Koha rrjedh e mosha bën të veten. Për shkaqe të ndryshme, kisha vendosur të largohem nga shkrimet.
Por nuk mund të largoja nga vetja e kurrsesi nuk mund të harroja Atë njeri të rrallë; Asqeri Nuri Cerovën, i cili më ktheu nga udha e më detyroi të rrëmbej penën sërish. Është e vërtetë thënia se të moshuarit jetojnë me kujtime e nëpërmjet tyre trokasin në histori, duke u endur në vite.
Disa njerëz, si Asqeri Cerova, me madhështinë e tyre e me tipare të rralla e të pazakonta të imponojnë respekt e mosharrim. Asqeri Cerovën nuk mund ta harrojnë tri vajzat si drita që la pas: Vjollca, Entela dhe Dorina, si dhe io mbesa e nipër, tërësisht vitalë. Gjurmët e Asqeri Cerovës, në veçanti karriera e tij 20-vjeçare e instruktorit të teknikës së pilotimit, nuk mund të harrohen. Dhjetëra studentë që mbushën repartet e Aviacionit Tonë të lavdishëm, të cilët u bënë dikushi, nuk mund të harrojnë Atë që i ngriti për herë të parë në qiellin e Atdheut e u dha krahë, për ta parë Shqipërinë tonë të dashur, nga hapësirat qiellore. Si mund të harrohet ajo dorë e ngrohtë e Tij, ai zë i ëmbël e i mëndafshtë, qetësia „Olimpike“ që e shoqëroi tërë jetën, durimi dhe këmbëngulja e pashoqe, saktësia e veprimeve dhe dëshira e pamatë për t’u përcjellë studentëve për pilotë gjithë sa dinte vetë? Më mirë se unë, tiparet e tij mund t’i përshkruajnë ish-studentët e tij për pilotë si Aleksander Bubullima; Kastriot Shahu; Thanas Dupi; Islam Puro e dhjetëra të tjerë.
Ky shkrim modest, pa pretenduar se përshkruaj çdo gjë që lidhet me figurën e mikut tim - Asqeri Cerova, le të jetë një gur, në „muranën“ e kohës, në shenjë kujtimi e respekti për jetën „Brilante“ dhe të pafat të Tij.
Asqeri Nuri Cerova erdhi në jetë, në ditën e parë të vitit 1945, në Qytetin „Stalin“. Ai ishte me origjinë shoqërore të dyfishtë: Skraparli, nga Baba Nuriu dhe Libohovit nga Nënë Zyraja. Të dy prindërit e Tij ishin shqiptarë autoktonë dhe atdhetarë të njohur e të nderuar. Nënë Zyraja ishte libohovite, bijë e një avokati të njohur kurse Baba Nuriu ishte skraparli, me funksion drejtor poste në disa rrethe të vendit.
Asqeriu u rrit në qytetin e naftëtarëve të hershëm. Ai u përkund në djepin e trimërisë dhe krahas gjirit jetëdhënës të Nënës fisnike, u end nëpër ninullat dhe këngët atdhetare të të dyja trevave. Nënë Zyraja, ndonëse shtëpiake, ishte grua me kulturë dhe zotëronte doket e të dyja trevave; si të asaj ku u lind e u rrit dhe të asaj ku vajti nuse. Asqeriu, herët ndjeu dhe aromën e fluturimeve të aeroplanëve që çanin qiellin, si pulëbardha zhurmëshumë e kur rendte me shokët atyre rrugicave e lëndinave, i lindi dëshira për t’u ngjarë atyre „zogjve“ fluturues.
Në vitin 1960, mbasi kreu shkollën unike në qytetin ku u lind, hyri në Shkollën e Mesme „elitë“ të Ushtrisë Popullore, e cila mbante emrin legjendar „Skënderbej“. Katër vite me radhë, në këtë institucion arsimor „model“ Asqeri Cerova u rrit, u burrërua, u hijeshua e zgjeroi horizontin mbi shkencën e për jetën. Ai, në të katër vitet ishte borizani i shkollës dhe qe kampion në lojërat e tavolinës. Lexonte libra jashtëshkollorë dhe pëlqente poezinë. Rregulli, disiplina dhe dashuria për njerëzit ishin disa nga tiparet e qenësishme që mësoi „heroi“ im në atë shkollë.
Asqeriu e kishte përzgjedhur udhën e Tij të jetës prandaj, sapo përfundoi mësimet e u maturua, në vitin 1964 u fut në Shkollën e Lartë të Aviacionit Shqiptar, në Vlorë, ku përgatiteshin pilotë, teknikë e specialistë të aviacionit. Asqeriu u bashkua me të tjerë djem të përzgjedhur për t’u bërë pilotë të Shqipërisë, gjë që e kishte ëndërruar prej kohësh.

Në këtë institucion të lavdishëm, Asqeri Cerova studioi 3 vjet; një në aeroplanët fillestarë me helikë të tipit Jak-!8 A dhe 2 vjet të tjerë, në aeroplanët reaktivë Mig-15. Në përfundim të studimeve teorike dhe praktikës fluturuese, Ai u diplomua pilot gjuajtës-bombardues, në fund të vitit 1967. Shokë grupi në vitin e dytë e të tretë, në Skuadriljen Reaktive të Shkollës së Lartë të Aviacionit, e cila e zhvillonte aktivitetin fluturues në Pisheporon famëmadhe, Asqeriu kishte: Ylli Serjanin; Myzafer Zahon; Osman Shehun; Nustret Bilanin; Zenel Shinin; Mark Qypin dhe Islam Zanin. Instruktorë të tyre të teknikës së pilotimit, që drejtonin këtë grup ishin: Fazlli Bega; Lutfi Mishkeri dhe Pandeli Lëngu.
Asqeri Cerova e nisi rrugëtimin ajror, duke fluturuar fillimisht me aeroplanin e lehtë me helikë të tipit Jak-18 A (varianti kinez); kaloi në aeroplanët reaktivë parazanorë të tipit Mig-15, mandej, për 20 vjet radhazi fluturoi në rolin e instruktorit të teknikës së pilotimit, me aeroplanët Jak-18 A, dhe në 3 vitet e fundit „shijoi“ shfrytëzimin e helikopterit „legjendë“ të tipit Mi-4 e më në fund në aeroplanët tolerantë e jetëgjatë të tipit An-2.
Pas diplomimit pilot gjuajtës-bombardues, Asqeriu u emërua, në profesionin që mori, në Regjimentin „Peza“ të Qytetit „Stalin“. E dëshironte këtë emërim, Asqeriu, mbasi aty ishte lindur, ishte rritur e kishte përjetuar prirjen për t’u futur në udhët e qiellit, i frymëzuar nga gumëzhima e reaktivëve në fushën pranë shtëpisë së tij.
Për fat të keq, „aventura“ e Tij gjuajtës-bombarduese nuk zgjati shumë. Në vitin 1969, Asqeriu u deklarua i paaftë për të fluturuar në aeroplanët reaktivë, për shkaqe shëndetësore, teksa u lejua të fluturonte në aeroplanët me helikë.
Duke parë vlerat e tij si njeri me tipare të qenësishme dhe aftësitë fluturuese, organi i nomenklaturës e emëroi djalin e xha Nuriut instruktor të teknikës së pilotimit, në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë ku do të ngrinte në ajër njerëz që nuk e kishin „shijuar“ ngritjen në qiell dhe atyre djemve „Profanë“ do t’u mësonte fluturimin, si shkencë me rreziqe por mjaft të bukur. Nuk ishte përzgjedhja e tij por e pranoi me kënaqësi detyrën e re, mbasi, në fund të fundit, do të lundronte në hapësirë dhe kjo ishte ëndrra e tij e jetës. Organi kompetent, duke e emëruar Asqerinë në detyrën e veçantë e me përgjegjësi të instruktorit të teknikës së pilotimit, u bazua në disa tipare të tij, të cilat i përshtateshin kësaj detyre. Asqeriu kishte teknikë pilotimi të përkryer. Ai, në çdo vend e në çdo detyrë kishte shpalosur tipare të rralla njerëzore si edukata e shëndoshë, kultura qytetare dhe horizonti i gjerë. Dora e tij e „butë“ kur vepronte me komandat e aeroplanit; fjala e Tij e ëmbël, buzëqeshja pa kufij, durimi i pamatë dhe forca argumentuese që i falte horizonti i gjerë krijonin bindje tek studentët për pilotë se instruktori i tyre ishte i denjë për detyrën që i kishin ngarkuar.
Cilësitë e përshkruara më lart ishin ato që kërkoheshin dhe Asqeriu i kishte. Prandaj, nuk pati asnjë hezitim për t’i besuar atij njeriu të ngrinte në qiell djem profanë nga ky profesion por që kishin shëndetin dhe vullnetin e zjarrtë për të fluturuar.

Asqeri Cerova u ndje ligësht kur u deklarua i paaftë për të fluturuar në aeroplanët reaktivë, por, gjatë kohës kur shërbeu në Regjimentin „Peza“, gjeti njeriun e jetës, fisniken Ajdine, me të cilën u dashurua „marrëzisht“ e u martua, pa dasmë. Të dy e donin dhe e respektonin shumë njëri-tjetrin e dukej sikur ishin të „prerë“ për njëri-tjetrin. Ata sollën në jetë tri vajza, njëra më e mirë se tjetra: Vjollcën, Entelën dhe Dorinën. Jeta gati 50-vjeçare e këtij çifti i ngjante një përralle, me fund të trishtë.
Asqeri Cerova e çmoi seriozisht detyrën e instruktorit të teknikës së pilotimit dhe iu përvesh një pune intensive, teorike dhe praktike dhe brenda një kohe të shkurtër u bë njëri nga instruktorët më të mirë të Shkollës dhe një „mjeshtër i madh“, në profesion.
Në vitin 1988, i lodhur e i rënduar fizikisht, por me një përvojë të begatë, në fluturim, Asqeriu la, me dhimbje e me brengë në zemër, punën e nderuar të instruktorit të teknikës së pilotimit e u transferua në Tiranë, pilot, në Regjimentin e Helikopterëve në Farkë, ku fluturoi në helikopterin „legjendë“ të tipit Mi-4. E dinte Asqeriu që helikopteri nuk është aeroplan dhe ka veçori në shfrytëzimin e tij, si në tokë dhe në ajër, por, Asqeriu, me përvojën e begatë, të akumuluar në vite, u përshtat shpejt e fluturoi dallueshëm.
Sapo „ia mori dorën“ helikopterit „legjendar“ Mi-4, Asqeriu u transferua në Skuadriljen e Transportit, në Laprakë (Tiranë) ku fluturoi në aeroplanin më jetëgjatë dhe tolerues të tipit An-2.
Në vitin 1993, për shkak të reformës në ushtri, Asqeriu u lirua e doli në pension të parakohshëm me një pagë mjerane. I shtrënguar ekonomikisht nga viti 1993 deri në vitin 2003, „heroi im“ emigroi në shtetin fqinj të Jugut ku bëri punëra të rëndomta.
Pas kthimit në Atdhe, Asqeriu mori pensionin e pleqërisë, si pilot, dhe banoi në Tiranë, derisa u nda nga jeta, më 13 gusht të vitit 2023. Më parë u nda nga jeta bashkëshortja e tij, bukuroshja Ajdine, ndodhi që e dërmoi shpirtërisht Asqerinë, i cili kaloi një kalvar të pamerituar, ndonëse mezi çapitej, me ndihmën e një bastuni, ndonëse vështrimin e kishte të saktë dhe mendjen të kthjellët. Largimin nga jeta të Ajdines të tij, Asqeriu e vuajti, me dhimbje, derisa mbylli sytë përjetë.
Asqeri Nuri Cerova u përcoll në banesën e fundit, më 13 gusht të vitit 2023, në varrezat publike të Sharrës (Tiranë), i përcjellë nga familjarë e të afërm, miq e shokë të tij dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Shoqata e Aviatorëve të Shqipërisë. Të hidhëruar nga ndarja me shokun, mes dhimbjes e hidhërimit, me lot në sy, me hap të rëndë por krenarë për jetën e Asqeriut, çapiteshin, si me përtesë, vajzat, Myzafer Zahua, Osman Shehu; Ramadan Anija etj. Fjalën e lamtumirës e mbajti Sami Guzina.
I paharruar qoftë kujtimi i tij!
Epilog
Asqeri Cerova ishte një „aset“ i Aviacionit Shqiptar. Ai e donte shumë ajrin, aeroplanin dhe fluturimin. Atdheu dhe atdhetaria i shkëlqenin e bënin beli në ballin e tij. Hapësira qiellore e Shqipërisë dhe lundrimi nëpër qiell u bënë jeta e tij. Ëndrra e Tij aeronautike u bë realitet, por Atij piloti të rrallë i mbeti peng ndarja, jo siç e donte, nga dashuritë e tij. Asqeriu nuk mundi të bashkëbisedonte me aeroplanin Jak-18 A, me të cilin fluturoi aq gjatë, prandaj, mes lotëve të mallëngjimit puthi aeroplanin An-2 duke përgjithësuar gjithë atë kalvar jete në ajër.
Asqeri Nuri Cerova do të kujtohet, në jetë të jetëve, me respekt e me nderim, për atë që ishte, si njeri e si pilot cilësor.
Shkroi Niazi Xhevit Nelaj; në Tiranë, më 20 janar 2024.

Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë. Deri atëherë, komentoni në faqen tonë në Facebook.