinte ndonje gote  me raki rrushi, te bere vete, por nuk ishte qejfli pijesh te forta. Kico Kostanin, ne asnje rast nuk e kishin pare sarahosh, te dehur apo te alkoolizuar.

Nje vella i Kicos, Midhi  Kostani,  ishte guerilas, ne qytetin e Korces. Ai,  pasi dogji. se bashku me shokun e tij te idealit e te aksionit luftarak, Kico  Grecon, zyrat e fashios, fashiste, u kapen e te dy u varen ne mes te Korces, diten per diell. Sipas deshmive  te bashkekohesve, mbledhjet guerilasit i zhvillonin ne shtepine e Vangjel Vangjelit, e cila ndodhej prane shtepise te Kico  e Midhi Kostanit.

 Petrika Kostani, si ne vitet evgjelise te tij  dhe kur u be burre e nisi karrieren ushtarake, nuk e zuri kurre ne goje kete rrethane pozitive, ne menyre qe te perftonte  prej saj. Madje edhe shoket e tij te grupit, si ne rastin kur studionte aeronauteike, ne Bashkimin Sovjetik dhe kur kete pune e vazhdoi ne Kine, shoket e afert nuk  i  dinin lidhjet e Petrikes me xhaxha Midhin guerrillas dhe me aktin e tij heroik. Ai donte dhe ia arriti  te ecte me kembet e veta, pa “ombrelle” mbi koke e pa  marre njeri per dore.

Petrika Kostani u rrit pa pranine e Nenes se tij biologjike, por u ndodh me fat qe bashkeshortja e dyte e Kicos, njerka e tij – Gjeorgjia kishte tipare aq te mira sa nuk la vend bosh ne raportet me femijet e gjetur. Ajo diti te shnderrohet ne nje Nene te vertete duke i rrethuar me kujdes e me dashuri prej nene femijet e burrit. Kjo ishte gje e madhe dhe Petrika ndihej mire nen perkujdejen e saj. Dashuria dhe miresia qe u percillte e mira Gjeorgji femijeve te Kicos ishte domethenese, me vlera jetesore dhe e prekshme. Sikur te ishte vetem kjo zemermiresi e saj, pa llogaritur vlerat e tjera te asaj gruaje “engjell”, do te mjaftonte per te habitur ata qe e  rrethonin dhe te tjere qe e njohen. Nuk ishte pare, deri atehere qe nje njerke te qasej ashtu ndaj femijeve  te  gjetur.

 Megjithate, Petrika nuk i ndahej Babait te tij, ne asnje cast. Kjo gje eshte e natyrshme dhe pjese e perpjekjeve te nje femije, te cilit i eshte ndare nga jeta Nena biologjike. Ai e kerkon pjesen e dashurise prinderoree te munguar tek prindi qe jetonte; konkretisht tek Kicua. Ajo qe i  mungonte Petrikes ishte aroma e Nenes; ledhat e saj, dashuria tjetersoj e asj qe e kishte mbajtur nente muaj  ne  bark dhe e kishte cdo fjale e cdo ledhatim, “te embel” Dy motrat qe e ndjera Andromaqi la jetime,  si Petriken, ishin me te vogla e nuk arrinin ti  konceptonin permasat e gjemes qe u kishte rene mbi koke. Ato u pershtaten me shpejt e me lehte me situaten e re qe u krijua pas marteses se dyte te Babait te tyre. Ndryshe  qendronte puna me Petriken; Ai e kishte ndjere me gjate dashurine dhe perkujdesjen e Nenes biologjike; aromen e  saj  dhe e ndjente me teper boshllekun qe la pas ikja e saj,  Prandaj, Petrika e kerkonte tek Kicua dashurine e munguar; ate pjese, te cilen e kishte marre me vete e ema.

Gjeorgjia, me karakterin  brilant dhe me tiparet e saj te rralla, kur pranoi te behej bashkeshorte  e Kicos me tre femije ne vater, diti te ngrihej ne nivelin e nenes te jetimeve, pa i lene ata me koke menjeane. Njera nga cilesite e vecanta te Gjeorgjise, te cilen e pelqenin jo vetem familjaret e saj por dhe gjithe tarafi e miqesia dhe ata qe e kishin shijuar, ishte te gatuarit qe dilte nga duart e saj. Ajo pergatiste gatime te shijeshme dhe teper te ushqyeshme; si per femije dhe per te rritur. Kur Jorgjia piqte kernacka, i gjithe sokaku kundermonte ere te mire, nga aroma qe perhapej prej tyre. Kalimtaret, te cilet e njihnin kete arome, por dhe te rastesishem po te qene, sa here u rastiste te kalonin nga rrugica prane shtepise te Kicos dhe qe e ndjenin aromen e kernackave, thoshin, plot krenari: “Po gatuan e Kicos”! Dashuria dhe kujdesi i  Gjeorgjise per jetimet, pa i  vecuar ata nga femijet e saj biologjike, i percolli ata si ne femijeri dhe kur u rriten e u bene madhore. Eshte vlere me vete, te cilen nuk e kane te gjitha grate te kesh afteesine dhe zemren  per  t’u  ngjitur mbi ndasite e genit dhe natyren e ndryshme biologjike qe shkakton ai. Kjo perben nje rast te rralle  ne jeten e atij komuniteti dhe ne kohen kur Ajo jetoi. Fuqishem ndikoi formimi, fuqishem i  individualitetitte asaj gruaje dhe nene, i  cili theu tradita, zakone e doke, per kete ceshtje dhe nxorri ne drite nje risi te papare, e cila mund te jete dhe unikale. Te gjithe pane tek personaliteti I Jorgjise, shembelltyren e nje njeriu  te edukuar, te qyteteruar e me shkalle te larte emancipimi, si dhe nje zemer te madhe e nje shpirt te gjere.

Dikush mund edhe te mos jete i nje mendje me mua per keto qe po shkruaj duke u mbajtur fort pas argumentit: “Gjeorgjia, vete, me bindje te plote e ne moshe madhore, pranoi te behej bashkeshorte  e Kicos dhe e dinte qe Ai kishte tre femije ne shtepi…”. Them jo; jo, e serish jo! Kembengul ne timen per faktin se Historia e njerezimit eshte plot me shembuj pozitive e negative ku dominojne sjelljet dyqendrimshe te njerkes. Njeri nga qendrimet eshte i embel, i bute, perkedheles e tolerant, kur u drejtohet femijeve te barkut dhe qendrimi tjeter: i vrazhdet, i rrepte, kerkues, denigrues e aspak tolerant, i cili u rezervohej femijeve te gjetur. Ne rastin tone kemi te bejme me nje perjashtim nga rregulli. Jorgjia nuk ishte grua e nene e zakonshme por nje “engjell ” e nje rast i rralle. Ftoj ata qe do te mund te prononcoheshin rreth ketij problem te gjykojne me mendje te ftohte  e pa anesi duke i meshuar fort obkektivitetit.

Le te kthehemi tek femijeria e Petrika Kostanit. Karakteri i tij i formuar si tip shoqeror e dashamires, patjeter qe nuk u formua ne nje dite, por cdo dite e pak nga pak. Miresia e shpirtit te tij ishte reflektim jashte mureve te shtepise dhe pertej oborrit te baneses ku jetonte, i atij kohezioni qe sundonte ne vatren me shume femije te Kico Kostanit, si njera nga familjet me te qeta, me te rregullta e me dashamirese, ku lidhjet dhe marredheniet mes pjesetareve te familjes ishin me normale dhe me reciprocitet. Petrika i donte e i respektonte njelloj,  si motrat dhe vellezerit e nuk bente diferencime mes tyre. Ai ishte vella i madh i femijeve te shumte te familjes dhe e ndjente “pergjegjesine” per me te vegjelit e “kujdesej “per ta. Ia vlen te deftojme marredhenien e vecante te Petrikes, me Doniken, vajzen e prure me vete, te Gjeorgjise, te cilen, Ai e kishte moter te ftohte: ( as me nene e as me baba). Ajo u rrit mes vellait e motrave te gjetura dhe te tjereve qe lindi e ema me Kicon. Petrika u jepte perparesi veprimeve qe ishin ne te mire te motres te “ftohte ”. Mes te gjithe femijeve te Kicos, linden e u forcuan lidhje te ngushta shpirterore, te cilat ndikuan fuqishem qe ata te rriteshin me shpirtmiresine qe u fallen Gjeorgjia dhe Kicua si dhe nen ndikimin e drejtperdrejte te Petrikes, si i pari i femijeve ne ate familje.

Po  ku  qëndronte  përparësia  qe  i  jepte  Petrika  cdo  veprimi  dashamires  qe  kishte  te  bënte  me  motrën  Donike?  Qellimi  i  këtij  qëndrimi  te  diferencuar  nga  ana  e  vëllait  me  te madh ne mosshe  ishte, ndonëse  i  padeklaruar,  sjellja  tejet  humane  qe  “e  ardhura”  Donike  te  mos  ndihej,  ne  asnjë  rast  si  e  huaj  ne  shtepine  e  Kico  Kostanit.  Petrika,  me  fjalën  e  embel  qe  nuk  lendonte  njeri  dhe  me  sjelljen  e  tij  te  pëlqyer  kishte  ndikuar  fuqishem  per  arritjen  e  kohezionit  ne  ate   familje  te  ndeuar.  Per  hir  te  se  vertetes,  duhet  pranuar  qe  ne  mehalle  e  ne  ate  lagje,  familja  Kostani  shquhej  si  nje  çerdhe  e  qete  e  mjaft  e  rregullt.  Prinderit  jo  se  jo,  por  as  fëmijët  e  kesaj  familje  nuk  kishin  krijuar  sherre  apo  mosmarrëveshje  me  gjitonët  e  me  tej.  Korrektesine  dhe  dashamirësinë  e  kësaj  familje,  e  kishin  “shijuar”  jo  vetem  gjitonët  dhe  fisi,  por  sidomos  rrethi  miqësor  i  saj;  krushqia  dhe  gjithë  ajo  shoqeri  e   zgjeruar   e  familjes  Kostani.   Donika  u  rrit  e  u martua  nga  ajo  dere  e  madhe.  Lidhjet  e  Petrikes  me  Doniken,  me  bashkëshortin  dhe  me   familjen  e  saj,  nuk  u  ndërprenë  kurrë;  ato  vazhdojnë  edhe  sot  e  kësaj  dite,  kur  Petrika  Kostani  nuk eshte  me  ne  jete. Ne  lidhjet  qe  mbante  me  motrat,  marredhenjet  me  Doniken  zinin  vend  te  vecante.  Duhet  thene  se  pas  ndarjes  te  Petrikes  nga  jeta,  Bashkeshortja  Adriane  dhe  fëmijët  e  Petrikes;  vëllezërit  dhe  motrat  e  tij   i  ruajnë  raportet  miqesore  dhe  perparesine  e  lidhjeve  me  simotrën  e  Petrikes  dhe  me  pinjollët  e  saj.  A  nuk  eshte  ky  nje  shembull  i  mirefillte  fisnikërie?  Padyshim  qe  po.   Si  ne  kohen  kur  Petrika  Kostani  ishte  ne  jete  dhe  fëmijët  e  Donikes  e  njihnin  ate  per  dajo  e  i  thërrisnin  Dajo  Petrika  dhe  tani  qe  Ai  nuk  eshte  me  midis  nesh,  lidhjet  e  ngushta  mes  familjareve  te  te  dy  kraheve,  vijojne  si  me  pare.  Ne  kete  ceshtje,  ndihet  i  fuqishem  roli  i  Adrianes,  e  cila,  duke  bashkëjetuar  per  nje  kohe  te  gjate,  si  dy  bashkeshorte  te  denje  per  njeri – tjetrin,   me  Petriken  e  vecante,  ka  nxene  mjaft  prej  tij  dhe  di  ti  ruaje  lidhjet miqesore;  si   te vjetrat dhe  te  rejat .

Petrika  Kostani,  ne  femijerine  e  tij,  kishte  disa  pasione  e  prirje  te  pelqyeshme.  Ai  kishte  hobi  kujdesin  per  kafshët  dhe  ishte  shume  i  dhene  pas mbarështimit  te  tyre.  Pervec  dhenve  te  xha  Kicos,  te  cilave  u  shërbente  si  e  me  sa  mundete,  por  me  perkushtim  e  me  motiv  te  vecante. Petrika  mbarështonte  ne  mjediset  pranë  banesës nje  tufe  me  lepuj,  shume  pellumba  dhe  qenin  besnik  me  emrin  Norma.  Ky  qen  ishte  mjaft  besnik  ndaj  te  zotit. Ai,  per  besnikerine  e  tij  ishte  bere   i  njohur,  jo  vetëm  ne  mehalle  e  ne  rrethet  shoqerore  te  fëmijërisë  te  Petrikes.  Kur  Petrika  zhvishej   per  te  luajtur  futboll  me  shokët  dhe  teshat  i  linte  grumbull,  ne  nje  cep  te  fushës,  Norma  qëndronte  ne  roja,  prane  teshave  te  Tij  e  asnjeri nuk  guxonte  te  afrohej  pranë  tyre  jo  me  te  tentonte  per  ti  rrëmbyer.  Norma  trupvogel,  por  mjaft  e  zgjuar  dhe  e  shkathet,  bënte  pune  te  medha.

 Midis  mureve  te  shtëpisë  te  Kicos  dhe  asaj  te  gjitonit,  ishte  nje  arallek  (  vend  bosh  qe  shërben  per  rrjedhjen  e  ujerave  te  çative ).  Ne  lartesi,  poshtë  pullazeve  Petrika  kishte  varur  disa  kafaze.  Ne  te  cilët  mbarështonte  pellumba;  ne  toke  kishte  ndërtuar  “fole”  ku  gjallonin  lepuj  te  bute.  Me  kalimin  e  kohës  lepujt  dhe  pellumbat,  me  perkujdesjen   e  Petrikes  u  shumuan  e  Ai  ndihej  mire  per  kete.  Petrika  kenaqej  me  rezultatin  e  punës  se  tij  pasiononte  dhe,  përveç  krenarisë  qe ndjente   i  shtohej  dhe dëshira  per  t’u  marre  akomame  mire  me  mbarështimin  e  tyre.  Lepujt,  Petrika,   nuk  i  perdorte  si  ushqim  por  i  falte;  kujt  donte  e  kujt  te  mundete.  

Angazhimet  e  Petrikes  ne  punët  e  familjes,  me  synimin  per  te  ndihmuar  sadopak  Babane  e  tij – Kicon, i  cili  rropatej  per  te  mbajtur  tere  ate  familje,  nuk  e  shmangen  Ate  nga  pjesëmarrja  aktive  ne  lojërat  e  femijerise.  Me  shokët  e  nje  moshe,  te  mëhallës  e  te  rrugices,  Petrika  luante  shpesh  lojën  me  cingla;  ate  derrakthi;  kikidhi  e  perustidhi,  kalanë  dibrance,  lojën  me  fuge,  me  ashike,  me  detka,  syllambyllazi, e  ka, kush  e  ka, hapa  dollapa  etj.  Ne  cdo  loje,  Petrika,  me  zgjuarsinë  dhe  me shkathtësinë  e  tij,  ishte  tepër  aktiv,  madje  dhe  lider.  Ne  te  gjitha  lojërat  femijerore  dhe  ne  jetën  e  perditshme,  Petrika  nuk  e  ndante  nga  vetja,  vellane  me  te  vogël,  me  babe,  te  cilit,  Kicua  i  kishte  vene  emrin  e  vëllait  te  tij, te  ndjere,  Midhit,  rene  Deshmor  i  Luftes  Nacionalclirimtare.

Meqenese  Kicua  ishte  kasap  dhe  therte,  cdo  dite,  bagëti,  per  mish,  Petrika,  ne  lojën  femijerore  me  ashike,  i  kishte  mundësitë  per  ti  zgjedhur  onomate,  “djathtas”,  sic  i  pelqenin.  Ashiket  qe  perdorte  Petrika  zgjidheshin  te  ishin  te  medhenj  dhe,  sic  i  thoshin  ne  ate  kohe  –  pazierko: dmth te  pazier.  Petrika,  onomate  qe  zgjidhte  ne  thertoren  ku  punonte  Kicua,  i  shponte  me  nje  gozhde  e  i  mbushte  me  plumb,  te  shkrire,  qe  te  rendonin.  Ai,  plumbin  shkrinte  vete,  ne  shtëpi  dhe  ne  rruge  artizanale.  

Petrika   Kostani,   qysh   kur   ishte   femije   shquhej   si   bamirës   dhe   e   kishte   te   theksuar  shpirtin   human.  Kete  e  vëmë  re  jo  vetem  tek  fakti  qe  lepujt  dhe  pëllumbat  qe  mbareshtonte,  te  cilet,  u  shumuan  shpejt  e  me  ritme  te  papare,  Ai  i  falte,  tek  shoket,  dhe  tek  gjitonet  pranë  por  ne  te gjithë  vijën  e  sjelljes  te  tij  te  mevoneshme.  Nese  konsumonte,  per  te  ngrene  ndonje  prej  tyre,  kjo  ndodhte  per  te  “nderruar  shijen”;  jo  per  t’u  ngopur  me   mish,  me  te  cilin  ishte  i  veleritur. Mirepo  me  çështjen  e  mbarështimit  te  pellumbave,  dikur,  Petrikes  i  ngjau  nje  mosmarrëveshje  me  Babane  e  tij,  me  Kicon:  Pellumbat  strehoheshin  poshtë  pullazeve  dhe  gugatnin,  papushim,  ditën  dhe  naten.  Kicua  nuk  i  duronte  dot  gugatjet  e  tyre.  Ai,  kishte  dhe  njëfarë  bestytnije,  lidhur  me  kete  shpend.  Ai,  rritjen  dhe  gugatjen  e   pëllumbave  te  bute,  pranë  banesës  se  tij,  e  merrte  si  ogur  te  zi.  Ne  mendjen  e  tij,  padrejtësisht  kishte  zene  vend  opinoni  i  gabuar  se  kapja  dhe  varja  e  te  vëllait,  nga  fashistet  italiane,  Midhi  Kostanit,  kishte  ndodhur  pikërisht  si  rrjedhoje  e  mbareshtimit  dhe  gugatjes  te  pellumbave.  Ne  këta  kushte,  Petrika,  dalëngadalë  i  largoi  pëllumbat  nga  shtëpia  dhe,  per  hir te  Babait,  braktisi  njërin  nga  hobet  e  tij.  Petrika  i  largoi,  gradualisht  pëllumbat  nga  shtepia,  por  nuk  mundi  te  braktiste,  tërësisht  hobin  e  tij  per  shpendët. Ai  u  zgjua  pas  shume  vitesh,  kur  ishte  oficer  e  pilot,  me  sherbim  ne  Qytetin “Stalin”.  Sic  rrëfejnë  bashkëkohësit  e  tij,  Kur  ishte  ne  sherbim  ne  çiftin  roja  dhe  ne  dite  te  tjera,  Petrika  u  hidhte  per  te  ngrene  pëllumbave  qe  ishin  pranë  çiftit  roja  dhe  qe ishin  te  mësuar  te  ushqeheshin  nga  pilotet  e  shërbimit:  roja,   ne   çiftin  roja,  ne  aerodrom.

 Kur  ishte  femije,  Petrika  Kostani  kishte  dhe  nje  hobi  te  vecante;  te  ndryshem  nga  prirjet  e bashkemoshatareve  te  tij  korcare.  Petrika  ishte  mjaft  i  dhene  pas  menaxhimit  te  kuajve  vrapues   dhe    pas  kalerimit.  Si  vend  me  te  pershtatshem  per  te  mbarështuar  kuajt  e  vrapit  dhe  per  te  bere  hipizem,  Petrika  kishte   përzgjedhur  fshatin  e Nenes  te  ndjere,  Orman  Cifligun, i  cili  ndodhet  ne  Fushen  e Korces  dhe  rreth  fshatit  ka  plot  livadhe,  me  bar  ku  mund  te  kullosin  kuajt,  ne  natyre;   ne  pranvere   e   ne   stinën  e   thate.  Njeri  nga  këta  livadhe,  i  cili  eshte  dhe  me  cilësori,  ruhet  nga  fshati  dhe  kuajt  lejohen   te  kullosin  vetëm  ne  ditët  e  Pashkes.  Disa  djem  te  moshës  se  tij,  te  cilët  Petrika  i  kishte  kusherinj,  nga  fisi  i  Nenes Andromaqi,  gjithashtu  kujdeseshin  mjaft  per  kuajt  dhe  ishin  te  thekur  per  te  ushtruar  hipizmin.  Mos  kujtoni  se  hipizmi  i  atyre  viteve  ishte  si  ai  qe  zhvillohet  sot.  Hipizmi  qe  ushtronte  Petrika  dhe  kushërinjtë  e  tij  nga  Orman  Cifligu  ishte  bio.  Jo   vetem   se   zhvillohej   ne   natyre,  pa  pajisjet  e  kesj  kohe,   e   me   kuaj  qe  ushqeheshin    ne   natyre,  me  bar  livadhi  te  pa   shkelur  e  pa  sperkatje  por  dhe  per  faktin  se  kalorësi  nuk  i  kishte  aksesoret  qe  ka  sot  nje  kalores  i  kohes.  Petrika  dhe  te  tjeret  kaleronin  duke  u  hipur  kuajve   ne  zhapet  ( mbi  lekure ),  pa  patur,  as  shale;  as  samar.  Petrika   i  donte  shume  kushërinjtë  dhe  kushërirat  nga  nena  dhe  ata  e  donin,  gjithashtu.  Me  i  afërt  me  Petrikan  ishte  kushëriri  me  emrin  Llazi,  te  cilin  e  kishte  jo  vetëm  te  nje  moshe,  por  duheshin  si  vëllezër  binjake  e  nuk  ndaheshin  nga  njeri – tjetri.  Petrika,  mes  shume  kushërinjve  kalores,  te  cilët  i  kishin  te  përcaktuar  kuajt  qe  përdornin  per  hipizem,  preferonte  dorine  e  tij,  te  cilit  djemtë  e  fshatit  i   kishin  vene  emrin  Bardho.

Nuk  mund  te  mos  shkruaj  disa  fjale,  per  liidhjen  fantastike  te  Petrikes   me   kalin   e   tij  te  preferuar  –  Bardhon.  Kuaj  ka  e  do  te  kete  shume,  ne  vendin  tone  por  kalë  si  Bardhua  i  Petrikes,  mesiguri  qe  janë  te  rralle.  Po  çfarë  kishte  te  vecante  ky  kale?  Ai  ishte  i  bukur   ne  te  pare;  me  i  bukuri  kalë  ne  ate  zone.  Bardhua  ishte  besnik,  sic  janë  ne  përgjithësi  kuajt,  por  ishte  dhe   i   urte,  pa  xanxe   dhe  kishte  nje  ecje,  sikur  te  udhetoje  mbi  nje  makine  te  kohëve  te  fundit,  ne  nje  rruge  te  asfaltuar  bukur  e  me  te  gjithe  parametrat e nevojshem.  I  larte,  ne  shtat,  me  kembe  te  gjata,  elegant;   me  krife  e  bisht  te   bukur  e  te  dendur,  I  zgjuar,  i  qete  e  pa  huqe.   Bardhon  e  merrnin  si  dori  per  te  mbajtur  mbi  shpine  nuset  e  reja,  jo  vetem  ne  Orman  Ciflig,  por  dhe  ne  zonën  perrreth.

 Interesant  eshte  nje  fakt:  Per  Bardhon  kujdeseshin  kushërinjtë  e  Petrikes;  madje  ata  e  kishin  rritur  dhe   e   ushqenin,  por  kali,  njihte  e  donte  te  kishte  mbi  shpine,  pa  samar  e  pa  shale, vetëm  Petriken.  Me  rrëfyen  nje  ndodhi,  e  cila  flet,  per  te  gjitha  tiparet  e  Bardhos.  Petrika  vinte  shpesh  nga  Korca,  ne  Orman  Ciflig,  me  motivin  te  shmallej  me  njerëzit  e  Nenes  te  ndjere  dhe  per  t’u  marre  me  kalerim,  mbi  Bardhon  e  tij  te  preferuar.  Pushimet  e  shkolles,  ne  vere,  Petrika,  thuajse  i  kalonte  ne  Orman  Ciflig,  pranë  kushërinjve  dhe  Bardhos  se  tij.  Ata  qe  e  dine  pozicionin e  fshatit  dhe  te  livadhit  ku  kulloste  Bardhua  me  kuajt  e  tjerë,  e  ka  me  te  lehte  per  ta  përfytyruar  kete  qe  do  tju  rrefej.  Sapo  afrohej  Petrika,  pranë  livadhit  ku  hante  bar  kali  i  tij  i  preferuar,  Bardhua  ngrinte  koken,  kthente  fytyren  andej  nga  capitej  kalorësi  dhe  i  bënte  te  dy  veshët  “bige”  e  hingellinte.  Thuajse  gëzonte  qe  po  i  vinte i preferuar?  Nje  gezim  e  ndjente  kafsha  e  zgjuar  dhe  besnike;  ate  e  shfaqte  kësisoj.   Sapo  vinte,  Petrika  dhe  e  perkedhelte  kalin  e  tij,  ne  gjoks,  edhe  ai,  ulej   pak,  qe  te  ngjitej  me   lehte  kalorësi  sipër  shpinës  se  tij  lakuriqe  dhe,  me  t’u ngjitur  Petrika  mbi  te,  pa  i  rene  kafshës  me  kepuce,  tek  brinjet,  kali  behej  ere  e  veri.  Fluturonte  Petrika   mbi   kalë   dhe   kushërinjtë   e   pranishëm,  te  cilet  nuk  e  arrinin  dot,  I thoshin:  “Ti,  or  kushëriri  yne,  mesiguri  qe  do  te  behesh  pilot,  se  ke  qejf  fluturimin”!  Sikur  ta  parashikonin  e  ta  parandjenin  ata  adoleshente   ecurinë  e  kushëririt  te  tyre,  i  cili  u  be  pilot  e  çfarë  piloti?  

Petrika  Kostani, djalë  Korce  e  nip  Orman Cifligu,  ndihej  mire  ne  fshatin  e Nenes  te  ndjere. Mes njerëzve te fisit te Andromaqit, Ai  thithte,  tok  me  ajrin  e  pastër te  livadheve,  pak  arome  nga  ai mjedis  ku  jepte  e  merrte  shume  dashuri.  Prandaj  Petrika  gëzonte  sa  here  merrte  udhën  per  ne  ate  fshat  te  dashur  ku  njihte  cdo  rrugice,  cdo  livadh  apo  pemëtore,  njerëzit  e  moshës  se  tij  dhe  me  te  rriturit  te  cilët  e  donin  dhe  e  respektonin  shume  nipin  e  tyre  bonjak.  Ne  pushimet  e  veres,  përveç  qe  nxirrte  Bardhon  ne  kullote  dhe  kënaqej  kur  e  veshtronte  ate  te  lumturuar,  pas  kalerimit,  ne  grup,  se   bashku  me  djemkat  e  fshatit  qe  e  shoqeronin  dhe  e  donin  shume,  sic  i  donte  dhe  ai;   lahej  ne  pellgjet  e  formuar  nga  gropat  e  hapura   nga  punonjësit  e   bonifikimit,  por  dhe  ne  gjuhëzën  qe  formonte  Keneta  e  Maliqit.  Ne  veprimtaritë  qe  bënte  gjate   pushimeve verore,  te  cilat,  per  hir  te  se  vertetes,  Petrika  mezi  i  priste,  shoke   te  ngushte  e  te  beses  kishte  kryesisht  kushërinjtë  nga  Nena,  sidomos:  Llazin,  te  cilin  e  kishte  djale  tezeje  dhe  te  nje  moshe;  Bertin;  Gaqon;  Ilon;  Vasken  e  mjaft  te  tjere.  Disa  nga  këta  mbanin  mbiemrin  Kita  e  te  tjerë  cilësoheshin  me  mbiemrin  Coci.  Te  gjithe  te  lidhur  me  njeri – tjetrin  ne  forma  te  ndryshme, sic janë fshataret e kësaj ane.  Keta  kujdeseshin  per  Bardhon  kur nuk ishte ne fshat Petrika dhe vetëm kur vinte ky, kali lumturohej e fluturonte nen te. Kali dhe kalorësi ishin te lidhur me njeri-tjetrin me nje miqësi e kimi te çuditshme dhe ndiheshin mire ne praninë e njeri-tjetrit.

Nuk  mund  te  anashkaloj  nje  dukuri  interesante  e  cila  jo  vetem  qe  me  pëlqen, tej  mase,  por  dhe  e  ndeshim  shume  rralle  ne  ditët  tona.  Kane  shkuar  me  se  70  vjet  nga  koha  kur  eshte  ndare  nga  jeta,  e  mira  Andromaqi,  Nena  biologjike  e  Petrika  Kostani.  Mjaft  ndryshime  kane  ngjare  e  te  tjera  do . te  ndodhin,  por  lidhjet  mes  familjareve  e  pinjollëve  te  familjes  Kostani  ne  Korce,  me  pasardhësit  e  fisit  te  se  ndjeres,  ne  Orman  Ciflig, apo kudo qe kane shkuar, lidhjet,  madje  te  ngushta  vijojnë  sot  e  kësaj  dite  dhe  do  te  vijojnë  edhe  ne  te  ardhmen.  Edhe  ne  kete  ceshtje,  duken  qarte  gjurmët  e  asaj  pune  plot  dashuri  e  frymezim  nga  geni,  te  te  paharruarit  Petrika  Kostani.  Ndihem  mjaft  i  lumturuar,  kur  bisedoj  me  Midhin,  me  Landin,  me  Adrianen  e  me  te  tjerë  njerëz  te  atij  fisi  te  fisme,  te  cilët  me  rrëfejnë  per  vazhdimësinë  e  lidhjeve  te  ngushta  qe  ka  themeluar  Petrika;  Kocua,  Gjeorgjia,  te  cilat  i  vazhdojnë  ata  qe  janë  ne  jete.  Kjo,  mendoj  se  eshte  medalioni  me  i  mire  qe  mund  tu  atribuohet  atyre  arkitekteve  mendjendritur  e  shpirtmire, te  cilët  çimentuan  këto  lidhje  tejet  njerezore  e  te  domosdoshme.  Njerezit  vijne  e  ikin;  ky  eshte ligji  i jetes  mbi   toke;  disa  bema  te  tyre  fshihen  si  shkrimet  me  shkumes  ne  derrasen  e  zeze,  kur  ato  janë  te  pashkruara  e  disa  te  tjera  janë  aq  rezistente  sa  koha  nuk  ka  çfarë  tju  beje. Edhe po te  jene  te  pashkruara,  kur  njerëzit  qe  vijne  pas,  i  duan,  i  qarkullojnë  ato  goje  me  goje  e  nga  njeri  brez  tek  tjetri  dhe  mbeten  te  paharruara. Ato  lidhje  njerezore  e  te  sinqerta  qe  themeloi  Andromaqi  zemermire,  Kicua,  dhe  vete  Petrika,  me  ngjajnë  si  hyjnore  e  nuk  mund  te  shuhen lehte  nga  mendjet  e  njerëzve  te  mire.  

Ne  këto  dite,  kur  po  shkruaj  kete  monografi,  kushtuar  Petrikes  tone  te  paharruar,  vëllai  i  tij  Midhi  Kostani  ( i  riu),  i   cili  banon   ne  qytetin  e  Korces, vajti ne Orman Ciflig,  dy  here  radhazi,  per te  takuar  kushërinjtë  dhe  farefisin  e  Petrikes  por  dhe  me  nje  qellim  te  vecante:  Te  takonte  Llazin,  kushëririn  e  pare  te  Petrikes  dhe  moshatar  te   tij,  per  ti  uruar  diten  e   emrit  dhe  per  te  mbledhur  disa  te  dhëna  plotësuese,  per  fëmijërinë  e  “ heroit  tone”. A  nuk  janë  te  rralla  ngjarje  si  kjo  dhe  njerëz  te  vecante  si  ata  te  sojit  te  Petrikes?  Kush  te  doje  le  te  rreket,  duke  i  bere  thirrje  kujtesës  dhe  ti  referohet  aktualitetit  e   te  na  deftoje:  kush  e  ben  kete  qe  beri  vëllai  i  Petrikes?  E  them  me  bindje  se  njerëzit  e  mire  nuk  janë  mbaruar!  Ata  vërtet  qe  i  ndeshim  rralle  por  jane  e  do  te  jene,  sa  te  rroje  raca  njerezore.  Dhe  nuk  kemi  te  bejme  me  nje  njeri  te  shkëputur  apo  me  nje  grup  familjarësh  qe  rrjedhin  nga  i  njëjti  gen.  Zj.  Adriana,  fëmijët  e  saj; vëllezërit  dhe  motrat  e  Petrikes,  e  kane  te  mëkuar  kete  vije  sjellje  dhe  nuk  e  bejne  as  per  rit;  as  per  dukje. Ata  e  kane  mireine  ne  shpirt  dhe  kjo  i  shtyn  ti  ruajnë  lidhjet  e  vjetra,  pavarësisht  se  kane   krijuar  raporte  te  tjerë.  

Njera nga prirjet me te spikatura te Petrika Kostanit, qe ne femijerine e hereshme te tij, ishte dashuria per natyren dhe lidhjet e ngushta me te. Petrikes  i  “zihej fryma” e kishte zagushi pot e mos dilte jashte mureve te shtepise dhe oborrit te saj. Rrugicat ku luante me bashkemoshataret ishin te ngushta per djalin e madh te xha Kicos;  Ai e ndjente veten,  te lire e te lirshem,  kur shetiste ne natyre,  kur behej njesh me te. Lidhja e ngushte e Petrikes me natyren,  ishte shprehje konkrete e dashurise pa kufi dhe konstante te tij per token meme. Dime qe Atdheu nis nga pragu  i  shtepise,  vijon ne rrugice e ne mehalle,  vazhdon ne qytet e shtrihet ne tere vendin. Natyra e bukur e njerezore e korcareve dhe konteksi fiziko-gjeografik  i  treves,  ushqyen tek  i  biri  i  Kicos,  nje ndjesi te vecante e nje dashuri te paster per qytetin dhe per  rrethinat. Ai ishte teper krenar qe ishte korcar e kjo nuk ishte nje privilegj,  as mburrje e as perparesi dashurish krahasuar me trevat e tjera te vendit. Per ti njohur nga afer,   duke  i  shkelur me kembe pjeset e treves te Korces, Petrika mendonte se e shtonte dashurine per to. Prandaj, Ai shpesh dilte neper vende te bukura dhe I kerkonte ato,  me kembengulje. Ne kete kuptim, Petrikes iu kthye ne prirje te kendshme, shkelja e cdo pellembe te treves se Korces. Ku nuk kishte shkelur kemba e Atij njeiu,  besnik  i  tokes meme?

Ne ditet me mot te mire,  pavaresisht nga stina,  Petrika,  ne shoqerine e bashkemoshatareve dhe atyre me te cilet luante,  me  nje  cante ne krah,  e veshtroje,  here tek Guri  i  Capit,  here ne Cardhak;  nje dite tjeter shkonte ne Bozdovec apo ne Dardhe e deri ne Voskopoje. Nuk behet fjale per vendet qe ndodhen me prane qytetit te Koeces,  si Mborja,  Drenova,  Boboshtica,  Qatromi,  Polena,  Barci,  Dishnica  etj. Shetitjen ne natyre,  Petrika e kishte kthyer ne ritin me te rendesishem te dites. Ai ishte    pasionuar e  i  “thekur”,  pas piknikeve. Me shume deshire e merrte udhen per te shkuar tek shendellia e Mborjes dhe ne te gjitha kishat e shumta te qytetit e te rrethinave,  per t’u njohur me kulturen e lashte autoktone te njerezve te shquar te treves.

Ne fund te veres,  ne kohen kur piqeshin lajthite,  Peci,  me nje cante ushtarake ne krahe,  nisej heret nga shtepia dhe ngjitej ne Malin e Moraves,  neper monopatet e gurte me shkurre anash,  me misionin fisnik per te mbledhur lajthi,  te cilat  i  sillte ne shtepi,  ne mbremje. Petrika ishte shume bujar dhe si vella  i  madh  i  asaj familje,  Ai ndjente nje lloj pergjegjesie per ata qe ishin lindur pas tij ne kohe. Prandaj,  lajthite qe mblidhte,  me te ardhur ne familje,  ua ndante femijeve te familjes,  ne menyre te barabarte. Kesisoj,  Ai kenaqte dhe plotsonte nje detyrim qe  i  kishte vene vetes,  per te kenaqur sado pak vellezerit dhe motrat e te tri lidhjeve martesore te familjes. Rendja pas “gjahut” te lajthive  i  jepte mundesi konkrete Petrikes shpirtmire te njihte terrrenin,  ne detaje e te kalitej fizikisht por dhe te dhuronte tek me te vegjlit e familjes,  me shume dashuri e miresi. Ne shetitjet qe ndermerrte per te eksploruar natyren e zones,  Petrikes,  nuk  i  ndahej,  hap pas hapi,  shoku  i  tij  i  afert  i  femijerise dhe  i  shkolles Thoma Lera. Ata ishin te se njejtes moshe,  dhe veprimtarite e perbashketa,  si ai  i  mbledhjes te lajthive, si dhe lojerat e tjera t perbashketa e forcuan me teper shoqerine qe kishin. Fakti qe babai  i  Thoma Leres- Leksi ishte coban me bagetite e Kicos qe faktor me ndikim pozitiv ne kimine qe gjalloi mes dy te rinjve. Aq e ngushte u be lidhja mes tyre sa,  Petrika konsiderohej djale  i  familjes Lera dhe Thomai- djale  i  familjes Kostani.

Ne stinen e nxehte,  ne vere,  kur nxenesit liroheshin nga detyrimi shkollor  i  pjesemarrjes te detyruar ne mesim,  Petrika shkonte ne Orman Ciflig ku shmallej me te tijet e luante me ta. Ai merrte pjese  ne kullotjen e kuajve,  kaleronte,  lahej,  luante me bashkemoshataret e te njejtit gen dhe ndihej  i  kenaqur. Rruges per  ne  Orman  Ciflig,  te  cilen,  zakonisht  e  pershkonte  ne  kembe,  Petrikes  i  perkiste  te  kalonte  neper  disa  fshatra  te  Fushes  se  Korces,  ti  shkelte  e  ti  njihte   ata  dhe  shume  nga  banoret  e  tyre.  Kishte  cfare  te  mesonte  Petrika  nga  njerezit  e  mire  te  treves,  neper  fshatrat  ku  kalonte. Vetem  kaq,  ndonese  ishin  me  interes,  kerkesat  e  Petrikes  nuk  permbusheshin.  Ai  ishte  vizitor  i  rregullt  i  panaireve  qe  zhvilloheshin;  si  te  atyre  ne  sfondin  religjioz  dhe  ne  ata  me  natyre  laike. Ne Orman  Ciflig,  Petiken  gjeje aktiv ne festen religjioze te  Shen Thomait, qe perkon nje jave pas Pashkeve. Ai shkonte dhe ne fshatin Ravonik,  ne pjesen Jug-Perendimore te qytetit te Korces dhe ne Boboshtice,  me 15 gusht,  ne festen e Shen Merise e ne evenimente te tjere. Ne ndonje rast,  udhetimi  i  Petrikes shtrihej  deri ne Pogradec,  ku Ai  freskohej ne ujerat e fresketa te gjolit dhe shijonte bukurite e rralla te bregut te tij e te rrethinave. Mirepo,  mjetet e transportit urban,  ne ate kohe ishin te kufizuara e mundesite praktike te djalit te Kicos,  per te vajtur ne Pogradec ishin praktikisht te veshtira.

Duke gjykuar nga lartesia e viteve qe mbaj mbi shpine dhe nga rrjedhja e ngjarjeve,  derisa Petrika u be pilot,  me lind e drejta te pohoj,  se qysh ne femijerine e Tij,  u duken disa premisa qe deftonin se djali  i   madh  i   Kico Kostanit do te merrte udhet e qiellit e do te dashurohej me hapesiren e pamate qiellore. Kete nuk e shkruaj kot. Nga sa kam hulumtuar per kete monografi,  me del  qe,  ne fshatin Orman Ciflig,  kur Petrika kaleronte mbi Bardhon e tij elegant e te bukur,  i  cili,  ne gare me kuajt e tjere,  fluturonte  gjithnje ne krye te pjesemarresve ne gare,  vazhdimisht me  gallop,  bashkemoshataret  i  thoshin djalit te Kicos se ne te ardhmen do te behej  pilot. Cfare goje e sa parashikues paskan qene ata njerez “te leshte” ( pa prapesi ne shpirt)?

Ne qytetin e Korces e ne rrethina djemte adoleshente,  ne vijimesi kane aspiruar qiellin dhe vazhdimisht kane ushqyer endrren per te qene elsploratore te tij. Korca,  si qytet i perparuar,  krahasuar me shoqet ne vitet e adoleshences te hereshme te Petrika Kostanit ishte nje qytet  i  vogel por i zhvilluar,  sidomos ne pikepamje kulturore. Qytet  i  vogel,  Korca ishte per nga siperfaqja e nga numeri I popullsise por jo nga vlerat e shumta qe bartete. Nuk ishin mekot ne Korce,  e ne  rrethina tre aerodrome,  ne vitet e gjysmes te pare te shekullit te shkuar,  kur vendi yne ishte shume  i  varfer e  i  pazhvilluar. Pas Luftes se Dyte Boterore,  ne te cilen Korca dhe trevat perqark saj u rendit ne anen e frontit antifashist dhe nxorri mjaft partizane e shume atdhetare,  nje numer djemsh te zgjedhur me se shumti nga radhet e ishishpartizaneve,  u rrjeshtuan ne radhet e atyre qe vajten fillimisht ne Jugosllavi e me pas ne Bashkimin Sovjetik,  per te mesuar shkencen e veshtire por shume te lakmuar prej tyre te aeronautikes.

 Nuk eshte rasti per te bere evidence,  por,  disa te rinj te vecante,  me shendet te mire e me nivel me te ngritur arsimor,  mund ti permend. Petraq Polena;  Vasil Trasha;  Irakli Grazhdani;  Niko Papavangjeli;  Sotiraq Sevo;  Andon Koroveshi;  Vaske Kosti;  Vasil Qeraxhi;  Qirjako Trebicka;  etj. etj,  perqafuan idene e fluturimit e te sherbimit inxhenjero-teknik te aviacionit. Kur djemte korcare,  ktheheshin nga studimet qe kryenin ne Bashkimin Sovjetik rrjedhoje e moshes se re,  fizikut te perzgjedhur me kujdes te shoqeruar me bukurine mashkullore si dhe uniformes te aviacionit ku shendrinin aksesoret dhe ngjyrat,  benin mjaft efekt ne qytet dhe ishin nje grishje e hapet e rinise korcare per t’u bere si ata. Ndonje pilot,  kur kryente manovra fluturimi,  ne lartesi te vogel nga toka,  gati mbi pullazet e shtepive,  aq sa piloti ne kabinen e aeroplanit,  mund  te  veshtrohej me sy te lire,  dhe me uterimen e motorreve shastiste qytetin mbare kishim te benim me nje thirrje te hapet per ta ndjekur shembullin e tij e per t’u bere pjese e aviacionit shqiptar. Reflektimi  i  disa te rinjve ishte  i  menjehershem. Mjaft prej tyre,  me te rinjte  ne moshe,  me te perfunduar mesimet e shkolles se mesme,  sidomos ata te gjimnazit “Raqi Qirinxhi” drejtoheshin me kerkesen per te kryer lundrime ajrore,  ne shkollat ushtarake te aviacionit ne Bashkimin Sovjetik. Koco Andoni,  Bardhyl Taci,  Nehar Jazexhi,  Kristaq Pici,  Niko Isak, Fillota  Koruni,  etj.  ishin disa prej atyre qe ndoqen shembullin e paraardhesve te tyre. Me pas u rendit dhe Petrika me bashkmoshataret qe plotsonin kushtet e kohes per te qene pjese e aviacionit ushtarak te Shqiperise;  anetare e Grupimit te Traktatit te Varshaves.

Petrika Kostani e donte shume vendlindjen, Korcen aq shume te degjuar si djep  i  kultures kombetare dhe vend  i  njerezve te gjezdisur e te pare. Ai donte shume familjen e origjines, dhe ate qe formoi vete ne vitet qe pasuan;  donte me shpirt vellezerit e motrat me te cilet u rrit duke shfrytezuar pelenat dhe petkat e njeri-tjetrit e duke ndare capen e bukes. Dashuria e tij per token e te pareve dhe per bukurite e rralla te natyres shqiptare,  ishin emocionuese dhe te rralla. Vajtjet,  per t’u freskuar anes gjolit te Pogradecit,  shetitjet ne natyre per te cilat “vdiste” dhe shkelja me kembe e treves se Korces, e frymezuan e  i  celen horizont djaloshit te xha Kicos,  per te pare dhe bukurite e rralla te trevave te tjera te vendit. Duk shfrytezuar pjerresine natyrale te kodrave mbi qytet dhe te dy  rrugeve qe “varen” teposhte nga kodrat e Shen Thanasit,  ne stinen e ftohte,  kur qyteti ishte i mbuluar nga bora dhe nga akulli,  Petrika rreshqiste mbi ca slita,  te cilave vendasit u thone “qeroska” ose,  rendom,  quheshin “ski bythe”. Nje emertim te tille,  slita e merrte nga fakti  i  thjeshte se femijet qe rreshqisnin mbi to,  uleshin,  ndenjur e ashtu rreshqisnin.

Sportet dimerore,  te cilat,  ne ate kohe ushtroheshin me teper me deshire sa me mjete,  ishin te preferuarat e Petrikes bucko,  te shkathet e guximtar.  Zaten,  sportet dimerore,  aq te preferuara per rinine  Korcare,  ne kete treve e kane “folene” e ushtrohen masivisht. Patinazhi,  rreshqitja  me  slita primitive dhe me ski,  te cilat ishin luks,  per ate kohe e me zor gjendeshin,  ne familjjet e te kamurve ose te atyre qe vinin nga emigracioni ne vendet e zhvilluara Perendimore.

Ne vere,  kur edhe ne Korce te pervelon vapa,  djamkat korcare,  nuk e duronin dot vapen dhe freskoheshin ne vendin e quajtur “Gryka” ku,  rinia vendase,  duke ngritur prita,  kishte krijuar kushte per grumbullimin e ujrave qe buronin nga perrenjte qe formohen ne faqen Perendimore te Malit te Moraves dhe nga burimet malore perqark. Baze mehalle dhe sipas shoqerise,  djemte adoleshente korcare,  mes tyre dhe Petrika,  kalonin disa ore duke u freskuar ne ujerat e pastra qe buronin nga mali e ktheheshin ne ujembledhes artificial.  Mirepo,  kur ngjitej ne mal per shetitje,  apo kur shkonte per te mbledhur lajthi,  si dhe ne ditet e nxehta,  Petrika kthehej ne shtepi,  kur vapa kishte rene e moti ishte freskuar. Kur afrohhej mbremja e Petrika nuk ishte kthyer ne shtepi,  te tijet merakoseshin shume e shqetesoheshin. Xha Kicua,  Nene Gjeorgjia,  motrat dhe vellezerit,  te shqetesuar nga vonesa e vellait te madh (  i  cili, ne ate kohe nuk ishte aq  i  rritur),  pritnin ardhjen e tij,  tere ankth e merzi. Kishte raste kur,  nga padurimi i pritjes te gjate,  Kicua dhe Jorgjia dilnin neper mehalle e pyesnin neper familjet e shokeve te Petrikes,  nese ishte kthyer me shoket djalka  i  tyre dhe ku e kishte lene Petriken. Permasat e shqetesimit,  ne disa raste merrnin permasa te medha e situata normalizohej kur Peci,  i  lodhur e  i  raskapitur,  “i  perhumbur” pas lodrave ose shetitjeve ne nbatyre,  trokiste ne deren e oborrit e shfaqej perpara familjareve te shastisur nga meraku per te. Kur  i  jepej mundesia,  Petrika bente ski kembe, me ski te ardhura kryesisht nga Amerika. Bilardua ishte nje hob tjeter per Petrika Kostanin. Ai luante mjaft mire bilardo,  sidomos ne shoqerine e Thoma Leres. Aso kohe,  ne qytetin e Korces,  funksiononin mjaft bilardo dhe Petrika ishte frekuentues  i  rregullt  i  tyre.

Pasionin per te rreshqitur me patina e me ski,  Petrika e ushtroi me tej,  ne kohen kur vajti ne Shadrinsk (BS) ku gjeti kushte me te mira per ta zhvilluar me tej e per ta ngritur cilesisht kete lloj sporti. Duhet thene se Petrika,  gjate kohes kur studionte aeronautike,  ne Shadrinsk e me pas,  ne Krasnodar,  ishte instrutor  i  rreshqitjeve mbi akull e mbi debore,  per shoket e grupit ku bente pjese. Per fat te Tij dhe te shokeve,  edhe ne Mancuri ku Petrika vajti per te mesuar tekniken e pilotimit,  mundesite per te bere patinazh ishin mjaft te mira dhe pjesemarrja e njerezve ne kete lloj sporti dimeror ishte massive. Si ne Cin Zhou dhe ne  Sui Xun,  krahas mesimit te fluturimit,  Petrika ushtroi dhe sportin e rreshqitjes mbi akull. Them te rreshqitjes mbi akull,  per arsye se ne ate treve,  ndonese temperaturat e mjedisit arrinin ne -25 grade celsius,  debora ishte vizitore e rralle.

Le ti kthehemi femijerise dhe procesit mesimor qe percolli Petrika Kostani,  ne qytetin e tij te lindjes;  ne Korce:  mesimet e shkolles fillore,  Petrika  i  percolli ne mehallen e lumit e me pas ne shtepine e re ku u strehua familja e tij.  Ai  i  nisi mesimet e shkolles fillore ne vitin 1948;  fillimisht ne shkollen me emrin “8 nentori” e kur kjo shkolle u bashkua me ate “24 Maji”,  Petrika vazhdoi te mesonte ne shkollen e bashkuar.  Ne shkollen e re,  te bashkuar,  Petrika ndoqi mesimet fillore dhe ato shtatevjecare ( unike),  sic thuhej ne ate kohe.  Mesimet e shkolles se mesme,  Petrika Kostani  i  perciolli ne gjimnazin e qytetit te Korces,  i  cili mbante emrin:  “Raqi Qirinxhi” dhe ishte shkolle “elite” ne vendin tone.  Djali  i  madh  i  Kicos,  gjate viteve te gjimnazit,  ashtu si dhe me pare,  kishte tregues te larte cilesore,  fale zgjuarsise te tij natyrale e cila  i  jepte Atij mundesi ti kapte mesimet qe ne kohen kur  i  spjegonte petagogu dhe,  me nje perseritje te thjeshte ne shtepi,  ishte  i  gatshem te pergjigjej,  kur ta  pyeste petagogu,  te nesermen.  Me teper se rezultatet ne mesime,  tek Petrika Kostani,  binte ne sy ndjenja e tij komunitare dhe sjellja adeguate.  Petrika ishte mjaft  i  sjellshem,  ne mjediset e shkolles dhe  i   donte,  ashtu sic e donin shume shoket e shoqet e klases dhe te shkolles,  por Ai nuk ishte “uje  i  ndenjur”.  Ne kohen e lire,  pas mesimit,  Petrika,  ne perberje te shokeve,  ishte mjaft aktiv ne veprimtarite qe zhvillonte klasa e tij dhe  gjimnazi “Raqi Qirinxhi.  Fiziku,  shkathtesia,  sjellja dhe kontributet qe jepte ne lojerat e ndryshme,   i  jepnin Atij pozicione lideri,  te cilat nuk para  i  kishte qejf.

Ardhja ne shkollen e mesme te Korces  e Thoma Leres ( Maqos),  te cilin  Peci  e kishte shok femijerie dhe mik te familjes,  e gjalleroi se tepermi jeten sociale te Petrika Kostanit.  Ata nuk ndaheshin kurre nga njeri-tjetri dhe se bashku mesonin, tok luanin luanin e benin prapesi te moshes.  Ne vitet e gjimnazit,  dy te rinjte me karaktere te perafert,  u lidhen me fort me njeri-tjetrin dhe,  sic  i  thone rendom:  “ishin vazhdim e plotsim  i  njeri-tjetrit”.  Petrika duke luajtur vazhdimisht bilardo u be  lojtar cilesor e matej me te rinjte me  te mire  te qytetit te Korces.

Ne biseda mes tyre,  duke u frymezuar nga nje situate proaviacionit qe sundonte ne radhet e te rinjve te qytetit te Korces,  te dy shoket e ngushte:  Petrika Kostani dhe Thoma Lera  shpesh flisnin per aeronautiken dhe  i  pohonin njeri-tjetrit vullnetin per t’u bere aviatore.  Meqenese deshirat e tyre puqeshin,  nje dite me fat per ta,  ata iu drejtuan,  me kerkese te shkrojtur organeve kompetente te Ushtrise Popullore ne rreth,  qe t’u krijohej mundesia per te shkuar ne shkollen ku mesohej shkenca e aeronautikes. Organi ushtarak  i  rrethit e percolli me tej  kerkesen e dy te rinjve dhe nje dite te bukur ata moren njoftimin se kerkesa e tyre ishte pranuar dhe se,  brenda muajit gusht te vitit 1959,  mbasi te kishin kryer analizat dhe keqyrjet mjekesore ne Tirane,  do te niseshin per te studiuar ne shkollat sovjetike te aviacionit ku do te beheshin aviatore.  Kaq mjaftonte qe njoftimni  i  gezueshem te pushtonte mehallen dhe te bente te gezuar dy protagonistet,  familjet e tyre dhe gjithe farefisin e te dy djemve- shoke  te pandare.  Atyre u buzeqeshi fati;  te dy nuk do te ndaheshin as ne te ardhmen dhe se do te studionin se bashku.  Ishte muaji gusht  i  vitit 1959.  Shtepia e Kico Kostanit u shnderrua ne nje arene entusiazte e gezimi te papare.  Gezonte vete Petrika,  i  cili nuk dinte si ta shfaqte ate qe ndjente perbrenda.  Here kercente pupthi,  here perqafonte Baba Kicon,  Mama Gjeorgjine,  motrat dhe vellezerit me te vegjel.  E dinte se malli do ta kaplonte shpejte,  por kur mendonte se kur te kthehej do te ishte me  i  rritur,   me  i  pjekur e me  i  bukur.  Prandaj,  nuk e fshihte gezimin,  ajo fytyre e qeshur e gjithe nur.  Petrika e  perjetoi hareshem kete njoftim fatlum dhe bertiste e qeshte , me te madhe, duke dhuruar nje atmosfere festive  tek te gjithe familjaret qe ishin te pranishem.  Petrika ishte ne “qiellin e shtate” e nuk dinte ke te falenderonte per kete miresi.  Ai gezohej jo vetem per faktin se do te studionte ne nje vend me te zhvilluar e ne nje profil te deshiruar,  por dhe per faktin se nuk do te ndahej nga shoku  i  tij  i  ngushte,  nga Maqua,  ndonese,  sic rezultoi,  do te studionin ne profile te ndryshem.

Ne mes te gushtit te vitit 1959,  te dy shoket,  te percjelle me dashuri e me urimin qe te dilnin mire ne vizitat mjekesore,  u nisen per ne Tirane,  ku do ti nenshtroheshin vizitave dhe analizave mjekesore e ne perfundim do te kalonin perpara komisionit ushtarak mjekesor,  i  cili do te percaktonte aftesine e njerit dhe te tjetrit,  duke percaktuar dhe profilin  e sejcilit.  Sic rezultoi nga konkluzionet e komisionit ushtarako- mjekesor Petrika Kostani do te studionte per aviodrejtues ajror kurse Thoma Lera,  do te studionte per tub ere specialist I aviacionit ne fushen e instrumeteve tregues te aeroplanit.

Ishin vitet kur Shqiperia bente pjese ne vendet e Traktatit te Varshaves.  Sipas planeve ushtarake te ketij grupimi aviacioni shqiptar,  ne perberje dhe ne sherbim te aviacionit luftarak te vendeve te ketij grupimi,  do te zgjerohej e do te furnizohej me aeroplane te rinj.   Petrika u caktua te fluturonte si aviodrejtues ajror,  ne aeroplanet bombardues te frontit,  te tipit Il-28. Shkolla per mesimin e ketij profesioni delikat  ndodhej ne qytetin Siberian te Shadrinskutt,  i  cili ndodhej ne Lindje te maleve Urale.  Bashkimit Sovjetik,  ne ate kohe,  dhe vite me pare I ishte bere reklame e madhe,  nga partia ne pushtet si vendi drejtues  i  Kampit te Socializmit e,  per rrjedhoje,  cdo  i  ri  i  vendit tone,  i  mikluar nga reklama marramendese e asaj kohe,  enderronte dhe e ndjente veten te privilegjuar te studionte ne kete vend.

Pas analizave dhe  keqyrjeve mjekesore,  te cilat u kryen ne gjysmen e dyte te muajit korrik 1959,  kandidaturat per t’u nisur per studime ushtarake ne shkollat sovjetike te aviacionit u grumbulluan ne nje repart ushtarak,  ne periferi te metropolit shqiptar,  ku qendruan 3-4 dite,  ne pritje te nisjes per ate lundrim te paprovuar,  drejt “tokes se premtuar”.   Ne grupin ku bente pjese Petrika Kostani nymeroheshin 16 kandidatura,  te perzgjedhur me fizik te mire e me shendet sic kerkohej dhe,  domosdo me biografi te pershtatshme.  Ne kete grup djemsh azgane,  benin pjese:  Petrika Kostani;  Zhulian Popa;  Flamur Dede;  Hivzi Minxha;  Perlat Lako;  Mentor Rrugia;  Sabri Ciku;  Besnik Hashorva;  Ylber Laknori;  Llazi Rrapi;  Spiro Mocka;  Jorgo Tabaku;  Jorgaq Cipi;  Viktor Vangjeli;  Kozma Sinjari  dhe Enver Muca.  Djemte 18-19  vjecare ishin perzgjedhur nga radhet e maturanteve te shkollave te mesme te 10 rretheve te vendit.  Prej tyre,  3 djem adoleshente vinin nga rrethi  i  Korces.  Ate vit shkuan ne Bashkimin Sovjetik edhe te tjere djem korcare si:  Vangjel Llazari;  Vangjel Baba;  Niko Lubonja;  Thoma Lera;  Anesti Pojani;  Pandi Buci etj.  Faren e dashurise per aviacionin,  tek te rinjte korcare e kishin mbjelle ne vite disa nga “korifejte” e aviacionit shqiptar si Vasil Trasha;  Peco Polena;  Vaske Kosti; Vasil Qeraxhi;  Niko Papavangjeli;  Raqi Sevo;  Andon Koroveshi;  Stefanaq Stratoberda;  Dhimitraq Terpini;  Qirjako Trebicka;  Niko Isak;  Kristaq Pici;  Fillota Koruni; Guri Panariti; Petrika Manastirli;   etj,  etj.  Deshira per te fluturuar tek mjaft te rinj nga Korca e atyre viteve ishte shnderruar ne nje puhize te lehte,  e cila  i  ngjante nje epidemie qe rroku mjaft adoleshente.

Ne gjysmen e dyte te muajit gusht te vitit 1959,  grupi  i  Petrikes dhe kandidate te tjere per studente te profileve te tjere,   me nje kamion ushtarak,   te pajisur me stola druri e me nje mushama siper,  si tende,   u nisen per ne qytetin port te Vlores.   Ato dite,  ne prag te nisjes per ate lundrim  te gjate,  ne nje mjedis ushtarak, perpara  djemve  mbajti nje fjalim patetik,  nje ushtarak me grade te larte, i cili mbante funksione drejtuese ne Ushtrine Popullore. Ne ate ligjerate oratori u mshoi fort lidhjeve miqesore te pathyeshme  qe ekzistonin midis Vendit tone dhe mikut te madh.  Ne kete fjslim pstetik me superlativa u evokua  roli  i  themeltareve te kesaj miqesie.  Kandidaturave,  si djem te rinj e pa pervoje jete,  shtetari u dha udhezime,  si ta ruanin kete miqesi,  si gjene me te shtrenjte dhe si te silleshin ne shkolle e ne qytetin ku do te shkonin.  Oficeri  i  larte,  nuk la pa permendur profesionin e veshtire por te lavdishem te aviatorit,  dhe e vuri theksin tek  domosdoshmeria e impenjimit  e  tek  perfeksionimi  i  tyre ne kete ndermarrje te nderuar.  Pas ketij “karikimi” shpirteror dhe kur kishin marre keshilla me vlere nga nje  i  besuar  i  Komandantit te Pergjhithshem te Forcave te Armatosura te Shqiperise Socialiste,  grupi  i  18 vjecareve,  ne  buqembremjen e 17 gushtit te vitit 1959,  te ngarkuar ne anijen ushtarake sovjetike “Irgiz”,  e cila transportonte kryesisht mallra dhe turiste sovjetike,  u nisen nga porti detar i  Vlores ne drejtim te portit sovjetik te Odeses,  i  cili ndodhet ne bregdetin Verior te  Detit te Zi.  Ishte koha kur midis kampit socialist e atij kapitalist,  te udhehequr nga dy suprfuqite zhvillohej nje lufte e ftohte,  here e tensionuar e here me e zbutur,  me synime te caktuara revanshiste nga te dy krahet.  Djemte do te kalonin disa porte detare,  disa nga te cilet  i  perkisnin njeres pale e te tjere pales se kundert.  Kuptohet,  qendrimi  i  kandidateve per studente  ushtarake nuk mund te ishte  i  njejte ne porte te ndryshem.

Ndalesen e pare anija “Irgiz” me studentet shqiptare ne bord e beri ne portin e Pireut;  ne Greqi.  Qendrimi  i  anijes u be thjesht per  furnizimin me karburante dhe me uje.  Adoleshentet nga vndi yne  meqenese ishin ushtarake dhe me status te vecante, nuk u lane te zbrisnin ne port,  madje as te dilnin ne kuverte,  me shqetesimin se mos pala greke do ti pikaste qe ishin ushtarake dhe se do te mesonin destinacionin e lundrimit te tyre.  Me tej,  anija kaloi Dardanelet dhe ngushticen e Bosforit ku qendrimi  i  pasagjereve  ishte  i  padeshiruar.  Ne portin e Varnes e ne ate te Kostances,  te cilet u perkisnin dy vendeve socialiste me te cilet vendi yne ishte  i  lidhur me miqesi te ngushte,  ashtu si me Bashkimin Sovjetik,  djemte tane gezonin tjeter status; ate te “mikut”.  Pas nje lundrimi relativisht te gjate,  kater dite e nete bashke,  anija “Irgiz” u ankorua ne portin detar te Odeses dhe djemve tane,  u dha mundesia te zbrisnin ne breg e te akomodoheshin ne nje shkolle ushtarake sovjetike,  e cila sherbente si “shtepi pritje “per te sapoardhurit ne territorin e Bashkimit Sovjetik.

Petrika Kostani,  ashtu si shoket e tij ne ate  lundrim “shprese”,  deri atehere nuk kishte bere ndonje rruge ujore analoge,  por,  fale fizikut te tij te mireformuar,  shendetit te plote dhe “statusit “te sportistit cilesor,  e supertoi mjaft mire lundrimin e gjate dhe nuk pati problem me shendetin, sikur ngjau me ndonje bashkeudhetar te tij.

Ne shkollen ushtarake sovjetike te Odeses, e cila sherbente dhe si reklame e atij vendi, te ardhurit rishtas per te studiuar ne profile te ndryshem e per t’u diplomuar oficere te Ushtrise Shqiptare, kaluan disa dite dhe paten mundesi te njiheshin me qytetin bregdetar e me vlerat e tij muzeale.  Ajo qe i  beri me shume pershtypje,  Petrikes ne ate shkolle ishin:  rregulli,  pastertia,  disiplina dhe kerkesa e forte e llogarise,  te cilat,  djemte tane  i  perjetuan me kenaqesi te papare e disi me droje te justifikuar.  Sipas grupeve te specialiteteve ku do te perfshiheshin, te cilt ishin percaktuar,  akoma pa u nisur nga Shqiperia, studentet e ardhshem,  me nje oficer  sovjetik ne balle,  i cili kryente detyren e perkthyesit e te shoqeruesit  dhe si cicerone,  shetiten neper qytetin e bukur e te bardhe te Odeses,  i  cili ka qene port i  hyrjes ne territoret ruse qe ne lashtesi.  Shqiptaret,  kohe me pare,  e kane eksploruar kete port,  ku kane gjetur kushte te pershtatshme per pune e per jetese dhe kane fomuar ngulime shqiptaresh ne kete qytet te lashte e te bukur,  te ndertuar duke respektuar orientimin e qytetit nga Deti  i  Zi,  me rrugica te drejta, te gjera  e  te  pastra,   me banesa te ngritura me gure te bardhe,  e me lartesi me te madhe nga banesat qe lane ne qytetet nga kishin ardhur,  perfshi dhe Tiranen. Duhet thene se adoleshentet shqiptare,  nuk e disponuan kohen e mjaftueshme per ti pare mire ato bukuri te rralla te qytetit port te Odeses,  mbasi,  sipas planeve te mikpritesve, ata  duhet te niseshin sa me pare ne destinacion e te nisnin vitin mesimor 1959-60  i  cili “trokiste ne dere”.

Heret  ne mengjes,  Petrika Kostani dhe shoket e grupit ku Ai bente pjese,  zune vend ne nje tren udhetaresh te kohes e u nisen,  me udhe te hekurt,  per ne Veri.  Ata shkuan ne Moske,  nepermjet Ukraines.  Udha e hekurt ishte e zgjatur ( 3 dite e 3 nete ),  treni ishte  i   pajisur  me vagona per fjetje. Shqiptaret u merziten disi nga rrugetimi  i  gjate,  por paten shansin te vrojtonin fushat e pamata te pjeses Europiane te Rusise dhe pjesen Lindore te Ukraines.  Djemve nga vendi yne,  te cilet ishin rritur apo kishin pare male te larte,  “me koke tek rete” ne vendin tone,  tani u celej perpara nje tjeter panorame.  Ata veshtronin fushe te pamate e rralle ndonje lartesi qe nuk  i  kalonte parametrat e nje kodre nga ato te vendit tone.  Ne Moske,  ne stacionin e trenave qe vinin nga Jugu  i  priste nje officer,  perfaqesues  i  Shkolles se Aviacionit te SHadrinskut, i  cili do ti shoqeronte studentet neper Moske,  ku fjeten 3 nete,  ne hotelin “Miqesia”.  Oficeri sovjetik,  i  cili luante rolin e shoqeruesit dhe te ekonomistit do ti percillte djemte nga Shqiperia,  nepermjet hekurudhes,  per ne qytetin ne Lindje te Uraleve.  Aq sa ishte e mundur,  djemte e “padale” shetiten neper metropolin sovjetik,  vizituan Maozoleun Lenin – Stalin;  pane Universitetin Lomonosov,  Sheshin e Kuq e vende te tjere,  te cilet  i  kishin pare vetem ne revista e neper filma propagandistike te kohes.  Ishte koha kur sovjetiket kishin rrezuar nje aeroplan zbulimi amerikan,  te tipit U-2,  te pilotuar nga piloti amerikan Pauers.  Copat e aeroplanit te rrezuar,  i  pane  kandidatet per studente  dhe u karikuan.  Te “karikuar” nga ato qe pane dhe me interesin se do te shkonin ne nje shkolle te vecante ku do te mesonin mjaft gjera te reja,  kandidatet per studente,  u nisen,  po me udhe te hekurt,  per ne qytetin Siberian te Shadrinskut.

Petrika dhe shoket e tij te grupit do te studionin aerodinamike ne Shkollen e Aviacionit ne qytetin e Shadrinskut,  i  cili ishte nje qytet me permasa te vogla,  ne anen Lindore te vargmaleve Urale.  Zona ku shtrihej qyteti ku shkuan 18 vjecaret shqiptare  i  perkiste pjeses siberiane te Rusise.  Ishte fundgushti dhe ne qytetin e Shadrinskut,  si ne te gjithe Siberine,  kishte filluar te ndihej fresku  i  vjeshtes.  Dimri po trokiste me te gjitha prurjet e tij.  Tanet ishin te pamesuar me te ftohtit qe po afronte dhe u pershtaten, me veshtiresi e  dite pas dite.  Ne Shadrinsk,  dimri eshte  i  eger e  i  tejzgjatur ne kohe.  Si ne te gjithe hapsiren siberiane.  Djemte nga Shqiperia,  te mesuar me klimen mesdhetare,  e kishin degjuar e tani po e provonin ashpersine e dimrit Siberian;  ata u familjarizuan me veshtiresi me kete risi per ta,  fale moshes te re te djemve dhe kushteve tejet te pershtatshem,  per jetese,  per te  studiuar e per t’u stervitur, adoleshentet nga Shqiperia ruajten vitalitetin,  u familjarizuan shpejt me kushtet dhe me njeri-tjetrin.  Sipas shijeve dhe karaktereve,  ata,  duke ruajtur unitetin dhe kompaktesine si grup,  shpejt formuan nengrupe me te vegjel shoqerore,  te cilet,  me kalimin e diteve,  e justifikuan veten dhe u konsoliduan.

Shkolla e Aviacionit e qytetit te Shadrinskut,  ishte e vetmja e ketij lloji ne tere hapsirat ruse.  Ajo pergatiste oficere,  aviodrejtues ajrore per Aviacionin Shqiptar,  i  cili,  ne planet e qarqeve drejtuese ushtarake te Traktatit te Varshaves veshtrohej me perspektive  e si faktor fuqizimi te Aleances ushtarake.   Besoj se eshte e panevojshme te pershkruaj kushtet e jeteses,  te studimit e te argetimit, qe sundonin ne  institucionin  arsimor ku studionin tanet.  Duke gjykuar nga kushtet qe ishin te pranishem ne shkollat e tjera dhe ne ate ku kam qene  i  pranishem,  si dhe nga rrefimet e Petrikes e te shokeve te tij te grupit,  shpreh bindjen e plote se edhe ne shkollen e aviacionit te Shadrinskut,  nuk kishte gjasa te kishte kushte me te dobet.  Kete mendim ma perforcon kujdesi  i  jashtzakonshem qe benin ruset per ushtrine e tyre e ne vecanti per aviatoret dhe nga fakti se studentet e kesaj shkolle ishin nga nje ushtri e nga nje vend tjeter,  anetar  i  Traktatit te Varshaves.

Ndoshta do te me duhet te theksoj e te skjaroj ne disa rrjeshta, per kurreshtaret,  nje lloj  “gare”  te heshtur qe zhvillohej mes studenteve te te njejtit grup, te cilet,  ne fund te fundit ishin shoke e bashkatdhetare ne nje vend te huaj, si e si  te terhiqnin,  ne shoqeri te ngushte Petrika Kostanin.  E dini perse?  Ua them une dhe me sigurite plote:  Petrika Kostani ishte qytetar  i  mirefillte dhe kishte nje kimi cuditerisht vepruese e te lakmuar.  Ai ishte lindur e ishte rritur ne Korcen e mirenjohur nga te gjithe.  Si qytetar korcar- 24 karat,  Petrika perfaqesonte nje adoleshent te mireedukuar e me kulture te mirefillte qytetare.  Per shkak te rrethanave te veshtira te rritjes  ( pas humbjes te Nenes biologjike),  Petrika Kostani kishte patur shansin te piqej para kohe dhe kete e reflektonte,  si ne paraqitje dhe ne sjellje.  Kryefjale  e qendrimit te tij ne shoqeri ishte sinqeriteti,  dashamiresia dhe korrektesia.

Shoket e tij te grupit,  me disa perjashtime; ( Enver Muca- tirons dhe Jorgaq Cipi- korcar)  ishin te ardhur nga fshati dhe sollen me vete psikologjine dhe mentalitetin e fshatit te tyre dhe te krahines nga kishin ardhur.  Ata mesuan  nga Petrika:  si te visheshin bukur;  si te silleshin ne klase;   ne shkolle e ne qytet;  si te vallezonin e si te kishin marredhenie njerezore me vajzat  etj.

 Shkenca e aeronautikes eshte jo vetem e gjere por dhe e veshtire per t’u pervetesuar.  Ne te pleksen disa disiplina shkencore te cilat kerkojne njohuri e rigorozitet shkencore gjate zbatimit ne praktike.  Prej Petrikes,  shoket e grupit mesuan dhe si te ishin kerkues per t’u futur thelle ne literaturen  shkencore,  duke shfrytezuar biblioteken e pasur te shkolles dhe per te perftuar nga niveli teper  i  larte  i  pedagogeve te cilet ishin shkencetare te mirefillte.  Petrika dinte te lante e te hekuroste teshat;  me kohe mesoi dhe te riparonte e te qepte,  nga e para,  petkat e tij dhe te shokeve.  Sic eshte e njohur,  adoleshentet e moshes te Petrikes shkonin me shume deshire ne mbremjet e vallezimit qe organizoheshin here pas here,  sidomos ne mbremjet e te shtunave ne Shtepine e Kultures te ushtrise e gjetke.  Ata,  ne keto mbremje ku pjesemarrja e vajzave te moshes se tyre dhe me te rritura ne moshe, prezantoheshin e zinin shoqeri me kategori te ndryshme vajzash.  Jane te njohura tendencat e vajzave ruse te pamartuara,  per t’u njohur e per t’u shoqeruar,  pse jo,  po tu ecte dhe per t’u martuar me te huaj.  Per shkak te disa afersive dhe psikologjise te perafert  me djemte tane,  ne syte e vendaseve,  shqiptaret ishin te preferuar.  Shprehja : “Me ty shkoj edhe ne fund te botes”,  tek vajzat e qytetit te Shadrinskut ishte e pranishme rendom.  Adoleshentet nga vendi yne,  shkonin ne keto mbremje vallezimi,  te paster,  te rregullt ne paraqitje,  te kapardisur e me shume aksesore qe zbukuronin uniformen e daljes te lire. Qellimi  i  vetem ishte te ishin sa me te pashem e te binin ne dy te vajzave qe frekuentonin keto veprimtari kulturore. Nga djemte e grupit te studenteve ku bente pjese Petrika Kostani, nuk ngjau asnje martese e ndonjerit prej tyre, me vajza vendase , sic ngjau ne grupe te tjere.

Ne qytetin e Shadrinskut e ne rrethina,  njerezit  i  percillnin ditet me te shumta te vitit,  duke vrojtuar e duke ecur mbi qilimin e bardhe te debores,  e cila nuk shkrinte vec ne veren e shkurter.  Kesisoj,  ne ate ftohtesire te acarte,  ne rruge veshtroje shume pak njerez,  te veshur trashe e te mbeshtjelle brenda  xhupave  te tyre te ngrohte,  tek nxitonin per ne pune apo ne vende ku  benin tregti.  Vetem ne sallat e mbyllura e ne vende te ngrohta dhe ne sheshet ku behej patinazh e ku njerezit rreshqitnin me ski,  vendi gelonte nga zhurma dhe nga dinamizmi  i te rinjve dhe i te rejave.   Fale qenies nga  korca  dhe zgjuarsise e shkathtesise vetjake,  Petrika Kostani  i  zoteronte ne perfeksion sportet  dimerore dhe,  ne nje fare menyre Ai ishte trajner  i  shokeve te tij te grupit.  Ne kushtet e sallave te mbyllura e te ngrohta dhe ne stinen e shkurter te ngrohte,  Petrika,   ushtrohej, cilesisht ne lojerat e tjera sportive.  Atij,  ne vecanti i pelqente te luante  volejboll,  basketboll dhe te ushtrohej ne vegla gjimnastikore.

Sapo u akomodua ne shkolle e veshi uniformen e kursantit sovjetik te aviacionit,  Petrika dhe shoket e tij kerkuan te dilnin ne qytet,  per t’u orientuar me rruget dhe per te mesuar vendndodhjen e institucioneve te ndryshme qytetese.  Te gjithe djemte ishin te interesuarte mesonin vendndodhjen dhe oraret e punes te post – telegrafes te vetme qe ishte ne ate qytet.  Pike postare kishte dhe ne shkolle,  por adoleshenteve nga vendi yne u dukej,  sikur,  po ti postonin letrat ne posten e qytetit,  ato do te shkonin me shpejt ne destinacion.  Teknika e celulareve,  ne ate kohe akoma nuk njihej dhe lidhja telefonike midis dy vendeve,  thuajse ishte e pamundur,  nga qyteti I Shadrinskut.  Shtojme ketu dhe mundesite financiare te pakta te studenteve dhe pamundesia e komunikimit telefonik behej me e pranishme.  Si praktike,  komunikimi nepermjet letrave,  me Shqiperine,  ne ate kohe zgjaste rreth 2 jave.

Si te shkeputur rishtaz nga familjaret dhe nga te dashurit e tyre,  studentet nga vendi yne,  akoma pa nisur mesimet e vitit te pare dhe pa mesuar Gjuhen Ruse,  siguruan leter,  zarfa dhe mjete te tjere shkrimi dhe puna e pare e tyre e pare,  rezultoi te shkruanin e te nisnin letra per ne Atdhe.  Dergimi  i  letrave ne Shqiperi mori karakter fushate dhe  i  ngjante nje epidemie,  ku sejcili ishte  i  angazhuar per te shpalosur mallin qe e digjte per ata qe ishin me te dashurit e tyre.  Vec te kishje mundesine per ti pare si mbusheshin tavolinat ku mesonin studentet nga vendi yne,  me letra e me zarfa te bukur, nga ata me anesi te zbukuruar me shirita dhe me stemen e bukur te sherbimit ajror,  te stampuar mbi zarf.  Kujt nuk  i  shkruanin leter rishtaret?  Ne ditet e para dhe ne muajt e pare te shkolles, te shkruarit dhe dergimi  i  letrave ne Atdhe,  ishte me  i  shpeshte; me kalimin e kohes,  ne plan te pare dolen te tjere probleme.  Djemte u familjarizuan me shkollen dhe me regjimin e te mesuarit dhe iu perkushtuan me teper ketyreangazhimeve.  Prandaj intensiteti  i te shkruarit dhe i nisjes  te letrave ra disi,  por nuk u paksua meraku per te mesuar,  me imtesi,  mbi shendetin e familjareve,  te shokeve dhe ne teresi,  mbi punet dhe jeten ne vendin tone.

Petrika Kostani ishte teper  i  ndjeshem.  Jeta e Tij kishte rrjedhur jo sic do ta donte dhe e ndryshme nga jeta e shokeve qe e rrethonin. Ai,  vertet rrugetoi mijera kilometra larg Korces se tij te dashur ku u lind e u rrit,  por mendjen e kishte atje.  Pyeste ne letra e per ke nuk pyeste.  Letrat kolektive ( drejtuar familjareve te tij dhe ato individuale ishin te mbushura me pyetje interesante lidhur me familjaret dhe shoket qe kish lene ne Korce si dhe per kusherinjte qe banonin ne Orman Ciflig,   ku  Peci  ishte nip. Dhimbsuria qe ndjente Petrika Kostani si  i  rritur pa pranine  e nenes  biologjike,  e bente ate te interesuar per te ditur shendetin e Nene Gjeorgjise dhe te Baba Kicos;  pyeste per motrat e per vellezerit me te vegjel,  per xhaxha Llazon,  vellane beqar te Kicos,  i  cili banonte se bashku me familjen e te vellait;  pyeste per motrat dhe vellezerit me te vegjel,  te cilet  i  donte shume.

Vend te vecante ne letrat e Petrikes zinte interesimi  i  tij per Doniken,  vajzen e Gjeorgjise,  te cilen Ajo e kish prure me vete,  dhe Petrika e trajtonte me mire se motrat biologjike dhe ato nga Babai.  Dobesi kishte Petrika per vellane 3 vjecar,  Thomane te cilin e donte mjaft,  si me  i  vogli  i  shtepise e  i  vellezerise.  Ne letrat qe dergonte nga Shadrinsku e nga Krasnodari,  Petrika Kostani,  jo vetem qe pyeste per cdo gje qe lidhej me Thomane,  por jepte porosi qe,  kur familjaret e tij ti dergonin letra,  ne to, te vizatonin ne nje flete  me vete doren e Thomait dhe ta pyesnin Ate:  cfare lodre  i  pelqente me shume. A nuk kemi te bejme ne kete rast me nje shembull qe te frymezon ku dashuria; dhimbsuria dhe kujdesi i vellait me te madh per me te voglin i kalon caqet e vellezerise?  Interesante,  plot dashuri e mall  ishin letrat qe Petrika u dergonte kusherinjve nga Nena,  ne Orman Ciflig.  Njerezit e Nenes biologjike;   te se ndjeres Andromaqi,  Ai nuk  i  ndante nga ata qe kishte ne Korce.  Letrat qe u drejtoheshin atyre njerezve te mire, kushdo qe i lexonte, e kishte te veshtire ti perballonte ato qe shpaloseshin ne faqet e shkruara, te cilat, nuk shkruheshin me pene , por me zemer.   Nuk kishin te mbaruar letrat e Tij;  Petrika pyeste jo vetem per njerezit por per cdo gje qe koshte te bente me ta.  Ne letrat qe dergonte ne Orman Ciflig,  Nipcja qe kishte shtegtuar larg,  nuk harronte te pyeste dhe  per Bardhon e tij te dashur;  deri dhe  per  livadhin “ Merga “ ku kullosnin zakonisht kuajt e fshatit, nese ishte rritur bari;   per pellgjet ku freskoheshin ne vere,  per shtepite e rindertuara, per pemet frutore mbi te cilat kacavirrej per te marre kokrra , kur ato ende nuk ishin pjekur  e per cdo gje. Deri atje shkonte interesimi i Petrikes kur u shkruante letra familjareve ne Korce sa pyezste eshe per qenin e tij besnik- Normen dhe per shoketme te cilet luante ne rrugicat e mehalles dhe per ata qe i bashkengjiteshin ne pikniket e shumte qe bente.  Malli per vendlindjen dhe per Atdheun,  ne pergjithesi,  jo vetem qe e mbanin te lidhur Petriken me Shqiperine,  por sherbenin dhe si motiv  i  shendoshe, qe e shtynte perpara ne udhen qe kishte zgjedhur.

Ne ceshtjet e te thelluarit ne studimin e teorise te aeronautikes te cilen Petrika e kishte shume per zemer,   dukeshin qarte perpjekjet e tij pervetesuese,  ne ballet e shokeve.  Ai,  fluturimin e kishte enderruar qe ne femijerine e tij,  sidomos kur kaleronte me gallop,  mbi kale e ishte ne krye te karvanit,  ne perberje te shokeve te tij,  ne livadhet e bukur te Orman Cifligut,  mbi shpinen e Bardhos te tij bukurosh.  Kushtet ne shkollen e aviacionit te Shadrinskut, ishin nga me te mirat e mundshme dhe lejonin te thellohej ne brendesine e ligjesive qe rregullojne shkncen e lundrimit ajror.  Kabinetet mesimore  ishin te organizuar e te pajisur me se miri,  me mjete e me objekte qe te grishnin per te studiuar ne menyre te thelluar ligjet e shkences e te teknikes, biblioteka e pasur me literature shkencore nga shume fusha te dijes,  petagoget me nivel te larte shkencor e metodiste te perkryer dhe vete mjedisi imponues,  u pershtateshin me se miri deshirave dhe prirjeve te adoleshenteve shqiptare per tu future ne hullite e shkences te lundrimit ajror.

Drejtuesit sovjetike te procesit mesimor,  qe ne fillim te vitit mesimor,  ua bene te kjarte studenteve se ata do te pergatiteshin per te qene aviodrejtues te ajrit;  pra,  puna e tyre do te ishte e mirefillte,  pune inteligjente.  Ata do te drejtonin fluturimet,  duke u ndodhur vete ne ajer,  ne kabinen e aeroplanit dhe ne kushte kur mjetet ndihmese do ti kishin te kufizuara.  Them keshtu mbasi veshtroj sa te sofistikuara jane mjetet e sotme te orientimit ajror dhe sa te lehte e bejne instrumentet ndihmues,  perllogaritjen e elementeve te ndryshem te fluturimeve.  Ata qe e njohin kete lloj sherbimi,  nuk e kane te veshtire te konkludojne,  po te bejne krahasimin,  sa vuante nje navigator ajri per te percaktuar vendndodhjen e aeroplanit,  mbi det,  psh,  duke pelenguar dy radiostacione te huaj.  Shkenca me mundesi te pakufizuara,  sot e ka thjeshtuar mjaft punen e navigatorit ajror;  etj. Ne kushtet konkrete te asaj kohe, porosia e drejtuesve te procesit mesimor ishte: “ kerkohet ta keni koken plot e reflekset vetetime,  ne menyre qe te jeni ne gjendje te orientoheni e ti jepni zgjidhjen e dyuhur,  cdo situate ajrore, ne pak sekonda ”.

Per ta bere te mundur arritjen e ketij objektivi final,  petagoget shkencetare,  te cilet drejtonin disiplina te ndryshme e vinin theksin,  fort tek perpunimi  i  reflekseve te shpejte dhe tek kryerja e perllogaritjeve te sakta,  ne ajer,  permendesh.  Zgjuarsia natyrale dhe deshira e zjarrte per te fluturuar,  ishin faktore ne anen e Petrika Kostanit.  Prandaj,  djali  i  madh  i  Kicos iu perfill punes per studimin e shkences aeronautike pa neglizhuar asnje element e ne menyre te thelluar.  Ai  “shkelqeu” ne ceshtjet teorike te aviodrejtimit dhe,  efektivisht meritoi pozicionin e liderit te pashpallur te grupit,  vend,  te cilin e kishte uzurpuar nje partiak,  i  caktuar nga qendra.  Ne fakt,  me vlerat qe shpalosi edhe ne studimin serioz te teorise komplekse e te veshtire te lundrimit ajror,  Petrika Kostani,  shpejt,  me merite,  mori ne dore frenat dhe,  me pune e me sjellje konkrete Ai fitoi zemrat e shokeve te grupit,  te cilet e donin e ia degjonin fjalen.

Ne shkollen e aviacionit te qytetit te Shadrinskut, Petrika dhe shoket e tij te grupit qendruan vetem nje vit.  Gjate kesasj periudhe,  ata mesuan Gjuhen Ruse dhe percollen procesin teorik per rritjen e nivelit te tyre shkencor.  Ne fund te vitit te pare,  ata iu nenshruan provimeve teorike dhe,  me qellim qe te pushonin ne grup  i  cuan ne Stalingrad e ne rrethina,  per tu njohur me ate qytet heroik,  i  cili,  ne vitet e Luftes se Dyte Boterore,  me betejen e pashembellt ne historine e njerezimit shenoi kthesen e luftes qe zhvillonte koalicioni antifashist kunder hordhive naziste.  Vajtja ne Stalingrad,  nuk ishte nje shetitje e thjeshte per relaks por  nje pushim  i  menduar mire e  i  organizuar deri ne detaje.  Djemte pane natyren e bukur,  lumin ujeplote e te lundrueshem,  Vollga e cila, ne ate kohe ishte e ngrire;  muzete qe evokonin ate lufte heroike dhe degjuan rrefimet e luftetareve qe kishin marre pjese ne Luften e Madhe Patriotike te popujve sovjetike.  Vajtja ne Stalingrad dhe veprimtarite qe percollen atje,  ngriten adrenalinen e djemve dhe rriten frymen e atdhetarise tek adoleshentet nga vendi yne,  e cila u kthye ne mobilizim per arritje te reja ne vitin pasardhes,  i  cili do te kishte me teper ngarkese.

Ne kohen kur djemte do te nisnin vitin e dyte te shkolles,  situata brenda Kampit Socialist kishte pesuar ndryshime cilesore.  Partia e Punes e Shqiperise kish dale kundra “ kopese ”,  ne disa drejtime te planit ideologjik e politik e nuk ishte dakort me vijen qe ndiqte partia “ meme ” dhe ata qe e pasonin qorrazi. Me qellim qe studentet ushtarake te aviacionit nga Shqiperia,  ti kishin nen nje rregjim me te forte kontrolli,  studentet shqiptare te te gjithe profileve,  i   grumbulluan ne Krasnodar,  ku u vendos te ishte qendra shkolles te aviacionit dhe tre regjimentet  te vareshin prej saj,  edhe pse fluturimet ne tip ate ndryshem aeroplanesh dhe helikopteresh,  zhvilloheshin larg qendres.

Studentet e grupit ku bente pjese Petrika Kostani,  ne qytetin e Krasnodarit,  do te nisnin vitin e dyte te shkolles,  i  cili ishte kryesisht vit  i  fluturimeve ne rolin e aviodrejtuesit ajror,  fillimisht ne aeroplanet me helike te tipit Li-2,  e nje vit me pas,  ne ata IL-28.  Krisja qe kishte nisur mes dy vendeve tane vinte duke u thelluar sikur te kishim te benim me nje therrmim te nje shkrmbi gelqeror,  nga lekundjet dhe paslekundjet e nje termeti disaballesh.  Nga rrafshi ideologjik,  mosmarreveshjet u shtrine dhe ne ate politik e shteteror dhe nisi hakmarrja e  “ me te fortit ”  ndaj  “ me te dobetit ”.  Petrika dhe shoket e tij,  me  “ mendje te ngritur ”,  mbasi u hodhen jo nje po dy here me parachute,  nga nje aeroplan An-2,  mbi fushen e gjelber te Krasnodarit,  nga lartesia 800m.  Ne ate kohe,  por edhe sot,  aeroplani  i  lehte  i  transportit An-2 mbetet avioni me  i  mire per desantim nga ajri.  Petrika nuk ishte trupmadh e me peshe trupore te madhe qe te zinte vend ne ndenjeset e para te bortit te aeroplanit por ishte diku nga mesi  i grupit te desantimit prej 10 studentesh dhe doli nga dera e aeroplanit pa shqelmin e instruktorit te parashutizmit,  ne prapanice.  Gjate  pergatitjes ne toke ku mesuan elementet me te domosdoshem te hedhjes me parashute,  duke filluar nga menyra e veshjes te parashutes, nga menyra e vendosjes te studenteve ne avion,  tekniken e hedhjes,  manovrat ne ajer me litaret e parashutes ne situata te ndryshme ajrore,  teknika e prekjes me token,  mbledhja e litareve dhe e parashutes etj.

 Hedhja e pare ishte e veshtire dhe e paprovuar dhe adoleshentet shkonin drejt se panjohures,  ca me qejf e ca prej zorit.  Ajo rezultoi e suksesshme dhe Peci e perballoi me dinjitet.   Hedhja qe pasoi,  rezultoi  me e veshtire.  Studentet e kishin shijuar nje here ate “ gjelle ”  e  i  dinin vecorite dhe veshtiresite e asaj pune.  Sic rrefen njeri nga ata qe u hodhen me parashute ate dite,  studenti Flamur Dede,  nje tirons i qete por qe shperthente papritur;   mbasi iu hap parashuta,  ne hedhjen e dyte,  nxorri nje cigare,  nga paketa qe mbante ne xhep,  e ndezi dhe e piu me shije te vecante.  Dikush nga shoket,  i  sigurt se po shkonte drejt tokes,  me kupolen e parashutes mbi koke,  nisi te fishkellente;  nje tjeter u bertiste shokeve;  nje i trete tundete shlemafonin ne ajer etj.  Emocionet dhe ngurrimi per t’u hedhur, tashme kishin mbetur prapa,   ne kohe.  Pas ketij  “ riti ”  te domosdoshem per fluturuesit,   nisen fluturimet stervitore.  Ne kabinen e aeroplanit mesimor Li-2,  studentet e grupit te aviodrejtuesve kryen lundrime ajrore,  ne detyra te ndryshme e ne distance te largeta nga aerodromi  i  ngritjes,  duke praktikuar berjen e llogaritjeve te fluturimit,  ne ajer.

Kushtet klimateriko-tokesore qe gjeten ne Bregun Verior te Detit te Zi,  i  cili  i  perkiste rajonit Jugor te Kaukazit te Veriut,  ne hapsirat sovjetike,  ishin me te buta e afroheshin me ato te vndit tone Mesdhetar.  Ne shkollen e aviacionit ne Krasnodar ishin grumbulluar dhe mjaft studentr te tjere shqiptare,  te ardhur nga qyteti  i  Borisoglebsit,  ku ishte mbyllur,  per shqiparet shkolla qe mbante emrin e legjendarit Valerij Ckallov e cila pergatiste  pilote qe fluturonin ne aeroplanet gjuajtes-bombardues te tipave Mig.  Nje grup studentesh,  te profilit teknik kishin ardhur nga shkolla teknike e Harkovit ku mesonin  per tu bere teknike helikopteri,  radiste,  armetare  etj.  Nje grup pilotesh qe kishin ardhur nga Shqiperia,  pas mbylljes te Shkolles se Aviacionit ne vendin tone,  pas dy katastrofave ajrore,  do te mesonin pilotimin e aeroplanit bombardues Il-28,  si dhe nga Regjimenti  i  Batajskut kishin ardhur nje grup  i  vogel studentesh per pilote,  te piketuar per te fluturuar ne aeroplanet e sofistikuar Jak-25.  Studentet qe u grumbulluan ne shkollen sovjetike te aviacionit,  ne Krasnodar,  vertet vinin nga qytete qe ndodheshin ne rajone te ndryshem te hapsirave sovjetike ku klima ishte e ndryshme,  por,  te gjithe,  ishin shqiptare dhe kishin ne zemer Shqiperine.  Ne radhet e tyre sundonte atdhetarizmi dhe ishin te thekur per te perfaqesuar denjesisht vendin e tyre dhe per te mbrojtur interest e tij,  ne cdo rrethane.

Studentet shqiptare,  te mbledhur ne shkollen e aviacionit,  ne Krasnodar,  u lidhen shpejt me njeri-tjetrin dhe sic ndodhte rendom ne ata vite,  me ata qe ndodheshin larg vendit te tyre,  sapo njiheshin me njerezit,  vershonin pyetjet:  “ Nga te kemi ”?  “a e njeh  “ x ” e “ y ” etj.  etj.  Disa,  per shkak te rrethanave te njejta njiheshin me njeri-tjetrin qysh me pare.  Studentet qe ishin ne procesin e te mesuarit te pilotimit ne aeroplanet bombardues te frontit:  Robert Marko;  Vaske Nikolla;  Shuaip Nurja;  Baftjar Metaj;  Myrteza Arapaj  etj,  te cilet e kishin nisur karrieren e pilotit qysh ne vendin tone kur fluturonin me aeroplanet Mig-15,  ne Poro  dhe me pare,  ne aerodromin e Qytetit “Stalin”.  Ata njiheshin dhe me student te tjere qe kishin kaluar nga e njejta udhe por,  pas disa muajve qendrimi ne Krasnodar,  kluan ne qytetin provincial te Kushovskes,  ku ishte vendosur nje regjiment  i  shkolles se Krasnodarit dhe studentet per pilote gjuajtes-bombardues te cilet fluturonin ne aeroplanet Mig-17.  Disa prej tyre ishin nga qyteti i  Korces.  Te tille ishin:  Niko Lubonja;  Vangjel  Llazari;  Vangjel Baba;  Pandi Buci;  Anesti Pojani;  etj.

Petrika Kostani, i  cili vijonte procesin e te mesuarit te profesionit te nderuar e shume te domosdoshem te aviodrejtuesit ajror,  fale tipareve te njohura e te mirepranuara nga studentet shqiptare,  shume shpejt u be  i  lakmuar nga interesimet e studenteve te profileve te ndryshem per t’u lidhur me miqesi shokesh,  me djalin e madh te Kico Kostanit.  Kjo dukuri pozitive  i  kaperceu kufijte e grupit te shturmaneve e u shtri edhe tek studentet e profileve te tjere.  Te interesuarit per shoqeri me te ishte rezultat  i  njohjes te drejtperdrejte e te shpejte te tyre me  Petriken  por dhe  i  opinionit te shendoshe qe sundonte ne komunitetin e studenteve aviacioniste,  per ate njeri.  Nderkohe,  Petrika dhe shoket e tij te grupit,  pas nje pergaritje te shkurter teorike dhe pas hedhjes me parashute,  dy here,  nga lartesia 800m mbi nivelin e detit,  me aeroplanin An-2,  si kusht sine qua non,  kishin nisur fluturimet me aeroplanet dymotorresh me helike LI-2.  Aeroplani ne fjale ishte  i  pershtatshem per te mesuar aeronavigimin nga ajri dhe per ajrin,  per vete karakteristikat e tij fluturuese dhe duke gjykuar nga pajisja e tyre me mjete navigacioni,  ne bord.  Disa te dhena taktiko-teknike te tij ishin:  Shpejtesia instrumentale =  500 km/ore;  tavani praktik  i  realizuar = 7000m.  etj.  Ne hedhjen e dyte me parashute,  nen drejtimin e instruktorit sovjetik te parashutizmit,  me studentet e grupit te Petrikes,  ndodhi nje habi,  e pangjare me pare.  Tiransi Flamur Dede,  nje njeri teper interesant e misterioz,  i  cili anonte nga menefregua,  nje duhanpires klasik e  i  thekur,  ndezi dhe e piu cigaren, gjate renies ne toke.  Nga kjo qe ngjau,  nuk mbeti njeri pa bere te habiturin,  kur e mesoi kete ngjarje te pazakonte.  Ate dite,  nuk u hodh me parashute vetem studenti durrsak Perlat Lako,  i  cili u pikas nga mjeku gjate vizites mjekesore para hedhjes se ishte me hypertension.

Prilli  i  vitit 1961,  ishte muaj  i  fluturimeve intensive.  Heret ne mengjes,  fusha e blerte e aerodromit te Krasnodarit,  gumezhinte nga zhurma e motorreve te aeroplaneve Li-2,  te cilet,  kur viheshin ne regjimin e ngritjes e me pas ne ate te marrjes te lartesise,  e shtonin uterimen dhe  gjemimin sa zgjonin qytetin te tere dhe rrethinat afer tij.  Studentet shqiptare te grupit te Petrikes, ata  qe nisen fluturimet, qysh ne ngritjet e para ne ajer  deftuan se ishin te pergatitur seriozisht,  nga ana teorike,  per te perballuar lundrimin ajror,  jo thjesht si nje pasagjer kurioz,  por si shturmane ajrore,  te cilet duhet te benin perllogaritje te fluturimit,  te sakta e te shpejta mbi bazen e kerkesave shkencore.  Detyra e shturmanit fluturues eshte komplekse e nuk mund t kryhet nga kushdo.  Pergatitjes serioze teorike te djemve u pergjigjej dhe nje zgjuarsi e shkathtesi e lindur e shoqeruar me shume perkushtim.  Ndryshe nuk mund te kryhej detyra e veshtire e percaktimit shpejt te vendndodhjes te aeroplanit,  me menyra te ndryshme dhe me mjetet qe ishin ne dispozicion,  ne kohen kur toka nuk dukej dhe kushtet e motit ishin te ndryshueshme.  Nje shturman ajror  i sakte,  duhet te dinte te shfrytezonte ne perfeksion mjetet tokesore te navigacionit:  prureset,  pelemgatoret,  llokatoret dhe pervojen e fituar.  Nje  shturman  i  tille,  ne castin e duhur  i  defton pilotit  (  ekipazhit ) ne ajer drejtimin e nevojshem te fluturimit dhe menyren e korrigjimit te shmangjeve te mundshme,  mbi bazen e shpejtesise dhe te drejtimit te eres.  Gjate zbatimit te detyrave te perdorimit luftarak te aviacionit,  detyre kryesore e shturmanit ajror eshte nxjerrja e ekipazhit mbi objekt,  ne kohen dhe ne drejtimin e nevojshem dhe perpunimin e manovres per te bere qitje e bombardime me precizion.  Ne zhargonin e perditshem,  shturmanet,  me te drejte jane cilesuar si inteligjencia e ajrit,  per arsyen e thjeshte se puna e tyre eshte me mend e me llogari te sakta,  me ndihmen e instrumenteve dhe me mend.

Petrika Kostani,  i  vecuar per inteligjencie te lindur dhe i  pajisur me bagazhin teorik qe akkumuloi ne procesin teorik qe zhvilloi ne shkollen e aviacionit ne Shadrinsk e ne Krasnodar dhe me deshiren pakufi per te fluturuar,  i  pecolli fluturimet ajrore me seriozitet maksimal dhe me tregues cilesore pozitive.  Petrikes dhe shokeve te tij te grupit u takoi fati  i  keq,  te mos e shkelnin vendin tone,  dy vjet rrjesht.  Ne pushimet qe kishin gjate procesit mesimor,  atyre,  pa perjashtim u mungonte shume Shqiperia,  qyteti apo fshati  i  tyre  i  lindjes,  familja,  farefisi dhe shoqeria.  Ata  i  cuan per te pushuar e per tu relaksuar ne qytetin heroik  te Stalingradit dhe ne vende te tjere.  Kushtet per te mesuar e per te jetuar ne shkolle,  ishin te niveleve te larte, studentet nga Shqiperia  ishin, sic thuhet: “ Si veshka ne mes te dhjamit”,   por atyre nuk u hynin ne sy;  malli per te tyret  i  kishte perveluar ato prandaj sa here u shkonte mendja tek ata qe kishin lene ne Shqiperi,  lotet u buronin curke e psheretima nuk u pushonte.  Kete e veshtroje,  ne qendrimin e tyre te tulatur e ne letrat plot mall qe dergonin.  Me shume e vuanin kete gjendje ata qe e kishin ndjeshmerine me te madhe dhe ne vecanti ata qe kishin ndonje brenge ne zemer,  sic ishte rasti  i  Petrika Kostanit.  Adoleshentet e grupit te Petrikes,  ashtu si gjithe te ngjashmit,  tek cdo shok grupi veshtronin Shqiperine,  dhe malli per te tyret,  i  afronte e  i  lidhte me fort djemte me njeri-tjetrin.

Ne kulmin e pergatitjes ajrore,  pikerisht ne kohen kur studentet e grupit te shturmaneve fluturues,  po perfundonin programin ajror te fluturimeve me aeroplanet Li-2 dhe po pergatiteshin per te kaluar ne aeroplanet reaktive Il-28,  nje urdher  i  papritur ogurzi  i  udheheqjes qendrore sovjetike,  ne menyre ultimative,  urdheronte nderprerjen e procesit te stervitjes dhe nisjen per ne Shqiperi,  te te gjithe studenteve ushtarake shqiptare.  Sipas Ketij ultimatiumi, te gjithe studentet shqiptare te aviacionit,   brenda 48 oreve, duhet te kishin lene hapsirat sovjetike.  Marredheniet ideologjike dhe ato politike,  te ndera,  ishin shtrire dhe ne planin shteteror midis vendit tone dhe Bashkimit Sovjetik.  Nje paudhesi e papare,  nje krim monstruoz,  pasojat e te cilit binin drejtperdrejt,  mbi supet e adoleshenteve,  te cilet u masakruan duke u nderprere studimet e per rrjedhoje – te ardhmen e tyre.  Planet ushtarake te Traktatit famekeq te Varshaves,  per te ngritur baza ajrore te fuqishme ne vendin tone,  per llogarine e tyre,  kishin marre fund,  njehere e mire.  Endrra e djemve qe pergatiteshin per t’u bere shturmane fluturues ashtu si dhe synimet e studenteve te profileve te tjere,  kishin pesuar “fiasko”.  Politika e nenshtrimit e “ fuqise te madhe ” e cila,  deri atehere kishte ushqyer te caren,  tashme e kishte hedhur helmin e ndarjes.  

Ne mbremjen e 13 shtatorit te vitit 1961,  studentet shqiptare te shkolles te Krasnodarit,  zune vend ne trenin e udhetareve qe shkonin nga Jugu  i  Bashkimit Sovjetik,  per ne Moske.  Aty  i  priste nje aeroplan  i  posacem pasagjeresh  i  tipit TU-104,  i  cili, pas gati 2 oresh nga koha e ngritjes, u ul ne pisten e aerodromit te Rinasit,  ne afersi te Tiranes.  Kjo ngjau ne mesditen e 16 shtatorit te vitit 1961.  Studentet e shumte qe kishin mbushur aeroplanin e madh te transportit ajror,  ne ate mbremje fillimvjeshte populluan kryeqytetin e Shqiperise,  Tiranen,  e cila,  si asnje here me pare,  ate mbremja llamburiti nga uniformat e parades te mbuluara nga aksesoret e bukur qe ngjanin si margaritare.

Gjate rrugetimit me trend dhe me mjet ajror,  Petrika,  me  syte e mendjes perfytyronte veten mes perqafimeve dhe puthjeve te Nene Gjeorgjise;  Baba Kicos;  motrave dhe vellezerve, per te cilet e kishte  perveluar malli.  Ai do te merrte ne krahe,  do ta perqafonte fort e do ta puthte me tere afshin e dashurise te vellait te madh per me te voglin,  Thomane,  si dhe veshtronte me syte e mendjes,  ate takim,  te prmallshem,  me Doniken,  te cilen e donte shume dhe per te cilen rezervonte nje vend te pa deftuar ne zemren e tij.  Mbasi te takohej me familjaret,  gjitonet dhe me shoket e afert,  Petrika do ta mbante vrapin ne Orman Ciflig,  tek njerezit e zemres,  te cilet  i  kishte te nje gjaku nga Nena dhe kishte luajtur e kishte bredhur ne shoqerine e tyre,  neper bahcet e tyre dhe ne livadhet e fshatit.

Ne te vertete,  ngjau ashtu sic e kishte perfytyruar Peci.  Pas nje qendrimi fare te shkurter ne Tirane,  tek i ashtuquajturi Hotel  i  Ministrit te Mbrojtjes,  i  cili gjendej ne zonen e Rrapit te Treshit,  djemte u shperndane ne rrethet perkates,  per t’u takuar me familjaret dhe per te pushuar.  Perpara nisjes,  ne nje salle te Ushtrise nje gjeneral, u foli djemve te sapoardhur nga “kurbeti”,  mbi situaten e brendshme e te jashtme,  duke e vene theksin tek “prishja” e marredhenieve mes dy partive e dy vendeve me qellim qe te ngrinte lart moralin e djemve.  Shtetari nuk harroi ti thure himne e te ngreje lart rolin historik te Partise te punes te Shqiperise dhe udheheqesit te sal legjendar – Enver Hoxhes,  si dhe u dha porosi studenteve si te silleshin e te kishin kujdes gjate rrugetimit per ne familje dhe gjate kohes te pushimeve. Petrika se bashku me djemte e tjere nga Korca dhe me ata nga Kolonja e nga treva te tjera ne ate rajon Jug-Lindor te vendit, me autobusin e linjes:  Tirane-Korce,  u nis per udhe.

 Takimi me Nene Jorgjine,  me Baba Kicon,  me motrat e me vellezerit,  me xhaxha Llazon e me tere ata qe njihte ishte teper prekes.  Ne familjen e Kico Kostanit,  ate dite u derdh shume mall e rrodhen shume lote  dashurie.  Nuk mund te pershkruhet takimi  i  Pecit me motren Donike dhe me vellane e vogel-Thomane.  Ata ishin me teper se takime.  Te gjithe ishin te gezuar e si te hutuar.  Nuk dinin si ta shfaqnin gezimin qe ndjenin vec bertisnin e kercenin pupthi.  Kicon e kishte keputur malli per te birin,  por,  si  i  pari  i  asaj shtepie, nuk e jepte  veten por e gelltiste mallin.  Pas takimit te pare,  Petrikes shendetplote,  te cilit  i  kishte hipur nje nur  i  bukur e ishte skuqur ne fytyre  i  gufonte zemra nga gezimi e nuk  i  mbante dot lotet.  Te nesermen,  ne  kembe,   Petrika,  i  veshur me uniformen e bukur te studentit te aviacionit,  u nis per ne Orman Ciflig,  i  shoqeruar nga Baba Kicua.  Do te takonte djemte me te cilet kishte ndare mjaft kohe nga femijeria dhe familjaret e te ndjeres,  Nenes se tij biologjike.  Udhes per ne Orman Ciflig,  ata qe e ndeshnin Petriken,  e nderonin e u mbetej koka prapa.  

Qendroi Petrika se bashku me te Atin,  ne Orman Ciflig sa takoi te dashurit e tij por nuk pati kohe te cmallej me ta.  Ai nxitonte per t’u kthyer ne Korce,  per dy arsye te justifikueshme.  E para,  ne ate udhetim cmallje,  e shoqeronte Kicua,  i  cili  kishte lene ne Korce nje vater me femije,  te cilet kishin nevoje per sherbimet e tij.  E dyta,  Petrika vertet ishte me pushime,  por vetem si fizik,  se mendjen e kishte gjetiu.  Ai dhe shoket e tij te grupit,  te perzene nga Krasnodari ku studionin per t’u bere aeronavigator ajror,  kishin humbur perspektiven.  Ushtria Shqiptare,  ne kushtet e reja nuk do te kishte me  nevoje per aq shume specialiste  te tille mbasi nuk dispononte me teper se 1 aeroplan bombardues Il-28.  Studentet qe kishin shkuar ne Bashkimin Sovjetik per t’u bere shturmane,  gjendeshin perpara alternatives:  ose te nderronin profil;  ose ti thoshin lamtumire aviacionit e te gjenin tjeter strehe.  Petrika dhe shoket e tij te nje qyteti apo t se njejtes zone,  i  mbanin veshet ngrehur  dhe prisnin me padurim cfare do te vendosej nga lart,  per fatin e tyre.  Kesisoj,  ato pushime nuk ngjanin me pushime por ishin nje torture pritje se cfare do te vendosej per fatin e tyre.  Ishte vendim qe lidhej me jeten e tyre;  jo nje shetitje turistike apo nje shaka e rendomte.

Ne Orman Ciflig,  Petrika  i  takoi,  te gjithe ata qe deshironte,  bisedoi me tap por nuk pati kohe,  as per te kullotur kuajt;  as per te kaleruar e as per t’u lare ne pellgjet ku ishte lare me pare.  Interesant ishte takimi  i  Petrikes me kalin e tij te preferuar – me Bardhon e bukur  i  cili,  me largimin e te zotit,  kishte gjetur nje tjeter kujdestar  i  cili ishte mjaft  i  mire,  por jo si Petrika.  Tashme Bardhua ishte 2 vjet me  i  rritur dhe po  i  afrohej me shpejtesi degradimi.  Edhe pse kishin kaluar dy vjet,  pa kaloresin e tij te preferuar,  kali Bardho nuk e kishte harruar te zotin.  Ai e njohu shpejt Petriken dhe mbasi ky  i  fundit  i  ferkoi gjoksin e  i  perkeheli krifen e bukur,  nuk u ndje,  por fluturoi,  me gallop,  sic dinte ai,  kur Petrika e shalonte,  si dikur,  ne zhapet dhe fluturoi,  ne balle te kuajve te tjere.  Petrika,  i  kenaqur nga kjo sjellje e kalit te tij,  ate dite fluturoi, me mendje  edhe mbi Bardhon,  sic fluturonte hipur mbi  aeroplanin dymotorresh me helike Li-2.  Koha rrodhi e Djalit te Kicos, se bashku me te Atin  i  duhej te linte fshatin e Nenes per t’u kthyer ne Korce.  Percjellja nga shoket dhe nga te afermit e tij,  ne Orman Ciflig mori formen e nje mitingu,  me duar qe zgjateshin drejt Petrikes dhe me lote ne sy qe rridhnin nga te gjithe te pranishmit.  Petrika,  i  detyruar te largohej,  mori udhen nga kishte ardhur,  por koka dhe dora  i  mbeten pas;  duke veshtruar e duke pershendetur kusherinjte qe ishin grumbulluar per ta pecjelle.

 Ne Korce,  djali  i  madh  i  Kicos pati dhe disa dite kohe per t’u shmallur me te dashurit e tij.  Ato dite,  ne qytetin e tij ndodhej,  me pushime edhe Thoma Lera,  shoku  i  tij  i  ngushte,  i  cili,  si Ai ishte kthyer nga Krasnodari dhe ndodhej me pushime,  prane familjes .  Here pas here, ata,  te dy takoheshin me njeri-tjetrin,  kujtonin shoket dhe shoqerine e femijerise,  qanin hallet dhe shetitnin e provonin te luanin me shoket e dikurshem.  Por,  mosha disi me e rritur,  pervoja e jetes qe kishin fituar dhe uniforma ushtarake,  e bukur qe kishin ne trup, sikur  i  kufizonin, e ata   nuk e paten mundesine te  shpalosnin te gjithe aftesine qe kishin per te qene ne lartesine e nivelit te arritur me pare.  Nje njoftim fatlum beri qe te dy shoket, me uniforme aviacioni veshur,  te nderprisnin pushimet,  akoma pa rrjedhur afati e ata u nisen per ne Tirane.  Nga te dhenat goje me goje,  Petrika mesoi se  studentet e grupit te tij,  te cilet,  deri atehere kishin studiuar e kishin fluturuar ne rolin e navigatorit ajror,  do te niseshin per ne nje vend tjeter ku do te profilizoheshin ne rolin e pilotit gjuajtes- bombardues.  Fijet qe lidhnin e ushqenin aviacionin shqiptar me specialitete te ndryshem ne shkollen sovjetike te aviacionit,  tashme ishin keputur dhe vendit tone nuk  i  duheshin me shturmane fluturues.  Nje rreze shprese lindi dhe per ata qe e radhiten veten me tepaperspektivet.  Situata e veshtire dhe mjegulla qe kishte mbuluar me tis te erret te ardhmen e tyre,  po qartesohej.  Me se fundi,  ankthi i pritmerise enigmatike,  u shnderrua ne shprese.  

Ne ditet e fundit te muajit Nentor te vitit 1961,  Komanda e larte e ushtrise,  vendosi qe Petrika dhe disa nga shoket e grupit te tij me nje anije tregtare,  e cila ishte emertuar “Durresi” dhe ishte ne perberje te nje grupi me tri anije oqeanike transporti, kishte formuar shoqerine e lundrimit shqiptaro-kineze me emrin konvencional “Chal” te nisej per ne Kine.  Ne anijen “Durresi” djemte studente te aviacionit u maskuan si te ishin  detare dhe moren detyra te ndryshme ne perberje te ekipazhit lundrues.  Ata u nesen ne udhe detare,  larg territorit sovjetik,  mbasi e kishin te pamundur te rrugetonin nepermjet Moskes ku kishin dosjet perkatese.  Me qellim qe gjate lundrimit te gjate te mos binin ne sy,  studentet u pajisen me kominoshe,  ngjyre qielli,  me trup.  Ne te njejten anije ishin dhe disa studente te grupit te Batajskut,  te cileve u ishte nderprere fluturimi ne diten e fundit te programit,  kur kishin dale ne start,  per te dhene provimin vjetor,  ne ajer.  Se bashku me ta ishin dhe disa oficere,  te cilet shkonin ne Kine,  per te fluturuar ne avionet gjuajtes-bombardues,  mbasi ishin praktikuar ne fluturime stervitore ne rolin e pilotit bombardues,  ne avionet IL-28.  Disa nga bashkelundruesit e Petrika Kostanit ne ate lundrim te gjate e te rrezikshem ishin:  Myrteza Arapi; Baftjar Metaj; Vaske Nikolla;  Robert Marko;  Zhulian Popa;  Adem Ceca;  Sherif Hajnaj;  Dhori Zhezha; Andrea Toli;  Mihal Pano;  Bashkim Agolli;  Niazi Nelaj;  Gezim Picari;  Shuaip Nure; Cerciz Zeka;  Lili Xharo;  Dalip Xhixha  etj.

Ditet  kalonin njera pas tjetres dhe monotonia e te lundruarit permes kaltersise te dyfishte, ( detit dhe qiellit),  pervec kenaqesise,  shkaktonte dhe merziti.  Te ndare ne dy grupe,  vec studentet e vec oficeret, ushtaraket e te dyja kategorive e shtynim kohen duke luajtur me letra.  Oficeret luanin me stimuj materiale  dhe nuk  i  pranonin studentet ne te njejten loje.  Spjegimi ishte fare  i  thjeshte: “Ju, studentet- thoshin ata;  ne kine do te keni rroge te vogel,  kurse  ne,  oficeret do te shperblehemi me mire”!  I kishin bere llogarite gabim te graduarit rishtaz dhe pa e shoqeruar gradimin e tyre,  me pagen qe meritonin.  I lane ne mes te udhes,  drejtuesit e Ministrise te Mbrojtjes te vendit tone keta deli djem,  te cilet,  ne Kine,  shpallen bojkot dhe rrjedhojat dihen nga te gjithe.  Aviacioni shqiptar humbi 20 pilote,   disa nga te cilet ishin talente te vertete,  ne fluturim dhe e donin,  pa mase aeroplanin dhe ajrin.  Oficeret i paraqiten kerkesat ne rruge ligjore dhe me logjike te shendoshe:  Tek e fundit,  mund te behej dhe ndonje kompromis;  nje pjese te pages,  ta merrnin  vete oficeret,  atje ku studionin,  ne Kine,  kurse  pjesen tjeter ta perfitonin familjet e tyre,  ne Shqiperi.  Mirepo nje orientim i ishkomandantit te Aviacionit Shqiptar dhene administratoreve kineze,  sipas te cilit:  “ Tanet,  trajtojini si tuajet”,  nuk linte shteg te hapet per dialog e kompromis.  

 Ne Shkollen e Trete te Aviacionit Kinez,  ne qytetin e ftohte e te larget mancurian te Cin Zhout, Petrika  u bashkua me shoket e grupit te Shadrinskut,  te cilet kishin lundruar me nje mjet tjeter dhe kishin mberritur ne shkolle,  disa dite me pare.  Pas mberritjes te pjeses te grupit ku bente pjese Petrika Kostani,  grupi i ish shturmaneve u kompaktesua dhe nisi mesimet teorike,  me rolin e pilotit fillestar,  sipas programit ajror per t’u bere pilote gjuajtes-bombardues.

Lundrimi nga Durresi per ne portin jugor te Kines,  Kanton,  ishte jo vetem teper  i  gjate ne dite ( nete ),  por dhe  i  mbushur me mjaft te papritura,  disa syresh te mbarsura me rreziqe iminente.  Megjithate,    pare ne teresi ai ishte nje lundrim fantastik.  Petrika dhe shoket e tij te lundrimit te gjate,  ndonese mes peripecive  u kenaqen nga lundrimi dhe akkumuluan pervoje me vlere.  Zaten,  Petrika nuk e provonte per here te pare lundrimin,  ndonese jo kaq te gjate,  ne kohe.  E them qe ne krye te heres se ai lundrim interesant zgjati 56 dite ( nete ).  Anija oqeanike “Durresi” shpejtesine maksimale,  me te dyja kaldajat ne pune,  nuk e realizonte as 12 milje detare,  ne ore dhe kapacittin bartes e kishte rreth 8000 tone.  Anija conte ne Kine,  mineral hekur – nikeli,  mbi vetite e te cilit,  sic thoshin ne ate kohe,  ishin ngritur posacerisht uzina shkrirje ne Kine dhe sillte andej,  ne vendin tone teknike,  kryesisht ushtarake dhe pajisje.  Ishte  Lundrimi  i  dyte  i  larget qe kryente kjo anije,  ne perberje te flotiljes te vogel me emrin “CH-AL”.  Kjo flotilje,  nese mund te quhet e tille,  ishte formuar me dy anije oqeanike shqiptare te cilat mbanin emertimet:  “Durresi “ dhe  “Vlora”.  Anijet e tjera ne perberje te flotiljes ishin kineze.  Te gjitha anijet e kesaj Shoqerie lundruese,  mbanin ne Kic dhe ner oxhak  flamurin shqiptar dhe ishin te regjistruara ne portin detar te Durresit.

 Ne ate kohe,  Kina nuk ishte anetare e Kombeve te Bashkuara e nuk mund te lundronte me flamurin e saj.  Prandaj u gjet kjo zgjidhje oportune.  Anija “ Durresi ”,  me te cilen lundronte per ne Lindjen e Larget,  Petrika dhe “ bashkevuajtesit ”e tij,  per shkak te shpejtesise te vogel ( rreth 12 milje detare ne nje ore),  mbetej prapa,  simotrave qe lundronin ne karvanin e anijeve te pasagjereve ose atyre qe transporronin mallra,  nepermjet korridorit ujor te njohur nderkombetarisht. Diferenca ne kete “ gare” te pashpallur e brengoste Petriken dhe shoket e tij.  Kjo ishte njera ane,  por edhe teknologjia e ndertimit te anijes,  e cila mbante stampen e portit polak te Gdanskut, ku ndodhej kantieri i ndertimit te anijeve,   ishte relativisht e prapambetur.  Anijen e cvendosnin perpara dy kaldaja te cilat ishin vazhdim  i  teknologjive te kohes se shkuar.  Kur zbriti ne portin e Kantonit,  Petrikes dhe shokeve te tij jo vetem qe u dhimbnin muskujt e kembeve,  te cilet ishin te cmesuar me ecjen,  por dhe ndiheshin te plogesht e me marrje mendsh.  U deshen disa dite qe gjendja e tyre te stabilizohej e tu kthehej deshira per te cur ne kembe.  Duhen shume faqe per te pershkruar peripecite e atij lundrimi fantastik  e befasues.  Diku,  gjetke,  e kam pershkruar,  ndoshta ne detaje ate aventure;  ketu do te mjaftohem me kujtesen per disa caste e ndodhi te pakendshme.

 Deti Mesdhe,  ndonese  i  mbyllur,  mund te jete njeri nga detet dallgeshume e te shqetesuar,  ne hapesirat ujore te globit.  Mbaj mend,  pjatat,  plot me gatim, te cilat shkonin nga njeri cep  i  tavolines me brodure,  tek tjetri e askuah nuk guxonte te cohej nga pozicioni horizontal,  per ti kapur,  jo me per tu ushqyer.  Perafersisht  i  kesaj natyre ishte dhe Deti  i  Kines Jugore.  Te dyja keto hapesira ujore,  anija jone  i  pershkoi brenda 4 diteve ( neteve),  sejcilen prej tyre dhe gjate kesaj kohe,  njeriu ndihej ne nje tollovi te cuditshme.  Pas kater dite lundrimi neper Mesdhe ( disa, pa u ngritur nga krevati),   mberritem ne Port Said te Egjiptit.  Duhet te kalonim nje nate,  ne ate port,  per te hyre ne karvanin qe kalonte nepermjet Kanalit te Suezit dhe Detit te Kuq,  ne bregun Lindor te Afrikes,  duke anashkaluar Sanen  (Jemen)  dhe me nje pushim njeditor , ne Aden ( baze ushtarake potente angleze).  Mirepo,  ne te gdhire,  kur anija jone do te behej gati per lundrim,  mbasi te mblidhte spirancen,  detaret dhe studentet per pilote,  te cilet,  ishin ne gjumin e rende te mengjesit,  papritur u zgjuan nga nje kercitje e forte e pasuar nga nje tronditje e madhe. Cfare kishte ngjare?

Spiranca e anijes tone,  duke u mbledhur per ne folene ku qendron,   ishte e pleksur me ate te nje anije franceze rreth 30000 tonesh,   donte te futej ne kanalin e Suezit,  ashtu si anija jone.  Mirepo anija e huaj,  me peshen e saj gjigande, disa here me te madhe nga pesha e anijes “ Durresi”,  e kishte terhequr “zvarre” anijen tone dhe e kishte goditur e shtypur ne bash.  Shqetesim  i  madh  pushtoi ekipazhin e anijes me te cilen udhetonim dhe doemos- studentet,  te cilet kishin drojen se mos,  anija  “ Durresi ”,   per shkak te demtimit ne bash,  mund te kthehej mbrapsht e atehere endrra e tyre fluturake do te zhbehej.  Anija  “Durresi” rrezikohej seriozisht te ndalohej per te vijur lundrimin,  ne ata kushte.  Nje komision nderkombetar hetoi ndodhine dhe nen ndikimin e nderhyrjes te taneve,  natyrisht,  ne menyre kompromentuese,  komisioni firmosi vazhdimin e lundrimit te metejshem.  Deri sa kaluan Adenin dhe Bririn e Afrikes e doli ne det te hapet  ( ne Oqeanin Indian) perpara –majtas anijes me ekipazh miks,  u shfaq nje ishull jo i vogel,  per te cilin ekipazhi ishte orientuar ta anashkalonte ne distance te madhe,  mbasi ne te,  thuhej se ishin grumbulluar e mjekoheshin lebroze,  nga e gjithe bota.

Disa ore,  anija “ Durresi ” u akostua ne kalatat e portit detar te Adenit,  i cili,  aso kohe ishte baze e fuqishme ushtarake e ishkolonizatoreve angleze.  Studentet per pilote,  nuk u lejuan  te zbrisnin ne toke,  mbasi nuk dispononin dokumentet e nevojshme,  por qendruan ne kuverten e anijes dhe soditen tezgat me mallra te ndryshem angleze qe vendosen tregtaret vendas dhe mallrat qe blene marinaret tane  gjate daljes ne qytet.  Nje shok i Petrikes te cilin e quanin Xhulian,  qejfli oresh,  shkembeu oren e tij te dores,  te markes te njohur superatlantik me nje ore dore angleze,  mjaft te bukur,  por me mekanizma prej letre. I thane bashkeudhetaret Xhulit se ora qe mori,  i kishte mekanizmat prej letre,  por,  Ai u pergjegj: “Pune e madhe”,   mua mjafton qe me pelqen;  do ta nderroj serish,  sapo te mberrijme ne portin e radhes. Mirepo,  profecia e tij nuk doli,  per arsye se ne portin e kolombos ku anija u akostua e qendroi 2 jave,  nga halli,  cmimet e oreve te dores ishin  “ astronomike ”.

 Sapo  anija  la  pas  Bririn  e  Afrikes e u drejtua per ne Kolombo ( Ceilon),  refuzoi njera nga kaldajat.  Pas disa oresh lundrim ne Oqeanin Indian,me njeren kaldaje  refuzoi dhe ajo.  Anija mbeti ne mes te oqeanit,  ku thellesia ishte teper e madhe,  ne meshiren e eres,  e cila e spostonte anijen sipas drejtimit dhe shpejtesise te saj.  Studentet e grupit te Petrikes,  gjate dy viteve te studimit per aereonavigatore ajrore,  ne Bashkimin Sovjetik,  kishin mesuar dicka per orientimin ne det te hapet,  me menyren e pozicionit te planeteve ne orbite. Meqenese ata kishin njohuri per orientimin astronomik,  per te shuar kurreshtjen dhe me qellim qe te ndihmonin per te percaktuar vendndodhjen e anijes,  ne hapsiren ujore te Oqeanit Indian,  afroheshin shpesh prane kapitenerise ku nuk  i  kursenin pyetjet dhe hamendjet.  Ata,  shpesh  i  nderhynin,  me sygjerime e mendime me vlere  edhe oficerit kinez i cili bente perllogaritjet,  te cilin e therrisnin “Cif”.   Ne ate kohe,  nuk mungoi nje fonogram,  nga Komiteti Qendtor  i  Partise te Punes te Shqiperise,  me ane te te cilit, ”  shefat  partiake ”,  te ulur ne kolltuket e ngrohte, e ne zyrat qe shkelqenin nga luksi,  u dergonin pershendetje e u jepnin kurajo atyre qe ishin me torber ne koke e ne rrezik iminent.  

 Ne kushtet tejet te veshtira ku ndodheshin,  ekipazhi  i  perbashket shqiptaro-kinez,  vendosi te bente riparimin e njeres nga kaldajat qe kishin refuzuar.  Fale vetemohimit te detareve, perfshi dhe specialistet kineze si dhe heroizmit te pashoq te detarit shqiptar me origjine nga Saranda,  i  cili quhej Gjike,  i  njohur si kokeshkrete, e kokeshqiptari, riparimi i pjeshem u krye ne njeren nga kaldajat e anijes me defekt serioz. Ky Gjika, nje burre me shtat mesatar por mjaft muskulor, me floke biond e me guxim te rralle,  baba i dy femijeve te mitur;  Rites dhe Raxhit,  u vesh me rroba amianti e u fut ne kaldajen e nxehte,  te cilen e riparoi,   ne kushtet e temperaturave te larta.  Kaldaja u riparua e u fut ne pune, por ajo nuk mund ta clironte plotesisht gjithe fuqine terheqese,  prandaj  menaxhimi  i  saj u be me nje kujdes te shtuar e me vrojtim te panderprere.

 Me gjysme force,  anija u shty deri ne Kolombo ( Ceilon),  ku u ankorua ne portin gjigand te ketij qyteti dhe  qendroi 16 dite derisa u riparuan te dyja kaldajat me defekt teknologjik. Pavaresisht se  anija dhe ekipazhi mix qendroi ne ate port dy jave, ushtaraket veshur me kominoshe blu nuk zbriten ne toke se u mungonin dokumentet e identifikimit dhe vizat. Nje perfaqesi detaresh, kryesisht njerez te elites te anijes, shkuan ne ambasaden kineze te metropolit ceilonez, per te festuar nje feste kineze dhe u kthyen prej andej me disa dhurata per ata qe nuk munden te shkonin ne feste. Dhuratat ishin me teper fruta ekzotike si bababe, ananase etj. te cilave, u be reklame e madhe, si nje dashamiresi qe i kapercente kufijte e miqesise te zakonshme. Merziti te madhe perjetoi ne ato dite “ ngujimi portual” Petrika dhe shoket e tij.

Brenda merzitise,  djemte ushtarake perjetuan dhe caste relaksi e kenaqesie. Anijet e shumta dhe kroceret qe benin rrugen ujore nga Perendimi ne Lindje dhe pershkonin dete e oqeane per te shkuar ne Kine,  ne Japoni,  ne Indonezi e ne Australi,  ndalonin ne Kolombo,  per te kaluar naten e per t’u furnizuar.  Ne kuvertat e krocereve gjigande,   gjithe naten,  cifte te rinjsh,  vallezonin gjysme te zhveshur nen tingut e muzikes te hareshme.  Studentet dhe oficeret shqiptare te aviacionit,  te rinj 20 vjecare,  te cilet kishin perjetuar menyren sovjetike te jeteses,  veshtronin, nga anija e tyre,  tere kurreshtje e zili,  jeten e nates qe benin te rinjte te ardhur nga Perendimi,  e cila,  tek ne,  ne ate kohe ishte e panjohur.  Me ne fund,  pas me teper se dy javesh qendrimi ne port,  anija “ Durresi” u nis per udhe,  e pershendetur,  sipas tradites detare,  nga te gjitha anijet e akostuara,  ne drejtim te Lindjes.

 Bukuri te rrala,  soditi Petrika dhe shoket e tij ne ujerat qe ndajne Gadishullin e Indokines nga Indonezia, fantastik dukej Singapori,  naten;  perrallore ishte pamja  ne delten e Lumit Mekong,  ku cdo familje jetonte ne nje barke me vela dhe dukej sikur traret qe mbanin velat , dukeshin si shtiza qe cajne qiellin. etj. etj.  E pashembullt per nga bukuria ishte lodrimi  i  tufave te delfineve,  te cilet  i  benin shoqeri anijes dhe lodronin prapa e anash saj,  sikur donin te thoshin,  vazhdoni lundrimin,  se  ne mbrojtje jemi ne.  Nje burre,  i  hipur mbi nje varke me rrema,   lundronte nga Veriu (indokina) per ne Jug,  ne gjirin e Malejzise,  neper shiun qe binte si litare (  shi tropikal),  kishte nje pamje mjaft te bukur e dukej sikur ishje ne enderr.

Ne qytetin e Kantonit,  Studentet ushtarake dhe tere grupin ku bente pjese Petrika,  i  priten me nderime te medha e  i  trajtuan si delegacion qeveritar.  Meqenese ishin ushtaraket e pare qe vinin nga shkolla sovjetike e aviacionit dhe per shkak te koniunkturave do te studionin ne Kine,  studenteve u rezervuan nje protokoll te vecante,  sic dine te bejne kinezet.  Te perzene nga Bashkimi Sovjetik,  ne mes te progranmit te fluturimit,  studentet e grupit te Petrikes dhe te grupeve te tjere,  qe lundruan me te njejten anije,  u priten me bankete,  me koncerte e me fjalime patetike,  te cilet ishin vetem fasade.  Duke udhetuar per ne Veri,  fasada nisi te shperbehet dhe djemte nuk u rrethuan me me ate pompozitet qe u priten ne Kanton.  Ne Pekin,  Petrika dhe shoket e tij u priten me “ tamtame ” e me fjalime ku dominonte fryma politike e kohes.  Dreka ne restorantin luksoz e te vecante,  “ Rosa e Pekinit ” sherbente per te pritur e per te percjelle  “ miqte e shtrenjte ”,  ishte preludi  i  zbehjes  te kujdesit dhe privilegjeve te fillimit.  Nga Pekini,  ne Cin Zhou  studentet rrugetuan nepermjet  hekurudhes. Ne  kete segment ata u akomoduan ne nje tren te klasit te dyte,  te pajisur me kolltuke te bute,  por jo si ata me te cilin kishin pershkruar rrugen,  nga Kantoni ne Pekin.

Pritja ne shkollen e trete te aviacionit,  ne qytetin mancurian te Cin Zhout,  ishte me te vertete nje butafori e zhurmeshme.  Ne te dyja anet e udhes se brendshme, brenda  territorit  te shkolles,  ishin rrjeshtuar ushtarake e civile vendas,  me ca uniforma te cuditshme,  disa me kepuce me qafe,  te tjere me kepuce gjysma,   nje pjese kishin mbathur papuce prej rrobe e te tjere me lepitka.  Veshja e tyre ishte e shumellojte dhe interesante.  Shumica e ushtarakeve ( femra e meshkuj)  ishin me disa xhupa,  si pelicet tona njehere e nje kohe,  te thurura me dore e te mbushur brenda me pambuk.  Pjesemarresit mbanin ne duar vegla muzikore tradicionale,  ku te vriste veshet zhurma e ca disqeve metalike  prej bronzi dhe e gongeve tradicionale.  Pritja nuk zgjati shume se studentet duhet te njiheshin me mjediset ku do te pushonin,  ku do te studionin,  ku do te ushqeheshin e ku do te argetoheshin.  

Studentet shqiptare qe kishin mberritur disa dite me pare ne ate shkolle,  ishin te veshur me uniformen kaki,  me shenja te Ushtrise Kineze e te mbathur me papuce.  Kushtet e jeteses e te stervitjes, ne shkolle ishin te diferencuara;  vec per oficeret e vec per kursantet. Orientimi i Komandantit te Aviavcionit tone,    i  cili kishte qene me pare ne Kine e kishte marre takim me palen vendase, sipas  porosise te te cilit, ori “Tanet ti trajtoni si tuajet”,  kishte ndikuar negativisht per zbehjen e kujdesit me te cilin kinezet nisen ti trajtonin studentet dhe oficeret tane.  Ne themel te atij orientimi qendronte  ajo prapesi e pangjare me pare e revoltes te oficereve,  per ceshtje te trajtimit   financiar te tyre. Ata,  rreth 20 oficere pilote,  shumica e te cileve ishin te lindur per te fluturuar,  e donin profesionin dhe dikushi  do te beheshin ne karriere,  u kthyn ne Atdhe,  “ pako postare ” por aviacioni dhe Ushtria jone humben talente,  perzenja e te cileve nga fluturimi  i  kushtoi shterenjte aviacionit tone te brishte.

 Pas nje pergatitje teorike rreth 6 muajsh,  studentet qe kishin studiuar per aeronavigatore fluturues dhe u orientuan per te ndryshuar profilin,  u pergatiten,  me program te reduktuar,  per te nisur fluturimet si pilote.  Ndryshimi  i profilit nuk ishte  i  lehte.  Nese djemte navigatore ajrore,  deri atehere ishin pergatitur per te mbajtur mbi supe pergjegjesi per llogaritjet ne ajer,  tashme,  ne rolin e pilotit,  do te pergjigjeshin per ekzekutimin e drejtperdrejte te fluturimit.  E vcanta, ajo qe bente ndryshimin, ishte fakti  se ne aeroplan,  tashme nuk kdo te kishim te benim  me nje ekipazh, ne ajer  por me nje pilot te vetem dhe ata do te pergatiteshin pikerisht per kete  specialitet.  Pergatitja e shkurter teorike,  e tyre kishte te bente me te mesuarit e vecorive te pilotimit,  perfshi dhe navigimin ajror,  per te cilin,  ata ishin te kualifikuar.

Ne pranveren e vitit 1962,   studentet e grupit te Petrikes lane kabinetet mesimore e dolen ne startet e fluturimit.  Si fillestare ne fushen e pilotimit,  ata do te fluturonin rreth 100 ore,  ne aeroplanet fillestare me helike,  te tipit Jak-18U.  Pergatitja e studenteve per pilote,  ne ate kohe,  ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vende te tjere te kampit te Lindjes ( Traktatit te Varshaves),  niste nga aeroplani Jak-18 A,  i  cili teknologjikisht ishte me  i  perparuar.  Aeroplani Jak-18U,  ishte me rrote ne bisht e pilotohej ne lartesine 1500m mbi nivelin e detit dhe ne shpejtesi me te vogla.  Stervitja ajrore nisi ne fushen e blerte te aerodromit fushor ne fshatin Liu Shi Bao,  i  cili ndodhej rreth 10 km,  ne Veri-Lindje te qytetit te Cin Zhout.  Fusha e blerte mbi te cilen ngriheshin e uleshin aeroplanet mesimore ishte e mbuluar nga bari,  por ne perberje te sheshit kishte dhe mjaft guricka lumi.  Sheshi ishte me drenim te mire vec kishte nje pjerresi te vogel ne drejtim te Lindjes.

Me instruktorin e teknikes se pilotimit ne kabinen e dyte,  Petrika dhe shoket e tij,  pas daljes ne fluturime vetem,  i  kaluan te gjitha detyrat ajrore,  nje nga nje dhe dhane edhe provimin ne fluturim.  Ata u treneruan per ngritje dhe ulje,  kryen fluturime ne rreth e ne zone,  bene figura pilotimi te parashikuara ne program,   u sterviten per drejtimin e aeroplanit me instrumente ne kabine te mbyllur,  fluturuan ne formacion cift e ne rrugekalim,  pataj iu nenshtruan provimit ne ajer.  Petrika,  me tipare karakteristike te nje djali te hedhur e te zgjuar,  nuk e pati te vehtire pervetesimin e pilotimit te aeroplanit te lehte mesimor me helike Jak-18U,  ku deftoi tregues praktike mjaft te mire dhe u lejua te kalonte ne nje shkalle me te larte pergatitje ajrore,  ne aeroplanet reaktive Mig-15 me nje motorr dhe me shpejtesi parazanore.  Petrika,  nepermjet pilotimit vete,  jo vetem qe kuptoi ndryshimin cilesor te ndenjjes ne kabine,   si llogaritari perpara makines llogaritese,  por pa e provoi si ndihet aeroplani,  ne cdo etape te fluturimit dhe si u bindej veprimeve te tij te pilotimit.  

Pas perfundimit te programit ajror ne aeroplanin Jak-18 U,  grupi I studenteve ku bnte pjese Petrika,   u dergua per te pushuar ne nje vend klimaterik,  ne bregdetin e Detit te Verdhe,  ne qytetin bregdetar te Talinit ( Dalnij).  Pushimet ishin te organizuara e te programuara ne perfeksion;  ato synonin perteritjen e forcave per te nisur nje beteje te re,  ate te diplomimit pilote gjuajtes – bombardues,  ne aviaonet reaktive  Mig-15.  Sipas programit te hartuar nga drejtuesit e shkolles se trete te aviacionit,  grupi  i  studenteve,  do te notonte ne ujerat e detit te Verdhe,  do te bente banje dielli,  ne reren e paster te atij bregdeti dhe do te bente shetitje ne natyre.  Nje vend te rendesishem ne programin e pushimeve aktive,  zinte loja e ping-pongut,  e cila,  ne Kine ishte mjaft e perhapur.  Ndonje dore bilardo,  per Petriken qejfli bilardoje dhe lodra me letra sipas modelit kinez te kesaj lodre ku me e perhapur ishte lodra “njanja dhe huansha”  i  lezetonin mbremjet e pushimeve verore.  Ne ato vite,  ne Kine,  ndryshe nga regjimi ne vendin tone,  lodra me letra ishte jo vetem e lejuar,   por dhe masive.  Mirepo,  ne ndryshim nga sa shfrytezohej kjo loder  ne vendin tone,  kinezet nuk e perdornin per bixhoz,  por e luanin per qejf e per te kaluar kohen.

 Pushimet kaluan shpejt e studentet u kthyen ne kabinetet teorike e ne  startet e fluturimeve.  Kesaj here,  ata do te shtegtonin ne aerodromin e betonuar te permasave standarte 2500X50m,  te pajisur me te gjitha mjetet e drejtimit e te pelengimit.  Disa studente,  per shkaqe te ndryshem,  nuk u lejuan per te fluturuar ne keta aeroplane dhe u kthyen,  ne kohe te ndryshme,  e me mjete lundrimi te radhes,  ne Shqiperi.  Petrika dhe shoket e tij te grupit,  ata qe mbeten nga seleksionimi I forte,  pas nje pergatitje te shkurter teorike,  per te mesuar vecorite e shfrytezimit,  ne toke e ne ajer te aeroplanit gjuajtes-bombardues reaktiv Mig-15,  dolen ne startet e fluturimit.  Meqenese moti ne ate rajon ( prane Mongolise te Brendshme ),  ishte pa re e pa shira,  madje as debore nuk binte,  edhe pse temperaturat e ajrit rrethues arrinin deri ne -25grade celsius  dhe era e ftohte te thante,  aq sa nuk mund te qarkulloje pa maske prej garze se te caheshin buzet e te fshikeshin hundet;  fluturohej gjate gjithe vitit.  Pengesa kryesore per zhvillimin e fluturimeve ne teresi e me studentet e huaj ( shqiptare) ne menyre te vecante,  ishte transparenca e dobet e ajrit.  Ererat qe frynin nga Veri –Perendimi,  me forcen qe permenda me lart,  sillnin nga Shkretetira e Gobit dhe nga Mongolia e Brendshme,  e cila ishte mjaft afer,  rere te ngritur deri ne lartesite e pilotimit ne zone  3000-4000 e me teper metra gje qe perbente pengese, si per orientimin vizual te pergjithshem dhe per te percaktuar vendndodhjen e aeroplanit.  Mirepo ky grup studentesh,  te cilet 2 vjet kishin mesuar aeronavigacion,  ishin te kualifikuar ne kete drejtim e nuk paraqiten problem.

Meqenese studentet per pilote ishin te huaj ( shqiptare ),  per sigurimin e fluturimeve te tyre kujdesi nga ana e organizatoreve shtohej.  Sidomos kur zhvilloheshin fluturime ne rrugekalim,  ku distancat e fluturimeve,  nga aerodromi i ngritjes  ishin te perfillshme dhe  fluturohej mbi rajonin e Mongolise te Brendshme,  ku ishte qendra e lindjes dhe fuqizimit te ererave.  Per te siguruar parrezikshmerine e fluturimeve te ketij lloji,  drejtuesit e stervitjes ajrore te studenteve merrnin masa shtese.  Ne vendin nga ku drejtoheshin fluturimet ( SKP)  qendronte nje perkthyes  i  Gjuhes Ruse.  Perfytyroni per nje cast;  Drejtuesi  i  fluturimeve fliste pilotit ne ajer,  ne radio kinisht;  perkthyesi e perkthente ne rusisht  dhe studenti  shqiptar e perpunonte ne gjuhen tone.  Mire kur fluturimet shkonin “fiolle” ,  po kur ishim perpara ngjarjeve te vecanta,  sic ndodhi ne nje rast,  por ne nje aerodrome tjeter,  ku student shqiptar (LM),   humbi pjeserisht orientimin e u detyrua te ulej ne nje aerodrome tjeter.  Per fat te mire,  por dhe si rrjedhoje e nivelit te ngritur te pergatitjes serioze te studenteve,  me shoket e grupit te Petrikes,  nuk ngjau asgje e ngjashme.

Per te shtuar sigurine e fluturimeve ne rrugekalim,  vendasit organizatore te pergatitjes ajrore,  ndermoren dhe nje mase shtese:  Ne te njejtin rrugekalim, sipas te cilit fluturonte studenti shqiptar,  ne lartesine 1000 m.  mbi fluturimin e avionit te studentit shqiptar,  fluturonte nje pilot kinez ( si rregull instruktor),  nga me te pergatirturit,  i  cili  vrojtonte,  aq sa e lejonte transparenca e ajrit,  fluturimin e shqiptarit dhe ishte ne gjendje te nderhynte,  ne kohe, natyrisht,  me nderhyrjen e drejtuesit te fluturimeve,  per te shmangur te papriturat.  Po si vepronte kolegu kinez,  kur shqiptari ngaterronte objektet tokesore mbi te cilet fluturonte?  Ai ( kinezi),  ne raste te domosdoshme,  pa shkeputur vrojtimin nga aeroplani ne emergjence,   zbriste ne nivelin e fluturimit te tij,  afrohej ne formacion ne cift,  me interval te dyfishte,  dilte perpara,  dhe  i  thosh studentit:  me ndiq!  dhe e sillte ate ne aerodromin e ngritjes.

Ashtu si ne procesin e zhvillimit te programit te pergatitjes ajrore,   ne aeroplanet me helike,  edhe gjate pervetesimit te aeroplanit reaktiv Mig-15,  Petrika u shqua si student sistematik dhe cilesor.  Ai,  per shkak se e donte shume ajrin dhe lundrimin ajror,  i  pervetesoi nje nga nje,   pa nenvleftesuar asnje detaj,  te gjithe elementet e shfrytezimit te aeroplanit Mig-15,  ne toke e ne ajer.  Ne procesin me te veshtire te fluturimit; ne ulje,   Petrika Kostani,  ndertonte manover te sakte,  respektonte cdo etape te sigurimit te uljes dhe kishte veshtrim te sakte te lartesise nga toka.  Ne kryerjen e figurave te pilotimit,  sidomos te atyre ne rrafshin vertikal,  ku dhe veshtiresia eshte me e madhe,  Petrika ishte shume rigoroz dhe guximtar.  Ne perfundim te kryerjes te programit te pergatitjes ajrore dhe pasi  iu  nenshtrua provimeve perkatese,  Petrika Kostani u diplomua pilot gjuajtes – bombardues dhe tok me shoket e grupita (ta qe ia dolen), me anijen shqiptare “Vlora” u kthye ne Shqiperi.  Meqenese Regjimenti “Peza” kishte “uri” per pilote,  i  gjithe grupi,  ne perberje te te cilit ishin:  Petrika Kostani;  Viktor Vangjeli;  Perlat Lako;  Mentor Rrugia;  Jorgo Tabaku;  Jorgaq Cipi;  Besnik Hashorva dhe Dalip Xhixha,  u emeruan ne detyren me te ulet te pilotit,  ne ate te shoqeruesit,  ne Regjimentin “ Peza”,  te Qytetit “ Stalin”.  

Petrika dhe shoket e tij studiuan ne Shkollen e Trete te Aviacionit Kinez, ne rajonin e Mancurise,  ne dy aerodrome,  prej muajit shkurt te vitit 1962,  deri ne fund te vitit 1963;  pra gati 2 vjet.  Aq sa studiuan dhe ne Bashkimin Sovjetik, po ne dy qytete.   Ne dy vitet e fundit te studimit,  perpara studenteve nga vendi yne dolen disa veshtiresi,  nga te cilat mund te permend:  E para,  ishin vende te ndryshem;  me nivel material e me menyre jetese qe nuk perkonin me njera-tjetren.  Djemve tane,  te cilet ishin rreth 20 vjecare,  te mesuar ne nje vend ku kushtet e jeteses e te fluturimit ishin me te perparuara,  u desh te pershtateshin me kushtet e reja dhe ti perballonin ato.  Aeroplani me te cilin ata nisen fluturimet per t’u bere pilote,  ai Jak-18U,  ishte i nxjerre nga skena e stervitjes te studenteve per pilot,  ne hapsirat sovjetike,  ku ata kishin studiuar deri atehere,  per shkaqe teknologjike.  Edhe aeroplanet Mig-15,  te cilet me se shumti ishin te prodhuar ne uzinat sovjetike te aviacionit,  ose te bazuar ne ate teknologji prodhimi,  konsideroheshin te kapercyer ne kohe.  E dyta,  studentet shqiptare duhet te pershtateshin dhe me metodologjine e pergatitjes te piloteve,  ne kushte te tjera.  Ne metode,  kinezet,  ishin te ndryshem dhe ajo u pershtatej nivelit,  mentalitetit dhe psikologjise te studenteve kineze.  Temperamenti  i  shqiptareve,  te lindur e te rritur ne Pellgun e Mesdheut,  ishte  i  ndryshem nga ai  i  aziatikeve.   Ky faktor,  vertet qe nuk eshte determinues,  por ndikim negativ,  sadopak ka patur.  E treta,  Petrika dhe shoket e tij nuk kishin njohuri e nuk e zoteronin Gjuhen Kineze.  Ky ishte faktor goxha frenues.  Vete fakti qe mesimet teorike dhe ato te fluturimit kryheshin ne gjuhen Ruse;   te cilen studentet e zoteronin dhe perkthyesi kinez i  kesaj gjuhe bente perkthimin,  nga gjuha Kineze, ne te cilen fliste petagogu apo instruktori i fluturimit,  ne ate ruse e zbehte ceshtjen.  Duke kaluar neper tri gjuhe, nuk eshte e veshtire te merret me mend,  firua qe pesonte ideja e shprehur nga mesimdhenesi  kinez.  E katerta,  gjate kohes te studimeve ne Kine,  Petrika dhe shoket e tij te grupit,  praktikisht e kishin te pamundur komunikimin me te tyret,  me menyrat e komunikimit te asaj kohe.  Jo vetem se largesia mes dy vendeve tona eshte rreth 12000 km,  por me teper se teknologjia e asaj kohe nuk e percillte komunikimin,  as nepermjet telefoneve,  as nepermjet letrave te cilat , praktikisht nuk mberrinin ne destinacion.  Shtoj se edhe valet e radios,  se per ato televizive nuk behej fjale nuk mberrinin deri ne Cin Zhou e ne Sui Xun.  Ne kete kuptim,  malli  i  Petrikes per pjesetaret e familjes;  per Nene Gjeorgjine dhe per Baba Kicon,  per vellezerit e motrat e tij,  ne vecanti per Thomane e vogel,  kishte kapluar tere qenien e Petrikes e Ai mezi priste te merrte udhen e kthimit.  

Edhe pse rreshjet e debores ne rajonin ku banonte Petrika dhe shoket e tij,  (ne Mancuri)  ishin te rralla,  si ne qytetin e  Cin Zhout dhe ne garnizonin e Sui Xunit;  Petrika gjeti kushte te pershtatshme pr te bere patinazh ( ne mjedise te ndertuara artificialisht ).   Rreshqitja me patina,  ishte sporti dimeror nga me te pelqyerit per Petriken dhe aty Ai,  jo vetem ruajti shprehite e te rreshqiturit me patina,  por e rriti,  me tej,  shkallen e kualifikimit.  Rolin e instruktorit te patinazhit,  edhe ketu,  Petrika e ushtroi, rendshem,   dhe kjo  i  jepte  kenaqesi te dyte, pas fluturimit,  por,  tashme “ nxenesit” nuk i kishte me fillestare,  si ne Shadrinsk.  Si vend ku sporti  i  pingpongut eshte mjaft  i  prhapur,  madje eshte shnderruar ne art,  i  jepte  Petrikes nje kenaqesi tjeter,  te papare.  Gjate dy viteve te studimeve ne Kine,  Petrika u perfeksionua ne sportin e pingpongut dhe se bashku me shoket e tij te grupit:  Perlat Lako,  Mentor Rrugia, Jorgo Tabaku,  etj. Ai  u be “mjeshter”  i  perdorimit te raketave te pingpongut.  

Kthimi ne Atdhe,  i  studenteve te grupit ku bente pjese Petrika Kostani,  u krye ne pragun e vitit te Ri 1964.  Ata u nisen nga porti kinez  i Can Gonit,  ne Jug te vendit aziatik,  me anijen e shoqerise shqiptaro –kineze “Vlora” e cila ishte anije e kohes,  me motorr  me nafte,  e prodhuar ne kantieret italiane te prodhimit te anijeve,  sipas nje teknologjie te perparuar.   Rrugetimi  i  tyre u krye ne rruge ujore,  ne ate korridor ujor nderkombetar,  si dy vjet me pare,  kur shkuan ne Kine.  Ky lundrim zgjati rreth 20 dite dhe nuk  i  pati ato peripeci qe perjetoi Petrika,  gjate vajtjes ne Lindjen e Larget.  Duke lundruar vazhdimisht drejt Perendimit,  Petrika ndjente gjithnje e me teper eren e njohur e te deshiruar te Pellgut te Mesdheut dhe aromen e vendit te tij te dashur.  Pas zbritjes ne portin detar te Durresit,  djemte u percollen per ne Tirane,  ku fjalimet e rastit nga ushtarake te larte,  u pasuan nga nje urdher ne baze te te cilit,  pilotet e rinj u titulluan oficere  ( tegjithe nentogere ) dhe u pajisen me lejen e zakonshme,  me qellim qe te shkonin per te takuar e per t’u shmallur me familjaret dhe me te afermit e tyre.  Petrika shpejtoi,  “ me nje fryme ” te shkonte sa me pare ne Korcen e tij te dashur,  me nje autobus te linjes Tirane- Korce.  Rruges qe pershkoi me autobus,  nga Tirana,  ne Korce,  ( rreth 200km ),  e cila ne ate kohe pershkohej perafersisht,  brenda 4-5 oreve,  Petrika,  me mallin qe kishte ne gji,  mendonte e perfytyronte castin fatlum te takimit me te tijet.  Ku e si do ta takonte Baba Kicon?  Ku do ta takonte e cfare do ti deftonte me pare  Nene Gjeorgjise, kur ta takonte ?  Cfare do tu thosh motrave dhe vellezerve?  Sa do te ishte rritur Thomai dhe motra e tij e vecante Donika etj.  etj.  Ai ishte  i  malluar per cilindo e per cdo gje.  Pas festimit ne menyre madheshtore,  me gezimin e kthimit e me vecorite e te festuarit te kesaj feste ne Korce,  ne shtepine e tij dhe prane atyre qe i donte dhe e donin aq shume; Petrika,  pas festes te vitit te ri,  vrapoi  ne fshatin e Nenes te tij biologjike,  ne Orman Ciflig,  ku nuk qendroi gjate.  Petrika Kostani,  kur u kthye ne Tirane,  vec  titullimit  officer,  mori dhe emerimin si pilot, gjuajtes-bombardues, ne Repartin  e aviacionit me numer 1875 ne Qytetin “ Stalin ”.  

Si ne Korce dhe ne Orman Ciflig,  Petrika u rrethua nga sy kurreshtare,  te cilet e veshtronin me sy kenaqesie  dhe nuk ia ndanin pyetjet gjithfareshe.  Bashkebiseduesit e Tij,  ishin krenare per Peteiken,  njeriun e gjakut,  i  cili,  tashme ishte rritur,   ne moshe e si  personalitet.  Ai ishte diplomuar  pilot e kishte veshur uniformen e bukur te aviatorit,  me shume aksesore qe shendrinin dhe  me spaletat e nentogerit mbi supe.  Petrika jo vetem qe u shmall e u lumturua tej mase,  si ne Korce dhe ne Orman Ciflig por,  mori me vete shume perqafime e urime.  Ai,  si njeri dashamires dhe  i  lidhur ngushte me kafshet shtepiake,  nxorri dhe merakun qe kishte per kalin e tij te dashur –  Bardhon.  Petrika e dinte qe Bardhon do ta gjente ne fshat, se kuajt  jetojne  rreth 30 vjec e aq kohe nuk kishte kaluar,  por mesoi dhe kush ishte kujdesur per te gjate kohes qe Ai kishte munguar,  kush e kishte shaluar,  si ishte shfrytezuar Bardhua per te qene pjese e karvanit te krushqve,  me nusen mbi shpine etj.  Mbasi priti ardhjen e vitit te Ri,  ne atmosferen e gezimit e te harese qe sjell festa,  e cila e shtoi gezimin dhe harene me ardhjen e njeriut te shumepritur e te dashur, i cili kishte munguar per dy vite me radhe  ne shtepi  dhe pas vizites ne Orman Ciflig,  pa e kuptuar sa shpejt rrodhi koha,  Petrikes  i  duhej te nisej per ne detyren ku ishte emeruar.  Ai,  se bashku me korcarin –  Jorgaq Cipi  dhe me shokun e ngushte Viktor Vangjeli, i cili  kishte ardhur nga Qafezezi i Kolonjes dhe   me Jorgo Tabakun, te ardhur nga Hocishti i rrethit te Korces,  u nis per te qene ne krye te detyres,  ne Regjimentin “ Peza ” te Qytetit “ Stalin ”,  ne kohen e percaktuar.

Kudo ku shkeli kemba e tij,  la e mori gjurme dashurie.  Nje dashurie te papare,  te ngrohte,  te paster;  nje dashuri qe buronte nga shpirti  i  tij dhe nga zemrat e te dashurve te tij.  Kete dashuri,  Petrika “ e paketoi ” dhe e mori me vete per ta mbajtur si nje medallion,  i  cili do te perhapte aromen e kendshme te miresise e do te sherbente per te ruajtur gjate vlagen qe mori ne ato dite fatlume,  te cilat,  nuk  i  kuptoi si rrodhen.  Nje jete tjeter e priste Petrika Kostanin,  tashme  pilot,  mes aviatoreve te Regjimentit te  Qytetit “ Stalin ”,  i  rrethuar nga nje tjeter dashuri e respekt  i  merituar.  I vetmi kundershtim qe hasi ne ato dite te lumtura qe percolli ne Korcen e tij te dashur dhe gjate vajtjes ne Orman Ciflig,  ishte pamundesia e tij per te shetitur ne ato vende ku kishte shkelur ne femijerine e tij,  te cilat,  ishin shume te cmuara per te dhe  i  ngjallnin kujtime e nostalgji.  Petrika donte qe leja e tij te mos mbaronte kurre e koha te ndalej ne vend por nuk e  kishte fuqine e nevojshme.

    Me qellim qe te shtensionohet disi leximi  i  ketij jeteshkrimi faqeshume,  me duhet te ndaj me ju,  nje ndodhi vetjake,  jo pa humor.  Me Petrika Kostanin,  shkuam ne Kine,  me te njejten anije.  U sistemuam ne te njejten shkolle,  flinim  prane e prane,  ushqeheshim ne te njejten mense dhe fluturonim ne te njejtet kushte.  Kur shkuam ne Cin Zhou,  ishim te veshur me uniforme si te mundnim.  Atje,  na veshen uniformen e kursantit kinez te aviacionit.  Ne qytet dilnim ne kohen e lire dhe me grupe.   Dilnim me petkat tona,  civile te cilat ishin te ndryshme.  Megjithse me veshje te ndryshme  nga ato qe mbanin  vendasit,  kur shkonim ne qytet,  kujdesi yne per te mos rene ne sy rezultoi i paefektshem. Nuk  i  shpetuam dot vrojtimit te rrepte dhe kurioz te femijeve te qytetit,  te cilet,  sapo na pikasnin,  na shoqeronin,  kudo ku shkonim,  ne grup,  i  cili ngjante me nje miting spontan.

 Me qellim qe te kishim te njejten veshje,  vendasit,  na qepen nga nje kostum,  me stof te holle leshi,  bojeqielli.  Ata e lane ne deshiren tone,  ti prisnim kostumet, si te deshironim vete;  monopete ose dopiopete.  E ndame mendjen me Petriken; do ti pritnim kostumet dopiopete.  E dini pse?  Rame dakort me njeri-tjetrin kesisoj,  bazuar ne planet tona fantaziste sipas te ciles,  kur te martoheshim,  xhaketat tona dopiopete, do te mund ti  mund ti vishmin dhe bashkeshortet tona.

 Tani qe po    shkruaj keto radhe me vjen te qesh me mendimin tim te asaj kohe,  por e verteta keshtu ka qene.  Edhe atehere qeshem me “ zbulimin tone ”,  por nuk ua deftuam shokeve.  Edhe ashtu, nuk guxonim te dilnim ne qytetin provincial te Cin Zhout,  ku europianet shkelnin per here te pare.  Lere pastaj per shqiptaret.   Vendasit asqe dinin ku binte Shqiperia dhe c’ishin shqiptaret.  Dilnim ne qytet, per te shetitur e per te bere ndonje Pazar mjeran,  me ato pak para qe dispononim,  te kursyera  nga paga e kursantit,  por gjenim belane.

 Sapo na pikasnin femijet vendas,  te cilet,  nuk ishin te pakte,  na mblidheshin e na rrethonin. Ata ishin me qindra, flisnin ne gjuhen e tyre,  nga e cila  kishim arritur te mesonim disa fjale,  te shkeputura.  Ata bertisnin,  te gezuar,   sikur te kishin zbuluar nje specie te re,  te rralle e te pnjohur deri atehere,  dhe deftonin me gisht nga ne e qeshnin ( zgerdhiheshin).  Shquanim vetem fjalet: “ Pixe ta; nemen ta” dhe “ Khan  i  khan, nemen ta pixe ”!  U linte pershtypje fakti qe ne e kishim hunden me te madhe nga e tyre.  Petrika,  me ata sy bojeqielli e me ata floke geshtenje te lepire,  dhe me fytyren disi te kuqerremte, doemos qe,  me buzagazin e tij te cilter u bendte pershtypje.  Edhe  ne keta raste,  qetesia olimpike e Petrikes nuk shkaktonte asnje lloj irritimi tek vendasit qe na rrethonin;  perkundrazi,  Ai,  te qeshurave u pergjigjej me te qeshura.  Femijet,  sikur te ishin te pergatitur per “ aksionin ” diskriminues te  “hundemedhenjve”,  nxirrnin nga xhepat kallepet me shkumes te bardhe dhe vizatonin,  ne asfalt, disa humde te medha.  Mbushej bulevardi me ca si grepa te medhenje qe ngjanin me hundet tona.  Kjo histori,  jo aq e kendshme,  mori fund pas largimit te grupit te Petrikes nga qyteti  i  Cin Zhout,  ne ate te Sui Xunit.  

Je ta e Petrikes ne perberje te Regjimentit te aviacionit ne Qytetin “Stalin” perbente nje rast fatlum per Te, e cila i krijonte Atij mundesine te shpaloste vlerat e tij njerezore dhe profesionale dhe te niste me kembe te mbare udhen e gjate te karrieres,  ne nje detyre te veshtire por te lavdishme,  ne ate te pilotit luftarak.  E theksoj qe ne fillim se karriera ushtarake dhe ajo profesionale e  Petrika Kostanit,  i  ngjet nje ngjitjemali,  e  cila,  me oshilacionet e kohes,  njohu vetem te perpjete,  e arriti maja,  te cilat asqe  i kishte perfytyruar.  Per Petrika Kostanin,  i  cili nuk ishte karrierist,  mjaftonte fakti qe te fluturonte,  se bashku me shoket e te ishte ne formacion luftarak mes tyre.  Te tjerat erdhen vete por jo kot se koti,  as te perkrahura nga ndonjeri me post me te larte ose bazuar ne biografi.  Tiparet njerezore dhe aftesite profesionale,  Petrika,  ne kushte te reja  i  ngjiti me lart dhe cdo shkalle ngjitje e tij kishte vulen e merites individuale.  Fillimisht,  Ai u caktua ne Skuadrilen e Pare te Regjimentit,  ku komandant ishte  i  paharruari e  i  lavdishmi Tomorr Avdia,  njeri nga pilotet  me te hershem e me cilesore te vendit;  nje njeri, i  cili ta impononte respektin,  jo me sjellje te shtirur apo me brutalitet,  por duke udhehequr me shembullin vetjak,  ne cdo veprim;  si ne toke dhe ne ajer.

 Mbasi u njoh me repartin,  me qytetin,  me shoket dhe me gjithcka qe  i  interesonte,  Petrika nisi pergatitjen tokesore ne funksion te stervitjes ajrore,  ku u shqua qe ne fillim,  si nje pilot ( komandant ekipazhi ) me dashuri per fluturimin,  per avionin dhe per shoket.  Kishte nga kush te mesonte,  piloti  i  perkushtuar. Ne regjiment militonin kuadro me vullnet si ai dhe te perkushtuar ne detyrat qe u kiishte caktuar Atdheu. Pa u rrekur te bej evidence,  me duhet te theksoj,  se ne ate Regjiment  “ elite ”dhe themeltar te aviacionit luftarak reaktiv,  Petrika gjeti “korifejte” e aviacionit si:  Fari Bubesi ( Xhaferi);  Koco Andoni;  Tomorr Avdia;  Bardhyl Taci;  Vasil Andoni;  Sokrat Prifti  etj.  dhe te rinj te talentuar si Azbi Seranaj;  Bardhosh Hasani;  Kostandin Sadikaj;  Vangjel Llazari;  Lutfi Mishkeri;  Qirjako Dhima;   Faslli Begaj etj.  Ne tekniken fluturuese sherbenin disa nga “ baballaret  “eketij sherbimi si Qirjako Trebicka;  Nasi Themeli;  Sotiraq Sevo;  Muhamet Farka;  Shaqo Hoxha;  Novruz Kocileri;  Nexhip Nanushi;  Ismail Harizaj;  etj.  etj.  Ne Regjimentin “ Peza ” te Qytetit “ Stalin ” pilotet  e rinj qe perebnin grupin e Petrika Kostanit,  ishin te mirepritur,  mund te them edhe te mezipritur te beheshin efektive te ketij regjimenti.  Pas largimit te disa piloteve,  me ne krye te Madhin  Niko Hoxha, ne Regjimentin e sapoformuar te Rinasit dhe te tjereve si instruktore fluturues ne Shkollen e Aviacionit,  ata qe kryenin sherbimin e gatishmerise luftarake,  ne cifrin roja,  ku ishin ne gatishmeri Nr-2  dhe te tjere qe ndodheshin prane familjeve te tyre,  ne Qytet,  kishin mbetur te pakte ne numer e u takonte te caktoheshin   shpesh ne kete lloj sherbimi.

Sic ishte rregulli  i  pergjithshem ne aviacion,  por jo vetem,  detyra e pare,  e nje kuadri te sapoardhur nga shkolla e aviacionit  ishte  me e uleta.  Ne Regjiment,  pas perfundimit te shkolles se aviacionit ne Kine,  diplomimit pilot gjuajtes –bombardues dhe titullimit oficer ( nentoger),  me 24 dhjetor te vitit 1964,   Petrika u emerua komandant ekipazhi ne skuadrilen e pare te Regjimentit “ Peza ” te Qytetit “ Stanin ”.  Nen drejtimin e komandantit te ciftit,  te katershes dhe te skuadriles,  se bashku me shoket e grupit,  Ai iu perfill punes, me seriozitetin dhe me vullnetin qe e karakterizonte,  per te njohur vecorite e teknukes fluturuese dhe te asaj qe siguronte fluturimet,  sistemin e drejtimit te fluturimeve,  nga starti dhe nga vendkomanda e regjimentit si dhe  nga Vendkomanda Qendrore e Mbrojtjes Kunderajrore te shtetit,  iu perkushtua maksimalisht punes per njohjen e territorit te Republikes se Shqiperise,  ne harte,  ne fluturim dhe nepermjet rikonicioneve te organizuara nga komanda eprore.  Domosdo,  njohja dhe familjarizimi me koleget,  me eproret dhe me vartesit,  me tere efektivin e regjimentit,  ku Petrika nuk bente dallim dhe e kishte beteje te fituar fale tipareve te karakterit te tij ishte drejtim nga me kryesoret qe  i  dilte perpara protagonistit te ketij rrefimi.

Ne pranveren e vitit 1964,  ne Regjimentin e Qytetit “Stalin” erdhen nga Shkolla e vetme e Aviacionit te vendit tone,  e cila u ricel,  ne Vlore,  pas nje nderprerje prej gati 2 vjetesh,  kater pilote te diplomuar ne vendin tone.  Ata kishin studiuar me pare ne Batajsk,  dhe kishin fluturuar ne aeroplanet fillestare me helike te tipit Jak 18 A.  Te perzene,  nga shkolla sovjetike e aviacionit,  me 16 shtator te vitit 1961,  pa mbaruar programin,  sipas parashikimit programor,   u kthyen,  si Petrika dhe shoket e tij,  ne Shqiperi e ne pamundesi per te lundruar drejt kines,  u ulen ne bangat dhe ne startet e shkolles se aviacionit ne Vlore ku u diplomuan pilote gjuajtes – bombardues ne fundvitin 1963,  e u caktuan,  shumica ne Regjimentin e Rinasit. Kater vete,  u emeruan ne Regjimentin “Peza te Qytetit “ Stalin ”,  ne detyren e komandantit te ekipazhit ne aeroplanet reaKtive Mig-15.  Ata ishin:  Bahri Meshau ( Permeti );  Thanas Papa ( ndjese paste );  Pandeli Lengu dhe Vangjel Baba.  Me ardhjen e piloteve te rinj,  nga shkolla e aviacionit,  Petrika,  si  i   vecuar per teknike te mire pilotimi dhe sjellje shembellore,  u emerua komandant cifti dhe,  si  i  tille,  u stervit ne perberje te katershes e te skuadriles  luftarake ku bente pjese.

Kompletimi  i  regjimentit me pilote,  nxorri nje problem,  i  cili,  sido qe  i  pandjeshem,  duhej patur parasysh.  Pilotet ishin te tri shkollave te ndryshme.  Pjesa derrmuese e tyre  kishte kryer shkollen sovjetike te aviacionit,  ne qytetin e Borisoglebsit;  disa te tjere,  perfshi grupin ku bente pjese Petrika Kostani dhe te tjere pilote si Harilla Rjebi;  Vangjel Llazari;  Lutfi Mishkeri etj.  kishin ardhur nga shkolla kineze e aviacionit.  Ardhja e kater djemve qe kishin studiuar ne shkollen shqiptare te aviacionit,  ne kushte te veshtira,  e shtoi gamen e piloteve te ndryshem dhe nxorri ne evidence nevojen e njesimit te praktikave fluturuese.  Si baze e stervitjes dhe ne perberje te elementeve te pilotimit,  ishte pervoja sovjetike,  megjithate disa nuanca specifike qe nxirrnin koke here pas here duheshin sheshuar.  Problemet qe linden kishin te benin kryesisht me metoden e pergatitjes dhe te stervitjes ne ajer,   jo me elementet e fluturimit,  te  cilet,  ne  fund  te  fundit,  bazohen  ne shkence e kryhen mbi baza shkencore.

Ne vitet qe pasuan 1964 -1968,  Petrika sherbeu ne Regjimentin “ Peza “ te Qytetit “ Stalin ”,  ne detyren e komandantit te ekipazhit dhe ne ate te ciftit.  Ne vitin 1966,  Ai,  bazuar ne ligjen egzistuese dhe ne rregullin e klasifikimit te piloteve ushtarake,  mbasi dha disa provime teorike dhe kishte plotsuar programet e fluturimeve qe kerkoheshin, u  klasifikua me titullin e nderit “ Pilot ushtarak  i  klasit te trete”,   leshuar nga Komanda e Mbrojtjes Kunderajrore te Shtetit.  Pas marrjes te ketij titulli,  ne vitin pasardhes 1967,  Petrika duhet te fillonte stervitjen ajrore,  sipas nje programi  te caktuar,  per te marre klasin e dyte te pilotit ushtarak,  qe ishte nje shkallle me e larte kualifikimi.  Ne program,  per kete qellim parashikoheshin fluturime diten ne re;  naten ne kushte te thjeshta te motit dhe diten,  ne kushte te thjeshta te motit, me ushtrime  e detyra te perdorimit luftarak te avionit.

Ne pranveren e vitit 1966,  ne Regjimentin e Aviacionit te Qytetit “ Stalin ”,  u transferua,  nga Regjimenti   i  Rinasit,  nje skuadrile,  me 12 aeroplane gjuajtes-bombardues,  reaktive te tipit Mig-17F dhe disa pilote.  Ishte teknike luftarake me teknologji me te perparuar,  nga aeroplani MIG-15  dhe   i  panjohur per pilotet e Regjimentit te Qytetit “ Stalin “,  perfshi dhe vete Petrika Kostanin. Ne te njejten kohe,   ne kete regjimnt erdhi dhe seria e  aeroplaneve gjuajtes-bombardues, mbizanore, te pajisur me dy motorre reaktive te tipit RD-9B;  Mig-19 S,  i cili u montua dhe u kolaudua, nga pilotet e ketij regjimenti;  ne aerodromin e Qytetit “ Stalin”.  Regjimenti  “Peza” u be me  3 skuadrile luftarake.  E para,   e pajisur me aeroplane MIG-19S;  e dyta me Mig-17F dhe e treta,  e cila,  ne fakt  i  perkiste Shkolles se Aviacionit,  me avione Mig-15 te te dy tipave ( UTI Mig-15 dhe Mig 15Bis).  Petrika,  dhe shoket e grupit te tij, se bashku me koleget e tyre te regjimentit,   beri kalimin,  ne avionin Mig-17F dhe fluturonte me te dy tipat;  si me avionet e ardhur nga Rinasi dhe me ata te Shkolles se Aviacionit.  

Viti 1967 ishte vit  i  pergatitjes te shokeve te grupit ku bente pjese Petrika Kostani per te marre klasin e dyte te pilotit ushtarak. Perpara nisjes te kesaj pergatitje, kandidaturat iu nenshtruan nje komisioni ushtarak, te specializuar per mjekesine e aviacionit, ku Petrika Kostani rezultoi me nje diagnose te justifikueshme per te mos u lejuar ne fluturimet e nates.  U konfirmua se Petrika kishte mangesi ne percaktimin e ngjyrave.  Ne shkencen e mjeksise,  kjo lloj semundje njihet me emrin daltonizem.  Prej kesaj semundje,  nese mund ta quajme keshtu,  edhe me pare jane deklaruar te paafte per te fluturuar,  disa pilote e studente.  Duke qene keshtu,  karriera e pilotit per Petrika Kostanin rezultoi e kufizuar.  Ai nuk mund te lejohej te fluturonte naten.  Mbi te pasionuarin pas fluturimeve dhe me te dashuruarin pas ajrit,  ra nje fatkeqesi e re  e madhe.  Nuk mund te mendohet se Petrika ishte karrierist e ne kete rast do ti nderpritej karriera,  por behet fjale per te nderprere nje vrull e per ti prere udhen nje pasioni te rralle.

Perballe nje veshtiresie te re,  te paparashikuar,  Petrika Kostani,  me optimizmin qe kishte si tipar dallues,  “nuk e dha veten”  e nuk kaloi ne pesimizem.  Ai mendonte se mesiguri qe do te gjendej nje variant  i  pranueshem qe Ai te mos mbetej “pa shijuar ajrin”,  te cilin e donte shume.  Bazuar ne nivelin teorik dhe praktik te Petrika Kostanit dhe ne garancite morale te sjelljes se tij te njohur,  Komanda e regjimentit,  ne bashkepunim me Komanden e Aviacionit dhe me ate te Shkolles se Aviacionit,  vendosen qe pilotin e talentuar dhe njeriun e mire,  Petrika Kostani ta caktonin instruktor te teknikes se pilotimit, ne skuadrilen reaktive te Shkolles se Aviacionit,  ku studentet per pilote fluturonin vetem diten,  ne kushte te thjeshta te motit.  Sipas kerkesave te vecanta kundrejt pilotit instruktor,  Petrika zoteronte qasjen e pranueshme ndaj studenteve per pilote dhe kishte aftesine per te transmetuar,  natyrshem,  ato qe dinte vete,  tek ata qe mesonte.  Perpara Petrika Kostanit u cel drita jeshile,  per te kthyer “borxhin” ndaj mesuesve te tij, nepermjet mesimit te fluturimit tek me te rinjte;   sic e kishin mesuar ate instreuktoret ruse dhe ata kineze.

Ne detyren e veshtire te instruktorit te pilotimit ne aeroplanet reaktive,  Petrika Kostani,   i  cili e priti me entusiazme caktimin ne kete detyre dhe  e nisi punen “shtruar” duke shpalosur vlerat e tij morale dhe ato  profesionale.  Mbi te gjitha tiparet e tij prevalonte:  Petrika njeri.  Kete tipar te domosdoshem mendoj se duhet ta kuptojme e ta realizojme sakte.  Instruktoret e teknikes se pilotimit,  si rregull,  perzgjidhen nga pilotet  me teknike pilotimi te paster e te sakte.  Kete tipar te qenesishem, “ heroi ”  i  ketij rrefimi e kishte shperfaqur jo ne nje rast,  por dite per dite,  gjate  punes se tij ne Regjimentin “ “Peza ” te Qytetit “ Stalin ”,  ne vitet 1964-1968 ku mori pjese,  ne cilesine e pilotit shoqerues dhe te komandantit te ciftit,  ne detyra te ndryshme ajrore,  sipas kursit te pergatitjes luftarake dhe programit vjetor te fluturimeve.  Ajo qe e vulosi aftesine e Petrikes per te merituar caktimin e tij ne detyren e instruktorit ishte teknika individuale e pilotimit.  Kuptohet, fillimisht,  si cdo detyre e re,  edhe ajo e instruktorit,  per Petriken nuk ishte gje e lehte.  Atij  i  duhej te praktikohej per te fluturuar ne aeroplan dyvendesh – Mig-15, me studentin ne kabinen e pare, te cilin duhet ta mesonte, sit e plotsonte cdo element te fluturimit, duke nisur nga futja ne kabine, levizja neper aerodrome, ngritja, marrja e lartesise, fluturimi horizontal, kryerja e detyres sipas ushtrimit, llogaritjen dhe uljen. Veshtiresia kryesore ishte njohja e personalitetit te cdo student dhe ndertimi I punes sipas specifikes te tyre. Te numerosh, tiparet fluturuese te instruktorit, jo vetem qe nuk eshte e lehte, por, pot e kemi parasysh fluturimet me student ne kabinen e pare, ne kushtet e Poros, ku pluhurin njerezit qe sherbenin atje, te cdo specialiteti e hanin tok me ushqimin; vapa perveluese ishte e pranishme gjat gjithe kohes dhe mushkonjat e bezdisshme ishin gati te te “shqyenin” ne cdo cast. Vetemk ata qe e kane provuar kete kalvar, mund ta rrefejne.

Ne detyren e instruktorit te teknikes se pilotimit, Petrika Kostani, qendroi 2 vjet ( 1968 dhe 1969). Ne keta vite, ai pergatiti, ne cdo vit 4 studente te cilet e vijuan karrieren ne regjimentet e aviacionit, duke u ngjitur hap pas hapi e shkalle –shkalle. Pervec qe u mesoi djemve rishtare, shfrytezimin e aeroplanit gjuajtes-bombardues Mig-15, Petrika u kualifikua dhe vete. Ai persosi aftesite e tij te rralla pr te deftuar, me saktesicdo element te teknikes se pilotimit, duke fituar siguri me te madhe ne ato qe thosh e qe bente. Kryerja e detyres te instruktorit te teknikes se pilotimit, sherbeu per Petrika Kostanin sin je trampline, per t’u hedhur me tej. Puna e instruktorit te teknikes se pilotimit, ne vecanti ne fushen ranore te Poros, me intensitet te larte pune dhe ne kushte aspak komode, e kaliti djalin e madh te xha Kicos, per te perballuar situate nga me te ndryshmet, te cilat rridhnin nga puna tere tension per te punuar, me durim te madh e me perkushtim te rralle duke spjeguar, jo nje here por disa here, aq sat a kuptonte student, ate qe do te bente, ne ajer.

Ne perberje te grupit te instruktoreve te fluturimit, ne ate kohe, benin pjese: Konstandin Sadikaj; Avdi Gjonmemaj; Guri Merkaj; Fazlli Begaj; Ahmet Sulejman Zogu; stillo Melica dhe me te rinjte: Bujar Tollkuci; Isa Arapi; Perparim Zykaj dhe Sabri Toci. Studente per pilote ishin: Klement Aliko; Musa Kame; Mane Bulluti; Garito Vito; Veiz Kovaci; Novruz Kotorri; Shyqyri Tabaku; Arif Gaxhe; Luan Jaupi; Filip Cyco etj. Ne vitin pasardhes, edhe studentet per pilote qe fluturuan e u diplomuan ne Poro, per te shfrytezuar aeroplanin gjuajtes-bombardues, Mig-15 ishin te tjere.

 Nuk po futem tek orari  i  punes  i  instruktorit te teknikes se pilotimit,  i  cili ishte  i  tendosur;  nga agimi deri ne oret e vona te mbasdites. Ata qe kane punuar ne Poro, e kane te qarte punen e instruktorit,  i  cili,  para dite fluturonte me studentet e grupit te tij,  kurse mbasdite pergatitej per detyren e neserme. Ne kushtet e nje lodhje ekstreme, atij  i  duhej te ruante nervat dhe fuqite per te marre pjese te nesermen ne fluturimet e radhes. Dhe kjo pune perseritej ne cdo dite.

Sot,  pas rreth tri dekadash, nga ajo punee nga ato kohe heroike,  ne “sketerren” Poro,  ka mbetur vetem nje kujtim  i  trishte e nostalgjik,  tek ata qe kane marre pjese ne ate heroizem, pavaresisht se nuk jane trajtuar sic e meritonin. Koha qe ka kaluar qe atehere;  mosha e protagonisteve e rritur;  ndryshimi  i  kushteve sociale,  ne vend dhe perjetimi  i  statusit te pensionistit nga kontributoret, e kane zbehur disi ndjesine mbi sakrificat.  Per te patur nje fare  njohurie,  sido qe eshte e cunguar,  e atyre qe nuk e kane imazhin e asaj pune,  po ju servir nje tip programi  te punes ditore te instruktorit te teknikes se pilotimit ne ato kohera  qe nuk kthehen me:  Instruktori  i  teknikes se pilotimit,  te atyre viteve ( kur Petrika Kostani ishte ne kete detyre),  zgjohej,  cdo dite,  ne oren 04. 30 minuta. Pas tualetit vetjak qe zgjaste rreth 15 minuta,  shpejt e shpejt,  instruktoret hanin mengjesin e pare( pavaresisht se ndonjerit nuk i shkonte poshte ushqimi) dhe dilnin ne aerodrom.  Nen drejtimin e Udheheqesit te Fluturimeve, instruktoret e teknikes se pilotimit,  merrnin pjese ne shtrimin e startit,  ku futen shenjat e uljes dhe te ngritjes dhe percaktoheshihn rruget e mundshme te levizjes te aeroplaneve,  neper aereodrom.  Gjate kesaj kohe,  studentet benin nje trenazh ( imitonin veprimet qe duhet te kryenin),  ne kabinen e aeroplanit me te cilin do te fluturonte sejcili,  ate dite. Trenerimi drejtohej nga instruktori perkates.  Studenti ne kabine e instruktori  i  tij ne krahun e aeroplanit ose mbi shkalle,  i  vinte ne dukje studentit gabimet qe kishte lejuar ne fluturim, ne diten e meparshme dhe kjo ishte nje lloj analize e shkurter e fluturimeve te dites se shkuar. Ne oren 07. 00 udheheqesi  i  fluturimeve, me nje aeroplan nga ata qe ishin caktuar per te fluturuar ate dite, bente zbulimin e kohes; percaktonte motin faktik dhe tendencat e zhvillimeve te tij ne diten e fluturoimeve. Ai pershkonte te njejtin rrugekalim sic do te zhvilloheshin ushtrimet sipas plantabeles. Rrugekalimi, lartesdia dhe drejtimi i fluturimit “zbulues”, ishin te njejte me ate qe do te ndiqte studenti i radhes. Ngarkesa fluturuese e nje instruktori te teknikes se pilotimit, ne nje dite fluturuese, as qe mund te krahasohet me ngarkesen e nje piloti te thjeshte ne regjimentet luftarake, madje dhe te atyre qe kishin te drejten e kontrollit, ne ajer mbi vartesit e tyre. Nese nje instruktor  i  teknikes se pilotimit ngrihej e ulej 24 here, kur u jepte fluturime vozitese studenteve te tij, ose bente ne nje dite 4 zona pilotazhi apo kryente 5 fluturime ne formacion deftojne se ngarkesa fizike e tij ishte teper e larte.

Ne oren 14. 00 te dites, starti mbyllej e fluturimet mbaronin. Natyrisht, kur plantabela e fluturimeve ishte realizuar plotesisht, ose kur nuk egzistonin shkaqe te justifikuara per ta lene ate pa zbatuar. Mbasi vendoseshin aeroplanet ne vendqendrimin e tyre;  ne start, me studentet behej nje analize e shkurter, nga komanda e skuadriles e pas saj edhe nga komanda e shkolles se aviacionit. Deri ne oren 16. 00 te asaj dite, kryheshin veprimet per te ngrene dreken dhe pushimi  i  mesdites. Oret 16. 00- 17. 30 ishin te planifikuara per te bere pergatitje per fluturinet e dites se neserme, ne grup fluturimi ( me nje instruktor). Deri ne oren 18. 00, pergatitja per fluturim behej baze katershe dhe drejtohej nga komandanti  i  katershes, me pjesemarrjen e instruktoreve te teknikes se pilotimit. Pergatitja ne katershe sherbente dhe per te shkembyer pervojen brenda katershes dhe brenda saj  behej nje lloj analize. Me ne fund, 30 minuta vijonte pergatitja baze skuadrile ku jpeshin udhezimet perkatese dhe pjesemarresit merrnin dijeni per plantabelen e fluturimeve te dites se neserme. Pas kesaj, cdo studenti  i  lihej ne dispozicion 1 0re, per t’u pergatitur individualisht, ne detaje, nendrejtimin e instruktorit te teknikes se pilotimit. Kesisoj, nga zgjimi deri ne pushimin e mbremjes,  i  cili zakonisht behej rreth ores 22. 00 e gjithe koha ishte e programuar dhe nen kontrollin e hallkave me te larta.

Duke njohur vendin dhe rolin e ngjarjeve te jashtzakonshme qe mund te ndodhin kur piloti fluturon, te cilat, Petrika  i  kishte mesuar qe ne diten e pare te pergatitjes vetjake, per fluturim, kur ishte student dhe qe  i  zoteronte fare mire, Ai diti te ushqente me ndjenjen e te mesuarit te tyre permendesh dhe ne te gjithe parashikimin e mundshem. Theksin e vinte tek argumentimi  i  cdo dukurie  negative qe mund te ndodhte, duke parashikuar shume raste dhe sidomos tek sqarimi  i  prejardhjes, menyres se konstatimit, rrezikshmerise qe paraqet rasti dhe menyren e veprimit te shpejte nga ana e pilotit, me qellim qe te minimizohen pasojat. E vecanta ne aftesite pedagogjike te Petrikes ishte forca e analizes te dukurive te ndryshme, ne toke e ne ajer. Me forcen e logjikes dhe me horizontin qe kish, Petrika ishte i  afte te detajonte proceset qe ndodhnin ne aeroplan, kur ai ishte ne fluturim dhe cante rrymat e ajrit, nen ndikimin e tyre. Komunikimi njerezor, me takt e modesti, “pa rrahur gjoksin”, ishte “arma” me e forte ne morine e tipareve te qenesishme te Petrika Kostanit. Si gjate kohes kur Ai ishte instruktor  i  thjeshte  i  teknikes se pilotimit dhe kur u ngrit ne detyren e komandantit te skuadriles e me pas ne funksionin e larte, te nderuar te komisarit te Shkolles se Aviacionit, Petrika Kostani shquhej per marredhenie te ngrohta, te hapeta, te ciltra e te drejtperdrejta me “ shefat”; me koleget dhe me vartesit. Ptrika nuk  i  njihte diferencimet e nuk mbante asnjeri “nen ombrelle”; per Ate, te gjithe ishin te barabarte e nuk bente diferencime tek njerezit. Cdo njeri, per Petriken, ishte kontributor me vlere, dhe zinte nje vend te caktuar ne procesin e pergatitjes teorike dhe ne ate  te praktikes fluturuese.

Me vlere te pamate ishte shpirti  i  sacrifices qe shfaqte, cdo dite Petrika. Ne Poro, zakonisht, fluturonin dy tipa aeroplanesh; ata reaktive;  Mig-15 dhe avionet me helike; Tip-61; ne dy turne. Petrikes, si drejtues kryesor,  i  shkolles se aviacionit,  i  takonte te ishte ne krye te puneve, si ne start, ne kabinen e aeroplanit dhe ne shkolle; gjithe diten. Ai fluturonte e lodhej, ne aeroplanet Mig-15, duke u dhene fluturime kontrolli studenteve per pilote, per te kaluar nga njera detyre ne tjetren, ose per ti marre ata ne provim, dhe sapo drekonte, here ne mense e here ne start, ne mes te pluhurit e ne nxehtesine e padurueshme te muajve te nxehte, nen pickimin e mushkonjave te ashtuquajtura pidheza  e pas 10 korrikut te mushkonjave te zakonshme. Djersa  i  shkonte curke, gjat gjithe dites e nuk ndahej nga starti ku zhvilloheshin fluturime, komisar Petrika.

Jeta personale:

Njihet fakti,  i  lidhjeve te piloteve me martese ne moshe te re;  kur ata jane akoma adoleshente. Kjo ka shkaqet dhe spjegimet e veta te cilave nuk po u futem. Vec nje gje dua ta theksoj: Oficeret ne pergjithesi e aviatoret ne vecanti, e kam fjalen per ata qe jane te perkushtuar ne detyre, e kane kohen te kufizuar per te shetitur e per te perzgjedhur bashkeshorten. Aviatoret, per shkaqe te njohur jane te preferuarit e vajzave, kandidate per t’u lidhur me martese. Veshtiresite shtohen kur djali, sic eshte rasti i Petrikes, i cili ndodhej larg familjes biologjike dhe synonte te lidhej me nje vajze, e cila te ishte e rritur dhe e formuar me psikologjine dhe me  mentalitetin e zones se tij.

Petrika u emerua pilot, ne Regjimentin e Aviacionit te Qytetit “Stalin”  i  cili ndodhet dhjetra kilometra larg vendlindjes se tij. Ne familjen e tij biologjike, per shkak te detyrave te gatishmerise luftarake,  i  rastiste te shkonte rralle. Ai e cmonte te domosdoshme formimin e familjes  vetjake dhe deshironte te lidhej me nje vajze te zones te Korces. Fati  i  erdhi ne ndihme edhe ne kete rast. Nena ( keshtu e therriste Petrika Gjeorgjine edhe pse nuk ishte  i  lindur prej saj),  kishte nje moter shpirtmire, si vete Jorgjia. Ajo njihte Adrianen, nje vajze per se mbari, e cila kishte kryer shkollen pedagogjike dhe punonte arsimtare ne fshatin Proger te rrethit te Korces . Adriana, ishte nga  rrethi  i  Korces,  me te gjitha tiparet e nje vajze adoleshente bashkekohore: me kulture dhe me edukate te shendoshe e  me sjellje mjaft te mira,  ne familje e ne shoqeri. Motra e Gjeorgjise, e cila e dinte dashurine qe ushqente e motra per Petriken dhe  per tiparet e ketij te fundit; mbasi njihte mire dhe Adrianen, mendoi dhe vendosi te behej rekomanduese, per t’u bere mire te dy njerezve te mire.  Perpjekjet e saj nuk shkuan mekot. Dy te rinjte,  u pane  e u pelqyen dhe vendosen te lidheshin me martese.

Adriana ishte lindur e ishte rritur ne nje familje te shendoshe fshati, me norma morale dhe me kerkesa te larta dhe me nje edukate qe te linte mbrese qysh ne takimin e pare. Familja e saj, ashtu si dhe ajo e Petrikes, ishte e shquar per qendrime atdhetarie dhe me kontribute me vlere ne ceshtjen kombetare. Ky ishte nje faktor plus, per Petriken,  i  cili ishte fluturues dhe dihen kerkesat e asaj kohe per kete kategori njerezish. Te dy te rinjte: Adriana dhe Petrika, u fejuan me njeri-tjetrin ne muajin shkurt te vitit 1966, kur Petrika ishte me sherbim ne Regjimentin “Peza”, te qytetit “Stalin”. Situatat konkrete dhe pamundesia e Petrikes per te vajtur shpesh tek e fejuara, ishte njeri nga faktoret qe e shpejtuan martesen, e cila u konkretizua fill pas nje viti, pra, ne vitin 1967.

Dasma, ne te dyja familjet ishte me pjesemarrjen e njerezve te familjes, te fisit dhe me miqte e shtepive respektive. Sic ngjan ne te tille raste, gezimi qe pershkoi te dyja familjet ishte i pamate. Gezim kishin te gjithe por me se shumti gezonin protagonistet e dasmes, apo sic  i  thonin rendom ne ate kohe: sebepcinjte; Nenat dhe baballaret. Ishte nje lidhje martesore e ujdisur mire. U puqen dy njerez te mire, te cilet, sikur te ishin te lindur per njeri-tjetrin. Sipas tradites vendore, Adriana nuse, u vesh me petka te bardha e ashtu vajti ne familjen ku hyri nuse. Per te marre nusen, ne shtepine e prinderve te Adrianes, ne Proger, vajti nje dergese me krushq, ne krye te se ciles ishte dhendrri  i  ri,  Petrika Kico Kostani. Krushqit, per ti dhene rendesi ketij gezimi, vajten ne shtepine e nuses me dy makina te vogla ( taksi). Ne perberje te krushqve, pervec Petrikes ishte motra Lirike dhe te tjere; gra e burra. Dasmen ne shtepine e Petrikes, e organizuan dhe e menaxhuan Gjeorgjia dhe Kicua, te cilet ishin ne qiellin e shtate e nuk dinin si  ta shfaqnin gezimin.

Ne qytetin e Korces, cifti  i  sapomartuar, qendroi vetem nje muaj;  ne shtepine prinderore te Petrikes. Detyra e therriste dhendrrin e ri te vinte ne plan te pare gatishmerine luftarake dhe programin qe kishte nisur per aftesimin e metejshem te tij, si pilot . Ne Qytetin “Stalin”, cifti, fillimisht u sistemua ne nje dhome, ne katin e dyte te Hotelit te Oficereve. Gjiton, ne kete mjedis, ata kishin shokun e Petrikes, Viktor Vangjelin,  i  cili, gjithashtu ishte i martuar por nuk kishte mundur te sistemohej ne ndonje shtepi. Ne ndertim ishte nje pallat, ne qender te Qytetit “Stalin”,  i  cili po ngrihej per te strehuar, kryesisht, familjet e kuadrove qe sherbenin ne aviacionin e Regjimentit “Peza” dhe te tjere. Ne hotel banonin dhe kuadro te tjere te njohur, por ata ishin te pamartuar. Kuptohet, jetesa e nje cifti te sapomartuarne nje hotel beqaresh, ishte nje zgjidhje e detyruar dhe emergjente. Shpejt, Adriana dhe Petrika, u strehuan ne godinen e ndertuar posacerisht per kuadrot ushtarake. Transferimi  i  ciftit, nga Hoteli  i oficereve ne banesen e perfunduar rishtaz, u krye pas nje muaji.  Ne banesen e re, cifti Adriana dhe Petrika Kostani u strehuan ne katin e dyte. Ne kete banese, ata kishin serish  gjiton Viktor Vangjelin. Edhe ne kete rast dy shoket e ngushte nuk u shkeputen nga njeri-tjetri. Marredheniet mes dy familjeve, ishin mjaft te ngrohta dhe Viktori me Petriken ishin si dy vellezer. Per fat, edhe dy bashkeshortet e tyre, ishin nga ato vajza, te cilat shpejt u bene shoqe te mira dhe kuptoheshin me njera-tjetren, ashtu si bashkeshortet e tyre; shoke prej nje kohe te gjate. Ne ate banese u strehuan dhe: Allaman Isaku ( ndjese paste); Shkelzen Kokomiri  (ndjese paste); Jorgaq Cipi ( ndjese paste); Kapo Selmanaj; Harilla Rjebi etj. Te gjithe ushtarake te repartit  te aviacionit.

Adriana dhe Petrika Kostani, pas marteses me njeri-tjetrin, u shtuan shpejt, me femije. Ata sollen ne jete vajzen Klea, e cila u lind ne Korce kurse  i  biri,  Erlandi, u lind ne Qytetin “Stalin”.  Petrika Kostani, ishte nje bashkeshort, prind e vella shembullor. Te flasesh per lidhjet dashurore, gjate e pas marteses te zj. Adriana me Petrika Kostanin, nuk do te mjaftonin romane te tere. Ajo qe e bente te vecante kete lidhje mes dy njerezve te mire,  te cilet me pare nuk e njihnin fare njeri-tjetrin eshte shkrirja ne nje e dy te rinjve, ne te gjitha fushat e jetes. U puqen dy shpirtra te begate dhe ky ishte fat  i  madh per te dy keta  “engjej”.

Nese mund te behet fjale per nje cift bashkeshortesh “ te perkryer” nuk eshte e nevojshme te shkojme e te kerkojme larg. Streheza e ngrohte qe ngriti cifti i perbere nga zj. Adriana dhe nga i ndjeri Petrika Kostani,  na japin shembelltyren e nje foleje te qete ku mbreteron dashuria e ndersjellte,  mirekuptimi dhe harmonia ne te cilen jeta rrjedh qete-qete  dhe vete familja rrethohet  nga mjaft miq e shoke te cilter. Pa u rrekur ti hyj analizes te kesaj dukurie,  nga lartesia e viteve qe kane rrjedhur dhe nga sa kam dijeni,  mund te pohoj, jo pa kompetence se  ne ate familje  edhe ndonje grimce kundershtie mes dy bashkeshorteve te denje per njeri-tjetrin,  kishte me teper gjasa te ngjante  lidhur me menyren e trajtimit te dy “yjeve” qe sollen ne jete,  ne perpjekjet per ti rritur e per ti edukuar  ata,  me norma e sjellje qytetare.  Dihet;  Petreika e kishte diten mjaft te ngjeshur e oret e punes te tejzgjatura. Kesisoj, barra kryesoree monitorimit dhe e kujdesit per femijet, binte,  kryesisht mbi zj. Adriana,  e cila,  per hir te se vertetes,  nuk eshte se ushtronte ndonje profesion te lehte;  perkundrazi,  vetem ai qe ka qene mesues mesiguri i ka njohur e i njeh veshtiresite e saj,  ne shkollen ku jepte mesim. Edhe Ajo vinte e lodhur dhe e derrmuar nga puna dhe me koken qe i zjente nga paudhesite e moshes te nxenesve te saj. Si Nene e si amvise,  me te ardhur ne shtepi,  Asaj i perkiste te kujdesej per femijet dhe per shtepine. Pa marre anen e asnjerit,  jam i detyruar te pohoj se “ engjelli mbrojtes”- Petrika Kostani,  edhe pse vinte ne familje ashtu sic u tha me siper,  vone e i lodhur tej mase,  prapseprap i duhej te mendonte zgjidhje te pershtatshme per punet e se nesermesa. Ai,  edhe ne keta kushte,  e gjente kohen dhe menyren per ta ndihmuar bashkeshorten,  lidhur me edukimin e femijeve dhe per zgjidhjen e problemeve familjare,  me qetesine e admirueshme te tij;  pa ngritur zerin e pa dhune…Nuk e teproj fare , po te nenvizoj se femijet e tij , tek Babai i denje per kete emer,  veshtronin figuren qe duhet te ndiqnin. Ata kishin kujt ti ngjanin.

Ardhja ne jete dy femijeve, te cilet sollen gezimin e jetes ne familjen e re te zj. Adriana me shokun tone te paster e te pjekur,   i  dhane gjalleri, familjes te re dhe asaj te origjines. Rritja dhe edukimi  i  ketyre dy “melaiqeve”, u be me kontribute te perbashketa te te dy bashkeshorteve, por roli  determinues ne kete ceshtje  i  takon zj. Adriana. Kete nuk mund ta vere asnjeri ne dyshim. Rritja e shpejte e Petrikes ne detyre, pervec kenaqesise dhe krenarise qe ndjente bashkeshortja dhe femijet, pruri dhe ngarkesen e madhe te puneve per Babane e ri. Per hir te se vertetes, Petrikes  i  mbetej fare pak kohe per t’u marre me edukimin e femijeve. Ai kishte mjaft gjera pozitive dhe vlera per t’u transmetuar pasardhesve, por puna shumeoreshe e tij ne Pisheporo dhe ne shkollen e aviacionit, e lodhnin  tej mase  dhe kur kthehej ne familje, ishte  i  lodhur e  i  raskapitur, praktikisht  ne pamundesi fizike  per t’u marre me femijet. Kete pamundesi te Petrikes, zj. Adriana nuk e linte bosh, por e kompensonte me kontributet e saj.  Ishte fat  i  madh qe specialiteti  i  saj kishte te bente me edukimin e brezit te ri. Ajo ishte arsimtare ne profesion dhe, si e tille, zoteronte jo vetem njohuri teorike, por njihte mire petagogjine dhe ishte bartese e vlerave me te mira te njeriut. Veshtroni femijet e Petrikes, per te cilet Ai kujdsej me merak te madh  qe Ata te arsimoheshin per se mbari dhe te beheshin dikush ne jete. Sot, ata, te dy, jane te rrethuar nga dashuria dhe respekti  i  atyre qe kane prane, ne pune e ne mjediset ku jetojne. A ka vlere me te madhe se te nderosh prinderit me qenjen tende, e cila u ngjan vlerave te tyre, madje  i  con ato me lart?

 Kur u be pilot dhe u titullua officer, Petrika, jo vetem qe nuk  i  harroi familjaret e tij, por me mundesite qe kish, kontribuonte jo vetem moralisht por dhe ekonomikisht per mbarevajtjen e puneve te njerezve te tij te zemres. Edhe mbasi formoi familje me vete, Petrika e cijoi me lart traditen e ndihmes ekonomike dhe financiare per njerezit e tij, te cilet jetonin ne kushte me te dobeta nga ato qe jetonte Peci. Me mire e me skte se bashkeshortja e tij, zj. Adriana, e them me pergjegjesi se ndoshta askush tjeter nuk mund ta pershkruaje jeten bashkeshortore dhe perkushtimin e Petrikes, ndaj familjes dhe femijeve te tij. Me mjaft veshtiresi, munda ti shkeput disa fjale asaj gruaje te rralle, qendrestare si ajo, ne castet e dhimbjes te thelle qe e ka kapluar pas ndarjes nga jeta te te ndjerit bashkeshortit te saj, lidhjen me te cilin e ruan si nje kujtim te bukur te nje jete ne cift,  si ne perralle. Mes te tjerave, zj. Adriana, mes dhimbjes dhe loteve, me solli disa kujtime te shtrenjta si: “… Petrika ka patur deshire qe te shkonte ne shkolle, per t’u bere aviator. U grumbulluan ne shkollen “Skenderbej” dhe deshira iu realizua. Ne vitin 1959 ka shkuar ne Bashkimin Sovjetik ku ka studiuar per shturman fluturues. Studimet u nderprene, per shkak te prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe u kthye me 16 shtator te vitit 1961. Vitin e pare ka qene ne Shadrinsk; vitin e dyte – ne Krasnodar. Ne vitet 1961-1963, ka studiuar ne Kine, per pilot… Rreth gjashte vitet e fundit te jetes, Petrika filloi te kishte disa shqetesime ne shendetin e tij. Shqetesimet ishin te perballueshme. Ai ishte optimist dhe  i  forte psikologjikisht. Dilnim, se bashku dhe me femijet: me niperit dhe me mbesat. Gezimi  i  tij ishte  i  papershkrueshem kur  i  ledhatonte, e  i  perkedhelte, me dashuri femijet.  Edhe ata e donin shume Ate. Vitet rridhnin e semundja perparonte. Petrika u rendua ne dy vitet e fundit; derisa u nda nga jeta, me 11. 05. 2017. Ndarja e tij nga jeta na shkaktoi nje hidherim te madh ne familje. Asnjehere nuk iu ndame; i qendruam prane dhe e kuptonim qe Ai e kerkonte pranine tone. Njekohesisht edhe shoket e tij interesoheshin dhe e vizitonin. Bisedonin d per kohen qe kishin kaluar se bashku, ne shkolle e ne jete.  Une humba bashkeshortin, sdhokun tim te jetes; femijet humben Babane  e tyre te shtrenjte; motrat dhe vellezerithumben Vellane; njeriun e tyre me te dashur; shoket humben nje kolegte dashur e te respektueshem, ku, se bashku sherbyen  per nje kohe te gjate ne detyren e shenjte, me aftesite profesionale dhe kontributin e dhene ne zhvillimin e Aviacionit Shqiptar sidomos per pergatitjen e brezave te rinj te piloteve. Edhe pse ishte  i  semure, shoket iu gjenden prane Petrikes; diskutonin per problem nga me te ndryshmet e jetes e  i jepnin kurajo per te perballuar te keqen qe e kishte pllakosur. Falenderoj te gjithe personelin e Forcave Ajrore qe moren pjese ne ceremonine mortore, ne momentin me te dhimbshem te famniljes dhe te afermve te tij, duke  i  dhene lamtumiren e fundit. Ai u nderua nga te gjithe; nuk me mbeti asnje merak;  perkundrazi, prania e tyre ma lehtesoi  dhimbjen e thelle. Adriana, si bashkeshorte, femijet: Klea ; Erlandi; Rozi, motrat, vellezerit, mbesat dhe niperit e ndjejme veten krenare per gjithcka qe na dhuroi Petrika gjate jetes…”

Kjo monografi do te ishte e pamundur te formulohej, pa kontributet e perbashketa te familjareve, te kolegeve, te shokeve e te miqve te panumert qe beri Petrika, gjate gjithe jetes. Pa dyshim vendi  i  pare  i  perket bashkeshortes te nderuar te tij, zj. Adriana Kostani, e cila, jo vetem qe percolli nje jete me Petriken, ne nje lidhje dashurore si ne perralle, por dhe solli ne jet dy “yje” te rralle: Klean dhe Erlandin, njeri me  i  mire se tjetri, pinjolle te denje te dy prinderve shembullore. Ata, me figuren e tyre dhe me personalitetin qe kane formuar, fale edukates qe u kane mekuar prinderit dhe kultures qe kane marre, ne familje e ne shkolle, jane te rrethuar nga respekti dhe miresia ne mjediset ku punojne e ku jetojne, por dhe u bejne nder prinderve te tyre. Ne rastin tone, ata nderojne kujtimin e Babait te ndjere, te madhit Petrika Kico Kostani.

Kesaj monografie  i  dha jete,  duke e ndricuar figuren e Petrikes, vellai  i  tij;  Midhi Kico Kostani,  i  cili mban emrin e “Heroit” te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare,  guerrilasit te qytetit te Korces, te paharruarit Midhi Kostani, ne kujtim te te cilit,  Baba Kicua,  i  vuri vuri emrin e te vellait, te cilin e varen fashistet italiane, ne mes te qytetit te Korces, se bashku me Kico Grecon, mbasi ata dogjen zyren e fashios. Kontributet e Midhit te Ri, nepermjet  kujtimeve vetjake dhe qemtimit te mbresave te bashkekohesve te Petrikes, tashme te moshuar jane kontribute te pacmuara.  Sikur te donte te kompensoje mospranine e tij ne ceremonine mortore te vellait te tij, Petrikes, per shkaqe, te cilet nuk vareshin prej tij( ne ato dite, Midhi  i  Ri ndodhej pertej Oqesnit Atlantik, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes),  Midhi,  i  cili e donte dhe e cmonte shume vellane e ndjere, tani qe Petrika nuk eshte me ne jete, po ben cmos qe Ai te mos harrohet. Si rralle vella,  pas ndarjes nga jeta te vellait, Midhi,  i  cili eshte bartes i vlerave me te spikatura te familjes  Kostani, jo vetem qe mban gjalle traditen e mire te trungut nga  e ka rrjedhen, por po bredh e po qemton, kujtime e mbresa te bashkekohesve te Petrikes, ne Korce, ne Orman Ciflig e ne fshatra te tjere.  Midhi, njeri me vlara e virtyte si te vellait  te  ndjere, po perpiqet te mbaje gjalle lidhjet dhe miqesite qe ka parur Petrika. Vajtja e tij ne Orman Ciflig, ku Petrika ishte nip dhe bisedat e tij me te afermit e Petrikes, ne fakt jane fisnikeri e paster dhe bujari e shpirtit te tij. Puna e palodhur e Midhit beri te mundur zgjimin e kujteses te te moshurve bashkemoshatare te Petrikes si Llazi Kita, i cili eshte djale i tetos te  Petrikes, por dhe  mjaft te tjereve me te cilet ka shkuar kohen e pushimeve, kur vinte ne Orman Ciflig, Peci, ose kur kaleronte mbi Bardhon e tij te preferuar. Vlerat e familjes Kostani, te cilat jane te njohura ne qytetin e Korces e ne rrethina, Midhi po  i  mban gjalle e po  i  perterin, ne kushtet e reja qe perjetojme. Eshte merite e drejtperdrejte e Midhit fakti  i  ruajtjes te lidhjeve miqesore dhe te dashurise e respektit qe ushqente Petrika per njerezit.  Opinionet qe me ka servirur Midhi,  si ato vetjake dhe ato te bashkekohesve te vellait te ndjere, po perpiqem ti grupoj e ti paraqes ne material, me vertetesi. Per fat te keq, mjaft nga shoket dhe bashkekohesit e Petrikes, tashme, ose nuk jane ne jete, ose e kane te veshtire te kujtojne ato kohe kur ata kane qene ne shoqerine e Petrika Kostanit.

Ne vend te Epilogut:

Dihet,  njeriu nuk mund te jete  i  perjetshem fizikisht.  Ajo qe nuk zhduket me largimin e nje njeriu nga jeta,  ka te beje me rolin qe luan dhe vendin qe ze njeriu, ne histori. Tipari dallues,  tek Petrika,  mes shume te tjereve ishte thjeshtesia. Ai nuk e nxirrte kurre gjoksin e te bertiste: “Kete e ate pune i  kam bere une”! Kjo ishte natyra e tij. Petrika Kostani nuk punoi per lavdine vetjake,  por lavdia e ndoqi pas. Sot,  shumecka ka mbetur ne kujtesen e njerezve dhe eshte fiksuar ne memorjen e tyre. Edhe mbasi brezi qe punoi me Petriken,  dhe ata te shumte qe mesuan prej tij,  nuk do te jene me ne kete jete,  mesiguri,  gjurmet e tij nuk mund te shuhen,  as nga koha,  as nga keqdashesit tendencioze. Vetem nje njeri qe nuk ka sy ose qe nuk do te veshtroje,  mund te mos  i  pikase,  piketat qe vuri Petrika Kostani,  ne organizimin,  drejtimin dhe zhvillimin e pergatitjes teorike dhe te praktikes se fluturimit,  ne institucionin e vetem shkencor te aviacionit qe ka patur vendi yne. Nuk mund te jem  i  nje mendje me ndonje plakarruq te roitur,   i  cili  i  shumezon te gjitha perpjekjet njerezore te aviacionisteve, sic shkruan nje miku im, me zero dhe  i  njeh vetes edhe ato qe kane bere  te tjeret.

Vetem fakti qe Petrika Kostani fluturoi per rreth 30 vjet,  radhazi e ka nje domethenie. Ai ishte komisari me jetegjate qe ka sherbyer ne kete detyre te larte e shume te nderuar. Dhe cfare komisari ishte? Monografia,  me gjithe mangesite,  besoj se  i  pershkruan bemat e tij,  pa buje e pa zhurme, sic ishte i tille Petrika Kostani. E them,  me  bindje,  se Petrika Kostani jetoi nje jete te veshtire dhe intensive. Fatkeqesia e rende qe  i  ra mbi koke kur ishte ende femije dhe rritja  jo me pekule  por nepermjet veshtiresive,  si dhe profesioni  i  veshtire  i  aviatorit qe perzgjodhi,  kaliten tek djali  i  madh  i  xha Kicos tipare te rralla te cilat u shplosen ne  jete dite pas dite. E donin dhe  i  donte te gjithe njerezit;  pa asnje interes,  e kete privilegj nuk e gezojne te gjithe.  Ata qe e kane percjelle,  jo si spektatore por si aktore aktive jeten dhe veprimtarine drejtuese shumevjecare te komisar Petrikes, nuk ka se si te mos kene pikasur si ndrinte Shkolla e si gezonin njerezit, kur shfaqej perpara tyre komisar Petrika, te cilin e donin dhe Ai i donte shume.  Keshtu ndodhte dhe ne startet e fluturimit.  Shfaqja,  pa buje e Petrikes,  i jepte gjalleri e gezim te ri gjithe efektivit qe merrte pjese ne diten e fluturimeve; u shtonte fuqite dhe shpresen atyre “ heronjve”. Me thoni,  ju lutem;  a kam te drejte te mendoj se Petrika Kostani nuk ishte thjeshte nje pilot ne detyren e komisarit te Shkolles se Aviacionit,  por nje  “engjell”,  i ardhur ne gjirin e tyre,  per ti drejtuar me urtesi e per ti “ mbrojtur” nga e keqja e mundeshme?

Pas nje semundje te rende,  me 11 Maj te vitit  2017,  Petrika Kico Kostani,  kur sapo kishte  mbushur 76 vjec,  u nda nga jeta,  ne shtepine e tij,  ne Tirane. Tek koka e Tij qendronte e jashtzakonshmja zj. Adriana dhe rreth tij femijet,  familjaret dhe te aferm te shumte. Nje ikje e parakoheshme nga kjo jete e nje  njeriu te pazakonte. Percjellja per ne banesen e fundit u be po ate dite,  ne varrezat publike te Shtishtufines, ne Tirane.  Per ti dhene lamtumiren e fundit,  bashkeshortit,  prindit,  vellait,  shokut e mikut te ngushte,  ate dite,  ne kortezhin e permortshem,  vargu  i  njerezve te “helmuar” nuk kishte te mbaruar. Erdhen e nga nuk erdhen;  u dynden, sapo mesuan gjemen,  njerezit per ti dhene lamtumiren e fundit te mirit Petrika Kostani. Kishin ardhur njerez nga Korca,  nga Vlora,  nga Qyteti “Stalin”,  nga Rinasi,  nga  Gjadri,  nga Farka dhe nga Tirana. Pa perfillur ate vape perveluese dhe moshen e thyer,  u dynden,  te ardhurit nga larg  si  i  moshuari  Kostandin Sadikaj;  Viktor Vangjeli;  Bahri Meshau  (Permeti);  Drini Shtylla;  Kapo Selmanaj;  Servet Murati;  Telo Dedi etj. etj.  Fjalen e lamtumires mbajti shoku,  kolegu dhe vartesi  i  Tij,  instruktori “legjende”  i  Pisheporos, piloti veteran  Ahmet Sulejman Zogu. Nje fjale lamtumire dinjitoze, per Ate dinjitar, ne te cilin ishin skalitur si me dalte skulptori vlerat e padiskutueshme te te ndjerit. Pesha e autoritetit dhe dashuria e respekti  i  njerezve per Petrika Kostanin,  bene qe ajo ceremoni  mortore te vecohet nga shume te tjera qe kemi pare e do te mbahet mend gjate.

Pas percjelljes,  per  familjaret,  te afermit  dhe shoket e miqte e shumte qe moren pjese ne ceremonine funebre,  u shtrua nje dreke lamtumire  e mrituar per Ate mbinjeri,  ne lokalin Me emrin “Tris”;  i  cili perdoret rendom per te tille raste. Ne ato caste te renda te ndarjes,  nuk di perse m’u kujtua nje thenje e lashte e popullit tone,  te cilen e kishte shume per zemer,  i  lavdishmi  kryepilot,  kolonel Niko Hoxha:  “… buza e plasur nuk qesh kurre…”! Une do ta perefrazoja disi me  ndryshe. Gjykuar nga jeta qe percolli Petrika,  e cila ishte plot me gezime e merziti,  do te thoja: “… I mbeturi jetim qe ne femijeri,  e ka te veshtire edhe fundin…”! Petrika Kostani,  u nda nga jeta,  para kohe,  dhe la pas dy pasardhes te denje,  te hidheruar por krenare per Atin e tyre, i cili beri sakrifica te pazakonta per tu dhene nga vetja tiparet e tij te rralla dhe u kujdes qe ata te arsimohen e  te  kulturohen,  te piqen  e te maturohen dhe do ta mbushin vatren me cicerima femijesh! 

I paharruar qofte kujtimi  i  tepaarritshmit Petrika Kico Kostani!

Te rrojne ata qe la pas!

Kualifikimet dhe vleresimet:

Ne vitin 1966, Petrika, ne baze te kushteve per klasifikimin e piloteve, te asaj kohe, plotsoi kushtet, iu nenshtrua provimeve teorike e praktike dhe u deklarua : “Pilot ushtarak  i  klasit te trete”! Kushtet per te merituar kete titull nderi mes te tjerash ishin: Piloti duhet te kishte kryer programin e pergatitjes luftarake te vitit te pare te jetes ne regjiment, pas diplomimit pilot;  te kishte percjelle,  elementet e pergatitjes luftarake si kapje, sulme tipike, imitim te luftimit ajror, qitje kunder shenjave tokesore, fluturim ne tavanin praktik te aeroplanit perkates dhe fluturim ne perberje skuadrile me 12 aeroplane, ne stratosfere. ( Lartesia percaktohej sipas tipit te aeroplanit).

Ne Parden Ajrore te vitit 1969, Petrika Kostani ishte ne formacionin parakalues, mbi bulevardin qendror te Tiranes, me nje aeroplan te tipit Mig-15 Bis.

Petrika Kostani per shkak se kishte teknike pilotimi te paster dhe ishte nga pilotet me me horizont e guximtare ishte perzgjedhur si pilot kolaudator. Ai bente proven ne toke e ne ajer te aeroplaneve te tipit: Mig- 15 e te atyre Mig- 17f.  Besoj se jane te shumte ata qe e dine, se vetem pastertia e teknikes se pilotimit, nuk mjafton per te qene kolaudator. Nuk mund te anashkalohet, as niveli  i  larte teorik, as intuita shkencore, as guximi, trimeria dhe qetesia ne ajer,  per te qene  i  kompletuar, si pilot qe mund te bente proven ne ajer te nje aeroplani,  i  cili kishte kaluar ne riparim, periodik ose pas ndonje defekti qe mund te ishte shfaqur.

Ne vitin 1968 Petrika u caktua ne detyren e instruktorit te teknikes se pilotimit. Me qellim qe aftesite profesionale te tij te ishin ne nivelin e kerkesave te kohes, Ai u trenerua per te fluturuar nga kabina e dyte e avionit gje qe nuk ishte e njellojte me pilotimin nga kabina e pare ose nga fluturimet me aeroplan njevndesh. Studentet qe mesoi Petrika u bene drejtues te nenreparteve dhe reparteve te aviacionit, fluturuan ne tipa aeroplanesh me te sofostikuar, sic eshte aeroplani Mig-19 S dhe Mig-21, si dhe u sterviten ne kushte te ndryshme te motit e fituan shkalle me te larte kualifikimi.  Studenti Mane Bulluti, psh ne Regjimentin “Peza” ku fluturoi per nje kohe te gjate, u ngjit ne funksione drejtuese dhe ne Komanden e Aviacionit, ku mbajti pozicione te lakmuar drejtimi,  sic ishte ai  i  instruktorit te qitje-bombardimeve, te cilin Manja e ushtroi disa vite. Nese, piloti veteran, Maksim Rexha, nje “gjigand”, ne shtat e ne ajer, u be komisar skuadrilje, ne Gjader, kur fluturonte me aeroplanet Mig-19S, zanafilla e arritjeve te tij eshte fluturimi ne Pisheporo, me instruktor Petrika Kostanin e paharruar.

Ne vitin 1977,  Petrika Kostani kreu studimet ne Shkollen e Lartet e Partise “V. I. Lenin”, ne Tirane dhe ne vitin 1982 kreu Kursin e Larte te Filosofise, prane Shkolles se Larte te Partise “V. I. Lenin”, ne Tirane.

Petrika Kostani zoteronte Gjuhen Ruse, me te folur e me shkrim. Ai lexonte shume; lexonte literature artistike,  ku ne vend te preferuar ishin shkrimtaret klasike ruse, ne vecanti Maksim Gorki, te cilin nuk e ndante nga dora. Petrika lexonte mjaft literature tekniko –shkencore ku ne vend te pare ishte teoria e fluturimeve, aeronavigacioni dhe rastet e vecanta ne fluturim. Literaturen politike, sidomos filosofine, si shkence me prioritet, e kishte mjaft per zemer. Per shkak te detyres, studionte dhe literature politike bashkekohore. Leximi kishte ndikuar mjaft per zgjerimin e horizontit te Petrikes, gje qe reflektohej ne praktike, ku Ai, jepte mendime te bazuara e propozonte zgjidhje konkrete.

Urdhrat dhe medaljet:

Ne vitin 1973, Petrika Kostani u nderua me Urdhrin e “Sherbimit Ushtarak te klasit te Trete”.

Ne vitin 1980, Petrika Kostani u nderua me Urdhrin “Ylli i Kuq i klasit te Dyte”.

Disa opinione:

Ahmet Sulejman Zogu, koleg  i  Petrikes, bashkepunetor  i  tij per nje kohe mjaft te gjate. Si shok  i  afert  i  Tij,  Ahmeti pergatiti dhe lexoi fjalen e lamtumires. Ne fjalen e tij theksohet:

Te nderuar pjesemarres!  Zoti apo natyra po na ndeshkon ne menyre te pameshireshme kohet e fundit, duke na marre njeri pas tjetrit jetet e shume shokeve te aviacionit.  I  tille eshte edhe rasti  i  sotem ku, me dhimbje te madhe jemi mbledhur per ti dhene lamtumiren e fundit shokut tone te dashur e te shtrenjte Petrika Kostani. Petrika u lind ne qytetin e Korces, me 5 maj te vitit 1941, ne nje familje qytetare korcare, me tradita te hershme patriotike, kulturore dhe atdhetare. Mjafton te themi qe Petrika ishte nip  i  Midhi Kostanit. Mbasi mbaroi shkollen fillore, ate shtatevjecare dhe te mesmen, ne Korce, me rezultate shume te mira, ne vitin 1959, iu bashkua grupit te studenteve shqiptare qe shkuan per studime ne Bashkimmin Sovjetik, per t’u prgatitur si aviodrejtues ajri ne  Aviacionin Luftarak Shqiptar;  ne kuadrin e planeve te shtetit shqiptar si anetar  i  Traktatit te Varshaves.

Prishja e marredhenieve me Bashkimin Sovjetik beri qe grupi  i  Petrika Kostanit, si shume grupe te tjere te shkojne ne Kine per t’u pergatitur per pilote. Ne vitin 1963, mbaroi programin teorik e ate praktik, ukthye ne Shqiperi dhe u emerua ne Regjimentin luftarak te Kucoves. Gjate gjithe kohes, neper shkollat qe ka kryer, Petrika  ka patur rezultate shume te mira teorike dhe praktike dhe duke sherbyer ne kete regjiment, u kalit e u forcua me tej profesionalisht duke fituar ekspriencen e nevojshme per te perballuar me sukses te gjitha detyrat luftarake qe iu ngarkuan. Ne vitin 1968, Petrika u transferua ne detyren e instruktorit pilot, ne Shkollen e Aviacionit, ne Vlore. Per rezultate te shkelqyera ne punen me studentet, komunikim teper te ngrohte dhe vellazeror, pas dy vitesh, Ai  u emerua komandant  i  skuadriles reaktive ne Shkollen e Aviacionit ne Vlore. Ne vitin 1977, u emerua komisar  i  Shkolles se Larte te Aviacionit, detyre te cilen e kreu per nje kohe te gjate, deri sa doli ne pension, ne vitin 1992.

Gjate gjithe karrieres se tij si pilot dhe si komandues, asnjehere, nuk  i  eshte larguar fluturimit, por ka  kryer te gjitha llojet e detyrave, ne rolin e instruktorit, ne rolin e kontrolluesit, ne eksperimentimin dhe ne kolaudimin e avioneve, ne detyra speciale, ne kuadrin e stervitjeve te medha ne shkalle  ushtrie, me qitje e bombardime, ne terren malor dhe fushor. Celesi  i  suksesit ne punen e tij ishte komunikimi njerezor e vellazeror dhe human, me njerezit, perkujdesja dhe perkushtimi me te gjitha kategorite, qe nga ushtari, tekniku e specialisti e ne vecanti me studentet dhe me koleget pilote. Petrika ka qene unikal ne thjeshtesine dhe ne modestine e tij. Si askush tjeter, pa asnje shenje egoizmi e mendjemadhesie. Ai ka patur detyren e komisarit, por nuk dinte te bente leksione politike e filosofike; Ai dinte te komunikonte aq mire e aq thjeshte dhe aq embel me njerezit. Fjalet e Tij ngjitnin si me zamke bre, sic thoni ju korcaret.

Ne shpirtrat dhe ne zemrat e njerezve Petrika dhe bashkeshortja e tij Adriana, nje mesuese e mrekullueshme kane lindur e kane rritur dy femije te mrekullueshem: vajzen Klea dhe djalin – Landi, me dashuri per shkollen dhe per punen. Ata, sot kane krijuar familjet e tyre, me niper e mbesa te dashur e te respektuar per Gjyshin dhe per Gjyshen te cilet kane sakrifikuar aq shume per rritjen dhe per edukimin tyre. Ata do te krenohen me gjysherit e tyre te mrekullueshem.

Kurre nuk me kishte shkuar ne mendje, as ne imagjinate, se do te kishja nderin te thoja keto fjale, ne emer te shokeve, perpara trupit  tend te pajete.

O shoku yne  i  shtrenjte Petrika Kostani! Une shfrytezoj rastin, per te te kerkuar falje publike qe nuk ta plotsova kerkesen tende te vazhdueshme kur me thoshje: “shkruaj per Pishe Poron; shkruaj per punen e madhe e te jashtzakonshme qe kemi bere, sepse asnje nuk mund ta imagjinoje e ta shkoje neper mend, as nga vete koleget e aviacionit shqiptar se c’behej atje. Ngarkesa maksimale gjate gjithe diteve te javes fillonte ne oren 5 te mengjesit dhe perfundonte ne oren 21 te darkes. Eshte nje rast unikal, ne aviacion, natyra e punes ne Shkollen e Aviacionit ku punohej me turne. Para dite, punohej me skuadrilen reaktive;  mbas dite – me skuadrilen me helike. Petrika Kostanit  i  binte qe brenda dites te kryente detyren si udheheqes fluturimi dhe te fluturonte me studentet, si kontrollues si dhe te ishte drejtues dhe kontrollues  i  pergatitjes per fluturim, per te nesermen. Duke patur kete proces pune dhe duke zbatuar, me rreptesi rregulloret dhe instruksionet, prandaj dhe ngjarjet e jashtzakonshme ne shkolle kane qene minimale, per te mos thene fare. Eshte merite e familjeve tona; e Adrianes, ne rastin konkret qe, ne mungese te babait ne shtepi, krahas punes te shtetit rriten dhe edukuan femijet e tyre.

I dashur shoku yne Petrika! Kurre ne dhe te gjithe ata qe te njohin, shoket, nuk do te harrojme humorin tend te kendshem dhe buzeqeshjen tende te embel. Kjo buzeqeshje do te mbetet gjithmone ne syte tane. Koha e gjate, ne ate pune te veshtire dhe jeta jone se bashku, dite e nate, per vite te tere e kalonin termin shoke dhe afrohet me shume me ate: vellazeri. E kam shume te veshtire te ndahem me ty, Petrika jone  i  dashur. Me shume dhimbje te themi: Lamtumire pergjithmone shoku yne. I perjetshem qofte kujtimi  i  juaj! U prehte ne paqe shpirti juaj  i  mire dhe  i  paster!

Ne shenje mirenjohje ju ftoj te mbani nje minute heshtje!

Mbas fjales te lamtumires u lextelgrami  i  ngushellimit, drejtuar familjes Kostani, nga Ministri  i  Mbrojtjes, nga Shtabi  i  Pergjithshem  i  Forcave te Armatosura dhe nga komanda e Forcave Ajrore. Ne telegram shkruhej:

 Te dashur familjare te Petrika Kostanit! Me hidherim te thelle, mesuam lajmin e ndarjes nga jeta te ish kolegut tone, pilotit te Aviacionit Luftarak Shqiptar Petrika Kico Kostani. Gjate karrieres se tij, Petrika u shqua si pilot  i  talentuar dhe nje komandant qe, me afteesite e tij profesionale dha kontributin e tij, ne Shkollen e Aviacionit ku punoi me perkushtim e deshire te jashtzakonshme ne pergatitjen e shume brezave te rinj pilote. Me vdekjen e tij, Adriana humbi bashkeshortin e saj te jetes; fmijet humben babain e tyre shembullor; shoket dhe miqte humben nje koleg te dashur e te respektuar. Ne kete moment te dhimbjes se thelle per familjen dhe te afermit, duke u ndjere pjese e kesaj dhimbje, ne emer te personelit te Forcave Ajrore dhe ne emrin tim, ju shprehim ngushellimet tona me te sinqerta.

I paharruar qofte kujtimi  i  tij!

Bahri Meshau ( Permeti), koleg, shok  i  afert dhe per shume vite  i  Petrika Kostanit:

“… Ne fillim te vitit 1964,  grupit te Petrikes iu shtuan dhe kater pilote,  te diplomuar ne Shkollen e Aviacionit, ne Vlore.  Ata ishin:  Thana Papa ( ndjese paste);  Pandeli Lengu;  Vangjel Baba dhe Bahri Meshau ( Permeti).  Se bashku me Petriken,  na caktuan ne Skuadrilen e dyte te regjimentit te Qytetit “Stalin” te cilen e komandonte  i  paharruari Tomorr Avdia, nje autoritar ne dukje, por nje njeri  i  bute,  i  ndershem,  i  dashur e  i  respektuar nga te gjithe. Qe ne fillim, me Petriken krijuam marredhenie te sinqerta shoqerore.

Petrika Kostani ishte lindur e ishte rritur ne nje familje punetore qytetare korcare. Ai manifestonte kulture, thjeshtesi, qytetari e bujari. Ne muajin shtator te vitit 1964, mua dhe te ndjerin Thanas Papa, komanda na pajisi me flete kampi per te pushuar ne Pogradec. Petrika, si njohes  i  mire  i  asaj zone me tha:” Atje ben fresket;  duhet te marresh me vete xhakete”! Ngrita supet, si per ti deftuar se nuk me ndodhej nje e tille. “Merr xhaketen time”- tha Ai dhe shtoi: “Merr dhe gravaten”! Menyra se si veproi dhe toni  i  Tij,  ishin urdheruese. Kjo me beri te mos kundershtoja. Nderhyri Petrika, me fjalet: “Cme veshtron ashtu; ne jemi shoke”.

Ne jeten e perditshme, ne repart kishte shume gjalleri dhe veprimtari te ndryshme fizkulturore- sportive. Petrika ishte aktiv, ne keto veprimtari sportive. Ata qe kishin studiuar ne Kine, luanin mjaft mire ping-pong. Une, luaja por dilja perhere humbes. Ne ndonje rast edhe fitoja, por fale tolerances te Petrikes.

Kur sherbente ne Regjimentin e Qytetit “Stalin”, Petrika shquhej gjate plotsimit te detyrave luftarake. Petrika dallohej edhe si instruktor  i  teknikes se pilotimit ne Shkollen e Aviacionit ku gezonte dashurine dhe respektin e studenteve. Ne detyren e komandantit te skuadriles reaktive te Shkolles se Aviacionit, Petrika, shume shpejt fitoi dhe aftesite komanduese e drejtuese. Ai, ne cdo kohe karakterizohej nga durimi dhe arsyetimi  i  shendoshe per zgjidhjen e problemeve te efektivave.

Ne vitin 1975 Petrika u dergua ne Akademine Ushtarake. E percolla deri tek stacioni  i  trenit te Vlores. Petrika me hodhi doren ne sup e me nje ton teper vellazeror, ne forme bisede mes miqsh, me dha disa keshilla me vlere. “Skuadrilja reaktive e Shkolles se Aviacionit- me tha- ka nje efektiv goxha te madh; gati sa te gjitha skuadrilet e regjimentit; prandaj duhet te besh shume kujdes se kane shume probleme. Njerezit kane halle e preokupime te ndryshme; ka dhe nga ata qe nuk e kane formimin e nevojshem…”.

Petrika Kostani eshte komisari me jetegjate  i  Shkolles se Larte te Aviacionit. Ai do te mbahet mend nga     i gjithe efektivi, si kuadri me dashamires,  i  rregullt,  i  perpikte ne detyre, por, mbi te gjitha, Ai ishte teper njerezor per zgjidhjen e problemeve dhe halleve te njerezve. Petrika Kostani  i  njihte me emer, deri tek origjina e tyre, te gjithe efektivin, qe nga kreu, deri tek ushtari  i  thjeshte. Me studentet dhe me ushtaret, Petrika sillej pa fodullek, por si nje prind  i  vertete. Ne ndonje rast  i  thoshja: “Ku e njeh kaq mire “X”-in apo “Y”- psilonin e Ai me pergjigjej, buzagaz:” Kjo eshte detyra ime si komisar”! Durimi  i  atij njeriu ishte  i  admirueshem.

Mjaft e veshtire qenka te shkruash per nje shok, mik e vella, me te cilin ke punuar per gati nje gjysme shekulli, por fatkeqesisht, eshte ndare vetem fizikisht. Kur shoku yne Niazi Nelaj me kerkoi te shkruaj dicka nga jeta e te ndjerit, shokut tone Petrika Kostani, kerkesen e prita me knaqesi. Por duke hedhur ne leter copeza kujtimesh, po ndihem ngushte, mbasi eshte e veshtire, ti permbledhesh ato ne pak rrjeshta, prandaj dhe jam kaq  i trishtuar.

Njohja ime me Petrika Kostanin  i  perket kohes kur ndryshimet politike midis Shqiperise dhe Bashkimit Sovjetik bene kthimin ne Atdhe te studenteve shqiptare, pa perfunduar studimet. U kthyen rreth 100 studente te profileve te ndryshem te aviacionit. U sistemuam ne nje mjedis,  i  cili nuk di perse quhej Hoteli  i  Ministrit, ne kushte optimale. Ketu u njoha mire, me te gjithe te kthyerit dhe me djalin capken, te thjeshte e dashamires dhe me humor, qytetarin e mirefillte korcar- Petrika Kostani. Petrika  i  perkiste grupit te studenteve, te cilet, kishin studiuar e kishin fluturuar, 2 vite, ne Bashkimin Sovjetik, per aviodrejtues fluturimi. Pas kthimit te detyruar ne Atdhe, grupi u dergua ne Kine, per tu bere pilote dhe u kthye prej andej,  i  diplomuar pilot gjuajtes-bombardues, i  specializuar per te fluturuar ne aeroplanet reaktive  Mig-15. Te gjithe te diplomuarit pilote, u emeruan ne Regjimentin “Peza” te qytetit “Stalin”. Atyre iu bashkuan dhe kater pilote te diplomuar ne Shkollen e Aviacionit, ne Vlore.

Nuk jam besimtar e nuk u ze bese endrrave qe me shoqerojne vazhdimisht, por nuk  i  spjegoj dot ato. Petrika me shfaqet ne enderr, shpesh, jo sic ishte, gazmor e  i  hedhur por  i  permbajtur e  i  heshtur. Aq shpesh me shfaqet ne gjume,  i  paharruari, sa, nje here ( ne gjume ) iu drejtova disa shokeve, me fjalet: “Mos e merzitni komisarin se nuk ka qene mire nga shendeti…”

I paharruar qofte shoku yne  i  mire;  shoku, miku e vellai im  i  dashur Petrika Kostani!

Enver Muca – shok grupi  i  Petrika Kostanit, ne Shadrinsk, ne Krasnodar dhe ne Mancuri: Pas perfundimit te Universitetit ne Pekin, u be perkthyes  i  Gjuhes Kineze dhe u largua nga aviacioni:

“… Duhet te kete qene fundi  i  gushtit  te  vitit 1959. Mbasi kishim qendruar 3 apo 4 dite ne nje repart ushtarak, ne periferi te Tiranes ( ndoshta tek  i  ashtuquajturi “Rrapi  i  Treshit”), me ne fund, ne nje karroceri te nje kamioni me targa ushtarake, “na nisen” per ne Vlore. Ishim 16 vete e mezipritnim per te nisur studimet ne nje shkolle ( ucilishe) ushtarake te aviacionit, ne ish Bashkimin Sovjetik… Me te mberritur ne Vlore, pas pershendetjes nga nje ishushtarak  i  larte, ashtu, si te ishim dele, na ngarkuan ne nje anije te vogel ( “Irgis”) quhej, me sa me kujtohet, e, pas 4 ditesh “na shkarkuan” ne portin e Odeses. E qe andej, me pas, me tren, udhetuam drejt Moskes e, me tej, , po m tren, drejt nje qyteti te vogel, “ne ate ane “te Uraleve, ne Shadrinsk. Keshtu nisi aventura e grupit tone prej 16 kursantesh… Do te studionim per shturmane te avionit IL-28, gjuajtes-bombardues ( bombardues  i  mesem fronti, N. N.).

U njoha me Petriken ( Kostani), Pergjate atyre 4 diteve te lundrimit drejt Odeses. Me beri pershtypje; gati “me shikimin e pare”, ndjeva se me te do te me “haej muhabeti”, me shume se me te tjeret. Ne ate grup, sic e thashe, ajo fytyre e plote, e qeshur e qe, tek fliste me ate dialektin e korcareve te thekur, merrte nje te skuqur te lehte… E kam dashur Korcen, qe ne femijerine time te hereshme; por edhe korcaret, me te foluren e tyre karakteristike, zhargonin qe perdornin kur benin humor, zerat e tyre te bukur, tek kendonin ato serenatat e fameshme. Petrika ishte  i  tille. Ne fytyren e tij, plot drite e jete, gjithcka ishte e skalitur si nga dora e nje skulptori… kulmin e arrinin syte e tij te qiellte…

Nuk u desh te kalonte shume kohe e ne procesin e njohjes me njeri-tjetrin, Petrika zuri vend ne ““eliten”e asaj gjashtembedhjeteshe cunash. E donim, te gjithe… Ishte ngahere  i  gatshem te na ndihmonte per mbajtjen paster e me dinjitet te uniformes ushtarake. Petrikes  i  vinte ndoresh, te hekuroste, po se po, por edhe te qepte e te riparonte kemishet, apo edhe pantallonat tona… E them, me gjithe zemer; ne saje te Petrikes, ne mbremjet e vallezimit qe organizoheshin ne sheshet e vallezimit ( ne tancplloshadkat) e atij qyteti te vogel ( ne ate ane te Uraleve- ne Lindje te tyre N. N. ), ne binim ne sy si djelmoshe te veshur paster e te kollarisur. Petjan ( Petriken) e kishim nderkohe edhe instruktor ne mesimin e patinazhit apo ne rreshqitjet me ski. Ai nuk kursehej per te na ndihmuar, neve, “agallareve”, qe nuk merrnim vesh nga ajo pune. Keshtu na ngacmonte, me shpoti,  i  rralli Petrika Kostani.

Sic e thashe, jeta ime mori nje drejtim krejt tjeter. Me Petjan ( Petriken e paharruar) u ndava, per te mos u takuar per dhjetra vite radhazi. Humbja e tij ( ikja e tij nga kjo jete), me ka lene pikellim te madh. E kujtoj, ngahere, me dashuri e me respekt. Nuk e pata fatin qe edhe une te vijoja udhen e bukur qe ndoqi Petrika, ne armen e aviacionit; ama, ajo kohe e paket ( per afro 3 vite) me ka lene ne kujtesen time, te ngulitur thelle njeriun e mire, djaloshin fytyreqeshur, shokun e respektuar nga te gjithe, kursantin korrekt  i  cili, me pas do te behej komandant e komisar  i  shquar e nje pilot  i  jashtzakonshem  i  Forcave Luftarake Ajrore.

Petrika ishte nje djalosh, me te vertete modest. Po ju rrefej nje fakt teper domethenes: Krejt rastesisht, mesova nga miku  i  afert  i  tij, Viktori ( Vangjeli N. N. ) se nje xhaxha  i  Petrikes… ishte Deshmor  i  Luftes Nacionalclirimtare; madje dhe nje shkolle e qytetit te Korces, mbante emrin e tij. Kishte ne grupin tone djem “me biografi te mire”, sic thuhej asaj kohe, por, ama, Petrika nuk e permendi, qofte edhe nje here emrin e tij e nuk u mburr kurre me kete fakt, sic ndodhte rendom, ne ata vite…

Ipaharruar qofte kujtimi  i  tij!

Shenim: Shokun e grupit, ne daten 7 nentor te vitit 2018, e takova rastesisht, ne nje rruge te kryeqytetit tone. Si per te plotsuar opinionin e tij, e pyeta: A kaluat ndonje nate, ne  Moske e cfare pate ne ate metropol? Sikur te ishte kthyer, dje, nga Moska, Enveri me beri me dije se kishin fjetur nje nate ne Moske e u ishte dhene mundesia te vizitonin Maozoleun Lenin-Stalin, Universitetin “Lomonosov” etj. Atij  i  kishte lene mbrese, fakti qe wc e qytetit ishin pa dyer dhe te gjithe uleshin ne radhe, si te ishin ne nje shikim rrjeshtor … ( N. N. ).

Viktor Vangjeli, shok grupi  i  Petrika Kostanit, ne Shadrinsk, ne Krasnodar, ne Mancuri dhe ne Qytetin “Stalin” e me pas:

“… Petrika Kostanin e kam njohur nga muaji  gusht, i  vitit 1959, derisa u nda nga jeta.  Me 23 gusht te vitit 1959, u nisem nga Tirana, per ne Vlore, nga ku do te hipnim ne anijen sovjetike “Irgis”, per te lundruar drejt portit detar sovjetik te Odeses, ne Jug te Bashkimit Sovjetik. Ne Odese, u ndame si grup. Do te studionim per shturmane ajrore, ne shkollen e aviacionit te nje qyteti te vogel, ne anen Lindore te maleve Urale; ne Shadrinsk.

Ne fillim, qeme te drojtur. Thuajse te gjithe vinim nga shkollat e mesme civile te vendit. I vetmi ish skenderbegas, ne grupin tone, ishte Besnik Hashorva. Njohja dhe afrimi me njeri-tjetrin u be gradualisht e dita –dites, por jo me te gjithe njelloj. Njohja me shoqi- shoqin dhe formimi  i  shoqerive te ngushta u be, pa buje e pa zhurme, sipas mentaliteteve dhe sipas karaktereve te sejcilit. Brenda grupit te madh, me te gjithe ishim shoke. Shoket tane qe vinin nga qyteti ishin me te hedhur; ne qe ishim nga fshati ishim me te drojtur. Petrika, ne pamje te pare, sipas mendimit tim, paraqitej nje  i  ri  i  qeshur e dashamires dhe me nje humor te kendshem. Shakate e tij  i  pelqenin te gjithe; mblidheshim e kenaqeshim me rrefenjat e tij. Ne pamje te pare, per nje njeri qe nuk e njihte, Petrika linte pershtypjen sikur nuk e “cante koken”; por, kur u afruam e u miqesova me te, doli ndryshe.

Petrika rridhte nga nje familje qytetare korcare, me qendrime atdhetarie, e lidhur ngushte e me kontribute te shquara ne Luften Antifashiste Nacionalclirimtare. Xhaxhai  i  Petrikes, Midhi, nje guerrilas  i  qytetit te Korces, u var, nga fashistet italiane, ne qender te qytetit, pasi  dogji zyrat fashiste te fashios, se bashku me Kico Grecon. Familja e Petrikes, pas Luftes se Dyte Boterore perbehej nga 8 femije. Ne ate familje punonte vetem Babai  i  tij- Kicua me profesion kasap. Petrika mbeti jetim nga e ema qe kur ishte 6 vjec dhe  i  ati u martua serish. Ne kete kuptim, Petrika nuk qe  i  rritur ne bollek, por ne ngushtesi. Qe kur ishte adoleshent, Ai ishte futur ne hallet e familjes dhe ishte  i  prire te ndihmonte vellezerit dhe motrat. Familja Kostani, mezi priste te rritej vellai  i  madh, Petrika.

Kur diskutonim per ceshtje te ndryshme, mes shokesh, Petrika jepte mendime te pjekura dhe  i  kishte te qarta detyrimet ndaj familjes. Duke pare qe na puqeshin mendimet,  u afruam shpejt me njeri-tjetrin dhe krijuam marredhenie te ngushta, personale dhe familjare, te cilat  i  ruajtem, derisa Ai mbylli syte. Dy vjet, ne Bashkimin Sovjetik dhe dy te tjere ne Kine ishim, se bashku, ne nje klase, pushonim ne te njejtn fjetine e ushqeheshim ne te njejten mense. Petrika, jeten e veshtronte me optimizem; kete tipar karakteristik te tij, sikur na e injektonte edhe neve shokeve te tij. Ne situatat e veshtira qe kemi kaluar, sidomos gjate studimeve ne Kine, ku situatat e veshtira pasonin njera-tjetren, Petrika, ne cdo rast na krijonte mjedis optimist e na shtonte krenarine e na “mbante gjalle”… Ai, me ngjante me nje njeri qe te merr per dore e te con neper shtigje te pashkelura.

Petrika Kostani e donte profesionin e pilotit dhe ishte mjaft  i  perkushtuar. Jeta e gjate si pilot, e vertetoi plotesisht kete passion te tij. Ai, me perpjekje te jashtzakonshme arriti nivele te larte e u be pilot cilesor. Petrika fluturoi ne te gjitha kushtet, me cilesi dhe pati arritje me vlere ne karrieree, deri ne detyren e larte e te nderuar te Komisarit te Shkolles se Lartet e Aviacionit. Pavaresisht se u deklarua  i  paafte per te fluturuar naten, per motive shendetesore, Ai fluturoi ne aeroplanet reaktive gjuajtes-bombardues te tipit Mig-15, fillimiht ne Skuadrilen e trete te Regjimentit “Peza” te Qytetit “Stalin” e me pas, ne Pisheporo, me studentet per pilote, duke kryer detyren e veshtire te mesuesit te fluturimit dhe ate te komisarit te Shkolles se Aviacionit.

Petrika Kostani, ne veprimtarine shumevjecare si pilot e si drejtues, ne cdo rast shfaqi virtytet me te vyera te familjes prinderore dhe te qytetit ku u lind e u rrit. Ne jeten e tij, Petrika, kurre nuk pergojoi e nuk percmoi njeri, por shpalosi vlera morale te qenesishme, me durim, pa u nxituar per te dhene mendime te pjekura e te sakta. Mbi te gjitha, Petrika ishte  i  drejte, me te gjithe dhe teper njerezor ne marredhenie me njerezit. Cilido qe e ka njohur Petrika Kostanin, vec fjale te mira mund te thote per ate njeri. Ne raportet shoqerore, Petrika reflektonte kulturen qytetare te korcarit te kulturuar.

Kur Petrika vajti ne Shkollen e Aviacionit, u ndame nga njeri-tjetri, por edhe pse larg, takoheshim here pas here, si vellai me vellane. Ruaj ne kujtese nje ndodhi nga marredheniet tona te ngushta, te cilen dua ta ndaj me ju: Me caktuan te shkoja ne Shkollen e Partise “V I Lenin”. Iu drejtova ish komisarit te aviacionit, qe ta bisedonte me Sekretarin e Komitetit te Partise dhe te vendosej qe, edhe Petrika te dergohej ne kete shkolle, me qellim qe te ishim te dy, bashke. Te njejten gje, u tha dhe Petrika drejtuesve te njesise,kur u caktua per te kryer Kursin e Larte te Filosofise.

Petrika, si kuader drejtues dhe si pilot, ka kontribuar denjesisht, si gjate kohes kur ishte ne Regjimentin “Peza” te Qytetit “Stalin” dhe kur shkoi ne Shkollen e Aviacionit, sidomos n kushtet tejet te veshtira te punes e te jeteses ne Pisheporo. Ai ishte I brumosur qe ne vegjeli, nga familja e tij, me ndjesine e te punuarit. Sipas Petrikes, njeriu ne jete, duhet te dashuroje punen. Prandaj Ai njeri, nuk iu kursye punes por iu perkushtua asaj me vullnet dhe fluturoi, si diten dhe naten. Pervec kesaj, Petrika, qe ne femijeri ishte i brumosur , me ndjenjen e atdhedashurise. Shkollimi, vertet  i  dha njohurite e nevojshme, por jeta dhe puna e veshtire e pilotit, si ne regjiment dhe ne Shkollen e Aviacionit e burreruan dhe e aftesuan duke e pajisur me te gjithe kualitetet, si kuader me vlera te shumta. Per kontributet qe ka dhene, ne zhvillimin e aviacionit tone, ne vecanti kur kushtet e stervitjes ajrore u veshtiresuan mjaft, pas vitit 1978, Ai e ka vendosur veten aty ku  i  takon, ne piedestalin e Aviacionit tone ushtarak.

Edhe sot, kur ka kaluar nje fare kohe, asnjehere nuk dua ta mendoj largimin e tij nga kjo jete. Petrika Kostani, me sjelljen dhe me punen e tij, ka vulosur pavdekesine.

I paharruar qofte kujtimi  i  tij!

Kostandin Sadikaj, koleg dhe shef e vartes  i  Petrika Kostanit; njeri nga pilotet qe ka punuar me gjate me Petrika Kostanin. Kur  i  kerkova te me thoshte dicka per Petrika Kostanin, ne daten 25 tetor te vitit 2018, Kostandini, te cilin shumekush e quan “Legjenda “e Pisheporos, jo vetem qe u entusiazmua por, menjehere, me tha:

 Shkruaj, shkruaj per Petriken, shkruaj cfare te duash, te gjitha  i  meriton Ai njeri dhe vazhdoi: “…Petrika Kostanin e kam njohur ne Shkollen e Aviacionit, ne Vlore dhe ne Regjimentin e aviacionit “Peza” te Qytetit “Stalin”. Njohja ime me te ka nisur qysh nga koha kur Petrika u kthye nga Kina, ne fundvitin 1963, ku ishte diplomuar pilot gjuajtes-bombardues,  i  specializuar per te fluturuar ne aeroplanin e tipit Mig-15. Kam punuar e kam jetuar prane tij per shume vite. Tek Petrika Kostani kam pare nje njeri me intelekt te rralle, te sjellshem e te edukuar. Petrika punonte shume me te rinjte qe perbenin pjesen derrmuese te efektivit te Shkolles se Aviacionit dhe 100% te studenteve. Shtoj se ne Shkollen e Aviacionit, ishin te rinj, si studentet dhe instruktoret e pedagoget. Tek Petrika, ata veshtronin afersine, ngrohtesine, embelsine e fjales dhe buzeqeshjen dashamirese te tij. Petrika  i  pershtatej moshes se re dhe vartesit e donin dhe e respektonin shume. Ne opinionin tim Petrika Kostani ka qene njeri nga komisaret me te mire qe ka patur Shkolla e Aviacionit, qe prej formimit te saj.

Shtoj se Petrika Kostani shquhej jo vetem per sjellje qytetare dhe edukate te shendoshe por kishte dhe nivel te larte teoriko –praktik dhe metodik, si fluturues e si kuader drejtues  i  shkolles. Petrika punoi gjate ne Vlore, e ne vecanti ne aerodromin fushor te Pisheporos. Ne kushtet e atij aerodrome te veshtire, Petrika fluturonte ne dy tipa aeroplanrsh; ne avionet me helike Tip-61 dhe ne ata reaktive Mig-15. Ai fluturonte me studentet, per ti kaluar nga njeri ushtrim ne tjetrin, por fluturonte dhe me instruktoret e fluturimit, per te pare aftesite profesionale dhe metodike te tyre. Petrika Kostani perballonte, me shpirt sacrifice e perkushtim te rralle stervitjen ajrore, ne te dy tipat e aeroplaneve dhe pergatitjen e studenteve per fluturim. Ai percolli, denjesisht punen me dy turne.

Kur eshte dashur, Petrika Kostani ka kryer dhe detyra luftarake ajrore, ne sfondin taktik, ku eshte shquar per discipline e cilesi te larte. Une, Kostandin Sadikaj, si koleg ne profesion dhe shok e mik  i  tij; ne detyre, ne jeten shoqerore e familjare, e cmoj Petrikan, per karakterin, sjelljen dhe qendrimin e tij korrekt e dashamires kudo ku ndodhej e ne cdo vend ku punonte.

Ngushelloj familjen e tij, per humbjen e njeriut te tyre te shtrenjte dhe mikut tim te rralle, te bukurit komisar te Shkolles se Aviacionit.

I paharruar qofte kujtimi  i  tij!

                         Me respekt; Kostandin Sadikaj, pilot, koleg i Petrika Kostanit!

Servet Murati, pilot, ish komandant  i  Shkolles se Aviacionit, koleg  i  Petrika Kostanit:

 “… Petrika Kostanin e kam njohur, kur, te dy ishim studente per pilote, ne Bashkimin Sovjetik. Ne shkollen e aviacionit te Krasnodarit, une studioja per t’u bere pilot gjuajtes-bombardues e Ai, se bashku me grupin ne te cilin bente pjese, kishin nisur studimin ne Shadrinsk, dhe e vazhduan ate ne Krasnodar ku dhe fluturuan, ne rolin e shturmanit fluturues, ne aeroplanet dymotorresh me helike- LI-2. Qendruam se bashku, ne stinen e vjeshtes dhe ne ate te dimrit; ne pranvere u ndame. Une, me shoket e grupit ku beja pjese dhe me ata para nesh, te cilet kishin studiuar ne Borisoglebsk, u cvendosem ne qytetin provincial te Kushovskes, ku u stervitem si pilote gjuajtes-bombardues, ne aeroplanet reactive – Mig-17. Petrika dhe shoket e ti te grupitqendfruan ne Shkollen e Aviacionit, ne Krasnodar  ku fluturuan ne rolin e shturmanit fluturues, ne aeroplanet dymotorresh me helike, te tipit LI-2.

Ne vitin 1962, Petrika Kostanin e njoha dhe ne Kine, ku Ai dhe shoket e grupit te tij u rikualifikuan per te mesuar pilotimin e aeroplanit gjuajtes –bombardues Mig-15. Ne Shkollen e Trete te Aviacionit Kinez Petrika dhe shoket e tij   u diplomuan pilote gjuajtes-bombardues. Pas perfundimit te Shkolles se Trete te Aviacionit Kinez, Petrika u emerua ne Regjimentin “Peza” te Qytetit “Stalin”, ku dhe une u emerova pilot, si ai. Kishim dhe raport vartesie me njeri-tjetrin. Kam punuar, se bashku me Petriken 12 vjet, ne Shkollen e Aviacionit, ne Vlore: Ai- komisar e une komandant  i  shkolles. Ne keta funksione drejtuese u lidhem aq shume me njeri-tjetrin dhe kishim unitet te shendoshe mendimi e veprimi, aq sa, ata qe na veshtronin jo vetem qe benin te habiturin por dhe na kishin zili. Ne, asnjehere te vetme, nuk e kundershtuam njeri-tjetrin por ishim si nje trup  i  vetem. Nuk ishim, as konformiste, as nuk  i  hapnim krahun njeri-tjetrit per tu dukur sikur kishim unitet. Jo! Ne, ishim ne fakt ne nje mendje se  i  gjykonim gjerat objektivisht dhe punonim ne te njejtet kushte. Kam bindje se ky unitet , jo formal e jo i siperfaqshem, yni. Ishte me tepër rrjedhoje e tipareve te karakterit te  Petrikes,  i  cili, as donte; as ngjallte “sherre”.

Petrika Kostani ishte njeri shume  i  dashur. Ai rrezatonte vetem dashuri e miresi. Kete vije sjellje, Petrika e kishte konstante, te vazhdueshme dhe me te gjithe njelloj. P trika nuk dinte te mbante meri apo te prishte qejf me njeri. I qete,  i  zgjuar, shume komunikues, me edukate qytetare dhe mjaft  i  kulturuar. E donte shume profesionin e pilotit dhe, ato qe dinte vete, kishte aftesi tua transmetonte te tjereve. Petrika ishte  i  cilter dhe  i  hapet, me kedo. Ai u shmangej konflikteve dhe nuk provokonte kurre mosmarreveshje. I  donte dhe i respektonte si vartesit, koleget dhe eproret; sillej korrekt e me dashamiresi. Prandaj e donin dhe e respektonin te gjithe dhe gezonte shume simpati, ne shkolle e jashte saj.  Si njeri me shpirt sacrifice, Petrika pergatitej per fluturim dhe fluturonte ne te dy turnet; si me aeroplanet reaktive dhe ne ata me helike. Sejcilit  i  jepte hakun e ia thosh te vertetat ne fytyre. Keto tipare te mira qe kishte vete, Ai  i  kultivoi dhe tek studentet e shkolles, te cilet e veshtronin ne drite te syrit dhe degjonin me endje e zbatonin, pa hezitim keshillat dhe udhezimet qe jepte komisar Petrika.

Petrika  Kostani formoi nje familje te shendoshe. Ai, se bashku me zj. e nderuar Adriana, sollen ne jete dy femije, nje vajze dhe nje djale. Te dy, te mrekullueshem. Figura e tij e paster, pa vese, reflektonte kudo. Buzagazi  i  tij  i  cilter, nuk iu nda nga fytyra e bukur. Edhe kur luante volejboll, loje te cilen e donte shume e ishte ngrites cilesor, kur bente ndonje “gabim” dhe e kalonte topin, pa dashje, ne fushen e kundershtarit, me te qeshur e si  i  zene ne faj thosh: “E pisanjosa”!. . . Kur donte qe thenjet e tij ti besonin te tjeret, shprehje e tij e preferuar ishte : “Me vdekshin, te gjithe”! Ishte mjaft  i  lidhur me njerezit nuk ndahej prej tyre.

Petrika Kostani kishte mbaruar gjimnazin “Raqi Qirinxhi” te Korces,  i  cili, ne ate kohe ishte shkolle “elite” dhe rrezatonte kulture te mirefillte qytetare korcare. Per te deftuar miresine e shpirtit te tij, nuk ekziston njesi matese. Ndarja e tij, para kohe nga jeta, me ka befasuar e  me ka trishtuar shume.

Qofte  i  paharruar kujtimi  i  tij; ti rrojne ata qe ka lene pas!

Do te me marre malli per ate fytyre te bukur e te qeshur!

                                  Servet Murati, pilot, veteran  i aviacionit, koleg  i  Petrika Kostanit.

Ne Tirane, me 31 Tetor 2018

Vangjel Llazari, pilot veteran, koleg pune dhe shok  i  shkolles se mesme te Petrika Kostanit:

 “… Me Petrikan jemi rritur, ne qytetin e Korces. Banonim ne lagje te ndryshme. Edhe shkollen shtatevjecare e kemi bere ne shkolla te ndryshme. Shkollen e mesme, te dy, e kemi percjelle ne gjimnazin qytetas, me emrin : “Raqi Qirinxhi”. Ishim ne klasa paralele. Kur ishim ne vitin e trete te gjimnazit te mesiperm, u ndame. Kur ne shkollen tone erdhi Thoma Lera, nga shkolla e mesme ushtarake “Skenderbej”,  i  cili ishte shok femijerie  i  Petrikes, te dy ( Petrika dhe Thomai), u bashkuan e me s’u ndane. Te dy luanin bilardo, ne mjediset e shumta te bilardos, qe kishte Korca e asaj kohe. Luanin dhe ne mehallen tone. Petrika luante shume bukur bilardo.

Babai  i  Petrikas, Kicoja ishte kasap. Ai, ne Korce kishte popullaritet dhe ishte njeri  i  muhabetit e  i  shoqerise. Kur mblidheshin esnafet korcare, Kicos  i  ecte fjala e  i  zinte vend mendimi. Petrika kishte shume shoqeri me cobenet e Korces, por vete nuk ishte coban.

Petriken e mbaj mend kur erdhi ne Regjimentin “Peza” te Qytetit “Stalin” ku une ishja ne detyren e pilotit gjuajtes-bombardues. Ishte fundi  i  vitit 1963. Ai ishte nje djalke mjaft  i  qete,  i  afrueshem,  i  dashur e nuk krijonte konflikte. Petrika ishte  i  shkathet e  i  zgjuar; Ai aktivizohej ne sporte te ndryshem. Me teper  i  pelqenin: Volejbolli, basketbolli dhe luante bukur lojen e ping-pongut. Aftesia e tij per tu afruar me njerezit e per te qendruar gjithnje prane e ne mes te tyre, ishin mbreselenese.

Ne nje komision mjekesor me mjeke specialiste te aviacionit, u konstatua se Petrika nuk  i  shquante mire ngjyrat, ndaj u deklarua  i  paafte shendetesisht, per te zhvilluar fluturime naten. Kjo u be shkak qe Petrika Kostani te mos vazhdonte me tej, kualifikimin per te marre titullin : “Pilot Ushtarak  i  Klasit te Dyte”, por u shkeput nga grupi  i  piloteve ku bente pjese dhe u caktua ne detyren e instruktorit te teknikes se pilotimit, ne aeroplanet reaktive te tipit Mig-15, ne Shkollen e Aviacionit, ne Vlore. Puna e tij ne aerodromin fushor te Pisheporos, ishte me te vertete “heroike”. Ne detyren e larte te komisarit te Shkolles se Aviacionit, Petrika u ngjit, me merite dhe mbasi kishte kaluar neper shkallet me poshte saj. Ne kete detyre fisnike, Petrika kishte kolege te denje e te sacrifices si Kostandin Sadikaj, Ahmet Sulejman Zogu dhe Bahri Daut Meshahu ( (Permeti) me te cilet, Ai kishte shume shoqeri.

I paharruar qofte kujtimi  i  tij!

Ne Tirane, me 03. 11. 2018 Vangjel Llazari pilot veteran, koleg i Petrika Kostanit.

Telo Rako Dedi, pilot veteran, ish sekretar  i  Komitetit te Partise te Shkolles se Lartet e Aviacionit, koleg  i  Petrika Kostanit:

 “… Petrika Kostanin e kam njohur qysh kur ishja student per pilot, ne Bashkimin Sovjetik. Ai dhe grupi ku bente pjese, erdhen nga qyteti I Shadrinskut ( Siberi) ku kishin shkuar per t’u pergatitur ne rolin e shturmanit fluturues. Ai dhe shoket e tij, percollen ne Bashkimin Sovjetik dy vite, fluturuan dhe ne aeroplanet dymotorresh me helike te tipit LI-2, por, me 16 shtator te vitit 1961, me nje urdher te dhene ne menyre ultimative, u kthyen ne vendin tone dhe pas me teper se dy muaj, u nisen per ne Kine, ku do te kryenin nje rikualifikim, duke kaluar nga detyra e shturmanit fluturues, ne ate te pilotit gjuajtes – bombardues.

Petriken e kam njohur nga afer, si ne Regjimentin “Peza “te Qytetin “Stalin” dhe gjate viteve qe sherbeu ne Shkollen e Aviacionit, ne detyra te ndryshme, nisur nga puna e instruktorit te teknikes se pilotimit e me pas ne ate te komandantit te skuadriles reaktive dhe se fundmi, ne detyren e larte te Komisarit te Shkolles se Aviacionit. Ne grupin ku militoi Petrika student dhe me vone pilot, kishte dhe korcare te tjere, por Petrika ishte interesant e ndryshe nga bashkeqytetasit e tij.  Petrika Kostani nuk nxiste konflikte e nuk merrte pjese ne to. Ai, as nuk shuante konflikte e mosmarreveshje. Nuk mund ta identifikoje me nje indifferent, mbasi nuk ishte  i  atille, por veshtronte punet e tij, pa u ngaterruar me punet e te tjereve. Kete tipar, Petrika e ruajti gjate gjithe jetes.

Petrika Kostani rridhte nga nje familje me tradita atdhetarie e ishte nip  i  Midhi Kostanit, njerit nga guerrilasit e qytetit te Korces, Deshmor  i  Luftes Nacionalclirimtare  i  varur ne mes te qytetit te Korces, pas nje aksioni luftarak qe perfundoi me djegjen e zyrave te Fashios te pushtuesve italiane. Ne Korce e ne rrethina, nje kenge i ben jehone ketij akti trimerie. Avantazhet e kesaj lidhje familjare, Petrika  i  ka shfrytezuar me modesti, pa buje e pa zhurme.

Kur Ai banonte ne qytetin e Vlores, ishim gjitone. E kam njohur dhe ne kete plan. Mund te pohoj, me bindje, se Petrika Kostani ishte shok e mik  i  te gjitheve. Ai, me figuren e paster morale, gjate jetes dhe punes kishte bere mjaft miq te sinqerte. Si familje ishte me norma ate forta. Vajzen dhe djalin  i  rriti dhe  i  edukoi qytetare te rregullt e zemermire. Ne fluturim ishte kerkues;  i  rregullt e kurajoz. Per cdo gje, me kerkonte konsulence, mua dhe kolegeve te tjere; konsultimin e kishte metode pune.

Petrika Kostani punoi gjate, ne Shkollen e Aviacionit, ne Vlore dhe nuk mbahet mend te kete lenduar njeri. Tendenca e tij ishte ti transferonte problenet. Vdkja r parakoheshme e tij, shkaktoi shume brenge e hidherim, tek te gjithe ne , shoket e koleget e tij dhe tek te njohurit e shumte.

I paharruar qofte kujtimi i Tij

Ne Tirane, me 27 tetor 2018      

                            Telo Rako Dedi, veteran pilot, koleg  i  Petrika Kostanit.

 Drini Shtylla, petagog  i  filosofise, ne Shkollen e Lartet e Aviacionit, vartes  i  Petrika Kostanit:

 “… Me Ptrika Kostanin jam njohur ne vitin 1964. Ne ate kohe, Ai ishte pilot gjuajtes-bombardues e une petagog  i  lendes te Teorise se Fluturimeve, ne Shkollen e Aviacionit. Fillimisht kishim njohje ne distance, sit e nje ane e si kolege te se njejtes arme. Me vone mesova se Petrika, kishte qene shok klase me vellane tim, ne gjimnazin “Raqi Qirinxhi” te qytetit te Koeces. Kur Petrika erdhi ne skuadrilen reaktive te shkolles, me Petriken u njohem me mire; kete na e mundesoi puna e perbashket me studentet. Petrika ishte mjaft  i  interesuar per ngritjen e nivelit teorik te studenteve dhe mbante lidhje te ngushta me petagoget e katedrave te ndryshme. Ne takim qe benim me instruktoret e teknikes se pilotimit,  Petrika kembengulte ne ate qe petagoget te ishin prudente lidhur me lidhjen sa me te ngushte te teorise me praktiken fluturuese. Kur Petrika Kostani u emerua ne detyren e komisarit te Shkolles se Aviacionit, te cilen shumekush e enderronte dhe e kishte zili, Atij iu krijuan kushtet per te shperfaqur vlerat e tij te verteta.

Dy femijet qe sollen ne jete cifti: Adriana e Petrika Kostani, nje vajze e nje djale u rriten me edukate te shendoshe fmiljare dhe u bene qytetare te kulturuar, ashtu si prinderit dhe si rrenjet e tyre korcare. Ata u bene dikushi ne jete dhe ne mjediset ku punojne e ku jetojne, me jelljen dhe me kontributet e tyre per shoqerine, nderojne veten dhe prinderit qe  i  sollen ne jete. I rralle eshte raporti qe kane krijuar me paraardhesit e tyre, ku respekti  i  ndersjllte eshte  i  pelqyer dhe  i  deshiruar. Tregues konkret  i  ketij raporti te rralle eshte mirenjohja dhe respekti  i  femijeve per prinderit;  per sakrificat qe kane bere zj. Adriana dhe Petrika Kostani, ne menyre qe t’u gjenden prane femijve te tyre, per mirerritjen dhe edukimin e nipave dhe mbesave.  E rralle eshte sjellja e zj. Adriana dhe e Petrikes tone te paharruar, per te ndihmuar vajzen e tyre qe ajo te mbaronte studimet universitare ne shtepine prinderore. Si prind e si  i  moshuar, me duhet t’u shpreh falenderimet e mija dhe te bashkeshortes time, per kete shembull qe ata japin, per te mbajtur gjalle raportet prinder –femije, te cilat, ne kohet qe po percjellim po shperbehen dita-dites.

Kohet e fundit, mbasi u semur nga nje semundje e pasherueshme, Petrika, te cilin e kam njohur per optimizmin e tij te rralle, sikur nisi te mbyllej ne vetvete, prandaj takoheshim me rralle por bisedonim here pas here, ne telefon. Respektin qe gezonte Petrika, ne rrethet shoqerore, tek koleget dhe tek miqte e shumte qe beri, e pame ne percjelljen dinjitoze qe iu be, ne ate percjellje te dhimbshme por dinjitoze, sic e meritonte, per ne banesen e fundit. Per mua dhe per te gjithe ata qe e kane njohur, Petrika Kostani do te kujtohet perhere si nje shok e mik  i  drejte,  i  ndershem,  i  sinqerte, i  qeshur e me shpirt njeriu.

-I perjetshem qofte kujtimi  i  tij!

Ne Tirane, me 04. 11. 2018               Drini Shtylla, mik dhe petagog; koleg  i  Petrika Kostanit.

Dhori Mertiri, pilot veteran, ish student per pilot, ne shkollen e aviacionit ne Vlore, ne kohen qe atje drjtonte Petrika Kostani:

 “… Me mallengjejne kujtimet per komisar Petriken dhe e kam te veshtire te shkruaj per te, tani qe nuk eshte midis nesh. Petrika Kostani eshte skalitur ne kujtesen time si njeri  i  drejte,  i  ditur,  i  mire dhe qe punonte me shume perkushtim me brezin e ri. Ate njeri e gjeje kudo : Me studentet, duke u spjeguar filosofine, me shoket dhe me koleget, duke pire ndonje kafe, pas punes te lodheshme, me eproret tane per te mbrojtur studentet kur benin ndonje prapesi te moshes, ose ne shkolle, duke u interesuar per ecurine e procesit mesimor dhe per punet e dites, etj.

Ne Pisheporo, Petrika fluturonte me studentet per pilote, me te dy tipat e aeroplaneve; si me ata Mig-15 dhe me ata Tip-61. Ai  i  merrte ne kontroll studentet per ti kaluar ata nga njera detyre ne tjetren, si dhe  i  merrte ne provim. Komisar Petrika fluturonte, para dite dhe mbasdite. Fjala e tij, degjohej dhe zinte vend. Nga puna dhe nga te jetuarit prane komisar Petrikes, kam shume kujtime. Po ju rrefej njerin prej tyre: Ne nje takim rutine, kur po bisedonim lirshem, per ceshtje te punes por jashte orarit te saj, Ai me pyeti: “Sa te pa pune ka Amerika? Shume- u pergjigja dhe  i  thashe nje numer te madh. Petrika, mbasi u mendua disa sekonda, ma priti: “Avash ti, o t’u mbyllte e mendjes; e di qe  i  ke inat por nuk jane aqe shume; me pak jane”.

Kur erdhi me shtepi ne Tirane, kishja kenaqesi te madhe kur ulesha per te pire nje kafe, ne shoqerine e tij. Petrika Kostani mbetet njeri  i  dashur e shume  i  respektuar.

-I paharruar qofte kujtimi i Tij!

Ne Tirane, me 11 maj 2019       Dhori Mertiri, pilot veteran, ishstudent  i  Petrika Kostanit

Aleksander Bubullima, pilot veteran, ish komandant skuadrile ne aeroplanet Mig-15:

 “… I ndjeri Petrika, mendoj te trajtohet ne tre dimensione: 1) Si njeri; 2) Si specialist ( pilot)dhe 3) Si drejtues institucioni. Si njeri, Petrika kishte tiparet e nje njeriu te mire ; te dashur e te ndjeshem, me humor, korrekt dhe perhere mes shokeve, studenteve dhe kolegeve. Personalisht ruaj konsiderate te larte per ate njeri. Si pilot, instruktor e kontrollues ishte nje metodist  i  shkelqyer e nje kontrollues qe ta bente fluturimin te lehte dhe te krijonte nje mjedis shume miqesor ne fluturim. Sjellja e tij e vecante i   largonte studentit emocionet gje qe vlen shume. Si drejtues dhe organizator, Petrika Kostani ishte nje shembull talenti e perkushtimi te rralle. Ne cdo moment, edhe ne caste te veshtire, kur lodhja e njerezve ishte ne kulmin e mundshem, Petrika dinte te terhiqte njerezit drejt vazhdimit te punes, duke prire me shembullin vetjak.

Petrika Kostanin e kam njohur prej vitit 1976, kohe kur nisa te fluturoja si 1976, student e Ai u emerua komisar  i  Shkolles se Aviacionit, ne Vlore. Nen drejtimin e tij, kreva, per shume vite detyren e veshtire te komandantit te skuadriles reaktive te Shkolles se Aviacionit. Petrika ishte  i  edukuar e  i  kulturuar,  i  dashur me njerezit e teper  i  ndjeshem ndaj interesave te tyre. Humori  i  tij ishte  i  kendshem dhe relaksues. Korrektesia e tij ishte shembullore. Nuk mund te konceptohej mosqenja e tij larg njerezve. Ne fluturim, Petrika ishte metodist  i  perparuar.  Ta kishte enda te fluturoje me komisar Ptrikn ne kabinen dyte. Ne ata kushte tejet te veshtire, kur vapes perveluese dhe fluturimeve intensive, i shtohej pluhuri i holle qe futej ne cdo skute dhe piclimi i pidhezave te padurueshme, komisar Petrika na jepte kurajo e force dhe na printe me shembullin vetjak. Nepermjet ketij shembulli dhe me shpirtin e tij te sakrifices, me durim e me optimizem, Petrika luajti rol vendimtar per pergatitjen e kuadrove te rinj, te profileve te ndryshem. Njeri syresh kam qene edhe une.

I nisa fluturimet si student per pilot, ne vitin 1976, kur Petrika Kostani sapo ishte emeruar komisar  i  Shkolles se Aviacionit. Petrika dinte ti cmonte ata qe punonin dhe sejcilit i jepte ate qe i takonte.  Ne detyren e larte qe mbante, Ai punoi vazhdimisht per te persosur metoden e punes me studentet e te gjithe profileve dhe per permiresimin e artit te drejtimit. Ne qendrimet e tij, Petrika ishte konstant. Tek Ai njeri kam pare si sakrifikohet per nje ceshtje te madhe, sic eshte ajo e pergatitjes te kuadrove te profileve te ndryshem. Kam dhe nje rast kur pashe te shpalosur shpirtin e tij te gjere dhe metoden e punes, me tolerance qe te jepte kurajo:  Sapo ishja emeruar Komandant i Skuadriles Reaktive te Shkolles se Aviacionit. Skuadrilja qe drejtoja, ne fund te veres, ishte kthyer nga Pisha, ne Bazen Ajrore te Qytetit “Stalin”. Per shkak te motit, programi  ajror me studentet per pilote nuk ishte realizuar plotesisht. Pergatitjen per te bere qitjen kunder shenjave tokesore ne Derdhjen e Vjoses e kishim kryer por qitjen reale nuk e kishim realizuar, per shkak te motit te papershtatshem. Komanda e Shkolles se Aviacionit kishte vendosur te vijonim plotsimin e programit ajror, perfshi dhe qitjet kunder shenjave tokesore, ne aerodromin e Qytetit “Stalin”.

Ate dite ishja ne detyren e udheheqesit te fluturimeve. Nuk e kishja pervojen e nvojshme per te drejtuar nje stervitje ajrore te tille dhe ndjeja veshtiresi konkrete. Ate dite, fluturohej me aeroplane dyvendesh. Disa studente benin imitim per qitje, mbi aerodrom e disa te tjere, po mbi aerodrom por ne lartesi te ndryshme jepnin provim , ne pilotim vertikal.  Ne dorembaja dy mikrofone. Njerin per ata qe benin imitim per qitje; tjetrin per ata qe jepnin provim ne pilotim, ne zone. Me duhej te drejtoja me te dy mikrofonet. Intensiteti I fluturimeve u shtua. Puna drejtuese e fluturimve zgjati rreth 4 ore, pa nderprerje. Nga intensiteti dhe vazhdimesia e te drejtuarit te fluturimeve, u lodha shume. Po gulcoja, nga lodhja por dhe ndjeja kenaqesi te papare. Prane kishja komisar Petriken. Ai me vrojtonte dhe qeshte, me gjithe shpirt kur veshtronte impenjimin tim duke manovruar me dy mikrofone, sikur te ishja aktor cirku. U gajas se qeshuri me ate drejtim interesant te fluturimeve nga ana ime. Petrika nderhyri, jo pa humor e me buzen ne gaz: “Ama ce ndihmove avionin qe vinte ne ulje”! Une kishja ngaterruar mikrofonet dhe ne vend qe te udhezoja pilotin qe vinte ne ulje,  i  flisja atij qe ndodhej ne zonen e pilotimit, ne 4000 m lartesi. “Nuk ka gje- vijoi Komisari, ri, sot e kreve shume mire detyren dhe per kete te falenderoj”! Me dha krahe e me beri te ndihesha mire!

 -I paharruar qofte kujtimi i Tij!

-Ne Tirane, me 28 tetor 2018       Aleksander Bubullima, pilot veteran , ish komandant skuadrile.

Hivzi Minxha, veteran  i  aviacionit, shok klase  i  Petrika Kostanit, ne Shadrinsk, ne Krasnodar dhe ne Mancuri:

 “… Petrika Kostanin e kam njohur qysh ne vitin 1959, kur shkuamne Bashkimin Sovjetik, per te studiuar ne rolin e shturmanit fluturues dhe e kam vazhduar njohjen me te edhe kur shkuam ne Kine ( Mncuri) per t’u rikualifikuar ne detyren e pilotit. Tek Petrika kam pare nje njeri te mire; te rregullt e shume korrekt. Si ne teori dhe ne praktiken fluturuese, petrika vecohej, per nivel te larte dhe veprime praktike te sakta e te pastra. Figuren e tij e zbukuronte vullneti dhe kembengulja per te studiuar, shpirti  i  mire dhe gatishmeria per te ndihmuar shoket; guximi, trimeria dhe iniciativa. Megjithse u ndame, pa mbaruar akoma shkollen e une kalova ne profilin e shturmanit te drejtimit nga toka, me Petriken, si shok, kam mbajtur korespondence te panderprere.  Kur ishte me detyren e komisarit te shkolles se aviacionit ne Vlore, shkoja, shpesh, per ta takuar. Petrika punonte mjaft per ngritjen e nivelit kulturor e te atij profesional qysh ne shkolle. Ai shfrytezonte per kete qellim, edhe kohen e lire.

Mbreselenese ishte puna e tij me librin. E veshtroja si e sa studionte literature profesionale dhe artistike. Peci nuk  ndante nga dora Maksim Gorkin dhe ishte  i  pasionuar pas kinemase. Nga sportet  i  pelqente me shume volejbolli dhe luante bukur ping-pong.

Vdekja e tij e parakoheshme, me ka hidheruar shume.

I paharruar qofte kujtimi i tij!

 Hivzi Minxha, veteran i aviacionit, shok grupi  i  Petrika Kostanit

Bardhyl Tom Lubonja, pilot veteran, njeri nga “ divat “ e aviacionit, bashkekohes dhe koleg i Petrika Kostanit.

Petrikan e kishja dy here te afert: Si koleg dhe si bashkeqytetar- korcar. Ishte i mrekullueshem , ne te gjithe drejtimet. Shpirt njeriu ishte Ai njeri me zemer te madhe. Jemi rritur ne te njejten mehalle ne Korce e me bie ndermend , fare mire femijeria e tij. E mbaj mend, nje djalke te shkathet, te zgjuar , capken, i perparuar ne mesime e i dhene shume pas shoqerise. Ay i luante te gjitha lodrat e femijerise e ishte mjaft i pjekur ne gjykim. Kur u beme oficere, pilote, jemi takuar disa here dhe e kishja ndjekur ecurine e tij te shkelqyer ne anen profesionale dhe si njeri. Veshtire tja gjesh shokun atij njeriu. Ndarja e tij nga jeta, me ka dhembur shume.

-I paharruar qofte kujtimi i tij!

Bardhyl Tom Lubonja, pilot, veteran i aviacionit , me banim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

                Shoket  e  grupit  te  Petrika  Kostanit:

1)  Petrika  Kostani ( ndjese paste)

2) Viktor Vangjeli

3) Kozma Sinjari ( ndjese paste)

4) Hivzi  Minxha

5) Enver Muca

6) Xhulian Popa (ndjese paste)

7) Flamur Dede (ndjese paste)

8) Perlat  Lako

9) Sabri Ciku ( ndjese paste)

10) Llazi Rrapi ( ndjese paste)

11) Ylber Laknori ( ndjese paste)

12) Mentor Rrugija ( ndjese paste)

13) Jorgo Tabaku ( ndjese paste)

14) Jorgaq Cipi ( ndjese paste

15) Besnik Hashorva ( ndjese paste)

16) Spiro Mocka

 Shenim: Ketij grupi iu bashkengjiten: Lili Xharo ( ndjese paste); Dalip Xhixha ( ndjese paste dhe Xhevit Kabella). Keta u bashkuan me te tjeret kur studionin ne qytetin e Krasnodarit, ne Bashkimin Sovjetik dhe, pas kthimit ne Shqiperi, shkuan ne Shkollen e Trete te Aviacionit te Kines, per tu rikualifikuar si pilote gjuajtes-bombardues, por nuk u bene dot pilote dhe u caktuan ne sherbime te tjwew ose u cmobilizuan nga Ushtria.

Kane  dhene  opinione:

1)  Adriana  Kostani;

2)  Erland  Kostani;

3)  Midhi  Kostani;

4)  Ahmet  Sulejman  Zogu;

5)  Bahri  Meshahu  (Permeti);

6)  Kostandin  Sadikaj ;

7)   Servet  Murati ;

8)   Telo   Dedi;

9)   Viktor  Vangjeli;

10)  Enver  Muca ;

11)  Vangjel  Llazari;

12)   Drini  Shtylla ;

13)  Aleksander  Bubullima ;

14)  Dhori  Mertiri ;

15)  Hivzi  Minxha;

16)  Bardhyl Tom Lubonja.

Shenim:  Per  te  saktësuar  e  per  te  plotësuar  çështje   te   veçanta   kane   kontribuar   me   kujtimet  dhe  me   mbresat  e  tyre  dhe  mjaft  te  tjere.  ( N. N. )

Aeroplanet  me  te  cilët  ka  fluturuar  Petrika  Kostani,  kur  studionte  per  shturman  fluturues,  ne  shkollën  e  aviacionit  te  Krasnodarit  dhe  kur  studionte  per  t’u  bere  pilot  gjuajtës –  bombardues,  ne  Shkollen  e  Trete  te  Aviacionit  Kinez,  si  dhe  kur  u  be  pilot  e  me  vone  drejtues, ne  Regjimentin  “Peza”  te  Qytetit  “Stalin”  e  ne  Shkollen   Aviacionit,  ne  Vlore  ku  mbylli  karrierën  si  fluturues:

1)  LI-2;  aeroplan  i  mesem  transporti,  me  dy  motorë  me  helike,  me  te  cilin   Petrika   fluturoi  dhe  studioi  per  tu  bere  shturman  fluturues,  ne  aerodromin  fushor  te  Krasnodarit,  ne  Bashkimin Sovjetik,  gjate  vitit  1961.

2)   An-2; aeroplan  i  lehte  transporti  ajror,  i  cili  nder  dhjete  destinacionet  eshte  cilësuar  si  njeri  nga  aeroplanët  me  te  mire  te  te  gjitha  kohëve,  per  desntim  nga  ajri.  Me  kete  tip  aeroplani,  Petrika  dhe  shokët  e  tij  te  grupit  u  hodhën  2  here,  me  parashute,  nga  lartësia  800 m  mbi  nivelin  e  detit,  ne  aerodromin  e  qytetit  te  Krasnodaarit  ( Bashkimi  Sovjetik).  

3)  Jak – 18 U;  aeroplan  i  lehte  mesimor,  me  helike,  i  destinuar  per  te  përgatitur  pilote  gjuajtës – bombardues,   ne   fazën   fillestare   te   pergatitjes.  Me  kete  tip  aeroplani,  Petrika  fluturoi  ne  aerodromin   fushor  te  fshatit  Liu  Shi  Bao,  ne  Mancuri  (  Kine ),  ne  vitin  1962.  

4)  Mig –  15  UTI;  aeroplan  reaktiv,  dyvendesh,  i  pajisur  me  nje  motor  reaktiv: RD – 48 ose  VK –  1 A,   i  destinuar  per  te  përgatitur  pilote  gjuajtës – bombardues.  Me  kete  tip  aeroplani,  Petrika  ka   fluturuar   ne   aerodromin   e   betonuar   te  qytetit  te  Sui  Xunit,  ne  Mancuri  (  Kine ),  ne  vitin 1963  dhe  ne  Regjimentin  “Peza”  te  Qytetit  “Stalin”,  ne  vitet  1964;  1965;  1966;  1967;  duke  pilotuar  nga   kabina  e  pare;  kur  mësonte  e  kur  kontrollohej  dhe  nga  kabina  e dyte,  ne  rolin  e  instruktorit  te  teknikes  se  pilotimit  apo  ne  rolin  e  kontrolluesit,  kur  jepte  fluturime  kontroll  per  te  kaluar  nga   nje  detyre  apo  ushtrim  ne  tjetrin,   ne  aerodromin  ranor  te  Pisheporos,  ne  vitet  1968 – 1991.

5)  Mig-15 Bis, aeroplan luftarak reaktiv, me nje kabine,  i  destinuar per tepergatitur pilote gjuajtes-bombardues. Ka fluturuar ne aerodromin e betonuar te qytetit Sui Xun, ne Mancuri ( Kine), ne vitin 1963 dhe ne Regjimentin “Peza, te Qytetit “Stalin” ne vittet 1964; 1965, si dhe ne aerodromin ranor te Pisheporos, ne vitet 1968-1991.

6)  Mig-17F, aeroplan  luftarak,  reaktiv,  me  nje  kabine,  i  destinacionit gjuajtes – bombardues. Ka fluturuar ne aerodromin e betonuar te Qytetit “Stalin” ne vitin 1966- 1967.

7)  Tip-61, aeroplan  i  lehte mesimor me helike, variant kinez  i  aeroplanit sovjetik te tipit Jak-18A. Ka fluturuar nga kabina e dyte, ne rolin e kontrolluesit me studentet per pilote dhe me instruktoret e tyre, gjate viteve kur ishte komisar  i  Shkolles se Aviacionit, ne vitet- 1968-1991.

Dicka per portretin dhe per tiparet dalluese

Petrika Kostani nuk ishte shtatlarte por me trup te ngjeshur atleti, muskuloz e te shkathet. Shtatlartesia e tij nuk    kalonte 165 centimetrat. Floket  i  kishte geshtenje, te lepira, te cilat  i  ndante anash. Ngjyra e flokeve ishte si ajo e fytyres- geshtenje. Ne fytyren e tij me permasa te rregullta te organeve nuk ishte veshtire te shquaje buzagazin e tij te cilter dhe dy sy larush, te cilet shendrinin e perhapnin miresi. Petrika, kur bisedonte, artikulonte gjuhe shqipe te paster; gjuhe letrare, me nuance te nje gjuhe korcare, te embel e te llastuar, e cila  i  kishte hije. Veshjen, petkat e trupit,  i  kishte shume per zemer. Ai vishej bukur, sipas stineve dhe  i  kombinonte, bukur, petkat qe vishte. Petrika, nuk dilte nga shtepia  i  pa hekurosur e  i  pa lustruar. Atij  i  kishin lezet edhe petkat ushtarake, te cilat shendrinin ne trupin e tij. Ngjyra e preferuar e Petrika Kostanit, ishte bluja. Nje ngjyre blu, me nuance bojeqielli, sic eshte qielli, ne agim. Eshte e veshtire te pershkruhet kjo ngjyre, pa e percjelle ate vizualisht. Nese mund te bej nje krahasim te rendomte, ngjyra e preferuar e Petrikes ishte ajo e syve te tij larushe, te paster dhe e zemres se tij, te gjere, si det dhe nje perzjerje  e perzgjedhjes te ngjyres te qiellit, te cilin, Petrika e dashuroi, marrezisht.

Petrika Kostani ishte nga ata njerez, te cileve nuk mund t’u atribuosh, asnje ves. Ai nuk pinte duhan e nuk ishte perdorues  i  pijeve te forta alkoolike. Urrente “bredharaket” e nuk  i  afronte ne rrethin e tij shoqeror. Nuk ishte hames e konsumonte te gjithe gatimet, pa pretenduar perparesi. Mishi  i  pjekur  i  qengjit ishte nga ushqimet me te preferuar te tij. Ne vitin 1967, kur Petrika ishte me sherbim ne Regjimentin e Qytetit “Stalin”, here pas here, sidomos ne fundjave, nashkohej me shoket me te afert  me te cilet kishte marredhenie familjare; dilte ne tregun e gjese te gjalle, blinte nje qengj; te cilin e therte, e ripte vete dhe e copetonte sipas anatomise dhe e ndante me shoket. Petrika e bente shume mire detyren e kasapit, te cilen e kishte te trasheguar nga Babai  i  tij – Kicua.

Kur themi se Petrika Kostani ishte njeri  i  kulturuar e me horizont te gjere, kemi parasysh librat e shumte qe lexonte, sidomos ne netet e gjata te dimrit dhe ne kohen e lire. Pa thene horizontin qe  i  celte germimi ne literature politike, artistike dhe tekniko-shkencore, leximet e shumta dhe me tendence ia kishin “zbutur” shpirtin dhe e kishin bere ate qe ishte, si tip e si krakter. Te preferuar per Petriken ishin, poezite dhe proza, te cilat e “thithnin” ne boten e tyre dhe e tjetersonin dalengadale. Humbiste Petrika ne faqet e librave qe lexonte dhe dilte prej tyre me  i  mencur e me “armen e dijes majekrahut”.

Horizonti shkencor qe qemtoi komisar Petrika, fale studimit sistematik te litertures dhe pervojes  te gjate si pilot  i  kulturuar,  i  sherbeu, bindshem Atij, jo vetem gjate punes se perditshme, per drejtimin dhe mbajtjen nen kontroll te pergatitjes ajrore te studenteve dhe instruktoreve te tyre, por dhe gjate fluturimeve kolauduese te aeroplaneve Mig-15 dhe Mig-17 qe dilnin nga Uzina Aviacionit, pas kryerjes te punimeve te ndryshme regllamentuese. Petrika nuk ishte vetem pilot me intuite shkencore por dhe me aftesi te rralla per te kapur, ne kohe parregullsite e mundshme ne avion dhe per te depertuar thelle, ne brendine e dukurise negative. Kjo  i  sherbente Atij, per te qene  i  qete e  i  sigurt se me nderhyrjet apo me veprimet e tij te sakta e ne kohen e duhur, do tja dilte mbane.

Ka dhe nje problem tjeter mjaft te mprehte  i  cili duhet ditur e kerkohet te mbahet parasysh. Petrika ka qene instructor  i  teknikes se pilotimit, ne aeroplanet reaktive te tipit Mig- 15, qe fluturonin ne Pisheporo. Me vone, kur u ngrit ne funksione te ndryshme e u be drejtues  i  puneve,  i  takonte te jepte kontroll, ne fluturim dhe, doemos te bente analiza, pas kryerjes te detyres. Padyshim, cdo pilot qe ka “shijuar” frytet e punes te instruktorit dhe te kontrolluesit te teknikes se pilotimit, e ka te kjarte vleren e pallogaritshme qe ka forca e analizes se fluturimit. Te kuptohemi; behet fjale per forcen e argumentit qe bind. Nje student apo nje instruktor  i  teknikes se pilotimit, te beson ne verejtjet qe  i  ben, kur  i  ve “gishtin plages”, e i thua te verteten bindese , sic ben mjeku i mire kur percakton diagnozen e pacientit. Ashtu dhe mjeshtri  i  pilotimit ( kontrolluesi), defton ku jane defektet e atij qe kontrollon, zberthen natyren e tyre, shfaqjen konkrete dhe menyren e eliminimit. Petrika, ne kete drejtim, nuk kapej pas dukurise por thellohej ne shkaqet, pasojat dhe ne menyren e korrigjimit. Kesisoj edhe besimi  i  vartesve te shumte, tek “shefi” shtohej e respekti per te, gjithashtu. Menyra e te thenit te gjerave, natyrshem, embel dhe me dashamiresi, sic vepronte Petrika ia rritnin Atij figuren perpara vartesve, prandaj ata e donin me gjithe shpirt.

Pare kronikisht, Petrika Kostani  i  kaloi shkallet e ngjitjes, nje nga nje, deri ne detyren e larte te komisarit te Shkolles se Aviacionit, e cila ishte detyra me e larte dhe me e lavdishme, ne karrieren e tij ushtarake. Ne cdo detyre e ne cdo funksion organik, Petrika mbeti nje njeri  i  dashuruar pas qiellit dhe fluturimit neper hapsirat ajrore te Atdheut, ne roje te saj. Ai nuk iu nda fluturimit, derisa mbushi moshen ligjore per te dale ne pension. Nje gje eshte me se e kjarte: Veprimtaria e shquar drejtuese e Petrikes nuk ishte nje akt  i  mbyllur e  i  kufizuar porn je rrjedhe logjike e nje pune ne driten e diellit e ne mes te njerezve, te cilet  i  veshtronin e  i  cmonin realisht vlerat e tij. Mbi bazen e ketyre vlerave, te shpalosura ne sjelljen e tij te perditshme dhe ne vlerat e vecanta, Petrikes iu dha mundesia te deftonte cfare ishte ne gjendje te bente, ose e thene me fjale te tjera,  i  dhane celesin per te hapur dyert e ngjitjes.

Ne muajin maj te vitit 1991, kur Petrika Kostani mbushi 50 vjec, sipas ligjes per fluturuesit, Ai doli ne pension te plote pleqerie dhe per te percjelle vitet e pensionit, familja e tij u vendos ne Tirane, me banim tek vendi  i  quajtur “Berryli”. Energjite dhe aftesite, te cilat nuk  i  kishin shterrur, ne vitet e pensionit, si Ai dhe zj. Adriana  i  transferuan tek kujdesi per mirerritjen dhe edukimin e femijeve te femijeve te tyre. Kjo nuk eshte as pak , as nje pune e lehte e pa veshtiresi.

Qytetet  ku  ka  mësuar  dhe  ku  ka  fluturuar:

1)  Shadrinsk,  ( Bashkimi  Sovjetik);  ka  mësuar  nje  vit, teorinë  aeronautikes,  ne  cilësinë  e  studentit  qe  pergatitej  per  t’u  bere  shturman  fluturues,  ne  vitet  1959 – 1960.

2)  Krasnodar, (Bashkimi  Sovjetik)  ka  mësuar  teori,  eshte  hedhur, 2 here  me  parashute  dhe  ka  fluturuar,  per  te  mësuar  funksionin  e  detyrave  te  shturmanit  fluturues  me  aeroplanin  e  transportit  te  mesem  LI – 2,  te  pajisur  me  dy  motorë  me  helike.

3)  Cin  Zhou,  ne  Mancuri  ( Kine)   ku   ka   fluturuar,  ne  aeroplanin  e  lehte  mësimor  me  helike  te destinuar  per  mësimin  e  fluturimeve  me  studentet  fillestare  per  pilote:  Jak – 18U;  ne   fshatin  Liu  Shi Bao i cli  ndodhet  7  km  ne  Veri – Perendim  te  qytetit  Cin  Zhou  te  provincës  Liao  Nin. Fluturimet,  ne  kete  aerodrom  fushor,  pak  te  pjerrët  ne  drejtim  te  Jug – Perendimit  u  zhvilluan  ne  pranverën   dhe   ne   veren   e   vitit   1962.

4)  Ne  aerodromin  e  betonuar  te  qytetit  te  Sui  Xunit,  i  cili  ndodhet   pranë  ishullit  San  Hae  Guan, i  cili  i  përket  njërit  nga  regjimentet  shkollës  te  trete  te  aviacionit  Kinez,   Petrika   dhe   shokët   e   tij   te   grupit,  fluturuan  ne  aeroplanët   reaktive,  gjuajtës – bombardues   me   nje  motor  reaktiv  VK1 –A  ose  RD – 48,  te  vendosur  ne   avione   te  tipit   Mig -1 5,  me  shpejtësi  parazanore  te  te  dy  varjanteve  ( dyvendësh  dhe  luftarake,  me nje vend).   Ne   kete  regjiment   te   Shkolles    se   Trete   te   Aviacionit   Kinez,   Petrika   u   diplomua   ne   specialitetin   e   pilotit   gjuajtës  –  bombardues;   i   afte   per   te   pilotuar   aeroplanët   reaktive   parazanore   te    tipit   Mig  –  15   te   te   dy   varianteve     (mesimore   e   luftarake),   ne   te   gjithë   elementet   e   përdorimit   luftarak   te   këtij   tipi,   ditën,  ne   kushte   te   thjeshta   te   motit  sic  janë:  Kerkimi  ajror;  kapjet;   sulmet   tipike;  imitimi    i   luftës   ne  ajër   me   aeroplanë    te   vetmuar;   qitjet   e   bombardimet   ne   terrene   te   ndryshëm   (  ne   fushe   e   ne    mal )  dhe   fluturimet   ne   formacion   te   madh   aeroplanësh, ( ne  katërshe  e  ne  skuadrile   fluturimet    ne   lartësi   stratosferike  etj.

5) Pas  përfundimit  te  shkollës  te  aviacionit  dhe  kthimit  ne  Atdhe,  Petrika  u  emërua  pilot  gjuajtës – bombardues,  ne  Regjimentin  “ Peza”  te  Qytetit  “ Stalin ”,  ku  fluturoi  ne  aeroplanët  Mig – 15  te  te  dy  varianteve,  fillimisht  ne  ata  mesimore,  dyvendësh,  duke  pilotuar  nga  kabina  e  pare  dhe  ne  ata  njëvendësh  ( luftarake ).  Pas  ngritjes  ne  përgjegjësi,  ne  hallkat  me  te  larta,  Ai  u  kualifikua  per  te  pilotuar  nga  kabina  e  dyte  e  aeroplanit  UTI  – Mig – 15,  ne  rolin  e  kontrolluesit.

6)  Me  ardhjen  ne  Regjiment  te  12  aeroplaneve  gjuajtës – bombardues  reaktive  parazanore  te  tipit  Mig-17 F,  ne  pranvere  te  vitit  1966,  aeroplan  i  te  njëjtës  teknologji  e  me  te  dhëna  te  përafërta  taktiko – teknike  me  paraardhësin  Mig – 15 Bis,  ne  vitin  1966,  si pilot  me  teknike  pilotimi  te  mire,  Petrika,  kaloi  ne  pilotimin  e avionit  te  ri, ku u specializua  per  te  pilotuar,  ditën,  ne  kushte  te  thjeshta  te  motit,  ne  detyra  te  ndryshme  ajrore dhe si kolaudator.

7)  Per  shkaqe  te  njohura,  ne  vitin   1968,  Petrika  Kostani  u  caktua  instruktor  i  teknikes  se  pilotimit,  ne  Shkollen  e  Aviacionit,  ne  Vlore,  ku  per  dy  vite  me  radhe  mësoi   te  pilotonte  aeroplanin   reaktiv   Mig  –  15, nga kabina e dyte ku pergatiti  8   studente   te   cilët   u   diplomuan   pilote   gjuajtës  –  bombardues.  Pas   përfundimit   te    Shkolles   se   Aviacionit,   studentet   qe   mësoi   Petrika,   mes   te  cilëve: Mane    Bulluti;  Maksim  Rexha  etj.  fluturuan   ne  tipa  aeroplanësh   me   te   sofistikuar,  si  aeroplani  supersonik MIG -19S,   me  dy  motorrë   reaktive  te  tipit:  RD – 9  B.  Petrika,  si  gjate  viteve  kur  kryente  detyrën  e  lavdishme  te  instruktorit  te  teknikes  se  pilotimit  dhe  me  pas,  Kur  Ai,  u  ngrit  ne  detyra  me  te  larta,  gjithnjë  ne  sferën  e  fluturimit,  sic  ishte  detyra  e  komandantit  te  Skuadriles  Reaktive  te  Shkolles   se   Aviacionit   dhe   ne   ate   te   Komisarit   te   këtij   institucioni   mësimor,  i   takoi   te   fluturonte   me  se  shumti   ne   aeroplanët   Mig  –  15  dyvendesh,   ne   rolin   e   mësuesit   apo   te   kontrolluesit,  e  me  pak   ne  aeroplanët   luftarake,  Mig –  15  Bis.

8)  Gjate  viteve  kur Petrika  kryente  detyrën  e  larte   te   Komisarit   te  Shkolles  se  Larte  te  Aviacionit,  per  shkak  se  kishte  ne  vartësi,  dy  skuadrilje  mesimore,  njëra  nga  te  cilat  e  pajisur  me  aeroplanë  mesimore  me  helike   te  prodhimit  kinez:  Tip – 61;  (nje  variant  kinez  i  aeroplanit  te  përafërt  Jak – 18  A),  ku  mësonin  pilotimin  studentet  ne  fazën  fillestare  te  përgatitjes  per  pilote,  Petrika  Kostani  fluturoi  dhe  ne  kete  aeroplan,  ne  funksionin  qe  kryente,  duke  kontrolluar  studentet  dhe  instruktoret  por  dhe  per  faktin  se  e  donte  ajrin  dhe  fluturimin  dhe  kërkonte  te  eksploronte  edhe  pilotimin  ne  kete  tip   avioni.

9)  Petrrika  Kostani,  kishte  teknike  pilotimi  te  pershtatshme  dhe  vlera  te  tjera  te  qenësishme  si pilot;  prandaj  Ai,  kryente  dhe  detyren  mjaft  te  veshtire  te  pilotit  kolaudator,  ne  aeroplanët  reaktive:  Mig – 17 F  dhe  Mig – 15,  Pas  daljes te  avionit  nga  punimet  regllamentuese,  ne  Uzinen  e  Aviacionit  apo  ne  repartin  e  punimeve   regllamentuese   te  oficines  te  mirëmbajtjes  te  aeroplanëve.

    – I paharruar qofte kujtimi i tij i ndritur!

   – Te rrojne ata qe ka lene pas! 

Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj; shok shkolle dhe jete i Petrika Kostanit; Tirane , me 06 . 06. 2019

Bëj një koment