Binomi instruktor – student, një lidhje interesante

Pishporo1966

Në një vështrim të parë e së jashtmi, tek mjaft njerëz formohet ndjesia sikur një instruktor i fluturimeve është analog me një mësues shkolle të çfarëdoshëm. Vërtet ngjajnë, por nuk janë e njëjta gjë. Diferenca ka të bëjë me motivet që e frymëzojnë njërin dhe tjetrin. Pikërisht motivet janë çështje e brendshme e secilit. Ato nuk mund të jenë të njëjtë. Një mësues shkolle, i kualifikuar e i përkushtuar, del përpara klasës; shpjegon mësimin e  të nesërmen kontrollon dijet e  ve një notë, sipas shkallës së përvetësimit. Ai, dorëzon regjistrin në drejtori, dhe kaq. Më tej ndjek punët e tjera, të tij. Lidhja mes një mësuesi dhe nxënësve të tij rrallëherë shtrihet jashtë mjediseve të shkollës. Kësaj lidhje i mbetet opinioni që ka njëri për tjetrin. Ma do mendja se çdo njeri e ka provuar në jetë nostalgjinë që ushqen për mësuesin e tij të parë ose për atë që i ka lënë më tepër mbresa gjatë procesit të shkollimit. Lexo të plotë

Ishte dhe mbeti komandant – Monografi kushtuar pilotit të klasit të parë Lulo Musai (Spahaj)

Lulo MusaiJam përfillur disa herë për të shkruar një monografi në nderim të njërit nga “yjet”e aviacionit shqiptar: Lulo Musai (Spahaj), por sa here e kam nisur shkrimin, diçka më ka prapsur dhe e kam nisur punën nga e para. Më në fund, vendosa e do ti qendroj premtimit që i bëra vetes. Ta dini se nuk është e lehtë të përjetësosh jetën dhe bëmat e atij njeriu me përmasa të jashtzakonshme. Ai nuk ishte vetëm një njeri i përsosur por dhe një pilot i talentuar. Në praktikën e punës kam pranuar si rregull të parë: Nuk e nis një shkrim, pa marrë më parë mendimet e shumë njerëzve që kanë qenë pranë tij apo, në rastin më të mirë, kur kanë punuar së bashku. Kështu veprova dhe kësaj here, paçka se pas kaq vjetësh nga ndarja prej tij. Lexo të plotë

Lamtumirë Adem Mahmut Çeça

Adem Ceca 1

U lind në fshatin Kllojkë të Malsisë të Tiranës, më 12 prill të vitit 1939, në një familje fisnikësh autoktone, me tradita atdhetarie. Fëmijërinë e hereshme, Ademi e kaloi në fshatin e lindjes i cili dallohet per bukuritë natyrore dhe njerëzore e për atë klimë shëndetsjellëse. Pranë nënë Xhemiles dhe baba Mahmutit, Ademi i vogël, mes motrave e vëllezërve që e donin shumë, dhe të afërmve, të cilët e rrethuan me shumë dashuri e kujdes, u rrit, hodhi shtat, si lisat e trevës që e lindi e u bë një djalë i edukuar, i sjellshëm e me karakter të fortë. Në moshën kur duhej të arsimohej, u fut në shkollën unike të fshatit, ku përfshihej dhe arsimi fillor, ku u veçua, për sjellje shembullore dhe rezultate shumë të mira në mësime. Zoti i dha bukurinë fizike dhe tiparet gjithë nur. Familja dhe të afërmit i dhanë edukatën e shëndoshë. Shkolla, të cilën e kishte mjaft për zemër, i dha dituritë fillestare. Lexo të plotë

Anastasi – Homazh për Anastas Ngjelën

Anastas Ngjela 1Nuk e kam të lehtë të shkruaj për figurën komplekse, shumëdimensionëshe të Anastas Ngjelës, njërit nga protagonistët e aviacionit shqiptar, të mirit të pafat, i cili na iku aq shpejt e papritur. Jeta e heroit të këtij rrëfimi rrodhi e qetë, por shpejt u kthye në një tallaz, siç ndodh rëndom me racën e fluturuesve por u soll me të në mënyrë të padrejtë, duke shëmbur ato që ai ngriti me aq sakrifica e përkushtim. Lufta e klasave, e nxitur artificialisht dhe e zhvilluar me egërsi tek ne, shkaktoi mjaft prapësi e viktima të pafajshme. Njëra nga këto viktima u bë njeriu i mirë, ëngjëlli mbrojtës i të gjithëve, piloti bëmëmadh, burri e prindi i rrallë Anastas Ngjela. Mbi shpinën e tij, padrejtësisht ranë barrë të rënda, të cilat nuk i përkisnin atij njeriu i cili i kishte shokët të rrallë. Lexo të plotë