Guri Demir Merkaj

Guri Merkaj

Rrëfimin tim për heroin e këtij shkrimi do ta nis thjeshtë, siç ishte e tillë jeta e tij, e cila u soll ashpër me mikun tim të mirë. Guriu u lind në fshatin Armen të rrethit të Vlorës, më 25 mars të vitit 1939, në një familje tejet të farfër. Babai i Guriut, Demiri punonte yzmeqar, derë më derë, për të nxjerrë bukën e gojës për familjen e tij, me punën e argatit, në arat e bashkëfshatarëve. I martuar me Feruzenë, kujdestaren e asaj çikë ekonomie mjerane, xha Demiri pruri në jetë dy fëmijë: motrën – Tufane dhe Gurinë. Familja e Demir Merkaj, në Armen të Vlorës jetonte nëvarfëri të thellë. Lexo të plotë

Fluturimi i parë vetëm

 

Bataysk AB area I

Bëhet fjalë për fluturimin e parë, pa pasur instruktorin në kabinën e dytë. Kjo gjë ndodh vetëm një herë në jetën e pilotit. Është ndoshta ndodhia më e spikatur e më fatlume. Ndjesitë që të sjell fluturimi i parë vetëm janë të shumta e komplekse. Ato janë thjesht vetjake e përjetohen vrullshëm, vetëm në një kohë të shkurtër, (6-7 minuta) aq sa është kohëzgjatja e një fluturimi, në rreth, por nuk shlyhen kollaj nga memoria. Ato pushojnë së ekzistuari kur pushon vetëdija e njeriut konkret; sa të ketë njeriu jetën. Përjetimi i atyre minutave nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër; madje njeriu që i ka provuar ato çaste, e ka të vështirë t’ia njohë vetes e ti kujtojë. Në këtë rast, çiltërsia, transparenca e njeriut ngërthehet me egon, dashurinë për vetveten dhe prirjen për ti larguar gjërat nga vetja. I tillë është njeriu, kompleks, i vështirë, i paparë e i padeshifrueshëm. Lexo të plotë

Fluturimet na shkuan mbarë

YAK18A

Pranvera e vitit 1961 na gjeti plotësisht të gatshëm për të nisur aksionin tonë më të rëndësishëm, atë të fluturimit. Në fund të fundit, ai ishte qëllimi kryesor e më i rëndësishmi i vajtjes tonë në Bashkimin Sovjetik. Kishim përfunduar përgatitjen teorike, në auditorë, ku kishim zbërthyer e sqaruar elementët e fluturimit, dhamë provimet, në të gjitha lëndët, kaluam dhe dy javë përgatitje në tokë, ku u njohëm me instruktorët e fluturimit dhe, së bashku me ata, detajuam më tej, teorikisht e në trenazhorë apo nëpërmjet imitimit të fluturimit, çdo veprim që duhet të kryejë piloti, në tokë e në ajër, në etapa e situata të ndryshme. Si ”Condito sine qua non”, para nisjes të fluturimeve, më 15 prill 1961 ishim hedhur me parashutë e tashmë ishim gati të nisnim fluturimet, në rreth, me instruktor, në kabinën e dytë. Lexo të plotë