Zhenja Vollkov

Në qytetin e Batajskut, ku u vendosëm për të jetuar e për tu stërvitur u njohëm e u miqësuam me shumë njerëz, me të rritur e me të mitur të gjinive e profesioneve të ndryshëm. Në qytetin e garnizonit ku ishin përqëndruar objekte shkollore dhe socialkulturore, funksiononte një uzinë e nënëdheshme,  për të cilën kishim dëgjuar se ishte një uzinë mekanike, me profil aviacioni. Kaq dinim ne.

Në sipërfaqe shikonim disa çati e ngrehina, të cilat, siç duket shërbenin për të maskuar faktin që objektet kryesore të asaj ndërmarrje industriale ishin nën tokë. Në këtë uzinë enigmatike punonin mjaft njerëz, nga Batajsku e nga Rostovi mbi Done nga rrethinat. Shumica ishin të moshave të reja. I shikonim kur hynin në uzinë e kur dilnin prej saj, të qetë, me rregull e në të njëjtin orar. Askush prej tyre nuk tregonte  ku punonte e çfarë pune bënte. Ishim kuriozë të mësonim çfarë prodhimi nxirrte ajo uzinë dhe ku e çonte? Dëgjonim e na shqetësonte uturima e zhurmës së motorrëve reaktivë, teksa vinim re që ajo mori avionësh reaktivë MIG- 15 bis dhe ata  IL-28  të cilët “shullëheshin “ mbi barin e aerodromit tonë,  përditë mbeteshin më të paktë në numër. Nuk na interesonte shumë fati i atyre pëllumbave të bardhë, të cilët mbushnin lëndinën e na orientonim për të gjetur aerodromin e uljes, më tepër donim të mos zvogëlohej orientuesi ynë karakteristik.

Njëri nga punëtorët e asaj uzine e kishte emrin Zhenja. Emri i plotë i tij ishte Evgenij kurse mbiemrin e koshte Vollkov; që ka diçka të përbashkët me fjalën ujk. Ai ishte “I forti” i qytetit të Batajskut. Të gjithë vendasit ia kishin frikën.  Për habinë e të gjithëve, Zhenja Vollkov u bë shoku ynë. Fillimisht ai kishte zënë shoqëri me studentët shqiptarë të vitit të tretë, me ata  që fluturonin në helikopterët MI-4, e, më pas, me ne, rishtarët. Fillimisht u lidh me studentin nga Korça Bardhyl Kozma Lubonja; pastaj dhe me të tjerë. Zhenja nuk na duhej për “çadër, ” që ta kishim si mbrojtës, mbasi marrëdhëniet me vendasit i kishim mjaft të mira e askush nuk na binte në qafë, por thjesht na tërhiqte personaliteti  i tij disi i veçantë. Zhenja ishte i biri i kolonelit Volllkov, pilot, pjesëmarrës në betejat ajrore të aviacionit sovjetik, në Luftën e Dytë Botërore. Ai ishte “Hero i Bashkimit Sovjetik “dhe kryente detyrën e  komandantit të regjimentit shkollë të aviacionit, në Batajsk. Gjykuar nga sjellja e tij, na u krijua përshtypja se shoku ynë i ri, rusi Zhenja Vollkov, i kishte dalë doresh babait të tij dhe ishte kthyer në një djalë harrakat.

Shoku ynë nuk kishte ndonjë trup gjigant ashtu si nuk dallohej për shkathtësi të jashtzakonshme. Me atë trup mesatar, rreth 180 cm të lartë, të lidhur mirë e muskuloz, me moshë rreth 25 vjeç. Ai vishej bukur e ishte djalë “trendi”. Në kokë mbante një kasketë të zezë, jo të madhe,  sytë i kishte të zinj e faqet “ buçko”, me mollëzat përherë të kuqe. Shpesh vishej me një kapardinë gri, të gjatë deri në mesin e kërcirit. Zhenja ynë, simpatik, me rininë dhe bukurinë e tij, ishte nga ata djem, të cilët pëlqeheshin shumë nga vajzat e bukura të qytetit tonë e më gjerë. Kushtet  ekonomike relativisht më të begata të familjes dhe pozita shoqërore e prindëve të tij, e kishin vendosur Zhenjën në pozicione të privilegjuara, krahasimisht me moshatarët e tij. Megjithatë ai nuk ishte mendjemadh e fodull por i shoqërueshëm e i këndshëm në shoqëri. Zhenja i binte bukur kitarës e nuk e ndante atë nga dora. Kitara si vegël muzikore shumë e preferuar nga rusët dhe çastushkat e kendshme të Zhenjës, na mblidhnin në kohën e lirë e na jepnin kënaqësi të veçantë. Zhenja i binte kitarës dhe këndonte bukur ato këngë të cilat në atë kohë ishin në modë. Së bashku me ne, rreth Zhenjës grumbulloheshin dhe mjaft të rinj të kombësisë ruse, nga ata që kishin marrëdhënie të mira me ne. Nga shokët egrupit tonë, Zhenja Vollkov zuri shoqëri të ngushtë me studentët: Bardhyl Lubonja; Rrapo Kodheli e Sazan  Abibi.

Zhenja dinte mjaft këngë humoristike ruse e të popujve fqinjë, të cilave vendasit u thoshin çastushka. Ato, me një gjuhë banale, thumbonin dukuri negative të kohës, me doza të forta humori. Shpesh kitara dhe këngët që këndonte kuligani Zhenja, jehonin në brendësi të pyllit të dëndur i cili mbulonte hapësirat rreth fjetinës tonë. Ulur mbi stolat prej druri, në vendet e posaçme për t’u shlodhur, i rrethuar nga studentë shqiptarë e të nacionaliteteve të tjerë  kitara e Zhenjës dhe zëri i tij melodioz, përhapnin tinguj të ëmbël e kënaqësi të rrallë. Nga sa më kujtohet e nga ato që më thanë shokët e grupit tim, këto ditë, disa nga çastushkat, të cilat këndoheshin më shpesh e pëlqeheshin më tepër ishin:

Poljubilla ja Vanjushku, U Ivana njet huja, Na huja takovo huja, kogda huja do huja. . .

Në një çastushkë tjetër bëhej humore ironizoheshin femrat e përdala.  Kënga e të preferuarit tonë jehonte:

Moja tjotka, zabaljella, Perestalla vodku pit; I na jubku napisalla, Çto jejo pizda bolit. . .

Çastushka e radhës ve në lojë vajzat lozonjare që kërkojnë të lidhen me burra, të cilët marrin rroga të majme ose që kanë profesione të preferuar. Teksti i saj është:

Mama, ja ljotçika ljublju. Mama, za ljotçikom poidu; Ljotçik visoko ljetajet; mnogo djeneg polluçajet, vot poetomu ljotçika ljublju. . .

Ose:

Mama, ja doktora ljublju; Mama, za doktorom poidu; doktor djellajet abortu, posellajet na kurortu, vot, zaçjem, za doktora poidu. . .

Në një rast, i cili nuk mund të merret si tipik në hapësirat ruse, një djalëi lutet vajzës të bëjnë dashuri, me fjalët:

Podnimi njemnoshko nogi; jesli ti nje smozhjesh, ja tebe pomogu; rrizhi mama, rrizhi papa, rrizhi ja i sam; vsja semja nasha pokrita rizhmi vollosam; tolko u djevçonki, okollo pizdjonki, çjornije vollosa. . .

Vot, zaçjem, za doktora poidu. . .

Në një rast, i cili nuk është tipik në hapësirat ruse, një djalë, i lutet vajzës për të bërëdashuri, me fjalët:

Podnimi njemnoshko nogi,

Jesli ti nje smozhjesh, ja tjebje pomogu,

Rrizhi mama, rrizhi papa, rrizhi, ja i sam,

Vsja sjemja nasha pokrita rrizhmi vollosam,

Tolko u djevçonki, okollo pizdjonki, çjornije vollosa. . .

Nuk kishin të sosur çastushkat që dinte e këndonte shoku ynë Zhenja Vollkov. Na pëlqenin këngët e tij humoristike, disa nga të cilat ai i improvizonte vetë, aty-për aty, prandaj ishim të afruar me të e rrekeshim të mësonim këngët e tij. Shpesh, në netët me hënë, kur rrezet e argjendta të hënës bukuroshe depërtonin nëpër degët e pemëve e i jepnin bukuri të rrallë atij mjedisi, ne i bashkoheshim kuliganit muzikant dhe formonim një ansambël të vogël. Kësisoj jepnim koncert, për qejfin tonë, në aviogorodokun e Batajskut; falas e pa spektatore.

Kishim dëgjuar shpesh për egzistencën e individëve, madje dhe të grupeve të kuliganëve, e  për krimet e tyre monstruoze. Shokun tonë Zhenja Vollkovin shumë frikë e kishin vendasit, por ne për të nuk kishim dëgjuar të kishte kryer  ndonjë krim. Ai u lidh aq shumë me ne sa, kur prezantohej me ata që nuk e njihnin, u thoshte : “ Jam shqiptar dhe e kam emrin Ahmet”! Kishte mësuar të fliste dhe disa fjalë në Shqip. I ati i Zhenjës, koloneli Vollkov, e dinte që i biri shoqërohej me ne por nuk na kishte rënë në sy. Siç duket, mendonte se, në shoqërinë tonë, djali i tij do të ishte në një mjedis të shëndoshë e do të korrigjohej.

Na erdhi keq kur u ndamë nga miku ynë, në mes të shtatorit të vitit 1961, pas atij “ultimatiumi” të përbindshëm. Shumë u dëshpërua dhe Zhenja; huligani, pa huliganizma.

One thought on “Zhenja Vollkov”

  1. Nje gjeneral e pyeti gruan e tij: – Skazhi menja pozhallusta, kto starshij, huj ili pizda ? – Dhe ajo iu pergjigj:- Po mojemu starshij -pizda.- Ai nuk u kenaq nga pergjigja e gruas se tij dhe shkoi ne repart dhe dha trejvog (Alarm) U rrjeshtua gjithe reparti dhe ai thiri nje starshina. _ Starshina Villomov ko mnje. Starshinai iu paraqit: Tovarish generall, starshina Villomov po vashemu prikazanjie pribill:- Skazhi menja tovarish starshina, kto starshij huj ili pizda/ starshina iu pergjigj: Po mojemu starshij pizda- pocemu? potomu cto huj pjered pizdoji, stoit kak ja pered taboj – Smirrnooo

Comments are closed.