Tri porosite e Ministrit

Ishte 24 Prilli i vitit 1966. Sherbeja ne Regjimentin “ Peza ” te Qytetit „ Stalin “, ne skuadrilen reaktive te Shkolles se Aviacionit. Skuadrilja jone, e pajisur me aeroplane nje e dyvendesh te tipit Mig-15 llogaritej si skuadrile e trete e regjimentit dhe kishte vartesi te dyfishte.  Ne stinen me lageshtire,  sterviteshim e jetoniom ne Regjimentin „Peza “.  Kur terej fusha ranore e aviacionit,  ne Poro,  shtegtonim atje,  per te mesuar studentet per pilote.

Edhe ne Qytetin „ Stalin “,  si ne te gjithe Ultesiren Perendimore te vendit pranvera ishte ulur kembekryq.  Gjelberimi „ mbreteronte “ kudo.  Bari, ne lendinen e bukur,  te rrafshte qe veconte brezin kryesor ku ngriheshin e uleshin aeroplanet nga rrugica e qarkullimit te tyre ishte e mbuluar nga bari,  i cili kishte gjalleruar.  Ta kish enda te vrojtoje ate bukuri te rralle ku binte ne sy nje pleksje interesante mes bardhesise te tufes se deleve dhe barit te njome ku bagetite shijonin dhuraten qe u solli pranvera. Brigadieri pergjegjes Llano Nexhipi dhe shefii prapavijes –  Nebi Meta u gezoheshin,  si femije,  tufes se dhenve,  te cilat hanin bar,  pa shkop.

Ishte dite feste.  Festohej pervjetori i formimit te Aviacionit Luftarak Shqiptar –  24 prilli.  Ne cdo repart te Aviacionit Shqiptar, ngamot, ne kete date organizoheshin festime,  per te perkujtuar kete ngjarje historike,  jehona e se ciles na vjen edhe sot e kesaj dite, kur themi: „ na ishte nje here aviacioni luftarak “.  Ne ate dite,  u qeshte nuri e u gufonte zemra gjithe efektivave te aviacionit,  pavaresisht nga pozicioni qe zinin ne procesin e zhvillimit te stervitjes ajrore.  Te gjithe ishin te veshur me petkat me te reja,  te lara e te hekurosura dhe u shkelqenin syte e uronin njeri – tjetrin : „ ngamot gezuar“!  Me 24 prill,  thuajse ne repartet e aviacionit,  nuk punohej,  por zhvilloheshin veprimtari perkujtimore,  artistike,  fizkulturore – sportive dhe  shkembeheshin vizita ne familjet e aviacionisteve.  Darka finalizonte festen e madhe,  me nje darke familjare,  te shoqeruar me mbremje vallezimi.  Si rregull,  ky aktivitet madhor,  zhvillohej ne sallen e madhe te Shtepise te Ushtarakeve te qytetit,  ku bashkoheshin disa ambiente.  Baristi Raqi Diamanti dhe shpura e tij,  ate dite,  gjithashtu ishte ne feste e gezonte, si gjithe komuniteti.  Te gjithe ishin kurioze e mezi pritnin te niste ceremonia festive. I gjithe qyteti „Stalin “ ate dite gjallerohej.  Me te shqetesuar ishin organizatoret e festes;  drejtuesit e regjimentit, te cilet,  sipas tradites kishin bere ftesa per disa autoritete lokale dhe kombetare.  Tavolinat dhe vendet  ku do te sistemoheshin pjesemarresit ishin percaktuar mbi bazen e shkalles ne hierarkine ushtarake dhe te drejtuesve vendore e te ardhur nga rrethe te tjere.  I ftuar i nderit ishte Ministri i Mbrojtjes,  Gjeneral Kolonel Beqir Balluku.  Disa nuk e kishin pare ndonjehere per se afermi e ishin kurioze ta veshtronin. Thane se do te fliste ne feste e kjo e shtonte me teper kuriozitetin e njerezve.

Edhe ne,  fluturuesit,  ate dite beme sikur punuam.  Dita ishte me diell,  temperaturat e ajrit u ngriten gradualisht.  Ishim grumbulluar ne nje kuadrat,  te ndertuar enkas,  me disa derrasa te forta,  ne forme katrori me nje vend per te hedhur mbeturinat,  ne mes.  Kuadrati ku ishim ulur,  ndodhej prane Uzines  te sapongritur ( angarit ) dhe Ciftit Roja.  Ne stolat e drurit,  te cilet ishin te kapur fort pas drureve mbajtes,  ishin ulur:  Vasil Andoni ( Ndjese paste );  Azbi Seranaj ( Ndjese paste );  Thanas Papa( ndjese paste );  Sokrat Prifti ( Ndjese paste );  Telo Dedi;  Lutfi Mishkeri ( Ndjese paste );  Harilla Rebi;  Qirjako Dhima;  Fazlli Begaj  (Ndjese paste );  Kapo Selmanaj;  Kostandin Sadikaj;  Zija Memi ( Ndjese paste );  Pandeli Lengu;  Hamza Koci;  Vangjel Llazari;  Perlat Lako;  Bahri Meshau ( Permeti ); Allaman Isaku  (Ndjese paste );  Bashkim Agolli;  Petraq Koroveshi;  Petrika Kostani ( Ndjese paste );  Agim Vodopi;  etj. Po benim qyfyre mes shokesh.  Barcaletat me te kendshme i rrefente Bashkim Agolli ( nipcja ).  Ai kish dhe nje menyre rrefimi interesante. Si rrefimtar me sens humori, nuk mbetej pas tij edhe Fazlli Bega ( ndjese paste ).

Qetesine,  na e prishi nje makine luksoze e zeze,  e tipit „Zim “ e permasave me te medha se veturat e zakonshme, „ pa zhurme “.  Makina rreshqiti pa u ndiere mbi pllakat e betonit e u ndal prane kuadratit. Nje burre i ngjallur,  me nje kostum bojehiri, me floke te rene , perpara,   te cilit nuk i kopsiteshin kopsat e xhaketes,  hapi deren e prapme te makines,  nga e cila doli nje burre „gjigand “, me kostum te zi, me njenje borsaline te madhe,  ngjyre  te erret ne koke. Ministri i Mbrojtjes ishte i veshur me petka civile.  E njohem, sapo e pame.  ishte Ministri i Mbrojtjes  –  Beqir Balluku.  Ai ishte dhe anetar i Byrose Politike e Zevendeskryeminister.  Ne seren e ushtarakeve te larte Ai ishte me i madhi shtetar.  Si me komande,  u ngritem ne kembe dhe nderuam ushtarakisht,  nga vendi,  sic ishim. Ministri na e ktheu pershendetjen, me dore e zuri vend mes nesh.  Permasat trupore te tij,  ishin ne gabarite te rritura dhe ngushtuan dy pilotet anash tij,  emrat e te cileve nuk me kujtohen.

Ishin kohet kur sapo u shkeputem nga tutela sovjetike e Traktatit te Varshaves e perqafuam tutelen kineze.  Ne shkembim te perkrahjes qe i beme Kines te Mao Ce Dunit ne perballjen me hrushovianet,  Ushtria Kineze na dha pajisje e armatime per fuqizimin e mbrojtjes te vendit, perfshi aeroplane, anije lufte ,tanke, artilieri  dhe pajisje e mjete te tjere. Deri ne fund te Pranveres te vitit 1966,  mbanim mbi supe grada e varnim dekorata ne gjoks,  pas kesaj kohe,  gradat i hoqem,  madje ndryshuam dhe uniformen.  Mendoj se me keto veprime tonat kishte lidhje ardhja e Ministrit te Mbrojtjes, ne ate mbremje familjare ku ishte i ftuar, i veshur me petka civile; pa grada.  Ai zuri vend mes nesh dhe ia nisi nje bisede te shtruar,  me gjuhe te thjeshte e te kuptueshme tironce e na pruritri porosi e na dha udhezime me vlere.

Ne nisje te fjales se tij ishin te falat qe na solli nga Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura- Enver Hoxha.  Mes te tjerave,  Ministri i Mbrojtjes na beri me dije se Shoku Enver,  ju do shume ju piloteve,  por eshte i brengosur se e kane informuar se piloted pine duhan.  Me porosi te Komandantit,  tha Ai,  duhet te lini menjehere duhanin;  sot;  dhe dha urdher te nxirrnim paketat nga xhepat e ti hidhnim aty,  ne vendin ku hidhen plehrat,  ne mes te kuadratit.  Veshtruam njeri – tjetrin ne sy,  na u duk cudi dhe zbatuam urdhrin e Ministrit.  Shembullin e dha,  i pari,  Qirjako Dhima e pas tij,  ne te tjeret.  U grumbulluan rreth 20 paketa te markave te ndryshme.  Papritur,  Ministri nxorri nga xhepi nje pakete te markes “ Partizani ”,  me kuti,  nga cigaret qe pinin te udheheqjes,  e ndezi ne syte tane cigaren dhe e justifikoi veprimin me fjalet: “ Komandanti me ka lejuar te pi jo me teper se 10 cigare ne dite,  se kemi halle te medha ne ”.  Mblodhem supet e veshtruam,  jo pa shpoti njeri – tjetrin.  Prej asaj dite,  Qirjakua dhe ndonje tjeter, nuk e vune cigaren ne buze.  Ky takim ishte nje rast i mire per ta braktisur mikun e demshem edhe per mua.  Piloti nga Shkodra,  bonjaku Agim Vodopi,  mbasi u largua Ministri,  mblodhi te gjitha paketat qe hodhem ne koshin e mbeturinave,  i numeroi e tha,  me humor te holle shkodran: „Besoj se boll i kam nji kto,  per nje muaj “!  Qeshem me hoken e tij;  nuk e morem inat per ate qe beri.

Porosia e dyte e Ministrit te Mbrojtjes,  ishte edhe me interesante.  Ishte koha kur po ndertohej kombinati i tekstileve te Beratit,  me ndihmen e Qeverise Kineze.  Derisa te niste nga  puna ky kombinat, nje numer vajzash,  te rekrutuara nga disa rrethe te ndryshem te  vendit,  instruktoheshin ne profilet ku do te punonin.  Ato ishin kryesisht beqare dhe banonin ne konvikt.  Duke cekur kete teme,  Ministri,  i cili e dinte se mjaft prej nesh ishin  beqare,  orientoi: „ Shkoni martohuni me vajzat e kombinatit qe po ngrihet,  ne menyre qe te forcojme lidhjen mes ushtrise dhe kllases punetore “!  Serish u pame sy ne sy por asnjeri nuk foli.  Dikush vuri buzen ne gaz,  jo pa shpoti;  kur perfundoi takimi, shoqerisht  ai na e shpjegoi insinuaten.

Ministri,  mesiguri kishte dhe axhende tjeter,  te vecante,  e cila u vrojtua e u diskutua ne rrethe te vecante ( atje ku duhej ).  Ishte kohe e ndryshimeve te shumta.  Ne vendin tone dhe ne bote propagandohej me force e trumbetohej me te madhe  miqesia e paster qe po konsolidohej mes vendit tone dhe Kines se Madhe te Mao Ce Dunit.   Propaganda e kohes,  ngrinte ne qiell dy „timonieret “ e vendeve tona,  Maon dhe Enverin,  te cilet cilesoheshin si „ arkitekte “ te kesaj miqesie te papare.  Kush e kush te paraqitej ne kete „ gare “ me i devotshmi e me i  „flakti luftetar “.  Priteshin te ndodhnin ngjarje te pangjara.  Gradualisht duhet te „shuhej “ nostalgjia qe kishin ata qe mbanin grada mbi supe.  Mirepo shume gradambajtes,  kishin luftuar,  per clirimin e vendit dhe kishin bere „ nje barre me shkolle “,  kishin dhene prova teorike e praktike per te fituar gradat qe mbanin prandaj ishte e veshtire te behej  pa krijuar pakenaqesi apo kundershti, ne radhet e oficereve.  Aksioni i dyte i madh ishte ai i shnderrimit te uniformes;  kalimi nga uniforma e bukur e oficerit,  ne vecanti ajo e aviatoreve,  me lulushanet qe u vareshin ne uniforme.  Aksione te tjere,  ishin dhe disa pajisje e armatime te reja;  Perpunimi i nje strategjie tjeter per mbrojtjen dhe per luften etj.  Ndoshta,  keto ceshtje do ti diskutonte Ministri ne rrethe te caktuar.  Ne te gjithe axhenden e Ministrit,  komanda e Regjimentit dhe kuadrot „  kryesore te njesise “,  iu qepen pas e nuk iu ndane Ministrit.  Disave ua donte puna dhe protokolli;  te tjere thjesht per te qene „ servile e te bindur “,  formalisht.

Si ne cdo feste,  ca me shume ne diten e krijimit te Aviacionit Luftarak te vendit tone gjalleria dhe pergatitja e njerezve per te festuar i kapercente kufijte e nje dite normale.  Per  te mbushur kohen,  komandat vartese ate dite organizuan disa veprimtari kulturore dhe sportive ku vendin kryesor e zinin garat mes skuadrileve dhe nenreparteve te tjera.  Interesante ishin takimet me rivalitet mes skuadriles te Sokrat Priftit dhe asaj ku bente pjese Kapo Selmanaj.  Te dy shoke;  te dy kundershtare ne tifo;  te dy serish shoke e miq te mire,  pas takimit sportiv.  Ata,  vete nuk luanin por benin tifo;  ne futboll,  pas portes e ne volejboll apo ne basketboll,  anes fushes.  Ate dite zjente reparti dhe nga kenga.  Disa kengetare cilesore si Minush Karalliu;  Salih Dibra;  Muhamet Farka;  Guri Panariti,  etj,  formonin nje kor te fuqishem,  dhe interpretonin muzike te kohes.  Grupi lab,  nen kujdesin e te Madhit Babace Faiku e me pjesemarrjen e leberve te thekur per kenge,  ia ckulnin me vete,  ne cdo vend qe te ndodheshin.  Vizitat ne repart,  demonstrimi i avioneve ne vendqendrim dhe rrefimet e veteraneve,  ishin mbreselenese dhe benin mjaft efekt pozitiv.

Shqetesimi me i madh,  ishte organizimi i mbremjes familjare.  Per organizimin dhe zhvillimin me sukses te ketij eventi ne Regjiment u krijua nje komision me njerez te profileve dhe specialiteteve te ndryshem,  te cilet kishin shfaqur prirje dhe aftesi te mira organizative ne festat paraardhese.  Komandantin e Regjimentit,  kolonelin Fari Bubesi, i cili ishte njeri nga pilotet me te vjeter te aviacionit Shqiptar dhe nje “ AS” i vertete,  nuk e nxinte vendi.  Ai kujdesej qe cdo gje,  ne feste te shkonte me se miri e sipas planifikimit.  Perkujdesje te vecante,  Koloneli bente per te ftuarit.  Kete tradite te mire,  te cilen e kishste futur vete ne axhende,   Fariu,  gjate kohes qe drejtoi Regjimentin,  e ngriti me lart.  Me nismen vetjake te tij,  Ai kishte ftuar personalitetet me te larte te partise e te pushtetit,  jo vetem ne rrethin ku dislokohej Regjimenti,  por kudo qe kishte njohje.  Ate dite,  shqetesimi i tij ishte i shtuar dhe legjitim mbasi ne mbremjen festive do te ishte I pranishem Ministri i Mbrojtjes, i cili ishte “shef I drejtperdrejte ” dhe me i larti ne hierarkine ushtarake. Ministri  duhet te largohej nga Regjimenti e nga Qyteti,  me mendim te mire. 

Ne planin e komisionit te festes ishin parashikuar,  ne detaje,  te gjithe elementet festive.  Mbetej kujdesi qe duhej bere per te zbatuar cdo gje  sic ishte parashikuar.  Nje grup u kujdes per sallen.  Ne qender te saj,  ne pjesen ballore,  ishte ngritur nje si podium ne te cilin ishte vendosur vetem nje tavoline, tavolina ku do te darkonte,  vecan te tjereve,  Ministri i Mbrojtjes  –  Beqir Balluku.  Per te gjithe te regjistruarit per te qene pjesemarres ne mbremjen familjare,  sipas deshires dhe mundesive ishin parashikuar tavolina,  mbite cilat,  ne nje karton te bardhe,  ishin shkruar emrat dhe mbiemrat e tyre.  Ishin parashikuar tavolina dhe per punonjesit civile te oficines,  te administrates,  te ekonomise ndihmese etj.  Nje tavoline e posacme ishte parashikuar per ne  beqaret.  Ne qender te salles ishte parashikuar nje hapesire ku ciftet do te vallezonin.  Ne nje tavoline me vete,  ishte parashikuar vendi ku do te qendronte orkestra.  Komisioni ishte kujdesur qe muzikantet te ishin me te miret e Qytetit „ Stalin “ perfshi basin e rralle, me kitare Gaqo Terpini,  etj.  Ishin te ftuar dhe te tjere.  Meqenese Ministri i Mbrojtjes ishte nga Shqiperia e Mesme e i pelqenin kenget e treves se tij,  komisioni i festes,  ishte kujdesur qe ne orkester te kishte instrumentiste,  te cilet „ti qanin“ avazet tironse e te rrethinave.  Ishte i ftuar dhe nje kengetar popullor,  i cili interpretonte kenget popullore te Shqiperise te Mesme.

Gjithe ai gezim i motivuar,  ne ate buzembremje u shnderrua ne nje ankth te justifikuar.  Njerezit mezi pritnin te vinte ora per celjen e kesaj mbremje familjare.  Rreth ores te caktuar ne ftesa,  pjesemarresit ne eveniment ishin mbledhur perpara Shtepise te Ushtarakeve.  Te gjithe te kapardisur.  Oficeret kishin ardhur me uniformen e bukur te aviacionit,  me aksesore te shumte,  me grada mbi supe e me stema e dinstiktive te shumte zbukurues.  Ata qe mbanin dekorata lufte e sherbimi,  i kishin varur ato, ne gjokset qe u ndrinin.  Ushtaraket ishin te veshur me petkat me te mira,  me uniformen e parades;  por kishte dhe te veshur civile. Uniforma e pjesemarrjes ne feste ishte lene ne deshiren e sejcilit.  Eshte e tepert te shkruaj se te gjithe ishin te qethur e te rruar taze.  Me shume se burrat,  ishin veshur e zbukuruar,  si per feste bashkeshortet e kuadrove,  ushtarake dhe te punonjesve civile. Ato ishin zbukuruar dhe per te qene sa me ne qender te evenimentit. 

Edhe kjo darke familjare,  si dhe festat e tjera te armes sherbeu si nje konkurse „parade mode“ mes damave. Ne ate qytet te vogel provincial,  ne ata vite,  rastet ne te cilet,  bukuroshet e aviacionisteve  kishin mundesi te shpalosnin hiret e trupit dhe petkat ishin te pakta.  Ato ishin te perzgjedhura me sqime e donin te „ garonin “ me simotrat,  duke shpalosur „ arsenalin “ e veshjeve qe dergjeshin ne dollape.  Ne inteervalet mes vallezimeve,  munda te kap nje cep bisede mes dy damash te reja.  Ne esence,  kjo bisede ishte nje thashethem i paster.  Shoqja –  shoqes: „ … E,  me,  e shekon ate atje?  Eshte bere si konke e na shet mend,  sikur xhec eshte.  Po sa llapazane eshte?  me ngjan si ndonje garagacke. Cfare ka ajo qyqe,  me te mire se une..?  Apo floket qe m’i ka bere me dredhka?  Paska veshur dhe zhupon  qe te maskoje bythkat.  Kembkat i paska te mirka,  shtriga,  si shishke shampanje i ka…”!  Keshtu vijoi biseda mes tyre.  Ajo  kish ne baze xhelozine,  cmiren dhe ishte dashakeqe. 

 Shkelqenin me hijeshine e shtatit e me paraqitjen dinjitoze qe u jepte uniforma e bukur disa kuadro,  mes te cileve,  mund te permend:  Sotiraq Sevon ( ndjese paste );  Nasi Themelin ( ndjese paste );  Aranit Rexhepin ( ndjese paste ); Muhamet Farken( ndjese paste ); Hamza Kocin; etj.  Fari Bubesi,  si pergjegjes kryesor,  i cili e ndjente pergjegjesine rendete sa tek njeri nenkomision,  tek tjetri.  Ai donte te kish ne dore te gjithe situaten.  Pergatitjet per darke,  kishin perfunduar,  rreth  gjysme ore para nisjes te ceremonies festive. Pesembedhjete minuta, para nisjes te ceremonies u, hap dera e njerezit hyne Brenda ne salle.  Nje grup organizatoresh,  ne hyrje te salles,  mireseardhi e uroi  te ftuarit,  te cilet i drejtoi,  me elokuence,  ne tavolinat e caktuara per ta.

Me madheshti e me nderime,  sic i perkisnin, u prit hyrja ne salle e Ministrit te Mbrojtjes,  te cilin e shoqeroi personalisht,  kolonel Fari Bubesi dhe bashkeshortja e tij.  Ministri zuri vend ne tavolinen qendrore dhe u rehatua mbi nje kolltuk,  te sjelle posacerisht.  Kur ne salle hyri Ministri i Mbrojtjes,  te pranishmit u cuan ne kembe,  sikur ti komandonte ndonje rrjeshtor i njohur, dhe duartrokiten e brohoriten,  per Partine e Punes dhe per Enver Hoxhen,  si dhe i uruan mireseardhjen partiakut e shtetarit te larte.  Mbi tavolinen qendrore binte ne sy nje qengj,  i pjekur me merak nga mjeshtrat e gatimit,  Llamba dhe Koli,  te njohur per gatimet me shije qe nxirrnin nga duart e tyre.  Mishi i qengjit ishte bio,  i ngrohte sa leshonte avull,  me nje arome te kendshme e cila mbushi sallen.  Menyja per pjesemarresit e tjere ishte thuajse e njejte.  Vendin kryesor e zinte mishi i qengjit i pjekur,  i shoqeruar nga sallaturinat.  Te ftuarit kishin dicka ( gjysme koke; bisht etj )  qe shquhej nga ne,  te zotet e shtepise.  

Nisi mbremja familjare,  me muzike, me dolli e me te ngrena e me te pire.  Sic ishte rregulli,  ne ate kohe,   shendseti i pare u ngrit per Partine e Punes dhe per Udheheqesin e Madh –  Enver Hoxhen. Pastaj mbremja u fut ne rrjedhen e saj.  Nuk kaloi pa i bashkuar tavolinat,  ne rastet kur njerezit,  sipas deshires,  njerezit donin te kendonin kenge te trevave nga vinin.  Pergjithesisht,  aviacionistet kishin kryer shkolla ushtarake ne Bashkimin Sovjetik dhe nostalgjia per popullin,  kulturen dhe gjuhen ruse ishte akoma e fresket.  Disi kuadro te cilet ishin te  rezervuar e me droje,  pas ecurise te mbremjes, dhe kur ishin „ ngrohur“ nga pirja e alkoolit, te cilin e kishin mesuar ne vendin e sovjeteve,  ne kor,  kenduan dhe kenge ruse te preferuara si Zhazhda;  Kalinka,  Rjabina; Matros iz kometi;  Pad Moskovnije Vjecera; Katjusha etj.etj.  Kur zerat e njerezve u ngrohen e qenja e tyre u be me vitale,  shpertheu,  ne Gjuhen Ruse kenga e dashur e aviatoreve:

„… Mi druzja pereljotnie ptici;

Tolko bit nam odin nje horosh;

Na zjemlje, nje uspjeli zhenitsa;

A na njebje zheni nje najdjosh;

Pa tomu, pa tomu cto mi piloti;

Njebo nash, njebo nash rodnimi dom;

Pjervim djellom,  pjervim djellom, samoljoti;

A djevushki, a djevushki potom…”.

U be ujem,  te ngrohur nga perdorimi i alkoolit ( aviatoret e atyre viteve ishin,  ne pergjithesi perdorues te  te rregullt te pijeve te forta ) kengen e percolli e gjithe salla;  zeri i tenoreve,  dilte mbi zerat e tjere; ndonjeri nxirrte nga goja tinguj qe nuk ishin ne akord me te tjeret dhe fjale qe zvarritnin vetem zhurme.

Njerezit,  pas fjales se rastit te cilen,  nuk kujtoj kush e mbajti,  mezi pritnin pershendetjen e Ministrit te Mbrojtjes.  Per habine e te gjitheve,  Ministri thirri shefin e prapavijes,  te ndjerin Nebi Metaj,  dhe,  me ze te larte,  e porositi:“ Pashe ne aerodrom nje tufe me dele;  mishi qe po ha,  besoj se nga i tyre eshte? Nga ky mish t‘u jepni piloteve“!  Kjo ishte porosia e trete qe na la Ministri i Mbrojtjes.  Pastaj foli per festen dhe per perparimet e aviacionit tone,  per vendin dhe rolin e Kines te Madhe dhe te Kryetarit te saj Mao Ce Dunit,  ne jeten nderkombetare dhe,  me ne fund na dha sihariqin e madh se ate dite ishte leshuar ne orbite sateliti i pare kinez, i cili , duke u rrotulluar rreth globit, emetonte kengen: „ Lindja eshte e kuqe“!  Te gjithe njerezit u cuan ne kembe dhe brohoriten.  Fjala e Ministrit shenoi dhe mbylljen e asaj mbremje defrimi familjare,  e cila,  ate nate kaloi si jo me mire. Asnjeri,  as  nga pijetaret e njohur,  ne ate mbremje nuk u  evidencua si negativ e rremujaxhi.  Masat e forta organizative;  puna sqaruese paraprake dhe autoriteti i Ministrit te Mbrojtjes,  ndikuan fuqishem ne te mire te qetesise dhe stabilitetit te mbremjes festive.  Festa e aviacionit edhe ate vit nuk e prishi rregullin dhe nuk e cenoi karakterin festiv te asaj dite.  Tradites te mire iu shtua edhe nje shkalle e re miresie.

Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj, ne Tirane , me 10 dhe 11 janar 2021.  

One thought on “Tri porosite e Ministrit”

Comments are closed.