Category Archives: Histori

Jurij Gagarin u lëshua në hapësirën kozmike

Yuri Gagarin

Më 12 prill të vitit 1961, në orën 9, nga kozmodromi i Baikonurit të Bashkimit Sovjetik, me një raketë hapësinore tip: “Vostok 3KA-3”,  u lëshua në orbitë, piloti kozmonaut sovjetik Jurij Gagarin. Kjo ndodhi e veçantë ishte ndoshta ngjarja më spektakolare e atij viti. Për herë të parë, në historinë e njerëzimit, një njeri u hodh në orbitë, e kreu disa rrotullime rreth globit tokësor. Ishte një arritje e paparë e shkencës dhe teknikës së fluturimit. Jurij Gagarin, në rrotullimet rreth globit tokësor, brenda kapsulës kozmike, këndoi, në gjuhën ruse, disa kpëngë patriotike, të cilat u ndoqën, me kufje nga miliona njerëz. Ndodhia ishte e afërt me profesionin tonë, të pilotit, kësisoj kishim një motiv më tepër për t’u ndierë  krenarë. Lexo të plotë

Mësuam, por dhe nuk u pajtuam

MiG

Shkuam në Bashkimin Sovjetik me qëllim që të mësonim shkencën e vështirë të fluturimit. Kjo ishte kryefjala e vajtjes tonë në atë vend me hapësira të pamat e me atë zhvillim, nga më të fuqishmit e kohës. Si na shkuan fluturimet, i kam përshkruar hollësisht në rubrikat e mësipërme. Nuk mund të anashkaloj dhe disa fusha të tjera ku mësuam gjëra të papara e të pajetuara më parë. Është fjala për ato mësime të cilat nguliten fort e lënë gjurmë të pashlyera. Ose kur janë të dobishme e të duhen gjatë gjithë jetës. Me bindje them se, ne, shkuam në Bashkimin Sovjetik, për tu bërë pilotë ushtarakë por nuk u kufizuam vetëm me këtë. Ne atje mësuam dhe mjaft gjëra me vlerë, falë mundësive dhe kushteve optimalë që gjetëm. Ishim në atë moshë kur truri i njeriut thith shumë e i përvetëson ato që mëson  brenda një kohe të kufizuar. Sidomos kur është fjala për disa fusha të jetës ku dijenitë tona ishin të varfra.

Lexo të plotë

Prapësitë tona

Jeta dhe veprimtaria jonë mësimore, në shkollën e aviacionit, në Batajsk, edhe pse nuk pati ndonjë vazhdimësi kushedi çfarë, nuk mund të kalonte e qetë, si “në vaj”. Jemi  popull mesdhetar e shquhemi për temperament e karakter shpërthyes, ndryshe nga banorët që gjetëm të cilët, në shumicë, ishin të qetë e naivë të mirë. Ne vërtet shkuam për të mësuar teorinë dhe praktikën e fluturimit, por, si adoleshentë që ishim dhe pa përvojën e nevojshme të jetës, pa dashje e nga papjekuria jonë, krahas sjelljeve e punëve të mira, lamë dhe ndonjë shijë të pakëndshme. Duhet thënë se ndonjë prapësi e moshës, e cila u duk, në raportet me të tretët, kishte vetëm karakter vetjak, e nuk mund “ti vishet “ gjithë grupit të djemve nga Shqipëria. E nënvizoj këtë çështje, mbasi edhe kur shfaqej ndonjë sjellje a veprim, jo sipas normave të kohës, shokët e grupit, në tërësi, jo vetëm që nuk e përkrahnin, por, sipas rastit e mundësive, i kundërviheshin asaj. Ndodhte si me atë njeriun, i cili udhëton në një terren me baltë e i ngarkohen këpucët. Me të gjetur rast ai përpiqet ti pastrojë ato, duke larguar prej tyre baltën, e cila nuk është e tij. Gjithsesi, grupi i 6-të i studentëve për pilotë, nga Shqipëria, deri në fund mbeti kompakt e i pa-kompromentuar. Lexo të plotë

Fluturimi i parë vetëm

 

Bataysk AB area I

Bëhet fjalë për fluturimin e parë, pa pasur instruktorin në kabinën e dytë. Kjo gjë ndodh vetëm një herë në jetën e pilotit. Është ndoshta ndodhia më e spikatur e më fatlume. Ndjesitë që të sjell fluturimi i parë vetëm janë të shumta e komplekse. Ato janë thjesht vetjake e përjetohen vrullshëm, vetëm në një kohë të shkurtër, (6-7 minuta) aq sa është kohëzgjatja e një fluturimi, në rreth, por nuk shlyhen kollaj nga memoria. Ato pushojnë së ekzistuari kur pushon vetëdija e njeriut konkret; sa të ketë njeriu jetën. Përjetimi i atyre minutave nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër; madje njeriu që i ka provuar ato çaste, e ka të vështirë t’ia njohë vetes e ti kujtojë. Në këtë rast, çiltërsia, transparenca e njeriut ngërthehet me egon, dashurinë për vetveten dhe prirjen për ti larguar gjërat nga vetja. I tillë është njeriu, kompleks, i vështirë, i paparë e i padeshifrueshëm. Lexo të plotë

Hedhja me parashutë

Hedhja me parashute

Hedhja me parashutë e studentit për pilot, para nisjes së fluturimeve me aeroplan është domosdoshmëri. Kemi të bëjmë me një ndodhi, ndoshta nga më të rëndësishmet e më seriozet në jetën e një piloti. Është fjala për hedhjen e parë, pa të cilën, studenti nuk mund as ti afrohet kabinës së aeroplanit. Në hedhjen e parë me parashutë, piloti i ardhshëm, provon diçka të cilën, më parë as që e ka përfytyruar. Ai shkon drejt të panjohurës misterioze. Vetëm ai që e ka provuar këtë gjë mund të ketë shijuar kënaqësitë dhe të papriturat që e përcjellin atë dukuri.  Lexo të plotë

Në kushte optimale për punë e jetesë të rrethuar nga kujdesi i shtuar

Para se të niseshim për në Bashkimin Sovjetik, gjenerali i Ministrisë së Mbrojtjes, në Tiranë, pasi na sqaroi situatat, na dha një porosi të çmuar: “Të bënim kujdes që të mos binim në provokacionet e vendasve”. Në gjirin e ish kampit socialist kishte ndodhur një e çarë e madhe. Në anët tona, kur prishet në mënyrë të pariparueshme një lidhje thonë: “Buka e thyer, nuk ngjitet kurrë”! Lexo të plotë

Homazh kushtuar pilotit nga minoriteti grek në Shqipëri, Vasil Thoma Noni

Vasil Thoma Noni

Këtë monografi homazh, kushtuar njerit nga djemtë më të mirë të aviacionit shqiptar, birit të Sofratikes, pilotit të vetëm gjuajtës-bombardues nga minoriteti grek, në vendin tonë, Vasil Thoma Noni, e kam shkruar, me ndihmën e paçmuar të shokut dhe mikut të tij, të mirë, pilotit dibran – Zylfi Hoxha. Pa opinionet dhe materialin jetësor të servirur prej tij dhe thënjet e  kolegëve e bashkëkohësve te Vasilit, ndoshta ky material do të kishte mbetur i paplotë e i paarrirë. Më duhet ti falenderoj, përzemërsisht e t’u përulem, me nderim, tërë atyre njerëzve të mirë, të cilët vunë një dorë për ti ngritur këtë lapidar të merituar, atij djali “ flori”, i cili u shfaq, në radhët e pilotëve shqiptarë, si një “ëngjëll” i pashëm e na iku, krejt papritur e aq shpejt, sikur na e rrëmbeu dikush e na e përpiu toka ku ra. Lexo të plotë

Aventura në Rusi në fundvitin 1993

Në vitet 1960 -1961, me një grup djemsh, 18 vjeçarë, nga vendi im, kam qenë për të studiuar e praktikuar shkencën e vështirë të fluturimeve ajrore, në Bashkimin Sovjetik. Grupi ku bëja pjesë kishte në përbërje 36 djem, me shëndet të plotë, të mbledhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Disa syresh kishin kryer programin teorik e atë praktik, në vendin tonë, në aeroplanët e lehtë mësimorë Jak – 18A. Lexo të plotë