Kur ishte femije, si gjithe bashkemoshataret, fantazonte e thurte endrra. Mes endrrave te shumta, njera prevalonte. Kur luante me shoket dhe me te afermit e se njejtes moshe, cdo dite bridhte atyre brigjeve e monopateve tek Bregu i Kishes, tek Fusha e Mejtepit, ne Perroin e Madh, tek Rrapi i Parashqevise etj. Manushi hapte krahet, imitonte aeroplanin, veshtronte poshte, ne drejtim te Perendimit, kenaqej me kaltersine e detit e mbushej me fryme prej ajrit te ngjeshur e te paster, relaksohej, prej bukurise te rralle dhe nga madheshtia e Gjirit te Vlores, Sazanit e Karaburunit dhe nga famemadhja Vlore, me histori. Ai e kish per nder, krenohej e lumturohej kur pohonte, plot krenari e seriozitet: “Jam vlonjat e Vloren time nuk e nderroj me asnje ne bote”.
Bashkemoshataret e Manushit, kur bridhnin se bashku ne ata troje te bekuar, befasoheshin kur nga goja e shokut te tyre te shkathet e te zgjuar degjonin, papritur, me ze te larte e plot gojen: “Do te behem pilot e do ti shporr nga qielli yne te gjithe ata qe sot fluturojne ne keto ane e na kapardisen, sikur coc jane”. Ishin vitet e Luftes Italo- greke, kur ne hapesiren mbi det e mbi Vloren e tij te dashur, kacafyteshin aeroplanet e dy kundershtareve politike. Ai kishte pare dhe si binin duke lene pas nje shtellunge tymi e flake aeroplanet e interceptuar nga kundershtari. “ Kur te behem une pilot- thosh kaninioti i vogel, nuk do ti lejoj te “ livadhisin” si te duan breshkaxhinjte dhe bijte e Jorgos, pa u hyre asnje gjemb ne kembe, sikur ta kishin shtepine e tyre”! Manushi rridhte nga soj trimash me flete dhe atdhetarine e kishte te trasheguar. Kesisoj i shkonte bukur per shtat nje pohim i tille.
Me logjiken e nje femije te moshes se tij, ai me zor arrinte te kuptonte se : “ Ata qe fluturojne, si zogjte e cajne qiellin mbi ca ballone si katana, te medhenj e te bardhe ( greket te erret), vertet qe jane njerez por kane dicka me shume: Ata jane te mencur e te zgjuar dhe me shkolle shume”! E kishte ndare mendjen per t’u bere pilot ndaj duhet te ishte i pari i klases, sic dhe u be. Manushi ruante te mblojtur , brenda vetes, vullnetin per te mesuar me mire se shoket dhe se do te vazhdonte shkollat; njera pas tjetres.
Mbremjeve, kur ne fisin Kreshpaj, tek dajot e tij – Micajt ose ne mehalle beheshin dasma e gosti dhe burrat, te ulur shesh-besh, mbi shilte, kendonin labce per shtate pale qejfe e kenga u vinte “ gjym”, Manushi I vogel, ne fshehtesi ( se nuk e kishte moshen te ulej ne trapez), qasej ne nje qoshe e behej “ sy e veshe” per te thithur cdo fjale qe thuhej ne ate ode. Atij i kishte pelqyer shume e i kishte lene mbrese te thelle nje kenge me theks atdhetar, te cilen e mesoi menjehere permendesh dhe e perseriste me vete, nen ze ose duke fishkellyer, motivin e saj. Teksti i kenges ishte, perafersisht i tille:
“… Dhe ne vdekca une andej;
Me bini ne Shqiperi;
Varrin ma beni Kanine;
Te kem skelen , perkarshi…”
Ishin fjalet lapidar te Plakut te Vlores; te fismit Ismail Qemali, thene si amanet, para se te jepte shpirt, ne nje spital ne Itali. Kete amanet, Manushi e kujtonte, sa here kalonte, me shoket neper oborrin e Teqese te Kanines, ku u varros, fillimisht idhulli i tij; Plaku mjekerbardhe i Vlorajve. Manushi, porosine e fundit te Ismail Qemalit e mori dhe si nje amanet te vetin, si perfaqesues i nje dere te madhe dhe pinjoll i nje fisi luftarak e te beses. Ndaj I hipi inati birit te Kanines te njohur ne histori dhe donte te behej burre, para kohe, qe ti dilte zot vatanit. Manushi ne ate moshe, nuk i klasifikonte dot aeroplanet qe veshtronte ne qiell por I fuste te gjithe, “ne nje thes”. Deshira e tij ishte nje: te behej, pilot, me cdo kusht.
Rasti e deshi qe shkollen fillore dhe ate unike ( shtatevjecare), Manushi ti percillte ne qytetin e Pogradecit. Gjate kesaj kohe Atij iu krijua mundesia te kryente dhe nje vit gjimnaz. Me 20 shtator te vitit 1949, Manush Kreshpa u rrjeshtua ne radhet e skenderbegasve, ne njeren nga shkollat e mesme me te njohura e me cilesore te vendit. Gjimnazi i Shkolles se Mesme Ushtarake “Skenderbej”, ne Tirane, shpejt u be shkolle “elite”, e cila sherbeu per mjaft vite si fidanishte e Ushtrise Popullore duke nxjerre kualitete me vlere, jo vetem per ushtrine. Ne kete shkolle, Manushi ishte ne te njejten klase me vellane e tij me te vogel, Luterin, pavaresisht nga diferenca ne moshe.
Sic me kane bere me dije bashkenxenesit e tij, gjate kater viteve te Shkolles se Mesme Ushtarake “Skenderbej”, Fotografia e Manushit qendronte e fiksuar ne Tabelen e Nderit te kesaj shkolle dhe, me merite, djali nga Kanina, jo vetem qe zuri vend nderi midis bashkenxenesve, por dhe fitoi nje respect e nderim te vecante. Aq e vertete eshte kjo sa disa mesues e kishin Manushin si pike referimi dhe e perdornin per t’u deftuar te tjereve qe te merrnin shembull prej tij.
Ne Shkollen e Mesme Ushtarake “ Skenderbej” dhe ne kryeqytet, Manushi i shtoi e i perforcoi vlerat e tij njerezore. Ai u njoh me jeten qe behej ne kete qytet te madh dhe me tiparet e njerezve te tij. Ai mesoi mjaft nga edukata qytetare e banoreve, nga tolerance e tyre, nga dashamiresia dhe nga bujaria e njerezve te kesaj treve. Ne oret e daljes te lire, kur, me shoke shetiste neper qytet, ai, me kurreshtje, vrojtonte e fiksonte cdo rast, sjelljet e qyteteruara, perftonte nga bisedat mes njerezve ne rruge dhe shijonte qendrimin njerezor te mesuesve dhe mesuesve te shkolles, ne oret e mesimit dhe jashte tyre.
Ne Shkollen “ Skenderbej”, Manushi mesoi te binte per te fjetur, te zgjohej nga gjumi, te bente gjimnastike, qe ne mengjes te ushqehej e te studionte, me orar etj. Ne fjetine dhe ne klase, Ai ishte vazhdimisht me shoke, ashtu si dhe ne oret e lira, kur kohen me te madhe e percillte, ne palester apo ne terrenet e shumte sportive te shkolles, ku si mjaft femije te asaj moshe, futbolli ishte loja me e preferuar.
Manush Kreshpa, duke qene perhere I “monitoruar” nga kujdestari i kompanise dhe ne shoqerine e bashkemoshatareve te tij, mesoi nje gje shume me vlere: jeten ne komunitet dhe nenshtrimin ndaj rregullit e disciplines ushtarake. Ai mesoi te pastrohej, te lahej, te hekuroste petkat, te pastronte fjetinen, mjediset e perdorimit te perbashket, deri dhe territorin e shkolles. Do te ishte gjykim teper i ngushte e i pamjaftueshem po te thoshim se Manush Kreshpa ishte me i miri nder shoket n mesime. Tek adoleshenti nga Kanina, fisnikeria e genit “nxorri koke” qysh ne kohen kur ai ndiqte mesimet ne shkollen e mesme. Nje dege e fisnikerise te tij duket qartazi tek bujaria e shpirtit te tij. Manushi, duke qene, nga me te miret e klases e te shkolles, me shume dashamiresi e me vullnet te plote, u ndodhej prane e ndihmonte ata qe ndjenin veshtiresi ne mesime. Gjykuar holle, nje qendrim i tille ishte shprehje e pastertise te shpirtit te tij, dukuri, te cilen e gjejme gjate gjithe jetes se tij; ne cdo detaj e ne cdo hap te saj.
Ne Shkollen e Mesme Ushtarake “ Skenderbej” lindi e u rrit nje tradite e mire ne lemin e pergatitjes fizike dhe te sporteve. Dhjetra sportiste cilesore, ne lloje te ndryshem sporti, kane “shkelqyer” e i kane dhuruar vendit rekorde e arritje historike. Ne pergjithesi, djemte qe mesonin ne kete shkolle pelqenin dhe ushtronin lojen e futbollit. Nga ajo shkolle dolen kualite te spikatur e me emer qe bene histori, ne fushen ku aktivizoheshin. Manushi ishte nje talent ne lojen e futbollit. Ai “ shkelqeu” gjate kohes qe mesonte ne Shkollen “ Skenderbej” dhe kur ishte per studime ne Bashkimin Sovjetik. E dime qe peshen me te madhe ne nje loje futbolli e mbajne mesfushoret. Si nje atlet profesionist, me rezistence te rralle e me shume fryme, Manushi luante ne mesin e fushes dhe ne fanele mbante numerin simbolik “5”. Se bashku me Agim Spahine; Gezdar Veipin; Mahmut Hysen; Çobo Skenderin etj. Ai, me loje korrekte dhe te forte, i jepte bukuri lojes te skuadres ku bente pjese. Loja e futbollit, ndikoi pozitivisht ne formimin e nje fiziku te lidhur mire e me rezistence. Gjate kohes qe mesonte ne shkollen e mesme, Manushi nuk e hoqi nga mendja, asnjehere deshiren e tij te zjarrte per t’u bere pilot. Horizonti qe i hapi kjo shkolle dhe mosha, e cila erdhi ne rritje se bashku me pjekurine, shtuan deshiren e tij per t’u bere pilot.
Vitet qe percolli ne Shkollen “ Skenderbej” ndikuan fuqishem, jo vetem ne rritjen e shtatit e ne zhvillimin mendor, por paten nje influence te padiskutueshem per formimin e karakterit te tij. Premisat ishin ne drejtim te se mires; geni trokiste fort tek ndjesite e djaloshit dhe kushtet ekonomiko –shoqerore ne shkolle, ishin ne favor te formimit te nje karakteri teper njerezor. Po te orvatesha ta shprehja ne menyre figurative evoluimin e Manushit ne ate shkolle e ne ate moshe formuese, do te thoshja, pa lekundje se te gjitha premisat per t’u bere Njeri, me shkronje te madhe, per Manush Kreshpen ishin qartazi te pranishme. Jeta e “ heroit “ tone ne kete shkolle i perngjan nje lumi i cili formohet nga derdhja e perrenjve malore qe rrjedhin mbi shtrat te gurte e jane te kthjellet e te paster, mbasi nuk permbajne asnje lloj ndotesi. Po te mos merziteni, ua deftoj dhe komponentet qe ndikuan fuqishem ne formimin e karakterit te djaloshit nga Kanina, Manush Kreshpa. Geni, plus te mesuarit me vullnet e sipas nje objektivi madhor qe ai kish, per t’u bere pilot; Jeta kolektive mbi bazen e rregullit me disipline te shendoshe; leximi i librave jashte shkollore; ushtrimi i sportit dhe te tjere faktore, te marre se bashku, u bene shtrati mbi te cilin u “perkund” e u formua ai karakter per t’u parur zili.
Ne vitin e fundit te shkolles se mesme, ne kuadrin e percaktimit te perspectives se metejshme, Manushi dhe shoket e tij, kaluan ne siten e analizave e te keqyrjeve shendetesore, ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak, ne Tirane. Komisioni ushtarako-mjekesor perzgjodhi nje grup maturantesh, te shendetshem e me deshire, per te ndjekur studimet jashte shtetit, ne shkollat sovjetike te aviacionit. Ne kete grup ishte dhe Manushi. Çfare gezimi e kaploi adoleshentin enderrimtar? Ai, me kete akt, beri nje hap te rendesishem perpara per te realizuar endrren e kahershme te tij. Me 5 shtator te vitit 1953, Manush Kreshpa, se bashku me shoket e tij: Çobo Skenderi; Gezdar Veipi; Halit Bulku; Mahmut Hysa; Bajazit Jaho; Selman Mecaj; Muhamer Halite etj. u sistemuan e nisen mesimet teorike, ne Shkollen Sovjetike te Aviacionit, e cila mbante emrin e pilotit legjendar – Valerij Çkallov ne qytetin e Borisoglebsit. Pa e zgjatur e pa e ngarkuar kete rrefim, me llafollogji te panevojshme, mund te them se kushtet qe gjeti kaninioti dhe shoket e tij, ne kete shkolle, ishin cilesisht me te mira nga ato qe la ne shkollen “Skenderbej”. Kabinetet mesimore, pedagoget, instruktoret e teknikes se pilotimit, biblioteka, vendet e pergatitjes per fluturim, baza materiale dhe programet, ishin te atille qe e futnin fillestarin ne hullite e profesionit te pilotit. Po te shtojme kujdesin e jashtzakonshem qe behej, nga vendasit, per t’u siguruar, me perparesi, te gjithe kushtet, do te thoja se kursantet nga Shqiperia ishin me statusin e “djalit te vetem”.
Manush Kreshpa, i ndergjegjshem per misionin qe kishte, lidhur me realizimin e endrres se tij, i shfrytezoi me efektivitet kushtet e pershtatshme qe gjeti, me tendencen per te perftuar sa me shume prej tyre. Se si u be realitet kjo rrethane, me mire le ti referohemi, njerit nga kursantet e grupit te tij, pilotit te klasit te pare- Çobo Skenderi , i cili ka qene ne te njejten klase me Manushin, edhe ne Shkollen e Mesme Ushtarake “ Skenderbej”: Ne opinionin e Çobos, figura e Manushit nxenes dhe kursant per pilot, mendoj se del e plote. Ja si thote Çobua, per kete rast: “ … Manushin e kam njohur qysh prej vitit 1952, kur ishim, se bashku, ne te njejten klase, ne Shkollen e Mesme Ushtarake “ Skenderbej”, ne Tirane. Njohja ime me te, vijon deri ne vitin 1956, kur, se bashku shkuam ne Bashkimin Sovjetik, per t’u bere pilote gjuajtes-bombardues, ne shkollen sovjetike te aviacionit, qe mbante emrin e legjendarit Valerij Çkallov, ne qytetin e Borisoglebsit.
Ne kohen kur ishim skenderbegas, ne te njejten klase, Manushi kishte ne klase dhe te vellane- Luterin. Ky, me moshe ishte me i vogel, megjithate, ishin ne te njejten klase dhe une i bera shoke. Manushi, gjat kater viteve te shkolles se mesme futej ne aradhen e nxenesve “ elite” te shkolles. Ai ishte “ i shkelqyer “ ne mesime dhe studionte shume, me passion dhe ishte i dalluar ne cdo lende. Karakteristike e Tij ishte se ato qe mesonte nuk i mbante per vete, por, bujarisht ndihmonte ata nxenes, te cilet e kishin te veshtire orientimin ne lende te ndryshme. Ndihmesa qe jepte, ishte vetjake; ajo buronte nga karakteri i tij bujar, prandaj Manushi e jepte ndihmen me gjithe shpirt.
Manushi ishte jo vetem nxenes i perparuar ne mesime por dhe mjaft i sjellshem dhe i edukuar. Kjo lloj qasje buronte nga familja ku u mekua qe ne femijerine e hereshme me keto vlera morale. Gjate kater viteve te shkolles, Manushi nuk u ndeshkua asnjehere por mori vetem lavderime. Manushi mesonte shume por nuk ishte nga ata qe “ bien” mbi libra e nuk veshtrojne cfare behet rreth tyre. Jo! E jo! Manush Kreshpa nuk ishte “ uje i ndenjur” por i perngjante nje kroi malor qe nuk di te ndalet. Ai ishte djale i gjalle e i shkathet. Manush Kreshpa, me shume vullnet e me pune u afirmua sportist cilesor. Ta kishte enda te veshtroje Manush Kreshpen kur luante futboll. Ai mbante ne fanele numerin 5 dhe luante ne pozicionin e alfit (mesfushorit) dhe bente ”zap” mesin e fushes. Shoke te tij, te cilet luanin futboll cilesor e me shpirt ishin: Agim Spahiu; Gezdar Veipi; Mahmut Hysa e te tjere. Gjate gjithe viteve te shkolles, fotografia e Manushit qendronte ne Tabelen e Nderit.
Sjellja e mire, qendrimi dashamires ne komunitet dhe fakti qe ishte nxenes “ shembullor” ishin faktore qe benin te mundur qe Ate ta donin e ta respektonin shoket, mesuesit dhe kuadrot drejtues te shkolles. Nuk me hiqet nga mendja shprehja e disa mesuesve tane, te cilet perseritnin porosine: ” Merrni shembull nga Manush Kreshpa; mesoni e silluni si Ai ”! Edhe vete Manushi ishte mjaft i afrueshem e i dashur; Ai ishte shok e mik i te gjitheve!
Ne vitin akademik 1953, se bashku shkuam ne Bashkimin Sovjetik, ne Shkollen e Aviacionit qe mbante emrin e pilotit legjendar Valerij Çkallov, ne qytetin e Borisoglebsit, ku do te studionim per t’u bere pilote gjuajtes-bombardues. Edhe ne ate shkolle, Manushi “ shkelqeu ”, sic qe ne traditen e Tij. E nisem me mesimin e Gjuhes Ruse, ku Manushi dallohej si pervetesues i shpejte i saj. Ne lendet teorike, te cilat ishin te fokusuara tek kultura e pergjithshme dhe tek mesimi i aeronautikes, shpertheu intelekti dhe u pa qartazi vendosmeria e tij per te pervetesuar cdo detaj. Sjellja e Manushit, si ne shkolle dhe jashte saj, ishte vazhdim i tipareve te tij te qenesishme te shperfaqura e te kultivuara ne shkollen “ Skenderbej ”, ne Tirane.
Ne grupin e studenteve shqiptare qe nisem te mesonim fluturimin ishim 10 vete. Manushi ishte njeri nga me te miret e grupit tone. Ne shkollen e aviacionit te Borisoglebsit, Ai fluturoi ne aeroplanet mesimore fillestare, te pajisur me helike, te tipit Jak-18 e me pas ne ata Jak-11, te cilet ishin me te fuqishem e clironin shpejtesi shume me te madhe, por epersine qe kishin ne ajer, nuk e kishin dhe ne ulje ku ishin kapricioze e kerkonin shume kujdes nga piloti, ne veprimet ne ulje. Si ne ceshtjet teorike dhe ne ato praktike te fluturimit, Manushi ishte njeri nga studentet me te mire. Treguesit e tij cilesore benin diferencen e ishin nxitje per me te miren. Çuditerisht, fluturimet ne aeroplanet reactive Mig-15 bis. nuk i ecen. Ai e pati te veshtire uljen me keta aeroplane, prandaj u skualifikua nga grupi, i cili vazhdoi te fluturonte, deri sa shoket e tij u diplomuan pilote gjuajtes-bombardues si Gezdari; Haliti; Mahmuti; Bajaziti dhe Çobua.
Me kujtohet casti i ndarjes te tij nga shoket e grupit. Çfare keqardhje, me pane syte? Sa shume trishtim u derdh ate dite, si nga ana e Manushit dhe nga ata qe mbeten ne shkolle. Manushi u nda nga shoket e grupit dhe se bashku me krutanin Selman Mecaj, shkoi ne shkollen e qytetit te Pugacovit ku pergatiteshin pilote per te fluturuar ne helikoptere. Kjo ishte e vetmja shkolle e ketij lloji ne territoret sovjetike. Ne kete shkolle, Manushi u bashkua me te tjere shqiptare, te ardhur nga vendi yne dhe nga shkolla te tjera sovjetike dhe mesoi shfrytezimin e helikopterit Mi-1.
Prekese e mbreselenese ishte ndarja e Manushit nga shoket e grupit tone. Kur u nda nga ne, mbasi na perqafoi e na puthi me shume mall, me nje solemnitet e ciltersi te vertete, na tha disa fjale zemre te cilat me jane ngulitur fort ne mendje: “… Une vertet po ndahem nga ju, por do te jemi perjetesisht bashke. Prane jush do te jem me shpirt e me zemer; ju dua shume, o shoket e mi te mire; e dua shume profesionin e pilotit, te cilit do ti kushtoj tere jeten time…”! Dhe ashtu ngjau vertet: Manush Kreshpa, u be pilot, fluturoi gjate e u nda nga kjo bote duke u shnderruar ne nje qiellor, perjetesisht ne hapesire ” !
Te flasesh per figuren e Manush Kreshpes nuk eshte aq e lehte. Po ku qendron veshtiresia, do te pyese ndonjeri? Ua them une , dhe fare hapet: Nuk di cilen nga tiparet e tij te ve te paren e cilen pas saj. Ai ishte i vecante ne tere qenjen e tij. Manush Kreshpa ishte fisnik e zemerbardhe; tipare te karakterit te cilat nuk eshte se i ndeshim shpesh. Ai nuk e njihte xhelozine, cmiren dhe hipokrizine, prapaskenat dhe pergojimin e te tjereve. Ne shoqeri, Manushi ishte i cilter, korrekt dhe i drejtperdrejte. Ate nuk e kishje as pijetar, as llafazan, as mendjemadh e ca me pak pa moral.
Manush Kreshpa, nderonte, ne menyre te vecante instruktoret e fluturimit, te cilet i respektonte shume, por, me kusht qe ta meritonin respektin e te kishin figure te paster morale. Nuk mund ta harroj shprehjen e tij: “ Ne shembullin e te rregulltve duhet e do te ecim, por jo te orientohemi nga rrugacet”. Ai, sic ishte vete i sjellshem e korrekt, te atille i kerkonte edhe shoket e koleget. Dhe te tille i perzgjidhte ata. Kur te kritikonte Manushi, te lezetohej mbledhja mbasi kritika e Tij, nuk kishte karakter derrmues por ishte me teper nje keshille me dashamiresi e me zemerbardhesi. Ai njeri, mbante ne shpirt e ne zemer besen shqiptare. Kur bisedonim, ne intimitet per ceshtje te raporteve me vajzat, Manushi, me pjekuri na thosh: “ Po u lidhe me nje vajze, nuk duhet ta shfrytezosh ate por beje shoqe jete; mere per grua…”.
Ishim te dy oficere te rinj. Nje dite morem bicikleta me qera dhe shkuam ne shtepine e tij, ne Kinostudio. Ne shtepi gjetem Nenen e Manushit, Refijetin – nje labushe, syrin me cika te cilen, Manushi e donte dhe e respektonte shume. E kam te fresket ne kujtese dialogun qe u zhvillua midis shokut tim dhe Nenes se tij. Hapet e me nje krenari te ligjeshme, Manushi iu drejtua Nenes se tij: “ Une jam gjak, nga gjaku yt. Me ke dhene jeten dhe shpirtin tend. Jam djali yt e te kam ngjare. Jane hapur fjale, se kur kemi qene ne Rusi, paskemi bere kete e ate veprim te papranueshem per moralin tone. Per mua, per sjelljen time, te lutem pyet kete njeri i cili eshte i paster e i besueshem. Pyete: si jam sjelle une atje? Dhe vazhdoi: “ Une kam qene ai qe ke lindur e ke rritur ti. Do te perpiqem te gjej nje bashkeshorte besnike e te denje, sic ke qene ti e sic do ta doje Ti, nusen time. Do te bej c’eshte e mundur qe dhe femijet qe do te linden, ti edukoj sic me ke edukuar Ti mua e ata te jene dinjitare, te ndershem e te sinqerte”. Ate dite, Nena e Manushit na mbajti per drake. Ajo na shtroi nje dreke sipas mundesive dhe na e beri zemren behar. Ndarja e Atij njeriu te rralle nga jeta me ka ligeshtuar mjaft.
- I paharruar qofte kujtimi i atij piloti, prindi e familjari te “ shkelqyer”!
2) Kimet Hitaj, bashkefshatar i Manushit, ish ushtarak. “… Manush Kreshpa ishte nip, ne Kanine; ne fisin Micaj, i cili ka qene i kamur por ne radhet e tij kishte atdhetare te zjarrte. Me origjine te larget Ai ishte i ardhur nga fshati Kreshpan i Mallakastres. Familja e tij ka mbajtur per mbiemer, emrin e fshatit te origjines, me qellim qe te ruante identitetin e origjines. Lagja ku eshte rritur e eshte mekembur Manushi, ne Kanine, quhet Resulaj. Kur ishte femije, Manushi luante me bashkemoshataret e tij ne Bregun e Kishes; ne Fushen e Mejtepit; tek Perroi i Madh; tek Rrapi i Parashqevise etj.
Shtepia e tyre ka qene me dy kate. Trojet e familjes Kreshpa kane qene ne Lagjen e Madhe dhe ne Resulaj. Manushi kishte dajo ish shefin e nderlidhjes te Ministrise te Brendshme dhe, ne rrethin fisnor te Tij, kane qene disa kuadro te tjere me peshe. Ne femijeri, Manushi dhe shoket e tij luanin shpesh dhe ne oborrin e Teqese te Kanines ku u varros Ismail Qemali te cilin, me vone e zhvarrosi Mbreti Zog i Pare.
3) Luan Baci, ish pilot, nxenes dhe koleg i Manushit, kujton: “…Manush Kreshpen e kam njohur qysh ne vitin 1964. Ne ate kohe ishja nxenes ne vitin e pare te gjimnazit ne qytetin e Lushnjes, ku banoja ne ate kohe. Ne fushen e futbollit te qytetit, nje dite u ul nje helicopter Mi-4. Ishte hera e pare qe veshtroja nje “ gjigand ” te tille. “ Gjigandi ” kishte bojen e barit dhe kishte ca veshe te medhenj persiper e me nje zhurme shudhuese. Ajo “ katana” kishte anash nje numer te shkruar me boje te bardhe. Sic me kujtohet sot, kur kane kaluar shume vite, numeri anesor qe mbante helikopteri qe pashe ishte – 13. Sipas gojedhenes, ky numer konsiderohej si numer “ ters”, por une, ne ate moshe nuk e dija kuptimin e kesaj fjale vecse “ tersi “ me solli fat. Prej kohesh me brente kurreshtja per te pare ne toke dhe nga afer nje mjet fluturues. Si une, kurreshtare ishin dhe mjaft nsenese e nxenes te klases time. Ne ate ore kishim mesim fizike. Mesuesi yne, i cili nuk e reflektonte hapet kuriozitetin qe kish, kur iu lutem te shkonim per te pare “ mysafirin ” e rralle te qytetit tone, na lejoi, pa asnje hezitim. Nje grup djemsh, nga me capkenet, shkuam prane helikopterit; e veshtruam ate nga jashte, e prekem me dore mbulesen e tij te ftohte dhe, sic na porositi mesuesi yne i mire, u kthyem serish ne klase, per te vijuar mesimin. U kthyem ne klase me bindjen se kishim pare e kishim prekur dicka te rralle e per kete ishim fatlume. Prej kohesh e kasha enderruar kete gje e ja ku me erdhi, si dhurate, nga qielli.
Rruges se kthimit per ne klase, nuk ecja, por fluturoja, nga gezimi. Nuk me mbante vendi; beja si i marrosur. Mbasi zume vendet ne bangat perkatese, si me kurajozi, i drejtova mesuesit pyetjen: “ Po si ngrihet e qendron ne ajer, gjithe ajo “ bina” ? Mesuesi zemermire, i ndodhur ngushte, u pergjigj: “ Meqenese kerkon te dish me teper se kaq, me mire shko e bisedoje vete, me pilotin ”! Aq doja une; fluturova perjashta dhe e mbajta vrapin tek helikopteri, me shprese se do ta gjeja aty ku e kishim lene e se do te mesoja nga piloti; ato qe nuk mi spjegonte dot mesuesi im i fizikes. As vete nuk e kuptova sa shpejt u ndodha prane helikopterit dhe pilotit te tij. Dicka e brendshme, e mire, me shtynte. E takova, disi me droje pilotin, i cili, me dukej hyjnor, i paarritshem dhe qe me mbiu ne mendje e ne ndergjegjen time femijerore. Sic me kujtohet; u lumturova, pa mase. Ai me krijoi nje mjedis te kendshem e me perqafoi fort e cilter, sikur te me njihte prej kohesh apo sikur te ishja i aferm i tij.
Me nje sjellje teper te kujdesshme e te bute, piloti, me dha disa mendime me vlere. Ai me deftoi ato vegla, te cilat nuk duhet ti prekja me dore, por vetem ti veshtroja dhe me percolli ne kabinen e helikopterit. Ai me ftoi te ulesha ne kolltukun e majte, atje ku me sa duket ulej vete. Dalngadale u familjarizova me pozicionin qe mu ofrua e me kaloi droja qe kasha fillimisht dhe guxova, e pieta pilotin: Si leshohet motorri dhe per procesin e ngritjes ne ajer te kesaj “katanaje ”. Piloti, me durim e me terma te kuptueshem mi sqaroi pyetjet qe i bera dhe me deftoi funksionimin e helikes se madhe ( mbajtese ) e cila, ne ajer funksionon si krahu i aeroplanit. Aty mesova se nga rrotullimi i helikes mbajtese, me shpejtesi dhe nga bashkeveprimi i saj me ajrin rrethues, lind nje fuqi e drejtuar lart, e cila e shkeput helikopterin nga toka. Pastaj piloti me deftoi nje si leve traktori, te cilen Ai e quajti rucke ( rusisht= doreze ), me levizjen e te ciles perpara, shpejtesia progresive e helikopterit shtohet. Pashe qe piloti ishte i gatshem te me pergjigjej edhe per pyetje te tjera e kjo me dha kurajon te vijoja me pyetjen: “Po gjithe keto “ ore “ qe jane ketu, perpara, perse duhen ”? Nuk jane ore – tha Ai por jane instrumente qe deftojne per funksionimin e motorrit dhe te pjeseve te tjera material te helikopterit.
Para se te ndaheshim, piloti me pyeti per emrin e mbiemrin e une ia deftova. Edhe Ai me tha se quhej Manush dhe mbiemri i tij ishte Kreshpa. Sa u gezova; kishja bere nje mik pilot! Me puthi ne faqe e me porositi: “ Meso mire, mbaro shkollen e mesme dhe behu pilot. Ne Vlore kemi nje shkolle e cila pergatit pilote dhe ti e paske deshiren per tu behesh i tille…” ! U largova nga helikopteri me numer- 13 dhe nga miku im i ri, i emocionuar aq shume sa m’u erresuan syte. Naten, ne gjume shikoja endrra te bukura dhe ndihesha i lumtur. Me behej sikur isha ulur ne kabinen e helikopterit me numera te ndryshem dhe perpara syve kisha tere ato “ ore”. Nje mik i timeti, te cilin e quanin Remzi, i cili, sic degjoja, ishte nga fluturuesit e pare shqiptare, nga ata qe i nisen fluturimet ne vitin 1945, ne Jugosllavi ( Zemun). Sa here qe takoheshim, Ai me fliste per aviacionin dhe per fluturimin. Dita-dites m’u shtua deshira per t’u bere pilot.
Ne vitin 1968, perfundova vitin e katert te shkolles se mesme te pergjithshme, ne qytetin e Lushnjes. U paraqita ne Degen Ushtarake te rrethit dhe, prej andej shkova ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak, ne Tirane, ku u nenshtrova disa analizave, keqyrjeve e testeve mjekesore dhe mbasi u deklarova i afte per te vijuar studimet ne Shkollen e aviacionit, ne Vlore. Kujtoj disa nga mjeket specialiste qe kryen keqyrjet . Violete Ngjela – oculist, me pa per mprehtesine e veshtrimit; Skender Kraja ( kardiolog ), kontrolloi funksionimin e zemres; Besnik Buda ( otorino-laringolog), beri veshtrimin e sistemit vestibular etj. Ky ishte takimi im i pare me aviacionin. U lumturova, kur komisioni mjekesor i aviacionit me deklaroi te afte per t’u bere pilot.
Ne Shkollen e Aviacionit, ne vlore, fillimisht iu nenshtrova nje procesi teorik te domosdoshem ku mesova vecorite e shfrytezimit te aeroplanit te lehte mesimor me helike Tip-61 dhe mora njohuri te pergjithshme per aeronautiken si shkence serioze. Ne klasen time ishin 16 djem te zgjedhur, te qemtuar mes atyre qe kishin perfunduar shkollen e mesme, ne gjimnaze te ndryshem te vendit. Gjate vitit 1969 kryem fluturime me aeroplanin e lehte mesimor, me helike : Tip-61 dhe po beheshim gati per te kaluar ne aeroplanet gjuajtes-bombardues reactive Mig-15, per t’u bere pilote gjuajtes-bombardues. Ishim mbledhur ne oborrin e shkolles se aviacionit, kur me 7 janar te vitit 1970, ne hyrje te shkolles se aviacionit ndaloi nje autobus i mesem, mjaft i bukur. Me shtyu kurreshtja per ta pare ate mjet te bukur dhe hyra brenda tij. U befasova kur pashe te ulur ne ndenjesen e pare nje officer aviacioni, te veshur me uniforme parade, me trup atleti, me floke te verdhe. E njoha, menjehere: ishte po ai aviator qe kasha pare dy vite me pare, ne fushen e futbollit te qytetit te Lushnjes, kur uli helikopterin me numer anesor- 13. Kujtova ate dite kur lame mesimin e fizikes e shkuam per te pare helikopterin ne fjale. Me erdhi nder mend dhe qendrimi i tij i bute e dashamires kur i tha, miqesisht teknikut te helikopterit: “Futi keta cunat brenda se duan te veshtrojne helikopterin”! Mbaja mend dhe emrin e mbiemrin e tij: Ai quhej – Manush Kreshpa dhe fliste me akcent vlonjat. Nuk di si e persese ” m’u ngjit ” ky emer e nuk me hiqej nga mendja Ai njeri, te cilin e konsideroja timin. E kasha pare kur ishja ende femije ( gjimnazis) e, sic dihet, femijet e kane kujtesen te forte dhe e ruajne ate per shume kohe. Çfare kishte ndodhur?
Vete i gjashtembedhjete ishja piketuar per t’u bere pilot helikopteri dhe do te fluturoja me helikopteret Mi-4; si ai qe kishja pare atehere, ne fushen e futbollit te qytetit tim. Kishja ndjesine sikur ishja familjarizuar mjaftueshem me ate makine luftarake “ gjigande ” dhe se kishja epersi mbi shoket e tjere. Ne grup ishim 16 shoke. Po rendit disa syresh: Osman Kushta; Janaq Jorgji; Shpetim Baxhaj; Llazar Ndini; Tafil Agaj; Veledin Resuli; Agim Qesaraku etj. Pilot Manushi, me ate buzagazin karakteristik, na njoftoi se do te shkonim ne Tirane, ne Regjimentin e Helikoptereve dhe se do te fluturonim me helikopterin Mi-4. Zume vend ne autobus e u nisem per udhe. Te gjithe ishin te gezuar. Kete e pashe ne syte e shokeve te cilet shkelqenin e ishin te qeshur. Ne syte e tyre lexoja kenaqesi. U ula ne nje ndenjese prane Manushit, te cilin e konsideroja si njeriun tim te gjakut. Udhes, Manushi me deftoi per helikopterin Mi-4, per detyrat qe ishin plotsuar me te dhe per kapacitetet e mundesite e tij teknike dhe per Regjimentin e Helikoptereve.
Kur erdhem ne qender te qytetit te Lushnjes, Manushi i dha urdher shoferit civil te autobusit: “ Gjej nje vend te pershtatshem e parko, se do te qendrojme 10 minuta sa te takoje ky djali prinderit e tij ”! Nena dhe babai erdhen tek autobusi dhe takuan komandant Manushin, shoket e mi dhe, natyrisht, mua. Ata biseduan me komandantin, perzemersisht. Kur u ndane, degjova idhullin tim ti siguronte ata se do te kujdesej per mua, sikur te ishin ata vete. Kur autobusi I nis, Manushi, perseri u tha prinderve te mi: ” Mos kini merak per djalin… ”! Me erdhi mire. Manush Kreshpa ishte mjaft i bute e i embel. Mjalte nxirrte nga goja, ai njeri!
Perfunduam programin e mesimeve teorike dhe kaluam provimet perkatese. Ne qender te Regjimentit, na rrjeshtuan e na komunikuan: “ Ju, te 16 studentet per pilote do te shkoni per te zhvilluar pergatitjen ajrore do te shkoni ne fushen e Shtoit, ne Shkoder. Atje do te fluturoni me helikopterin e mesem ushtarak te tipit Mi-4. U lumturuam e u entusiazmuam. Gezimi yne mori krahe e u be me i dukshem kur drejtuesi yne, pas udhezimeve te domosdoshme na njof toi se: “ … eshte vendosur qe fluturimet tuaja ne fushen e Shtoit do ti drejtojne pilotet me pervoje: Manush Kreshpa dhe Ndue Logu…”. I njihnim e i respektonim te dy keta “korifej” te aviacionit helikopter. Ata ishin nje cift pilotesh i zgjedhur, te denje per detyrat qe u besuan; te mirenjohur e te respektuar nga i gjithe efektivat e Regjimentit te Helikoptereve. Perjetova nje kenaqesi te papare. Kishja ndjesine sikur Manushin e njihja prej kohesh dhe Ai me dukej si nje pjesetar i familjes time.
Ne kohen e lire, ne vecanti mbremjeve, Manushi ulej mes nesh dhe, si nje mesues i mencur e i kujdesshem, na deftonte histori fluturimi, nga pervoja e tij e gjate si fluturues dhe nga historia boterore e aviacionit. Qellimi i rrefimeve te tij interesante, ishte te na terhiqte drejt fluturimeve dhe te na shtohej deshira e pasioni per ajrin. Manushi ishte pedagog dhe psikolog i kualifikuar qe veshtronte larg. Persa i takon teknikes se pilotimit, Manushi ishte i padiskutueshem e mjaft cilesor. Me kishte rene ne sy shoqeria e ngushte me pilotin Daut Xhaferri, me te cilin Ai kishte studiuar ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vendin tone.
Pas diplomimit tone, pilote, me 14 tetor te vitit 1970, ne Regjimentin e Helikoptereve u be rrjeshtimi organik. Manush Kreshpa, bazuar ne nivelin e larte kulturor dhe ne aftesite profesionale si dhe ne tiparet e tij njerezore u emerua komisar i Skuadriles se Pare. Komandant i kesaj Skuadrile u emerua dukagjinasi shpirt njeriu nga Brashta, piloti i pasionuar Ndue Logu. Vecori dalluese e komisar Manushit ishte aftesia e tij per t’u futur, me takt, ne boten e brendshme te vartesve. Ai cmonte shume rolin e tyre dhe ishte mjaft i perkushtuar per ecurine e piloteve te rinj. Ishja sekretar i rinise te Regjimentit dhe, meqenese Manushi ishte ne profilin e komisarit dhe bashkepunimi mes nesh erdhi duke u thelluar. Me pas, Manushi kaloi ne Skuadrilen e Trete; atje ku ishja i rrjeshtuar dhe une. Kam kryer mjaft fluturime ne perberje te ekipazhit qe drejtohej prej tij. Ai ne rolin e komandantit te ekipazhit e une pilot i dyte, si per qellime stervitore dhe ne “ detyra special” ( fluturime te paprogramuara, ne ndihme te popullsise ne raste fatkeqe). Ruaj shume mbresa nga puna me Manushin dhe kam nostalgji per ate kohe. Ca me teper kur mesova se komisar Manushi ishte mjaft i perkushtuar dhe ndiqte me kujdes pergatitjen dhe aftesimin tim professional. Synimi i Tij ishte te behesha i afte per t’u ulur ne cdo pike te territorit te vendit tone, jashte heliodromit.
Ne pranvere te vitit 1981, me nje helicopter, te dy u ngritem ne ajer e u nisem per ne Himare. Do te conim nje ekip mjekesh specialist, nga Tirana, per ti shkuar ne ndihme nje oficeri te semure, ne gjendje mjaft te rende shendetesore. Oficeri ishte efektiv i Flotes Luftarake- detare. Moti, ate dite nuk ishte fort i mire per te fluturuar. Morem vendim dhe u ulem ne fushen e futbollit te qytetit te Himares. Ne bordin e helikopterit, mes mjekeve te tjere ishte dhe kirurgu me emer, Prof. Spiro Dede. 20 minuta pas uljes tone, erdhi nje autoambulance. Nuk pame te dilte prej saj ndonje i semure me barrele. Nga autoambulanca dolen tre oficere te cilet ecnin ne kembe, perbri njeri-tjetrit. Ishja i ri; ne moshe e ne profesion dhe u nxitova; fola para kohe dhe gabim. Iu drejtova Manushit, i cili po me vrojtonte, jo pa qortim, per fjalet qe thashe: “ … Perse na sjellin ne te tille kushte, kur i semuri ecen ne kembe…” ? Manushi, i cili kishte nje vella kirurg ( Luterin ), kishte mesuar dicka prej tij. Prof. Spiro Dede, kirurg me shume pervoje tha: “Duhet ta cojme te semurin sa me shpejt, ne Tirane, mbasi gjendja shendetesore e tij eshte mjaft e rende. Atij i rrezikohet jeta; i eshte care diafragma. Manushi me hodhi nje veshtrim qortues por nuk me tha asgje. Per te shkuar sa me shpejt ne Tirane, i deftova komandantit tim te ekipazhit, atij qe me drejtonte rrugen me te shkurter. E sollem te semurin ne spital por ai nuk mundi te mbijetonte. Nxorra nje mesim te madh nga ai fluturim, i cili me vlejti gjate gjithe kohes qe zhvillova fluturime.
Dy vitet e fudit, para se te dilte ne pension, me Manushin thuajse te gjitha fluturimet i kryenim se bashku. I jam shume mirenjohes atij njeriu, sikunder ndjej mirenjohje per Namik Agollin; Jorgo Tabakun; Mentor Rrugine; Ethem Mehmetin etj. Kontributi i tyre per revolucionarizimin e stervitjes ajrore dhe per pergatitjen e kuadrit te ri eshte i pakrahasueshem. Me Manushin kreva dhe fluturimin e fundit, para se Ai te largohej nga reparti e te dilte ne pension. Beme se bashku nje fluturim ne rreth, diten. Ishte fluturimi i lamtumires i Atij “ Gjigandi” te Regjimentit te Helikoptereve. Ishja shume i emocionuar. Me i emocionuar ishte vete Manushi. Megjithate, ne ajer, Ai ishte mjaft i qete e i sakte ne veprime. Mbasi zbritem, beme nje cope udhe, se bashku, krah per krah, nga Vendqendrimi i Heikoptereve, deri ne qender te repartit. Miqesisht e me shume ciltersi, ne koefidence, Manushi me tha: “ Jam shume i kenaqur prej teje dhe besoj se do te ecesh perpara”. Pas kesaj shtoi: “ Je ne prove ”! Ne cast nuk e kuptova. E kisha ndare mendjen se nuk do te fluturoja me me ate njeri. Manush Kreshpa u nda shpejt nga jeta, pas daljes ne pension si pilot. Kur u lexua urdhri per emerimin tim komandant i Skuadriles se Pare e zbertheva dhe e kuptova cfare donte te thosh Manushi me shprehjen: ” je ne prove ”! Manushi e kishte dhene opinionin, si mesuesi im dhe une i zbatova keshillat e tij.
Nga lartesia e viteve qe mbaj mb i supe, veshtroj, me syte e mendjes, perpjekjet e atij piloti e drejtuesi te talentuar, per te pergatitur kuadro te rinj, te denje per katershet, skuadrilet dhe per regjimentin. Gjurmet e punes se tij nuk i fshin dot koha dhe as njerezit keqdashes.
– I paharruar qofte kujtimi i tij !
4) Seit Shehu, veteran i aviacionit, ish teknik treshe, bashkekohes I Manush Kreshpes:
“… Manushin e kam njohur ne vitin e larget 1967, kur isha officer i ri e me emeruan ne Regjimentin e Helikptereve, ne Tirane, i cili, ne ate kohe ishte ne formim. Isha emeruar teknik i helikoptereve Mi-4, me te cilet ishte i pajisur Regjimenti. Me Manushin, thuajse gjate gjithe karrieres, kam qene ne te njejten skuadrile dhe kam patur kenaqesine te punojme se bashku. Duke punuar prane tij, m’u dha mundesia te njihja, nga afer vlerat e tij, si njeri e si pilot. E them , me bindje e me pergjegjesi se nga kuadrot e shumte qe kam njohur ne ate Regjiment, Manush Kreshpa ishte ndoshta njeriu me i qete, me korrekti, me i vemendshmi , me i duruari e me i ciltri. Manush Kreshpa ishte mjaft shoqeror.
Si pilot me pervoje te gjate, ne shfrytezimin e helikoptereve, ne ate kohe, Manushi ishte caktuar te drejtonte pergatitjen ajrore te piloteve te rinj qe erdhen ne regjiment nga Shkolla e Aviacionit dhe nga repartet e tjere. Ai ishte instruktor i teknikes se pilotimit dhe u jepte mesime fluturimi jo vetem kursanteve qe erdhen nga shkolla ku kishin fluturuar ne aeroplanin Tip -61 ose te tjereve qe kishin fluturuar ne tipa te ndryshem avionesh, por qe nuk e njihnin helikopterin, por dhe piloteve te hallkave vartese te skuadriles qe drejtonte. Me ka lene shije te mire menyra si i ndertonte marredheniet me kursantet Komisar Manushi. Ai i trajtonte ata si te barabarte me veten e tij. Edhe pse ishin me moshe e me nivele te ndryshem pergatitje, nuk veshtroja ndonje ndryshim te dukshem ne marredheniet kursant- instruktor. Lidhjet mes tyre ishin te ndertuara natyrshem. Protagonist ishte komisar Manushi. Ai, si komisar, kishte aftesi te rralla per t’u qasur tek kursantet dhe tek vartesit embel, natyrshem, qete –qete dhe me korrektese te papare. Ne marredhenie me te tjeret, Manush Kreshpa ishte vetvetja. Ai nuk shtirrej por ishte vertete. Çiltersia e tij nuk njihte limite.
Ne raportin: instruktor-kursant, tek Manushi kishja vene re dicka, te cilen te tjeret nuk e kishin. Eshte e padiskutueshme se te gjithe kursantet per pilote ishin te perzgjedhur me kujdes dhe mbi kritere te shendoshe. Manushi sillej me kursantet si vellai me i madh i tyre. Synimi i tij ishte terheqja e tyre drejt fluturimit, ne menyre qe ata te dashuronin profesionin e pilotit. Kur i mesonte per te fluturuar, Ai, nepermjet iniciatives vepruese i mesonte kursantet te kishin besim se po i kryenin vete veprimet dhe se dicka kishin arritur, ne fushen e te fluturuarit. Ne kete kontekst, Manushi instructor ishte mjaft kembengules, rigoroz e nuk toleronte. Ne pilotim, ai kerkonte zbatimin e kerkesave te rregulloreve e instruksionit te teknikes se pilotimit germe per germe. Kembengulja e tij per saktesi ne veprime, per ndonjerin qe gjykonte me cektesi, krijonte ndjesine e gabuar sikur instructor Manushi, me kembenguljen e tij; “ po u merrte shpirtin kursanteve ” gje qe nuk kishte asnje baze. Manushin instruktor, nuk mund ta vecoj nga Manushi njeri. Ata, ishin e njejta gje. Ne ate kohe, Manush Kreshpa ishte bere baba dhe kursantet i trajtonte si femijet e tij. Ai kujdesej per ta si per femijet qe kishte ne shtepi.
Ndoshta nuk shkon, por do te beja nje krahasim te marredhenieve te Manush Kreshpes me kursantet. Keni pare nje prind ne rruge, me femijen e tij per dore? Femija , sapo ka nisur te capitet dhe tenton autonomi. Ai, ia shtyn, tutje doren prindit dhe kerkon autonomi. Manushi u mesonte kursanteve te gjitha detajet dhe teknikat e te fluturuarit, i linte ata te vetepronin dhe, kur i leshonte ne fluturime vetem, ishte i sigurt se ata do te vepronin njelloj sikur te ishte vete ne kabinen e helikopterit. Manushi nuk i ndrydhte kursantet e nuk u imponohej atyre por, mbasi ua sqaronte ne hollesi elmentet e pilotimit, u linte autonomi veprimi, teksa vete mbahej lehte pas komandave.
Helikopteri, ne fluturim eshte mjet ajror i nderlikuar, pavaresisht se shpejtesia me te cilen fluturon eshte relativisht me e paket. Instruktor Manushi, kur fluturonte me kursantin, edhe pse i linte atij autonomi, ishte shume vigjilent dhe i gatshem per te nderhyre, kur dhe ku duhej, per te bere korregjimet e nevojshme.
Ato qe them per Manush Kreshpen, me dalin nga shpirti dhe kam bindje te patundur se jane te verteta absolute e nuk mund ti kundershtoje njeri. Manush Krehpa ishte njeri i formuar e shume i pjekur. Ndershmeria e tij dhe edukata e shendoshe, fjalori pa teprime dhe sjellja qytetare e e tij ishin ato qe benin diferencen e Manushit nga disa kolege te tij. Manushi ishte i civilizuar e dinte te sillej ne mjedise e ne raste te ndryshem. Manush Kreshpes i fliste mendja, jo goja. Ai nuk nxitohej kurre, kur fliste, por mendohej mire, para se ta nxirrte fjalen nga goja. Edukata e shendoshe dhe pervoja e jetes e kishin bere te duruar, te thjeshte dhe mjaft njerezor. Marredheniet e shendosha qe kishte ndertuar me te gjithe njerezit, kishin shtruar shtratin e respektit e te dashurise te njerezve te regjimentit e me gjere per komisar Manushin.
Manushi ishte i zhveshur nga megalomania e nga dukuri te tjera negative te karakterit. Ai nuk e pelqente nje fare ndarje qe ekzistonte ne raportin pilot-teknik. As ndarjen krahinore nuk e pranonte . Shoku e kolegu i tij me i mire ishte Veriori Ndue Logu. Manushi bente shaka me kripe, ato mirepriteshin nga shoket dhe nga koleget e tij por dhe nga vartesit. Kjo qasje nuk e pengonte ate, per te patur shoqeri te ngushte me te lavdishmin Lulo Musa ( Spahaj ); me Ndue Logun; me Mustafa Gjokutaj etj. Nese do te me kerkonin te vija ne dukje ndonje te mete te tij, mund te them se pinte mjaft duhan. Duhanpirja e kufizonte lidhur me ekzigjencen e tij ndaj ushqimit, ndonese fizikisht ishte mjaft rezistent.
Ndarja e Manush Kreshpes nga jeta, para kohe, la nje shteg te hapet e shkaktoi mjaft keqardhje ne radhet tona se e donim shume dhe tek familja e tij, per te cilen, Ai u kujdes shume.
– I paharruar qofte kujtimi i tij!
Gjate intervistes ishte i pranishem veterani i aviacionit- Lefter Hasanaj, bashkekohes dhe koleg pune i Manushit. Ai shtoi: “Manush Kreshpa ishte i kompletuar nga ana profesionale dhe i persosur, si njeri. Ai shquhej per trajnimin e disa brezave te piloteve qe kane shfrytezuar helikopterin e mesem Mi-4. Manushi ishte njerezor ne marredhenie me te tjeret dhe mjaft i ndjeshem ndaj nevojave te tyre. Ai ishte dhe nje familjar i rregullt e me norma.
5) Osman Kushta, pilot ne pension, kuader drejtues i reparteve te helikoptereve; nxenes dhe koleg i Manush Kreshpes; sjell opinionin: “… Manush Kreshpen e kam njohur qe ne fillim te kohes kur nisa studimet per t’u bere pilot helikopteri, ne helikopteret Mi-4. Njohja jone e ka zanafillen ne Regjimentin e Helikoptereve ne Farke ( Tirane), me 3 janar te vitit 1970. Me pas, derisa Ai doli ne pension. Kemi punuar se bashku shume kohe. Kur vajta ne Regjiment, Manushin e gjeta drejtues te pergatitjes ne toke te piloteve. Pas perfundimit te pergatitjes teorike, kur duhet te nisnim stervitjen ne ajer, u vendosem ne kushte fushimi, ne lendinat e Shtoit, prane Shkodres, ku ishte i dislokuar batalioni i sherbimit dhe i mbrojtjes te aerodromit, i cili menaxhohej nga Regjimenti i Helikoptereve. Qysh ne fillimet e fluturimeve, Manushin e kishim komisar te grupit ( skuardiles ) dhe, ne te njejten kohe – drejtues te fluturimeve.
Manush Kreshpa ishte njeri nga pilotet me te kualifikuar te brezit te pare te piloteve te helikopterit, i specializuar ne Shkollen e Madhe Ruse te aviacionit; ne ( ish Bashkimin Sovjetik ). Manushi ishte specialist i mirefillte i fluturimeve dhe “ mjeshter ” i shfrytezimit te helikoptereve dhe njeherazi shquhej per dhuntine, e edukatorit te cilen nuk e ka kushdo. Manushi ishte njeri me vlera te shumta e te rralla. Me zerin e tij melodioz , me timber te qarte, te forte e te paster, Ai i artikulonte fjalet, sakte, me ngrohtesi, e nuk krijonte panik tek ata qe e degjonin. Ne, kanddatet per pilote te asaj kohe, mezi prisnim ta degjonim ne kufje zerin e Tij, i cili na jepte kurajo e na mbushte me optimizem.
I skte e plot competence, kur drejtonte apo kur jepte udhezime, kudo qe ndodheshim, ne toke apo ne ajer, tek zeri i tij, gjenim vetem dashamiresi e ngrohtesi. Manushi ishte i vecante edhe kur beheshin analizat e fluturimeve. Ne, nxenesit e tij, e ndjenim dhe e kuptonim qarte kete dhunti te tij. Komisar Manushi ishte vazhdimisht prane nesh; i embel, i sakte, i thelle dhe kompetent ne zberthimet dhe ne spjegimet qe na bente. Analizat qe drejtonte Ai, i perngjisnin nje mesimi te mirefillte, nga i cili nuk mbetej asnje detaj pa u sqaruar e ne dilnim prej tij pa ane te errata. Sa i takon pilotimit te helikopterit Mi-4, Manushi, si me te qeshur ( gjithnje me dashamiresi ), na deftonte, si duhej vepruar ne raste te ndryshem. Koha kur mesonim per te fluturuar, ne Fushen e Shtoit, per mua dhe per brezin tim, ka qene nje periudhe fantastike dhe e paharruar. Aty mesuam shfrytezimin e helikopterit Mi-4, ne toke e ne ajer dhe mjaft gjera te tjera, te cilat nuk i denim me pare.
Jeta jone si studente fluturues, ne ate kohe nuk ishte vetem pergatitje dhe fluturim. Ajo ishte e larmishme dhe e pasur me veprimtari jashtemesimore, te bukura e mbreselenese. Nepermjet vajtjeve te drejtperdrejta dhe rrefimeve te protagonisteve, ne u njohem me punen e madhe qe behej ne Ndermarrjen Bujqesore famemadhe te Shtoit, te mirenjohur si Ferma e Shtoit; vizituam qytetin e lashte e te mrekullueshem te Shkodres, vajtem ne piken turistike ne Zogaj, pame lumenjte qe qarkojne qytetin etj. Ne ate kohe po ndertohej “ gjigandi ” i elektroenergjitikes ne Vahun e Dejes dhe ne shkuam prane tij, per ta pare nga afer. Ishim ne Prekal; kaluam mbi Uren e Mesir; pame lumin e Kirit etj. Fluturimet me helicopter dhe pergatitjet tona te shumeaneshme na shkuan mbare. Ne te gjitha arritjet tona, ndihej i fuqishem roli drejtues i komisar Manushit. Ishte i mbare mesuesi yne.
E njejta detyre iu besua komisar Manushit edhe nje vit me pas. Ne vitin 1971, atij iu besua drejtimi i punes, per pergatitjen e 20 studenteve per pilote, ku benin pjese: Reshat Mullaj; Gezim Xhafaj; Ramazan Azizi; Fredi Prifti; Arqile Prenci; Agim Cami; Veli Perleka etj. Me kete grup u bashkua dhe instruktoti i fluturimeve, i Shkolles se Aviacionit – Vangjel Nasto. Komisar Manushi ishte pilot i lindur. Ai sikur ishte i prere per te drejtuar pergatitjen e piloteve te rinj. U emerova pilot helikopteri, ne Regjimentin e Helikoptereve dhe ishja fatlum qe me takoi te punoja afer Manushit. Detyrat e para me ulje jashte heliodromit i kreva me komisar Manushin. Fillimisht u ulem ne aerodromin e Gjadrit, i cili, ne ate kohe po ndertohej. Ne bord kishim Komandantin e Aviacionit, z. Edip Ohri. Te nesermen, po me komisar Manushin, u ulem ne vendin e quajtur: “Rana e Hedhun ”, ku cuam komandantin e Artilierise Bregdetare, general Moisi Elezin. Edhe ne diten e trete kryem nje detyre “ special ”, me ulje ne Kodrat e Divjakes.
Qerndrimi prane e nen drejtimin e Manush Kreshpes, me krijoi mundesine te perfitoj prej tij dhe te ndiqja me vemendje, mesimet, keshillat dhe veprimet e Tij, duke perftuar shume nga pervoja e Tij e pasur. Manush Kreshpa, ne procesin e te mesuarit dhe te drejtimit te tij, te talentuar me ka trajtuar me shume ngrohtesi e me dashamiresi. Ato fluturime, mbeten per mua piketa te fuqishme orientimi dhe nxitje per te arritur shkalle te larta kualifikimi; mbresat e mija, per komisar manushin jane te pashlyeshme.
Pas viteve ’80, pata fatin ta zevendesoj Manushin ne detyren e komandantit te katershes, te Skuadriles se Trete, ku pashe rezultatet e punes se tij me njerezit. Gjeta nje kohezion te papare ne katershe; Manushi kishte punuar me njerezit me shume perkushtim dhe “ dora “ e tij ishte e dukshme. Mesimet, keshillat dhe sygjerimet e tij kane qene udherrefyese ne punen time. Manushi kishte punuar koke me koke e ne menyre te diferencuar, si me piloted dhe me tekniket, specialistet e me ushtaret qe drejtonte. Ata e donin dhe e respektonin, si kuader drejtues. si edukator dhe si pilot.
Komisar Manushi gezonte, si femije dhe ndihej shume i lumturuar kur ne, nxenesit e tij arrinim rezultate te pritshme. Ai dinte te na “terhiqte” edhe veshin; natyrisht me takt e pa na lenduar dhe kur benim gabime. Nje te mete e kishte komisari yne i “ embel”: Ai pinte shume duhan. Me duhet te pohoj se edhe duhanin, Ai burre e pinte aq me lezet e me “ etje” sa qe nuk mund te mos ta adhuroje.
Niveli i larte i Tij, formimi gjitheplanesh dhe shpirti i madh, nuk mund te mos reflektonin ne jeten private dhe ne ate familjare te komisar Manushit. Ai ishte shok, mik, gjiton, dashamires, prind e bashkeshort I perkryer. Kur e njoha ne fillim, Manushi dhe bashkeshortja e tij e mrekullueshme, Lenija, kishin sjelle ne jete 2 vajza. Ato u rriten e u veseliten te mbara, te sjellshme, te edukuara e te kulturuara. Me pas, Ata u shtuan dhe me nje djale, te cilin, Manushi e donte shume. Ne shoqerine e femijeve, Manush Kreshpa ndihej shume i gezuar e i lumturuar. Ditet kur Manushi qendronte prane familjes ishin te vecanta jo vetem per komisar Manushin. Ai ndiqte me shume vemendje e me merak te madh ecurine e femijeve te tij . Manushi gezohej, pa mase kur, krahas ecurise te mbare ne mesime, vinte re edhe pergatitjen serioze e me perkushtim te te birit, si futbollist, ne klasat sportive.
- I paharruar qofte kujtimi i Atij njeriu model!
6) Pajtim Demaj, veteran i aviacionit, ish teknik treshe ne Regjimentin e Helikoptereve, kujton: “… Manushin e kam njohur prej 20 nentorit te vitit 1965; derisa Ai u nda nga jeta. Ne vitin 1965, vajta ushtar i sherbimit te detyrueshem ushtarak ne Skuadrilen e Tiranes. Atje gjeta Manushin oficer, pilot. Ne ate kohe, Manushi fluturonte me aeroplanet e transportit An-2. Ishja ushtar por hyra ne shoqeri me oficeret. Me teper afersi kishja me Manush Kreshpen dhe me Ndue Logun. Manushi ishte mjaft i afrueshem me njerezit. Ai te bente per vete, me tiparet e tij njerezore. Manushi me beri shok e me respektonte, pavaresisht se kishim diference ne moshe dhe ne hierarkine ushtarake. Brenda nje kohe te shkurter, vura re se Manush Kreshpes i zinte vend fjala dhe kishte ndikim te madh ne kuvend me shoket. Ishte gjykimi i tij i thelle, logjika e tij e shendoshe, ndershmeria dhe paanesia ne gjykimin e gjerave qe e benin te mundur kete, pozicion, ne rrethin shoqeror te Manushit. Afrimi im me Manushin, nuk kishte ne themel te qenit nga e njejta treve, por determinonte karakteri i tij i paster; sjellja njerezore e atij burri ku vendin e kryefjales e merrte sjellja si vella e si shok.
Me pas, shoqeria mes nesh u thellua me tej dhe kishim hyrje-dalje edhe ne familjet respektive. Tek Manush Kreshpa gjeta nje shok e mik me largpamesi e te cilter. Atij njeriu i shkelqenin syte e i ndrinte nuri kur punet i shkonin mire. Ai ishte serioz por jo nursez. Buzagazi i tij, te jepte krahe. Nje njeri, i cili nuk acarohej kurre e nuk merrte inat asnjeri. Komisar Manushi, qasej me dashamiresi tek njerezit dhe futej ne boten e tjetrit me shume takt. Autoriteti dhe qendrimi dashamires ndaj miqve, shokeve, kolegeve dhe vartesve, ishte i natyrshem ; jo i imponuar apo i shtirur.
Ne vitin 1968, mbasi kreva Shkollen e Aviacionit, ne Vlore, me emeruan ne Regjimentin e Helikoptereve, ne Farke ( Tirane ). Manush Kreshpen e gjeta komisar te Skuadriles se Pare. Komandant i kesaj skuadrile ishte i paharruari Ndue Logu. Te dy; si Komandant Nduja dhe Komisar Manushi ishin njerez dhe pilote mjaft te mire. Ata formonin nje cift drejtuesish te perkryer. Te dy me donin e me trajtonin mjaft mire. Me perkedheli me drejtoheshin me “novken”: “ Pajtolalash” e kjo ishte afersi. Ishja officer i ri, pa pervoje ne pune e ne jete. Me caktuan te sherbeja ne skuadrilen qe ata drejtonin. Manushi, i bindur ne vlerat e mija, me leshoi, sipas rregullave te kohes, rekomandim, per tu pranuar ne parti. Ai cmonte ato vlera, bartes i te cilave ishte dhe vete. Ne gjykimet e tij, perparesi merrte drejtesia, ndershmeria dhe ne vleresimin e njeriut ishte teper objektiv. Edhe kur vartesi i tij gabonte, nga padija apo nga pakujdesia, Manushi nuk e “hidhte poshte” por e ndihmonte te korrigjohej dhe nuk “nxirrte gjoksin” per te thene: “Kete e bera une”.
Manush Kreshpa ishte guximtar dhe kurajoz. Ai, me fryme ballafaqimi, ngulte kembe qe te dilte ne shesh e verteta. Manushi, per ne oficeret e rinj dhe per te gjithe vartesit e tij, ishte pasqyre. Nuk i kam njohur asnje te mete te karakterit. Si pilot ishte nga me te miret e Regjimentit te Helikoptereve. Ai e njihte shume mire tekniken fluturuese dhe kmbengulte qe pilotet te merrnin pjese gjeresisht ne proceset e punes ne tekniken ajrore me qellim qe ne procesin e punes ta njihnin me mire helikopterin.
Ne familje ishte shume i kujdesshem, i dhimbsur, i respektuar dhe punonte shume per mirerritjen dhe per edukimin e femijeve si qytetare te spikatur. Percimi tek femijet i vlerave qe shpaloste Ai vete ishte objektiv i pare i punes se tij me femijet. Ne nje rast, shkuam se bashku ne Vlore. Shetitem neper qytetin e bukur bregdetar; shkuam dhe ne Kanine. Manushi ishte larguar heret nga fshati dhe nga fisi i tij, ne Kanine banonin fare pak njerez. Drekuam tek nje xhaxha i tij, ne familjen e te cilit gjetem traditen mikpritese kaniniote dhe shijuam mishin e pjekur ne hell.
Nese mund ti vija ne dukje ndonje te mete, do te thoja se pinte shume duhan. Manushi ishte teper kurajoz. Edhe kur u prek nga nje semundje e rende, e pasherueshme, i jepte vetes kurajo dhe shpresonte tek sherimi.
Ndarja nga jeta e Manush Kreshpes, para kohe dhe ne nje etape te jetes kur pjekuria e tij kiishte kapur maja, me ligeshtoi pa mase. Humba nje shok e mik “per koke” e te pazevendesueshem.
- I paharruar qofte kujtimi i atij njeriu te mire; ti rrojne te prasmit!
Ne Tirane, me 04.05.2018
7) Vangjel Nakuci, veteran i aviacionit, pilot helikopteri, ish komisar i Regjimentit te Helikoptereve, koleg i Manushit, prej shume vitesh; ka shkeputur nga puna e perbashket me “heroin” e ketij rrefimi, kete episod: “… Per viziten e Enver Hoxhes, ne festen e aviacionit, me 24 prill te vitit 1971, ne Rinas, u vune ne dispozicion 2 helikoptere te pjisur me divane ( Behet fjale per transportimin e tij, ne udhe ajrore, nga Tirana ne Rinas e kthim ). Ne ekipazhin e pare, me te cilin fluturoi udheheqesi kryesor, ne ekipazh ishte Selman Mecaj, kurse ne te dytin fluturonte ( pilotonte ) Manushi dhe une. Ne helikopterin qe drejtonim ne te dy, kishin zene vend udheheqes te tjere. Nga ai fluturim me pergjegjesi, me ka lene mbrese, e nuk mund ta largoj nga mendja, thjeshtesia e Manushit. Ne ate kohe, Ai kishte pervoje te gjate fluturimesh ne helikopter, kurse une isha me me pak eksperience. I perkiste Atij te ulej ne kolltukun e komandantit te ekipazhit, jo mua; por ashtu ishte vendosur. Manushi nuk shprehu, as ate dite, as me pas ndonje shenje pakenaqesie e qejfmbetje. Me thjeshtesine qe e karakterizonte, Manushi u ul ne vendin qe ishte paracaktuar dhe me thjeshtesine tipike te tij, u mobilizua per kryerjen me sukses te asaj detyre.
Manushi me shoke te Regjimentit te helikopterve
Ky nuk eshte i vetmi rast. Manush Kreshpa ishte i thjeshte ne qelizen e veprimtarise te tij. Ai nuk e njihte ambicien, prandaj nuk bente perpjekje per te ulur arritjet e te tjereve. Karakteristike e Manushit ishte perkrahja dhe inkurajimi i vartesve dhe kolegeve per te ecur perpara. Te qenit i thjeshte dhe larg veseve negative zhduknin largesine e tij nga vartesit, te cilet i drejtoheshin per ndihme, lirshem e pa droje. Ai nuk ngurronte per te deftuar bujarine e shpirtit te tij. Fale tipareve njerezore, Manushi ishte bere shume i dashur, si ne skuadrilen qe drejtonte dhe ne te gjithe Regjimentin.
Manushin e kam patur komandant katershe dhe komandant skuadrile. Ne pune te perbashket u beme shoke dhe te tille mbetem derisa Ai u nda nga jeta. Manushi mbetet i paharruar mbasi mbresat per ate njeri te vecante jane te gjalla e te ngulitura fort, ne kujtese.
– I paharruar qofte kujtimi i tij!
8) Hetem Mehmeti, veteran i aviacionit, pilot, ishkomandant i Regjimentit te Helikoptereve, bashkekohes i Manushit prej shume vitesh, sjell opinionin: “… Manushin e kam njohur qe nga viti 1962, kur u perqendruam ne Skuadrilen e Transportit, pas perfundimit te shkolles se helikoptereve. Ne ate kohe funksiononin vetem 2 helikoptere dhe ata jo ne gjendje te mire per tu ngritur ne ajer. Ne, grupit qe ishte shkolluar per te shfrytezuar helikopterin Mi-4, na shperndane ne detyra te tjera. Me ardhjen ne vendin tone te nje kontigjenti aeroplanesh transporti ajror te tipit An-2; Manushi dhe disa kolege, u caktuan per shfrytezimin e tyre, kurse une dhe Selman Mecaj, mbetem ne helikopteret Mi-4. Gradualisht, me ardhjen e helikoptereve te rinj, nga Kina, u kthyen per shfrytezimin e tyre piloted qe kishin fluturuar me keta helikoptere, me disa perjashtime.
Ne vitin 1967, kur u formua Regjimenti i Helikoptereve, Manushi u emerua komandant skuadrile, ne Regjimentin e sapoformuar. Qe prej asaj kohe , kemi punuar se bashku, derisa Ai doli ne pension.
Manushi ka qene nje njeri “ shembullor”, pilot “ shume i mire”; i dashur per te gjithe dhe i respektuar. Ne vitin 1972, u caktua te shkonte ne Akademine Ushtarake por Ai nuk pranoi. Fale ketij refuzimi m’u dha mundesia te shkoja ne vend te tij. Ne vitet qe pasuan kemi punuar se bashku, ne raportet epror-vartes. Kete e theksoj, mbasi, megjithe diferencen qe kishim ne moshe, nuk pashe tek Ai njeri, asnje hezitim per te plotsuar udhezimet qe jepja, ne vecanti ato qe lidheshin me fluturimin. Madje, shpesh here, kur futja ndonje gje te re ne fluturim, Ai, mbasi e provonte vete, u thosh te tjereve, ta zbatonin.
Ne kujtesen time, Manushi mbetet gjithmone nje pilot dhe njeri shembullor; gjithmone i respektuar.
Shenim: Opinioni eshte marre nepermjet internetit; ne oren 14.46 te dates 25.01.2018.
9) Albert Shkurti, pensionist, ish pilot, ( Kryenavigator i Regjimentit te Helikoptereve ), koleg, bashkekohes i Manushit, vuri ne dukje:
“… E kam njohur prej vitit 1962, derisa u nda nga jeta. Kam punuar e kam fluturuar me te prej nje kohe te gjate. Manushi kishte tipare mjaft te mira. Ai ishte shume i sjellshem, me te gjithe dhe ishte mjaft i afrueshem. Ne biseda e ne analiza ishte mjaft aktiv dhe i gatshem per te propozuar zgjidhje te bazuara. Manushi ishte i qeshur e bente shaka te kripura. Ai nuk ishte ziliqar e nuk lakmonte pozite. Ne punen me njerezit kishte takt e futej lehte ne boten e tyre. Kur luanim futboll, Manushi futej ne loje; qeshte e gezonte; kenaqej qe ishte mes shokesh dhe i barabarte me te tjeret.
Te flasesh per vlerat e tij si pilot, nuk eshte e lehte. Manush Kreshpa, pa me te voglen tendence per te bere karriere, ka fluturuar e ka kontribuar, si per pergatitjen dhe aftesimin e piloteve te rinj, dhe per te drejtuar skuadrilen, ne cilesine e komisarit, ku shfaqi talentin e tij te lindur, jo vetem per te fluturuar cilesisht por dhe si educator i vlerave njerezore e per qasje me takt. Manushi ishte nga pilotet me te mire te Regjimentit.
Manushi me shoke te Regjimentit te helikopterve
Kur u shpall aksioni per ndertimin e banesave me ndihmese vullnetare, Manushi ishte nder te paret qe perqafoi idene e u be promotorr i saj, duke dhene shembullin vetjak me te cilin mobilizoi vartesit.
– I paharruar qofte kujtimi i tij!
10) Mustafa Çici, veteran i aviacionit, pilot me pervoje, drejtues ne sektorin e fluturimeve, ne Reparte te ndryshem te aviacionit; koleg dhe bashkekohes i Manushit, theksoi: “…Manush Kreshpa ka qene njeri nga shoket me te mire qe kam njohur. Kur u transferova nga Regjimenti i Rinasit ne ate te Helikopterevem i cili ishte ne formim; Manush Kreshpa dhe Ndue Logu me ofruan shoqeri e me ndihmuan qe te familjarizohesha me repartin e ri. Manushin e kishja njohur qe ne kohen kur ishim student per pilote, ne shkollen sovjetike “ Valerij Çkaallov ” te Borisoglebsit, ne Bashkimin Sovjetik. Ai ishte ne grupin e trete te studenteve nga vendi yne e une shkova me vone.
U ribashkuam pas shume vitesh ( pas 20 vitesh ). Interesant; tek Manushi gjeta po ate njeri qe kiishja njohur dikur, ne Rusine e larget e ne kushte te tjere jetese e mesimi. Manushi kishte mbetur po ai njeri qe kishja njohur atehere: si ne sjellje dhe i dhene pas shoqerise. Ne Borisoglebs, shoke grupi te Manushit ishin: Çobo Skenderi; Gezdar Veipi; Mahmut Hysa; Halit Bulku; Bajazit Jaho; Selman Meca etj. Nuk di, si e perse u shkeput nga grupi e vajti ne shkollen e Pugacovit, ku mesoi shfrytezimin e helikopterit.
Kur shkova ne Regjimentin e Helikoptereve, ndonese kisha fluturuar ne tipa ate tjere avionesh, e pata te veshtire te fluturoja me helikopter. Nuk e njihja helikopterin, si konstruksion e si funksiononte, ne toke e ne ajer. Manushi ishte bere “ mjeshter ” i shfrytezimit te helikopterit Mi-4 dhe pervojen e tij nuk ngurroi te ma transmetonte, bujarisht. Ai dispononte njohuri te thella teorike dhe kishte aftesi mjaft te mira praktike. Pervec ketyre, Manushi kishte aftesi te mira komunikuese dhe zoteronte metode te thjeshte e te kuptueshme per spjegimin e problemeve. Ne fillimet e jetes se tij, Regjimenti i Helikoptereve, i numeronte me gishtat e njeres dore, piloted qe aktivizoheshin per te kryer detyra “ speciale ”, me ulje jashte heliodromit. Manushi ishte njeri syresh; madje i dekoruar per kryerjen suksesshem te detyrave te shpetimit me shkalle te larte veshtiresie.
Tek Manush Kreshpa kishja nje shok e mik te sinqerte, te drejte, te ndershem dhe mendjehapet tek i cilimundet te mbeshtetesha, plotesisht. I tille ishte Ai njeri; jo vetem me mua, por me te gjithe. Per shoqerine, Manush Kreshpa “ linte koken ”; ishte pa paragjykime dhe teper korrekt e serioz. Ate qe premtonte, e vinte ne jete. Manushi kishte akkumuluar pervoje me vlere, si edukator, si drejtues e si pilot.
E kishja pike mbeshtetese te sigurte dhe u ndieva keq, kur u semur. Te gjithe shoket u ligeshtuan, kur mesuan se Manushi vuante nga nje semundje e rende dhe e pasherueshme. I shkova ne spital, per ta pare. Pas prgjigjes qe mori per biopsine, e veshtroja mjaft te shqetesuar. Nuk e dinte semundjen nga e cila vuante, por si njeri teper i zgjuar e me pervoje te gjate jete, dicka te keqe parandjente. E mblonte perbrenda shqetesimin e nuk e shfaqte. Manushi nuk donte te ngarkonte me gjendjen e tij shendetesore e cila perkeqesohej vazhdimisht, familjaret e tij dhe gjithe ata qe vuanin prej saj. Ai vetem pyeste, cilindo nga vizitoret: “ Çfare duhet te kem ”? Si shoket, dhe mua, me pyeti e me veshtronte ne sy. Me kujtohet si perpinte dhe besonte, ne cdo fjale qe i thoshja, ndonese e dinte qe nuk ishja mjek. Kuptova se e donte nje fjale te mire, inkurajuese edhe pse vete ishte shume kurajoz.
Pas daljes se tij nga spitali, i shkova dy here ne familje. Kishte filluar ti rritej temperature e trupit. Me pyeti: “ Po kjo temperature qe nuk po me bie ” ? Me zuri ne befasi e nuk dija cfare pergjigje ti jepja. U perpoqa ti beja psikoterrapi. Nisa ti jepja kurajo e Ai me degjonte, me vemendje. Ne nje rast shprehu dyshim e me pyeti: “ Perse me nxorren kaq shpejt nga spitali ”? Dick ate keqe parandjente por nuk e dinte plotesisht dhe nuk donte ta pranonte natyren e semundjes se tij.
Ndarja nga jeta e Manush Kreshpes, para kohe, me hidheroi shume. Percjellja e tij, ne varrezat publike te Sharres u be, me nje ceremoni mortore te denje per personalitetin e tij. Kujtimi i tij do te mbetet perjete, ne mendjet dhe ne zemrat e femijeve, te shokeve dhe miqve qe e njohen ate “ mrekulli njerezore ”.
- I paharruar qofte kujtimi i tij i ndritur!
11) Mersin Minxha, veteran i aviacionit, ish pilot, bashkekohes dhe koleg i Manushit, shprehet: “Me Manushin jam njohur, per here te pare ne muajin shtator te vitit 1957, kur shkuam ne qytetin e Pugacovit ( Bashkimi Sovjetik ), per te mesuar shfrytezimin e helikopterit. Nje grup pilotesh, ku perfshihesha dhe une, shkuam nga Shqiperia, per te bere kalimin ne helikpter, mbasi deri atehere kishim fluturuar ne tipa te ndryshem aeroplanesh. Ne kete grup benin pjese:
1) Petraq ( Peco ) Polena – komandant i grupit;
2) Mersin Minxha – komisar i grupit;
3) Sejdo Kamberi – Sekretar partie;
4) Petrit Majlindi – pilot;
5) Zebo Durmishi – pilot;
6) Sulo Saliaj – pilot.
Ne shkollen e Pugacovit, ( e vetmja ne hapesirat sovjetike ku pergatiteshin pilote helikopteri ) gjetem pilote te tjere, te cilet kishin ardhur nga shkolla: “ Valerij Çkallov” te qytetit te Borisoglebsit. Ata kishin provuar, pa sukses, te fluturonin ne aeroplanet gjuajtes – bombardues Mig – 15. Ne Pugacov do te mesonim, se bashku per shfrytezimin e helikoptereve Mi – 1 e Mi – 4, me te cilet do te pajise j Ushtria Shqiptare. Ne kete grup benin pjese:
- Andrea Stavre;
- Selman Mecaj;
- Manush Kreshpa;
- Daut
U bashkuam ne nje grup te vetem dhe nisem pergatitjen per te pervetesuar helikopterin Mi – 1 e ate Mi-4. Ne nengrupin qe do te mesonin shfrytezimin e helikopterit Mi – 1, ishin:
- Mersin Minxha;
- Manush Kreshpa;
- Zebo
Te tjeret do te mesonin shfrytezimin e helikopterit Mi – 4. Manushi vecohej nga shoket e grupit. Ai ishte mjaft i sjellshem, i edukuar e i kulturuar, e donte fluturimin dhe perpiqej te futej ne thellesi te profesionit te pilotit te helikopterit. Ne fluturim, Manushi ishte me i miri. Ai fluturonte me mire se une ( ndoshta, ky pohim behet per here te pare ). Manush Kreshpa aktivizohej ne veprimtari te ndryshme fizkulturore e sportive. Ne menyre te vecante, Ai luante futboll cilesor. Uniformen e mbante per t’u patur zili. Nuk ishte nazeli sa i takon konsumimit te ushqimit. Manushi nuk hante shume e ishte pa vese te karakterit, por pinte shume duhan. Nuk perdorte pije alkoolike e nuk ishte bredharak. Manushi ishte i lidhur me shoket dhe kishte sjellje komunitare. Ne vitin 1958, gjashte muaj para shokeve te grupit, se bashku me Manushin u kthyem ne Shqiperi.
12) Nustret Bilani, veteran i aviacionit, ish pilot, komisar skuadrile, bashkekohes i Manush Kreshpes, kujton: “… Manush Kreshpen e kam patur komisar skuadrile. Ai ishte njeri dhe pilot, shume i mire. Manushi ishte njeri nga pilotet me jetegjate te Regjimentit. Fillimet e fluturimeve te tij me helikopter nisin me grupin e pare te piloteve te kesaj kategorie. Ai ka kryer shume detyra “ speciale ” me karakter te ndryshem. Manushi mori pjese ne “ aksionin ” e veshtire per shpetimin e alpinisteve te bllokuar ne malesine e Boges, nga bora e jashtzakonshme. Ne ata kushte, ekipazhi i helikopterit Mi – 4 ne te cilin pilotonte Manushi, e kishte mjaft te veshtire te ulej, mbi siperfaqen e mbuluar nga bora e fresket. Era qe krijonte helika mbajtese e helikopterit, kur pilotet shkonin ne procesin e uljes ngrinte boren e re dhe formonte, perpara syve te tyre, nje tymnaje te bardhe, e cila nuk i lejonte ata te percaktonin lartesine e helikopterit nga toka.
Ne keta kushte, Manushi u bente shenje alpinisteve dhe shoqeruesve te tyre ta ngjishnin me kembe boren e re qe ajo te mos ngrihej ne forme reje. Kete fakt e konfirmoi dhe veterani i aviacionit Sazan Abibi, i cili, ne ate dite drejtonte operacionin e shpetimit nga Vendkomanda Qendrore e Ushtrise.
Mund te kisha marre dhe opinione te tjere, pa fund, por kam bindje te plote se bashkekohesit e Manush Kreshpes vetemse do te perseritnin njeri-tjetrin. Nuk me mbetet tjeter vec te rikthehem tek karriera e gjate fluturuese e tij ne shfrytezimin e teknikes helicopter, ne vendin tone.
Lufta e ftohte dhe gara e etheshme e armatimeve mes dy sistemeve te kundert, shtroi domosdoshmerine e modernizimit dhe kompletimin e Ushtrise tone, me kualitetet e nevojshem, te panjohur deri atehere. Per vendin tone malor, ku, per mjet transportimi dhe evakuimi njiheshin kamionet, mushkat dhe kafshet e tjera te ngarkeses, u gjykua pajisja e aviacionit me helikoptere.
Per kete qellim, ne vitin 1957, nga radhet e piloteve qe deri atehere kishin fluturuar ne tipa te ndryshem aeroplanesh, u derguan per te mesuar shfrytezimin e helikoptereve, ne te vetmen shkolle sovjetike te ketij lloji, ne qytetin e Pugacovit ( Bashkimi Sovjetik ). Ata, prej disa vitesh ishin te organizuar ne Skuadrlien e Tiranes, e cila operonte ne aerodromin e Laprakes. Ata ishin: Peco Polena; Sejdo Kamberi; Mersin Minxha; Sulo Saliaj; Petrit Majlindi dhe Zebo Durmishi. Me ta u bashkuan dhe Andrea Stavre; Llazar Çyci; Manush Kreshpa dhe Daut Xhaferri, te cilet kishin nderprere studimet ne shkollen “ Valerij Çkallov ” te Borisoglebsit ( Bashkimi Sovjetik ).
Ne grupin e piloteve qe shkuan nga Shqiperia kishte themeltare te aviacionit shqiptar si i paharruari Peco Polena, i cili, i pari u ngrit mbi qiellin e Tiranes, me 24 prill te vitit 1951 dhe kjo dite u fiksua si dite e formimit te aviacionit e kremtohet, cdo vit. Grupi iu perfill nje pune jo te lehte, per te njohur teorikisht e per te mesuar ne praktike shfrytezimin e nje teknike ajrore qe deri atehere nuk njihej ne vendin tone. Te gjithe nuk ishin te pafamiljarizuar me ajrin por nuk eshte e njejta gje. Te fluturosh me helicopter, apo me nje aeroplan te cfaredo tipi, ndryshimi mes tyre nuk eshte i paket. Helikoopteri vertet fluturon, por teknika e pilotimit te tij bazohet mbi disa kritere te tjere, jo si ata te aeeoplanit. Manushi u shqua gjate kalimit ne helikopter, sic kishte ngjare deri atehere kur mesonte te fluturonte me aeroplane te ndryshem. Ai kishte per baze qellimin qe i kishte vene vetes, per t’u bere pilot, pavaresisht nga kostua. Kur ishte akoma femije, endrra e Tij per t’u bere pilot, nuk kishte te bente as me llojin, as me tipin e makines ajrore, per te cilat Ai nuk kishte dijeni. Fati e pruri qe Manushi te perfundonte ne aviacionin helikopter, ku perkushtimi i tij ishte maksimal.
Ne pranveren e vitit 1963, kur ne vendin tone erdhen aeroplanet An-2, Manushi iu pergjigj thirrjes per te fluturuar me kete aeroplan. Ai kreu mjaft fluturime, dhe u ul ne te gjithe aerodromet dhe ne fushat e uljes te Republikes te Shqiperise, ne kushte te ndryshem te motit e te kohes, me destinacione te larmishem. Edhe ketu, Manushi, pa u merakosur per karrieren, punoi me perkushtim e fluturoi per ti bere sherbimin e nevojshem profesionit te nderuar te pilotit.
Ne vitin 1967, kur u formua Regjimenti i Helikoptereve, Manushi ishte nder te paret qe u rrjeshtua perkrah fluturuesve me cilesore te kesaj njesie dhe u shnderrua, sic thane shoket, ne nje “ locomotive ” te fuqishme e cila i coi punet perpara. Ne cift me “ legjendarin ” Ndue Logu dhe me te tjere mjeshter ne profesion, Manush Kreshpa u shnderrua ne nje pike referimi, te cilit nuk mund ti kaloje koha e nuk meriton harresen.
Me qellim qe lexuesi te njihet me hollesisht me tiparet vetjake te Manush Kreshpes po perpiqem te rendis disa te dhena mbi portretin e tij te rralle. Familjareve te Tij u kerkoj ndjese per kete kujtim te shtrenjte te tyre.
Portreti dhe jeta familjare
Manush Kreshpa hynte tek shtatlartet. Ai ishte i larte rreth 175cm. Biondi me koke te rregullt, disi te stergjatur, Manush Kreshpa , me fytyre pak te hequr, por te rregullt. Me sy bojeqielli, me balle te larte e me vetulla normale, veshtire se mund ti largohet nga kujtesa, atyre qe e kane njohur. Syte e tij bojeqielli leshonin drite. Veshtrimin e kishte te mprehte e te zgjuar dhe shume dashamires. Hunden e kishte ne permasa normale, pak mishtake; ngjyren e fytyres bojegruri, veshet normale, floket te drejte e “ te lepire ”; buzet te trasha. Buzeqeshja sikur i kishte “ mbire ” ne buze Manushit; ajo nuk kishte mbarim dhe ishte e cilter. I qeshte nuri e i shkelqenin syte nga kenaqesia, sidomos kur vartesit e tij arrinin suksese. Manushi qeshte me te madhe e gezonte, si femije ne raste te tille. I tille ishte Ai njeri, si ne pune dhe ne jete. Portreti I tij nuk ndryshonte edhe kur ndodhej prane familjes.
Manush Kreshpa ishte njeri qe e njihte dhe e respektonte kufirin mes shakase dhe seriozitetit. Nese do te duhej te theksonim dy nga tiparet e tij qe binin me teper ne sy, do te perzgjidhja buzagazin dhe zemergjeresine. Ai ishte drejtues reparti dhe kryefamiljar; te dyja – detyra delikate e me pergjegjesi te madhe. Manushit i perkiste te perkujdesej per “ dy pale femije ”: per ata qe ishin te rritur; ne repart dhe per te miturit qe kishte ne familje. Nuk mund ta ndaje me thike kujdesin qe bente Manushi per te dyja palet. Ne skuadrilen qe drejtonte, kishte arritje te qendrueshme ne treguesit cilesore; kurse femijet i rrethonte me te gjithe dashurine dhe kujdesin e nje babai qe nuk e ze gjumi per femijet e tij. Dy vajzat: Zana dhe Valbona, kishin diference moshe nje vit por ngjanin si binjake. Kur shkonte ne takim me prinderit ( rregullisht ), Baba Manushi lumturohej e krenohej kur merrte nga mesuesja kujdestare, rezultatet e te bijave ne sjellje e ne mesime. Ato “ shkelqenin ” ne cdo drejtim dhe i benin krenare: Nenen dhe Babane. Djalit te vetem, Dritanit, te cilin e donte shume, i qendronte mbi koke dhe ndiqte me vemendje ecurine e tij ne shkolle dhe ne veprimtarite sportive.
Paraqitja e jashtme e Manush Kreshpes te bente me turp. Ai e mbante te paster, te rregullt e te hekurosur uniformen ushtarake. Hekurosjen e teshave e bente vete. Pantallonat, nuk ia linte per hekur as Lenijes, me pretendimin se ajo i hekuroste me dy vija, si shina treni. Kur hekuroste kemishen, Ai “ e ngrinte ” fare dhe e bente te shkelqente. Qaforen e nderronte cdo dite qe te ishte e bardhe, ne cdo kohe dhe e qepte vete, me merak . Kur vishej me petka civile, gjithashtu, binte ne sy sqima e tij. Ne keta raste, me shpesh, Manushi vishej me kostum, te cilin e qepte me porosi, tek nje rrobaqepes i preferuar, prej stofi boje gri ose kafe te celet. Ai nuk i pelqente ngjyrat e errata. Pantallonat i mbante me manshete; xhaketen, dopjopete. Hera-heres, sidomos ne raste ceremonial, Manushi lidhte kollaro. Kepucet e Manushit shkelqenin; tek ato mund te shikoje veten si ne pasqyre. Ne xhep, vazhdimisht mbante nje cope kadife, per te marre pluhurin nga kepucet.
Manushi nuk ishte hames, por ne te ushqyer ishte selektiv. Ne tavolinen ku ushqehej Ai, frutat e stines ishin gjithnje te pranishme. Preferonte ushqimet pikante, frutat e thata, sidomos te athetat. Vec ta veshtroje kur priste nje kokerr shalqi. Thika shkonte deri tek cipa e lekures, mbasi kishte prere gjithe tulin roze. Ne ditet kur ushqehej ne familje, ( ne ditet e javes, Manushi ushqehej ne repart ) kerkonte ti gatuheshin bathe dhe deshira i plotsohej. Manushi nuk shquhej per pijetar, por pinte. Ai pinte me raste, sidomos kur ndodhej ne shoqerine e tij te preferuar dhe per hater te shokeve. Parapelqente rakine e forte prej rrushi por konsumonte dhe pije me ngjyre. Cigaren e pinte shume dhe vazhdimisht.
Komisar Manushi, jo per hir te funksionit organik por si rrjedhoje e karakterit te tij dashamires, ishte tip shoqeror. Me siper folem per aftesite e rralla te tij si futbollist dhe per elegancen e shtatit te tij te larte. Nuk mund te anashkalojme disa tipare e prirje te tjera, te tij, te cilat, po ti marresh ne bashkesine e tyre na shpalosin nje karakter te vecante. Manushi, ne mbremjet e vallezimit fluturonte, ne krahet e Lenijes, e cila i pershtatej me se miri. Ai preferonte, ne vecanti Valsin Rus, te cilin e vallezonte ne menyre te persosur.. Manushit i pelqente muzika dhe kendonte per qejfin e tij, me shoke te preferuar. Kengetare te preferuar te tij ishin: Kleopatra Skarco dhe Petrit Lulo. Kengen labce, Ai e donte shume por nuk e kendonte vete. Manushi e kishte pike te dobet kengen dhe valljen burrerore labce.
Manushi, si lexues i rregullt e cilesor, eshte nje histori me vete. Ai zoteronte Gjuhen Ruse, me shkrim e me te folur dhe lexonte shume. Librat e tij te preferuar ishin ata qe I perkasin letersise klasike ruse. Manush Kreshpa kishte per zemer shkrimtere dhe poete te njohur si Lev Nikollajevic Tolstoi; Aleksander Sergejevic Pushkin; Sergej Jesenin; Nikollaj Gogol; Anton Çehov; Maksim Gorki; Lermontovin; Turgenjevin; Majakovskin etj. Librin voluminoz Lufta dhe Paqja, Ai, nuk e ndante nga dora dhe e ka lene si relike me vlere. Me teper lexonte proze; Manushit i pelqenin romanet historike.
Shoqeria e Manushit ishte e “zgjedhur” . Ai bente shoke ata qe i pershtateshin karakterit te tij. Ne repart, shoke te afert kishte Ndue Logun; Mustafa Gjokutaj e mjaft te tjere. Ne pallatin ku banonte dhe ne lagje, kishte shoqeri, sidomos me Lulo Musane ( Spahaj); Tomorr Avdine; Baftjar Metaj; Sami Dinon etj. Te lumit ata qe ishin ne shoqerine e tij te paster. Manushi falte shume dashuri e nuk ishte njeri i prapaskenave, i shtirjes, i fasades, i thashethemeve e i te tjere veseve te liga. Ai ishte i paster e i cilter. Ato qe kishte per te thene, Manush Kreshpa ti thosh ne fytyre. Me gjitonet, Ai kishte marredhenie mjaft te mira e korrekte. Manushi nuk ishte i bezdisur por shkonte mire me te gjithe ata qe e meritonin miqesine e tij. Zonja Bahrije Avdia, duke folur per fqinjesine me Manushin, tha : ” Kemi qene dere per dere, per gati 18 vjet por nuk kemi perzier as 18 fjale ”! Me bukur e me sakte, miresia e Manush Kreshpes nuk mund te shprehet.
Po ti referohemi karrieres ushtarake te Manush Kreshpes, gjeja e pare qe te bie ne sy eshte mungesa e prirjeve per karriere; mungesa e cmires; urrejtja per karrieristet dhe servilet. Manushi nuk ka menduar kurre per te bere karriere por gezonte, sinqerisht kur ata qe kishte prane ngjiteshin ne hierarki. Ai e nisi sherbimin ne ushtri “ skenderbegas ”, ne vitin 1949, ku vazhdoi deri ne vitin 1953, kur vajti ne Borisoglebs ( Bashkimi Sovjetik ), per t’u bere pilot. Ne vitin 1957, u kthye nga Bashkimi Sovjetik, me graden e nentogerit; fluturoi ne Skuadrilen e Tiranes, ne helikpter dhe ne An-2, derisa u formua Regjimenti i Helikoptereve, ne vitin 1967. Sherbeu ne detyren e komisarit te skuadriles, ne kete regjiment, deri me 27.12. 1979. Pas kesaj date, Manushi u ul ne detyre, me propozimin e tij ( ky ndoshta eshte nje rast unikal ), nga detyra e komisarit te skuadriles, ne ate te komandantit te treshes. Kjo ndodhi jo si ndeshkim per ndonje faj te tij, por me propozimin e vete Manushit. Ky akt i larte njerezor i Manush Kreshpes mund te pranohet sin nje akt i paster doreheqje gje qe lidhet me pjekurine e tij. Me gjeni nje rast tjeter qe nje hierark te kete propozuar uljen e tij nga detyra, kur vuri re se i ishin konsumuar energjite dhe kur kishte rritur e kishte pergatitur te tjere kuadro, te afte, me moshe te re e me me teper energji. Kete akt domethenes, Ai e beri me ndergjegje te plote, i bindur se te rinjve u duhet hapur udha. Nuk eshte rasti i vetem ky ne jeten e “ heroit” tone. Manush Kreshpa, sic u konfirmua me vone, vuante nga nje semundje e melcise, e cila, dalengadale u shnderrua ne semundje te pasherueshme dhe i mori jeten. Me Urdher te Ministrit te Mbrojtjes Popullore, Nr. 5o27, date 12.12.1983, Manushi , I cili ishte deklaruar i paafte per te fluturuar ne helicopter, me kerkesen e tij u nxorr ne lirim, me 31.12.1983. A nuk kemi te bejme me nje rast unikal, ku njeriu nuk “ zvarritet” per te mos humbur disa lehtesi, por, burrerisht, e ben vete propozimin, pa pritur qe te vendosin te tjeret per fatin e metejshem te tij.
Edhe ne pension, Manush Kreshpa, nuk rreshti se punuari. Aq sa e lejonin mundesite dhe aftesite e tij. I perkushtuar plotesisht pas familjes dhe femijeve te tij te mrekullueshem, Ai ishte dhe nje shembull i mire per edukimin me vlera njerezore te brezit te ri. Shoqerine me koleget e ruajti dhe me te tijet kishte marredhenie te ndiera, deri sa u nda nga jeta. Ai shoqerohej me ata qe ishin te ngjashem me Te, por, kur tjetrin nuk e donte ( kryesisht per vese te karakterit ) Manush Kreshpa e braktiste ate e nuk ia hidhte syte. Ne kete drejtim Manushi ishte “ I prere ” e kategorik dhe nuk bente kompromis. Kenaqesi te madhe ndjente kur i shkonin shoke e miq, ne shtepi, ose kur shoqerohej me ta.
Vlere me vete ishte tolerance e Manush Kreshpes. Ai njeri, ishte mjaft i formuar, i pjekur e me horizont. Largpamesia e tij i jepte mundesi qe te mos ti ngaterronte gjerat. I rritur dhe i formuar me botkuptimin dhe me mentalitetin e kohes, Manushi veshtronte “ pertej pyllit ”. Ai e respektonte tjetrin, sic ishte dhe per vlerat qe shpaloste, respektonte dhe alternativen kundra por, kur tjetri nuk ishte afer botes se ti, largohej , pa i hyre ne pjese. Ruajtja e individualitetit, krenarise t e origjines dhe te profesionit e benin te ishte krenar per ate qe ishte dhe te lumtur per ate qe beri.
Epilog
Jeta e njeriut, e shtrire ne kohe, i nenshtrohet ligjeve te natyres dhe eshte e limituar. Te perjetshem, nuk ka e nuk mund te kete, ne kete bote. Vetem kujtimi i atyre qe largohen nga jeta, nuk tretet. Ate e ruajne, e monitorojne dhe e menaxhojne te prasmit. Manush Kreshpa u nda shpejt dhe papritur, nga kjo jete. Ai vertet la shume dhimbje e kujtime pas, por pinjollet dhe shoket e miqte e shumte te tij, ngushellohen e jane krenare per emrin e mire qe la pas dhe per gjurmet e pashlyera te jetes se tij te ndritur.
Kjo monografi e formuluar me deshiren e mire qe te mos hidhet harrimi pamerituar mbi nje njeri, i cili kaloi neper furtunen e kohes dhe e perballoi ate, me dinjitet; sic i kishte hije. Le te shpresojme se ky shkrim do te vleje si nje “ lapidary mosharrimi, per njerin nga themeltaret dhe kontributoret vlerashume per rritjen dhe zhvillimin e aviacionit helikopter, ne vendin tone, per te Madhin Manush Kreshpa. Manushi ishte njeri i mire; bashkeshort i perkryer, prind, vella, shok e mik i perkushtuar. Mbi te gjitha, Ai ishte njeri, ne tere kuptimin e kesaj fjale. Me figuren e tij te vecante mund te krenohet cilido qe ka patur fatin ta kishte ne familje, ne shkalle, ne lagje, ne repart e kushdo qe e ka njohur. Ishte privilegj e shans i madh te punoje e te jetoje prane AtiJ njeriu – njeri. Nese do te perpiqesha ta permblidhja me nje tog fjalesh jeten e Manush Kreshpes, do te thoja se ajo nuk u zhvillua ne vije te drejte e nuk ishte e qete. ” Anija ” me te cilen lundronte Manushi cante dallget e jetes, ne furtune e Ai nuk e humbi kurre Nordin.
Njeri nga treguesit e padiskutueshem te vlerave te Manush Kreshpes, eshte dashuria dhe respekti qe ushqenin njerezit per figuren e tij. Kjo u shpalos qarte dhe ne diten e percjelljes te Tij, ne banesen e fundit, me 16 korrik te vitit 1985, pas nje lengimi ne shtrat. Ceremonia mortore ishte nje meting i vertete. Per te percjelle Manushin ne Varrezat Publike te Sharres ishin “shkulur” i madh e i vogel; kolege e vartes te tij nga Regjimenti i Helikoptereve, familjare, gjitone, shoke e miq te shumte, te ardhur nga ane e anes. Fjalen e lamtumires e mbajti Niazi Nelaj, shok e bashkekohes i Tij. Vellai i madh i Tij, Lavdimi, me Kompetence e me kulturen e nje artisti te spikatur, e menaxhoi ate ceremony te dhimbshme, ku u derdhen shume lot, ku perzihej qarte dhimbja dhe krenaria e ligjeshme. Manush Kreshpa e nisi jeten si fisnik dhe u largua prej saj po fisnikerisht.
- I paharruar qofte kujtimi i Tij; ti rrojne gjithe sa la pas!
Shkroi Niazi Xhevit Nelaj, shok e bashkekohes i Manush Kreshpes Ne Tirane, prill-maj-qershor 2018