Emrin parashutë ( le ta quajmë kështu), pajisjen që lundron, në ajër, ia dha fizikani nga Franca – Lenorman. Ai, bashkoi dy fjalë: atë greke “ para”, e cila do të thotë: kundër dhe fjalën frënge “Chufe”, që do të thotë rënie. Të dyja formojnë togfjalëshin: “ kundër rënies”. Ky togfjalësh, i kuptimtë, pas evolucionit gjuhësor që pësoi, u quajt parashutë dhe e justifikoi destinacionin. Fizikani me emër, pas përpjekjeve të mënçura, përgatiti një parashutë, e cila ngjante me çadrën por që nuk palosej. Në vitin 1878, Lenorman, me parashutën që përgatiti, zbriti, publikisht, nga kulla e Observatorit të Parisit, në Monpelje. Vite më pas, më 1897, në Paris, aviatori Garneren, zbuloi parashutën e palosshme dhe, me të kreu një eksperiment me rrezikshmëri të lartë. Në prag të shekullit të nëntëmbëdhjetë, më 6 shtator, në gjysmën e parë të ditës, tregtari moskovit Fjodor Nikitin, demonstroi lundrimin ajror të një baloni të mbushur me ajër, në parkun Neskushov. Lexo të plotë