Lamtumirë, o njeri i mirë!
Të qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë!
Të nderuar pjesëmarrës!
Ardhja juaj, në këtë ceremoni mortore është nderin tuaj dhe e lehtëson dhimbjen që la pas kjo humbje e madhe, e cila la pas mjaft brengë e lot. Ju shpreh mirënjohje, në emër të veteranëve të aviacionit dhe Shoqatës së Aviatorëve.
Elmasi u lind në Smokthinë të rrethit të Vlotës, më 18 shkurt të vitit 1928; në një familje tejet atdhetare, me histori luftarake. Akoma i parritur, ai hodhi në krah pushkën partizane e doli malit, për liri. Pas çlirimit të vendit, kreu shkollën ushtarake “ Skënderbej” e më pas studioi në Novosibirsk, për pilot bombardues, së bashku me Qemal Mërtirin; Hektor Lakon; Goxho Kondin; Flamur Mickaj; Haki Jupasin etj. Fluturoinë disa tipa aeroplanësh gjuajtës-bombardues, përfshi dhe Migun – 15 Bis.
Elmasi kreu Akademinë e Aviacionit, në Moskë dhe shërbeu, për gati 20 vite, në detyrën e nderuar të Shefit të Shtabit të Aviacionit . Në vitin 1959, lidhi martesë me fisniken Kano, me të cilën lindën 2 fëmijë, të cilët janë të nderuar, kudo ku punojnë e jetojnë.
Elmas Hasamataj do të kujtohet si njëri nga kontributorët më në zë, për konsolidimin dhe rritjen e aviacionit shqiptar. Ai, në vite, pikoi gjithë diturinë dhe përvojën e fituar, në fushën e organizimit e të drejtimit të aviacionit tonë. Figura e pastër e tij, të bënte me turp. Cilido që punoi e jetoi pranë tij, do ta kujtojë Elmasin, si një njeri pa vese, të zgjuar e të mënçur, me takt e shumë miqësor; i qeshur, hokatar, të sinqertë e të shkuar, me të gjithë, parimor e i përkushtuar në detyrë, i gatshëm për të ndihmuartë tjerët; mik i të gjithëve dhe familjar i përkryer.
Për të nderuar kujtimin e tij, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje!
Ipaharruar qoftë kujtimi i tij; të rrojnë e ta kujtojnë ata që la ëas!
Në Tiranë, më 26 tetor 2016-10-30
Shkroi e lexoi Niazi Nelaj
Shënim: Kjo fjalë u mbajt në ceremoninë funebre për të përcjellë, në banesën e fundit, pilotin në pension Elmas Hadër Hasamataj (N N).