Një ëndërr fëmijërorë e kahershme

Kujt nuk i ka shkuar mendja, në fëmijërinë e tij të ëndërrojë se, kur të rritet do të bëhet : ashtu e kështu e se do të kapë maja, të cilat nuk i ka kapur njeri. Më së shumti, fëmijët e moshës time që u rritën në kohë të vështira, kur nuk kishin informacionin e nevojshëm, kur kalonte sipër ndonjë aeroplan, dëgjonin uturimën e tij dhe, instinktivisht ngrinin kokën, për të parë, me habi, atë mrekulli. Kishin parë re, të lodronin në qiell, kishin parë rrufe e kishin dëgjuar bubullima dhe, siç bënin më të rriturit, lëshonin një si fishkëllimë, duke rrudhur buzët, për të larguar “ të keqen”. Lexo të plotë

Homazh kushtuar pilotit nga minoriteti grek në Shqipëri, Vasil Thoma Noni

Vasil Thoma Noni

Këtë monografi homazh, kushtuar njerit nga djemtë më të mirë të aviacionit shqiptar, birit të Sofratikes, pilotit të vetëm gjuajtës-bombardues nga minoriteti grek, në vendin tonë, Vasil Thoma Noni, e kam shkruar, me ndihmën e paçmuar të shokut dhe mikut të tij, të mirë, pilotit dibran – Zylfi Hoxha. Pa opinionet dhe materialin jetësor të servirur prej tij dhe thënjet e  kolegëve e bashkëkohësve te Vasilit, ndoshta ky material do të kishte mbetur i paplotë e i paarrirë. Më duhet ti falenderoj, përzemërsisht e t’u përulem, me nderim, tërë atyre njerëzve të mirë, të cilët vunë një dorë për ti ngritur këtë lapidar të merituar, atij djali “ flori”, i cili u shfaq, në radhët e pilotëve shqiptarë, si një “ëngjëll” i pashëm e na iku, krejt papritur e aq shpejt, sikur na e rrëmbeu dikush e na e përpiu toka ku ra. Lexo të plotë