Kur ishte femije, si gjithe bashkemoshataret, fantazonte e thurte endrra. Mes endrrave te shumta, njera prevalonte. Kur luante me shoket dhe me te afermit e se njejtes moshe, cdo dite bridhte atyre brigjeve e monopateve tek Bregu i Kishes, tek Fusha e Mejtepit, ne Perroin e Madh, tek Rrapi i Parashqevise etj. Manushi hapte krahet, imitonte aeroplanin, veshtronte poshte, ne drejtim te Perendimit, kenaqej me kaltersine e detit e mbushej me fryme prej ajrit te ngjeshur e te paster, relaksohej, prej bukurise te rralle dhe nga madheshtia e Gjirit te Vlores, Sazanit e Karaburunit dhe nga famemadhja Vlore, me histori. Ai e kish per nder, krenohej e lumturohej kur pohonte, plot krenari e seriozitet: “Jam vlonjat e Vloren time nuk e nderroj me asnje ne bote”. Lexo të plotë