(DISA NJEREZ TE THJESHTE, SPECIALISTE TE PERKUSHTUAR E GURE THEMELI, NUK DUHEN HARRUAR).
Ne Aviacionin Shqiptar, qe nga fillimet e tij ( behet fjale per periudhen e pas Luftes se Dyte Boterore ) kane vene nga nje tulle, ne murin ku ai u ngjit, e kapi maja te papara, mjaft aviacioniste: pilote, teknike, e specialiste te te gjithe llojeve. Po te rrekeshim te krahasonim nivelet e kohes per te cilet behet fjale, me ato te sotmit, krahasimet jane te veshtire mbasi diferencat jane te dukshme.
Dicka qe rralle e me rralle po e ndeshim sot; ca me pak do ta gjejme me rrjedhjen e kohes. Nuk eshte enigme, por eshte nje dukuri, e cila zor se njihet e deshira per ta njohur, sa vete e zbehet. Behet fjale, jo per nivelin e aftesite tekniko – shkencore, por per perkushtimin e njerezve, ne detyre, per shpirtin e tyre te sakrifices, per merakun qe kishin ata burra, te cilet nuk i merrte gjumi kur dicka nuk shkonte si duhet ne teknike. Sakrificat e tyre pambarim, i kane qemtuar e i kane pasqyruar shume nga bashkekohesit e mi dhe te atyre viteve te „ zjarrte “. Do te shkruaj, me vullnet te lire, por dhe me perunjje, per ata qe vune themelet e aviacionit tone dhe qe mbajten mbi supe, pune te renda e mjaft te veshtira per ata supe te brishte. Ne kete shkrim modest dua te evokoj jeten dhe punen e njerit nga ata qe theksova me lart, i cili dha ate qe kishte te veten, me ndjenje pergjegjesie te rralle per detyren. Gezim Barjamin e kane njohur ne pune e ne jete, pak njerez nga ata qe jane ne jete, mbasi shoket e tij, te profesionit e te afert, ka kohe qe nuk jane me ne jete, por, sidoqofte, gjurmet e tij nuk mund te shlyhen, mbasi jeton historia e ajo nuk vdes kurre.
Aviacioni Shqiptar, i cili mori nje zhvillim te papare ne vitet pas Luftes se Dyte Boterore, eshte veper e perbashket e disa grupeve qe pasuan njeri – tjetrin ku sejcili, me seder te papare e me inat iu prefill punes e shpalosi ne fushen e betejes aftesi te papara. Asnjeri nuk mund te dale sot e te deklaroje se pikerisht ai mban meriten e formimit e te zhvillimit te aviacionit tone. Ne fund te fundit, asnjeri nuk mund te pretendoje se; „e ka vrare ai ariun “ kurse te tjeret duhet ti perulen atij e ti bejne temenara. Kontributoret e aviacionit, eshte e vertete se nuk mund te barazohen; sejcili, sipas nivelit dhe aftesive, por dhe sipas pozicionit qe ka patur, ka dhene aq sa ka qene e mundur. Eshte e vertete se dikush ka qene me i dhuntishem e ka dale mbi shoket per nga pozicioni qe ka mbajtur por askush nuk ka qendruar ne hije, per te pare bemat e te tjereve. Sipas kritereve dhe vlerave qe kane shfaqur, njerezit, jane cmuar e jane shperblyer, ndoshta jo plotesisht sic e meritonin por nje gje duhet ta kemi te qarte: Aq sa ishin mundesite e sa e lejonin kushtet, diferencimet nuk jane injoruar teresisht. Edhe ne ditet tona, kushtet ekonomike te kufizuara te vendit e bejne te detyrueshme pabarazine. Prandaj ka shperthyer nje shkundje me kerkesa per rishikim. Disa jane ne jete e kane ze dhe mund ti kerkojne te drejtat e mohuara, po ata „buzeplasur “ te cilet jane nisur ne udhen pa kthim? Te pakten ti kujtojme e ti nderojme, per sakrificen qe kane bere e per kontributet qe kane dhene. Te kujtosh e te nderosh brezat dhe individet e meparshem, eshte detyre njerezore dhe qiellore. Sado jetegjate te jete njeriu, jeta e tij ka disa limite; vetem historia e shkruar mbetet gjurme e pashlyer. Kush e ben kete, duhet ta kete te qarte se i ka bere nje nder te madh aviacionit tone lavdimadh dhe atyre njerezve te paharruar qe vune jeten ne themelet e tij. Nje gje eshte e detyrueshme: Ai qe operon me te verteta lipset te jete vete i vertete e i besueshem per opinionin.
Po te perpiqesha per te bere nje liste te kontributoreve, jo vetem qe do ta kisha te pamundur, por dhe lista do te dilte pambarim. Megjithate, disa „ emblema “ nuk mund ti anashkaloj. Kujtoj, me respekt, „legjendarin “ Qirjako Trebicka ( Xhaxhin ) ( ndjese paste ); asnjeri nuk mund ti hyje ne hak, heroit te sparkave te Poros – Ismail Harizit dhe Novruz Kocilerit ( ndjese paste ); „Gjigandit “- Nexhip Nanushi, e paste jeten te gjate; kompetentit rigoroz- Andon Koroveshi ( ndjese paste ); te saktit- besnik – Myslym Gjoka ( ndjese paste ); shtatlartit Skender Dusha; njeriut me shpirt sakrifice- Kleanthi Prof. Hanxharit (ndjese paste ); „ profesoreve “ Dhimitraq Terpini e Yzeir Lame ( ndjese paste ) ; elegantit me ze bilbili – Muhamet Farka ( ndjese paste ); te zgjuarit punesakte, pa buje e pa zhurme – Xhevair Shega; energjikut kokeplote Sokrat Rrumbullaku (ndjese paste ); te mirit Muhamet Horieti ( ndjese paste ) etj. etj.
Keta jane nje pjese e asaj „ garde “lavdimadhe, te cilet, me seder e me vullnet u ulen ne auditoret e Shkolles Sovjetike te Aviacionit, moren njohurite e nevojshme dhe kur u kthyen ne Atdhe u dhane jete reparteve te aviacionit tone, duke vene, ne themel te punes se tyre ndershmerine, perkushtimin dhe shpirtin e sakrifices.
Pa e renduar shkrimin, dua tju sjell ne vemendje disa raste „ heroizmi “, te cilet, atyre qe nuk i kane perjetuar mund tju ngjajne me perralla te bukura per te vrare kohen. Veteranet tane, ne kohen e izolimit te eger, kishte raste qe i mbeshtillnin tubot e lengut hidraulik, me lidhese e me ushkure, mjafton qe ata te mos rridhnin. Trimi nga Kuci i Kurveleshit, Barjam Hitaj ( Batja ) ( ndjese paste), ngrihej ne ajer, me aeroplanin e vetem bombardues te frontit IL – 28, pa perfillur instruksionet dhe rregulloret e fluturimit, pas pushimeve te gjata ne fluturim, pa marre me pare fluturime kontroll, ne avion mesimor. Barjamin e lejonin te ngjitej ne avionin bombardues, mbasi kish marre fluturime kontroll, ne nje avion mesimor Mig – 15. Regjimenti i Aviacionit Luftarak „Peza “, pas cenimit te marredhenieve me Bashkimin Sovjetik, u detyrua, ne hyrje te viteve ’60 ta zhvillonte pergatitjen ajrore, ne aerodromin e Poros, ku siperfaqja e fushes ishte ranore dhe kopertonet konsumoheshin me ngadale. Thoma Ngreci( ndjese paste) e Tajar Ramadani, dy specialiste te perkryer te profilit teknik, vune ne gatishmeri per fluturim dhe leshuan ne ajer, ne detyra te kufizuara, aeroplanet fillestare mesimore me helike te tipit Jak – 18, te cilet ishin katandisur ne materiale rikupero. Po pilotet e regjimenteve, te cilet fluturonin ne aeroplanet reaktive, me program aq te reduktuar ne ore fluturimi sa qe pilotet e vendeve te tjere habiteshin. Ata,( pilotet tane) si heronj te vertete, ngriheshin ne ajer e kryenin detyra te veshtira, me pak ore fluturim. Ne kohen kur bllokada e eger ngushtonte rrethin e shqiptaret, duhet te mbeshteteshin plotesisht ne forcat e brendshme te vendit, shumekujt i kujtohet si u ngrit ne ajer aereoplani me karburantin e pare shqiptar dhe piloti , kete nuk e dinte. Nuk besoj se nevojiten shembuj te tjere heroizmi per te rrefyer se shqiptaret „ nuk e hane buken thate “!
Kohet e fundit po duken gjithnje e me teper, aviacioniste me prirje per te shkruar. Sa bukur ngjan kjo e sa te mirepritur jane shkrimet e tyre. Nje mendim e kam e rezerven nuk e fsheh: Mire bejne qe shkruajne, madje edhe me teper duhet te shkruhet, per jeten ne aviacion, e cila eshte e gjere dhe e larmishme, por nuk mund te jem i nje mendje, kur shkruhet per vete. Le te dalin ne pah sakrificat e panumerta te njerezve dhe kushtet e punes e te jeteses dhe le te behen kritika per ata qe i meritojne, por nuk me duket e udhes te shkruash per veten tende, per te vene ne dukje vlerat e gjithesejcilit. Kjo eshte ne te drejten e cdokujt e duhet bere, patjeter, por nje kategori kontriburoresh, te cilet nuk jane ne jete, te cilet i kane vene shpatullat aviacionit e kane sherbyer me perkushtim, kush do ti evokoje bemat e tyre? Po nuk e beme ne qe jemi ende te gjalle kush mund ta beje kete? Ne optiken time, eshte detyre humane dhe hyjnore, te kontribuosh qe qielloret te mos harrohen, per aq sa e meritojne.
Kuadrot qe studiuan ne Bashkimin Sovjetik, me zgjuarsi e me dashurine per vendin e tyre „kopjuan “ nga vendasit e perparuar per momentin te fshehtat e aerodinamikes, metodat dhe teknikat e shfrytezimit te aeroplaneve, madje, perse mos ta them, ne ndonje rast „ vodhen „ dhe ndonje te fshehte. Dikush (ndonje nihilist ), guxon te brambullite, poshte e perpjete: „ E mo, cfare mesuan ? Dhe pergjigjet, vete: „ Mesuan perdorimin e alkoolit dhe te sharet vence. Kam mendimin se ia futin kot, ne rastin e dhene. Eshte e natyrshme; fillimet e veshtire kur uria per dije ishte evidente dhe fusha e punes ishte e zbrazet, etja per ta mbushur shpejt ate boshllek patjeter qe ka pranuar; krahas kercunjeve edhe karthje (shkarpa); por koha i shpuri gjerat ne vend e sejcilit i dha hakun.
Monografia qe dua tju paraqes i kushtohet nje njeriu modest, i cili veshtronte punen e tij e nuk perzihej me te tjeret. Ai ishte mjaft korrekt e i zoti i punes por nuk rrihte gjoksin e nuk i trumbetonte vlerat. Gezim Refat Barjamit, lexuesit e nderuar, nuk besoj ti kene ditur as emrin, lere me te kene dijeni per detyren qe kryente dhe si e bente ate. Sa te tjere, kane patur fatin e Gezimit. Me thoni: A nuk eshte mekat te ikin, pa u ndiere, disa „ heroj “ te cilet „ shoqeria “ i ka ndeshkuar me harrim, vetem e vetem se nuk e kane trumbetuar me te madhe punen e tyre.
Disa te dhena biografike dhe profesionale:
Gezim Barjami u lind ne Vlore, ne lagjen „ Muradije “; rruga „ Ali Demi “, me 31 janar te vitit 1933. Babai i tij, Refati , ishte zejtar, kurse Nena – Hatixhe, punonte ne kripore ( punetore kripe ). Prinderit e Gezimit sollen ne jete pese femije. Ata ishin: Guriu; Muhedini; Gezimi; Sajdeja; dhe Shyqyriu. Familja renditej nder me te varferat e qytetit, por deshira per arsimimin e femijeve ishte dukshem e pranishme dhe e prekshme tek prinderit e tyre. Deshira per arsimim u konkretizua ne vecanti tek djali i trete i familjes, tek Gezimi, i cili ishte i zgjuar e i shkathet dhe me prirje per te nxene. Ne vegjeli, tek Gezimi, pervec deshires pa kufi per te mesuar, spikati, me force shpirti i mire, sjellja korrekte, dashamiresia dhe marredheniet e ngrohta mes familjareve dhe ne komunitet. Ai mundohej tu gjendej ne krah, prinderve duke i ndihmuar ne punet e profesioneve te tyre dhe ne familje, ndonese nuk ishte i pari i femijeve. Miresine e shpirtit dhe natyren komunitare, Gezimi i coi me tej me avancimin ne moshe dhe me zhvillimin e trupit.
Gezim Barjami nuk u largua nga kujdesi per familjaret e tij, madje vijoi ti ndihmonte ata edhe financiarisht, natyrisht, kur kete e gjente te mundur. Djali i trete i xha Refatit shfaqte prirje per tu marre me pajisjet elektrike dhe me elektricitetin, ne teresi. Prirjet, ne kete drejtim, “shkelqimi ” i tij ne kete fushe, ne vitet e shkolles fillore e te asaj unike e cuan Gezimin ne shkollen e mesme profesionale; ne Politeknikumin „ 7 nentori “ ne Tirane, ne degen elektrike. E perfundoi shkollen e mesme, me tregues mjaft te mire, madje dhe punoi per pak kohe ne Minieren e Selenices, ne strukturat e rrjetit elektro – mekanik.
Erdhi viti 1952. Ne muajin shkurt te atij viti, Gezimit i erdhi fletethirrja, per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak. Sic ishin rregullat e kohes, djaloshi Gezim Barjami u dergua ne Repertin e Aviacionit, ne Laprake. Ne cilesine e ushtarit te sherbimit te detyrueshem, ne kete repart, Gezimi u njoh e zuri shoqer ime disa djem te talentuar, si Ai, mes te cileve dhe me shtatlartin Skender Sherif Dushaj. Ishte koha kur ne aviacion kishte „ uri “ per teknike aeroplani. Meqenese Gezim Barjami dhe disa shoke te tij, kishin kryer shkolle te mesme, te plote dhe diten, te profilit elektrik, ata u inkuadruan ne nje kurs njevjecar ne te cilin u pergatiten si teknike te aeroplaneve Jak – 9 dhe Jak – 9P. Kur u formua Regjimenti i aviacionit ne Qytetin „ Stalin “, ne maj te vitit 1955, Regjiment i cili me vone mori emrin: “ Regjimenti Peza ”, Gezimi me shoke u transferua ne kete regjiment, me detyre teknik aeroplani.
Ne muajin qershor te vitit 1954, Gezimi u perzgjodh per te vazhduar studimet, ne shkollen sovjetike te aviacionit, ku do te studionte aeronautike e do te pergatitej ne rolin e teknikut te aeroplanit.. Me nje grup kuadrosh te profilit teknik, te perbere nga 26 vete, te ndare sipas specialiteteve, Gezimi, ne shoqerine e Fadil Kashrit; Sokrat Manastirliut etj. u nis nga porti detar i Durresit, me anije dhe pas 4 ditesh mberriten ne Odesa te Bashkimit Sovjetik. Me tej, nepermjet rruges se hekurt, udhetoi dhe 3 dite te tjera, e u sistemua ne shkollen e aviacionit ( baze ajrore ) te qytetit Serpuhov, ne Akademine Zhukovskij.
Fakti qe Gezim Barjami kish njohuri dhe prirje ne fushen e elektricitetit, ishte faktor plus ne te mire te tij. Kushtet e jeteses e te pergatitjes, ne kete Akademi ishin mjaft te mira. Ato ndryshonin, cilesisht, nga kushtet qe lane pas. Gezimi, si tip inteligjent e me deshire per tu thelluar ne njohurite teknike, ne kete institucion gjeti literaturen e nevojshme, ne Gjuhen Ruse, te cilen ai e zoteronte pjeserisht e cila i sherbeu qellimit te tij. Grupi i studenteve shqiptare ku bente pjese Gezimi, ishin me nivele teorike te ndryshme e te kufizuara. Ata, e paten te veshtire te depertonin ne te fshehtat e shkences e te teknikes ajrore dhe qendrimi ne shkolle vetem 9 muaj ( kaq u gjykua nga ata qe e kishin ne kompetence ), ishin kufizime serioze. Gezimi, per shkak te nivelit, prirjeve, deshires per te studiuar dhe te qenit i zgjuar, edhe pse koha e studimeve ishte e paket, perftoi dicka me teper se shoket e grupit.
Ne muajin prill, te vitit 1955, me aeroplanet reaktive Mig – 15, te cilet u montuan ne Aerodromin e Tiranes ( Laprake ) nga specialist sovjetike; u ngriten nga ky aerodrome ( nga brezi i betonuar, me gjatesi 1000m ) nga pilote sovjetike e u ulen ne aerodromin e Qytetit „ Stalin “, u formua Regjimenti, Peza “, me dy skuadrile. Gezim Barjami, i cili kish marre deshmine e teknikut te avionit, ne shkollen sovjetike te aviacionit, ne Serpuhov, u caktua teknik aeroplani, ne kete repart. Ne detyren e teknikut te aeroplanit Mig – 15 Ai qendroi deri ne muajin maj te vitit 1957.
Ishin vite kur tashme ishte hedhur e po konsolidohej ideja e pajisjes te Aviacionit Shqiptar me tekniken helikopter, e cila ishte teknike e re, e domosdoshme per vendin tone kodrinor – malor disa zona te te cilit bllokoheshin nga bora dhe me shume lumenj te rrembyeshem qe rrjedhin nga Lindja ne Perendim te cilet, ne stinen me shira vershojne jashte shtratit duke permbytur cte gjejne perpara. Ultesira Perendimore, vend i „ shtruar “ e me fusha te begata, per nje periudhe te gjate, „lengonte “ nen uje. Ideja per te sjelle ne vendin tone helikoptere, fillimisht qarkulloi ne rrethe aviacionistesh ku perthithi mendimet e njerezve specialiste dhe ne muajin maj te vitit 1956 u poq e u be fakt.
Gezim Barjami, me zgjuarsine tipike e kapi shpejt idene dhe duke perftuar nga disa rrethana favorizuese, sic ishin: niveli arsimor e kulturor krahasimisht me i larte, dashuria per tekniken ajrore dhe aftesia per ti sherbyer asaj me cilesi etj ) bene te mundur perfshirjen e Tij ne listen e duhur.. Faktor i dores se pare ishte zoterimi i Gjuhes Ruse. Gezimi dhe shoket qe u perzgjodhen, dhe per faktin se e kishin shkelur me pare token Sovjetike, kishin mesuar ne nje shkolle aviacioni dhe e zoteronin Gjuhen qe flitej ne rrethinat e reja ku do te shkonin.
Ne grupin e kuadrove qe do te niseshin per te bere kalimin ne helikoptere, benin pjese, pilote, teknike dhe specialiste te aviacionit. Ata ishin te ndare ne dy seksione ( nengrupe ): nje pjese do te mesonin shfrytezimin e helikopterit te mesem ushtarak te tipit MI – 4; te tjeret do te mesonin shfrytezimin e helikopterit fillestar, te tipit MI – 1. I pari ishte i destinacionit luftarak; i dyti ishte i destinacionit mesimor. Gezim Barjami bente pjese ne nengrupin qe do te mesonte helikopterin MI – 4. Shoke te tij, te te njejtit profil ishin: Andon Koroveshi ( ndjese paste ); Kleanthi Prof Hanxhari ( ndjese paste ); Adil Sinani ( ndjese paste ) dhe Kristo Pulla ( ndjese paste ). Ky, i fundit do te mesonte shfrytezimin e helikopterit MI – 1.
Nengrupi i teknikeve u diplomua me 27 mars te vitit 1957. Ata, kryen dhe 4 muaj praktike meesimore dhe ne fund te korrikut te vitit 1957 u kthyen ne Atdhe, se bashku me pilotet qe mesuan helikopterin MI – 1. Gezimi dhe shoket e tij te grupit u caktuan te sherbenin ne repartin e perzier te aviacionit, ne Laprake. Se bashku me ekipazhet e helikoptereve, ne rruge ujore, ne vendin tone ( ne Tirane ) mberriten 3 helikopteret e pare MI – 4 dhe 3 te tjere te tipit MI – 1. Ne kete kohe, nisi puna per te vene ne eficence mjetet ajrore, dhe helikopteret e mberritur rishtaz, ne nje repart te perzier, ku shfrytezimi i helikoptereve mori perparesi.
Me daten 1 shtator te vitit 1957, per here te pare ne vendin tone u ngrit ne ajer helikopteri i mesem ushtarak MI – 4, ne prove teknike, ne afersi te aerodromit dhe ne lartesi normale, nga toka ( 300m ). Ngritja ne ajer dhe ulja e tij, u realizua nga aerodromi i Tiranes ( Laprake ). Kjo date, mbetet historike e me vlere ne jeten e aviacionit helikopter shqiptar.
Disa dite me pas, me 4 shtataor 1957 u kurorezua , me sukses fluturimi i pare i helikopterit MI – 4, ne “detyre special ”( ky percaktim u konsolidua hap pas hapi, ne praktiken e etiketimit te fluturimeve te paprogramuara ). Rrugekalimi i pare nga ajri, me helikopter pershkoi itenerarin: Tirane – Shkoder ( ulje ne Shkoder ) e kthim, ne Tirane, me ulje ne ( Laprake ). Nepermjet ajrit, piloti „ legjendar “ Petraq Polena ( ndjese paste ) transportoi nepermjet ajrit funksionarin e larte te partise – shtet; Josif Pashko. Kesisoj u vu ne prove funksionimi i makines ajrore MI – 4 e u provuan aftesite teoriko – praktike te efektivit inxhenjero-teknik, per ta shfrytezuar helikopterin MI – 4 mbi bazen e kerkesave te instruksioneve e rregulloreve te bazuara ne kritere shkencore.
Procesi i pervetesimit dhe shfrytezimit, ne toke e ne ajer i teknikes helikopter, si per te gjithe aparatet fluturues nuk eshte nje proces i vetem e nuk u zhvillua ne vije te drejte. Ne procesin e kesaj rritje, pati arritje me vlere por, pati dhe caste deshperimi. Pavaresisht se ne Shkollen Sovjetike te Aviacionit helikopter, ne qytetin e Pugacovit, tanet gjeten kushte mjaft te pershtatshme per te mesuar dhe me gjithe deshiren e madhe per t’u thelluar ne shkence, koha ne dispozicion te tyre ishte e kufizuar. Studentet tane me grada mbi supe, gjate kohes se kalimit ne helikopter, mesuan kryesisht elementet e domosdoshem te shfrytezimit por, sic e vertetoi praktika, ato qe mesuan nuk rezultuan plotesisht te mjaftueshme.
Disa fluturime te planifikuara e ato te paplanifikuara, u zhvilluan nen nje kujdes te shtuar te efektivit inxhenjero – teknik, te cilet cmonin seriozisht cdo detaj te pergatitjes per fluturim dhe benin pergatitjen e teknikes, me vigjilence te shtuar. Pilotet nga ana e tyre, pergatiteshin ne menyre skrupuloze e te detajuar teorikisht e me argumentim shkencor te dukurive te vecanta qe mund te ngjajne ne ajer. Megjithate, ndodhia e Voskopojes i nxorri te zbuluar, te dyja palet duke vertetuar se ata nuk ishin plotesisht te pergatitur e te qarte per variante te ndryshem qe dikton shfrytezimi. Te dy rastet vertetuan padijen e tyre. Te dy rastet, te ndodhur njeri pas tjetrit mbeten raste fatkeq ne te cilet helikopteri u prezantua jo aq denjesisht, perpara atyre qe e vrojtuan ate ngjarje. E njejta gje mund te thuhet dhe per ngjarjen e muajit prill te vitit 1958, ne fushen e Shijakut . Ngjarja e rende me ekipazhin Kreshpa – Minxha, ku u shkaterrua plotesisht helikopteri MI – 1 dhe disa raste te tjere, te ndodhur me pas ne aerodromin e Tiranes, zhduken nga faqja e dheut helikopterin fillestar MI – 1, i cili, me nje shfrytezim me te mire, mund te ishte ne shfrytezim edhe sot. Rastet fatkeqe u bene objekt diskutimi dhe analizash. Roli i Gezim Barjamit, ne keto analiza ishte i dobishem. Ai, me mendimet qe shprehu ngriti forcen argumentuese te dukurive negative duke i veshur ato me petk shkencor.
Vitet rrodhen e sherbimi teknik ne helikopteret MI – 4 u konsolidua e u ngjit ne nivele me te larte. Nen drejtimin e organizatorit „ te rrepte “ e „ kompetentit “ – Andon Koroveshi ( ndjese paste ), sherbimi teknik per shfrytezimin e helikopterit „ legjendar “ te tipit MI – 4 siguroi plotesisht kryerjen e fluturimeve me veshtiresi te larte, ne kushte te pazakonte te motit e te terrenit. Ekipazhet e helikoptereve MI – 4, te prire nga drenovari Andrea Stavre ( ndjese paste ); krutani Selman Mece (shendet e jete); nga kolonjari i natyralizuar ne Prongji – Sejdo Kamberi ( ndjese paste ); nga kaninioti Manush Kreshpa ( ndjese paste ) etj. duke sakrifikuar shume, ia shtuan popullaritetin dhe lavdine makines luftarake te tipit helikopter. Zhurma e motorrit te tij, dita – dites u shnderrua ne simbol shprese dhe shpetimi, ne cdo cep te vendit. Te paharruara mbeten per ekipazhet e helikoptereve disa zgjidhje ne menyre autonome ne rrethana te ndryshme ne dimer, kur ne zonen Veri – Lindore te vendit, bora e madhe bllokonte rruget e izolonte fshatra e krahina te tera, apo kur ne stinen me shira vershonin nga shtrati lumenjte e shumte qe pershkojne vendin e ndodhte permbytje e madhe ashtu si ne raste te tjere emergjente ne te cilet ata u gjendeshin prane dhe ndihmonin njerezit ne nevoje. Ne te gjitha detyrat me ngritje ne ajer, vendi dhe roli i teknikut te helikopterit ishte i domosdoshem e i pazevendesueshem. Pa teknikun ne bord (pavaresisht se statusin dhe shperblimin e merituar, nuk e kish ), teknika ajrore nuk mund te levizte nga vendi.
Ne nje fluturim shpetimi ne malet mbuluar nga bora, ne Veri te vendit, kenaqesia e ekipazhit dhe e te shpetuarve, ishte mjaft e madhe. Gezimi dukej ne syte e tyre qe shkrepetinin nga gezimi. Sic rrefen nje bashkekohes, ate dite, ne repartin e aviacionit, ne Laprake, u organizua nje dreke festive. Gezim Barjami, pjesemarres ne aksion, ne nje cast u shkeput nga shoket dhe u mbyll ne dhomen e kultures. Ai hoqi nga muri ku ishte i varur, portretin e Karl Marksit dhe duke e tundur, po bente dialog me te: Nder theniet e Gezimit shquheshin fjalet: „ … Bindu! bindu gjeni! se ne shqiptaret kemi perbrenda genin e rritjes dhe mund e do ti arrijme te tjeret…“.
Ngjarje madhore dhe historike ne jeten e Aviacionit Shqiptar ishte formimi i Regjimentit te Helikoptereve, me 6 dhjetor te vitit 1967. U poqen kushtet e u kapen nivelet e kerkuar nepermjet nje praktike ( stervitje ) te veshtire per te celur nje shkolle te mirefillte, sic dhe u arrit, per mesimin e helikopterit MI – 4. Mjaft grupe ne varg, njeri pas tjetrit, mee djem te rinj, te ardhur nga Shkolla e Aviacionit, u specializuan, per te kryer sherbime teknike dhe fluturime, nen drejtimin e kuadrove drejtues te ketij regjimenti shkolle.
Gezim Barjami, u emerua inxhenjer ne skuadrilen e dyte, te regjimentit, per pajisje elektrike. Sic thone bashkekohesit e tij Pajtim Demaj; Hysen Hila; Lico Kopace; Skender Dusha etj. Gezimi, ne detyre ishte korrekt e me kerkesa te forta. Ai zoteronte proceset e punes ne profilin e tij dhe ishte organizator i mire. Gezimi ishte me fat qe punoi e mesoi nga „ mjeshtri i madh “ – Andon Koroveshi; punoi e perftoi nga aftesite e „ustait te afirmuar “ – Fadil Kashri e nga „ustallare te tjere “. Ai u mbeshtet fort e perftoi nga njohurite shkencore dhe nga niveli i larte teknik i “ berthames ” me specialiste te mirefillte, te specializuar per shfrytezimin e helikopterit te mesem ushtarak MI – 4 sic ishin kuadrot e profilit teknik: Gaqo Rapi; Tajar Ramadani; Naltor Shehu; Dajlan Birce; Emin Nanaj; Petrit Levanaj; Turabi Halili; Seit Shehu; Vebi Punavija; Nazmi Suti; Shuaip Malo etj. te cilet shquheshin per perkushtim e dashuri ndaj teknikes dhe per pune me perkushtim te larte e me nivel te ngritur teorik dhe praktik.
Kur u formua Regjimenti i Helikoptereve Gezim Barjami ishte i martuar e me femije ne vater. Ai lidhi martese me zonjen Ikbale Arbana, qysh ne vitin 1959. Bashkeshortja e tij eshte tiranase autoktone, me pune ne sektorin e tregtise ushqimore. Ne cift me zonjen Ikbale, Gezimi solli ne jete kater femije. Dy vajzat: Majlinda, e datelindjes 12 maj te vitit 1960 dhe vajza Aferdite,e cila erdhi ne jete dy vjet me pas dhe dy binjaket ( djem ): Besnikun dhe Agimin, te lindur me nje gusht te vitit 1965. Te kater femijet jane lindur ne Tirane. Familja e tyre, fillimisht u vendos per te banuar ne zonen e „ 21 dhjetorit “, ne nje apartament te perbashket( ne ate kohe praktikoheshin, per mungese te siperfaqes se banimit, ne mjaft raste, strehimi i familjeve te kuadrove, ne te njejtin apartament, ne te cilin ishte e perbashket kuzhina dhe banja). Ne keta kushte familja e Gezim Barjamit jetoi plot 6 vjet. Ne kushte ngushtesie dhe me telashet qe sjell banimi ne mjedis te perbashket u rriten femijet qe erdhen ne jeten e ciftit njeri pas tjetrit, ne kushte cnjerezore. Fale karakterit te forte e pastertise te shpirtit e shprehur ne dashamiresi e tolerance si dhe edukata e shendoshe qe moren femijet e tyre, u be e mundur kjo bashkejetese jetegjate. Kur u krijuan disa mundesi me te mira, ne vitin 1966, familja e Gezim Barjamit u cvendos ne Lagjen „ Ali Demi “, ne banesen 216/4; te njohur si hoteli i oficereve. Gjitone te tyre ishin: Sotiraq Sevo; Muhamet Farka; Vangjel Nasto; Myrvet Berberi etj. Marredheniet ne fqinjesi, te Gezim Barjamit dhe familjes se tij rezultuan mjaft te mira. Jo vetem se ata ishin dhe kolege pune, madje ne te njejtin repart.
Ishin vite te veshtire, vitet e fillimit e te rritjes. Femijet qe po rriteshin njeri pas tjetrit, kishin kerkesa te vecanta, te cilat rriteshin vazhdimisht, si per rritjen dhe per edukimin e tyre. Vec detyrimit ndaj familjes, Gezim Barjamit i duhej te shkonte ne krye te detyres dhe te mendonte per kryerjen e saj, sa me me cilesi. Atij i duhej te mendonte per rritjen e nivelit te tij kulturor dhe te atij tekniko – shkencor. Lendohej ne seder kur bente krahasim dhe pikaste sa perpara kishte shkuar shkenca dhe teknika, nga koha kur Ai ishte ne shkollen e aviacionit. I vinte turp nga vetja e nuk e duronte prapambetjen, ndaj, lexonte e lexonte; shume . Pa anashkaluar leximin e librave artistike e te atyre politike, Gezim Barjami, ne leximet e shumta qe bente, i jepte perparesi literatures tekniko – shkencore, ne vecanti librave te profilit te tij. Sic shkruajne pinjollet e tij, Gezimin, shpesh e merrte gjumi me liber ne dore, te hapur ne faqen qe kish mberritur te lexonte. Ai lexonte shume, qe te dinte shume e pa mbetur prapa kerkesave te kohes, per tu dhene pergjigjen e nevojshme rasteve e ndodhive qe vertetonte praktika, duke argumentuar shkencerisht dukurite qe shfaqeshin ne tekniken fluturuese. Leximi i literatures i zinte shume kohe Gezim Barjamit dhe, per fatin e tij te keq, dita dhe nata shtriheshin ne harkun e 24 oreve, kohe e cila, me sa duket nuk i mjaftonte „ heroit “ tone. Si prind e si edukator, atij i duhej te mbante ne dore frenat e familjes, te angazhohej seriozisht me rritjen dhe edukimin e femijeve, te menaxhonte me kujdes e me durim, emocionet pozitive dhe negative te vetes e te familjes, si dhe te perballonte ndonje rromuz apo thumb te kapriciozeve e te thumbaxhinjve jo te pakte. Ne opinionin e pinjolleve te Tij, Gezim Barjami ishte nje prind i devotshem, i afte per prinderim, fjale embel e i palodhur ne punen e veshtire te prinderimit.
Gezim Barjami ishte njeri pa vese te karakterit. Ai nuk e njihte perdorimin sistematik te alkoolit, nuk pinte duhan e nuk luante bixhoz. Tek Gezimi ishte veshtire te evidencoje ndonje ves, i cili rendonte e njolloste figuren e tij. Tek Ai njeri, vesi me i pranishem e me „i keq“, nese mund te shprehemi keshtu, ishte puna dhe vetem puna Puna dhe papertueshmeria ishin evidente ne tere qenjen dhe veprimtarine e tij aktive. Babai yne, thote i biri – Agimi, punonte shume me ne, femijet e Tij; deri ne oret e vona te nates. Autoriteti i Babait ne familjen tone ishte i padiskutueshem e fjala e Tij nuk kishte shans te behej dy; ajo kishte per ne, forcen e ligjit. Ama, ate qe thosh, Ai e bente; Babai ishte shume korrekt dhe fjalembajtur.
Portretin e Gezim Barjamit e hijeshonte sinqeriteti, te folurit hapet e me kurajo, pavaresisht se me ke kish te bente. Gezimi nuk ishte inatci dhe merine e hakmarrjen nuk i njihte. Gezim Barjami ishte paqesor dhe falte shume. Toleranca e tij te bente te skuqeshe nga turpi. Bujaria dhe bamiresia e Gezim Barjamit ishin vlera me vete. Ai, edhe sikur te kishte nje fete buke, nuk e konsumonte vete por ia jepte te pangrenit. Per te ngrene vete Ai mbante therrimet. Per bujari te shpirtit te tij dhe per dhimbsuri prindi ben fjale dhe rasti qe do tju sjell ne vemendje, ndonese ngjarja eshte e larget e mjaft prej lexuesve nuk e kane jetuar:
Festohej, neper familje, sic ishte tradita shumevjecare dhe sipas mundesive konkrete te njerezve, Viti i Ri 1971. Efektivi i Regjimentit te Helikoptereve, pa u ngritur akoma tavolinat festive, diku afer mengjesit, u cua ne alarm. Ne Ultesiren Perendimore te vendit, kishte ndodhur permbytje masive, si rezultat i daljes nga shtrati te lumenjve. Gjendje mjaft e rende ishte krijuar ne Kallam Kashisht. Fshati ishte nen uje e asnje oxhak nuk nxirrte tym. Njerezit kishin shfrytezuar objektet e larta dhe pemet ( atje ku nuk mberrinte ujet ) per te mbrojtur koken. Gjeja e gjalle, e asfikesuar dhe e mbytur, notonte mbi siperfaqen e ujerave. Baza ushqimore per blegtorine, ishte mbaruar ose e kish marre ujet.
Efektivat e Regjimentit te Helikoptereve MI – 4 banonin ne Tirane, te shperndare ne te gjitha lagjet e kryeqytetit. Me te marre sinjalin e alarmit ( me se shumti me korriere dhe sipas njoftimit zinxhir ) kuadrot e profileve te ndryshem: ( pilote; teknike; specialiste dhe punonjes etj ) me ndjenjen e larte te pergjegjesise per detyren e cila, ate dite kish te bente drejtperdrejt me shpetimin e jeteve njerezore ne rrezik. Dikush me vrap e me te shumtet me hap te shpejte, duke shfrytezuar shtigjet dhe monopatet, per te ndjekur udhen mer te shkurter, synonin kush e kush te mberrinte me pare ne repart. Natyrisht, ata qe banonin ne rajonin e lagjes „ Ali Demi “ e pergjate „Rruges te Elbasanit “ishin te paret qe „zune “ Vendqendrimin e Helikoptereve. Aty zhvillohej „ beteja “ kryesore. Vendqendrimi, ate dite u kthye ne fushe beteje. Duheshin hapur me urgjence kater helikoptere, te cilet do te niseshin per ne Myzeqe. Koha ishte e kufizuar e nuk priste sa te kompletoheshin ekipazhet. Ne kohe rekord, u hapen helikopteret, u leshuan e u provuan dhe u kompletuan me njerez te specialiteteve perkates, me ata qe u ndodhen aty.
Gezim Barjami, ne ate kohe kryente detyren e inxhenjerit te Skuadriles se Dyte. Ai u ngjit ne helikopterin MI – 4 qe drejtonte Komandanti i Regjimentit, i paharruari Lulo Musai ( Spahaj ) me pilot te dyte Hetem Mehmetin, njeri nga pilotet me te pergatitur e me te afte te Regjimentit te Helikoptereve. Gezimi, meqenese, ky helikopter duhet te cohej ne ajer i pari, u fut ne rolin e teknikut te bordit dhe pas ngritjes, rruges, beri gati pajisjet e shpetimit. Gezimi banonte ne lagjen „ Ali Demi “ e ishte gjitone me Hetemin dhe me te tjere kuadro te regjimentit. Lulua, gjithashtu banonte ne ate rajon, prandaj, keta mberriten nder te paret ne repart .
Duke fluturuar per ne Jug ( te kater helikopteret duhet te uleshin ne stadiumin e qytetit te Fierit ), ekipazi i helikopterit te pare, beri njeherazi vrojtimin e situates. Kallam Kashishti ishte goditur me rende. Ne nje familje me 9 anetare ( 7 femije te moshave te ndryshme dhe 2 prinderit e tyre ) ujet kishte permbytur shtepine dhe te gjithe banoret e saj ishin ngjitur mbi tavanin me kallama, ku kishin ndezur nje zjarr, me kallamishte e me shkarpa. Te gjithe ishin te nxirrosur e te kallkanosur, te lagur e te mardhur. Prinderit, ne syte e femijeve, nuk e jepnin veten.
Ekipazhi, me veshtiresi dalloi familjen midis pemeve qe ngriheshin mbi lartesine e shtepise. Dy pilotet pane njeri – tjetrin ne sy dhe vendosen te operonin per t’u ardhur ne ndihme; duke e marre familjen ne helikopter dhe ta shpetonin nga rreziku i vertete qe i kanoste. Gezimi, me dere te hapet, vuri ne veprim vincin dhe doli tek dera. Plot 52 minuta qendroi helikopteri ne regjimin e fluturimit „ Varje “, me regjim pune te motorrit te sforcuar e me lodhje fizike te rralle. Gezim Barjamit, ne ate fluturim shpetimi i duhej te ngjitete, nje nga nje te nente pjesetaret e familjes fatkeqe. Castet me delikate e me shume pergjegjesi, ne ate „ aksion “ ishin dy; i pari kur iu desh te ngjitete me kosh femijen latant. I dilnin perpara syve te mendjes femijet e tij, te cilet i kish lene ne Tirane, ne dhomen e ngrohte e, i dridheshin duart prej emocioneve. Por, njeherazi i shtohj mobilizimi dhe kurajua qytetare, per tja dale mbeane. Casti tjeter, teper i veshtire ishte ngjitja e Nenes te femijeve, e cila ishte teper e beshme; pesha trupore e saj e kalonte kuintalin. Babai i femijeve, si kryefamiljar, hezitonte te ngjitej ne helikopter. Ai nuk donte te linte ne meshire te ujit pjesen e mbetur te pasurise dhe shtepine ku kish rritur shtate femije. Ishte e veshtire; komunikimi me te, jo vetem qe behej i pamundur, per shkak te eres qe bente helika dhe zhurmes te motorrit. Megjithate, beri si beri, e ngjiti dhe Babane e femijeve. Hetemi, i cili drejtonte helikopterin, ndoshta mund ta rrefeje me mire kete ndodhi. Atij, zor se i ka ardhur ne funksion gishti me te cilin mbante te shtrenguar dorezen e kendgazit.
Erdhi viti 1987 dhe Gezim Barjami doli ne pension pleqerie. Me kete rast, ne familjen e tij u organizua nje dreke lamtumire, per te percjelle njerin nga kontributoret me ne ze te aviacionit helikopter, i cili, vuri ne sherbim te teknikes ajrore, gjithe cfare pati me te mire.
Me 24 maj te vitit 1994, kur ishte ne pension, ne shtepine e tij, ne Tirane, Gezim Barjami u godit nga nje hipertension, i cili i mori jeten. Nuk lengoi gjate e u ndodh nen kujdesin e sherbimit mjekesor dhe te familjareve te tij. Ai u percoll per ne banesen e fundit nga nje lume njerezish, te aferm nga te dyja anet, shoke e miq, kolege e dashamires te shumte te tij. Fjalen e lamtumires e mbajti oficeri specialist Feti Collaku, koleg i Gezimit, i te njejtit profil. I ndjeri Gezim Barjami prehet ne parcelen Nr 4, te varrezave publike, ne Sharre te Tiranes.
- I paharruar qofte kujtimi i tij!
Shkroi Niazi Xhevit Nelaj – koleg, bashkekohes i Gezim Barjamit Ne Tirane, gjate muajve mars – maj 2021.
Pershendetje dhe faleminderit shoku jone i shkeqyer dhe i talentuar Niazi. E shkruar bukur dhe me deathless. E lexova me interes. Une e kam njohur Gezim Barjamin, njeri i mire, i thjeshte, profesionist shume i mire dhe i respektuar nga te gjithe.
Faleminderit i nderuar. Do të quaja me të drejtë BIOGRAFI I TALENTUAR I ARMËS SË AVIACIONIT
Shëndet e sa më shumë prurje. Të përqafoj