Sillo Vangjel Melica- pilot i klasit te dyte; njeri i rralle

(Mos e harroni njeriun e mire!)

Si kudo, edhe ne aviacion, njerezit  kujtohen  per  vlerat  qe  kane  shpalosur.  Pavaresisht  nga  profili i punes qe kane kryer,  cdo njeri ,  e  ka  shkruar  vete opinionin dhe pozicionin qe i perket.   E  thene me pak fjale,  njeriu e gdhend emrin ne bemat e tij.  Disa pilote kujtohen si  “ qites te shkelqyer”… te tjere mbahen mend si  “akrobate te ajrit”;   ka patur dhe metodiste te kualifikuar etj.  etj.  Nuk mund te harrohen disa ingjeniere,  teknike e specialiste  aviacioni,  te cilet kane kontribuar ne kohe te ndryshme dhe  pavaresisht  nga  niveli  arsimor  e  kulturor qe kane patur,  ata kane vene ne themel te punes se tyre zemren dhe shpirtin dhe e kane mbuluar veten me lavdi te merituar.  Nje kategori kontributoresh, vertet mund te mos kene “ vrare arine”,  si disa qe  tunden e shkunden  por, ne fund te fundit  dicka kane bere e kjo dicka eshte e tyre,  perfaqeson  nje tulle,  ne murin e ngrehines te perbashket qe quhet Aviacioni  Shqiptar. Lexo të plotë