Çobua i Zeqo Camës është i besueshëm

Gurrën e letrave të Zeqo Camës, e kam lexuar herët e më ka pëlqyer. Miku im, i ka të spikatura shkrimet; në veçanti poezitë dhe shkrimet biografike. Tani po kënaqem dhe me tregimet e tij, të arrira. Ndihem mirë që miku im, njeriu i letrave Zeqo Cama, ka prurje të pashterrura e të maturuara. Me këtë rast, uroj ta ketë të pandalur rrjedhën e ujrave të tij të begatë e me larmi prurjesh. Lexo të plotë

Selimeja, kamerierja që u dekorua

Ngritja e një aeroplani në ajër dhe realizimi i fluturimit është finalizimi i përpjekjeve dhe djersës të qindra njerëzve. Piloti realizon atë që duket, atë që bie në sy prej të tjerëve, atë që vrojtojnë gjithësa ndodhen në aerodrom. Por sa njerëz  të zhurmshëm e të heshtur marrin pjesë në përgatitjet e shumta për të bërë të mundur ngritjen e aeroplanëve  në ajër dhe për të siguruar suksesin e një fluturimi, në të gjithë drejtimet? Lexo të plotë

Nëse bëhet fjalë për legjendë

20151006_150208

Përkushtim, për pilotin ushtarak të klasit të dytë, Bardhyl Vasil Taçi, ish komandant i aviacionit shqiptar

Jemi familjarizuar me disa shprehje apo fjalë glorifikuese, nëpërmjet të cilave i veshim tjetrit tipare ose aftësi të pamerituara, duke e veçuar atë nga njerëzit dhe, padrejtësisht e shpallim atë të mbinatyrshëm e jo njerëzor. Në fakt, kur bëjmë kështu, e shtrembërojmë realitetin që kemi përpara, e tjetërsojmë atë dhe e paraqesim “ heroin” tonë ndryshe nga sa është në të vërtetë. Lexo të plotë

Homazh, në kujtim të njeriut të mirë e pilotit të rrallë Azbi Ramadan Seranaj

Mbasi ke bëtë një copë udhë, kthen kokën pas e kujton ato që ke përjetuar dhe njerëzit që ke takuar  në atë rrugë. Disa njerëz lenë gjurmë, të cilat nuk i tjetërson dot koha, madje i kujton ata, i malluar për ti parë përsëri, për të kuvenduar me ta e po të jesh fatlum, edhe për të punuar e jetuar pranë tyre. Tek djali si flori nga Çorrushi i Mallakastrës, Azbi Ramadan Seranaj, natyra, me bujari e ka derdhur të gjithë nektarin e mirësisë. I pashëm, deri në përsosmëri;  i zgjuar, si asnjeri; i shkathët  përmbi  moshatarët e tij; me kokën plot  mënçuri. Lexo të plotë