Ishte 24 Prilli i vitit 1966. Sherbeja ne Regjimentin “ Peza ” te Qytetit „ Stalin “, ne skuadrilen reaktive te Shkolles se Aviacionit. Skuadrilja jone, e pajisur me aeroplane nje e dyvendesh te tipit Mig-15 llogaritej si skuadrile e trete e regjimentit dhe kishte vartesi te dyfishte. Ne stinen me lageshtire, sterviteshim e jetoniom ne Regjimentin „Peza “. Kur terej fusha ranore e aviacionit, ne Poro, shtegtonim atje, per te mesuar studentet per pilote.
Lexo të plotëCategory Archives: Njerëz
Në aerodromin e Lumalasit, me Hamit Ulqinakun
Ka ngjarë në fundgushtin e vitit 1973. Koha që ka kaluar ngjan si tepër e largët, por këto ditë po dëgjoj , në rjetet e komunikimit masiv dhe në ndonjë foto, vështroj se, do të nisin punimet, për të bërë aerodromin e Lumalasit, i cili, deri tani është vetëm një lëndinë e pamirëmbajtur. Në optikën time, një aerodrom bashkëkohor, në vend të asaj fushe të sotme, do ti bënte nder Korçës Plakë të rinuar. Korça e tre aerodromeve të dikurshëm, për hir të së vërtetës e ka ushqyer Aviacionin Shqiptar me djem nga më të zotët.
Lexo të plotëPiloti rrëfen për pilotin
(Sipas intervistës telefonike me petagogun e teknikës së pilotimit- Sybi Lamçe Koçi)
Sybi Koçi është njëri nga pilotët e Shkollës Sovjetike të Aviacionit . Aktualisht i ka përcjellë të tetëdhjetat e ka fluturuar në disa tipa eroplanësh dhe në helikopter. Në vitin 1958, Sybiu përfundoi mësimet e Shkollës së Mesme Ushtarake “ Skënderbej”; në Tiranë, me rezultate mjaft të mira. Veçse, në gjimnazin e kësaj shkolle Sybiu renditej ndër nxënësit më të përparuar, Ai ishte dhe një sportist i shquar në disa lloje sporti. Sybiu ishte kapiten i ekipit të të rinjve të ekipit të “ Partizanit ” në basketboll; rekordmen në kërcim njëhapësh dhe pjesëtar i ekipit të gjimnastikës në vegla.
Lexo të plotëAgim Aliaj dhe “heroizmi“ i harruar i tij
(Heroizmi- shfaqje e shpërthimit të vlerave morale të akumuluara tek njeriu guximtar)
Është një ndodhi e rrallë; nga ato, për të cilat, duhet shkruar doemos. Jo se ndodhia nuk është cekur më parë por, për mendimin tim, kjo është bërë pamjaftueshmërisht dhe në mënyrë të sipërfaqshme; pa hyrë në brëndësi të dukurisë heroike. Trimëria, si dukuri, në aviacion shpërfaqet në çdo ngritje në ajër, por, aktet heroike, nuk ngjajnë çdo ditë. Ca më tepër se akti heroik i Agim Alisë nuk ishte as i thjeshtë; as i rastësishëm. Çdo piloti mund ti ndodhë fikje e motorrit, në ajër, por jo të gjithë rastet i ngjajnë njëri – tjetrit. Motorri i aeroplanit, që në kohën kur ka nisur shfrytëzimi i mjeteve lundruese ajrore, është çmuar si zemra e dytë e pilotit. Dhe jo më kot.
Lexo të plotëNexhipi i Shenajve – piloti “ brilant”, i cili nuk dëshiron të shkruhet për Të
Ky shkrim nuk ngjan me të tjerët. Ai i përkushtohet një njeriu e piloti nga më të mirët e Aviacionit Shqiptar, me kontribute vlerashumë, si në jetën vetjake e në atë familjare dhe në punën e pilotit kolaudator të Uzinës të Aviacionit dhe si pilot cilësor e jetëgjatë. Shkrimi është plotësisht i merituar, madje kam mendimin se duhej shkruar më parë e më në detaje, për këtë “ bletë punëtore ”, të cilit, nëse nuk i është dëgjuar zëri e nuk ka bërë telendi, për “bëmat ” e tij të shumta, nuk ka ngurruar të flasë puna që ka bërë e “ shkëlqimi ” që i ka dhënë veprimtarisë e jetës së Tij shumëvjeçare. Siç duket, modestia e Tij e tepruar dhe droja se mos ngjante sikur shiste mend, kanë qënë “barriera ” imagjinare, të cilat i kanë vënë përgjithësimit të veprimtarisë të Tij, “Kollodka të forta ”, nën rrota. Mirëpo emira është e mirë e sado të përpiqet cmira dhe xhelozia ta errësojnë, ajo ka emrin që i përket e duhet thirrur në atë emër, se tjetër emër nuk i shkon.
Lexo të plotëLulet e malit nuk u fishkën
(Kushtuar aktit shpëtimtar nga ekipazhi i Helikopterit Mi-4 : Mustafa Çiçi- Fredi Prifti dhe Sinan Breshani).
Pranvera ishte ulur këmbëkryq. Muaji Maj i vitit 1974 erdhi i mbarë. Natyra kishte nisur të gjallërohej. Nëpër lëndina e në faqe të lartësive, bujitja e barit të njomë kishte jeshiluar mjediset. Nëpër maja malesh rezistonte, me “ kokëfortësi ” bardhësia e borës të ngrirë, e cila ngjante me një kapuç, të bardhë mbi majat e lartësive. Poshtë tyre, në rrëzë të lartësive, nën gurë, kishin çelur lulet shumëngjyrëshe, të cilat, të kalitura e të familjarizuara me të ftohtin e stinës dhe të malit, ishin më rezistente, nga simotrat e tyre fusharake.
Lexo të plotëXhirja (Rrëfenjë për një shpirt human, pa limit)
Bëhet fjalë për mjeken Haxhire Kananaj (Eshja) e cila ishte me origjinë nga Petrela dhe me kontribute të rralla, në fushën e mjekësisë, në qytetin e Tiranës, por jo vetëm. Urdhri i Hipokratit e ngarkonte me detyrimin human për ti shërbyer jetes së njeriut, kurse zemra bujare e saj e obligonte t’u ndodhej pranë e të ndihmonte, me çfarë të mundej njerëzit në nevojë. Ajo shërbeu në detyrën e mjekut, për shumë vite me radhë, gjithë jetën e përcolli në fushën e mjekësisë, në Tiranë e në rrethina, ku bëri emër, falë shpirtit të saj bujar. Nuk kemi të bëjmë me një bamirësi të thjeshtë apo me një keqardhje për atë që vuan por me një përkushtim të rrallë në shërbim të pacientit.
Lexo të plotëBilush Imeri – piloti që përjetoi kalvarin e vuajtjeve të një ndëshkimi të pamerituar
PROLOG
Shëmtia që ndikoi fuqishëm, për keq në jetën e Bilush Gani Imerit, pilotit të dashuruar me ajrin dhe me lundrimin ajror, nuk mund të jetë një rastësi; as një dukuri e izoluar; ajo është unikale për Shqipërinë e atyre viteve por dhe më gjerë. Kush ka vullnetin e mirë dhe mundësitë, le të provojë t’i qaset kësaj dukurie negative e t’i bëjë anatominë. Argumenti është i njohur e i urryer nga shumëkush. Djaloshi me tipare të spikatura njerëzore e me dëshirë të zjarrtë për t’u renditur me “ pulëbardhat”, pati fatin e keq të bonjakut pa mbështetje dhe ra viktimë e shpirtit të keq dhe e tekave “perandorake ” të njerëzve të keqinj, të cilët, në zemër kishin ligësinë. Bilushi, në vend të shoqërisë me ata që drejtonin “pulëbardhat”, siç vlonte së brendëshmi, mori si “shpërblim”, degdisjen në malin e Çajupit, me detyrë menaxhimin e deleve të kooperativës blegtorale të fshatit “ Asim Zeneli ”, në rrethin e Gjirokastrës.
Lexo të plotëNjë ditë fluturimi në poro
RRËFIM NGA PEVOJA VETJAKE
Në fillimvitin 1966, pasi kisha fluturuar për gati 3 vite në Skuadriljen e Dytë të Regjimentit të Rinasit, e cila ishte e pajisur me aeroplanë gjuajtës-bombardues reaktivë të tipit Mig-17F, ku komandant ishte vunjoti, fluturues i talentuar, Kosta Neço Dede, me gjithë mustaqe dhe zevendës i tij, trimi me fletë, nga Picari i rrethit te Gjirokastrës, Gëzdar Riza Veipi, me tipare brilante të karakterit e me të dhëna flutururimi të lakmuara, mora urdhrin për të shkuar në Shkollën e Aviacionit në Vlorë, ku do të isha pjesë e skuadriljes reaktive dhe do të kryeja detyrën e instruktorit të teknikes së pilotimit.
Lexo të plotëAgroni: trimi i çarturi Galanxhijve, Dëshmor i Atdheut
Përkushtim
Kishe shpirt njeriu e të ndrinte ballin vetemohimi e trimëria. Ishe i përkushtuar së brendshmi për të shkuar pranë fatkeqeve e për të shpëtuar shpirtrat që vuanin apo që ishin në rrezik. Ndaj, si dhjetra herë më parë, në atë buzëmbrëmje u ngrite në fluturim, në një mot të paqartë, drejt një operacioni shpëtimtimi, në bregdetin e jugut të atdheut.
Lexo të plotë