Shoku im Petraq Koroveshi

Petraq Koroveshi

Njihemi nga 26 gushti i vitit 1960, ditë kur u nisëm për studime në Bashkimin Sovjetik, deri më sot. Plot  55 vjet njohje, në punë të përbashkët. Nuk janë pak. Ishim njomëzakë e na kanë mbuluar thinjat. Shkuam në një vend të huaj, larg vatrave tona, për t’u bërë pilotë. Dy ngjarje të jashtzakonshme, në verën e vitit 1960, ku u shkatërruan dy aeroplanë reaktivë Mig-15 Bis dhe humbi jetën një student për pilot, u dhanë fund përpjekjeve të tanëve për funksionimin e shkollës së aviacionit në vendin tonë. Alternativa e vetme  për të përgatitur pilotë, për aviacionin tonë, u gjet dërgimi i djemve të zgjedhur, në shkollën sovjetike të aviacionit. Ishim 36 shokë; të ndryshëm për nga fiziku e origjina, por sejcilit i vlonte në gji dëshira e zjarrtë për t’u bërë pilotë ushtarakë, në shërbim të mbrojtjes së Atdheut  tonë të dashur. Lexo të plotë

Një urim për ditëlindje në formën e një “gjë a gjëze”

Çobo Skënderi
Bëj tua them e s’ua them dot,
Një gëzim që kemi sot,
Ditëlindjen ka një pilot,
Mos e kërkoni në radhë,
Ai mban klasin e parë,
Si shokët e tij të rrallë,
Mos më pyesni,
sa vjeç mbushi,
Se do më skuqni,
si prushi,
Më mirë pyeteni vetë,
Se ua thotë me të vërtetë,
Çobos i uroj: Jetë të gjatë,
Sa ata malet e lartë,
Rrofsh, Çobo, sa të ketë jetë,
Se ke gjak , nga Bilbilejtë!

Bota e pasur e aviatorëve

Aviatoret

Kur hyn në një repart aviacioni, ai që nuk ka qenë më parë, vështron disa gjëra, të cilat nuk i ka përjetuar më parë. Atij i krijohen ndjesi të tjera nga sa është mësuar të vështrojë. Bëhet fjalë për pastërti, rregull, disiplinë e të tjerë njerëz; në pamje e në sjellje. Sapo të hyjë në komunikim me një aviator (nuk dua ta kufizoj gjeografinë e termit vetëm tek fluturakët, por e shtrij më gjërë, tek të gjithë ata që kontribuojnë për realizimin me sukses të fluturimit), rishtarit i bën përshtypje edukata e bashkbiseduesit, sjellja e kulturuar, horizonti, korrektësia dhe dashamirësia e tij. Lexo të plotë