Një kujtim i largët më vjen i mjegulluar, nga koha e gjatë që ka kaluar dhe nga mosha e avancuar që përjetoj, si dëshmi të atyre viteve të lavdishëm dhe i bëmave të atyre njerëzve të veçantë që nuk duhen harruar. Në këtë togkujtimesh mbresat që më ka lënë një njeri, i cili, nuk ishte si gjithë të tjerët, më nxiti të rrëmbej penën e të shkruaj këtë shkrim, si “lapidar” të mosharrimit. Bëhet fjalë për të paharruarin Andrea Kule ( Ndrekën), i cili, gjykuar nga vlerat që shpalosi gjatë jetës aktive dhe më pas, nuk mund të harrohet. Prandaj, jomëkot e kam titulluar shkrimin, sido që është:” Përkushtim i merituar”. Lexo të plotë
Category Archives: Njerëz
Lamtumirë, Fadil Nexhip Lelaj
Të nderuar pjesëmarrës, në këtë ceremoni lamtumire! Po ndahemi, përgjithmonë, nga një njeri shumë i nderuar, nga i miri Fadil Nexhip Lelaj.
Çdo ndarje nga jeta, le mjaft dhimbje e brenga, pas. Ato nuk i ngjajnë njëra-tjetrës e përjetohen në forma e me intensitete të ndryshëm. Por dhimbja mbetet dhimbje. Tek ata që e ndiejnë më tepër, ajo është më e thellë e zgjat më shumë, në kohë. Të ndierin Fadil Lelaj, e donin dhe e nderonin gjithë sa e njihnin. Se i tillë ishte Ai. Fadili i kish bërë vend vetes e kish lënë gjurmë, kudo ku shkeli e kudo ku shërbeu, në mbrojtje të Atdheut. Tiparet e rralla humane dhe jeta aktive që përcolli mbeten mbresëlënëse dhe frymëzuese. Lexo të plotë
Rrapo ëndërrimtari nuk e harron “ bukën e vjetër”
( Historia e një ëndrre të parealizuar)
Një emër jo aq i njohur e aspak i komentuar në Aviacionin Shqiptar. Kontributi i tij si fluturues ka diçka të veçantë; ndoshta të pa përsëritshëm. Ai nisi të lundrojë nëpër qiell, në vitet -1960 dhe 1961,pjesërisht në Shqipëri e pjesërisht jashtë vendit, atëherë, kur fluturuesit në vendin tonë numëroheshin me gishta. E nisi dhe e rifilloi, me shumë dëshirë fluturimin por, udhës u zhgënjye, për shkaqe që nuk vareshin prej tij. Aviatorët e shumtë të pas këtyre viteve, nuk e njohin Rrapon, mbasi nuk kanë qenë pranë tij; ata që e kanë njohur, në atë kohë, mundet edhe ta kenë harruar dhe asnjeri nuk ka shkruar për të. Me sa duket, ata që merren me këtë punë, kanë qenë mjaft të ngarkuar e nuk u ka premtuar koha të merren dhe me kontribute afatshkurtër. Gjithsesi, kjo shënon një mangësi, e cila, kërkon tjetër qasje; pse jo dhe korrigjim. Lexo të plotë
Çobani bonjak u ngjit në “majë të malit”
(Monografi, kushtuar pilotit ushtarak të klasit të parë- Çobo Hibro Skënderi)
Jetët nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Dallimet mes tyre bëjnë të veçantën; atë që quajmë interesante. Niset njeriu për udhë të gjatë e, diku synon të arrijë, por nuk soset dot e nuk e arrin atë që kërkon. Njeriu, sado i mënçur e i zgjuar të jetë, nuk mund të parashikojë ato që do ti ngjajnë udhës. Nuk kanë thënë mëkot të parët tanë se: “ atë që sjell sëhati, nuk e sjell dot moti”. Është fjala për befasinë, apo për ato të papritura që ngajnë sa hap e mbyll sytë. Të papriturat kanë diçka të përbashkët me aksidentet. Askush nuk i dëshiron ato, por jo gjithnjë mund ti parandalojë apo ti shmangë. Ca më pak kur kemi të bëjmë me paudhësi e zëmërligësi njerëzore. Lexo të plotë
Fjala e hapjes, në promovimin e librit të Aleksandër Çalës- “Meteor”

Të nderuar pjesëmarrës,
Nuk po i gjej dot fjalët që i shkojnë për shtat kësaj “ feste” me shumë vlerë. Ngërçi lidhet me përgjegjësinë dhe nderin e madh që përjetoj, për të folur përpara jush. Para së gjithash, përshëndes, me përunjësi e nderim, familjarët dhe të afërmit e të rënëve dhe personalitetet e shquar që na nderojnë këtë “festë”! Kjo që po ndodh ka vlera të shumta historike dhe njohëse. Është njoftuar se do të bëhet promovimi i librit “ Meteor”, shkruar nga mendjendrituri me shpirt bujari, zoti Aleksandër Çala. Në fakt, nuk kemi të bëjmë me një promovim libri të rëndomtë, nga ata që dergjen rafteve të librarive e u bëjnë jehonë “ bëmave” të autorit apo të afërmve të tij duke stisur të paqëna por bëhet fjalë për një enciklopedi të mirëfilltë, me vlera historike dhe njohëse.
Lexo të plotëBardhyl T K. Lubonja- pilot i “ elitës”, i ngjiti me shpejtësi shkallët e kualifikimit
Në ndonjë rast,domethënia e emrit, përkon me personalitetin e mbajtësit të tij. Paska qenë “profet” kumbari i Bardhyl Lubonjës, i cili ka paraparë ardhmërinë e jetës të heroit tonë simpatik. Gjuhëtarët, për të zbërthyer e spjeguar domethënien e këtij emri, janë në fushën e tyre; mua do të më mjaftonte pësëritja e atyre që më sygjeruan ata që e njohin, ndoshta më mirë, protagonistin e këtij rrëfimi. Lexo të plotë
Dauti dhe Damini- dy vëllezër si drita
Gjatë jetës, na ka rastisur të dëgjojmë e të përsëritim një togfjalësh, i cili, na pëlqen e duam ta dëgjojmë vazhdimisht. Kush nuk i ka dëgjuar fjalët: “Ai, është njeri i mirë”! “ Ai, renditet ndër më të mirët e më të mirëve”! “ Ky, është xhanan e shpirt njeriu”! “ “X” apo “Y”- është nga ata njerëz që të falin vetëm mirësi”! “ Tek ai njeri, mirësia nuk ka të sosur”! etj.etj. Dakort! Këto, e të tjera, të ngjashme, janë të sakta e të merituara, për ata, të cilëve u përkasin. Kam një rezervë e atë ua them, hapët: Ta përcaktosh tjetrin “ të mirë”, ke thënë shumë e, në të njëjtën kohë, nuk ke thënë asgjë. Nuk bëhet fjalë për një “ lojë fjalësh”, por për një vlerësim, i cili ka nevojë të zbërthehet e të sqarohet, më tej. I miri dhe mirësia e tij, janë të pranishme e përjetohen nga të gjithë komunitarët por, jo të gjithë e çmojnë mirësinë, me “notat” që ajo meriton. Lexo të plotë
Agim Nuredin Spahiu- pilot i elitës; njeri i përkryer
Prolog
Aviacioni është cilësuar : “ atdheu i mrekullive”! Thënë me të tjera fjalë, në ajër ngjajnë ato që nuk ndodhin në tokë. Lundrimi ajror është punë e guximtarëve. Atë e bëjnë realitet disa njerëz të një specie të veçantë, siç janë pilotët, kur dihet se për të ngritur një aeroplan në ajër, punojnë disa dhjetra e më tepër të tjerë, sejcili në detyrën e tij. Ata që ngrihen në ajër, veçohen për guxim e trimëri dhe për qendrueshmëri të rrallë. Përndryshe, nuk i jepet jetë tërë asaj djerse e mundi. Lexo të plotë
Grimca kujtimesh, për të papërsëritshmin Azbi Ramadan Seranaj
Shkrimet e porositura e futin në vështirësi atë që shkruan. Ai, që të “ gatuajë” siç duhet, ka nevojë të rëmojë e të qëmtojë tipare e virtyte të heroit, për ti hedhur në letër. Me Azbi Ramadan Seranaj, çështja paraqitet disi ndryshe. Tiparet dhe virtytet e tij, ishin aq me tepri sa letrarit nuk i paraqitet alternativa të bëjë kërkime, e hulumtime. Çdo të mirë që të shkruash për të, ngjit. Mendimet për atë njeri; çfarë them? Për atë supernjeri, janë endur sheshit e koha nuk i ç’bën dot. “Pena të forta” kanë shkruar, për jetën dhe veprën e tij. Mirë kanë bërë. Mendoj se nuk është shkruar sa duhet. Figura e tij është shumëdimensionale e druaj se nuk janë bërë të njohura, publikisht, të gjitha vlerat e tij. Ishte i veçantë Azbiu; ai ishte” një kokë mbi shokët”! Këtë e kam bindje e nuk e theksoj thjesht për kortezi. Lexo të plotë
Fitimtarë mbi tufanin dhe ortekun – (Rrëfim i përjetuar)
Regjimenti i Helikopterëve, në historinë e vet ka përshkuar një udhë të lavdishme heroizmi, masiv, derisa u ngjit në piedestalin e “ Repartit elitë” të Ushtrisë Popullore. Në këtë rrugëtim të vështirë, kanë lënë mundin e djersën, dijet dhe përkushtimin, breza të tërë oficerë, ushtarë e punonjës të profileve e specialiteteve të ndryshëm. Në këtë marshim lavdie, kanë mbetur si pika referimi apo si gurë kilometrikë, disa detyra të vështira ajrore, njëra syresh, është ajo që do t’u serviret në vijim. Lexo të plotë





