Jurij Gagarin u lëshua në hapësirën kozmike

Yuri Gagarin

Më 12 prill të vitit 1961, në orën 9, nga kozmodromi i Baikonurit të Bashkimit Sovjetik, me një raketë hapësinore tip: “Vostok 3KA-3”,  u lëshua në orbitë, piloti kozmonaut sovjetik Jurij Gagarin. Kjo ndodhi e veçantë ishte ndoshta ngjarja më spektakolare e atij viti. Për herë të parë, në historinë e njerëzimit, një njeri u hodh në orbitë, e kreu disa rrotullime rreth globit tokësor. Ishte një arritje e paparë e shkencës dhe teknikës së fluturimit. Jurij Gagarin, në rrotullimet rreth globit tokësor, brenda kapsulës kozmike, këndoi, në gjuhën ruse, disa kpëngë patriotike, të cilat u ndoqën, me kufje nga miliona njerëz. Ndodhia ishte e afërt me profesionin tonë, të pilotit, kësisoj kishim një motiv më tepër për t’u ndierë  krenarë. Lexo të plotë

Mësuam, por dhe nuk u pajtuam

MiG

Shkuam në Bashkimin Sovjetik me qëllim që të mësonim shkencën e vështirë të fluturimit. Kjo ishte kryefjala e vajtjes tonë në atë vend me hapësira të pamat e me atë zhvillim, nga më të fuqishmit e kohës. Si na shkuan fluturimet, i kam përshkruar hollësisht në rubrikat e mësipërme. Nuk mund të anashkaloj dhe disa fusha të tjera ku mësuam gjëra të papara e të pajetuara më parë. Është fjala për ato mësime të cilat nguliten fort e lënë gjurmë të pashlyera. Ose kur janë të dobishme e të duhen gjatë gjithë jetës. Me bindje them se, ne, shkuam në Bashkimin Sovjetik, për tu bërë pilotë ushtarakë por nuk u kufizuam vetëm me këtë. Ne atje mësuam dhe mjaft gjëra me vlerë, falë mundësive dhe kushteve optimalë që gjetëm. Ishim në atë moshë kur truri i njeriut thith shumë e i përvetëson ato që mëson  brenda një kohe të kufizuar. Sidomos kur është fjala për disa fusha të jetës ku dijenitë tona ishin të varfra.

Lexo të plotë

Prapësitë tona

Jeta dhe veprimtaria jonë mësimore, në shkollën e aviacionit, në Batajsk, edhe pse nuk pati ndonjë vazhdimësi kushedi çfarë, nuk mund të kalonte e qetë, si “në vaj”. Jemi  popull mesdhetar e shquhemi për temperament e karakter shpërthyes, ndryshe nga banorët që gjetëm të cilët, në shumicë, ishin të qetë e naivë të mirë. Ne vërtet shkuam për të mësuar teorinë dhe praktikën e fluturimit, por, si adoleshentë që ishim dhe pa përvojën e nevojshme të jetës, pa dashje e nga papjekuria jonë, krahas sjelljeve e punëve të mira, lamë dhe ndonjë shijë të pakëndshme. Duhet thënë se ndonjë prapësi e moshës, e cila u duk, në raportet me të tretët, kishte vetëm karakter vetjak, e nuk mund “ti vishet “ gjithë grupit të djemve nga Shqipëria. E nënvizoj këtë çështje, mbasi edhe kur shfaqej ndonjë sjellje a veprim, jo sipas normave të kohës, shokët e grupit, në tërësi, jo vetëm që nuk e përkrahnin, por, sipas rastit e mundësive, i kundërviheshin asaj. Ndodhte si me atë njeriun, i cili udhëton në një terren me baltë e i ngarkohen këpucët. Me të gjetur rast ai përpiqet ti pastrojë ato, duke larguar prej tyre baltën, e cila nuk është e tij. Gjithsesi, grupi i 6-të i studentëve për pilotë, nga Shqipëria, deri në fund mbeti kompakt e i pa-kompromentuar. Lexo të plotë