(Mos e harroni njeriun e mire!)
Si kudo, edhe ne aviacion, njerezit kujtohen per vlerat qe kane shpalosur. Pavaresisht nga profili i punes qe kane kryer, cdo njeri , e ka shkruar vete opinionin dhe pozicionin qe i perket. E thene me pak fjale, njeriu e gdhend emrin ne bemat e tij. Disa pilote kujtohen si “ qites te shkelqyer”… te tjere mbahen mend si “akrobate te ajrit”; ka patur dhe metodiste te kualifikuar etj. etj. Nuk mund te harrohen disa ingjeniere, teknike e specialiste aviacioni, te cilet kane kontribuar ne kohe te ndryshme dhe pavaresisht nga niveli arsimor e kulturor qe kane patur, ata kane vene ne themel te punes se tyre zemren dhe shpirtin dhe e kane mbuluar veten me lavdi te merituar. Nje kategori kontributoresh, vertet mund te mos kene “ vrare arine”, si disa qe tunden e shkunden por, ne fund te fundit dicka kane bere e kjo dicka eshte e tyre, perfaqeson nje tulle, ne murin e ngrehines te perbashket qe quhet Aviacioni Shqiptar. Lexo të plotë