Robert Marko

                                                               ( Perkushtim

Nostalgjia ime per Korcen eshte e njohur dhe e shprehur. Korca me dha aq shume,  ne nje kohe kur nuk kisha asgje.  Kam shkruar e do te shkruaj,  sa te mundem,  per qytetin „ perle “ dhe per ata njerez te mire te tij.  Kete shkrim dua tja kushtoj kujtimit te njerit nga shokete mi me te mire nga ky qytet,  fisnikut te pakrahasueshem,  pilotit te pasionuar Robert Marko ( ndjese paste ),  gjurmet e te cilit trokasin fort ne Historine e Aviacionit Shqiptar.

Kisha degjuar se Berti ishte njeri nga studentet e pare per pilote,  te Shkolles Shqiptare te Aviacionit. Mesova dhe instruktorin e tij te pare,  te teknikes se pilotiomit,  trimin e terbuar Refit Asllan Jazoj,  i cili e ngriti Beken,  ne qiell per here te pare dhe e futi ne hullite e aeronautikes.  Me pas Roberti fluturoi ne aerodromin me siperfaqe te kripur te Pisheporos,  me aeroplanin reaktiv Mig – 15 ku kishte instruktor te teknikes se pilotimit,  talentin e rralle Agim Spahiu.  Pas rastit fatkeq te katastrofes ajrore qe ngjau me studentin per pilot Jovan Kacorri ( ndjese paste ) dhe katapultimit,  qe kreu Petraq Qafezezi ( te dy shoke grupi te Robert Markos ) Shkolla e Aviacionit ne Vlore,  e cila pergatiste pilote u mbyll perfundimisht e grupi i vijoi fluturimet ajrore ne shkollen sovjetike te aviacionit ushtarak.  Roberti dhe shoket e tij te grupit,  fluturuan nga Rinasi ne Moske,  me 26 shtator te vitit 1960,  ne te njejtin aeroplan pasagjeresh te tipit TU – 104,  me te cilin fluturoi dhe grupi i fillestareve ku beja pjese,  por qe,  ne ate kohe nuk kishim njohje fizike me njeri – tjetrin.

Robert Marko dhe disa shoke te grupit ku Ai bente pjese,  si Baftjar Meta;  Myrteza Arapi;  Vaske Nikolla;  Shuaip Nurja; Atllant Buzo;  Cerciz Zeka;  Raif Hoxha etj. u sistemuan ne qytetin e Krasnodarit,  i cili i perket Kaukazit te Veriut,  ku do te mesonin fluturimin ne aeroplanet e mesem bombardues te frontit te tipit IL – 28.  Ne mesin e shtatorit te vitit 1961 Hrushovianet na perzune nga Shkolla Sovjetike e Aviacionit,  e ne u kthyem ne vendin tone me program te paperfunduar.  Ne fund te nentorit te atij viti,  pas nje qendrimi disaditor ne hotelin e Ministrit te Mbrojtjes,  tek Rrapi i Treshit,  pata fatin e mire,  te lundroja me te njejten anije oqeanike rreth 12ooo toneshe,  me kaldaja, e prodhimit polak,  ne rrugen ujore nga porti i Durresit  ne ate te Kantonit ( Kine );  lundrim,  i cili zgjati 56 dite,  ne procesin e te cilit na ngjane disa peripeci te mbarsura me rreziqe.  Kur anija jone pergatitej te futej ne karvanin e anijeve qe kalonin neper Kanalin e Suezit;  ne portin e qytetit port te Saidit ( Egjipt ).  Naten,  kur detaret tane po ngrinin spirancen e cila ishte pleksur me ate te nje anije franceze  te kapacitetit 35000 tone,  anija jone u perplas me nje anije franceze te tonazhit te madh ( 3500 tone),  si rezultat,  u godit e u demtua ( u shtyp ) bashi i anijes tone.  „ Tersi“  na ndoqi qe ne diten e katert te lundrimit.  Peripecite nuk na u ndane gjate gjithe lundrimit derisa mberritem ne destinacion.

U dha urdher,  te vijonim lundrimin per ne Lindje.  Na kishte perfshire paniku se mos perplasja mes dy anijeve do te na kthente serish ne Durres,  por kjo nuk ndodhi.  Ishim me fat. Beme si beme kaluam Detin e Kuq;  Adenin dhe Bririn e Afrikes e po lundronim te qete,  drejt portit nderkombetar te Kolombos,  ne Ceilon.  Diku ne mes te ketij segmenti ujor,  refuzoi njera nga kaldajat.  Detaret dhe ne qe nuk e kuptonim rrezikun,  qendronim te qete. Nga kjo qe ngjau,  te detyruar do te lundronim me tej,  me gjysmen e fuqise motorike.   Por,  fati nuk na u gjend ne ndihme;  Pas disa oresh refuzoi dhe kaldaja tjeter e anija jone  u ndodh ne mes te Oqeanit Indian,  ne meshiren e eres dhe te fatit tone te trishte.

Na kishin veshur me kominoshe,  ngjyrakalteroshe,  me bel qe te dukeshim si detare.  Na kishin caktuar dhe ndonje pune te rendomte qe mund te benim ne anije.  Mua psh. me kishin caktuar pas bocmanit, meqenese nuk dija te beja pune tjeter,  vec te kruaja e te ferkoja metalin.  Nuk me kujtohet puna qe do te bente Bekja.  Anija ishte e gjate rreth 100m,  kishte shpejtesi rreth 12 milje detare,  ne ore dhe kishte kapacitet bartes rreth 12000 tone.  Ne Kine,  si rregull me ate anije dergoheshin minerale te paperpunuara ( krom dhe hekurnikel ) dhe ne kthim ngarkoheshin armatime e municione,  madje dhe aeroplane.  Meqenese kishim studiuar ne Bashkimin Sovjetik dhe dosjet tona diku gjendeshin ne sirtaret e zyrave te kancelerive sovjetike,  na maskuan si detare e na nisen me anije per ne Lindjen e Largme,  tek „Vellai i Madh “.  Ne ate siperfaqe te kufizuar, ne ate lundrim te gjate qe na merziti,  pata fatin e mire te njihem me nje njeri te vecante,  i cili nuk ngjante me te tjeret.  Kishim dicka te perbashket,  prandaj u puqem me njeri – tjetrin.  U afrova me Beken,  per arsye se vura re tek Ai njeri disa tipare te qenesishme,  te cilat me shkonin per shtat.  Ato ishin: Te qenit i  bute,  jo harbut  ne komunikim;  kishte edukate te shendoshe  e sjellje te kulturuar qytetare,  kishte prirje komunitare,  ne komunikim ishte i  cilter  e tipare te tjera qe me pelqyen e i  vecoja kur beja krahasimin me shoket e tij te grupit.

Ne harkun kohor nga mberritja ne Tirane,  pas kthimit te detyruar nga Bashkimi Sovjetik,  derisa u nisem per ne Kine,  Robertin dhe shoket e tij te grupit Ministria e Mbrojtjes e vendit tone,  i  titulloi oficere.  Si veprim,  ky ishte i  drejte e i  bazuar ne ligjet e kohes,  por zbatimi i  tij  ne prektike u cungua e u shperdorua.  Veprimi I qeverise shqiptare Ishte i  drejte e i  logjikshem,  per arsye se Robert  Marko dhe shoket e tij kishin nisur te fluturonin qysh se veshen uniformen ushtarake te kursantit per pilot,  ne Aerodromin e Laprakes,  ne Tirane;  ne fushen e aviacionit te Shijakut,  ne aerodromin e Qytetit “ Stalin ”,  ne fuushen me kripe ne Poro dhe ne Krasnodar ( Bashkimi Sovjetik ).  Ata,  si rregull e kishin plotsuar afatin ligjor te percjelljes te sherbimit te detyrueshem ushtarak,  i  cili,  ne ate kohe,  ne repartet e sistemit te Mbrojtjes Kunderajrore te shtetit ku bente pjese aviacioni ishte 27 muaj.  Ata kishin bere 4 vjet sherbim.  E quaj te padrejte,  madje “ horor “ qendrimin e metejshem te shtetit tone.  Djemve qe u titulluan oficere nuk u dha paga qe meritonin,  as ne dore,  as gjysma e pages,  e ndare midis oficerit dhe familjes se tij,  ne Shqiperi.

Ne grupin e ushtarakeve qe rrugetonin ne rruge ujore  per ne Kine,  ishte nje amalgame nivelesh;  statusesh dhe tipa aerolanesh.  Le te kthehemi tek e lame,  tek refuzimi i  te dyja kaldajave,  mbasi kishim kaluar Bririn e Afrikes dhe nje ishull,  emrin e te cilit nuk e kujtoj,  ku grumbulloheshin lebrozet e te gjithe botes.  Ne caste kritike per jeten e sejcilit, kur vdekja na shfaqej me tere ligesine e saj,  ishin te shumte detaret dhe te ashtuquajturit detare,  por qe kishin nisur udhen e ajrit,  qendrimi stoik e burreror i Robert Markos,  me la pershtypje te mire.  Kur ne anije u dha alarmi i  rrezikut real e mes detareve u krijua nje situate amullie e paqarte,  pashe qe Robert Markos,  nuk iu drodh qerpiku  por shpalosi vlerat e tij te qendrueshmerise ne cdo situate.   Ai nuk u lekund e nuk u frikesua as kur situata ujore e rralle dhe e rrezikshme u cmua realisht nga Komiteti Qendror i Partise se Punes.

Sa qesharak ngjan ai fonogram qe na erdhi,  ne ato caste kur na kercenohej jeta,  nga disa njerez te pushtetshem,  te cilet jepnin porosi e keshilla te rendomta: „… Qendroni fort ; jemi me ju…“. Ishte porosia qe vinte nga lart.  Sa te lehte e paskan patur “ burrat e shtetit ” te jepnin udhezime kurajuese,  te ulur ne kolltuket e bute te hierarkise?  Si tja benim ne te gjoret,  shumica me moshe 20 vjece,  pa pervoje  lundrimesh dhe pa provuar rreziqe te tille,  kur anija jone  tundej si djepe,  ne mes te Oqeanit Indian e shkonte nga ta shpinte era.  Thellesia e Oqeanit ishte teper e madhe dhe spiranca e anijes tone nuk mund te mberrinte ne fund te tij keshtu qe anija jone dhe ne fakiret ishim ne meshire te fatit.  Na shpetoi jeten,  ne  keta caste kritike detari nga Saranda,  te cilin e quanin Gjike.  Mbiemrin nuk ia mbaj mend por kujtoj qe e therrisnim:  Gjike trimi.   Ai ishte nje trim i vertete.  Dikush e quajti kokekrisur.  Gjika,  kur te dyja kaldajat e anijes kishin pushuar ( ishin fikur ),  u vesh me rroba amianti e u fut brenda,  ne kaldaje.  Punoi ne kushtet e atyre temperaturave  shume te larta per trupin e nje njeriu dhe e likuidoi defektin.  Kaldaja nisi nga puna e ne,  te gjithe,  detare dhe fluturake kercyem pupthi,  nga gezimi e nuk kishte force qe te na ndalte ne vallezimin tone te gezuar.  Gjika riparoi njeren nga kaldajat dhe anija jone nisi te levizte drejt Lindjes,  per ne portin e Kolombos ( Ceilon ) me gjysme force ( lexo me gjysme shpejtesie ).  Ne portin nderkombetar te Kolombos,  morem fryme.  Na u dha mundesia te pushonim disi e te na ikte gjithe ai ankth i akkumuluar brenda nesh.   Ne Kolombo qendruam plot 16 dite.  U riparuan te dyja kaldajat e ne mund te lundronim drejt destinacionit te qete e te sigurte.  Ambasada Kineze,  ne Cejlon me seli ne Kolombo na u gjend  prane e na ndihmoi.  Ajo dha dhe nje pritje Ku shkuan vetem detaret.  Vetem ata ishin te pajisur me pasaporta e mund te zbritnin nga anija per te qarkulluar ne qytet. Kur ata u kthyen nga darka ne ambasade,  na sollen disa kokrra ananas,  te cilat i konsumuam kolektivisht.

Ne,  fluturakeve 20 vjecare na dhane mundesine te zbritnim nga anija,  ne det,  dy varka shpetimi,  me te cilat lundruam rreth anijeve qe ishin ankoruar ne ate port gjigand,  te bukur e te mbyllur.   Ne port ishin ankoruar 2 – 3 vapore pasagjeresh te tipit traget  me destinacion turistik,  me flamure angleze ne kic. Turistet angleze vallezonin,  pa perfillur lakuriqesine e tyre,  te pire e te shfrenuar gjate gjithe nates. Habiteshim me keto pamje;  ne vendin tone te tilla nuk egzistonin;  madje ishin te ndaluara.

Ne ate mori anijeswh me flamure te ndryshem e me madhesi jo te njejte,  gjetem nje anije me flamur grek.  Nje detar nga bordi i saj na foli ne shqip,  por nuk e pame me kur u rrotulluam tek i njejti vend.  Ne nje qoshe te poritt gjigand te Kolombos,  pikasem dy anije te vogla,  „ekspedite“,  me flamure  sovjetike. Sic me kujtohet,  njera prej tyre mbante emrin „ Nora “; tjetra quhej  „ Boctok ”. Na thane se ishin anije ekspedite qe studionin vecorite klimaterike,  ne porte te ndryshem te botes.   E kipazhet e ketyre anijeve ishin te perziere;  femra dhe meshkuj.  U afruam tek bordet e anijeve te tyre;  ne kuverte dolen marinaret e ne nisem te komunikonim me ta ne Rusisht.  Na pane dhe te veshur me kominoshe dhe vrojtuan moshen tone te re.  Njeri syresh,  guxoi e pyeti,  ne sy te shokeve e shoqeve: „Ku e keni mesuar ta flisni kaq mire Gjuhen Ruse “? dhe qenkeni fare te rinj.  U pergjigjem,  jo pa „ironi “ se flota jone detare eshte fare e re dhe se kemi lundruar ne disa porte te Bashkimit Sovjetik,  detare e lumore.  Njeri nga detaret sovjetike,  nje „ boluc “,  peshtyu,  shau nga nena e u zhduk.  Me ke e pati,  nuk e kuptuam.

Na ishte prishur aparati kinematografik,  i cili ishte i prodhimit sovjetik.  Ne anije kishim vetem dy filma: „ Furtunen “ dhe „ Kryqin e Anes “.  Laj –  thaj,  i veshtronim cdo nate dhe i kthenim mbrapsht.  U kerkuam nje specialist,  qe te na ndreqte aparatin kinematografik.  Erdhen 2 vete.  Sa rregulloi aparatin,  mjehtri,  shoqeruesi i tij e thau nje shishe me konjak korce.  Na sollen dhe disa filma,  kundrejt kthimit.  Me propozimin tone,  u kerkuam detareve sovjetike,  nje ndeshje futbolli,  e cila u realizua aty prane. Nuk di te kishim pasoja nga kjo mesele;  per pjesen e tyre nuk mund te them.

Pas gati dy jave qendrimi ne portin e Kolombos,  anija jone  oqeanike me flamurin shqiptar ne kic dhe me siglen ne oxhak CHAL e cila  u riparua,  doli nga porti, ne det te hapet e u drejtua per ne Kanton ku kishte destinacionin fundor.  (ne ate kohe Shoqeria e perbashket e lundrimit, me siglen ShAL perfshinte anije tonat dhe kineze,  te cilat kishin formuar nje shoqeri te perbashket lundrimi,  me qellim qe Kina,   e cila nuk ishte anetare e kombeve te Bashkuara dhe nuk kishte te drejte te dilte ne det te hapet me flamurin e saj ).  Them sic e konceptoj tani,  se vertet qe Kina e Madhe e Mao Ce Dunit,  na u gjend e na ndihmoi kur kishim nevoje,  por dhe Shqiperia e vogel dhe e varfer e asaj kohe,  ndihmoi ne gjera pikante dhe te rendesishme.  Kur anija jone doli nga porti e u nis drejt Lindjes,  leshoi sirrenat,  sinjal i nisjes dhe mori pershendetjet e te gjitha anijeve qe ndodheshin ne port dhe te tjerave qe ishin ne rade.  Zakon i lashte detar ky,  sipas te cilit anijet pershendesin njera – tjetren e u urojne detareve lundrim me fat.

Naten e Vitit te Ri 1962 e percollem prane portit qytet te Singaporit.  Ai qytet shume i bukur,  me nje ndricim vezullues,  na mahniti e na e zbukuroi festen tone,  ne anije e ne lundrim.  Ate mbasdite feste,  ne anije u cel nje fuci e re me vere te kuqe.  Po te shtosh dhe faktin qe mishi e ushqimet e tjera ishin me bollek dhe sejcili mund te konsumonte sa te donte,  festa tradicionale na solli bollek e kenaqesi.  Ate nate,  perjetuam nje cope histori horror.  Detari Gjike Trimi,  nga Saranda,  Ai qe na shpetoi,  ne castet e rrezikut per jeten. Gjika nga Saranda  e kishte familjen ne Durres.  Ai  kishte dy femije adoleshente:  Riten dhe Raxhin,  te cilet nuk i takoi dot ne Durres, ne Kohen kur anija ngarkohej e shkarkohej  dhe per arsye se kishte shume mall per ta,  naten e Vitit te Ri 1962,  piu shume alkool e u deh,  tej mase.  Duke kujtuar femijet,  Ai theu disa shishe dhe copat e tyre i  futi ne goje e gjakosi duart.  Gjika tentoi te hidhej nga anija,  ne det por shoket e parandaluan katastrofen.

Per te „vrare “ kohen,  te cilen e kishim te lire e te merzitshme,  luanim letrash,  me ndonje stimul te vogel. Luanim poshte nje barke shpetimi,  e cila ishte e fiksuar ne kuverten e anijes,  prane kicit te saj.  Aty ndesha ne nje dukuri te pakendshme e cila me la shije te hidhur.  Oficeret luanin letrash ne shoqerine e njeri – tjetrit teksa neve, studenteve, nuk na pranonin ne shoqerine e tyre.  Ata llogarite i benin me parate qe shpresonin se do ti merrnin ne Kine,  por qe,  sic rezultoi,  nuk i  moren kurre.  Neve qe ishim studente  nuk na pranonin ne shoqerine e tyre.  Ata, kete mospranim mundoheshin ta argumentonin: “ Ju,  studentet,  ne Kine nuk do te keni aq para sa te paguani humbjet e mundeshme ne kete lloj bixhozi “.  Per mendimin tim,  ne kete veprim te pakuptimte kishim te benim me nje qasje prej fodulli.  Fodulleku i tyre ishte i paspjegueshem.  Robert Marko,  edhe pse ishte officer,  nuk e kishte nje qasje te tille.  Ai i konsideronte te gjithe shoke dhe kolege te te njejtit profesion.  Prandaj nuk bente diferencime.  Ky ishte nje tipar tjeter i thjeshtesise te tij,  i cili me terhoqi e me afroi me Te.  Bekja,  shquhej per theshtesi e dashamiresi;  ne kete rast,  Ai nuk mund te dilte jashte vetes.  Bekja afrohej me te gjithe,  gje qe e cmonim,  prandaj dhe e donim shume Ate.

Deti i Kines Jugore ishte dallgeshume dhe na „ shkundi “ mire. Mbase dhe ne e ndjeme me teper,  per arsye se na lodhi ajo rruge ujore teper e gjate dhe e mbushur me peripeci.  Ne nje shkrim si ky,  eshte e pamundur te pershkruhen gjithe sa ka ngjare ne ate aventure te padeshiruar por te pranuar nga zori.  Do te rrefej disa ndodhi nga me  tipiket:  Ne mengjesin e dites se katert te lundrimit tone,  kur,  pame turirin e anijes tone te shtypur nga perplasja ishim  mjaft te tronditur dhe tere frike se mos na kthenin mbrapsht. Ne mezi e kishim pritur nisjen per ne Lindjen e Larget dhe papritur te ktheheshim. Asnjeri nuk do ta donte kete. Per fatin tone te mire, u ngrit nje komision nderkombetar,  i cili vendosi te vijonim lundrimin. Na shkriu gjaku e na erdhi cehreja. Ne anijen tone,  ne grupinn e shturmaneve qe do te beheshin pilote,  ishte nje djale,  elbasanas,  i cili rridhte nga familje e degjuar ( Popa ).  Xhuliani  ishte djale mjaft i edukuar e i kulturuar;  Ai e mbante veten dhe petkat te pastra e vishej me sqime.  Ne dore mbante nje ore te shtrenjte te markes Superatlantik  e cila qarkullonte ne fshehtesi.  Xhuli ishte qejfli oresh dhe ne cdo port ku ndalonte anija,  nderronte oren e dores,  pavaresisht se detaret tane e paralajmeruan se oret e dores,  aq te bukura,  i kishin pjeset e punes prej kartoni.  Xhulit i pelqente bukuria e ores,  pavaresisht nga perberja.  Na kishin veshur me kominoshe ngjyre kalteroshe me bel.  Lundrimi zgjati shume e ne duhet ti lanim ato.  Gjetem nje menyre origjinale,  pa shpenzime.  I lidhnim kominoshet me litare te forte e i rimorkionim pas anijes.  Dallget e detit dhe ato qe krijonin vete kominoshet,  i lanin ato.  Kur i nxirrnim nga deti,  kominoshet tona ishin te ngrira nga kripa qe kishin marre.  Ne Gjirin e Bengalit anija lundronte me shpejtesi te kufizuar.  Atje kishte shume delfine,  te cilet ishin mesuar me anijet qe kalonin ne ate ane.  Ata ishin miqesuar me anijet dhe ne tufa te medha lodronin me anijen.  Nje spektakel te rralle perjetuam, ne shoqerine e kafsheve te detit,  krahas spektaklit qe na dhuruan peshqit fluturues me akrobacite e tyre.

Ne Kanton,  ku mberritem pas 56 ditesh  mbi uje,  vendasit na priten sikur te ishim delegacion qeveritar. Kjo ishte e natyrshme.  Ishim ushtaraket e pare qe shkonim ne Kine,  per te vijuar studimet ne aviacion,  pasi na kishin perzene me dhune sovjetiket e na futi nen ombrelle Kina e Mao Ce Dunit.  Mezi leviznim;  na ishin mpire kembet.  Levizjet ne ate pak hapsire qe kishim ne dispozicion ishin te pamjaftueshme per te mbajtur ne eficence muskujt e kembeve tona.  Per te shpalosur marredheniet e reja dashurore me vendin e tyre,  kinezet na priten me nje banket madheshtor.  Nuk kisha pare ndonjehere aq gjelle te larmishme dhe pije te llojeve te ndryshme te shtruara ne tavoline.  Fjalimet patetike pasonin njeri – tjetrin.  Folesit ( natyrisht partiake ) dukej sikur garonin me njeri – tjetrin,  kush te thurte me shume lavde e kush te deftohej me servil ndaj tjetrit.  Banketi nisi me nje gjelle te thjeshte tradicionale e perfundoi me gjellen me te shijeshme e me te nderuar,  per miqte e shtrenjte,  sic ishim ne shqiptaret me supen e gjarprit.  Na e deftuan te therur zvaranikun e pastaj na hodhen ne ca sapllake porcelani, nga nje garuzhde me supe gjarperi.  E perpime.  Ishte pak e tharte por gjithsesi e shijeshme.  Ku pyesnim ne ne ate gjendje gjysme te dehur,  se cfare  do te kaperdinim? Ishim thuajse te pire.  Nje opera me ate muziken ku dominonin klithmat e aktoreve dhe zhurma shurdhuese e gongut,  percollen banketin.  Ne e dime si duruam ate kohe rreth 2 ore sa vijonte opera kineze.  Ne banketin e shtruar,  me i riu e me i vogli i grupit –  Mishka ( ndjese paste  ) u tregua grykes dhe e teproi me vodken e orizit e cila ishte me gradacion te larte.  Ne tavolinen e gjate,  te mbushur me pije e me gjellera qe nuk i kishim ndeshur,  Misha leshoi nje fishkellime,  si shatrivan,  me te vjella,  duke shqetesuar neve shoket e tij dhe vendasit.

E pakonceptueshme ishte fjetja.  Ne dhoma teke,  ne krevate dopio,  me nje tyl qe niste nga llampa ne tavan e rrethonte gjithe krevatin. Kjo ishte nje mase efektive,  per te luftuar mushkonjat.  Fjetem qete;  si perandore.  Te nesermen,  me nje tren special,  nisem udhetimin me rruge te hekurt,  per ne Veri.  Destinacioni i ndermjetme ishte kryeqyteti kinez  –  Pekini. Dy dite e dy nete zgjati udhetimi yne me tren. Rruges,  ne te dy krahet pame e cfare nuk pame.  Pershtypje me lane brezaret  e gjelberta,  orizoret,  pagodat dhe kushtet mjaft te mira qe na kishin krijuar mikpritesit ne vagonin e trenit.  Duhet thene se kinezet e asaj kohe ishin mjeshter te vertete te etikes. Miresjelljen e tyre dhe dashamiresine e shtirur te tyre e ndeshem ne cdo hap.  Ne Pekin na priten autoritete te larte te aviacionit e te ushtrise.

Na cuan ne Muzeumin e Popujve;  ku pame nje mekanizem torture  mesjetar,  sipas te cilit,  i denuari me vdekje nuk kalonte ne giotine ose te ndeehkohej me mjete te tjere,  por futej ne nje kafaz,  siper te cilit ishte nje tip tokmaku,  i cili rrotullohej ngadale duke u afruar me koken.  Mekanizmi shtypte koken e njeriut,  derisa i denuari jepte shpirt.  Atje pame dhe  nje lekuire njeriu,  te rjepur e te nderur sic hapen e nderen lekuret e bagetive per postiqe.  Na cuan te veshtronim pallatin e dimrit dhe ate te veres te perandorit,  nje mur rrethor qe luante rolin e telefonit etj.  Na dhane dhe nje banket ne resorantin fantastik : „ Rosa e Pekinit “. Kuzhinieri,  nje „ bucko “,  na solli ne tabaka nje rose te rjepur e na beri me dije se prej saj,  ai pergatiste 18 lloj gjellesh.  E besuam dhe i shijuam gjellet e tij.

Ne Pekin bente ftohet.  Ne ishim veshur lehte.  Kinezet na dhane nga nje pallto te gjate te oficereve te Marines Kineze,  te cilat na binin deri ne fund te kembeve.  Na dhane dhe nga nje kokore.  Beme fotografi,  se bashku,  si grup;  Bekja duket ne foto,  me i gjati.  Nga Pekini,  u shperndame ne qytete e ne aerodrome te ndryshme te Mancurise,  sipas tipave te aeroplaneve me te cilet do te sterviteshim dhe  sipas shkalles se kualifikimit e statusit qe perfaqesonim.  Kinezet zgjodhen Mancurine,  per te akomoduar grupet tane,  jo pa qellim.  Vinim nga Bashkimi Sovjetik ku klima eshte e perafert.  Ne Mancuri qyteterimi ishte me i prekshem dhe niveli i jeteses me i larte.  Kishte dhe nje arsye tjeter.  Ne disa qytete te Mancurise,  kishin banuar keshilltare sovjetike dhe familjet e tyre,  gje qe presupozonte nje infrastrukture te pershtatshme per ne.  Qysh se shkelem ne token kineze,  na shoqeruan salltanetet dhe elozhet.  Kinezet shquhen per etiken e pritjes.  Por,  ne ishim fare te rinj dhe vinim nga nje „klime “ tjeter.  Erdhem ne nje kontinent ku gjerat nuk jane si ne vendin qe lame.  As si ne Shqiperi.  Pame se etiketa kineze ishte nje reklame e bukur,  e cila na shoqeroi kudo.  Gjithashtu,  pame se etiketa e bukur fillimisht,  pas Kantonit  ERDHI DUKE U ZBEHUR. NGa Kantoni NE PEKIN UDHETUAM ME HEKURUDHE,  ME NJE TREN TE KLASIT TE PARE TE PAJISUR ME AKSESORE TE SHUMTE DHE U KENAQEM. PAS pEKINIT;  PAS CEREMONIVE TE MIRESEARDHJES NA DREJTUaN PER NE vERI NE NJE TREN TE KLASIT TE DYTE,  KU NDENJESET ISHIN TE BUTA,  POR SHERBIMET JO AQ TE „BUTA “,  SI ato qe na bene ne segmentin hekurudhor:  Kanton –  Pekin.  Si kane thene dikur,  ne fshatin tim:“ Me thelle e me ruda “! Diferencimi i kuadrove ne trajtim,  sipas postit,  ne ate kohe,  ne Kine ishte i dukshem.

Problem i madh e me rendesi jetike  per ne ishte te ushqyerit.  Dieta e vendasve nuk na pershtatej;  prandaj,  menaxheret u vune ne kerkim  te nje kuzhinieri,  i cili,  se paku te kishte punuar me keshilltaret sovjetike. Tani qe kohet jane te tjera,  shumekujt  qe nuk i ka perjetuar ato situata paradoksale mund ti ngjajne rrefimet tona si perralle te lezetshme.  Ne fakt,  ne ishim te  shtrenguar te fluturonim me seder me teper se sa me ushqimet qe konsumonim.  Te ngrihesh ne ajer,  per te pilotuar mbasi ke konsumuar ndonje kokerr domate e ndonje kastravec,  me duket se eshte sakrifice e madhe. Nese etiketa kineze funksionoi deri sa sosem ne Pekin,  me ne Veri,  ajo sikur „ u lodh “  e udhes se gjate,  „ u mpi nga te ftohtit“.

Kur u ndame,  ne Pekin,  cdo grup u nis per ne qytetin ku ishte piketuar nga vendasit.  Berti dhe shoket e tij te grupit te oficereve pilote,  u nisen per ne Mancuri,  por ne nje drejtim tjeter.  Ata shkuan ne Kinen Veri – Lindore,  prane kufirit shteteror me Korene,  ne rajonin e qytetit Port Artur,  apo Mukden,  sic njihet. Ne qe ishim studente e qe do te vazhdonim programin e pergATITJES AJRORE,  ATJE KU E KISHIM LENE,  NA CUAN NE QYTETIN E CIN zHOUT,  NE PROVINCEN lIAO NIN;  ATY KU KISHTE JURIDIKSIONIN SHKOLLA E TRETE E AVIACIONIT KINEZ.

SHKURTIMISHT ME DUHET TE SQAROJ,  SIC E DI DHE AQ SA DI,  NDODHINE E PAKENDSHME,  TE KTHIMIT „ PAKO POSTALE “ TE OFICEREVE PER PILOTE,  TE CILET,  NE SHENJE HAKMARRJE MIZORE,  PADREJTESISHT U SHPALLEN „ NON GRATA“  E U KTHYEN PERDHUNSHEM NE VENDIN TONE,  DUKE I PERJASHTUAR NGA FLUTURIMI.PO TE MOS ISHTE NE MES ZEMERIMI I PUSHTETAREVE PUTHADORE, NDOSHTA RRJEDHA E NGJARJEVE DO TE ISHTE ME E NJEREZISHME. U perjashtuan nga fluturimi rreth 2 regjimente me pilote cilesore.  Per „kellqet “ e Shqiperise te asaj kohe,  harxhi ishte i madh. Pa bere evidence e jo per oportunitet,  opinionin tim per kete makabritet e kam thene e do te vijoj ta them,  hapet.  Shteti yne,  i titulloi oficere por nuk u dha pagen.   Te pakten tua kishte ndare pagen me dysh; gjysmen e pages ta merrnin ata e gjysmen tjeter tua jepnin familjeve te tyre,  ne Shqiperi.  Ne radhet e te kthyerve,  me me teper kujdes,  mund te ishte bere dhe ndonje diferencim.  Oficeret,  vertet qe u deftuan solidare  me njeri – tjetrin;  ca per hir te genit shqiptar  e me teper per hir te shoqerise te afert qe kishin por,  ne te njejtin thes nuk mund te futeshin te gjithe.  Ne grupin ne fjale kishte pilote si Robert Marko;  per ti pire ne kupe,  ose talente te rralle si Divin Abazaj;  Bilush Imeraj;  Raif Hoxha; Lirim Kokona;  Muco Mucaj etj,  te cilet „te merrnin gjak ne vetull“.  Talente te rralle si ata,  eshte veshtire ti vijne ne Aviacionin  tone i cili,  tashme nuk ekziston.

Pas mberritjes te tyre ne vendin tone nisen perpjekjet per sistemimin e tyre.  Ata qe kishin “shpatulla ”, bene si bene, u rregulluan;  te tjeret i rrembeu rryma e i priste kalvari i mundimeve.  Per faqe te zeze te atyre qe e shkaktuan kete tragjedi,  kur e mendoj sot,  skuqem nga turpi, sikur ta kem shkaktuar vete edhe pse nuk mbaj pergjegjesi.  Mendoni kalvarin e nje talenti,  i cili u dergua coban me delet e kooperatives bujqesore,  ne malin e Cajupit.  Robert Marko u dergua ne Akademine Ushtarake “ Mehmet Shehu ”,  ku u kompletua me pjesen tjeter te Artit Ushtarak Popullor dhe,  pas perfundimit te Akademise,  u caktua shef shtabi ne regjimentin e gjadrit,  i  cili,  ne ate kohe ishte ne formim e siper.

Nje gje mund ta them me kompetence e nuk besoj se ka njeri qe te me kundershtoje:  Robert Markos I perket autoresia e piketimit te Regjimentit te Gjadrit. Mund te pohoj,  ne cilesine e deshmitarit ocular,  se Robert Marko eshte arkitekti i Regjimentit te Gjadrit.  Ky perfundim,  imi,  lidhet me faktin se ne vendosjen e objekteve te mbrojtjes ne kete hapsire,  jane te gershetuara me se miri njohurite e fituara ne Shkollen e Aviacionit,  per pilot,  me Ato te fituara ne Akademine Ushtarake – “Mehmet Shehu ”,  ne Tirane.  Pa u futur ne detaje,  mund te them se,  ne „kompozimin “ qe ka bere Roberti gjejne zbatim kerkesat e Artit Ushtarak Popullor,  lidhur me perdorimin e Aviacionit ne Luften Popullore dhe vendosja e forcave dhe mjeteve per mbrojtjen e aerodromit.  Kjo vendosje e forcave,  vlen,  sot e kesaj dite,  kur konceptet kane ndryshuar.  Ne kete kuptim,  pavaresisht se shume gjera kane ndryshuar,  gjurmet qe ka lene Robert Marko dhe piketat qe Ai ka vendosur,  nuk mund ti levize njeri.  Kjo na flet per largpamesine e tij dhe se gjerat jane te menduara mire e mbi baza shkencore.

Te mos shtyhemi tek Roberti qytetar i edukuar e i kulturuar:  me tipare te vecanta e me karakteristika te rralla.  Njera nga tiparet e rralla te Robert Markos ishte udheheqja prej Tij me shembullin vetjak.  Po sjell nje shembull,  i cili thote shume:  Kur Bekja u emerua Shef Shtabi  ne Regjimentin e Aviacionit te Lezhes,  mes kuadrove te profileve te ndryshem,  kishte lindur nje ceshtje nga me seriozet.  Lezha,  ishte perzgjedhur te sherbente si qender ku do te sistemoheshin kuadrot ushtarake dhe civilet e Regjimentit te Aviacionit.  Synimet ishin te ndryshem dhe terheqja e familjeve te kuadrove,  kudo qe ndodheshin ne qytetin e Lezhes ishte me shume se detyre atdhetare.  Nuk ishte problemi i vetem,  se kuadrot nuk mund te kryenin detyrat,  te qete,  pa patur familjet prane. Kerkohej udheheqje me shembullin vetjak,  nga kuadrot kryesore te Regjimentit.  Njeri nga keta ishte dhe Robert Marko.  Ai e kishte familjen te sistemuar,  ne qytetin e Korces,  ne shtepi me vete,  me 4 dhoma e me dy kate dhe me bahce perqark.  I duhej ta shperngulte familjen ne qytetin e Lezhes.  Problemet sociale,  ishin te shumte. Nje kaste kuadrosh drejtues si Gezdar Veipi;  Dhori Zhezha; Harilla rebi;  Luto Sadikaj;  Ilija Marjani;  Hamz Koci;  etj.  mes tyre dhe Roberti u bene shembull i gjalle e veprues per vartesit.  Pas tyre,  Lezha u mbush me aviacioniste dhe me familjet e tyre.   Cilesia e tyre solli rritjen e cilesise ne treve.

Per shkaqe nga me te ndryshmit,  ne rrethinat aviacioniste te Lezhes dhe ne Regjimentin e Gjadrit u formuan „ grupime „ te ndryshme. Te kuptohemi,  jo ndarje per shkaqe ideologjike e politike,  por sa u takon veseve te karakterit dhe prirjeve te njerezve.  Robert Markos i njihet vlera e vecante e mosprononcimit me asnje „ grupazh “.  Jo per shkaqe qe lidhen me mendjemadhesine por per shkaqe te tipareve te rralla te karakterit te tij.  Robert Marko ishte shok e mik i te gjitheve;  Ai kishte qasje te pranueshme  ndaj kujtdo kuadri,  ushtari e punonjesi civil.   Berti ishte njeri i ekuilibreve  dhe ne cdo kohe ishte ne paqe,  ne radhe te pare me ndergjegjen e tij.  Duke qene i tille,  Bekja ishte ne paqe me parimet morale dhe me normat e miresjelljes. Robert Marko ishte i njejti njeri,  kudo e me te gjithe;  karakteri i tij nuk mund te copezohej;  qasja e Tij,  ne cdo rast ishte parimore.  Me parimet,  Bekja nuk bente pazare.

Gjate qendrimit te Tij ne Regjimentin e Gjadrit,  per shkaqe pune si dhe per te rikujtuar shoqerine mes nesh,  e cila lindi vite me pare,  pata me teper kontakte me te mirin Beke.  Ca me teper na lidhte nostalgjia per ajrin dhe origjina e njejte e shefit te shtabit.  Sjell ne kujtese,  ditet e inspektimit ne ate regjiment,  me nje ekip te perbashket, te Komitetit te Partise dhe te Komandes te Aviacionit Shqiptar,  me seli ne Ministrine e Mbrojtjes Popullore.  Robert Markua kishte te bente me „ shefat “ qe drejtonin sektore te ndryshem si: Sotir Majko ( ndjese paste );  Barjam Dervishi ( ndjese paste ) dhe me te tjere. Me behej qejfi e krenohesha kur mesoja perfundimet e ndihme e kontrollit me ekip se shoku im  –  Robert Marko,  ne cdo disipline( drejtim ) ku kontrollohej permendej i vleresuar e i dalluar.  E dija qe ashtu do te ndodhte,  mbasi shoku im ishte nga me te miret shefa shtabi qe kishte aviacioni shqiptar. Robertin e donin dhe e nderonin te gjithe;  fluturues dhe jofluturues,  duke nisur nga ushtaret e punetoret;  nenoficeret dhe oficeret,  ne repart e me gjere.  Me te gjithe,  Ai njeri sillej si shok e si mik. Sa kohe pata shansin te isha ne marredhenie shoqerore me Te,  nuk degjova nga goja e tij qofte dhe nje fjale te rendomte apo te pergojonte njerin e tjetrin.  Robert Markon e pata model e busull orientimi,  ne jete.

Cdo pikete qe vendosi Robert Marko ne hapsiren e gjere te aerodromit dhe me gjere sic mund te jene:  rrjeshtimii formacioneve luftarake;  mbi e nen toke,  perthithi jo vetem njohurite e thella shkencore te tij dhe kompetencen,  edhe dashurine qe mblonte per aviacionin ne teresi dhe per shoket me te cilet ishte rritur e kishte kaluar neper sprova te veshtira.

Robert Marko plotsoi moshen e doli nepension pleqerie.  Ai u nda nga reparti dhe nga shoqeria dhe,  se bashku me familjen,  la qytetin e Lezhes e mori udhen per ne vendlindje,  per ne Korcen e tij te dashur e te lakmuar.  U percoll,  nga shume shoke e miq,  sic ishte tradita e mire,  kur shoket dilnin ne pension.  Bekja,  si njeri i vecante me shume kontribute e me vlera te padiskutueshme u percoll dy here;  nje here ne Regjiment dhe heren tjeter nga banoret( familjaret ),  ne qytetin e Lezhes. 

Shoket e punes,  u ligeshtuan nga largimi i Robertit,  ne pension.  Ata e kishin Beken,  jo vetem shok e mik por dhe nje drejtues kompetent e zemermire.  Mes te tjereve,  ne ate percjellje dinjitoze,  binte ne sy trishtimi i gjatoshit Bardhyl Kozma Lubonja.  Bardhylin e lidhnin me Beken,  jo vetem puna e perbashket ne disa reparte te aviacionit,  por ishin rritur,  ne te njejten rrugice,  ne qytetin e Korces.  Kur ishin te vegjel,  Bardhi dhe Bekja,  luanin ne ato rrugica me kalldrem dhe ne bahcet e shtepive  here me topa pe lecke e here me ashike,  me onoma,  me detka,  kikidhi e perustidhi e me lojera te tjera te moshes.  Ne ate percjellje dashamirese,  kuptohet,  me i trishtuari ishte Roberti.  Shpirti I tij e di cfare perjetonte ne ato dite.  Gezimin e daljes ne pension,  Bekes ia zbehte ndarja nga shoket dhe nga ai repart ku,  edhe pse nuk ishte e shkruar,  te gjithe e dinin se prapa cdo arritje fshihej emir i  Tij.  Por Robert Marko,  edhe ne kete rast nuk e dha veten e nuk donte te cenonte gezimin e shokeve.  Njerezit gezonin qe shefi i tyre e mbylli karrieren ushtarake me faqe te bardhe.  Si njeri i qasjes gazmore,  Bekja,  ne ndonje cast gjate mbremjes  i lejoi vetes edhe ndonje shaka.  Qellimi i shakase ishte:  te shtonte entusiazmin dhe gezimin e shokeve,  te cilet ishin mbledhur per ta nderuar Ate.

Kur dikush nga shoket i drejtoi Robertit nje pyetje, Ai e mirepriti ate , me njerezillek dhe me modestine e tij karakteristike.  Pyetja ishte:  Kur Roberti e ka ndjere veten ngushte ne karrieren e tij si shef shtabi? Dhe Bekja,  me humor, e me dashamiresi,  iu pergjigj: „ Kur me vinin prinderit e ushtareve per te takuar pinjollet e tyre nga Kashnjeti,  jam ndodhur ngushte.  Nuk dinja ke te therrisja,  ata,  thuajse te gjithe quheshin Zef.  Nuk dinja cilin nga Zefet te njoftonja.  Me erdhi ne ndihme identifikimi i plote i Zefit,  me emrin e Babait dhe ate te gjyshit te tij ”.

Nuk I ndahej shpirti nga Aviacioni,  Atij njeriu.  Daljen ne pension dhe vajtjen ne Korce Roberti nuk e cmoi si kohe per te pushuarpor u prefill per te prure ne terezi shtepine,  bahcen dhe katandine.  Ai rivendosi,  me shpejtesi lidhjet me shoqerine e mehalles se vjeter dhe nisi nje pune shkencore te cilen rrallekush mund ta kryeje.  Ai nisi te evidenconte vlerat e se shkuares dhe ato aktuale te Korces,  si njera nga qendrat e Aviacionit Shqiptar.  Njihet dashuria e korcareve per aviacionin dhe kontributi I tyre,  ne vite,  per zhvillimin e kesaj arme. Bekja shquhej per aftesine qe kish per ti pasqyruar ne leter mendimet plot bereqet qe kish ne koke.  Shkrimi: „ Korca e tre aerodromeve “ mbetet nje pune autentike,  shkencore e Robert Markos.  Me modestine karakteristike te tij,  Bekja,  disa here me ishte drejtuar per ti servirur ndonje te dhene,  qe mund te disponoja per kete ceshtje.  Me pune kembengulese,  kryesisht vetjake,   Roberti e perfundoi studimin dhe,  sa di une,  kete shkrim  Bekja e ka postuar ne organet lokale te medias te qytetit te Korces. Ndihmen per njeri – tjetrin e kishim reciproke. I kerkova ndihme e nuk u kursye,  madje ma postoi te shkruar,  me doren e tij,  kur doja te shkruaja dicka per pilotin legjende –  Vasil Trasha,  me origjine nga Voskopoja.  Vasili eshte deshmori i pare i aviacionit shqiptar,  rene ne fluturimet per te marre klasin e pare te pilotit, ne aerodromin e Qytetit „ Stalin “ me 23 mars te vitit 1958.  Po ashtu,  ndihme te vyer me dha Roberti,  kur shkrojta per deshmorin Jovan Kacorri;  per Petrika Kostanin dhe per Bardhyl. Tom Lubonjen.  Njera nga tiparet me „ brilante  „ te Robert Markos,  ishte moskursimi i tij per te ndihmuar te tjeret.

Ne personin e tij, kisha pikasur perkushtimin e larte,  nostalgjine e zjarrte,  mallin dhe krenarine e tij per aviacionin dhe per aviacionistet.  Atij i kishte mbetur pishman qe nuk kishte patur mundesi ta conte deri ne fund,  endrren e tij femijerore qe te fluturonte si zogjte e qiellit.  Kur ndodhej i vetem e disi larg shokeve,  Bekja i kthehej,  ne retrospektive endrres se tij sublime.  Sa here i muindesohej,  Berti behej cope e therrime,  per t’u lidhur me shoket e te kuvendonte per temen e tij te zemres –  lundrimin ajror.  Gezonte e behej me flete kur dikush i kerkonte ndihme,  per kete teme.

Nje rast kulmor ne jeten time, ne marredheniet vetjake me Robert Markon  ishte ai i 24 korrikut te vitit 2015,  kur,  ne ate zheg vape,  pas plotsimit te nje misioni human te perbashket,  shetitem  gjate,  u lodhem e u vaposem,  pime dhe kafe, ne pedonalen e Korces,  perpara Ushtarit te Panjohur,  duke shfrytezuar rastin per te qendruar prane njeri – tjetrit,  si shoke te vjeter,  dhe ndjeme nje kenaqesi te rralle,  si une dhe ai.  Me shprese se nuk do ta merzit lexuesin,  mendoj ta shtjelloj fije per pe ate ndodhi te rralle:

Duke pyetur per vendndodhjen e varreve te tre piloteve,  te rene ne krye te detyre,  ne kohe te ndryshme,  mesova se ne Varrezat e Deshmoreve te Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar te qytetit te Korces, ndodhen varret e piloteve: Vasil Trasha;  Jovan Kacorri dhe Fluturim Molla.  Si ndjesi e pare,  e them hapet:  Nuk me erdhi mire qe eshtrat e ketyre piloteve,  te rene ne krye te detyres,  nuk jane ne Tirane,  se bashku me shoket e tyre,  por jane lene ketu.  Te tre varret,  jane ne nje cep te parceles Jugore,  ne ane te udhes.  Kur e mesova kete,  thashe me vete:  Nder i  madh ky,  jo vetem per ata te tre por per tere aviacionistet.   Koleget tane vertet nuk jane ne Tirane,  tok me koleget e tyre,  por varret e tyre ndodhen ne nje vend te nderuar, e te bekuar; ata  i  rrine Korces bukuroshe,  kurore,  mbi koke.  Ata,  te tre,  vertet qe nuk kane rene deshmore ne Luften Nacionalclirimtare,  por kane rene ne nje lufte tjeter,  ne ate per lartesimin e aviacionit shqiptar.  Te tre ishin te rinj ne moshe dhe i dhane Shqiperise jeten,  gjene me te shtrenjte qe ka njeriu.  Ata ishin e mbeten „ qiellore “ te perjetshem.  Per ti nderuar ata qe jane nderi i races tone,  meqenese isha ne Voskopoje,  me pushime,  mendova tu beja nje vizite nderimi atyre tre „ Yjeve te pashuar ”.  E mendova planin.  Do te shkoj ne Korce,  mendova,  per te nderuar koleget dhe per t’u cmallur me qytetin per te cilin nuk e fsheh nostalgjine.

Shoku im i mire,  Sherif Celo Braksi,  i  cili,  disa muaj te vitit i  percjell ne Voskopoje,  me mundesoi vajtjen dhe kthimin nga Korca,  me nje makine te guiduar nga vete Ai,  te tipit „ Tojota “ e cila eshte e re,  luksoze dhe e sigurte.  Nga e zonja e shtepise ku pushoja,  sigurova nje kove,  te cilen ia ktheva serish dhe nje lecke cimentoje te cilen e konsumova duke lare pllakat e varreve.  Prifti i Voskopojes,  hiresia e tij Thoma Samaras,  me ofroi nga bahcja e tij,  nje tufe me trendafile te medhenj,  te kuq,  gonxhe te sapocelur.  Ai e kishte degjuar nga te paret e tij  historine e pilotit shume guximtar nga Voskopoja,  por nuk e kishte njohur. „ Ka qene shume guximtar “!  – tha prifti;  une sot,  ne kishen qe drejtoj do te lutem per shpirtrat e atyre qielloreve.

Ne kete aksion tejet human,  bashkepunimi me Robert Markon ishte i  vecante dhe vendimtar. E telefonova nga Voskopoja, kur Ai ishte ne Korce.  Mes nesh u zhvillua ky dialog:  Une: „ Robert;  a mund te me shoqerosh,  neser,  ne Varrezat e Deshmoreve te qytetit dhe pastaj te shetisim,  gjithe diten neper Korce? Se Ti e di qe une jam nostalgjik per Korcen.  Per te saktesuar gatishmerine e tij, shtova: „ Si je me shendet ?  Shetitja neper Korce do te jete e gjate,  e lodheshme dhe neper vape “?   Nuk ma prishi shoku im.  „Po si bre,  me tha,  po une kam qene shef shtabi dhe se e kam ngjitur malin e Kakarriqit,  kushedi sa here,  ne kushte te ndryshme te kohes e te motit “. Per shaka,  i thashe se edhe une,  shef shtabi e kam origjinen.  Qeshi I miri Robert Marko!

Me korrektese per t’u marre shembull,  ne diten dhe ne oren e caktuar,  Roberti ishte ne vendin e caktuar,  prane varreve te „ yjeve qiellore “.  I veshur lehte,  pa kapele ne koke,  u takuam tek vendi i caktuar.  Shoku yne i perbashket  –  Sherif Braksi,  na priste pak me poshte; ne udhe.  Me Bertin u mora vesh me pak fjale ( Ai nuk fliste shume ); me Sherifin –  gjithashtu.  Ne qafe mbaja nje kamera dixhitalb dhe me vete kisha cdo gje qe me duhej per ate mission human.  Vendosem lulet menjeane dhe u mora vesh me Bertin me nje te pare.  Pune te pare konsideruam pastrimin e pllakave te varreve dhe mjedisin,  nga barishtet,  gjembat e ferrat qe u kishin “ zene frymen “  e me pas do ti lanim me lecke e me uje te paster pllakat e varreve,  te cilat i kishte mbuluar pluhuri.  Qartazi dukej se per ata varre,  prej kohesh nuk ishte kujdesur njeri;  pra,  te krijonin pershtypjen se ishin te braktisur e jashte vemendjes njerezore. Te tregohem i  sinqerte:  Nuk me erdhi hic mire qe I gjetem ashtu.  Pastruam ferrat e gjembat dhe lame pllakat pastaj vendosem  mbi cdo varr nje tufe me trendafile te kuq,  te fresket dhe mbajtem nga nje fjalim te shkurter. Fillimisht foli Berti,  i  cili  kishte patur shok grupi deshmorin Jovan Kacorri,  ne Kohen kur te dy fluturonin ne aerodromin e Qytetit “ Stalin ” e me pas ne Poro.  Nga sa beme,  dolen ne drite identitetet e tyre. “ Qielloret ” ishin renditur ne kete menyre: I pari eshte varri i  trimit me flete  –  Vasil Nikolle Trasha;  ne mes eshte varri i  talentit Jovan Llazi Kacorri dhe i  treti  –  gorari Fluturim Qani Molla.  Shoku yne –  Sherifi,  nderkohe qe ne te dy mbaruam misionin human,  u largua per ne tregun e fruta –  perimeve.  Une dhe Berti,  nisem marshimin tim nostalgjik,  neper Korce.

Nuk hartuam ndonje plan,  as ne koke e as ne leter,   sic pergatitnim dikur planet navigatore,  te detajuar por ndoqem udhen,  sic na doli perpara.  Nostalgjia per qytetin ku kisha kaluar nje pjese te femijerise,  me shtynte te veshtroja e te shkelja qytetin,  ne cdo cep por ate dite,  aq mundem te benim.  Bekja perpara,  me ate shtat te gjate e te drejte,  si selvi,  elegant ne veshje e ne paraqitje,  me hap te lehte por te sigurte,  i  thate por i  thante e une,  pas tij –  i  shkurter,  i  plote,  rrondokop,  me pak bark,  si kakamor( bostan ),  e me koke te forte,  i  vendosur e inatci per ti shkuar qellimit qe i  kisha vene vetes,  deri ne fund.

E nisem rrugetimin tone ne kembe,  duke kaluar ne udhen e re prefund varrezave te deshmoreve te Luftews Nacionalclirimtare,  kaluam perpara viles ne shitje te ish kryetarit te Bashkise te Korces –  Niko Peleshi;  lame ne te majte,  poshte sokakun e kasapeve dhe dolem tek Kisha e Shenndellise.  Nje grua rome,  me dy tre femije te vegjel qe i  silleshin si satellite,  lypte tek dera e kishes.  Ne cast,  i  thirra kujteses.  Kujtova kishen qe kisha lene ne vitet ’50 te shekullit te shkuar.  Atehere isha i  ri,  adoleshent dhe,  se bashku me shoqet e shoket e klases e te shkolles,  hapnim gropa e mbillnim fidane druresh pyjore,  per gjelberimin e mjedisit. Mendja me shkoi tek nje prapesi qe benim ne 5 – 6 djemte me te prape te klases,  te prire nga me i capkeni yne;  Perparim Kodra ( ndjese paste ), “ arratiseshim ” nga mesimi,  futeshim ne nje gemushe te madhe,  te dendur,  ne Veri – Perendim te Kishes ku shoku yne i  klases Gezim Kuqo ( ndjese paste ) na lexonte libra te ndaluar,  te cilet na i  siguronte shoku tjeter i  klases –  Maksim Tuxhari ( ndjese paste ), i  cili i  merrte ne biblioteken e pasur te familjes Tuxhari. Maksim Tuxhari,  ishte nje bukurosh,  i  cili,  ne moshen tone lunate futboll me ekipin e te rriturve te Punes te Korces,  me vone “ Skenderbeu “.  Maksimi ishte jo vetem futbollist por dhe nxenes i pesave. Marrja me futboll,  nuk e pengonte shokun tone ne mesime,  perkundrazi e ndihmonte Ate.

Gezim Kuqos ( ndjese paste ) i kishim besuar te na lexonte,  mbasi Ai lexonte rrjeshshem e kishte timber te forte.  Ne e rrethonim Gezimin me kurreshtje,  hapnim gojen sikur do te perpinim cdo fjale te tij. Ne ate kohe,  libra te ndaluar ishin librat e ashtuquajtur „ te verdhe “ si : „ Ura e psheretimave “ ; „ Kompania e Brwetkocave “;  „ Konti i Montekristos “;  „ Harku i Triumfit “;  „ Sikur te ishja djale “ etj. Keto ishin „ diskotekat “ e femijerise tone.  Pritni se me doli nga mendja.  Kishim dhe nje privilegj  tjeter:  Me shpenzime te perbashketa,  blinim nje pakete cigare,  pa filter ( me filter,  ne ate kohe nuk kishte cigare ) dhe ndiznim e tymosnim nga nje cigare,  ne fshehtesi.  Paketa te shtrenjta aso kohe ishin: Nje kuti me mbishkrimin: „Diamanti “ e cila kishte ne sigel nje xhami,  nje kalores mbi deve dhe nje deve.  I preferuar ishte dhe paketa me cigare lux – blu.  20 cigaret,  pa filter qe kishte paketa,  i tymosnim me kenaqesi te madhe;  dikush i shijonte,  te tjere vetem tymosnim.

Dinim vaktin kur mbaronte ora e mesimit e kur merrej ushqimi i drekes,  ne konvikt e ne dilnim nga „strofka“ ku ishim strukur e niseshim,  serbes per ne shkolle.  Ne ate kohe,  shkolla jone,  se bashku me konviktin ishin ne vendin e quajtur Radanec,  prane Hanit te Nasit nga Vithkuqi.

Kisha e Shendellise,  sa i perket kujdesit per mirembajtjen e saj,  nuk me la shije te mire.  Rreth Kishes kishte mjaft shkurre te padisiplinuara dhe mbeturina.  Tjetersoj ishte ne vitet e femijerise time kur Komuniteti kujdesej me teper per jeten e saj.

Zbritem tek Parku Rinia.  Njera nga mrekullite qe numeron Korca.  Per habine e te dyve,  teksa po kundronim bukurite e ketij Parku,  me ra zilja e celularit.  Kush te jete valle?  E hapa sinjalin dhe ne anen tjeter te telefonit,  nje ze i njohur,  por i larget;  ishte zeri i nje mikut tim nga Italia.  Ai me njoftoi se duhet ti flisja nje piloti shqiptar,  veteran i aviacionit;  nje “as” i vertete. Behej fjale per njeriun tim te dashur e te respektuar,  per idhullin tim:  Gezdar Riza Veipi.  Gezdari,  ish komandanti im dhe njekohesisht mesuesi im i teknikes se pilotimit .  Ai ishte i semure dhe  kishte shkuar tek e bija  –  Blerta,  ne Itali ku u operua por operacioni i tij rezultoi fatkeq.  Me Gezdarin,  Roberti kishte punuar si ne Rinas dhe ne Gjader. Ata  njiheshin mire me njeri – tjetrin.  Biseduam ne telefon,  u mundova ti jepja kurajo. Roberti nuk e dinte gjendjen e Celos ( keshtu i thoshim Gezdarit, duke e krahasuar me Celo Picarin).  U kenaqem,  te dy.  Ardjani,  pilot instruktor  ne Itali,  kishte bere disa qindra kilometra rruge,  me makine per te pare komandantin e tij te semure.  Bravo i qofte,  per kete veprim human.  Surpriza,  per mua rezultoi e kenaqshme  e une perjetova gezim mbi gezimin qe kisha.  Roberti,  i cili,  ate dite me kishte marre per dore,  si me i rritur e si shok,  me rrefeu Pallatin e Sporteve  „ Tamara Nikolla “,  te cilin nuk e kisha pare e pak me tej Stadiumin „ Skenderbeu “ ku luan futboll ekipi me te njejtin emer dhe ka tregues cilesore te larte.

Duke bere fjale per kete objekt te vecante sportiv,  e bera me dije shokun tim se dikur,  kur isha nxenes ne Teknikumin Bujqesor „ Irakli Terova  „  te Korces,  kisha konribuar per ndertimin e tij dhe se ruaja kujtime te cmuara nga ky stadium.  Roberti nuk e fshehu kuriozitetin e me pyeti per kujtimet  nga ajo kohe e larget.  Duke bere nje cope rruge,  krah per krah,  i rrefeva Bertit,  se kur punonim per ndertimin e shkalleve te stadiumit,  ne fund te dites mora me vete disa hekura te kthyer,  per ti cuar ne shkolle,  por,  me kapi polici,  me shoqeroi ne Rajonin e policise,  ku me mbajten disa ore,  si te ndaluar,  derisa u plotsuan formalitetet e nevojshem.  Ne nje rast tjeter,  kur stadiumi ishte thuajse i perfunduar,  ne fillim te veres te vitit 1959 mora pjese ne garen e 400 metrave.  Zura vendin e pare por mezi sosa ne finish.  M’u bllokua frymemarja.  Me pas,  u ngjitem nepermjet bulevardit “ Republika ” tek kinema “ Morava ” e cila,  para clirimit quhej  sinema “Majestik ”.  Do te doja te veshtroja e te prekja gjithe ndryshimet qe kishin ngjare gjate mungeses time,  por koha nuk me premtonte.  Ne krahun e majte ( kur ngjitesh ) te bulevardit “ Republika ” me rrugicat e drejta te pastra,  te shtruara me kalldrem,  ne distance kishte cesma,  nga ato me nje valvol qe shtypej e prej cesmes rridhte uje i  fresket. Tashme nuk dukej asnje e tille. Oborret me kangjella hekuri  mbi muret rreth 1m te larte,  i  japin nje bukuri te rralle mehalles ku banonin cobenjte. Mu prish humori,  kur pashe se ne nisje te Bulevardit,  majtas ishin prishur kangjellat e nje banese dhe pak me siper ne vend te banesave karakteristike ishte ndertuar nje shkolle,  e cila,  per mua m;u duk nje shemti.

Tek lulishta qe mban emrin e luftetarit te madh te mevetesise te vendit –  Themistokli Germenjit,  Berti me fotografoi tek shkallet e Bibliotekes te vjeter te qytetit,  ku kam shume kujtime te cmuara. Ne mjediset e ngrohte te kesaj biblioteke,  ne vitet e shkolles se mesme,  percillja shume mbasdite.  Zija nje kend e lexoja ne qetesi.  Fillimisht,  nga etja per te lexuar,  i merrja librat me radhe,  pavaresisht nese ishin apo jo te pershtatshme per mua.  Metodistja Kostaqe,  nje vajze e cila,  per mua u shfaq si Perendi,  me orientoi cfare te lexoja,  dmth me futi ne hullite e leximit.  Shokut tim,  Robert Markos, i  rrefeva dhe nje ndodhi te rralle;  vrasjen e nje djali qe quhej Nesti,  nga e dashura e tij me emrin Marjete.  Ne ate rast,  sapo degjuam dy krisma pistoleti,  kur sapo ishte erresuar e bionte nje vese e holle,  dolem te gjithe ene shkalle. Kujtoj se doli per te pare edhe i  moshuari professor Spiro Konda,  i  cili lexonte ne biblioteke,  ne nje kthine te vecante,  thuajse cdo dite.  U – a – a –  tha Roberti!  Edhe ti e kujton ate ngjarje ?  Dhe vijoi te me rrefeje se „ Ate nate,  une kam qene ne ate mehalle,  tek Halla ime dhe e kam pare mire ate skene makabre.

Tek kinemaja „ Republika “ me erdhi nder mend koha kur shfaqej  filmi artistik indian „ Vagabondi “ e me pas filmi:  „Zotnia 420 “,  kur ne qe nuk kishim pasaporte mbasi nuk kishim mbushur moshen 16 vjec, nuk na lejonin ti veshtronim keta filma dhe ne i luteshim parreshtur portierit por ai ishte i rrepte e nuk na lejonte.  Aso kohe nuk kishte as televizion qe ti shfaqte keta filma keshtu qe  mua dhe moshatareve te mi na u desh ti shikonim keta filma disa vite me pas,  kur e kishim lene femijerine.  Kur kaluam perpara kinemase „ Morava “,  si per ti shitur mend shokut tim,  i bera me dije Bekes,  se ne ate pallatin perballe kinemase,  ne katin e peste te tij,  dikur ka banuar simotra ime Velide dhe femijet e saj.  Me tej dolem tek Ushtari i Panjohur, prane Mitropolise te Re , aq te bukur.  Ne nje kafeteri,  tek pedonalja,  prane monumentit te Ushtarit te Panjohur,  ku dukej,  per bukuri Metropolia e Re,  Bekja,  me ftoi e me qerasi me  nje kafe.  Ishim te lodhur e te telikosur,  nga vapa e atij korriku dhe ngaqe kishim baritur neper Korce gjithe ate paradite.  Kafja,  qe pime,  sikur ma hoqi me dore lodhjen qe me kishte kapluar.  Duke rrufitur kafen e shijeshme,  kishim kohe ne dispozicion e biseduam si shoku me shokun.   I rrefeva Bekes nje ndodhi,  e cila eshte e rrefyer dhe e vertete.  Ndodhia ka te beje me monumentin e Ushtarit te Panjohur,  histori te cilen,  ma do mendja,  pak e dine.  Une nuk e kam perjetuar vete por ma ka rrefyer e bija e atij burrit qe eshte paraqitur ne ate monument prej bronzi.  Ne vitet e Luftes se Pare Boterore,  kur fqinjet grabitqare donin ta copetonin Shqiperine per ti rrembyer ndonje cope toke,  ne mbrojtje te teresise tokesore te vendit tone,  u ngriten,  me arme ne dore disa luftetare,  te cilet u quajten komite.

Njeri nga keta komite,  ishte Nexhip Benja,  nga fshati me te njejtin emer i rrethit te Permetit. I Madhi Odise Paskali, nga Leusa,  djale i ri,  i bukur e i zgjuar,  e ndeshi komitin,  ne pyll,  ku i la pershtypje te thelle,  portreti dhe mjekra e tij e madhe.  E fiksoi portretin  e Nexhipit Odisea e nuk mundi ta largonte nga perfytyrimi per shume kohe.  Odisea  ne hyrje te viteve, ‚20 te shekullit te shkuar hyri ne shkollen e artit te skulptures,  ne Itali dhe,  kur u kthye ne Atdhe, i diplomuar skulptor, e gdhendi ne gips portretin e Nexhip Benjes, sic e mbante mend,  me nje ngjashmeri te perpikte.  U derdh ne Bronz,  portreti i luftetarit te lirise e,  pas clirimit,  u vendos atje ku eshte sot.  Ajo qe ngjau me pas,  eshte teper interesante dhe e rralle.  Ne Korce,  ne nje dite te nxehte vere,  erdhi,  per te bere Pazar Motra e Nexhipit dhe nje shoqe e saj.  Te dyja grate ishin nisur me nate nga fshati.  Te lodhura e te pagjume,  u ulen e hengren nje cap buke,  aty,  ne trotuar,  ne hijen e monumentit.  Motra e Nexhipit,  duke pare me vemendje cdo detaj te permendores prej bronzi,  papritur u cua, ne kembe,  u ngjit mbi piedestalin e shtatores, e perqafoi munumentin,  e shtrengoi fort e tha: „ Nexhip,  te keqen motra,  sa me paska marre malli,  ketu paske ardhur vellacko “? Kur e kuptoi qe kishte perqafuar monumentin prej bronzi te vellait,  fshiu syte e i kerkoi te falur shoqes, per kete lajthitje te saj.

Nuk doja ta theksoja,  bujarine e shpirtit te tij por me detyron sjellja e Bekes e asaj dite te paharruar.  Me qerasi me cfare mundi e cfare kerkova.  Sic duket,  vetem kjo,  ate bujar nuk e mbushi plotesisht.Me befasoi kur  , ne nje qese plastike kishte vendosur nje shishe me raki rrushi, te forte, nga ajo qe nxirrte vete, te cilen ma dhuroi.  E mora,  me kenaqesine me te madhe,  dhe,  e konsumova me shume dashuri,  i sigurt se Roberti,  me shume se alkool,  ne ate shishe kishte derdhur shume dashuri shoku.  Kur perfunduam biseden e u shlodhem disi,  Berti,  si djale ne vaktit, me percolli deri tek stacioni i zjarrfikseve te qytetit,  atje ku ndalojen furgonet qe shkojne ne Voskopoje.  Aty me priste shoku yne i perbashket  –  Sherifi,  i cili me coi ne resortin ku pushoja,  ne Voskopoje.

 Me duhet te them se jo gjithmone u jam pergjigjur kerkesave te tij.  Keshtu,  kur Bekja donte te permiresonte e te pasuronte,  shkrimin e tij: „ Korca e tre aerodromeve “,  mu drejtua me kerkesen per ti vene ne dispozicion materiale,  plotsuese.  Per fatin tim te keq,  materiale te gatshme nuk me ndodheshin,  ndaj e bera me dije se,  ne nje rast,  kur akoma nuk ishte funksional aerodromi i Lumalasit, me nje aeroplan An – 2,  ne ekipazh me te ndjerin Refit Jazoj,  te cilin Berti e kishte patur instruktor te teknikes se pilotimit,  ne aeroplanin fillestar me helike Jak – 18A,  ne lendinen e aerodromit te Qytetit „ Stalin “;  u ula ne fushen e uljes tek stacioni sionoptik i qytetit te Korces, ne Drenove.  Fusha ishte me pjerresi te madhe:  u ulem por nuk ngriheshim dot,  per arsye se kishte rene shi dhe rrotat kryesore fundoseshin ne balte.  Pritem sa u kullua lensina e paataj u ngritem per ne Tirane.

Ndarja nga jeta,  para kohe e Bertit me shokoi.  Mu duk sikur ndonje shpend grabitqar e rrembeu e nuk e ktheu.  Berti ishte aq i mire sa mund te krahasohej vetem me veten.   Nuk me shkonte neper mend e nuk do ta doja kurre kete gjeme.  Shoqeria jone ishte aq e paster dhe e sinqerte,  sa nuk kishje cfare ti thoje. Mirepo jeta,  eshte e limituar e,  nje dite,  edhe shoku qe do aq shume te le e iken pa te pyetur.  Robert Marko nuk eshte me midis nesh, jeten e Tij  e preu ne mes pandemia e mallekuar.  Jam shume i privilegjuar e i lumturuar kur veshtroj sa shume e kane dashur dhe e nderojne edhe tani qe nuk eshte me ne jete, bashkeshortja fisnike dhe  pinjollet e tij:  Etleva dhe Elioni. Bashkeshortja shembullore – Tatjana dhe femijet jane ngushellim i madh edhe per ne shoket e tij per ate njeri te rralle.

  • I paharruar qofte kujtimi i  ndritur i  Robert Markos!

Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj         Ne Tirane dhe ne Voskopoje gjate muajve Korrik  –  gusht 2022 

Plotsim i  mendimit:  Nuk mund ta mbyll kete shkrim,  pa thene dy fjale,  per nje ceshtje qe te emocionon e te frymezon.  Ne gjysmen e dyte te muajit korrik 2022,  pata shansin te shkoja me pushime ne qytetin turistik te Voskopojes.  Te jem i sinqerte,  u kenaqa nga perjetimi i nje bukurie te rralle.  Ajo qe me kenaqi me teper e me beri me krahe,  si dikur,  ishte nje takim me te birin e Robert Markos –  Elionin,  i cili punon e jeton ne Siatell te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te birin e Etleves- Georgin.  Para se te largohej pertej Oqeanit,  para rastin fatlum ta takoj Elionin ne Voskopoje.  Me kerkesen e tij,  ishte i pranishem,   ne ate takim,  i biri i Etleves –  Georgi.  Cfare me kenaqi pa mase ?  Rralle gjen sot njerez te moshes se tyre,  te cilet te jene  aq shume te interesuar per rrenjet nga kane ardhur  e te perpiqen per ti perjetesuar ato.  Djemte e flisnin bukur Gjuhen Shqipe,  edhe pse punojne e jetojne ne nje vend tjeter.  Kjo me ngazelleu.  Biseduam,  kujtuam,  premtuam,  drekuam se bashku,  shkembyem fotografi e kujtime te shkruara;  u kenaqa jashte mase.  Nuk ndihem keq per asgje;  me mjafton shoqeria me ata qe jane  dhe kujtimi i te ikurve nga kjo jete.  Plot gojen,  u them djemve,  me avren e shpirtit e te zemres: „ Faleminderit cuna!  Ju jeni rinia qe i duhet ketij vendi!  „ Rrofshi e perparofshi “!

One thought on “Robert Marko”

Comments are closed.