Opinion: Për pilotin virtuoz të helikopterit MI-4, Janaq Naun Jorgji

Zakonisht,  kur nje njeri ndahet nga jeta,  ne cdo rast,  fliten e perseriten fjale te mira per te.  Kjo eshte normale dhe e njerezishme. Dihet: I ikuri nuk degjon e nuk ndjen gje por,  jane te prasmit e tij qe perjetojne.  Ndoshta fjalet e mira qe thuhen synojne permiresimin apo rikuperimin e klimes ne mjedisin qe mbetet.  Opinioni qe vijon ka dicka qe nuk perngjan me opinionet e tjere. Ajo qe nuk perngjan lidhet me personalitetin per te cilin behet fjale.  Janaqi ishte vec te tjereve,  jo se ishte i mbinatyrshem,  por per  faktin se natyra i kishte falur Atij njeriu cdo gje te mire qe mund te kete nje njeri.

Kete Opinion,  te cilin po e shkruaj sot,  per te mirin e te paqortueshmin Janaq Naun Jorgji,  nuk e kam formuar ne nje dite apo ne nje vit por ne rrjedhen e punes e te jetes tone te perbashket qe ne diten kur Ai shkeli ne Shkollen e Aviacionit Shqiptar e me pas kur sherbeu ne Regjimentin Lavdimadh te Helikoptereve,  derisa u nda nga jeta..

Jeta dhe puna per nje kohe te gjate ne aviacion,  pavaresisht nga detyrat qe kam kryer,  me kane pleksur e me kane perplasur me lloj – lloj njerezish;  nga ata me prerje e me qasje pozitive;  nuk kane munguar dhe  te tjere, me prerje e me qasje negative.  E them, acik e me kompetence se Janaq Naun Jorgji ishte nje “model ”,  nga ata qe duhen njohur e  duhen ndjekur. Tere qenia e tij shkelqente dhe rrezatonte shume dashuri;  miresi e dashamiresi. Nje korrektesi per t’u patur zili pershkonte sjelljen e Tij fisnike.

Janaq Naun Jorgji shquhej per edukate te shendoshe qytetare;  per sjellje te kulturuar;  per shpirt e zemer te mire.  Qetesia „ olimpike “; maturia;  durimi;  te qenit i arsyeshem e i dobishem,  ishin vlerat e Tij te vecanta.  Janaqit nuk mund ti beje ndonje verejtje esenciale pervec faktit qe ishte me i mire nga sa duhej.  Thjeshtesia dhe ciltersia ia zbukuronin mjaft portretin Atij njeriu te rralle.  Per Janaqin;  po – ja ishte po dhe jo – ja;  jo.  Oportunitetin dhe servilizmin Ai njeri nuk i njihte.  Kisha rastisur kur i caktohej nje detyre ajrore.  Ne pergjigjen e tij,  Janaqi ishte i prere e i sakte.  Ai pergjigjej: „ Po ! –  e bej “ ose  „Nuk eshte per mua “!  Dy fjale,  ndajne boten,  perseriste shpesh Naqja.

Janaq Naun Jorgji,  se c’kishte nje sjellje te „mendafshte “,  ne pune e ne shoqeri.  Nuk e besoj te gjendet nje njeri qe te kete polemizuar,  kot se koti,  me ate burre.  Ne cdo diskutim apo kur behej replike,  Janaqi merrte anen e te drejtes dhe te pozitives e i mbronte ato;  me argumente te pakundershtueshme. Pergojimet e te tjereve;  thashethemet dhe ligesia ishin te huaja per Janaq Jorgjin.  Sjellja e Tij  prej njeriu – njeri,  te bente ti vije giishtin kokes e te bije ne mendime.  Janaqi,  edhe kur te qortonte,  kritiken e shoqeronte me fjalen e mire e inkurajuese aq sa,  atij qe kritikohej i ngjante sikur po e ledhatonin. 

Ne cdo debat dhe kur diskutoheshin ceshtje me rendesi,  Janaqi nuk nxitohej  kurre,  per te folur i pari apo nder te paret.  Ai e kishte „ bluar “ mire ne koke,  para se te fliste  dhe,  pa bere buje e zhurme dhe pa nxjerre gjoksin,  qete  – qete e qarte,  thoshte mendimin e tij.  Te pranishmit e ndiqnin me vemendje diskutimin e tij mbasi e dinin qe nga goja e Tij do te buronin fjale me vlere,  jo brockulla.

Nuk e teproj po te them se Janaq Jorgji ishte nje njeri i bere me mase.  Ai njeri,  kudo e kurdohere,  per cdo problem ruante masen.

Nuk kishte preferenca  te vecanta ne te ushqyer e nuk ishte hames.  Janaqi konsumonte ushqimet qe i servireshin,  mes te cileve kish perparesi,  por,  ne cdo rast,  Ai ruante masen.  Makuterine,  Ai njeri nuk e njihte.  Ne kete qasje te Tij,  mesiguri qe ka pas ndikimin e vete edhe te qenit,  per nje kohe te gjate,  pilot dhe te ushqyerit e Tij shendetshem,  me nje racion ditor te pasur e te ekuilibruar,  mbi baza te mirefillta shkencore.

Plot sqime ishte Ai njeri.  Shtati elegant i  Tij,  veshja e zgjedhur,  petkat e tij te preferuara,  te cilat i  kishin lezet benin te ndrite ai shtat.  Janaqi nuk ishte njeri i kapardisjeve te kota  e nuk shiste mend.  Janaq Jorgji i perkiste njerezve qe dine te ulen,  si ne poltrone luksoze dhe ne nje vater ku eshte shtruar rrogoz.

Janaq Jorgji ishte i rritur ne komunitet.  Ai „linte koken “ per shoket dhe per shoqerine.  Per ate njeri familja dhe shoqeria nuk kishin ndonje gardh,  te pakapercyeshem.  Janaqi ishte i  gjindur e i  dritheruar, kur shoku i  tij vuante.  Te rriturit mes shokesh te mire,  sic eshte shoqeria ne aviacion,  ia shtuan tolerance  tolerantit ne shpirt.

Me thjeshtesine,  me mencurine dhe me durimin,  me te cilet ishte i  mbrujtur,  si dhe me horizontin e me njohurite e thella ne shkencen e fluturimit,  Janaqit i  takonte,  jo rralle te lunate rolin e “filtrit ” apo te “amortizatorit ”,  ne shoqeri.  E kishte te veshtire,  Janaq Jorgji,  te nxirrte nje fjale te keqe per dike;  prandaj e donin dhe e nderonin,  te gjithe.

Ne ajer,  Janaqi ishte i qete e i sakte.  Me qetesine e tij „ olimpike “,  Janaqi,  shpesh,  ne fluturime te veshtire,  kthehej ne ekuiliber,  e neutralizonte ndonje anetar te ekipazhit,  te hedhur e kapricioz i papermbajtur.  Janaqi ishte i sakte dhe zbatonte,  pike per pike,  rregulloret e fluturimit dhe ato teknike.  Ai ishte rregullorja vete.  Pjeset materiale te helikopterit MI – 4,  Ai i  njihte dhe i  shfrytezonte,  me competence. Problemet teorike te fluturimit dhe kapacitetet teknike,  Janaqi i  zoteronte mjaft mire;  Ai ishte i  kulturuar,  ne toke e ne ajer,  i  sakte e i  “bute ” ne veprimet me komandat e helikopterit.  Rajonin e fluturimeve,  ne te gjithe territorin e Republikes e njihte me pellembe;  thuajse ishte i  lindur ne te gjithe Shqiperine.

Nese nuk i  ndihej zeri,  si ne repart dhe jashte tij,  kjo fale karakterit te tij te vecante;  vetepermbajtjes  dhe prirjes per te mos nxjerre gjoksin.  Janaq Naun Jorgji ishte nje permetar model e mjaft i  kendshem ne marredhenie shoqerore;  Ai ishte nga ata njerez,  per te cilet,  populli ka thene:” Urte e bute e plot tiganin ”.  Naqja ishte i  njejti njeri,  si ne Repart dhe jashte tij,  si dhe ne jeten e Tij vetjake.  Nuk behej fjale per dyzim ne qasjen e atij “ engjelli ”.  Sjellja e embel e tij ishte zgjatim i karakterit te tij burreror.

Me ulin nga Sheperi i Zagorise,  Janaqi dukej sikur ishin dy binjake te lindur per njeri – tjetrin.  Nuk mund ta them me siguri;  cili prej tyre ka ndikuar me teper tek tjetri.  Ata ishin shume te lidhur e kujdeseshin shume per shoqi – shoqin.  Kur i  takonim ne rruge,  gezoheshim shume kur i  veshtronim si dy pellumba.  Ata nuk ndaheshin nga njeri  – tjetri;  vetem mortja mizore i  mori njeri pas tjetrit,  brenda disa ditesh.  Per here te fundit,  Janaqin e pashe ne fund te Liqenit Artificjal te Tiranes;  tek lokali i  Baromit,  nga Sauku.  Ishte ne shoqerine e dy moshatareve te tij.  Ata bisedonin per aviacionin,  gje qe me beri kurioz,  prandaj e hodha veshtrimin andej. Sic duket, Naqja nuk me pikasi;  e lashe ne te tijen.  Kohet e fundit,  kur jam takuar me te  e kam shkembyer disa fjale,  kam vene re se i  kishte ikur humori e optimizmi.  Nuk e reklamonte semundjen e rende qe e kishte kapluar e i  mori jeten.  Ndarja e Janaq Jorgjit,  nga jeta ishte nje goditje e rende,  e befte dhe e parakoheshme. Kur e mesova „ gjemen “ nuk doja ta besoja.  E mesova rastesisht por nuk mund te mos shkoja per ta takuar per te fundit here,  edhe ashtu te pajete;  te ftohte akull. Etakova ashtu por gjendja ime fizike nuk me lejonte ta percillja ne banesen e fundit.

Gjema mori permasa me te medha,  kur,  gati pas nje jave u shua,  ne heshtje  – Uli.  Aq shume jane dashur ata dy shpirtra sa nuk mund te jetonin pa njeri – tjetrin.

Nuk paskam deshire ta perfundoj kete opinion,  por jam i shtrenguar tju le vend shokeve te tjere,  kolegeve dhe miqve te shumte qe beri cifti gjate jetes.  Le te shkruajne dhe ata qe duan te shkruajne dhe  mesiguri qe kane cfare te shkruajne e te skalitin portretet e dy njerezve te rralle.  Janaqi i ngjante nje miniere,  ne te cilen,  sa me thelle te avancosh me germime,  aq me teper mineral nxjerr.

Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj,  mik i  Janaq e Uli Jorgjit Shkruar ne Tirane,  me 23 maj 2022 rreth ores 21.00