Category Archives: Njerëz

Xhirja (Rrëfenjë për një shpirt human, pa limit)

Bëhet fjalë për mjeken Haxhire Kananaj (Eshja) e cila ishte me origjinë nga Petrela dhe me kontribute të rralla,  në fushën e mjekësisë, në qytetin e Tiranës,  por jo vetëm. Urdhri i Hipokratit e ngarkonte me detyrimin human për ti shërbyer  jetes së njeriut,  kurse zemra bujare e saj  e obligonte t’u ndodhej pranë e të ndihmonte,  me çfarë të mundej njerëzit në nevojë.  Ajo shërbeu në detyrën e mjekut,  për shumë vite me radhë, gjithë jetën e përcolli në fushën e mjekësisë,  në Tiranë e në rrethina,  ku bëri emër,  falë shpirtit të saj bujar.  Nuk kemi të bëjmë me një bamirësi të thjeshtë apo me një keqardhje për atë që vuan por me një përkushtim të rrallë në shërbim të pacientit.

Lexo të plotë

Bilush Imeri – piloti që përjetoi kalvarin e vuajtjeve të një ndëshkimi të pamerituar

PROLOG

Shëmtia që ndikoi fuqishëm,  për keq  në jetën e Bilush Gani Imerit,  pilotit të dashuruar me ajrin dhe me lundrimin ajror,  nuk mund të jetë një rastësi;  as një dukuri e izoluar;  ajo është unikale për Shqipërinë e atyre viteve por dhe më gjerë.  Kush ka vullnetin e mirë dhe mundësitë,  le të provojë t’i qaset kësaj dukurie negative e t’i bëjë anatominë.  Argumenti është i njohur e i urryer nga shumëkush.  Djaloshi me tipare të spikatura njerëzore e me dëshirë të zjarrtë për t’u renditur me “ pulëbardhat”,  pati fatin e keq të bonjakut pa mbështetje dhe ra viktimë e shpirtit të keq dhe e tekave “perandorake ” të njerëzve të keqinj,  të cilët,  në zemër kishin ligësinë.  Bilushi,  në vend të shoqërisë me ata që drejtonin “pulëbardhat”,  siç vlonte së brendëshmi,  mori si “shpërblim”, degdisjen në malin e Çajupit,  me detyrë menaxhimin e deleve të kooperativës blegtorale  të fshatit “ Asim Zeneli ”,  në rrethin e Gjirokastrës.  

Lexo të plotë

Një ditë fluturimi në poro

RRËFIM NGA PEVOJA VETJAKE

Në fillimvitin 1966, pasi kisha fluturuar për gati 3 vite në Skuadriljen e Dytë të Regjimentit të Rinasit,  e cila ishte e pajisur me aeroplanë gjuajtës-bombardues reaktivë të tipit Mig-17F,  ku komandant ishte vunjoti,  fluturues  i talentuar, Kosta Neço Dede,  me gjithë mustaqe dhe zevendës  i  tij, trimi me fletë, nga Picari  i  rrethit te Gjirokastrës, Gëzdar Riza Veipi,  me tipare brilante të karakterit e me të dhëna flutururimi të lakmuara,  mora urdhrin për të shkuar në Shkollën e Aviacionit në Vlorë,  ku do të isha pjesë e skuadriljes reaktive dhe do të kryeja detyrën e instruktorit të teknikes së pilotimit.

Lexo të plotë

Agroni: trimi i çarturi Galanxhijve, Dëshmor i Atdheut

Përkushtim

Kishe shpirt njeriu e të ndrinte ballin vetemohimi e trimëria. Ishe i përkushtuar së brendshmi për të shkuar pranë fatkeqeve e për të shpëtuar shpirtrat që vuanin apo që ishin në rrezik. Ndaj, si dhjetra herë më parë, në atë buzëmbrëmje u ngrite në fluturim, në një mot të paqartë, drejt një operacioni shpëtimtimi, në bregdetin e jugut të atdheut.

Lexo të plotë

Përtej nostalgjisë

Lundrimi i njeriut në hapësire, ka qenë e mbetet ëndërr sublime e çdo njeriu. Në çdo çast të jetës së tij mbi tokë, që kur ai u ndërgjegjësua, edhe pse në gjendjen primitive, krijesa njerëzore vështronte lart, kënaqej me lundrimin ajror te fluturakeve, rendte pas tyre, me synimin për ti arritur e për ti kaluar. Kështu, njeriut primitiv, pas shumë kohesh i lindi ideja për t’u ngjarë zogjve e ndoshta për ti kaluar ata, në fluturimin e tyre.

Lexo të plotë

Hysa ynë

Një monografi ndryshe

Shumë herë jam përfillur për te shkruar diçka, për Hyrën por jam sprapsur, jo pa shkak. Sa e vështire është te përmbledhësh ne një monografi jetën e një “gjigandi” si ai. Një jete qe i ka te gjitha brenda. Hysa ndriti sa qe ne jete, vazhdon te ndrite dhe pas ndarjes nga jeta. Nuk e teproj po te them se Mahmut Hysa nuk ngjante me një njeri te zakonshëm; Ai ishte një “yll dritëshumë”; ishte një “ vegim”; një “engjëll mbrojtës” qe na erdhi si dhurate nga yjësitë, për te na bere pakëz drite. Si yll qe ishte, Mahmut Hysa mund te krahasohet vetëm me yjet dhe e ka vendin mes tyre, ne përjetësinë e qiellit, ne te cilin lundroi me te gjithë tipat e aeroplanëve qe dispononte vendi ynë dhe mori klasin e pare te pilotit qe është shkalla me e larte e kualifikimit te pilotit.

Lexo të plotë

Petrika i vlerave të shumta

Kam shkruar dhjetra monografi, kushtuar shokeve dhe kolegeve aviatore. Jam perqendruar, ne vecanti tek monografite “lapidar”, kushtuar atyre qe nuk jane me ne jete. Nuk me ka shkuar ne mendje se dikur kujtesa do te me mjegullohej e dora do te me dridhej, sic po me ngjan me Petrika Kostanin, te cilin e kam njohur e kam zene miqesi me te ne kohe te veshtira per te dy dhe per ata qe ishin ne te njejtet  kushte, ne kohen kur studionim per t’u bere pilote. Megjithate,  jam i vendosur e do te shkruaj, sic mundem por dhe sic deshiroj te shkruaj per Ate njeri, i cili i meriton te gjithe nderet.

Lexo të plotë

Beso nga Shijaku

Historia e një piloti të talentuar, të cilit iu pre ëndrra

Muhaxhiri Besnik Isuf Shahi, u lind, u mekua e u rrit ne Shijak, ne fshatin Borake, ne një familje fisnike me origjine nga shqiptaret e Bosnjës. Paraardhësit e tij u vendosen ne Shijak e ne rrethinat e tij ne vitet ’80 te shekullit te kaluar ne shtegtimin e tyre ne vende ku jetohej me qete e rreziqet ishin me te paket. Familja me shume fëmije e boshnjakut Isuf Shahi, menjëherë pas çlirimit te vendit la Barakën e tij te dashur e u vendos ne qytetin e Shijakut, ku u mbështet tek boshnjake te tjerë dhe tek familjet shqiptare qe gjeti aty.

Lexo të plotë

Ganiu i progonatë

Si  ne  cdo  pune,  edhe  ne  ate  te  aviatoreve,  njerezit  nuk  jane  te  prere  me  nje  sharre.  Disa  behen  shtyse  per  t’ i  shpure  punet  perpara,  teksa  te  tjere  frenojne  e  pengojne  progresin.  Flitet  shume  se  veteranet  jane  “ fond  i  arte”,  apo  “ magazine  vlerash”.  Keto  jane  te  verteta  e  nuk  kane  nevoje  te  vertetohen.  Vete  mosha  qe  mbajne  mbi  supe  eshte  jo  vetem  fat  e  privilegj,   por  nuk  mund  te  thuhet  se  mosha  eshte  gjithcka.  Ajo  eshte  vetem  nje  premise  e  mire.  Vlerat  individuale  te  njerezve  jane  ato  qe  bejne  diferencen.

Lexo të plotë

Albert Spiro Shkurti – pilot helikopteri i klasit te dyte

(Miresia  e  atij  njeriu  nuk  njeh  kufi)

Kete  shkrim  monografi,  te  cilin  ia  kushtoj  nje  aviatori  te  thjeshte,  nga  jerezit  me  te  thjeshte e me te  mire  qe  kam  njohur,  mund  ta  titulloja  tjetersoj,  nisur  vetem  nga  fakti  se  tek  Ai  njeri  miresia, urtesia  dhe  thjeshtesia  te  cilat  nuk  kane  ane  e  fund   perbejne  nje  trinom   te   pandare;  ato  jane  rritur  se  bashku  e i  perngjasojne  njera – tjetres.  Alberti  eshte  nga  te  paktet  njerez,  qe  nuk  deshiron  te  shkruash   per   te,  ne  nje  kohe  kur  mjaft  te  tjere  e  kerkojne  kete,  me  kembengulje. Lexo të plotë