Sillo Vangjel Melica- pilot i klasit te dyte; njeri i rralle

(Mos e harroni njeriun e mire!)

Si kudo, edhe ne aviacion, njerezit  kujtohen  per  vlerat  qe  kane  shpalosur.  Pavaresisht  nga  profili i punes qe kane kryer,  cdo njeri ,  e  ka  shkruar  vete opinionin dhe pozicionin qe i perket.   E  thene me pak fjale,  njeriu e gdhend emrin ne bemat e tij.  Disa pilote kujtohen si  “ qites te shkelqyer”… te tjere mbahen mend si  “akrobate te ajrit”;   ka patur dhe metodiste te kualifikuar etj.  etj.  Nuk mund te harrohen disa ingjeniere,  teknike e specialiste  aviacioni,  te cilet kane kontribuar ne kohe te ndryshme dhe  pavaresisht  nga  niveli  arsimor  e  kulturor qe kane patur,  ata kane vene ne themel te punes se tyre zemren dhe shpirtin dhe e kane mbuluar veten me lavdi te merituar.  Nje kategori kontributoresh, vertet mund te mos kene “ vrare arine”,  si disa qe  tunden e shkunden  por, ne fund te fundit  dicka kane bere e kjo dicka eshte e tyre,  perfaqeson  nje tulle,  ne murin e ngrehines te perbashket qe quhet Aviacioni  Shqiptar.

Keshtu ka ndodhur e historia nuk harron..  Dikush  ka  ardhur  ne  histori me zhurme shume e me buje te madhe,  kurse te tjere, te cilet nuk kane derdhur me pak mund e djerse,  e kane pershkuar udhen,  pa u ndiere e jane  “fikur “, ne heshtje.  Keta te fundit,  me teper se si specialiste  te  mirefillte,  jane shquar per vlera te rralla njerezore,  ku,  kryefjale mbetet miresia e shpirtit dhe dashamiresia.  Ketu ekziston nje problem,  tek i cili, ia vlen te ndalesh me nenvizim:   Kujtesa individuale dhe ajo kolektive,  te dyja,  jane te limituara ne kohe.  Perjetesi,  nuk ka e nuk mund te pretendohet,  nga asnjeri.  Historia,  po nuk qe e shkruar,  ka si veti te saj -harresen.  Ajo,  cilindo e harron duke e mbuluar me pluhurin e saj, kur bemat  nuk  jane  te fiksuara ne shkrime.  Nuk pretendoj se them ndonje gje te re,  por me duhet  te perserit se ajo qe shkruhet rron e kujtohet nga te prasmit,  edhe kur protagonistet apo bashkekohesit e tyre I ka mbuluar pluhuri i mosnjohjes.

Kete nuk e them mekot;  nje nxitje e kam e kete dua ta ndaj me lexuesin,  i cili,  ne cdo rast,  duke gjykuar me gjakftohtesi e maturi,  eshte i drejte e i paanshem.  Kohet e fundit bisedova me nje koleg dhe njerin nga bashkekohesit e mi.  E pyeta, e i kerkova opinion,  per njerin nga themeltaret e aviacionit helikopter,  shqiptar,  i cili,  eshte ndare nga jeta,  para shume vitesh dhe shumekush nuk e ka njohur ose  mjaft nga ata  qe e kane njohur,  mund ta kene harruar.  Me duket e tepert,  te them:  perse nuk duhet te bjere pluhuri i harreses,  mbi kontributore si ai.  E dini si u pergjigj kolegu im veteran?  Po ua deftoj une dhe  besnikerisht:   “Po ti,  perse lodhesh duke u marre  me te vdekurit?  Pak te gjalle ka? Shkruaj per ata qe jane ne jete” ! Te them te drejten, pa doreza, fjalet e tij jodashamirese per kujtimin e nje te vdekuri  me  befasuan. Nuk ma rrokte mendja  qe nje veteran i rraces time,  i cili ka mesuar profesionin nga themeltari ne fjale,  te gjykonte kesisoj.  Kam tjeter optike e ate e deklaroj hapet:   Te shkruash per ata qe jane ndare nga jeta,  natyrisht,  kur e meritojne,  eshte fisnikeri dhe bamiresi.  Ata,  jo vetem qe nuk kane mundesi te reklamojne punen e tyre,  cilado qe ka qene,  por dhe nuk mund te mbrohen,  kur dikush i atakon,  pa te drejte.  Jane te gjallet,  ata qe duhet ta bejne kete.  Besoj se nuk jane te pakte ata qe mendojne:  ”  i gjalli me te gjallet e i vdekuri me te vdekurit”! Mendoj tjetersoj: “ I gjalli per te vdekurit”!  Kolegun tim veteran e respektoj per ate qe ka bere,  por nuk mund te bie dakort me pozicionin e tij mohues ndaj vepres se tjetrit.  Ca  me  keq,  kur ai nuk eshte ne jete.  Edhe kjo bisede interesante dhe befasuese  me nxiti  te shkruaj me me vendosmeri,  per nje pilot e njeri,  si Sillo Melica,  i cili,  kurrsesi  nuk meriton harresen,  por piedestalin e kujteses njerezore.   Harrimi eshte me vlere por kur eshte i merituar.  Shoku im nuk ishte e nuk punoi  per t’u harruar. Prandaj rrembeva penen, ndonese disi vone.

“Heroi” i ketij rrefimi,  Sillo Melica, i perngjante nje blete punetore;  Ai,  pa buje e pa zhurme punonte,  me cilesi te larte e nuk i bente jehone apo nuk trumbetonte  punen qe bente.  Eshte shume e vertete qe ne jeten e reparteve tane te aviacionit ka patur mjaft te ngjashem me “ heroin “ tone,  te cilet nuk njihen ose tentohet te harrohen por,  eshte detyra e atyre qe merren me shkrime per ti fiksuar vlerat e tyre.  Ai qe shkel mbi punen e tjetrit,  ca me keq, ai qe tenton  te pervetesoje meritat e te tjereve,  se pari,  rendon ndergjegjen e tij dhe ”i bie ne qafe”  historise.  Dikush shprehet  kunder  pasaktesive dhe glorifikimit.  Te dyja jane “ brejtes” dhe  sherbejne si perde tymi per te penguar   njohjen  e  te vertetes te paster.

Sillo Melica ishte nga fshati Çorraj i rrethit te Sarandes,  i  cili eshte nga me te lashtet e me te vecantet ne te gjithe Bregdetin shqiptar te Jugut.  Pata shansin te lexoj librin e djalit nga Çorrajt,  mikut  tim te mire Jorgo Melica, i  cili eshte vella i Sillos.  Libri titullohet : “ Çorraj- traditat dhe njerezit e tij”.  Nje liber mbresashume,  i paraqitur thjeshte e bukur,  me vertetesi e paanesi,  me kulture e me prurje  interesante  nga  udha e gjate  heroike e fshatit te tij te dashur e cila nuk eshte teresisht  e njohur. Fshatit Çorraj,  i cili bart me vete,  nje heroizem te rralle,  te atyre njerezve qendrestare te rralle e me tipare karakteristike.  Por, historise te tij te pasur i shtohet dhurata qe i ka bere Zoti, duke e vendosur ne ate treve,  te cilen shumekush e ka zili.  Çorriotet  jane fatlume;  per token e te pareve,  per klimen e bute mesdhetare,  per boten e pasur, bimore e  shtazore te fshatit dhe per gjithe begatine,  te cilen e kane shfrytezuar dhe e kane mbrojtur,  ne shekuj.  Po te mos isha lindur 34 km me tej,  ne Veri- Lindje,  ne nje tjeter fshat,  te cilin e dua shume e nuk e nderroj  kurresesi,  ndoshta do te pohoja me krenari se jam  nga Çorrajt.

Dy fshatrat tane;  Kalivaci dhe Çorrajt,  kane shumecka te perbashket dhe mua,  me shokun tim te mire Sillo Vangjel Melica na bashkonte e na bente miq te mire pikerisht ajo shumecka,  sidomos tiparet e karakterit gje qe mendoj se eshte ushqyer nga geni yne.   Me tej do te keni mundesine te njiheni me disa nga tiparet e qenesishme te te mirit Sillo Vangjel Melica i cili,  edhe pse eshte ndare nga jeta vite me pare,  ka lene gjurme te pashlyera me sjelljen dhe me karakterin e tij te rralle,  te cilat nuk mund te mos ndikonin ne portretizimin  e tij,  si pilot e si njeri.  Te pakte jane ata qe e kane njohur ose kane punuar prane  tij. Koha e gjate qe ka kaluar, ka  bere  qe edhe te njohurit e tij,  me kalimin e viteve kane  firuar. Por,   gjurmet e njeriut te mire,  nuk mund  ti fashite koha,  ca me teper ajo nuk i fshin dot,  kur ato jane te shkruara e lexohen nga cilido qe ka deshire.

Po cfare trashegoi Sillo Melica, nga ajo treve e lashte dhe interesante dhe nga ata njerez heroike,  te cilet,  trimerine e kishin te shkruar ne balle?  Po te mundohesha per ti permbledhur tiparet e atij njeriu, pa i thene te tera,  mund te pohosh se Sillua vecohej per urtesine e tij biblike;  per zgjuarsine tipike bregdetase,  per shpirtin e mire e te gjere,  si deti qe lag ate treve dhe per zemerbardhesine e pakrahasueshme . Thua te kete ndikuar geni?  Patjeter,  do te thoja.  Sillua ishte nip  nga nena, tek Qyrku, nje njeri me shume edukate e kulture,  me njohuri te sakta per njerezine e atyre aneve dhe i perkushtuar pas predikimit te mesimeve fetare te krishtera.  Si prift i Himares dhe I fshatit te tij, gjyshi i Sillos ishte mjaft i nderuar e i respektuar,  ne Çorraj, ne Himare  ne tere  Bregun,  si njeri i ditur e i kulturuar dhe me zemer te madhe.

Per te shkruar kete monografi,  kerkova opinionin e mjaft bashkekohesve e kolegeve  te Sillos,  njerez te specialiteteve te ndryshem, te cilet  kane punuar se bashku me “ heroin” , apo kane jetuar prane tij. Sikur ta kishin bere me fjale,  te gjithe sa pieta,  me dhane te njejten pergjigje,  e cila ,  kam bindjen se eshte ashtu sic e mendoj  dhe vete.   Sillo Melica ishte nje njeri shume i mire;  me i mire,  njeriu nuk ka si behet.  Ne pamje te pare,  per ate qe e ndeshte per here te pare,  Sillua te linte pershtypjen e nje njeriu te larget,  te ftohte,  te heshtur e qe nuk binte ne sy.  Nisur nga keto vecori te tij,  dikush mund te mendonte se kishte te bente me nje tip indiferent e mosperfilles.  Une qe e kam njohur nga afer  e per shume kohe,  kam tjeter mendim.  Sillo Melica ishte nga ata njerez qe blejne  shume e shesin  pak, ndonese e ka koken plot.  E them me bindje se Sillo Melica, vertet veshtronte punet e tij e nuk perzihej ne punet e te tjereve,  por,  Ai nuk ishte indiferent per cka ndodhte rreth tij.

Jeta te pleks me lloj –lloj njerezish,  te cilet nuk e kane te shkruar ne balle,  karakterin, i cili zbulohet gradualisht.  E them me kompetence  e me pergjegjesi se Sillo Melica nuk ishte syunjur nga ata qe u mungon kurajua per tu ballafaquar;  as nga ata,  te cileve u levrijne syte e nuk te veshtrojne dot drejt,  nga droja se mos lexon ne syte e tij dredhine qe po kurdis.  Sikur vetem shpirtin e tij human te cmojme,  te cilin do ta shpalos me poshte dhe te qenit dashamires,  besoj se jane te mjafte per te kuptuar se prapa  asaj fytyre engjellore,  brendas qenjes se tij fisnike,  fshihej nje  bote e tere,  e pasur dhe e paster me permasa qiellore.  Nese Sillo Melica nuk pergojonte njeri,  nuk behej pale per te goditur dike, pabesisht,  nuk fliste keq,  per asnjeri e nuk kishte qejf te polemizonte per ceshtje te rendomta,  k eto shprehnin karakterin e tij te paster,  edukaten e shendoshe dhe kulturen qe kishte marre ; ne familje e ne shoqeri.  Ai,  jo vetem qe nuk i kishte rene ne qafe asnjeriu  dhe askush nuk ka pesuar prej tij, perkundrazi, Sillua ka qene mbeshtetje e fuqishme per  ate qe ishte ne nevoje e I paraqitej per ndihme.

Eshte e vertete se Sillo Melica nuk i kishte per zemer polemikat e rruges,  por,  Ai njeri nuk e gremiste kot fjalen.  Polemizimi i tij ishte I fuqishem e ndikonte fort,  ne vendin dhe ne kohen e duhur. Parimi baze i tij ishte:  “ korr e lidh;  jo korr e mos lidh”.  Sillua nuk i bente reklame vetes e nuk ndihej,  edhe kur puna e tij binte ne sy qarte,  perpara bashkepunetoreve te tij.  Duke mos bere reklame te bezdisshme, edhe per gjera te rendomta,  ishin fatlume ata qe punonin me Sillon, i cili,  kur punonte,  nuk ndihej nese ishte i pranishem;  apo nuk ishte aty.  Fjalen,  Ai njeri e leshonte atje ku zinte vend e nuk ishte njeri  i sherreve te kota e I zhurmes,   sa per tu dukur.

Banoret e fshatit  Çorraj,  historikisht jane shquar per trimeri e atdhetari;  si burrat dhe grate .Kete e gjejme ne historine e lashte te fshatit;  ne theniet e njerezve dhe ne kenget e popullit, te cilat perthithin ajken e mendimit kolektiv te njerezve te mencur.  Te tilla jane fjalet “ lapidar”,  te cilat shprehin thelbin e tipareve luftarake te nje banori nga fshati Çorraj:

“ Te gjithe fshatrat u fale; corrajte:  “Hale e brihale”…

Na duhet  te  qemtojme me kujdes e te marrim ate qe eshte thelbesore ne keto fjale.  Lexuar me syte e mi  dhe  gjykuar me mendjen time,  ne kete shprehje koncentrat gjejme me fjale te kursyera,  tiparet karakteristike te atyre njerezve kreshnike ,  trima e qendrestare te rralle,  besnike te autoktonise te atyre trojeve. Çorrajt – hale e brihale do te thote se jane te mprehte e te shpojne, si hala  e grurit apo e pshkut e nuk jane qullace e te mefshte.  Per  ta  ilustruar,  mund te them se ne vendin tone e gjetke,  i  gjejme te rralle fshatrat ku bashkejetojne dy perkatesi fetare te ndryshme.  Nje pjese e fshatareve ushtrojne ritet fetare ortodokse, kurse nje pjese tjeter,  ndjekin ritet e fese myslymane.   Edhe kete aspekt te jetes te atij komuniteti,  lipset ta lexojme e ta interpretojme me dashamiresi ;  jo sipas interesave te castit.

Sillo Melica, per te shprehur perkatesine trimerore te fshatit e te fisit te tij luftarak,  zgjodhi nje udhe mjaft te veshtire e oigjinale,  me te veshtiren qe mund te ekzistoje ne jeten e njeriut,  ate te udhetimeve ajrore.  Ai u be pilot dhe fluturoi jo pak,  ne tipa te ndryshem aeroplanesh,  si ne ata Jak-18;  Jak-18 A; mig -15 bis dhe UTi-Mig,  ne Mig 17F; ne  An-2,  dhe  ne  Il-14; te shtrire ne kohe, ne rreth 25 vjet dhe ne kushte te ndryshme te motit;  diten dhe naten.  Ndoshta  eshte nje vlere me vete e shtuar  te qenit instruktor i teknikes se pilotimit,  ne aeroplanet reaktive,  Mig-15,  ne aereodromin me pluhur te Poros. Eshte prove e rende sakrifice,  puna ne kete aerodrome e  duke vozitur kursante per pilote.  Vetem ata qe e kane “ shijuar”,  mund ta deftojne  sakrificen qe kane perjetuar,  ne  ate “ ferr” te vertete.  Nuk mund te diskutohet kerkesa ndaj nje piloti,  i cili, para se te futet ne udhen e fluturimeve e ka te qarte se trimeria dhe guximi,  perbejne kryefjalen e qenies se tyre.  Sillo Melica ishte trim,  por jo shitmendes nga ata qe tunden e shkunden,  sikur kane bere “namin”!

Ne rastin e Sillo Melices,  kemi te bejme me nje fluturues i cili u rrit gradualisht e arriti ne nivele te pershtatshem per detyrat ajrore qe kryente.  Ai e nisi udhen e lundrimeve ajrore me aereoplane te lehte mesimore  te  tipit  Jak-18,  ne vitin 1959-1960, ne prberje te  grupit te  dyte te kursanteve per pilote, i cili u konturua  si nje  skuadrile  brenda  Regjimentit  te  Aviacionit te Qytetit “ Stalin”,  e vijoi ate ne qytetin e Batajskut ,  ne ish Bashkimin Sovjetik.  Pas nderprerjes te dhuneshme te studimeve ne kete vend,  Sillua dhe shoket e tij te grupit u kthyen ne Shqiperi dhe vijuan pergatitjen ajrore,  ne Shkollen e rihapur te aviacionit,  ne Vlore,  ku u titullua pilot gjuajtes-bombardues.  Ne prenveren e vitit 1964, Sillua u emerua ne Regjimentin e Rinasit ku fluturoi,  deri ne pranveren e vitit 1966, ne skuadrilen e dyte te ketij reparti,  e cila kishte ne armatim aeroplane gjuajtes-bombardues te tipit Mig-17F.  Ne pranveren e vitit 1966,  kur e gjithe skuadrilja me avione Mig 17F,  u transferua ne Regjimentin “ Peza”,  Sillua, se  bashku me shoket e tij:  Petraq Koroveshi;  Bashkim Agolli dhe Nazmi Dautaj,  bene shoqerimin e avioneve dhe mbeten e fektive te ketij regjimenti.  Pas gati 2 vitesh  ne kete regjiment,  Sillo Melica u caktua instruktor i teknikes se pilotimit,  ne avionet Mig-15,  te Shkolles  se Aviacionit,  ne Vlore,  ku mesoi disa pilote cilesore si:  Perparim Hila;  Asip Budo;  Ahmet Kamberi;  Enver Bajraktari; Dante Dusha  etj.  Ne fillim te vitit 1972, nje vit radhazi,  Sillua, se bashku  me nje grup fluturuesish nga vendi yne,  kreu kalimin ne aeroplanin e transportit ajror te udheheqesve te Partise shtet Il-14,  ku fluturoi  deri sa doli ne pension pleqerie,  si pilot,  ne vitin 1991.

Vete  zhvillimi I aviacionit tone ka kaluar ne disa etapa.  Pilotet dhe gjithe ata qe kane kryer fluturime ajrore,  ne rolin e navigatorit ajror, tknikut te bortit, bortradistit etj.  kane kryer fluturime ne avionet e kohes active te tyre.  Nuk mund ti kerkohet llogari nje fluturuesi qe ka fluturuar me aeroplan derizanor, kur  flota jone ajrore ne ate kohe nuk dispononte aeroplane supersonike.  Sillo Melica,  kudo ku e caktuan dhe ne cdo detyre qe kreu si pilot i thjeshte  apo si instruktor fluturimi,  jo vetem qe nuk u shmang, me lloj-lloj marifete,  por u deftua realisht ekzigjent  ndaj vetes e ndaj te tjereve. Sillua nuk ishte hileqar e nuk e njihte dredhine.  Fluturimi me aeroplanet Il-14 , me destinacion “ special” vertet ishte nje privilegj e nder i madh, per cilindo fluturues,  por Sillo Melica,  ate vend e meritoi plotesisht, me karakterin dhe me aftesite e tij,  e nuk ia dha njeri  per shkaqe te tjere.

Karakteri  trimeror i Sillo Melices  duket dhe ne nje plan tjeter, te kapshem:  Ai e donte me gjithe shpirt avionin dhe fluturimin,  prandaj,  me shume vullnet e aftesi,  punoi,  dita –dites,  per tu rritur ne profesionin e veshtire te pilotit.  Sillua nuk u shmang asnjehere detyrave ajrore por i kreu ato me shume mobilizim e perkushtim,  me disipline te larte teknike e shkencore dhe me aftesi.  Perfytyroni per nje cast,  cfare pune kolosale dhe me pergjegjesi eshte ti mesosh kursantit tekniken e pilotimit. Çfare durimi,  tolerance,  dashamiresie e njohurish kerkohen per ti zberthyer e argumentuar,  shkencerisht, pilotit te ardhshem elementet e fluturimit dhe veprimet ne raste te vecanta,  ne toke e ne ajer.

Sillo Melica ishte nga vendi i trimave por dhe nga treva e njerezve te etur per dije e  kulture.  Mos u habitni me vendimin qe mori Sillo Melica,  per te vazhduar shkollen e larte;  Fakultetin e Histori-gjeografise te Universitetit Shteteror te Tiranes.  Nuk i dukej vetja e plotsuar,  Sillos,  me arsimin qe mori  ne shkollen e mesme dhe ne ate per pilot.  Ai e hodhi veshtrimin larg dhe pa se bashkefshataret e tij nga Çorrajt,  u ishin perfillur dijeve,  ne fusha te ndryshme, madje,  duke u arsimuar,  mjaft prej tyre kishin bere emer e ishin bere dikushi; kontributi I tyre ne dobi te vendit ishte rritur.  Ai fshat ( Çorraj),  ka nxjerre jo vetem trima por dhe njerez te ditur e te shkolluar,  ne shkollat brenda vendit e jashte tij.  Po te permendja emra,  te cilet jane te shumte,  me ngjan se do ta ngarkoja,  ne menyre te panevojshme kete material monografik.  Pervec se lexonte jo pak dhe dispononte nje biblioteke  vetjake te pasur e te larmishme, Sillua synonte  ti sistemonte dijet e tij,  per shoqerine e per boten  edhe duke e zyrtarizuar nivelin e tij arsimor.

Ne biblioteken e Sillos gjeje libra te shumellojshem,  ku vendin kryesor e zinte literature artistike,  ajo politiko-shoqerore dhe literature qe kishte te bente me historine e gjeografine,  te cilave Ai  iu perkushtua  ne shkollen e larte. Sic rrefejne shoket e tij te dhomes e te punes,  Sillua lexonte me teper libra te tipit novele,  tregime dhe romane te shkurter.  Ai nuk kishte qejf te lexonte libra voluminoze dhe nuk i preferonte te lexonte poezi.  Kur paraqitej rasti dhe ne dite te vecanta,  Sillua lexonte dhe ne Gjuhen Ruse.  Mund te them,  me kompetence se Sillo Melica dinte shume dhe kuptonte shume,  por nuk shfaqej.  Kur ne rrethe te ngushte nisnin bisedat me teme nga politika,  Ai shmangej   me takt,  duke u thene bashkbiseduesve,  shoqerisht: “ Lerini keto gjera”!

Origjina nga predikues te fese ortodokse dhe natyra e bute,  e qete e dashamirese e Sillos,  e benin Ate  shume bujar.  Humanizmi i tij ishte realisht i dukshem e lehtesisht I matshem.  Me posht,  deshmite e disa shokeve te tij te afert qe do tju paraqes, jane mjaft domethenese  e vlerashume.  Kush  e ka bere,   ti jape tjetrit rrobat e trupit, te reja e te bera me shume passion,  per ti mbajtur jo nje dite,  por nje jave te tere?  Kush te doje le ta provoje te deftohet i gatshem  madje ti ofroje tjetrit nje shume te hollash,  nga kursimet e tij,  per ti perdorur,  me te drejte kthimi,  ose ne pamundesi,  pa kthim;  sic ka vepruar Sillua?

E lidhur ngushte me shpirtin human te tij, eshte dhe te ndjerit keq,  kur tjetri kishte keq.  E kam pare me sy, sa keq e perjetoi  Sillo Melica,  kur humbi jeten,  ne fund te aerodromit te Rinasit, i lavdishmi Niko Hoxha, ne nje aksident ajror.  Keshtu dhe kur u nda nga jeta  me vetegjyqesi duke u hedhur nga Shkembi  Buzes se Qarrit,  nje i  afert i tij,  apo kur i dha fund jetes me vetegjyqesi,  shoqja e tij e punes –Doli.  Ne keta raste,  kam pare boten e pasur shpirterore te shokut tim, ndjeshmerine e rralle te atij njeriu i cili,  e donte shume jeten por i dhimbsej edhe jeta e tjetrit.  Duke qene mjaft i ndjeshem,  Sillo Melica perjetonte  intensivisht dhe me dhimbje,  cdo parregullsi,  jo me humbjen  e  jetes se nje njeriu.

Jeteshkrimi:

Sillo Vangjel Melica u lind ne fshatin Çorraj,  me 15 nentor te vitit 1940.  Ky fshat,  ne ate kohe ishte ne juridiksionin  e rrethit te Vlores,  me pas i kaloi ne administrim atij te Sarandes.  Babai i Sillos quhej Vangjel  kurse nena – Paolina.  Shtrati nga rridhte familja dhe fisi Melica,  jane autoktone shqiptare,  me te shkuar heroike dhe te tashme te lavdishme.  Rralle mund te gjesh fshat,  ne vendin tone por dhe me gjere qe,  brenda te njejtit komunitet te kete dy besime fetare.  Nje pjese e fshatit eshte e besimit ortodoks,  kurse pjesa tjeter eshte kthyer ne myslymane.  Ata qe nuk e nderruan besimin fetar, kundershtuan me vendosmeri e me force,  privilegjet qe ofruan  osmanet,  per te ruajtur identitetin e tyre.  Kemi te bejme me nje bashkejetese shembullore te dy  perkatesive  fetare  te ndryshme.  Vete fshati Çorraj dhe fisi i Meliceve,  eshte,  jo vetem me i lashti fshat i Bregut dhe nga me luftaraket e atdhetare te spikatur.

Femijerine,  Sillua e percolli ne fshatin e lindjes,  ne Çorraj,  prane prinderve dhe mes njerezve te fisit te tij.  Aty,  Ai kreu dhe arsimimin ne shkollen fillore te fshatit dhe  mesimet e shkolles unike  (shtatevjecare).  Shoke te femijerise te Tij ishin:  Viktor Qyrku, i cili u be shkrimtar dhe poet i njohur;  Hektor Veshi,  i titulluar Profesor- Doktor etj.  Mesues  te  tij  kane  qene:  Zaho Zhupali;  Kleanthi  Lami etj.  Ne te gjithe  vitet e shkolles shtatevjecare,  treguesit cilesore te Sillo Melices ishin mjaft te larte.  Ai u rrit,  nje djale i urte, i  sjellshem,  i  edukuar,  zemermire  e  mjaft  i zellshem ne mesime.  Dashuria e tij per dijet dhe perpjekjet per te qendruar ne balle te komunitetit te nxenesve ishin te dukshme dhe konstante.

Çifti:  Paoline e Vangjel Melica,  gjate jetes bashkeshortore,  pruri ne jete kater femije:  Jorgon;  Saven;  Sillon dhe Jorgon.  Shtepia prinderore e Sillos ishte njekateshe,  me cati.  Muret ishin te ngritur me gure te gdhendur,  te lidhur me llac gelqereje,  pa breza druri.  Dhoma ishte pa tavan dhe e pashtruar me dysheme.  Ne vend te dyshemese prej dhoge,  sheshi i shtepise ishte i shtruar me cimento.  Muret ishin te suvatuar vetem ne anen e brendshme dhe catia mbulohej me tjegulla.  Perpara shtepise ishte nje oborr, i madh,  ne te cilin luanin femijet.  Rreth shtepise kishte bahce  ku vegjetonin mana,  fiq,  hardhi e peme te tjera frutore. Ne bahce e ne oborrin e shtepise nuk kishte agrume,  ndonese klima e favorizon vegjetimin e tyre.  Arat,  familja Melica i kishte ne Shen Argjiro;  ne Luca ;  ne Ngulle e gjetke.  Familja i punonte dhe i mbillte e i manipulonte vete arat dhe prodhimtarine e tyre.  Ne arat e familjes te xha Vangjelit,  mbilleshin,  kryesisht drithera buke,  sidomos:  grure,  miser,  patate dhe perime.  Mes perimeve,  vend te rendesishem zinte domatja,  speci,  patllixhani  etj,  te cilat sherbenin per ushqimin e familjes.  Ne inventarin bujqesor te familjes,  sa i perket  gjese te gjalle,  familja dispononte nje ka parmende;  nje gomar dhe rreth 30 krere te dhirta.  Menaxhimin e tyre e bente vete familja bujqesore.

Pas perfundimit te shkolles shtatevjecare ne fshatin e lindjes,  me rezultate shume te mira,  Sillo Melica,   ne vjeshten e pare te vitit 1957,  nisi mesimet ne vitin e pare te shkolles se mesme profesionale, e cila,  ne ate kohe quhej:  Politeknikumi “ 7 Nentori”, ne Tirane.  Djali nga Çorrajt-  Sillo Vangjel Melica, i  ardhur ne metropol nga nje province e larget,  me zgjuarsine tipike qe e karakterizonte,  u pershtat shpejt me jeten e re dhe u shqua nder bashkenxenesit e klases e te shkolles sa i takon pervetesimit te lendeve dhe jetes ne komunitet.  Sjellja e tij e pa qortueshme  dhe vullneti i tij i rralle  per te mesuar,  bene qe Sillua te miqesohej shpejt me te ardhurit  nga  vise te ndryshem te vendit, me te cilet u lidh ngushte e pati ndikim te ndersjellte.

Ne vjeshten e vitit 1959, kur Ai sapo kishte nisur mesimet ne vitin e trete te shkolles se mesme,  sipas ligjes per sherbimin e detyrueshem  ushtarak,  Sillua u mobilizua per te kryer sherbimin ushtarak.  Ishte me shans per faktin se ne ate vit,  disa djem te zgjedhur,  do ti nenshtroheshin programit te fluturimeve,  me synimin qe te beheshin pilote ushtarake.  Aso kohe,  brenda Regjimentit  “Peza”,  te dislokuar ne Qytetin “ Stalin”,  me nismen dhe nen kujdesin e komandantit te regjimentit,  te lavdishmit Niko Selman Hoxha, ishte formuar e funksiononte nje skuadrile  shkolle,  e pajisur me aeroplane te lehte mesimore,  me helike, te tipit- Jak-18A,  e cila kishte funksionuar dhe nje vit me pare.

Sillua,  u bashkua me djemte:  Bardhyl Lubonja;  Koco Biku;  Lutfi Islamaj;  Rrapo Kodheli;  Bahri Meshau  (Permeti) dhe Sazan  Abibi  iu nenshtruan vizitave dhe ekzaminimeve laboratorike mjekesore, prane  Spitalit te Pergjithshem Ushtarak, ne Tirane ku u percaktua  kondicioni i tyre shendetesor  ne  pershtatje me  kerkesat per t’u bere pilote.  Fizikisht dhe menderisht ( ana psikologjike e tij),   Sillua rezultoi i shendoshe dhe me 2  Nentor te vitit 1958, me nje autobus ushtarak  te regjimentit, kontigjenti i kandidaturave per tu bere pilote, rrugetoi  nga Tirana,  per ne Qytetin “ Stalin”.  Me te mberritur  ne regjiment,  djemte u veshen me uniformen e kursantit per pilot dhe  iu nenshtruan procesit te sistemimit e te organizimit. Me vone, me ta u bashkuan te tjere kandidate,  te cilet erdhen nga reparte te tjere te ushtrise dhe nga shkollat civile.

Me kursantet per pilote,  ku bente pjese Sillo Melica,  te cilet u arriten numerin  20 vete,  u organizua nje skuadrile fluturuese.  Ne grupin e kursanteve,  benin pjese:  Agim Ismaili;  Sillo Melica;  Bardhyl Lubonja; Koco Biku;  Lutfi Islamaj;  Sazan Abibi;  Bahri Meshau ( Permeti);  Surri Barbullushi;  Rrapo Kodheli; Thanas Papa;  Lili Xharo;  Vaso Koco Pesha  etj.  Komandant i shkolles ishte piloti i klasit te pare,  nga Kudhesi,  Thanas Gjiknuri.  Instruktore te teknikes se pilotimit ishin:  Flamur Mickaj;  Refit Jazoj;  Irakli Grazhdani ( komandant skuadrile):  Naun Todo;  Admir Fllaga;  Nehar Jazexhi;  etj.  Grupi i kursanteve, pas kryerjes te programit teorik,  nepermjet te cilit, ata u njoh me aeronautiken dhe problemet e lundrimit ajror,  ne pranveren e vitit 1959,  nisi fluturimet ne aeroplanin e lehte mesimor me helike,  te tipit Jak -18 A,  te prodhuar ne uzinat sovjetike te aviacionit.  Fluturimet u zhvilluan ne brezin e bute  (jeshil),  te aerodromit te Qytetit “ Stalin”, duke u  alternuar ne dite,  me fluturimet e piloteve te regjimentit ne aeroplanet reaktive Mig-15, te cilet , ngriheshin e uleshin ne brezin e betonuar.

Fluturuan,  kursantet per pilote,  ne kete tip aeroplani,  me instruktorin e teknikes se pilotimit,  ne kabinen e dyte dhe ne fluturime vetem,  rreth 50 ore.  Por,  ne kohen kur ata do te kalonin nga fluturimet ne rreth, mbi aerodrom,  ne detyra ajrore me te veshtira,  ne muajin qershor te vitit 1960,  ne radhet e kursanteve per pilote qe fluturonin ne aerodromin ranor te Poros,  ne aeroplanet reactive Mig -15,  ndodhen dy ngjarje te renda ajrore,  njer a pas tjetres.  Ne nje fluturim rutine, duke kryer  nje akrobaci  te  pamesuar,  humbi jeten kursanti  “ brilant” nga Boboshtica Jovan Kacorri dhe gati dy jave me pas,  ne nje fluturim ne zone ( pilotim),  braktisi avionin e u hodh me katapulte,  kursanti Petraq Qafezezi,  nga Kolonja.  Keto dy ngjarje te renda u bene shkak per mbylljen e shkolles shqiptare te aviacionit,  e cila u cel me shume sakrifica e me kembenguljen e themeltarit te aviacionit shqiptar- Niko Hoxha.  Mbyllja perfundimisht e shkolles se aviacionit,  veshtiresoi mjaft procesin e pergatitjes te piloteve,  ne vend, ne nje kohe kur  repartet e aviacionit,  kishimn mjaft nevoje per kontigjente te rinj pilotesh. Shteti yne,  si vend Anetar i Traktatit te Varshaves e hodhi veshtrimin tek  “miku i madh”, i cili ishte ish Bashkimi Sovjetik.

Me 26 gusht te vitit 1960,  kursantet per pilote,  te te dy grupeve,  me nje aeoplan transporti te tipit TU-104, u nisen nga aerodrome i Rinasit dhe,  pas  2 oresh,  u ulen ne  aeroportin e Sheremetjevos,  ne Moske.  Grupi fluturues ne te cilin bente pjese Sillo Melica,  u shtua me te tjere djem  te perzgjedhur dhe arriti numerin 36.  Ishte grupi me i madh i kursanteve shqiptare,  per pilote qe kishte shkuar ndonjehere ne shkollen sovjetike te aviacionit. Ne ate kohe, shkolla e aviacionit ku mesonin fluturimin shqiptaret,  ishte shperngulur nga Borisoglebsi, ne Krasnodar  dhe  nje regjiment i se ciles,  funksiononte ne qytetin e Batajskut,  i  cili,  ishte ne juridiksionin e qarkut te Rostovit mbi Don,  ne rajonin e Kaukazit te Veriut.  Ne ate regjiment,  funksiononin dy skuadrile fluturuese me helike;  njera me shqiptare;  tjetra me hungareze.  Ishte dhe nje skuadrile me helikoptere te perbashket, te tipit:  Mi-4 e Mi -1.  Me vone,  ne ate dege te shkolles se aviacionit erdhen kursante nga Kuba,  te cilet mesuan helikopterin Mi-4 dhe te tjere,  nga Vietnami e nga Laosi,  te cilet u  pergatiten  si pilote gjuajtes.

Sillo Melica dhe shoket e tij, te cilet kishin fluturuar dhe  ne Qytetin “ Stalin”,  u kompaktesuan me grupin e fillestareve dhe nisen pergatitjen teorike e me pas ate praktike,  serish ne avionet  Jak-18 A. E pati relativisht me te lehte  Sillua dhe shoket e tij te grupit kete perseritje,  por nuk kaloi ne eufori.  Ai,  me karakterin e tij disi te cuditshem,  studionte, deri ne hollesi,  cdo elerment  teorik dhe praktik;  njelloj sikur ta kishte per here te pare.  Kur Ai kishte fluturuar rreth 100 ore,  ne diten e provimit te pergatitjes  ajrore,  nje urdher i befte,  i  perzuri te gjithe studentet ushtarake,  nga territori i Bashkimit  Sovjetik,  duke e mbyllur  “ traun” e te mesuarit te shkences aeronautike.  Nje tjeter fatkeqesi ra mbi supet e njome te Sillo Melices- nderprerje e te mesuarit per t’u bere pilot.  Ai e perjetoi me dhimbje kete  “menxyre”,  edhe per arsyen se donte te fluturonte mbasi ishte i zoti te bente dicka ndryshe nga te tejeret. Eshte fjala per bashkemoshataret e tij qe kishte lene ne fshat,  te cilet ndoqen rruge tjeter dhe kapen  te tjera “maja”.

Me  16 shtator te vitit te mbrapshte 1961,  pa perfunduar qellimin qe i kishte vene vetes,  Sillua dhe shoket e tij te grupit,  te deshperuar por krenare per qendrimin dinjitoz qe mbajten duke sfiduar provokacionet dhe joshjet e shtetareve vendas,   me nje aeroplan TU-104,  fluturoi ne udhen e kthimit: Moske- Rinas.  E “brente” shqetesimi per fatin e metejshem te procesit mesimor ajror,  ne kushtet e reja,  kur prognoza ishte ogurzeze. Pritej nje bllokade e pergjithshme e vendeve Lindore,  ndaj vendit e ushtrise tone.  Pas nje grumbullimi rreth 3 muajor ne nje mjedis ushtarakesh tek i ashtuquajturi:  “ Rrapi i Treshit”,  ku  Sillua dhe shoket e tij kaluan neper nje kalvar mundimesh e pikepyetjesh per te ardhmen, Sillua rinisi procesin mesimor,  ne Vlore,  ku u rihap Shkolla Shqiptare e Aviacionit.  Meqenese,  u be shume kohe pa  u ngritur ne ajer,  gje qe tek piloti ndikon mjaft  negativisht,   ( si puna e nje futbollisti kur nuk del ne stervitje) per te rivendosur shprehite e fluturimit,  studentet per pilote,  fluturuan serish,  ne avionin Jak-18,  por kesaj here,  ne nje tip me pak te avancuar dhe me vecori pilotimi.  Ky kthim prapa,  nuk e stepi Sillo Melicen e nuk ia largoi deshiren per t’u bere pilot gjuajtes –bombardues.

Nje vit me pas,  ne veren e vitit 1963,  Stillo Melica dhe studentet per pilote qe i shpetuan “ kasaphanes” gjoja mjekesore, si:  Sefedin Tomcini;  Petraq Koroveshi;  Thanas Papa;  Ahmet Sulejmani;  Surri Barbullushi;  Bahri Meshau ( Permeti);  Pandeli Lengu;  Mustafa Gjokutaj; Jorgaq Bahshevani;  Bardhyl Lubonja;  Koco Biku;  Roland Sofroni dhe Vangjel Baba e Skender Shahini,  te cilet iu bashkangjiten grupit,  nisen dhe perfunduan programin e fluturimeve ne aeroplanet reaktive,  Mig-15  dhe,  ne nentor te atij viti u titulluan oficere ( nentogere) e u diplomuan pilote gjuajtes –bombardues.  Instruktor i teknikes se pilotimit,  i Sillo Melices ishte Piloti me pervoje,  njeriu i mire,  libohoviti Mustafa Çici.  Duhet theksuar fakti se fluturimet ne aerodromin e Poros,  ku vapes perveluese i shtohej pluhuri si re tymi qe linin turbinate e avioneve,  dhe bezdia e mushkonjave te imeta, te cilat zhdukeshin me 10 korrik.  Deshira per te fluturuar prevalonte mbi lodhjen dhe sakrificat qe duhet te kalonin studentet per pilote  dhe ata ia dolen.

Ne pranvere te vitit 1964, Sillon dhe Kocon,  Bardhin,  Surrine,  Mustafane,  Rolandin,  Ahmetin,  Skenderin,  Sefedinin dhe Jorgaqin i priti Regjimenti i Aviacionit,  ne Rinas.  Sillua u caktua pilot gjuajtes-bombardues,  ne Skuadrilen e dyte,  me komandant skuadrile, vunjotin Kosta Neco Dede dhe zevenses te tij, birin e Picarit te Gjirokastres – Gezdar Riza Veipi.  Ne cift,  Ai ishte me pilotin Skender Mersin Kanina,  me te cilin,  ne formacion kreu mjaft detyra luftarake,  deri ne pranvere te vitit 1966,  kur,  se bashku me skuadrilen me aeroplane Mig-17F,  u transferua ne Regjimentin “ Peza” te Qytetit “ Stalin”, se bashku me pilotet:  Nazmi Dautaj;  Bashkim Agolli e Petraq Koroveshi.  Duke pare nivelin e larte  teorik dhe ate praktik te Sillo Melices,  organi i nomenklatures,  pas  rreth 2 vitesh e caktoi ate ne detyren e instruktorit te teknikes  se pilotimit,  ne Skuadrilen Reaktive te Shkolles se Aviacionit,  ne Vlore.  Nje detyre tejet e veshtire dhe serioze kjo,  qe kerkon jo vetem aftesi,  nivel e perkushtim por dhe metode bashkekohore,   per ti transmetuar studentit qe meson te fluturoje,  gjithe sa di vete.

Jeta e Sillo Melices,  ne shkollen e aviacionit, ne detyren e instructorit te teknikes se pilotimit ne aeroplanet reactive,  Mig-15,  ne  aerodromin e vecante te Poros,  ku efektivi instruktor,  student,  teknik,  specialist e ushtar,  jetonin e punonin ne kushte mjaft te veshtira,  te cilat,  po te mos i kesh perjetuar,  veshtire se mund ti perfytyrosh;   eshte nje histori me vete.  Mjafton te permend se instruktori,  ne ate mjedis e ne ate komunitet interesant ishte strumbullari i te gjithe veprimtarise. Fundja,  tek instruktori i kishin syte te gjithe,  dhe fjala e tij ishte vleresim i punes per te gjithe te tjeret. Perpara nje prove mjaft te rende e te veshtire u vu Sillo Melica,  por mendja dhe supet e tij ishin te pergatitur,  per ta perballuar kete sfide qe i solli jeta.  Studentet qe u pergatiten prej tij,  si pilote gjuajtes –bombardues:  Dante Dusha;  Perparim Hila;  Asip Budo;  Enver Bajraktari;  Ahmet Kamberi  etj,  pas diplomimit,  u vune shpatullat detyrave luftarake,  ne repartet ku u emeruan dhe u rriten gradualisht por t e sigurte n profesion.  Te gjithe ata,  nga majat ku mberriten,  kur veshtrojne pas,  nuk ka si te mos kujtojne sa kane vuajtur ata e sa eshte munduar instruktori I tyre,  per t’u mesuar pilotimin e aeroplanit, sipas kerkesave te instruksioneve e rregulloreve te aviacionit,  dhe sidomos per te marre nga aeroplani gjithe kapacitetet e tij luftarake.  Si nxenesi i klasit te pare te shkolles fillestare, i cili,  kur rritet,  pyet veten,  kush mi ka mesuar shkronjat e Shqipes,  edhe ata,  mesiguri,  kane pyetur e vete jane pergjigjur: Kush ua mesoi fluturimin dhe sa ka vuajtur ai njeri,  per ti bere te njohura gjithe skutat e profesionit te veshtire te lundrimit ajror.

Ne fund te vitit 1971, kur u projektua shtimi i ekipazheve te aeroplaneve te transportit Il-14 nga  nje, qe ishte deri atehere,  ne kater,  Sillo Melica,  bazuar ne tiparet vetjake,  si njeri  e per  vlerat si fluturues,  si dhe duke marre parasysh,  garancite e tjera,  sipas rregullave te kohes,  u thirr per te bere kalimin nga aeroplanet  reactive  Mig-15  ne ata te transportit ajror Il-14.  Per kete qellim,  me 2 shkurt te vitit 1972, se bashku me nje grup kolegesh  te profileve te ndryshem,  me nje aeroplan TU-104,  u nis,  nga aerodromi i Rinasit,  ne drejtim te Kines se larget.  Ne grupin e kalimit benin pjese:  Fari Bubesi  (pergjegjes) ;  Koco Andoni;  Çobo Skenderi ( Komisar I grupit);  Llazar Çyci;  Sillo Melica;  Halit Bulku;  Niko Gambeta;  Spiro Burda;  Ramadan Taci;  Luan Sinaj;  Ramo Mejdiaj;  Sotiraq Gjylameti;  Gaqo Rapi dhe   Sulo Gorica.   Lundrimi ajror i ketij  grupi  te perzier,  u krye ne rrugekalimin:  Rinas- Budapest- Moske- Irkutsk- Pekin- Vuhan.  Ne aeroportin e Irkutskut,  i  cili, aso kohe ishte ne juridiksionin e ish Bashkimit Sovjetik,  pasagjeret,  kaluan nga aeroplani i flotes ajrore sovjetike ne ate te Kines.  Avioni ishte i te njejtit tip TU-104 por me ekipazh kinez.  Ne Pekin,  grupi qendroi nje jave e me pas u vendos ne qytetin Jugor te Vuhanit,  ku dhe beri kalimin ne aeroplanin e ri.  Ky qytet,  ne ate kohe numeronte rreth 10.000.000 banore.  Ne lumin Jangce,  qe kalon  prane tij,  kishte kaluar me not,  Kryetari  Mao Ce Dun. Ne dhomat ku flinin,  Sillua ishte me pilotin e klasit te dyte Llazar Çyci,  nga Myzeqeja;  nje pilot i cili kishte passion letersine dhe ishte krijues i rralle .

Programin e fluturimeve te kalimit ne avionin Il-14,  Sillua e percolli me nje instruktor kinez.  Duke u bazuar ne te dhenat tipike vetjake te Sillos,  ku binte ne sy deshira e madhe e tij per te mesuar cdo gje qe lidhej me shfrytezimin e ketij avionic,  fluturoi: Diten dhe naten ne kushte te thjeshta te motit te cilat i perkisnin klasit te dyte te pilotit. Temperaturat e larta te mjedisit dhe veshtiresite e tjera,   Sillo Melica dhe shoket e tij te grupit i perballuan me perkushtim e me seder shqiptare,  e cila mbeshtetej dhe tek mosha e tyre e rritur dhe pervoja ne fluturime .  Ne mes te janarit ( 15 janar) te vitit 1973,  mbasi perfunduan programin e parashikuar,  grupi u kthye ne Tirane. Ne kthim, pjesetaret e grupit u nisen nga Pekini , me nje aeroplan rus , I tipit TU-104, ne itenerarin: Pekin-Moske- Budapest- Rinas. Ekipazhi ishte rus.

Ne katershen “ speciale ”  ku u rrjeshtua Sillo Melica,  punoi me perkushtim e vijoi te njejten vije sjellje,  si me pare.  Puna e tij,  ne perberje te ekipazhit ne variant transporti dhe per fotografim ajror u cmuan me shume vlere.  Sillua ishte pilot cilesor dhe njeri per t’u patur zili.  Me shume vullnet e kembengulje,  Sillo Melica nisi dhe perfundoi fakultetin e Historise e te Gjeografise  te Universitetit te Tiranes,  me tregues te larte.   Arsimimi i tij i sherbeu permiresimit te te gjithe punes se tij si pilot. Kete do ta mesoni nga opinionet e disa kolegeve te tij,  te cilet kane punuar,  se bashku,  per shume vite dhe e kane njohur protagonistin e ketij shkrimi,  ne te gjitha shtigjet e jetes.

Ne vitin 1981,  Sillo Melices,  organi i nomenklatures i dha nje siperfaqe banimi,  ne rrugen “ Mustafa Lleshi “,  prane  Shkolles se Baletit,  ne Tirane.  Nje rast i rralle ky,  ne ata vite kur problem i strehimit te familjeve te oficereve ishte bere gangrene. U be zhurme e dikush,  me te drejte shtroi  pyetjen:  Si eshte e mundur qe i dhane shtepi nje te pamarrtuari, kur,  prinder te disa femijeve,  banonin ne kushte  te mjeruara?  Do ti pergjigjem fare shkurt kesaj pyetje e cila, ne thelb ka dicka te drejte:  Me thoni nje tjeter oficer te Ushtrise Popullore,  jo vetem  te Aviacionit qe te kishte tiparet e Sillo Melices?  Ne optiken time,  pa terhequr kerraba nga vetja,  kam bindjen se Ai njeri meritonte cdo nderim dhe kane bere shume mire qe i dhane nje siperfaqe banimi, me shpresen se do te behej si te tjeret.

Per fat te keq,  Sillua  e kaloi jeten i vetmuar dhe u nda nga jeta,  aksidentalisht,  me 23 nentor te vitit 2002,  ne shtepine e tij,  ne Tirane.  Sillo Melica u percoll per ne banesen e fundit,  ne varrezat publike te  sharres,  nga nje “ lume”  njerezish.  Sillon e percollen ,  me dhimbje e lote ne sy,  shoket,  te afermit,  miqte e dashamiret e  tij  te shumte.  Varri i tij ndodhet ne Sharre;  vellai i madh,  Jorgua dhe familjaret e tij perballuan me dinjitet dhimbjen e madhe qe shkaktoi ndarja para kohe dhe aksidentale  nga jeta e te mirit Sillo Melica.  Ne vendin ku Ai prehet,  vizitori veshtron nje objekt perkujtimor,  te dukshem,  te denje per ate njeri,  i cili u shua pa u ndjere;  ne vetmi.  Me tej do te njiheni me disa nga opinionet e shumte qe me dhane,  kolege,  bashkekohes e miq te tij.  Per te shkruar kete monografi,  edhe pse Sillon e kam patur shume shok e mjaft kujtime i kam te ngulitura ne mendje,   per te freskuar e pasuruar kujtimet,  bisedova me:  Çobo Skenderin;  Delo Isufin ( Seraj);  Mustafa Çicin,  pilot I klasit te dyte,  instructor i teknikes se pilotimit i Sillo Melices,  ne aeroplanin Mig-15;  Koco Bikun;  Ahmet Sulejmanin; Bahri Meshaun ( Permeti);  Mehmet Haskaj;  Milo Budini;  Perparim Hila;  Agim Balili;  Shyqyri Kolli;  Guri Pashaj;  Arqile Kosta;  Gani Progonati;  Skender Dusha;  Spiro Burda;  Ramadan Taci,  Niko Gambeta; Fadil Nenaj( Braho);  etj. etj.  Ne pamundesi per ti paraqitur te gjithe opinionet e shokeve po ju citoj, me besnikeri disa syresh.

  • Çobo Skenderi – pilot i klasit te pare, veteran i aviacionit: “ …  E kam njohur Sillo Melicen,  qysh  kur erdhi ne Regjimentin e Rinasit,  kur sapo kishte mbaruar Shkollen e Aviacionit,  ne pranvere te vitit 1964.  Ne vitin 1972-1973,  ishim,  se bashku,  ne Republiken Popullore te Kines,  ku fluturuam e kaluam ne aeroplanin Il-14.  Pas kesaj periudhe,  fluturuam,  se bashku ne te njejten “katershe speciale”,  ne Skuadrilen e Tiranes,  deri sa me caktuan ne nje detyre tjeter.  Tiparet e atij njeriu te thjeshte,  te urte,   te cilter,  te dashur e dashasmires,  pa cmire e pa zili,  fisnik ne te gjithe boten e tij me jane ngulitur fort ne kujtese e nuk dalin lehte prej saj.  Nese mund te kerkohet nje njeri qe te jete model e shembull per t’u ndjekur,  ky ishte Sillo Melica.  Sillua i vleresonte maksimalisht detyrat dhe i plotsonte ato,  cilesisht e pa pretendime.
  • Delo Isufi ( Seraj): “… Ne vitin1968, isha instructor i teknikes se pilotimit, ne aeroplanet reaktive Mig-15,  ne Poro.  Sillo Melica,  kur erdhi instruktor,  me gjeti ne detyre.  Ai erdhi nga Regjimenti “ Peza”,   ku kishte fluturuar ne avionet Mig-17F.  Sillon e kam patur shume shok,  si ne Poro dhe me vone,  ne Tirane.  Si pilot,  Ai ishte mjaft i mire e i kujdesshem.

Sillo Melica ishte shume krenar e nuk i perulej njeriu;  as vellait te tij,  nuk ia shtrinte doren.  Atij nuk i pelqenin levdatat e nuk mburrej kurre; nuk e zinte ne goje faktin  se e kishte vellane ne funksione te larta shteterore. Si tip, ishte disi “ i mbyllur” e nuk i hapej lehte askujt.  Me pelqente fakti se Sillua ishte njeri pa fjale;  Ai nuk fliste shume,  nuk merrej me thashetheme e nuk fliste keq,  per te tjeret.  Si shok,  nuk e kishte shokun;  ishte teper besnik dhe shume kavalier.  Po te uleshe me te ne tavoline,  nuk te linte kurre te paguaje.  Mbahej mire e ishte njeri  shpirtmire e me zemer te madhe.

Se bashku me bashkeshorten time te ndjere,  i kishim rekomanduar te lidhej me vajza te mira;  Ai premtonte por nuk i veshtronte  kurre.  Sa kohe ishim beqare,  Ai bente shoqeri me ne,  por,  sapo formonim familje,  Ai largohej e nuk perzihej me.  Sillo Melica ishte njeri me individualitet e me dinjitet.

Kur i referohem individualitetit te tij,  kam parasysh nje njeri te mencur e te zgjuar,  i cili lexonte mjaft  e dinte shume.  Ai,  ne lexime ishte selektiv.  I pelqenin sidomos shkrimtaret ruse te brezit te Anton Çehovit.  Preferonte te lexonte  me teper novela dhe tregime te shkurter.   Poezite nuk e terhiqnin dhe lexonte pak poezi.   Kisha pikasur prirjren e tij per te diskutuar rreth letersise dhe ishte competent,  ne kete drejtim.  Lexonte edhe ne Gjuhen Ruse.  Kur dikush tentonte ta cvendoste biseden tek politika,  Ai,  duke u shmangur me takt thosh: “ Lerini keto”!  e largohej nga diskutimi.

Sillo Melica i donte shume njerezit dhe i ndihmonte kur ata kishin nevoje per te.  Ai ishte shume krenar por dhe i ndjeshem.  Mbaj mend sa keq u ndie Sillua, kur nje i  aferm i tij,  njeriu i letrave,  Viktor Qyrku,  i dha fund  jetes me vetegjyqesi.  Humbja e jetes te nje njeriu e bente te ndihej keq.  Sillo Melica ishte i drejte e i ndershem,  nuk kisha degjuar te kete patur ndonje ferkim apo mosmarreveshje me te tjere.  Mbasi doli ne pension,  gjendja e tij ekonomike u perkeqesua,  por krenarine e ruajti,  edhe pse ishte I detyruar te mos  mbahej me si me pare.

 

  1. Mehmet Haskaj- specialist aviacioni, shok i afert e bashkekohes i Sillo Melices. “ … Sillo Melicen, e kam njohur,  per here te pare,  ne vitin 1969, kur studioja ne Shkollen e Aviacionit,  ne Vlore.  Sillua ishte pilot,  instruktor i teknikes se pilotimit,  ne Poro,  me detyre zevendeskomandant i skuadriles e une student.  Ne vitin 1973,  ne muajin gusht,  u ribashkuam ne Skuadrilen e Transportit Ajror,  ne Tirane,  ne aerodromin e Laprakes. Ne ate kohe,  Sillua,  sapo ishte kthyer nga nje specializim qe kishte kryer ne Kine,  ku kishte bere kalimin ne aeroplanet e transportit ajror Il-14.  Te dy  ishim beqare e banonim ne hotelin e Klubit Sportiv “ Partizani”,  ne te njejten dhome me oficerin e profilit teknik,  Spiro Burda. Dhomat ishin me dy krevate  tek,  por ne ted y,  hapem nje vend,  ne mes, Sillon.

Ne dhomen fqinje banonte piloti i ekipazhit te pare te udheheqjes,  Babace Faiku,  i  cili,  ne dhome kishte vendosur televizor.  Ne ate kohe televizoret ishin te kufizuar e ne shkonim shpesh ne dhomen ku flinte Babacja,  per te ndjekur emisione te ndryshem televizive.  Ne dhomen tjeter,  prane tones banonin disa basketbolliste te “elites”, si:  Gazmend Çaci;  Kushtrim  Zace;  Robert Kuqo;  Kastriot Mushi etj,  me te cilet Sillua bisedonte shpesh;  madje, ata i  kerkonin dhe mendim per lojen qe benin.

Me Sillon,  kam fjetur ne te njejten dhome,  nga muaji gusht i vitit 1973,  deri ne dhjetor te vitit 1979;  plot 6.4 vjet.  Sillo Melica ishte tip studiues dhe lexonte shume.  Ai ishte i vetmi prej nesh,  qe dispononte nje biblioteke vetjake,  te pasur.  Per Sillon,  e preferuar ishte literature artistike dhe ajo historike.  Sillua merrte pjese ne diskutimet per letersine dhe fliste me kompetence.  Gjate kesaj kohe,  Ai nisi e perfundoi studimet me korepondence ne fakultetin Histori-Gjeografi te Universitetit te Tiranes. Sillos,  i pelqente shume muzika e lehte dhe ajo klasike.  Kur dilnim shetitje ne qytet,  se bashku me Sillon dhe me  Spiron,  Sillua vishej mjaft bukur e paster dhe me shije.   Shpesh shkonim ne teater dhe,  pas shfaqjes diskutonim,  per pjesen dhe per lojen e aktoreve.  Sillua diskutonte me kompetence. Ai kishte njohuri te thella edhe ne kete fushe.  Uniforma ushtarake,  si dhe ajo civile,  ne shtatin e Sillo Melices shendrinte.  Kur kalonim ne rruge,  njerezit qe na veshtronin,  kthenin koken e i pershperitnin njeri-tjetrit;  Sillon e dinin qe ishte mjek.  Pas largimit nga dhoma te Spiro Burdes,  ne dhomen tone erdhi zagoriti i mire nga Nivani- Robert Vito.  Sillua zuri shoqeri te ngushte dhe me Ate njeri te mire.

Kur zhvillohej  Festivali Folklorik Kombetar i Gjirokastres,  ne tetor te vitit 1974, Sillua qendroi ne Gjirokaster plot nje jave.  Gjate  atyre diteve,  Sillo Melica erdhi ne shtepine time,  ne Gjirokaster,  per te takuar prinderit e mi,  per te cilet i  kisha  folur,  kur flinim ne te njejten dhome.

Ne Tirane,  kur banonim ne hotelin e Klubit Sportiv “ Partizani”,  darkat,  si rregull i konsumonim ne restorantin “ Drini”, ne Tirane.  Ne ndonje rast,  uleshim dhe ne  Klubin e Ministrise te Brendshme,  po ne Tirane.  Rrallehere shkonim ne Shtepine e Ushtarakeve.  Sillos nuk i pelqente te ulej ne mjedise ku mblidheshin shume oficere e behej zhurme,  sic ishte Shtepia e Ushtarakeve.  Atje shkonin mjaft oficere te aviacionit e nuk e merrte vesh,  i pari te dytin.

Ne kofidence,  si shok i afert i tij,  jo nje here, Ai me kishte thene:  “ Mos qendro ne shoqeri me mua se do te mbetesh beqar;  sic jam une”!   Si kunderpergjigje,  i  thosha:  “ Une do te shoqerohem me ty;  edhe kur te behem vete i dyte ( me grua)”.  Ne te vertete,  Sillua,  kur une u martova,  me erdhi ne shtepi,  per te me uruar.  Edhe kur na lindi femija i pare,  Ai,  peraseri  erdhi ne shtepine tone.

Sillo Melicen,  per nje periudhe te gjate kohore e kam qethur.  Si te thuash kam qene berber personal i tij.  Sillua e kishte te veshtire qethjen e flokeve dhe vetem une ia dija terezine.  Une e kam qethur sillon edhe mbasi u largova nga hoteli i Klubit Sportiv “ Partizani”.

Gjate kohes kur banonim se bashku  ne  nje dhome,  mesova se Sillo Melica vuante nga nje semundje ne veshka.  Kete fakt,  Ai nuk e bente te ditur per te tjeret,  por e mbante te fshehte,  nisur nga droja se mos e deklaronin te paafte per te fluturuar. Kur Atij i dhane shtepi,  ne rrugen  “ Mustafa Lleshi”,  prane Shkolles se Baletit,  se bashku me bashkeshorten i beme nje vizite kortezie.  Si njeri afer tij,  i kisha rekomanduar te lidhej me nje vajze, te njohuren time.   Interesante ishte pergjigja e tij: “Ç’interes ka ajo,  qe te marre mua”?  Dhe nuk e pa,  fare.

Ne vitet 1996-2002, kemi qene serish prane njeri-tjetrit.  Ai ishte ne pension pleqerie dhe banonte ne shtepine qe ndertoi Skuadrilja e Transportit Ajror;  kurse une punoja,  si menaxher tek nje miku im biznesmen.  Gjate asaj kohe,  e kisha pare Sillon te tensionuar  dhe gjendja ekonomike e tij u perkeqesua ndjeshem.  Pensioni muajor qe i  caktuan ishte i paperfillshem;  por  Sillo Melica ishte shume krenar e nuk ia shtrinte doren askujt.  Nen trysnine e situates ekonomike te veshtire,  Ai u detyrua te shiste biblioteken e tij te pasur,  e cila,  jo vetem qe ishte pasuria e tij me me vlere por dhe me e dashura. Librat qe ishin te sistemuara ne ate biblioteke,  ishin te zgjedhura, Ai I kishte  qemtuar librat per vite radhazi.  Sillua e kishte shume per zemer biblioteken vetjake;  shpirti i tij e di sa e vuajti kete hap te detyruar qe beri,  duke e shitur ate, per te mbijetuar.

Me ka lene mjaft mbresa, krenaria e tij.  Edhe ne gjendjen qe iu krijua,  pas daljes ne pension,  Ai mbeti njeri me karakter te forte dhe nuk pranonte ti jepje asgje,  pa pagese.  Kur ishte i detyruar te kerkonte borxh;  “me pare ta kthente se sa e merrte”.  Nese nuk pranoje tja merrje borxhin e dhene,  Ai te thosh: “  Po nuk i more,  do te me besh nje te keqe te madhe,  mbasi nuk te kerkoj me…”!  Kur i krijoheshin mundesite,  Sillua merrte udhen e shkonte ne Çorraj e me pas ne Sarande,  ku banonin prinderit e tij.

Kam dhe disa mbresa te vecanta,  nga jeta dhe puna,  prane Sillo Melices:  Ne nje rast,  kur nje ekipazh, shkoi ne Athine,  per te cuar nje personalitet te larte shteteror,  njeri nga anetaret e ekipazhit nuk kishte kostum te pershtatshem. Pa i thene njeri e pa ia kerkuar personi vete,  Sillua i ofroi  kolegut  kostumin e tij  te ri e me te mire,  te cilin ai e mbajti te veshur nje jave rrjesht.  Sa here dilte jashte vendit,  me detyra fluturimi,  ne kthim,  nuk harronte kurre,  te me sillte ndonje dhurate simbolike.

  • I paharruar qofte kujtimi i atij njeriu te mire, i cili rralle here ndeshet ne jete!
  1. Agim Ismaili, koleg i Sillos, bashkekohes,  shok grupi,  veteran i aviacionit: “… Sillo Melicen e kam njohur ne vitin 1959,  ne qytetin e Kucoves,  kur nisem studimet ne Shkollen e Aviacionit,  per t’u bere pilote.  Ne vitin 1960, kur shkolla shqiptare e aviacionit u mbyll e na derguan per te vijuar studimet ne Bashkimin Sovjetik,  me Sillon,  isha ne te njejten katershe.  Instruktor te teknikes se pilotimit kishim V. I. Ciculin.  Sillua ( ndjese paste),   ishte nje student shume i rregullt e i perqendruar dhe nje shok i shkelqyer  sa i perket sjelljes dhe marredhenieve ne shoqeri.  Ai ishte i rregullt dhe si familjar; i lidhur ngushte me te tijet,  por qe fati e la te vetem ne nje periudhe delikate te jetes.  Me punen e me sjelljen e tij,  Sillo Melica ka lene gjurme shume te mira.  Kete e theksoj me ndergjegje e me pergjegjesi  te plote. Edhe nje here them: Te jete i perjetshem kujtimi i tij!
  2. Koco Biku, shok i ngushte i Sillo Melices, bashkekohes,  koleg,  shok grupi,  veteran i aviacionit: “… Sillo Melicen e kam patur shume shok.  Qysh se u njohem,  kur beme vizitat mjeksore ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak,  ne Tirane,  ne shtator te vitit 1959,  me terhoqi  vemendjen dhe ,  tek ai  djalosh vura re tipare te cilat “me ngjiten”.   E bera shok se Sillua ishte nga ata tipa,  te cilet e meritojne shoqerine.  Me 2 nentor te atij viti,  shkuam ne Qytetin “ Stalin”,  ku iu nenshtruam nje kursi te domosdoshem teorik dhe,  ne pranvere te vitit 1960 nisem  fluturimet me aeroplanet fillestare me helike Jak-18A.  Instruktor i teknikes se pilotimit te Sillos ishte devolliu Admir Fllaga;  nje profesionist nga me te miret e vendit tone;  pilot i qete,  i sakte ne fluturim dhe njeri me zemer te mire.   Ai i trajtonte kursantet si shoke,  pavaresisht nga diferenca ne moshe,  me ta.  Instruktor Admiri ishte me humor te kendshem e i qarte ne ato qe deftonte.

Sillo  Melica ishte tip i mbyllur.  Ai dinte shume por njohurite qe kish,  nuk i reklamonte e nuk ishte shitmendes.  Nuk i pelqente te polemizonte,  prandaj qendronte larg debateve te kote.  Detyrat qe i ngarkoheshin,  nuk i kundershtonte,  por mobilizohej e mendohej thelle per zbatimin e tyre.  Kisha vene re tek shoku im prirjen per te qene korrekt dhe me kerkese te larte ndaj vetes.  Qendrimin disi menjene te Sillos,  instruktor Admiri diti ta kanalizonte ne dobi te pergatitjes ajrore.

  1. Skender Dusha, bashkekohes dhe koleg pune i Sillo Melices,  bashketrevas, veteran I aviacionit: “… Fshatrat tane jane kufitare. Une jam nga Fterra  e ai nga Çorrajt.  Fisi i Sillos eshte autokton;  njeri nga fiset me te lashte e me luftarake te fshatit.  Çorrajt eshte nje fshat i cili eshte i ndare me dysh;  nje pjese e fshatit eshte e besimit fetar myslyman;  pjesa tjeter eshte e besimit fetar ortodoks.  Te paret e Sillos, perfshi gjyshin e tij,  Qyrkun,  kane qene predikues te fese ortodokse.  Per te shkuar ne det bashkefshateret e Sillos kalonin lumin e fshatit te tyre,  i cili buron nga Qafa e Derrases.

Sillo Melicen e kam patur koleg ne repart dhe gjiton,  ne vendin ku banoj.  Ai ishte njeri pozitiv,  i qendrueshem e me sjellje mjaft te mira.  Si pilot ishte nga me te miret,  ne njesine ku bente pjese.  Sillo Melica nuk ishte hileqar por u vinte gjoksin detyrave.  Ai nuk doli i paafte si pilot por doli ne pension pleqerie,  nga kabina e aeroplanit.  Qetesia e tij,  ne cdo situate e ne cdo rast ishin emocionuese.  Nese mund te thuhet ndonje mangesi e tij,  them se nuk e kishte te zhvilluar frymen e ballafaqimit dhe ishte disi i drojtur e i mbyllur.  Eshte rast i rralle,  sidomos ne ate situate krize,  per strehim, qe nje beqari ti jepej  siperfaqe banimi,  me vete. Sillo Melica e meritonte nje trajtim te tille,  me sjelljen dhe qendrimin e tij korrekt e miqesor.  Vdekja e Sillo Melices ishte nje aksident;  percjellja e tij u be madheshtore,  sic e meritonte,  Ai njeri i mire!

  1. Ahmet Sulejman Zogu, shok i ngushte i Sillo Melices,  pilot, instructor i tknikes se pilotimit, bashkekohes,  shok grupi,  veteran i  aviacionit: “… Sillo Melicen e njoh nga gushti i vitit 1960, kohe kur shkuam ne Bashkimin Sovjetik,  per te studiuar,  per pilote.  Si pilot,  nivelin  fillestar e kishte mesatar;  gradualisht erdhi ne ngjitje.   Ne cilesine e instruktorit te teknikes se pilotimit,  ne aeroplanet reaktive Mig-15,  ku mesoi Ahmet Kamberin;  Maliq Xhafen;  Perparim Hilen ;  Asip Budon etj, Sillua  fitoi e konsolidoi  pervoje  positive,  ne fluturim,  te cilen e pasuroi me tej,  kur fluturoi ne Il-14.

Sillua ishte shok shume i mire,  me educate  te  shendoshe  e  me kulture.  Ai ishte i ndershem  e  me moral  te  larte.  Perfundimi  i  shkolles se larte dhe leximet e shumta e poqen dhe e bene mjaft te kulturuar.  Si te mete,  mund  te ve ne dukje  faktin  se  ne teresi  ishte tip i mbyllur e nuk shfaqej lehte.

  1. Guri Pashaj, koleg i Sillos, bashkekohes i tij,  veteran i aviacionit, ingjenier mekanik,  ne pension: “… Sillon e kam njohur,  ne kohen kur kryeja detyren e inxhenjerit mekanik te armatimit,  ne skuadrilen reaktive te Shkolles se Aviacionit.  Sillua ishte instruktor i teknikes se pilotimit dhe zevendeskomandant i skuadriles.  Tek Sillua njoha nje njeri shume te mire dhe nje fluturues kompetent e i sakte ne fluturim.  Ai dallohej per korrektese e si njeri  i rregullt,  me kerkese ndaj vetes .  Dashamiresia e tij ndaj njerezve ishte emocionuese dhe e prekshme.  Sillua i donte e i respektonte  njerezit. Me vartesit sillej mjaft mire. E kam te fresket nje rast.

Nje aeroplan mesimor i tipit Mig-15,  kishte kryer punime sherbimi ne oficine.  Pas sherbimeve qe i ishin bere duhet te kryente nje fluturim  prove,  ne ajer.  Kjo detyre iu caktua Sillos, si pilot me pervoje e me teknike pilotimi te perkryer.  I shkova prane e iu drejtova me kerkesen: “ … komandant;  te gjithe kane fluturuar vetem une kam mbetur pa u ngritur ne ajer.  Nje here qe kam fluturuar,  mjeti ajror ka qene helikopter.  Dua te fluturoj, i thashe!  Sillua,  pa u menduar gjate,  me pa ne sy e me beri shenje me koke qe te futesha ne kabinen e pare te avionit.  Vete zuri vend ne kabinen e dyte.  Donte te me plotsonte deshiren por nuk donte qe kete ta mesonin tetjeret.

U cuam ne ajer dhe,  sipas instruksionit,  beme kontrollin e aeeroplanit ne te gjithe planet.  Kur zbritem ne toke e dolem nga kabinat,  Sillua me porositi qe kete veprim tonin mos ta mesonin te tjeret.  Do ta mbaj mend sa te jem kete nder qe me beri Sillo Melica,  si njeri dashamires e me zemer te madhe.  U ligeshtova shume kur mesova per vdekjen aksidentale te tij!  Qofte i paharruar kujtimi i atij njeriu te mire!

  1. Shyqyri Kolli, koleg i Sillo Melices, teknik fluturues,  bashkekohes i tij,  veteran i aviacionit: “…Sillo Melicen e kam njohur ne pune te perbashket,  ne katershen Il-14,  nga shkurti i vitit 1972,  derisa doli ne pension.  Sillua ishte njeri i mrekullueshem dhe pilot shume i mire.  I urte, i qete, i drejte  i ndershem;  nuk perzihej ne punet e te tjereve. Ai dallohej per dashamiresi dhe ishte shume bamires.  Kur doja te beja riparimin e shtepise time te vjeter,  tironse,  dhe per kete qellim kisha kerkuar e me ishte akorduar nje kredi nga shteti,  e cila po vonohej;  Sillua, e mesoi kete rrethane  e me tha: “ Shyqyri:  kam mbledhur ca para,  te cilat po flene;  merri ti,  perdori per riparimin e shtepise dhe kur ti kesh,  mi kthe”.  Jo, i thashe se parate duhet te ti kthej perseri.  “ Pune e madhe,  tha ai;  po m’i dhe – mire;  por dhe po nuk m’i dhe;   prap mire”!  I tille ishte Sillo Melica; zemergjeresia e tij nuk kishte kufi”!
  2. Milo Budini, specialist aviacioni per fotografim nga ajri, bashkekohes dhe bashkepunetor i Sillo Melices,  veteran i aviacionit: “… Sillo Melicen e kam njohur ne pune te perbashket qysh nga viti 1976, kur ai fluturonte ne aeroplanin Il-14;   me ngritje e me ulje nga aerodromi i Rinasit.  Sillua,  ne ate kohe,  fluturonte per te bere fotografimin nga ajri te territorit te Republikes se Shqiperise.  Kryente fluturime te ketij karakteri,  per llogari te Institutit te Topografise Ushtarake.  Ne ekipazh ishte me pilotin me pervoje Serafin Shegani.

Per te kryer kete detyre,  Sillua ishte i specializuar dhe fluturonte shume mire.  Ai njihte mjaft mire pjeset  materiale  te aeroplanit Il-14 dhe funksionimin e tyre.  Si pilot,  Sillo Melica zoteronte parimet baze te aeronautikes dhe ishte i mencur.  Nuk gjej dot fjale per te shprehur miresine e atij njeriu.  Sikur te mundja e te mblidhja gjithe fjalet e mira qe permban fjalori i Gjuhes Shqipe,  prap nuk do te mundja ti shprehja dot,  plotesisht ato qe perjetova  gjate kohes se njohjes e te punes se perbashket me ate njeri.

Sillo Melica ishte njeri me edukate te shendoshe e me kulture qytetare. Ne raporte shoqerore ishte shume i dashur e i komunikueshem.  Isha fillestar ne ate detyre dhe mjaft procese pune nuk i  njihja. Sillua, me cilesine e njeriut te gatshem per ti arrdhur ne ndihme cilitdo qe i drejtohej me kerkesen per ndihme,  me  ka ndihmuar jashtzakonisht shume.  Ne pune e ne jete ishte i urte,  i qete e shume i dashur.  Gjithe  diten lexonte dhe e kishte koken plot.  Ne fluturim ishte mjaft i afte dhe e zoteronte ne menyre te persosur tekniken ajrore;  Ai  ishte kompetent si profesionalist.

Kur fluturonim se bashku,  ne ajer,  dsuke pare detyren dhe pozicionin e veshtire timin,  here pas here kthehej nga une  e me pyeste:  “ Si ndihesh,  Milo”?   Ne pilotim ishte i sakte dhe e kishte doren “ te lehte”!  Kur e pyesja:  Çfare do te bejme tani ?  mbasi e kishim kryer nje process aerofotografimi,  Ai, kthente koken, me  buzeqeshte  e,  me fjale “ te embel,  qete-qete,  me thosh:  “ Mos e caj koken!  Ti veshtro punen tende,  te tjerat i dime e i kryejme ne”!

Sillo Melica,  ne opinionin tim,  Sillo Melica ishte nje njeri “ Nobel”  dhe pilot i pergatitur e mjaft i sakte. Ndarja e tij nga jeta , me befasoi  e me ligeshtoi! I paharruar qofte kujtimi i tij!

  1. Admir Fllaga, ish instruktor i teknikes se pilotimit, bashkekohes i Sillo Melices,  veteran i aviacionit: “… Sillon e kam njohur qyshkur erdhi ne Skuadrilen shkolle te Qytetit “ Stalin”, ne vitin 1958,  per t’u bere pilot.  Ai ishte nga ata njerez  qe nuk i gjendet shoku,  per korrektesi e per krenari.  Po ta mendosh thelle jeten e tij,  te vjen keq qe nje njeri  aq i mire u traumatizua ne vitet e fundit te jetes,  sic nuk e meritonte.   Me vjen keq  qe jeta nuk e perkedheli,  por u deftua e ashper me te dhe e ndeshkoi me vetmi.  Qe kur erdhi,  e ne vazhdimesi,  formova per te nje opinion pozitiv.  Per mua,  Sillo Melica ishte njeri nga njerezit me te mire qe kam njohur ne jete.

Mbasi doli ne pension,  me nje shperblim te pamerituar ( shume te ulet),  dhe u ngushtua ekonomikisht,   e kisha takuar dsisa here,  ne Tirane.  E njihja dhe e respektoja per ate qe ishte,  para se gjithash,  si njeri.  Jo ne nje rast,  si dashamires i tij,  e kisha ftuar per kafe.  “Sapo e kam pire”- ishte pergjigja e tij standarte.  Ne nje rast i thashe: ” Po mire o Sillo, dy kafe nuk te bejne keq;  mund ta pime nje kafe se bashku”!  U bind,  erdhi e kafen e pime.  Vura re qe  Sillua rrinte si mbi gjemba e i drojtur.   Kur dolem nga kafja,  ne udhe takova shokun tim te shkolles Q.Dh. e ia pershkrova situaten.  Shoku im me qetesoi me fjalet: ” Eshte i rezervuar,  mbasi eshte ngushte nga ana ekonomike dhe ndoshta mendon se nuk do te kete mundesi ta ktheje qerasjen”!  Argumentim bindes ky duke njohur natyren e Sillos.

Sillo Melica,  ka qene instruktor i teknikes se pilotimit ne aeroplanet reaktive Mig-15.   Si instructor,  Ai ishte mjaft i qete,  i sakte e kompetent.  Studentet qe Ai mesoi te fluturojne, ne ndonje rast lejonin dhe gabime e shmangeshin nga ato qe u thosh Ai.  Sillua kishte durim dhe pakenaqesite nuk i shprehte por i mblonte perbrenda e i bente objekt analize;  atje ku duhej e ne kohen e duhur.

Me erdhi keq per ndarjen nga jeta ne menyre tragjike te atij njeriu te mire.  Qofte i perjetshem kujtimi  i tij!

  1. Perparim Hila, ish pilot, student, te cilit Sillo Melica i ka mesuar tekniken e pilotimit,  veteran i  aviacionit: “… Sillo Melica,  se bashku me pilote te tjere,  shoke te tij si:  Nazmi Dautaj;  Bashkim Agolli dhe  Petraq Koroveshi,  se bashku me  aeroplanet  Mig-17F, qe pilotonin,  u transferua nga Regjimenti i Rinasit ne ate te Qytetit “ Stalin”. Ne vitin 1969,  Sillua u transferua,  ne Shkollen e Aviacionit,  ne Vlore,  per te bere detyren e instruktorit te teknikes se pilotimit,  ne aeroplanet Mig-15.  Studente te tij ishin: Perparim Hila;  Asip Budo;  Enver Bajraktari;  Ahmet Kamberi;  Dante Dusha etj.

Sillua ishte njeri shume i mire dhe instructor nga me kompetentet.   Teorikisht ishte shume i pergatitur dhe nga ana praktike e zoteronte mjaft mire pilotimin e aeroplanit.   Ai,  si instruktor,  fliste pake,  por na thosh gjera te vlefshme,  te sakta e te qarta.  Ne ajer ishte i qete, i duruar e pilotonte paster. Studenti kishte cfare te perfitonte prej tij.  Sillo Melica ishte mjaft i perkushtuar  ne detyre. Ai  e donte shume profesionin e pilotit dhe bente cmos te na mesonte ato qe dinte vete.

  1. Mustafa Çici, ish pilot, instruktor i teknikes se pilotimit, i ka mesuar Sillo Melices   fluturimin  ne aeroplanet Mig-15,  ne Poro,  ne vitin 1963: “ … Sillon e kam njohur ne fillim te vitit 1963, kur me caktuan instruktor i teknikes se pilotimit,  ne aeroplanet Mig-15.  Ne grup kisha 4 studente per pilote;  te kater  ishin  te “ shkelqyer”:  ( Koco Biku;  Thanas Papa;  Roland Sofroni  dhe  Sillo Melica) ishin studentet qe m’u besuan ti vozitja ne ajer.  Nga te kater,  me i urti ishte Sillua.  Ai ishte shume i qete,  ne toke e ne ajer;  mjaft i disiplinuar;  i sjellshem e me nje pasion te cuditshem per t’u bere pilot gjuajtes-bombardues ne aeroplanet reaktive te kohes.  Sillua  e donte shume aeroplanin dhe fluturimin.  Ai pergatitej e punonte shume per te qene i gatshem ne cdo fluturim.  Dashurine e tij per te fluturuar e veshtroja ne perpjekjet qe bente,  nepermjet  leximit te literatures perkatese,  trenerimit ne kabine, perseritjes te veprimeve me model aeroplani , ne dore,  etj.  Ai pyeste ne menyre te thelluar per gjera qe nuk i dinte  dhe  ishte i vemendshem ne kohen e  pergatitjes  per  fluturim.  Aq shume e donte fluturimin  Ai njeri, i cili e kishte  qellim te  jetes se tij dhe gezimin  e tij.  Sapo  ta prekje ne ceshtjen e fluturimit,  Sillua ishte gati te shperthente.  Ne fund te vitit 1963, Sillua dhe shoket e tij te grupit u titulluan  officere  e u diplomuan  pilote  gjuajtes-bombardues,  sic enderronte.  Pas mbarimit te shkolles se aviacionit, Sillon e caktuan ne Regjimentin e Rinasit,  ku perseri u bashkuam, por kesaj here,  si kolege.  Me shume vullnet e pergatitje te gjithaneshme,  Sillua  eci mjaft ne ceshtjen e teknikes se pilotimit.  Pastaj u be instruktor e me ne fund u specializua per te fluturuar ne aeroplanet e transportit ajror Il-14.

Mbasi doli ne pension,  e kisha takuar disa here,  ne Tirane.  Kur e pyesja:  ku po shkon?  Ai pergjigjej njelloj:  “ Po shkoj te blej cigare”!  Kishte nisur ta shpeshtonte pirjen e duhanit.  E keshillova ta rrallonte duhanin se e demtonte.  Ai me pa ne sy e me habi,  m’u pergjigj:  ” Me dashke te miren!  Perse  nuk me thua,  te cmendem”!  E -po,  leviz atehere,  i thashe,  ne kuptimin qe te ciftohej.  “A-ha,  u pergjigj ai;  tani eshte teper vone”!

U ndjeva keq kur mesova per ndarjen e tij nga jeta,  i vetmuar e ne menyre tragjike;  qofte i paharruar!

  1. Bahri Meshau ( Permeti), pilot, kryenavigator i Shkolles se Larte te Aviacionit;  shok i ngushte i Sillo Melices;  veteran i aviacionit: “… Sillo Melicen e kam njohur ne muajin tetor te vitit 1959, ne ditet kur,  nje grup djemsh iu nenshtruam analizave dhe keqyrjeve mjekesore,  ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak,  ne Tirane,  ku u percaktua  pershtatshmeria jone shendetesore,  per fluturime ajrore.  Ne kete grup ishin:  Koco Biku;  Bardhyl Lubonja;  Bahri Meshau ( Permeti);  Sillo Melica;  Rrapo Kodheli dhe Lili Xharo.

U njoha me Sillon, fillimisht, ne korridoret dhe ne kabinetet e Spitalit  te Pergjithshem Ushtarak.  Kur u shpallen rezultatet dhe kaluam ne komisionin ushtarako-mjekesor te aviacionit,  nje dite me pas,  me 2 nentor 1959 me nje autobus ushtarak,  ne komanden e oficerit te aviacionit,  pilotit instruktor Flamur Mickaj,  morem udhen per ne Qytetin “ Stalin” e u sistemuam ne godinat e Regjimentit te Aviacionit “ “Peza”,  me qender ne Uren Vajgurore.  Sillua vinte nga  Politeknikumi  “ 7 nentori”;  une nga Teknikumi  i Ndertimit- te dyja shkolla me emer e cilesore.  Disa dite me pas,  grupit tone te kursanteve iu shtuan kandidatura te tjera si:  Surri Barbullushi;  Sazan Abibi;  Lutfi Islamaj;  Thanas Papa;  Agim Ismaili;  Vaso Koco  Pesha  etj.  Mbasi u kompletua grupi i kursanteve per pilote,  nisem pergatitjen teorike ku u njohem,  teorikisht me aerodinamiken dhe me vecorite e aeroplanit te lehte mesimor,  me helike,  te tipit Jak-18 A,  me te cilin do te fluturonim ne pranveren e vitit qe pasoi.

Fluturimet nisen ne fushen e blerte te aerodromit te Qytetit “ Stalin”,  fillimisht me instruktorin e teknikes se pilotimit ne kabinen e dyte.  Brenda  Regjimentit “ Peza”,  me iniciativen e Komandantit te tij,  Kolonel Niko Hoxha,  pilot i klasit te pare,  nje vit me pare ishte formuar e funksiononte skuadrilja shkolle,  e pajisur me aeroplane Jak-18A.  Komandant i shkolles ishte piloti i klasit te pare – Thanas Gjiknuri;  zevendes i tij – Irakli Grazhdani.  Instruktore te teknikes se pilotimit ishin pilotet: Flamur Mickaj;  Refit Jazoj;  Hektor Lako;  Admir Fllaga;  Naun Todo;  Nehar Jazexhi  dhe Petrit Majlindi. Instruktoret e teknikes se pilotimit,  kishin fituar pervojen e nevojshme,  mbasi,  ne vitin paraardhes- 1959,  ata kishin percjelle nje grup tjeter kursantesh per pilote,  te cilet,  ne vitin 1960 fluturonin ne aeroplanet Mig-15, ne aerodromin fushor te Poros.

Fluturuam deri ne mes te korrikut 1960. Kishim dale ne fluturime vetem dhe pas trenerimit ne “rreth” kishim nisur te fluturonim ne pilotazh.  Por,  ne fund te korrikut te vitit 1960, fluturimet tona u nderprene e shkolla e Aviacionit  u mbyll.  Ne aerodromin fqinje ku fluturonin shoket tane,  ne aeroplanet reaktive,  kursantet e vitit te dyte,  ndodhen dy ngjarje te renda ajrore. Ne njeren prej tyre humbi jeten kursanti Jovan Llazi Kacorri, i cili u perplas pas tokes,  ne afersi te qytetit te Fierit;  katastrofe te cilen e pasoi braktisja e aeroplanit me katapulte,  nga kursanti Petraq  Qafezezi.  Mbyllja e shkolles ishte nje ngjarje e rende,  per ne dhe per te gjithe Aviacionin Shqiptar.

Me 26 gusht te vitit 1960,  grupi i kursanteve ku beja pjese,  i shtuar dhe me djem te tjere,  4 nga te cilet, kishin kryer Shkollen e Mesme Ushtarake “ Skenderbej” dhe te tjere te ardhur nga shkollat civile te vendit,  gjithsejt 36 vete,  me nje aeroplan sovjetik te tipit TU-104,  rrugetuam nepermjet ajrit,  nga Rinasi ne Moske e me pas,  me tren,  shkuam e u sistemuam ne qytetin e Batajskut,  rreth 9 km ne Jug-Lindje te Rostovit mbi Don.  Atje,  nisem serish pergatitjen teorike dhe ne pranvere te vitit 1961 nisem fluturimet me avionet Jak-18A.  Sillo Melica ishte student “shembullor”.  Ai e cmonte,  me seriozitet maksimal cdo gje qe lidhej me fluturimin.  Ne jeten e tij si ushtarak,  nuk pashe asnjehere “ xingla”  por Ai ishte shume korrekt.  Sillua ishte shume korrekt edhe ne shoqeri ku  sjellja e tij ishte e perkryer.

Edhe ne Bashkimin Sovjetik ku shkuam me shprese, nuk na eci.  Pas nje viti,  per shkak te prishjes te marredhenieve  mes  dy  vendeve tane,  morem udhen e kthimit.  12 nga shoket e mi,  nisen serish pergatitjen ajrore;  fillimisht me avionin Jak-18,  i cili ishte me pak i kualifikuar nga paraardhesi i tij,  me te cilin kishim fluturuar,  2 here.  Me shume veshtiresi,  u rihap shkolla e aviacionit,  ne Vlore.  Veshtiresite dhe sakrificat qe na dolen ne rrugen e rritjes, na lidhen e na miqesuan me fort njeri me tjetrin.

Sillua u titullua officer ( nentoger) e u diplomua pilot gjuajtes-bombardues dhe u emerua ne Regjimentin e Rinasit,  ku fluturoi ne aeroplanet Mig -17F,  nga pranvera e vitit 1964 deri ne pranveren e vitit 1966, kur,  se bashku m skuadrilen e ketyre avioneve dhe me  disa kolege,  u transferua ne Regjimentin “Peza”. Ne kete repart, fluturuam  se  bashku, ndonese ne skuadrile te ndryshme.   Banonim ne te njejten dhome ne hotelin e beqareve.  Ne vitet qe pasuan,  punuam te dy ne Shkollen e Aviacionit,  ne Vlore,  ne detyren  e  instruktorit  te  teknikes  se  pilotimit, ne aeroplanet reactive- Mig-15. .  Ne fillim te vitit 1972, Sillo Melica u dergua ne Kine ku u specializua ne aeroplanet e Transportit ajror IL-14,  me te cilet,  Ai fluturoi derisa doli ne pension .

Shoku im Sillo Melica,  e pati fatin te keq.   Ai nuk arriti te formoje “strehen familjare”,  aq te domosdoshme,  ndonese  rastet per kete nuk i munguan.  Ne jeten e Sillos ngjane te papritura te dhimbshme, te cilat, Ai i percolli jo pa veshtiresi.

Ne nje rast,  kur shoku im I ngushte ishte ne katershen “ special” Il-14, u takuam dhe u ulem ne nje lokal, ne Shtepine Qendrore te Ushtrise Popullore.  Biseduam gjate per tema qe na interesonin. Kujtuam te kaluaren tone te perbashket dhe ate pas ndarjes.  Para se te ndaheshim,  Sillua me tha: “ Mos shko te flesh ne hotel;  hajde ne shtepine time,  se kam vend plot dhe e kalojme kohen me biseda,  meqenese takohemi rralle”!  Mes te tjerash, fola per martesen.  U mundova ti mbushja mendjen qe te martohej. Per klete qellim I solla dhe argumentin:  “ Martohu se jeta nuk shtyhet i vetem”!  Ai, me  veshtronte ne sy, perthithte cdo fjale timen  e ne te rralle fliste.  Kishte marre nga komanda  nje dhome e nje kuzhine, te cilen e kishte kompletuar, dhe  e mbante mjaft mire.  Kaloi mesnata e dita po gdhihej. Ajo i kishte marra nja 2 ore nates.  Sillua propozoi: “ Shkojme te fleme nja 2-3 ore se neser do te vemi ne pune, pa ceshtja ime eshte e mbaruar;  une do ta shtyj jeten,  keshtu,  sic jam,  i pa martuar”!  Keto fjale nuk kam per ti harruar kurre;  ishte komunikimi i fundit me te.  Sillo Melica  u nda nga jeta,  i vetmuar,  sic nuk e meritonte.  Nuk i premtoi koha as per te vendosur  ne vendet e tyre ato qe kishte psonisur;  as per te celur  shishen me raki. … Mbase ajo do takishte ndihmuar alkooli, qe zemra e tij te mos ndalej.

Me vjen ne mend dhe nje shaka,  nga koha kur ishim kursante e benim stervitje rrjeshtore,  me arme,  nen  derjtimin e kapitenit R. V.  Sillua i drejtoi armen,  me shaka,  shokut te tij: Bardhyl Lubonja  te cilit i tha:  “ Mos luaj! Duart lart! Drejtuesi  R., i cili i pa keto veprime,  nderhyri me fjalet:  “ E di ti se cfare ka brenda arma”?  “ Si nuk e di,  shoku kapiten!  Arma,  brenda  ka viaska”!  E pagoi shtrenjte kete shaka Sillo Melica;  drejtuesi R. V.  e ndeshkoi  Ate”!

15.Spiro Burda,  teknik bordi,  njeri nga specialistet me ne ze te aviacionit shqiptar,  shok i afert dhe jetegjate  i Sillo Melices;  me i riu I  grupit te kalimit ( 25 vjec):  “ … Sillo Melicen e kam patur me teper se vella.  Me Sillon jam njohur qe ne kohen kur isha ne Shkollen e Aviacionit;  por lidhje me te ngushta patem kur flinim ne te njejten dhome,  ne hotelin e Klubit Sportiv “ Partizani”, ne Tirane.  Me pas,  kur shkuam ne Kine,  per  specializim  ne  aereoplanet  e  transportit  Il-14 e me vone,  gjate punes te perbashket,  ne katershen “special”,  shoqeria  jone  u  forcua  e  u  be  me  e  afert.  Sillua ishte njeri i mire;  shoqeria me te me  pelqente,  prandaj e kemi ruajtur dhe e kemi forcuar ate,  ne cdo rrethane,  e deri sa  Ai  ishte  ne  jete.

Sillo Melica erdhi ne Katershen  “speciale”,  nga Shkolla e Aviacionit ku kishte qene instruktor i teknikes se pilotimit,  ne aeroplanet reaktive Mig-15.  Pas gati nje muaji trenerimi, ne Tirane,   me 24 janar te vitit 1972, morem udhen per ne Kine,  ku do te kalonim ne aeroplanet e transportit me helike Il-14.  Grupi yne perbehej nga pilote,  bortteknike dhe  navigatore  fluturues.  Ne grup ishin:  Fari Bubesi, pilot ushtarak i klasit te pare ( pergjegjes i grupit);  Koco Andoni,  pilot ushtarak i klasit te dyte, komandant ekipazhi;  Çobo Skenderi,  pilot ushtarak i klasit te pare ( komisar i grupit);  Halit Bulku,   pilot ushtarak i klasit te pare,  komandant ekipazhi.  Llazar Çyci e  Sillo Melica,  pilote ushtarake te klasit te dyte, komandante  ekipazhi.  Sulo Gorica;  Gaqo Rapi;  Spiro Burda,  Niko Gambeta dhe Ramadan Taci- bortteknike dhe Ramo Mejdiaj;  Luan Sinaj dhe Sotiraq Gjylameti- aviodrejtues fluturuese.

U nisem nga aerodromi i Rinasit,  ne  mbremjen  e  24  janarit  te  vitit  1972; me nje aeroplan te shoqerise ajrore gjermane:  “ Interflug”.  Pas me se 2.5 ore ne ajer,  ne mbrenje  vone,  mberritem ne Budapest.  Atje na priti kolegu  Ylber Laknori,  i cili vinte nga radhet e piloteve,  por qe kishte kaluar ne diplomaci.  Fjetem ate nate ne Budapest  dhe  rreth  ores  04.30 te dites se neserme,  me nje aeroplan Il-18 te shoqerise hungareze “ Mlev” , mberritem ne Moske.  Ne mbremjen e dates  25 janar 1972, me nje aeroplan TU-104,  te shoqerise ajrore sovjetike “ Aeroflot”,  fluturuam nga Moska,  ne  qytetin e Omskut e pastaj ne aeroportin e Irkutskut.  Ne  te dy aeroportet,  bente mjaft ftohet;  temperaturat e ajrit rrethues,  arrinin nga -25 grade celsius deri ne -34 grade celsius.  Ne Omsk,  frynte shume ere dhe ulja e aeroplanit me te cilin fluturonim,  u rrezikua.  Ne Irkutsk nderruam aeroplan dhe nga Irkutsku ne Pekin, fluturuamm me nje aeroplan te tipit TU-104 te shoqerise ajrore kineze.   Ne aeroportin e Pekinit mberritem rreth ores 23.00.  Bente shume ftohet dhe,  disa prej nesh ishin pa kapele.  Me keq e kishin ata qe nuk kishin floke,  te cilet u bene objekt  bisede e shakaje.

Ne Pekin,  ne nje hotel  luksoz qendruam 1 jave.  Atje,  pame qytetin,  beme disa vizita turistike,  ne objekte te rendesishem  muzeale dhe iu nenshtruam analizave e keqyrjeve mjekesore,  ne te cilat rezultuam te shendoshe per misionin  per te cilin kishim shkuar.  Ne keto analiza e vizita,  u konfirmua  dobesimi i degjimit tek kolegu Sotiraq Gjylameti.  Pati dhe ndonje lekundje te tensionit arterial,  tek ndonje koleg,  nga emocionet dhe sforcimi.

Pas nje jave,  me nje tren luksoz morem udhen per ne Jug te Kines.  Shkuam ne qytetin disa milionesh te Vu- Hanit,  ku do te benim kalimin ne aeroplanet Il-14.  Kaluam lumin Jang Ce, i cili eshte i lundrueshem dhe kalohet nepermjet dy urave gjigande.  Pas sistemimit,  ne mjediset e fjetjes,  te mesimit dhe te stervitjes ajrore, fillimisht  kryem nje program teorik,  sipas specialiteteve.  Ishte regjiment aviacioni,  i pershtastur per stervitjen ajrore te Vip- ave.  Shumica e piloteve,  ishin  pergatitur ne shkollat sovjetike te aviacionit dhe dinin Rusisht.  Pilotet tane,  te cilet,  gjithashtu kishin studiuar ne Bashkimin Sovjetik dhe dinin Rusisht,  e kryen procesin teorik dhe ate praktik ne gjuhen Ruse,  pa perkthyes,  kurse ne,  te profilit teknik,  kishim perkthyes,   nga gjuha Kineze,  ne ate Shqip.

Ishte koha kur ne Kine,  erdhi per nje vizite zyrtare dhe miqesore,  per here te pare ne historine e Kines Komuniste,  Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes,  Nikson.

Banesa  ku  u  sistemuam  ishte dykateshe.  Te tre shefat ( Fariu, Çobua dhe Kocua),  flinin ne dhoma me vete.  Ne,  te tjeret flinim ne dhoma dyshe;  sipas preferencave dhe profilit te punes.  Kur nisem pergatitjen ajrore,  u pa qarte se instruktoret ishin te percaktuar dhe programet ishin te diferencuar. Instruktori qe drejtonte pergatitjen ajrore te Sillos,  ishte nje kinez i shendetshem;  pak brun.  Per shkak te trupit te madh dhe shendetit qe kish , ne e “ pagezuam” : “ ariu kinez”.  Ai,  ne cdo rast kishte ne goje fjalet:  mamandi- mamandi;  qe do te thote= avash –avash.  Ne cdo ekipazh qe ngrihej ne ajer,  per ne qe nuk dinim Rusisht,  ishte I pranishem  nje perkthyes.

Gjate muajit gusht te vitit 1972, temperaturat e ajrit ne Vu Han,  ishin mjaft te larta ( deri +40 grade celsius).  Ne ate muaj nuk u organizua asnje dite fluturim.  Mbasditeve,  cdo dite , shkonim ne pishine, ne nje kompleks pishinash , ku funksiononin 9 vaska  te pajisura me te gjithe  aksesoret.  Vu Hani ku ne banonim e sterviteshim,  ishte njeri nga tre “kazanet “ e Kines.

Ne fluturim,  Sillo Melica ishte nga me te miret qe kisha pare e veshtroja aty.  Ai “ e qepte uljen” dhe avioni,  kur prekte token,  nuk ndihej fare.  Sillua ishte teper i kujdesshem e i  vemendshem   ne fluturim, sic ishte i tille dhe ne jeten e perditshme.  Sillo  Melica ishte dhe nje navigator  i persosur.  Ne mjaft raste,  Çobua, si pilot me pervije, i kryente fluturimet,  ne ekipazh  me Sillo Melicen.

Ishim te veshur me uniforme ushtarake kineze,  te mbyllur,  si ajo qe vishte Kryetari Mao Ce Dun. Veshjet me te cilat shkuam,  i varem ne dollape e nuk i veshem,  asnjehere , gjate qendrimit ne Kine. Me ushqimin,  nuk u miqesuam asnjehere.  Sillo Melica,  i cili ishte me naze ne ceshtjen e te ushqyerit,  e pati me te veshtire.  Ne  ata  kushte,  te veshtire per pune e per te jetuar,  natyra e Sillos,  durimi i tij ishte e inkurajues.  Shpesh me theshte:  “ Do ta kalojme dhe kete veshtiresi;  e perkohshme eshte koha e qendrimit tone ketu. Kesisoj, Ai  me jepte kurajo e shprese.

Me 13 janar te vitit 1973, u nisem ne udhen e kthimit.  Ne Rinas,  u ulem pas 2 ditesh ( 48 ore).  Nga Pekini,  ne Moske,  fluturuam me nje aeroplan TU-104 te kompanise ajrore ruse ( Aeroflot).  Nga Moska,  ne Rinas,  fluturuam me nje aeeoplan IL-18,  Nepermjet  Budapestit.

Sillo Melicen e kisha shok te ngushte por ishte e veshtire te depertoja  ne mendimet e tij.  Ai lexonte gjithe diten dhe fliste pak e vetem  kur kete ia kerkoje.  Rralle here bente ndonje shaka  me kripe.  I kishin lezet shakate atij njeriu.  Ne leximet e tij,  vend kryesor zinte letersia artistike.  Shkrimtaret shqiptare cilesore,  si:  Dritero Agolli;  Ismail Kadare;  Fan Noli;  Jakov Xoxa etj , i kishte mjaft per zemer. Sillua  blinte cdo liber te ri qe hidhej ne treg;  e lexonte dhe e vendoste ne biblioteken vetjake. Diskutimet per letersine,  Sillua i bente me Xhulian Popen dhe me Llazar Çycin,  te cilet,  gjithashtu lexonin e dinin shume.  Me Xhulianin,  Sillua ngjante  si i prere nga nje sharre.  Kur diskutonte ne mbledhje,  Sillua nuk i binte rrotull ceshtjes qe diskutohej,  por fliste shkurt e qarte dhe i binte problemit ne koke.  Ai nuk ishte as inatci; as i thashethemeve ; por futej tek njerezit e urte e te qete qe veshtrojne punet e tyre.

Sillo Melica,  vazhdimisht frekuentonte lokale “ speciale” per t’u ushqyer. Ate e gjeje aty ku gatuhej me cilesi.  Me shpesh,  Ate e veshtroje te darkonte tek 15 kateshi;  te “Drini”;  tek “ Vollga”;  tek “ Donika” ; shkonte tek “ Tajvani” dhe ne Shtepine Qendrore te Ushtrise.  Nuk kishte qejf kur porosia vonohej. Po te uleshe me te,  nuk te linte te paguaje,  kurre.  Kjo  ishte  mosmarreveshja me e madhe qe kishja me Sillon.

Pas daljes ne pension,  sipas ligjes  per moshen e piloteve,  (Sillon e trajtuan me nje pension “ mjeran”),   i cili nuk i pergjigjej punes qe kishte bere.  Per kete shkak,  Ai u ngushtua shume nga ana ekonomike. Edhe kur ishte ne pensioin,  takohesha me Te,  thuajse cdo mbasdite.  Ne mjaft raste,  kur vinte puna tek pagesa,  Ai hidhej, si me pare,  por une i theshnja:  “ Tani rri se e kam une fjalen”!  Me degjonte.  Sillo Melica ishte nje engjell e i tille u nda nga jeta,  sic ndahen qielloret .

Ne nje rast,  kur ishte ne pension dhe banonte ne apartamentin qe i dha komanda, i shkova ne banese,  se bashku me bashkeshorten.  Nuk e njoftuam paraprakisht,  me qellim qeta gjenim ne befasi.  Per qerasje kishte vetem nje shishe “Grapa”.  U turperua,  e na beri verejtje  qe i shkuam ashtu,  pa e njoftuar,  me pare.  “ Me pritni sa te vishem”- na tha dhe dolem e na dha darke.  Per here te fundit e takova  3 dite,  para se te ndahej nga jeta.  I premtova  ta coja diku, jashte qytetit,  per ta qerasur,  por kjo nuk ndodhi.  Sillo Melica,  pati nje fund sic nuk e meritonte.  Ndarja e tij nga jeta me mori nje shok e mik te ngushte,  te cilin,  njeriu e ndesh rralle ne jete.  U deshperova shume dhe e kujtoj,  sic ishte,  si nje engjell.

  • I paharruar qofte kujtimi i tij”!

Epilog:

Jam i sigurt se sikur te kisha pyetur dhe shume te tjere,  nga ata qe e kane njohur shokun tim te ngushte,  Sillo Vangjl Melica, besoj se te njejtat fjale te mira,  ne mos me teper, do te me thoshin. I miri mbetet i mire dhe ne kujtesen e njerezve ulet e nuk “cohet” lehte.  Ne te njejten kohe,  shpresoj se opinionet e shokeve,  me ato fjale te zgjedhura,  natyrisht, te merituara,  e plotsojne ne nje fare mase figuren e paster te njeriut te ndershem, i cili u nda nga jeta sic nuk e meritonte.  Per ta mbyllur kete monografi,  jo  te  paqortueshme,  kam  shume  deshire  te  shfrytezoj, me dashamiresi,   nje thenie te vellait te madh te Sillos,  Jorgo Melica,  marre nga libri i tij i arrire: ” Çorraj,  traditat  dhe  njerezit  e  tij”,  i cili,  ne  faqen  39  te  librit  shkruan:  “… Ne u rritem bashke me fshatin dhe fshati bashke me ne.  Ai na percolli  ne  shkolla,  ne Ushtri,  ne aksione dhe ne,  kudo  qe  shkuam  ia  ruajtem  emrin  e  mire dhe deshiren  per  te  bere  gjithnje  te  mira,  per te dhe per Atdheun”.

Sillo Melica ishte njeri nga djemte e fshatit Çorraj, i cili, me figuren e tij te paster  dhe me  veprimtarine e tij te dobishme,  jo vetem qe ia  zbardhi faqen fshatit te tij por dhe la emer te mire, ne historine  qe llamburin te fshatit te tij te dashur.  Ai do te mbahet mend,  perjete,  si nje njeri i mire e i vecante qe la gjurme te pashlyera ne kujtesen e shokeve,  miqve,  te shumte qe beri,  familjareve dhe bashkefshatareve te tij.  Kjo monografi,  kushtuar Atij njeriu te rralle, mesiguri qe do ti sherbeje,  qofte dhe sadopak perjetesimit te kujtimit te tij. Ne, prej kohesh nuk e kemi  me mes nesh ate deli shok, por kemi ruajtur te fresket kujtimin e tij te ndritur.  Ky shkrim, me gjithe mangesite qe bart, mendoj se do te vleje per ta njohur e per ta perjetesuar veprimtarine dhe jeten e Tij te vecante

I paharruar qofte kujtimi i Atij njeriu te mire

Ne Tirane, shkurt-prill 2018             

Shkrojti  Niazi  Xhevit  Nelaj,  shok grupi i Sillo Melices