Koha rrjedh e mosha ben te veten. Per shkaqe te ndryshme , kisha veendosur te largohem nga shkrimet. Por nuk mund te largoja nga vetja e kurresesi nuk mund te harroja Ate njeri te rralle; Asqeri Nuri Ceroven , i cili , me ktheu nga udha e me detyroi te rrembej penen serish. Eshte e vertete thenja se te moshuarit jetojne me kujtime e nepermjet tyre trokasin ne histori, duke u endur ne vite.
Lexo të plotëNovi – Piloti qe la gjurme mbi valet e detit Adriatik
(Nje monografi mes kundershtish)
Emrin e plote e kishte Ivanov. Novi i flisnin me perkedheli: shoket, fmiljaret dhe gjithe sa e njohen. Babai i Tij – Haxhiu ishte officer i Ushtrise Popullore. Nene Asija dhe Baba Haxhiu, prinderit Tij biologjike ishin autoktone, nga fshati Val i rrethit te Skraparit. Mbiemri Meta s’eshte vec nje koincidence e rastit.
Lexo të plotëPër mort, mes malësorëve të Kalivaçit të Lezhës
( KUJTIME)
Ishte fundviti 1982. Ne Veri – Perendim te vendit, ne rajonin e Hotit dhe ne malin e Velecikut nje „brigate „ me ushtare qe kishin plotsuar kohen e sherbimit te detyrueshem ushtarak dhe dolen vullnetare per te punuar nje muaj pas kryerjes te sherbimit te detyrueshem ushtarak, per te kontribuar ne punimet per fortifikimin e mbrojtjes. Ata hapen transhe, ne nje terren te thyer e shkembor. „Brigata“ e improvizuar kishte ne perberje 3 batalione: Njeri i Regjimentit te Gjadrit; nje tjeter i Regjimentit te Rinasit, dhe i treti, me ushtare te Regjimentit te Qytetit „ Stalin “. Ishte dhe nje kompani me ushtare te Regjimentit te Helikoptereve dhe te Skuadriles te Transportit Ajror; te miksuar. Ne kete „brigate “ benin pjese 1500 ushtare „te liruar “ dhe rreth 150 oficere ( kryesisht nga radhet e kandidateve per anetare partie: shefat e xhenios te regjimenteve te aviacionit, te cilet drejtonin punimet dhe shtabi i „ Brigates “ , me te gjithe sherbimet.
Lexo të plotëRobert Marko
( Perkushtim
Nostalgjia ime per Korcen eshte e njohur dhe e shprehur. Korca me dha aq shume, ne nje kohe kur nuk kisha asgje. Kam shkruar e do te shkruaj, sa te mundem, per qytetin „ perle “ dhe per ata njerez te mire te tij. Kete shkrim dua tja kushtoj kujtimit te njerit nga shokete mi me te mire nga ky qytet, fisnikut te pakrahasueshem, pilotit te pasionuar Robert Marko ( ndjese paste ), gjurmet e te cilit trokasin fort ne Historine e Aviacionit Shqiptar.
Lexo të plotëOpinion: Për pilotin virtuoz të helikopterit MI-4, Janaq Naun Jorgji
Zakonisht, kur nje njeri ndahet nga jeta, ne cdo rast, fliten e perseriten fjale te mira per te. Kjo eshte normale dhe e njerezishme. Dihet: I ikuri nuk degjon e nuk ndjen gje por, jane te prasmit e tij qe perjetojne. Ndoshta fjalet e mira qe thuhen synojne permiresimin apo rikuperimin e klimes ne mjedisin qe mbetet. Opinioni qe vijon ka dicka qe nuk perngjan me opinionet e tjere. Ajo qe nuk perngjan lidhet me personalitetin per te cilin behet fjale. Janaqi ishte vec te tjereve, jo se ishte i mbinatyrshem, por per faktin se natyra i kishte falur Atij njeriu cdo gje te mire qe mund te kete nje njeri.
Lexo të plotëGjirokastritet e duan ajrin dhe aeroplanin
Ky perfundim vlen, si per qytetaret dhe per rrethinat. Historia e Dino Cicos, vertet rrefehet si legjende, por Brenda saj ka dicka te vertete dhe e verteta bazohet ne deshiren e gjirokastriteve per te lundruar ne ajer, si zogjte fluturake. Ne kete kuptim komentet mbi baza te verteta per kete legjende, mund te jene shteruese.
Lexo të plotëTelashet e atij qe shkruan
Nuk qenka e lehte te shkruash. Ne vecanti, kur shkruan per te tjere, te cilet nuk jane ne jete dhe kur bashkekohesit e tyre „ kane ikur “. Kerkeses per te rrefyer ne nje material te shkruar te verteten ( ate te vertete qe njeh autori ), me te gjitha kerkesat ben te domosdoshme te kesh njohuri te sakta e te plota, ne fushen e letrave dhe ne shkenca te ndryshme. Sidomos kerkohet njohje ne fushen e historise, te psikologjise, te jete gazetar e analist e ku ta di une se cfare. Kush mendon se njeriut te letrave i mjafton vetem te nxije letrat e njerezit do ta lexojne, pa gjetur ne shkrim ate qe u intereson, le ta provojne.
Lexo të plotëZemerimi i njeriut te Perendise
E kam thene dhe e perserit, vazhdimisht: Voskopojen e dua shume dhe e lakmoj. Thuajse cdo vit shkoj ne ate vend te lashte e turistik per te percjelle pushimet verore. Me ngjan vetja sikur jam voskopojar edhe pse fshatin tim e dua shume e nuk e nderroj me asnje tjeter. Vajtja shpesh ne ate fshat – qytet ka lene gjurme te mira ne qenien time dhe nje lloj vartesie.
Lexo të plotëGezim Barjami
(DISA NJEREZ TE THJESHTE, SPECIALISTE TE PERKUSHTUAR E GURE THEMELI, NUK DUHEN HARRUAR).
Ne Aviacionin Shqiptar, qe nga fillimet e tij ( behet fjale per periudhen e pas Luftes se Dyte Boterore ) kane vene nga nje tulle, ne murin ku ai u ngjit, e kapi maja te papara, mjaft aviacioniste: pilote, teknike, e specialiste te te gjithe llojeve. Po te rrekeshim te krahasonim nivelet e kohes per te cilet behet fjale, me ato te sotmit, krahasimet jane te veshtire mbasi diferencat jane te dukshme.
Lexo të plotëMonografi per nje pilot, i cili la emer te mire, pa rrahur gjoksin, se coc ka bere. (Njeriu i mire, le pas emer te mire e kujtohet, perjete, si i tille)
Kam njohur nga afer e kam patur privilegjin te punoj me nje njeri, i cili, me ka lene mbresa te thella e nuk ngjante me te tjeret. Ai qendronteme lart nga ndonjeri qe rreh gjoksin e i atribuon vetes, vlera qe nuk i ka patur ndonjehere. Kuptohet; vlerat e tij, mund te jene te fryra e te sajuara dhe lumemadhit i vjen mire tja atribuosh.
Eshte fjala per nje njeri te mbetur bonjak, qe ne femijeri, kur ish vetem 7 vjec. Ai u lind, me vella binjak, ne fshatin Kolonje te rrethit te Gjirokastres; u rrit e u vselit ne fshatin Prongji, te ketij rrethi, nen kujdesin e njerezve te mire te fisit te tij human e te shpirtmireve te atij fshati. Ai u „ poq “ ne zjarrin e Luftes Nacionalclirimtare dhe me vullnet e me inat, u fut ne udhet e qiellit, ku dha ndihmesen e tij modeste, me shume vlere per rritjen e Aviacionit Shqiptar, me kontribute bazike ne helikopter, si themeltar, si pilot e si drejtues „babaxhan “.
Lexo të plotë