(Bëhet fjalë për z. Mark Nikolla, njëri nga kontribuuesit më të shquar në Aviacionin tonë).
Më 21 qershor të vitit në vazhdim, po pija kafe me shokët e mi të klasës, në Shkollën Sovjetike të Aviacionit, në Batajsk: Koço Biku dhe Ahmet Sulejman Zogu. Papritur, në tavolinën tonë erdhi e u ul një burrë, me moshë diçka më të re.
I ndrinte faqja, kishte marrë tjetër pamje dhe disa kilograme. Buzëqeshte, pa pushim. Na habiti. Unë nuk e njoha fillimisht. Menduam: “Po ky që erdhi e u ul, në tavolinën tonë, në mënyrë të beftë dhe pa na pyetur”?
E mori fjalën vetë: “Kam ardhur në Shqipëri për punët e mia. Kalova këtej, ju pashë e m'u bë qejfi që ju gjeta, të treve. Nuk mund të mos ju takoj se jeni, të tre njerëz të nderuar”! Që na tha gjithë atë vlerësim, doemos që na u bë qejfi, por më pas, na bëri me turp.
Siç e do tradita, i propozuam të merrte çfarë të donte. “Kafen e kam pirë, tha Marku, gjë tjetër nuk pi mbasi kam disa probleme bankare dhe mund të bëj ndonjë gabim”.
Ajo që vijoi, na “turpëroi”. Marku u ngrit nga tavolina, na dha dorën, na buzëqeshi dhe e mbajti vrapin tek banaku. Pas iu qep Ahmeti, por Marku i bëshëm e i fuqishëm, e shmangu atë, me një bërryl dhe pagoi harxhet e tavolinës.
Sjellja e tij me bujari shpirti, na habiti. Nuk mund ta harroj atë mirësi që shpalosi kolegu ynë i dikurshëm. Me shpirt e me zemër, e urova: “Të shkoftë mbarë, i dashur Mark Nikolla”!
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë. Deri atëherë, komentoni në faqen tonë në Facebook.