( KUJTIME)
Ishte fundviti 1982. Ne Veri – Perendim te vendit, ne rajonin e Hotit dhe ne malin e Velecikut nje „brigate „ me ushtare qe kishin plotsuar kohen e sherbimit te detyrueshem ushtarak dhe dolen vullnetare per te punuar nje muaj pas kryerjes te sherbimit te detyrueshem ushtarak, per te kontribuar ne punimet per fortifikimin e mbrojtjes. Ata hapen transhe, ne nje terren te thyer e shkembor. „Brigata“ e improvizuar kishte ne perberje 3 batalione: Njeri i Regjimentit te Gjadrit; nje tjeter i Regjimentit te Rinasit, dhe i treti, me ushtare te Regjimentit te Qytetit „ Stalin “. Ishte dhe nje kompani me ushtare te Regjimentit te Helikoptereve dhe te Skuadriles te Transportit Ajror; te miksuar. Ne kete „brigate “ benin pjese 1500 ushtare „te liruar “ dhe rreth 150 oficere ( kryesisht nga radhet e kandidateve per anetare partie: shefat e xhenios te regjimenteve te aviacionit, te cilet drejtonin punimet dhe shtabi i „ Brigates “ , me te gjithe sherbimet.
Me caktuan komisar te ketij aksioni delikat e me pergjegjesi te madhe. Meqenese isha zevendessekretar funksionar i Komitetit te Partise te Aviacionit, perfaqesoja kete komitet. Komandant i aksionit ishte kuadri Hysen Birce, ne ate kohe, shef i pergatitjes fizike te aviacionit shqiptar dhe komandant i Poligonit te Aviacionit. Mjek i aksionit u caktua dr. Lefter Yzo, i cili, ne ate kohe kryente detyren e Shefit te Shendetesise te Regjimentit te Gjadrit dhe te tjere kuadro drejtues.
Efektivat e aviacionit pjesemarres ne kete aksion, remuan transhe ne nje terren malor – te gurte. Puna ishte e rende dhe terreni tejet i veshtire. Cdo dite kryheshin rreth 500 plasje me mina. Kushtet e jeteses dhe te ushqimit ishin, krahasimisht me te dobeta me ato qe lane ne repartet perkates. Karakteristike e pergjithshme ishte shkalla e larte e entusiazmit te njerezve dhe gatishmeria e tyre per te perballuar cdo sakrifice e privacion. Ndoshta motivet nxitese ishin te atille sa prevalonin veshtiresite. Fakti qe djemte e kishin kryer me sukses sherbimin e detyrueshem ushtarak i cili mbahet mend gjate gjithe jetes dhe, pas aksionit do te shkonin prane familjeve ishte njeri nga motivet nxites. Dikush, i cili kishte lene ne fshat te dashuren ose te fejuaren, ndonjeri edhe bashkeshorten e femijet te cilet do ti takonin, me mall, tashme me te rritur, ishte nje motiv tjeter i forte.
Ne terre ate pune voluminoze e me rrezikshmeri te larte nuk na ngjau asnje aksident apo premise per ngjarje te jashtzakonshme. Kujdesi per jeten e djemve 20 vjecare dhe masat e sigurise teknike ishin ne shkallen me te larte te mundeshme. Gjate asaj pune vetemohuese dhe voluminoze ku punohej gjate gjithe dites; nga mengjesi derisa binte erresira e mbremjes, u plagos lehte ne dore, nga ciflat e gureve, nje ushtar aksionist nga te kompanise te Farkes. Shefat e xhenios te reparteve te aviacionit, si specialiste te mirefillte ishin ne „timon “ te puneve. Ata i drejtonin proceset e hapjes; te mbushjes; te ndezjes dhe te plasjes te minave, drejtperdrejt. Kandidatet per anetare partie, fale reputacionit qe kerkonin te merrnin, udhehiqnin, kudo, me shembullin vetjak. Ata ishin perhere ne ballet e aksionit.
Gjate diteve te aksionit u perballem me nje rast fatkeq, te cilin, mendoj se e zgjidhem sic na perkiste dhe sic e donte puna. Ishte rast fatkeq e teper i dhimbshem. Ushtarit Rrok Gjoka, efektiv i Regjimentit te Gjadrit, nga fshati malor Kalivac i rrethit te Lezhes iu nda nga jeta Nena. Dhimbje dhe trishtim i madh per Djalin, per familjen e tij, per fisin dhe per te gjithe ata qe e ndjene ikjen e Saj. Merreni me mend sa dhimbje i shkakton vdekja e Nenes, nje djali te ri 20 vjecar, gjate kohes kur Ai ndodhet ne Ushtri, duke kryer sherbimin e detyrueshem ushtaraK. Perafersisht edhe kur tjetri eshte i lincuar, ne burg, ose kur ndodhet larg familjes ne kurbet, dhimbja eshte me e madhe.
E pleqerova kete ndodhi fatkeqe me komanden e me shtabin e aksionit si dhe me drejtuesit e Regjimentit te Gjadrit e se bashku vendosem ta percillnim djaloshin ne fshatin e tij te lindjes, ne Kalivac te Lezhes, per t’u ndodhur prane te tijeve e per te percjelle Nenen ne banesen e fundit. Do te ishte teper e rende sikur Biri mos ti hidhte nje dore dhe asaj qe i dha jeten dhe e beri aq. Sic dihet, rruga qe duhet te pershkonim ishte e larget; terreni i thyer, malor dhe deimer. Nuk mund ta linim te vetem djaloshin te shkonte ne fshatin e tij ne ate gjendje shpirterore te rrenuar. Po ta benim kete, dhimbja e birit te asaj nene do te ishte me e madhe dhe rreziqet te shtuara. Nuk do te ishte as burrerore. Te tjera tradita ka populli yne, i cili nuk e le tjetrin te vetem, si ne gezim, ca meteper ne fatkeqesi. Kesisoj, vendosem, kolegjialisht te conim nje dergate, per te shoqeruar Rrokun ne Kalivac te Lezhes, ne kete fatkeqesi te rende qe e kishte pllakosur. Barra morale e pergjegjesise binte mbi mua. Pergjegjesia ligjore, sipas hierarkise – gjithashtu. Si me te aferm te tij, ne batalion e ne regjiment u gjykua qe ne dergate te ishte komandanti i tij, oficeri Abdurrahman Arseni Shehu, nga fshati Dames i rrethit te Tepelenes. Ushtari i liruar – Fran Lleshi nga Lezha i cili ishte shok i Rrokut dhe sekretar i rinise, u gjykua si njeri me shume vlerane kete dergate. Se bashku me ushtarin fatkeq, u beme kater. Per te pershkuar ate rruge malore, ne mes te dimrit, kerkohej nje mjet i fuqishem e i sigurte. Dinim se rruga, deri ne fshatin Ugrej, ishte me taban te forte e te ngjeshur dhe e kalueshme nga mjetet, kurse me siper, duhet te rrugetonim rruge e pa rruge, neper gjurmet e rrotave te makinave te renda qe transportonin truba. Meqenese kerkohej nje makine e forte dhe e sigurte, u vendos ti drejtoheshim komandes te Regjimentit te Gjadrit, per te shfrytezuar makinen e tyre te tipit BC, te re e ne gjendje te mire teknike. Ishim 4 vete, te gjithe te rritur. Komanda e Regjimentit te Gjadrit u deftua mjaft humane dhe dashamirese, per rrjedhoje nuk e beri fjalen dysh. Nuk ishim gabuar. Deri ne Ungrej udhetuam te qete e te sigurt. Po me siper? Djali fatkeq ishte banor i ketyre aneve dhe e njihte mire rrugen dhe terrenin. Ky ishte njeri nga faktoret kryesore qe na siguronte se nuk do ta humbisnim orientimin ne ate pyll me drure te larte ku rralle ndeshje mjete dhe njerez. Shoferi i makines ishte nga me te pergatiturit e parkut automobilistik te Regjimentit te Gjadrit, i ri e i fuqishem dhe mjeshter ne profesion.
Nga Hani i Hotit u nisem heret ne mengjes, me qellim qe ta kishim diten perpara, te arrinim ne kohe ne fshatin ku kishte ngjare morti dhe te mund te ktheheshim, ne mbremje, ne Vendin ku ishte fushimi i trupave tona. Pas Ungreit, makina jone rreshqiste sa majtas, djathtas, neper gjurmet qe kishin lene makinat e transportimit te trubave. Vende – vende na duhej te zbritnim nga makina, per ta lehtesuar ate e per ta shtyre. Mberritem ne Kalivac dhe ne shtepine ku kishte ngajare morti pa ardhur mesdita. Djaloshi, te cilit i kishte vdekur Nena, u tregua ne lartesine e karakterit burreror te malesoreve te ketyre aneve. Ai, e mblojti dhimbjen per Nenen brenda vetes e nuk e leshoi veten as kur e gjeti Nenen te pajete, te shtrire ne mes te shtepise, e rrethuar nga malesore te cilet, shumicen i njihte, por kishte dhe nga ata qe nuk i kishte pare kurre ne shtepi. Ushtar Rroku, me moshe adoleshenti, na shpalosi, hapet, karakterin tipik te malesorit shqiptar, i cili nuk tutet perpara asnje rrethane.
Nuk me kujtohet, cili nga ne te dergates hyri i pari ne ate shtepi, por mbaj mend se, per te na nderuar sic i nderuam, edhe pse vajtem pa i njoftuar me pare ( ne ate kohe nuk kishte telefone celulare ), dikush, i ngarkuar nga familjaret e te ndjeres, na priti ne oborrin e shtepise. Xhenazen e kishin vendosur, pa arkmort, ne mesin e shtepise njekateshe. Familjaret, burrat e fisit dhe te ardhurit, sipas tradites vendore e kishin rrethuar te ndjeren. Banoret e ketij fshati jane te besimit ortodoks, katolike.
Pa e prekur te ndieren, duke zene vendin qe me rekomandoi burri qe drejtonte ate ceremoni mortore, iu drejtova atij qe ishte ne krye dhe nepermjet tij, gjithe sa ishin te pranishem, me fjalet: „A jeni merzite ? Dhe me pas :“ U dhashte Zoti kivetin ! dhe “Shendoshe ju “! Te pranishmit, sikur te ishin ne nje kor, u pergjigjen: “ Ju faleminderes ; per te mire ua shperblefshim “! Keto fjale, i mesova nga banore vendas, njerez te tradites, para se te shkonim ne shtepine ku kishte ngjare morti. Nuk di nese fjalet qe thashe ishin apo jo ngushelluese dhe sipas tradites, por vura re se te pranishmit i mirepriten ato e nuk shkaktuan reagim te kundert. Une dhe Abdurrahmani jemi jugore; fjalet ngushelluese, me patjeter qe jane te ndryshme edhe pse brendia eshte e njejte. Shoqeruesit; Abdurrahmani dhe Frani perseriten te njejtat fjale. Burri qe ishte ngarkuar te drejtonte mortin, sipas Kanunit, si per te vijuar biseden e nisur, pas fjaleve ngushelluese, me pyeti: „ Nga te kemi, Or mik “?
„ Nga Kalivaci – gjegja une “, jo pa krenari ! Te pranishmit, sikur te ishin befasuar nga kjo pergjigje, leshuan nje ofshame: „ Ua. a.a.a “, sikur ti kisha kapur ne befasi. Sqarova: „ Une, vertet jam nga Kalivaci por jo nga fshati juaj; jam nga Kalivaci i Tepelenes “! Sikur te ishin cliruar nga nje siklet i madh, degjova prej tyre, nje „ Uf.f. “ ! shprehje, e cila, ne nje gjuhe te huaj do te perkthehej: „Shyqyr “ ! Nepermjet ofshames te mesiperme qe degjova, sikur u shkunden ata burra si lisa. I pari i tyre na beri me dije se, sipas tradites te hereshme duhet te qendronim ne dreken mortore. „ Eshte e pamundur – thashe “! prerazi. U rrefeva dhe shkakun: „ Ne Hanin e Hotit me presin dicka me teper se 1500 vete. Jo se ata nuk bejne dot pa mua, por se nuk me le meraku mua per ta. Ndjej pergjegjesi te thelle per mbarevajtjen e ketij aksioni “. Detyra me kerkon te ndodhem atje. Dhe vijova: ” Djalin tuaj mbajeni sa te doje Ai e sa te doni Ju; Sekretari i rinise dhe komandanti i Tij, te qendrojne sa te varroset e ndjera e te vijne ne vendfushimin e njesise vullnetare. Ne fytyrat dhe ne syte e tyre vura re nje kontradiksion. Ata iishin te kenaqur qe u shkelem deren e shtepise kur ndjenin dhimbje, por mbeten te pakenaqur kur mesuan se do te largohesha, pa ngrene dreken mortore. Gjithashtu ndjeva kenaqesi kur pashe nje ciltersi te jashtzakonshme tek ata burra, te cilet, ftesen e kishin me shpirt, jo sa per te kaluar radhen.
U ngrita e iu drejtova deres te dhomes. I pari i burrave, u cua ne kembe, ne shenje nderimi. Pas tij dhe ata qe ndodheshin ne dhome. Duke dale, i pershendeta burrat, me fjalet: ” Ju ardhshim per te mira e ne gezime mbas sodi ”! Dhe, si per ta bere me te plote ngushellimin, me disa fjale optimiste, te cilat perdoren rendom ne fshatin tim e me gjere ne keta raaste: “ Qyc e liga ” ! Ndoshta nuk e kuptuan si duhet te gjithe ate qe thashe, por vura re se mbeten te kenaqur nga ato qe degjuan.
Me percollen me nderim. Pas meje erdhen ata qe me shoqeronin. Disa vendas, ne numer 4 – 5 vete, te cilet u prezantuan dhe rezultoi se ishin nga te „ elites “ te fshatit, me shoqeronin ne ate mort. Ata shfrytezuan vajtjen ne ate familje per te bere ngushellime, sipas tradites vendase. Pati dhe te tjere, te cilet qendruan me larg. Edhe ata ngushelluan por nuk u prezantuan. Ndoshta ashtu e kishin urdhrin e ashtu ua donte puna. Nje mesoburre, nga ata qe me shoqeruan, me pyeti: “ Ku do te drekojme ”? Ne Ungrej, u pergjigja, ne mensen e punetoreve. Vendasit qe me shoqeronin, si njerez bujare e te tradites, mesiguri qe e kishin porositur dreken. Kete e vura re dhe ne gatimet e vecanta e me shije me te cilat u servir dreka jone.
Rruga, nga shtepia ku kishte ngjare morti, per te dale tek rruga zbritese, kalonte ne nje si lugine te ngushte, sic ishte vete rruga e fshatit e asaj mehalle. Ne kete rruge, ku kalonin vetem kembesore e ndonje kalores, u shkembyem me nje grua te moshuar. Ajo ecte e drojtur dhe here veshtronte udhen e here dergaten tone. Ndoshta mendonte: „ Po keta njerez, disa nga te cilet nuk i njoh; mes tyre ka dhe ushtarake, me uniforme plot me lulka e bulka; cfare lidhjesh mund te kene me kete familje te thjeshte fshati “? Ajo e kishte te veshtire te pyeste, mbasi ashtu e donte zakoni i vendit. Pyeta burrin qe me rrinte me afer: „ kush mund te jete ajo grua, e cila ecen si e trembur “? „E njoh une “ – tha burri; ajo eshte motra e Gjon Marka Gjonit, kapedanit te Mirdites, eshte e martuar ne kete fshat, ne mehallen atje tej, e me dedftoi me dore nje grup shtepish, ne fund te „ bishtit“ te kodres.
Burri qe me shoqeronte nga afer, ishte me moshe rreth te pesedhjetave; nga artikulimi, m’u duk i shkolluar. Mora guximin dhe e pyeta: “ Diku kam lexuar se Gjoni i Markajve ka qene nga i njejti fis, me luftetarin e lirise – Bardhok Biben; si eshte e mundur kjo, i thashe ”? “E di une kete – tha burri se i kam njohur, te dy, si para Luftes se Dyte dhe gjate saj ” dhe vijoi: “ Ata, vertet iishin nga i njejti fis, por teksa Bardhok Biba ishte nga gjak i paster; Gjoni i Markajve ishte nga gjak i prishur ”? Cudi e madhe; dy kusherinj te afert; njeri ekstremist i majte; tjetri i djathte i bindur. Sa e sa raste numeron Lufta e Dyte Boterore, ne vendin tone, madje dhe ne fshatin tim te bekuar, vijova une, biseden me „ mikun e atij rrugetimi “ Meqenese e paske njohur personalisht Bardhokun; cfare mendimi ke per Te ? E Ai me ktheu pergjigjen: „ Bardhok Biba ishte nga ata njerez, per te cilet te merr malli ti takosh “! E hapi gryken e thesit „ miku “ im mendova , me vete. Sic kuptova, Ai ishte sekretar partie.
Zbritem ne Ungrej ku drekuam kendshem. Ne mensen e punetoreve, me porosi, ishte pergatitur nje dreke e vecante. Mishi i gicit te pjekur ishte kryepjata e atij vakti. Ne mbremjen e asaj dite u ktheva ne Hanin e Hotit, ne krye te detyres. U ngjita ne fshatin Kalivac te rrethit te Lezhes, per mort, por me doli plot; mesova gjera te cilat ndoshta nuk do te kisha rast ti mesoja gjate gjithe jetes. Qasja e atyre malesoreve fisnike dhe te beses, me beri me borxh; ata me mesuan nje tjeter shkolle, me vlere te cilen eshte e veshtire ta gjeje ne vend tjeter.
Ne Tirane, me 20 tetor 2022 Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj