Jemi mësuar të shkruajmë e të lexojmë për jetët e njerëzve të shquar duke numëruar bëmat dhe gjëmat e tyre sikur të ishin stoli e në pronësi vetjake të tyre. Në disa raste i zmadhojmë ato e në të tjerë nuk arrijmë as ti evidencojmë. Për një kategori njerëzish të mirë, zhvillimet pozitive nuk vijnë deri tek ne me shumë zhurmë e bujë, por rrjedhin, natyrshëm, në shtratin e tyre; qetë-qetë. Ndodh që disa syresh, nuk arrijnë të korrin, as frytet e djersës e të mundit të tyre. Në këtë kategori, mund të futet dhe ndonjë fluturues, si Burhan Nuro Nurja, shkodrani 24 karat, i cili e nisi ëndrrën për të pushtuar qiejt, me shumë pasion e me vullnet të rrallë, të cilat u prenë në mes dhe jeta e tij u kanalizua e vijoi përmes peripecive të të humta e të pamerituara. Continue reading Burhan Nuro Nurja- ëndrra e ndërprerë e një piloti pasionant