Zeqir Cama: Një urim për ditëlindje

Nuk e paskam të lehtë të shkruaj për njerëz, me vlera krijimtarie si Ai. Qoftë dhe për ti bërë një urim, me rastin e ditëlindjes. Më 1 prill të këtij viti, miku im-Zeqir Cama, mbush 66 vjeç. Për një njeri të zakonshëm, nuk janë pak. Por, kur bëhet fjalë për një krijues cilësor, siç është Zequa ynë, kam ndjesinë se koha ka rrjedhur më shpejt nga ritmi i zakonshëm i saj. Për njerëzit e letrave, jeta lipset të matet jo me vite, por me krijimtarinë që na dhurojnë. Krijimtaria e mikut tim, Zeqir Cama, ka ardhur e begatë, si në lëmën e poezisë dhe në atë të prozës. Delli poetik nuk u ndahet shkrimeve të tij. Proza e Zeqirit, nuk qendron asnjë çap, prapa poezisë të tij, e cila është e ndjerë, në të gjithë kualitetet. Lexo të plotë

Haki Iljaz Jupasi – Pilot ushtarak i klasit të parë, ikonë e aviacionit shqiptar

Haki Jupasi

Aviacioni shqiptar, si dhe ai i vendeve të tjerë, rreth nesh e më gjerë, u rrit, mes “ bëmave “ dhe “ gjemave”. Nuk trashëguam nga e kaluara, ndonjë traditë, as njohuri, në fushën e fluturimeve ajrore. Të parëve tanë u vlonte ne deje geni i rritjes dhe ai i zhvillimit, por kushtet, nuk e benin kete te mundur. Megjithatë, me guximin e trimërinë që kishin në gji dhe me kurajon për t’u radhitur me të përparuarit, ata, kapërcyen vite e flakën tej mentalitete dhe u ngjitën në lartësi të papara edhe në fushën e aeronautikës, ku kishte padituri e mungesë praktike. Në mesin e viteve ’40 te shekullit te shkuar, kur popujt, me luftë te armatosur e me kosto të lartë në jetë njerëzish, hoqën nga qafa zgjedhën fashiste dhe morën frymë lirisht, një grusht djemsh, nga trojet arbërore, të përzgjedhur, me kujdes, nga radhët e ishparrizanëve, nisën, plot guxim e trimëri, udhën e vështirë të fluturimeve. Lexo të plotë

Bego Isa Hoxha – Pilot ushtarak i klasit të dytë, dëshmor i atdheut

Disamendime, në 41 vjetorin e rënies së tij , në krye të detyrës, në udhën e ngjitjes të shkallës së kualifikimit të pilotit.

Kur pija kafe me njërin nga “ ikonat”e avoacionit shqiptar, pilotin e klasit të parë: Gëzdar Riza Veipi; në bisedë esipër më tha: “ Shumë shokë na ka marrë marsi”! U orvata të numëroja ata që kanë rënë në fluturim, në këtë muaj, të cilin, si për ti nxjerrë inatin, e quaj muaj të mbrapshtë. Njëri nga të rënët, në këtë muaj është piloti i klasit të dytë Bego Isa Hoxha. Sa shpejt kaluan 41 vjet? Gati gjysmë shekulli që nuk e kemi Begon tonë të dashur, mes nesh. Lexo të plotë

Luto Refat Sadikaj – Pilot ushtarak i klasit të dytë – Dëshmor i Atdheut

Luto Refat Sadikaj 1

Fati, atë mëngjes, nuk ishte me komisarin!  

Luto Refat Sadikaj futet në aradhën e pilotëve “elitë” të aviacionit shqiptar të të gjitha kohëve. Ai ishte njëri nga pilotët e grupit të parë që u përgatit, që nga fillimi, në shkollën tonë të aviacionit, në Vlorë. Pra, Luto Sadikaj është “prodhim vendi” njëqind për qind. Jo vetëm kaq. Luto Sadikaj, “u gatua” e u perfeksionua deri në avionët e sofistikuar të kohës Mig-21, në aerodromet shqiptarë, me instruktorë vendas, sipas kursit të përgatitjes luftarake dhe rregulloreve shqiptare të aviacionit, në kushtet kur limitet pakësoheshin vazhdimisht dhe pa patur avionë dyvendësh. Ndoshta kemi të bëjmë me një rast unikal,  në historinë botërore të aviacionit luftarak. Lexo të plotë