Vangjel Vangjel Postoli, pilot helikopteri i klasit të dytë, Dëshmor i Atdheut

20160816_143712

Prolog

Heroizmi është vetëm një çast. Dikush e pikas dhe e përjeton atë; të tjerët e mësojnë nga të parët dhe e çmojnë atë,në mënyra nga më të ndryshmet; sipas pozicionit të tyre, shkallës së njohjes dhe interesave, nivelit dhe raportit me protagonistin. Dimë se një akt heroik nuk ndodh, as rastësisht e nuk mund të ngjajë vetiu. Ai përgatitet “në fshehtësi” e akumulohet si grumbullim i brendshëm, në thellësi të qënies së një njeriu e shpërthen, kur ti vijë koha ose kur kërkohet. Pavarësisht nga motivi (motivet) që e shtyjnë, apo nga përmasat e shfaqjes së tij, akti heroik, në vartësi nga rrethanat dhe mjedisi ku ngjan, vjen me shumë bujë e shkakton pështjellime në mendjet e të pranishmëve. Lexo të plotë

Lamtumirë piloti Zija Shyqo Memi!

Zija Memi

Të nderuar pjesëmarrës, në këtë ceremoni mortore. Prania juaj i bën nder këtij burri, nga i cili po ndahemi për jetë, por sejcili prej jush,  i bën nder,  në radhë të parë vetes. Në emër të Shoqatës së Aviatorëve  dhe shokëve të tij të afërt, ju shpreh mirenjohje dhe respekt të thellë! Humbjen e ndjejmë të gjithë. Atë e përjetojnë, në veçanti vajzat e tij si drita, bashkëshortja e rrallë  Dalëndyshja, të afërmit, miqtë e shokët e shumtë që bëri Zija Memi, gjat gjithë jetës aktive. Disa, në pamundësi të vinin, më porositën tju shpreh ngushëllime shokësh, familjes dhe të afërmve të tij.

Zijai u lind në Sasaj të rrethit të Srandës, në vitin 1940. Ai u rrit bonjak; buza e tij nuk e artikuloi dot fjalën baba. I ati I Zijait, Shyqua, doli partizan dhe  ra dëshmor i Atdheut, në luftën për liri. Jeta e Zijait mund të krahasohet me fluturimin e një zgalemi, në furtunë. Ai, kohët e fundit mori një plagë, të rëndë e të papritur, të cilën e pëtjetoi keq dhe iku nga kjo botë,  me kokën pas. Nëna labe, e rriti Zijanë dhe fëmijët e tjerë, me sakrifica të panumërta. Ajo, si trime e  burrëreshë e rrallë, u mëkoi pinjollëve të saj,  jo vetëm qumështin e gjirit  por dhe tipare të rralla njerëzore e atdhetarie. Trualli ku u rrit e u edukua Zijai ishte nga ata vende ku trimëria ka bërë folenë.

Pas shkollës së mesme, Zijai u bë pilot, në shkollën e aeronautikës , në Bashkimin Sovjetik e në Kinë. Ai, fillimisht shërbeu në Regjimentin e Rinasit, ku fluturoi përkrah e nën drejtimin e “divave” të aviacionit, si: Niko Hoxha; Kosta Neço Dede; Anastas Ngjela; Lulo Musai ( Spahaj); Gëzdar Veipi; Çobo Skënderi etj. Me shumë dëshirë e aftësi, Zijai u nësoi udhët e qiellit pilotëve cilësorë: Luto Sadikaj; Vangjel Koroveshi etj. Dashuria e tij për lundrimin  ajror e për avionin ishin të papara. Me shpirt të madh, e me përkushtim të rrallë, Zija Memi nuk iu nda kurrë planit të fluturimeve, por këmbëngulte e grindej me drejtuesit dhe me mjekun që të fluturonte, domosdo. Me tregues të lartë, Zijai përfundoi studimet në Degën e Filosofisë të Universitetit të Tiranës e u bë një edukator gojëmbël e shpirt mirë. Më tepër se fjala, Zijait i ngjiste shëmbulli, i cili i rrinte bukur në shtat. Me vullnet e këmbëngulje dhe me optimizëm u përball me sëmundjen e gjatë e të rëndë, por jeta ka disa limite e sot, po ndahemi prej tij, me hidhërim. Zija Memin nuk mund ta harrojnë vajzat që la pas; Kozeta dhe Albana; bashkëshortja  e rrallë Dallëndyshja, miqtë e shokët e tij dhe kushdo që e njohu atë  “ëngjëll”, në punë të përbashkët e kudo! Kemi çfarë ti kujtojmë e dimë përse të krenohemi me njerinë e mirë Zija Shyqo Memi. Ai ishte dhe mbeti model i thjeshtësisë dhe i humanizmit. Dashuria dhe respekti që kishte ai burrë, për njerëzit të emociononin e të bënin të skuqeshe.

Në nderim të figurës së tij të pastër, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje!

I paharruar qoftë kujtimi i tij; ti rrojnë ata që ka lënë pas!

 

Në Tiranë, më 6 qershor 2016

Shkroi Niazi Nelaj; shok i afert i Zija Memit

Ah, këto ditëlindjet…

Cobo Skenderi, etj

Urim pilotit të klasit të parë Çobo Skënderi, me rastin e ditëlindjes

Ditëlindjet; radhë-radhë;
Si shkumë e detit , mbi valë;
Kë të urojmë më parë?
Do ti kap , të gjithë, me radhë;
Preferoj një kokëbardhë;
Kokë bardhë e flokë rarë;
Pilot i klasit të parë.
Mos e vështroni nga shtati;
Është burrë nga Progonati;
Thonë: I ka rënë takati;
Mirë takati, po inati?
Nuk them dot: Ka rënë nga vakti;
Kërren vjersha – jetëgjati;
Na ka dhënë shkrime me vlerë;
Ndaj e kemi pranë, përherë;
I uroj : Jetë të gjatë;
Sa rrepet e progonatë!

Fjala në promovimin e librit të Aleksandër Çalës “Aviacioni dhe Myzeqeja”

24 prill 2016

Mirëdita, të gjithëve!

Ju përshëndes e ju uroj: “ Mirëseardhët, në këtë ndodhi të pandodhur!

Shumë shkrime janë bërë e njaft faqe letre janë nxirë, deri më sot. Shumica e tyre kanë qenë shkrime për vete, nëpërmjet të cilëve, autorët, janë rrekur të mbeten në histori nëpërmjet tyre. Libri që po na sjell Aleksandri është tjetër gjë. Ai, nuk shkruan për vete, dhe kjo është vlerë. Aleksandri pastë faqen e bardhë e juve u mbuloftë mirësia, që u bashkuat në këtë ndodhi dinjitoze. Lexo të plotë

Ah, këto ditëlindjet…

Urim pilotit të klasit të parë Çobo Skënderi, me rastin e ditëlindjes

Ditëlindjet; radhë-radhë;

Si shkumë e detit, mbi valë;

Kë të urojmë më parë?

Do ti kap, të gjithë, me radhë;

Preferoj një kokëbardhë;

Kokë bardhë e flokë rarë;

Pilot i klasit të parë.

Mos e vështroni nga shtati;

Është burrë nga Progonati;

Thonë: I ka rënë takati;

Mirë takati, po inati?

Nuk them dot: Ka rënë nga vakti;

Kërren vjersha – jetëgjati;

Na ka dhënë shkrime me vlerë;

Ndaj e kemi pranë, përherë;

I uroj: Jetë të gjatë;

Sa rrepet e progonatë!

Hektor Eftim Lako, “Dëshmor i Atdheut”, 1929-1962

Hektor Lako

Prolog

Atë ditë kur kaloi Vjosën, së bashku me skuadrën partizane, e doli malit, për liri, ishte fillimviti 1943. Hektori nuk i kishte mbushur të 14 vjeçët. Nëna e tij, Margarita, një grua e dhimbsur, me tipare burrërore, e ndoqi pas, djalin e dytë, me lutjen që ai të kthehej, në shtëpi, se partizanë, përpara tij kishte dalë vëllai i madh- Koçua dhe motra –Leonorë. Ajo, vetë ishte aktiviste e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, në terren. Por, Hektori e kishte ndarë mendjen dhe vijoi udhën e të parëve; doli partizan e u bashkua me çlirimtarët.

Lexo të plotë

Shaban Laze Danaj – Parashutist i klasit të parë

Shaban Danaj

Emrin parashutë ( le ta quajmë kështu), pajisjen që lundron, në ajër, ia dha fizikani nga Franca – Lenorman. Ai, bashkoi dy fjalë: atë greke “ para”, e cila do të thotë: kundër dhe fjalën frënge “Chufe”, që do të thotë rënie. Të dyja formojnë togfjalëshin: “ kundër rënies”. Ky togfjalësh, i kuptimtë, pas evolucionit gjuhësor që pësoi, u quajt parashutë dhe e justifikoi destinacionin. Fizikani me emër, pas përpjekjeve të mënçura, përgatiti një parashutë, e cila ngjante me çadrën por që nuk palosej. Në vitin 1878, Lenorman, me parashutën që përgatiti, zbriti, publikisht, nga kulla e Observatorit të Parisit, në Monpelje. Vite më pas, më 1897, në Paris, aviatori Garneren, zbuloi parashutën e palosshme dhe, me të kreu një eksperiment me rrezikshmëri të lartë. Në prag të shekullit të nëntëmbëdhjetë, më 6 shtator, në gjysmën e parë të ditës, tregtari moskovit Fjodor Nikitin, demonstroi lundrimin ajror të një baloni të mbushur me ajër, në parkun Neskushov. Lexo të plotë

Nazif Halit Dokaj (pilot)

Nazif Halit Dokaj 1

Jeta e njeriut i përngjan një gare vrapuesish në një pistë vrapimi, me pengesa. Atletët garojnë me njëri-tjetrin, për të mbërritur në finish sa më parë të jetë e mundur. Në udhën e jetës, njeriu nxiton e vrapon,për të mbërritur diku e për të arritur diçka. Rrugëtimin, ai nuk e përshkon i vetëm. Në krah të tij garon fati, i cili i bëhet shok e mik dhe e përcjell e i vjen në ndihmë ose i bëhet pengesë duke ia bërë udhën të vështirë, në mos të pamundur. Lexo të plotë

Riza Xhevdet Lahi: poet, shkrimtar, publicist e përkthyes, me emër

(Bashkbisedim, në mungesë, me rastin e përkujtimit të ditlindjes së tij)
 

Xake,

Po të drejtohem , kur nuk të kam pranë. E habitshme, por e vërtetë: Kur të dashurin tonë nuk e kemi më, mes nesh, çmojmë sa shumë e kemi dashur. Sidomos kur na ka ikur, aq papritur, si Ti. Riza, na mungon të gjithëve.Të gjithë të donim e na doje, shumë.Ti ishe i mirë, për të gjithë ne; familjarët, shokët e miqtë e shumtë që të janë mbledhur sot, për të të kujtuar e për të shprehur nderimin që kanë, për figurën tënde të ndritur. Buzëqeshja jote e çiltër, si e një fëmije, pa faj, do të na mungojë; zemra jote e madhe, e cila donte ti pushtonte e ti bashkonte gjithë njerëzit e mirë, për t’u falur dashuri, nuk rreh më. Atë që nuk e rrokte dot qenja jote humane, e eksploronte mendja jote e pamatë e horizonti yt, pa limit. Ikja jote e papritur më ka dhëmbur shumë. Jam përpjekur ta mbush humnerën që le pas, por ende nuk kam mundur e për këtë ndihem keq. Sa shpejt më mori malli, për ty o miku im i mirë? Sa i afërt më ishe por unë sa kohë ishje në jetë, nuk e kuptoja dot këtë gjë. Lexo të plotë

Zgjodhi shoqërinë e yjeve

Rizai

Sa do të dëshiroja që muaji dhjetor të ishte pa ditën e fundit të tij. E kam marrë inat! Dikush mund të thotë: “ Qënke marrosur”! Jo, them unë, i vendosur,e këmbëngulës, në timen. E kam marrë inat atë ditë fundviti; jo më kot. Më mori, në udhën pa kthim, njërin nga miqtë e mi më të mirë: Riza Xhevdet Lahin, pilotin dhe eruditin e spikatur. Na iku Xakja ynë i mirë, pa kthim, pa na thënë as lamtumirë e pa e çliruar plotësisht, të gjithë dritën qëbartëte qënja e tij fisnike. Siç duket, miku im i mirë, u ndie ngushtë,në kuptimin e pamjaftueshmërisë, në mjediset tona, prandaj  përzgjodhi shoqërinë e yjeve. Se yll, yll ishte ai njeri; e çfarë ylli? Sa herë është i kthjellët moti, e retë nuk më pengojnë, dal e vështroj, lart, nga qielli i pamatë; dua të dalloj, mes yjve, cili është Xakja im por ata të gjithë ndriçojnë e janë të shkëlqyeshëm.Interesimi im , mbetet pa përgjigje. Këtë tit e përsërit sa herë diktoj transparence ajri, siç e dëshironte Ai, kur nisej në fluturim.

Lexo të plotë