Nuk vijmë nga hiçi e nuk rendim drejt tij. Shqiptari, që kur është mbi këtë tokë, është shquar për zgjuarsi natyrale dhe për faktin që, në “garë” me më të zhvilluarit, ka ditur, ka kërkuar e ka synuar të përparuarën. Me zgjuarsi e me krenari të ligjshme, me një dëshirë të zjarrtë që ka mbrojtur në zemër, shqiptari, s’di se si e përse, ka synuar të renditet me më të përparuarit, madje të synojë maja, të cilat i ka arritur me meritë. Nuk kam ndërmend të jap leksione, por nuk më mohon dot asnjëri të drejtën e Zotit, për të thënë, açik, mendimin tim të pavarur, siç është ky që vijon:
Në një dokument arkivor të datës 18.2.1922 të shtypit të asaj kohe shkruhet: “Bashkia e Shkodrës, njofton se paratë për blerjen e avionëve, me franga ari, janë mbledhur e janë depozituar në arkën e financave. Parlamenti Shqiptar i asaj kohe, thirri qeverinë, për ta pyetur nëse avionët e blerë (2 copë), janë gati, për të fluturuar? Të nesërmen, nga fusha (ara) e Met Vrushes apo nga Livadhet e Zotit Sulce Beg Bushati u ngrit avioni dhe erdhi në Tiranë e bëri pilotazh, mbi Parlament...”!
Vërtet, në atë kohë, Shqipëria nuk i kishte kushtet teknike për të pasur avionë e aviacion, por në shpirtin krenar e fisnik të atyre njerëzve, me mendim të përparuar, mblohej dëshira e shqiptarit, për të mos mbetur pas të tjerëve...
Mendojini vetë të tjerat... Ju dua e ju respektoj, për ndjesitë shqiptare që mbloni në gji!
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë. Deri atëherë, komentoni në faqen tonë në Facebook.