Agim Aliaj dhe “heroizmi“ i harruar i tij

(Heroizmi- shfaqje e shpërthimit të vlerave morale të akumuluara tek njeriu guximtar)

Është një ndodhi e rrallë;  nga ato,  për të cilat,  duhet shkruar doemos.  Jo se ndodhia nuk është cekur më parë por,  për mendimin tim,  kjo është bërë pamjaftueshmërisht dhe në mënyrë të sipërfaqshme;  pa hyrë në brëndësi të dukurisë heroike. Trimëria,  si dukuri,  në aviacion shpërfaqet në çdo ngritje në ajër,  por,  aktet heroike,  nuk ngjajnë çdo ditë.  Ca më tepër se akti heroik i Agim Alisë nuk ishte as i thjeshtë;  as i rastësishëm.  Çdo piloti mund ti ndodhë fikje e motorrit,  në ajër,  por jo të gjithë rastet i ngjajnë njëri – tjetrit.  Motorri i aeroplanit,  që në kohën kur ka nisur shfrytëzimi i mjeteve lundruese ajrore,  është çmuar si zemra e dytë e pilotit.  Dhe jo më kot.

Lexo të plotë

Nexhipi i Shenajve – piloti “ brilant”, i cili nuk dëshiron të shkruhet për Të

Ky shkrim nuk ngjan me të tjerët. Ai i përkushtohet  një njeriu e piloti nga më të mirët e Aviacionit Shqiptar,  me kontribute vlerashumë,  si në jetën vetjake e në atë familjare dhe në punën e pilotit kolaudator të Uzinës të Aviacionit dhe si pilot cilësor e jetëgjatë. Shkrimi është plotësisht i merituar, madje kam mendimin se duhej shkruar më parë e më në detaje,  për këtë “ bletë punëtore ”,  të cilit,  nëse nuk i është dëgjuar zëri e nuk ka bërë telendi,  për “bëmat ” e tij të shumta,  nuk ka ngurruar të flasë puna që ka bërë e “ shkëlqimi ” që i ka dhënë veprimtarisë e jetës së Tij shumëvjeçare. Siç duket, modestia e Tij e tepruar dhe droja se mos ngjante sikur shiste mend, kanë qënë “barriera ” imagjinare,  të cilat i kanë vënë  përgjithësimit të veprimtarisë të Tij, “Kollodka të forta ”,  nën rrota. Mirëpo emira është e mirë e sado të përpiqet cmira dhe xhelozia ta errësojnë,  ajo ka emrin që i përket e duhet thirrur në atë emër,  se tjetër emër nuk i shkon.

Lexo të plotë