Ajo që dua t’ju dëftoj ka ngjarë dikur, larg në vite, por është e vërtetë. Shumëkush e ka dëgjuar, si ndodhi, por, është e mundur mos ta ketë të qartë e të saktë si ka ngjarë. Është një histori njerëzore, e vërtetë, e cila, mbasi rezultoi fatlume, u anashkalua, pa marrë jehonën e duhur. Dikush e nënçmoi, një tjetër e përçmoi apo e anatemoi, me keqdashje. Kish dhe të tjerë, të cilët u përpoqën ta linin në harresë, me qëllim që koha të mbulonte gjurmët dhe njerëzit mos ta mësonin të vërtetën. Pati dhe ndonjë orvatje për ta tjetërsuar ngjarjen, e për ti hyrë në pjesë tjetrit, dujke menduar se mund të merrnin meritat e protagonistit të vërtetë. Sido që dikush, apo shumëkush, me dashakeqësi u përpoq ti futej tjetrit në pjesë, historia bëri të sajën edhe pse me vonesë. Ky rrëfim bën pjesë në ato përpjekje që synojnë të nxjerrin nga skutat ku është futur, të vërtetën e vetme, mbi ngjarjen dhe protagonistin. Lexo të plotë
Monthly Archives: November 2015
Diplomat e para të pilotëve, në shkollën tonë të aviacionit
Zanafilla e Aviacionit Shqiptar është diçka më e lashtë nga ajo që njihet si ditë e krijimit të aviaconit shqiptar. Djemtë e shqipes kanë nisur të fluturojnë, në aeroplanët e kohës, diku, nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore e në veçanti, pas saj. Shkollë aviacioni, për të përgatitur pilotë, në vendin tonë, për shkak të kufizimeve të kohës, nuk kish, por, disa djem, me të dhëna të përshtatshme, të përzgjedhur me kujdes u dërguan në shkollat e aviacionit të vendeve të tjerë, si Austria, Franca, Italia, Gjermania, Rumania etj, nga ku erdhën të diplomuar pilotë. Dëshira për të patur aviacionin tonë, në Shqipëri ka lindur, herët. Disa filantropë shkodranë, blenë, me shpenzimet e tyre, tre aeroplanë, të cilët u ulën e u ngritën nga fusha e Shtoit. Lexo të plotë
Koloneli peshonte me peshore farmacisti
Kam patur fatin e mirë dhe privilegjin e madh të kontrollohem , jo një herë, në fluturim, nga Babai i Aviacionit Shqiptar-i paharruari Niko Selman Hoxha.E kuptoj; kam qenë me fat, prandaj ndihem i privilegjuar. Emocionet më fillonin qyshse merrja vesh se do të fluturoja, kontroll, me kolonelin në kabinën e dytë.Mirëpo ai, veçse ishte i talentuar në profesion, ishte dhe “ shpirt njeriu “, si qënje humane. Kur kryeja detyrën në ajër, sipas ushtrimit, koloneli qendronte i qetë, vrojtonte por nuk më ndërhynte, siç bënte ndonjë kontrollues tjetër i bezdisur.Ai më linte të veproja e nuk përzihej në punët e mija. Madje nuk më fliste as nëpërmjet radios së brendshme S.P.U. Lexo të plotë
Mustua
Kur morëm udhën për në Moskë, më 26 gusht të vitit 1960, me një aeroplan të tipit Tu-104, nga aerodromi ushtarak i Rinasit, në bordin e aeroplanit ishin mjaft adoleshentë që u drejtoheshim shkollave sovjetike, per t’u bërë oficerë, në specialitete të ndryshëm. 36 djem, mbasi kishim kaluar në sitën e testeve ushtarako-mjekësore të kohës, shkuam në shkollën e aviacionit, në qytetin e Batajskut, qarku i Rostovit mbi Don. E kishim ndarë mendjen , për t’u bërë pilotë. Mes nesh që qëndronim disi të drojtur, ndoshta si pasojë e ndarjes me tanët; nga rrugëtimi ajror, të cilin e provonim për herë të parë apo ngaqë po shkonim larg, në dhe të huaj , 4 djem veçoheshin nga të tjerët. Ata ishin ish “ skënderbegas”; të katër me gjimnaz të përfunduar. Lexo të plotë