Kompetenca dhe horizonti profesional, i jepnin qetësi dhe siguri

Mustafa Hajdar Çiçi, pilot ushtarak i klasit të dytë, sot, mbush 80 vjec. I uroj mikut tim të kahershëm shumë vite të tjerë jetë, të shëndetshme, të gëzuar e të lumtur, të begatë dhe aktive, në fushën e krijimtarisë letrare dhe të na sjellë sa më tepër kujtime!
Jeta e një njeriu është e veçantë dhe interesante. Jetët nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Këtu qëndron bukuria e saj. Në fund të fundit , jeta është fat. Kur fluturon mbi 30 vjet, dhe gjatë kësaj kohe çerdhen e ke ngritur, atje lart, në ajër, mosha 80 vjeçare është një privilegj i madh. Lexo të plotë

Zeqir Cama: Një urim për ditëlindje

Nuk e paskam të lehtë  të shkruaj për njerëz, me vlera krijimtarie si Ai. Qoftë dhe për ti bërë një urim, me rastin e ditëlindjes. Më 1 prill të këtij viti, miku im-Zeqir Cama, mbush 66 vjeç. Për një njeri të zakonshëm, nuk janë pak. Por, kur bëhet fjalë për një krijues cilësor, siç është Zequa ynë, kam ndjesinë se koha ka rrjedhur më shpejt nga ritmi i zakonshëm i saj. Për njerëzit e letrave, jeta lipset të matet jo me vite, por me krijimtarinë që na dhurojnë. Krijimtaria e mikut tim, Zeqir Cama, ka ardhur e begatë, si në lëmën e poezisë dhe në atë të prozës. Delli poetik nuk u ndahet shkrimeve të tij. Proza e Zeqirit, nuk qendron asnjë çap, prapa poezisë të tij, e cila është e ndjerë, në të gjithë kualitetet. Lexo të plotë