P R O L O G
Lundrimi ajror, qe ne kohe te lashta, ka terhqur vemendjen dhe eshte lakmuar nga njerezit. Jo per aventure por per ta zoteruar ate. Disa, qe jane perpjekur, ia kane dale te behen pjese e shkences aeronautike, ne funksionin e pilotit, teknikut apo specialistit te aviacionit. Te tjere qe nuk e kane patur kete shans, ose kane mbetur thjesht sodites e jane kenaqur me ate qe kane vrojtuar e jane bere dashamires te lundrimit ajror. Fluturimi dhe ata qe e realizojne ate, mendoj se nuk e kane shume te nevojshem reklamimin e punes se tyre. Mjafton te degjoje njeriu uterimen e aeroplanit qe kalon siper, dhe, instiktivisht ngre koken lart e kerkon objektin qe fluturon. Zhurma qe vjen nga qielli, se c’ka nje tjeter tingull qe e terheq njeriun, i shton atij kenaqesine dhe krenarine. Nuk besoj te kete njeri qe nuk i ka provuar keto ndjesi, ne vecanti kur ka vene re siluetin e aeroplanit qe fluturon siper tij, ose kur veshtron gjurmen e bardhe qe le nje aeroplan i cili fluturon ne lartesi. Njeriu qe e perjeton kete, jo vetem qe ndjen nje lehtesi ne shpirt, provon nje kenaqesi e krenari te papare por dhe e radhit veten me fluturaket, pavaresisht se capitet ne toke apo rrugeton me mjete tokesore apo detare.
Sa e sa femije, ne moshen kur thurin endrra, e kane ndjere veten pjesetare te lundrimeve ajrore dhe u ka lindur, ne rrethana te ndryshme, deshira per te fluturuar si zogjte fluturake. Kur jane rritur, ne moshen e adoleshences, mjaft prej tyre i jane futur udhes te lundrimit ajror, kurse ata qe nuk e kane patur ate mundesi , kane jetuar me endrren e tyre femijerore. Si rregull, njerezit jane futur ne udhet e qiellit ne moshe mjaft te re, ne adoleshence. Si moshe me e pershtatshme, per t’u bere pilot, eshte preferuar ajo 18-19 vjec. Ne praktike jane evidencuar, ndonese te rralle, raste kur prurjet kane qene te moshes me te rritur. Aviacioni shqiptar njeh 2 raste kur te rinjte jane nisur per te fituar nje profesion dhe udhes kane nderruar mendim; kane braktisur “ dashurine e pare ” e kane perqafuar udhen e fluturimeve ajrore. Rasti i pare, ka te beje me historine e heroit te ketij rrefimi: Minush Shevqet Karalliu dhe i dyti, ben fjale per bonjakun Dhimitraq Vasho, i mbetur jetim qysh ne femijeri, i cili, duke qene ne vitin e dyte te Fakultetit te Inxhenjerise Mekanike, e braktisi ate, me vullnet te plote, shkoi ne Shkollen e Larte te Aviacionit, per t’u bere pilot dhe ia arriti qellimit. Minushi, nuk e pati fatin te behej pilot por, ndonese e la pasionin, ne mes te rruges. Ai ishte me shans qe gjithsesi qendroi prane fluturimeve e u vu ne sherbim te tyre, ne nje profesion te domosdoshem. Te dy, ne kohe te ndryshme, kane braktisur Universitetin e Tiranes, Fakultetin e Inxhenjerise Mekanike, ne vitin e dyte dhe hyne ne Shkollen e Aviacionit, per t’u bere pilote. Ajo qe terheq vemendjen, ne te dy rastet , eshte tronditja e thelle qe perjetuan, pasioni i patreguar qe i shtyri djelmte te braktisnin njerin nga fakultetit e lakmuar, per nje profesion kaq te nderuar por te veshtire.
Pak histori
Sherbimi sinoptik ne vendin tone u organizua ne vitin 1947. Kuadrot e pare qe e drejtuan kete sherbim, ishin ishpartizane, te cilet, fill pas clirimit te vendit, shkuan ne Jugosllavi ( Zemun ), ku ndodhej shkolla e aviacionit jugosllav. Pesedhjete kursantet e pare te aviacionit ishin te specialiteteve te ndryshem: fluturues dhe te sherbimeve prane fluturimit. Ne kete grup benin pjese dhe ishpartizanet: Hamit Kotoni; Nazmi Daja etj. te cilet do te pergatiteshin si meteorologe. Pas nderprerjes se marredhenieve nderpartiake dhe ndershteterore, me Jugosllavine, keta dhe candidate te tjere si: Nuri Bajko; Seit Berisha; Petrit Leka; Engjell Korca etj. u derguan ne shkollen sovjetike perkatese ku u diplomuan si sinoptikane. Derisa u organizua si sherbim me vete, sinoptika ishte ne perberje dhe ne vartesi te Institutit Hidrometeorologjik, me seli ne Tirane.
Para dhe ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, ne territorin e vendit tone funksiononte nje rrjet i dendur aerodromesh dhe fusha ulje ( lendina te blerta ). Nje e tille ishte ne Tirane ( Laprake ); ne Kucove ( ne Uren Vajgurore ); Ne Vlore ( afer portit ); ne Shkoder ( Shtoj ); ne Kukes ( Bicaj ); ne Korce ( Drenove ); ne Gjirokaster ( Valare ), etj. Prane cdo aerodromi apo fushe ulje funksiononte sherbimi sinoptik, me njerez e me mjete te kufizuara. Ne vitin 1951, ne te gjithe territorin e vendit, u organizua nje rrjet i gjere pikash vrojtimi te sherbimit sinoptik, te cilat qemtonin te dhena faktike mbi motin e i transmetonin ato ne Stacionin Qendror te Sinoptikes, ne Tirane. Grumbullimi dhe klasifikimi i te dhenave mbi motin, sherbente si orientim per ata qe zhvillonin fluturime ajrore dhe per bujqesine.
Njeri nga te paret, stacione sinoptike, ate vit, u ngrit dhe ne qytetin malor te Voskopojes. Ky stacion, me nje vrojtues dhe me mjete te kufizuara, ka funksionuar, qe nga krijimi ( 1951 ) deri me sot ( 2018 ). Ky fakt ka nje domethenie te madhe dhe ia vlen te studiohet. I pari vrojtues i kesaj pike ishte Toli Grosi, i cili, para se te niste pune, kreu nje kurs kualifikimi afatshkurter, ne Tirane. Te dhenat mbi tendencat e motit, Toli, ia transmetonte me nje telefon manual, Stacionit Qendror te Sinoptikes, ne Tirane. Ne vitin 1985, Toli Grosi u nda nga jeta dhe vendin e tij e zuri i biri, Nastasi. Kur stacionin sinoptik te Voskopojes e menaxhonte Toli Grosi, i biri, Stasi, duke shkuar vazhdimisht pas te atit, “ i vodhi ” atij zanatin; per rrjedhoje, kur u vu ne krye te ketij stacioni sinoptik provincial, Stasi nuk ishte fare profan.
Ne vitet e Diktatures, paga mujore e Stasit ishte 6500 leke dhe, per cdo te diele e feste sherbim, i jepej nje shtese page prej 500 lekesh. Kete page, merr sot e kesaj dite Stasi sinoptikan. Gjate vitit te mbrapshte 1997, edhe stacioni sinoptik i Voskopojes, nuk i shpetoi vandalizmit e shkaterrimit. Familja Grori, u mundua ta mbronte stacionin dhe mjetet e tij, por nje glob qelqi qe sherbente per te studiuar diellin dhe yjet, ra pre e ketij vandalizmi. Aktualisht, stacioni sinoptik i Voskopojes eshte thuajse i braktisur. Per te, vec Stasit, nuk kujdeset njeri. Vlen te them se aparaturat ( regjistruesit e lageshtise te ajrit, termometrat e tokes dhe te ajrit, 2 flugerat, etj, te cilet i pashe ne kohen per te cilen po shkruaj, ishin ne gjendje te mire pune dhe funksiononin normalisht. Kjo mund te jete nje rast i rralle, jo vetem ne vendin tone. Mbase do te ishte me mire, po te kudesej dikush per kete stacion, i cili ndodhet ne nje pike te larget e “ te vdekur ” te rajonit Juglindor te vendit.
Jeteshkrimi
Minush Shevqet Karalliu, i cili, ne rrethe te caktuar shoqerore njihet dhe me emrin Memush; si nip i mullait te Hormoves te rrethit te Tepelenes me te njejtin emer , eshte lindur ne qytetin e Tiranes, ne rrugen : ” Faik Trenova” ; Nr. 4; me 6 korrik te vitit 1940. Prinderit e tij biologjike: Nene Sanija dhe Baba SHevqeti, ishin shqiptare autoktone. Origjina e Shevqetit ishte nga fshati Hormove i rrethit te Tepelenes, si femije i biresuar nga Mulla Memush Karalliu. Ne keta kushte, Ai pranoi per mbiemer ate Karalliu. Nena e Minushit – Sanija, ishte e lindur dhe e rritur ne fshatin Fushebardhe te rrethit te Gjirokastres. Familja dhe fisi i saj, ne Fushebardhe, mbanin mbiemrin – Shehu. Çifti: Sanije dhe Shevqet Karalliu, prune ne jete kater femije. Ata sipas kohes kur u linden ishin: Bakiu; Javeri; Ikbalja dhe i fundit ishte Minushi.
Si femije i fundit i ciftit, Minushi u rrit “ neper kembet” e me te rriturve dhe ne kujdesin e tyre, ne vilen qe ndertoi babai i tij, i ardhur ne Tirane, ne vitet ’30 te nje shekulli me pare. Familja e Minushit ishte tradicionale dhe perparimtare. Brenda saj sundonte rregulli, edukata e shendoshe qytetare, respekti ndaj njeri-tjetrit dhe ndaj te tjereve. Kete e deshmojne qarte gjitonet e tyre dhe shoket e femijerise e te moshes madhore te Minushit. Edhe ne figuren e Tij, ishin gdhendur tiparet qe trashegoi nga prinderit dhe nga familjaret.
Qysh ne femijerine e hereshme, tek djali i trete i familjes Karalliu u shfaqen disa tipare te qenesishme, ne karakterin qe po formohej. Zgjuasia natyrale ishe e dukshme tek Minushi i vogel, ashtu si shkathtesia shoqeruese e saj. Ne karakterin e Minushit qe po rritej me prirje per te nxene; shpirti i mire dhe ciltersia ishin te dukshme . Ato, dita – dites u rriten, se bashku me bartesin e tyre, krahas rritjes se shtatit te tij dhe pjekjes, menderisht. Duke luajtur me bashkemoshataret, ne rrugicen perballe e ne mehalle, Minushi, ne lojerat e asaj kohe, shpalosi vlera qe reflektonin edukaten e shendoshe qe mori ne familje dhe jeten ne komunitet, me shoke si vetja e me te mire se ai. Mesimet e shkolles fillore, Minushi i percolli ne Shkollen “ e Kuqe”, e cila kishte grumbulluar goxha pervoje ne mesimdhenie dhe kishte mesues, me kulture dhe me educate te shendoshe qytetare. Ne shkollen fillore Minushi u shqua, si nxenes “shembullor” me prirje te dukshme per te mesuar. Edhe mesimet e shkolles se mesme, te cilat Ai i percolli ne gjimnazin e mirenjohur “ Qemal Stafa ”, vijimesia rezultateve shume te mira ne mesime ishte karakteristike dalluese tek Minushi adoleshent. Treguesit e larte cilesore ne mesime; karakteri i tij i paster, deshira e pashoqe per t’u thelluar ne proceset e diturise dhe qendrimi miratues i familjareve te tij, pas perfundimit te mesimeve te gjimnazit, e cuan Minushin adoleshent ne portat e Universitetit Shteteror te Tiranes. Ne fillimvitin shkollor 1959 -1960, Ai u regjistrua dhe nisi studimet e larta ne Fakultetin e Inxhenierise Mekanike te ketij universiteti, ku ne vitin e pare, shpalosi bagazhin e njohurive dhe shfaqi deshiren per t’u thelluar ne boten e pafundme te shkences. Mirepo, djalin e vogel te xha Shevqetit, nuk e kenaqnin as programet: as ato njohuri qe merrte ne fakultet. Mendja e tij “ fluturonte “ gjetke. Ai, duke pare aeroplanet qe fluturonin mbi Tirane dhe, duke studiuuar lenden e Astronomise, te cilen e kishte shume per zemer, deshironte te dinte dicka me shume per Aeronautiken dhe procesin e lundrimit ajror te agregateve qe merrnin pjese ne te. Prandaj nderroi mendim dhe vendosi te nderronte fakultetin , me shkollen e aviacionit, per tu bere pilot dhe per ti provuar vete e per ti ndiere proceset qe ndodhin ne fluturim.
Me 26 guusht te vitit 1960, se bashku me 35 djem te zgjedhur nga maturantet e Shkolles se mesme Ushtarake “ Skenderbej ”, ku benin pjese: Bashkim Kozeli; Ahmet Sulejmani ( Zogu ); Mustafa Gjokutaj dhe Fadil Nenaj ( Braho ) si dhe nje nengrup me kursante, te cilet kishin fluturuar me aeroplanet jak – 18 A, ne fushen e blerte te aerodromit te Qytetit “ Stalin ”, ku benin pjese: Bahri Meshau ( Permeti ); Surri ( Musa ) Barbullushi; Thanas Papa; Rrapo Kodheli; Sazan Abibi; Bardhyl Lubonja; Koco Biku; Lutfi Islamaj; Agim Ismaili; Sillo Melica, etj. te cilet do te bashkohehin me Minushin ne te njejten skuadrile, se bashku me te ardhurit nga jeta civile, maturantet: Vaso Leko Pesha; Sherif Hajnaj ( Braksi ); Dhori Zhezha; Roland Sofroni; Sefedin Tomcini; Jorgaq Bahshevani; Agron Balashi; Pandeli Lengu; Xhevit Kabella; autori i ketij shkrimi etj. Kontigjenti i kursanteve per pilote dhe ai i rishtareve, me nje aeroplan te tipit TU – 104, i prodhimit sovjetik dhe me ekipazh te tille, pas 2 oresh fluturim, u ulen ne aeroportin moskovit te “ Sheremetjevos ”. Mbasi u ushqyen, ne nje mense ( restorant me cmime te lira ), diku ne qender te metropolit sovjetik. Minushi vinte nga universiteti dhe, per shkak te moshes me te rritur, arsimit te larte qe kishte nisur, prirjeve te tij per te zoteruar gjuhe te huaja, dhe faktit qe gjimnazi “ Qemal Stafa ” ku Ai kishte percjelle mesimet e shkolles se mesme, i kishte sherbyer per te pervetesuar me mire nga ne te tjeret Gjuhen Ruse. Prandaj, ne heshtje, pa bere votim, e kishim pranuar, me ndergjegje si pergjegjes te grupit tone dhe si perkthyes.
Kur zume vend ne ate salle, per te drekuar, u mblodhem, si zogjte e kllockes rreth Minushit, e Ai, jo pa krekosje perkthente, kerkesat tona. Oficeri sovjetik, ai qe na priti ne aeroport e na shoqeroi derisa na dorzoi ne shkolle, sic duket kryente dhe rolin e financierit. Ai menazhonte parate e rroges tone te pare dhe mbante ne shenim shpenzimet e sejcilit prej nesh. Ne restorant, sic duket, ushqimi ishte i porositur prej tij dhe kamerieret, 3 – 4 vajza adoleshente, te bukura e te veshura me shije, te lehta si flutura, me buzeqeshje qe nuk i ndahej fytyres se tyre, qarkullonin ne ate salle, rreth tavolines te gjate duke servirur gjellet e porositura me pare. Shumica e djemve te kategorise time, vinim nga fshati e nuk kishin pare as te tille komoditet, as te tille bukuri; ca me pak nje sjellje aq te embel te atyre “ shtojzovalleve ”, te cilat buzeqeshjen e kishin pambarim. Si ballkanas te vertete, gjate drekes konsumuam shume buke. Sapo vihej mbi tavoline kanistra me buke gruri, te prere ne feta te holla, ne e kishim perlare. Pa e bere qejfin qeder, vajzat, me ate buzeqeshje qe ndriconte sallen, vinin mbi tavoline nje shporte tjeter, plot me buke. Edhe shporta pasardhese pesonte fatin e te pares dhe ne vazhdonin te hanim, si me pare e ato serish buzeqeshnin kendshem. Njeri nga shoket tane, si u dend mire me buke e me gjelle, kerkoi te pinte uje. E tha me ze te larte: “ Dua uje”! E degjuan kamerieret, pa prishur terezine e pa pertuar buzagazin, u skuqen pak ne fytyre e bene te habituren. Fjala uje, ne gjuhen e tyre, tingellon si organi seksual i nje mashkulli. Shoku yne e tha fjalen pa e ditur kuptimin. E degjoi Minushi e iu drejtua shokut: ” Mos, o gomar se ashtu i thone organit seksual te burrit ”! U turperua shoku yne, por te pakten nuk la shije te keqe tek vajzat sovjetike qe na sherbenin[i]. Nje tjeter porosity birre e kamarieret ia sollen. Kujtoi se ua hodhi, birbua se ne nuk kishim asnje leke ne xhep, por kur na numeroi parate e rroges se pare muajore oficeri sovjetik, atij i mbajti dhe cmimin e birres qe piu ne Moske. Minushin, ne cdo rast e kishim perkthyes nga rusishtja, derisa ia morem doren Gjuhes Ruse.
Ne buzembremjen e 26 qershorit 1960, nepermjet udhes te hekurt, mbi nje tren me fjetje, qe shkonte drejt hapsirave te Jugut te Bashkimit Sovjetik, te shoqeruar nga nje officer i Ushtrise Sovjetike, pas 2 diteve ( nete ) udhetimi mberriten ne qytetin e Rostovit mbi Don dhe, prej andej, me nje autobus ushtarak, u akomoduan ne Aviogorodok ( qyteti i aviacionit), rrethi i Batajskut, ku do te zhvillohej programi teorik i fluturimeve e me pas, ne pranveren e vitit 1961, do te nisnin fluturimet, me aeroplanet e lehte mesimore, me helike, te tipit Jak – 18 A. Ne kete regjiment shkolle, gjetem te tjere kursante shqiptare, te cilet studionin perdorimin e helikopterit te mesem ushtarak- Mi-4. Disa syresh ishin: Agim Nanaj; Agron Galanxhi; Muharrem Hida; Ndue Logu ( Mehilli ); Hetem Mehmeti; Albert Shkurti; Burhan Nurja; Vangjl Nakuci; Ali Levanaj; Ramo Mejdiaj; Nasi Leka; etj. Keta ishin kursante te vitit te trete dhe e zoteronin fare mire Gjuhen Ruse, sidomos i mirenjohuri Mikel Janku, i cili “ shkelqente ” si pilot dhe si rusishtfoles. Regjimenti i Batajskut, ishte i perzier. Atje mesonin kursante nga vendi yne, kursante nga Hungaria dhe nga Kuba; me vone erdhen dhe kursante nga Vietnami e nga Laosi. Minushi, kur ne arritem te komunikonim ne Gjuhen Ruse, u lirua disi nga perkthimi i Rusishtes, por, meqenese zoteronte dhe Gjuhen Italiane, merrej vesh per bukuri dhe me kursantet te ardhur nga Kuba, te cilet, ishin me ngut dhe nuk e mesuan mire rusishten.
Ne pergatitjen teorike, e cila zgjati deri ne pranveren e vitit 1961, Minushi, me njohurite qe kishte per boten dhe per shkencat egzakte dhe me vullnetin e jashtzakonshem qe kish, i cili kishte ne themel vullnetin per t’u bere pilot, vecohej nga ne fillestaret, ne drejtim te njohurive teorike. Gjate stines se dimrit, ne shkolle, me kursantet shqiptare, u formua nje grup artistic, ku Minushi, si kengetar, me zerin e tij “ brilant ”, prej tenori me shtrirje te gjere kishte vendin e protagonistit kryesor. Ai i jepte tonin jetes artistike te grupit artistic te shqiptareve. Me kompleksin artistic te perbere nga kursante shqiptare te te tre grupeve, jepnim shfaqje artistike, jo vetem ne Aviogorodok ( qyteti i Aviacionit ) e ne qytetin e Batajskut por dhe ne Rostov mbi Don, i cili, ne ate kohe numeronte mbi 1.5 milione banore dhe ishte njera nga qendrat me me peshe te atij vendi “ gjigand ”. Koncertet tona pelqeheshin shume nga vendasit, te cilet na duartrokisnin gjate dhe fuqishem. Disa nga kenget qe kendonim, neper qytet dhe ne shetitjen e mbremjes, para gjumit, kishin melodi e ritem rrjeshtor. Ne ate kohe, ecja me rrjesht, edhe nga fjetina ne mense, si rregull kryhej me kenge rrjeshtore dhe kenget tona pelqeheshin shume.
Ne koncertet qe jepte grupi yne artistik, ne qytetin e Rostovit mbi Don, dhe ne qytete te tjere Minushi kendonte, nga ato kenge te cilat, aso kohe ishin ne mode dhe njerzit, ne vecanti te rejat e te rinjte sovjetike, i kendonin, ne cdo rast e me pathos. Kenge e preferuar e tij ishte: ” … Marina; Marina; Marina…” dhe “ Volare”; te cilat Ai i kendonte ne Gjuhen Italiane dhe kenga e tij shoqerohej me duartrokitje te panderprera. Ne nje rast, duke kenduar perpara nje publiku solid e te kulturuar, Minushi, harroi tekstin e kenges dhe ngeci. Nje shok, nga salla, beri suflorin e i dha ” kopje ” tenorit: futja ne shqip i sygjeroi shoku se keta nuk marrin vesh. Dhe Minushi, vijoi kengen, ne Shqip, me tekst te improvizuar aty per aty. Te me fale lexuesi, per arsyen e thjeshte se per ta deftuar ndodhine sa me prane te vertetes, sic ngjau, jam i detyruar te perdor fjalor vulgar, i cili nuk eshte karakteristike e shkrimeve te mija. Dhe kenga vijoi: “… Futja p… e gri sallate, sa te shkoje dhe kjo nate”. Shperthyen duartrokitjet dhe brohoritjet frenetike, te vendasve, te cilet, per inercion, pa kuptuar asnje fjale, u relaksuan, pa mase. Te njejten gje, beri Minushi, edhe kur kendonte ne duet , me shokun tone te grupit: Petraq Koroveshi. Ata, te dy kendonin kengen:
“ Aty, tek menjolla; po te prêt belholla;
Prite djalo-prite, vajzen devollite…”!
Harruan tekstin popullor kengetaret tane dhe dolen nga situate, duke improvizuar mbetjen e tekstit me fjale te sajuara ne ate cast. Nuk e kuptuan vendasit artdashes, kete manover te zgjuar te djemve tane te mencur. Ishte reflektimi i shpejte i Minushit dhe zgjuarsia e shkathtesia e tij qe e favorizonte per te dale nga cdo situate e paparashikuar.
Ne pranveren e vitit 1961, kur fusha e blerte e aerodromit te Batajskut, u lirua liruar nga bora e dimrit dhe, ne vend te saj jeshiloi bari, mbasi dhame provimet teorike, beme pergatitjen ne toke e u hodhem me parashute, mbi aerodrom, nga lartesia 800m; ne nje dite te bukur prilli, kur moti u ngroh, e zogjte fluturake, nisen te ndertonin folene, nisem fluturimet ne rreth, me aeroplanet e lehte mesimore Jak – 18 A, me instruktorin sovjetik te pilotimit ne kabinen e dyte. Minushi, i cili, teorikisht ishte dicka me lart se ne dhe fluturimin e kishte passion e qellimin e jetes, iu perfill punes, me seriozitet e me vemendje te shtuar, per te perfituar sa me teper nga cdo ngritje ne ajer. Minushi pergatitej, seriozisht dhe ne te gjithe komponentet perberes, per cdo fluturim. Ai ishte teper i zgjuar dhe, vrojtonte, cfare them? Minush Karalliu “ fotografonte ” veprimet e instruktorit te tij, te cilat i perseriste, disa here me perpikeri e me nje vullnet te papare.
I kishin thene disa kursante paraardhes, te prapambetur ne ceshtjet teorike, te cilat ata nuk i mesuan kurre, jo pa shpoti se ne ajer, nuk do ti pikaste dot, as forcen ngritese; as rezistencen ballore, e as forcat e tjera qe veprojne ne nje objekt, i cili lundron ne hapesire, sic eshte aeroplani. Tiranasi i zgjuar e me shkolle, i degjonte, jo pa respekt ata qe ishin me te lashte, por ne mendjen e tij, ruante tjeter opinion. Minushi e kishte te qarte se nuk do ti veshtronte forcate e ndryshme qe nderveprojne e te tjera qe kunderveprojne njera – tjetren e ne nje objekt fluturues, por, me kohe, duke fluturuar, i ndjeu ato. Ne ngritje, psh, kuptoi efektin e momentit xhiroskopik te helikes; ne pilotazh, ndjeu efektet e mbingarkeses positive e ne ndonje rast provoi dhe ndjesine e mbingarkeses negative etj. Kur fitoi nje fare pervoje, vetjake, ne fluturim, Minushi, nisi ta ndjente me te ndernjura, renjen( prosadken) e aeroplanit , ne ulje etj.
Ai e perfundoi programin e pergatitjes ajrore, te kursantit fillestar me tregues mesatare dhe mbi mesataren e grupit. Shoket e grupit dhe instruktoret e pilotimit, mezi pritnin te vertetohej dhe ne rastin e Minushit, lidhja dhe ndikimi pozitiv e i padiskutueshem i nivelit te ngritur teorik, me pervetesimin e elementeve te fluturimit. Ata, ne fakt, nuk u zhgenjyen ne pritmerite e tyre. Minush Karalliu ishte ne radhet e kursanteve shqiptare, nga me te perparuarit. Minushit nuk ishte nevoja tia spjegoje dy here, te njejten gje; Ai i perthithte shpejt, deri ne detaje, elementet e fluturimit dhe ishte i perpikte, per zbatimin e kerkesave te tyre. Tregues konkret i aftesise dhe predispozicionit te tij per t’u bere pilot, ishte dhe fakti qe Minush Karalliu ishte nder te paret kursante shqiptare te grupit qe u leshur ne ajer, i vetem, pa instruktorin sovjetik ne kabinen e dyte. Rasti i Tij ishte njeherazi nje inkurajim i madh per te tjeret dhe shembull pozitiv qe duhej ndjekur. Minushi i kaloi detyrat dhe ushtrimet e programit te fluturimeve, sipas radhes dhe pa pengesa.
Per fat te keq, me 14 shtator te vitit 1961, kur kursantet shqiptare, dolen ne startin e fluturimeve dhe shtruan shenjat e ngritjes e te uljes te aeroplaneve, per te dhene provimin perfundimtar, ne ajer, nje urdher ogurzi, beri qe, ne menyre ultimative, grupi yne i kursanteve, te kthehej me urgjence ne Moske, ku na priste nje aeroplan i posacem, i cili do te na kthente ne Shqiperi, duke e nderprere programin e pergatitjes. Erdhi keshtu goditja e pare per Minush Karalliun. E Çfare goditje? U godit, por nuk u vra ndrra e tij e lundrimit ajror. Jetonte tek Minushi shpresa se ne vendin tone, Ai dhe shoket e grupit ku bente pjese, te kthyer me dhune nga studimet per pilot, ne Bashkimin Sovjetik, do te vijonin programin e pergatitjes ajrore , ne Shkollen e Aviacionit, e cila u rihap ne Vlore, pas nje odiseje mashtrimesh, ne fillim te vitit 1962.
Ishin kohe te veshtira. Nderprerja e marredhenieve nderpartiake e me pas ndershteterore, mes vendit tone dhe atij te sovjeteve, solli rrjedhoja te renda per te gjithe vendinm ne vecanti u ngushtua shume aviacioni yne ashtu si ushtria, ne teresi. Shkolla e aviacionit u rihap e u mbush me te kthyer, por kapacitetet e saj, perfshi resurset e avioneve dhe e instruktoreve te teknikes se pilotimit ishin fare te pamjaftueshme dhe te papershtatshme per te kryer fluturime ajrore . Nuk kishte as aeroplane; as instruktore te teknikes se pilotimit. Çdo ngritje ne ajer, i kushtonte ekonomise tone “nje djall e gjysme”; resurset, ne te gjithe treguesit teknike ishin mjaft te limituar e nuk mjaftonin per te perballuar krizen e rende qe pllakosi vendin tone. Izolimi ishte konkret, i ashper dhe ndihej kudo. Nuk kane thene mekot, ne anet tona se: “ Kur zihen atllaret; shqelmat i pesojne gomeret ”! Udheheqesit e te dyja paleve ne konflikt, benin politike “te madhe”, por, politika e tyre inatcore rendonte mbi te vegjlit.
Me kursantet per pilote, te cilet u kthyen ne “ shtepi ” per te vijuar fluturimet, u organizua nje skuadrile fluturuese. Me urdher nga lart e jo pa prapamendim, kursantet per pilote, iu nenshtruan nje komisioni mjekesor i cili e kishte te qarte detyren: Duheshin nxjerre te paafte per te fluturuar sa me shume kursante per pilote, pavaresisht se parametrat shendetesore i kishin brenda normave te lejuara. Kesaj “ kasaphane ” nuk i shpetoi dot, as Minushi. U deklaruan te paafte per te fluturuar, pa ndonje shkak bindes, djem qe “ te merrnin gjak ne vetull”; elemente me prirje e me talent per te fluturuar dhe nga ata qe deri atehere kishin deftuar, ne toke e ne ajer vullnet e kembengulje dhe aftesi per t’u bere pilote. Prirja e tyre drejt lundrimit ajror ishte e dukshme. Nuk eshte vendi as nevoja te bejme evidence, per arsye se gjerat njihen e jane thene kushedi sa here por mund te pohoj, pa hezitim e me pergjegjesi se kursante si Minush Shevqet Karalliu; Bashkim Dervish Kozeli; Fadil Nenaj ( Braho ); Vaso Leko Pesha; Zydi Fetah Mecaj etj, ishin te lindur per te fluturuar e nuk erdhen rastesisht ne ate profesion. Minush Karalliu, i cili trokiti ne dyert e qiellit, mbasi braktisi nje “ dashuri tokesore ”, per nje tjeter “dashuri, qiellore ” me te madhe se e para, pesoi zhgenjimin e dyte. Mirepo, nuk thone mekot se cdo e keqe, nuk vjen vetem per te bere keq. Minushi nuk qe fare i pafat. Ai vertet u zhgenjye, madje keqas, por ishte me fat qe qendroi e u specializua ne nje sherbim i cili eshte i lidhur ngushte e ne sherbim te fluturimeve ajrore; ne ate te aeronavigacionit. Si ndodhi kjo ?
Disa ishkursante per pilote, si Minush Shevqet Karalliu e shoku i tij Bashkim Dervish Kozeli, u profilizuan si meteorologe, ne Stacionin Qendror te Sinoptikes, ne Tirane, nepermjet nje kursi te posacem. Instruktore te tyre ishin meteorologet me pervoje: Seit Berisha; Petrit Leka; Nuri Bajko; Engjell Korca etj. Niveli arsimor e kulturor dhe dashuria per ajrin bene te mundur qe Minushi, pavaresisht se ishte zhgenjyer ne endrren e tij te jetes, fluturimin, iu perfill, me seriozitet e me kembengulje, punes per te perfituar sa me teper nga pervoja e begate e mesimdhenesve te tij. Inteligjencia e tij dhe vullneti i rralle, bene te mundur qe djali i xha Shevqetit te “ shkelqente “ edhe ne kete fushe e te futej ne labirintet e profesionit te ri, teper interesant.
Nga viti 1962, Minush Karalliu, i emeruar ne Regjimentin “ Peza ” te Qytetit “ Stalin ”, ne detyren fisnike te meteorologut, derisa u transferua, ne Regjimentin e Rinasit, ne vitin 1971, punoi me zell e me pergjegjshmeri, zgjeroi njohurite per profesionin e ri, u konfirmua si specialist i mirefillte; u thellua ne te rejat e shkences te sinoptikes e te fluturimit. Ai ishte shume i kenaqur e i plotsuar per faktin se do te ishte vazhdimisht prane fluturimit dhe ne sherbim te tij; e cila, ne fund te fundit ishte endrra e tij e jetes, e nderprere padrejtesisht. Minush Karalliu u formua, shpejt, si profesionist i mirefillte; i afte e kompetent, ne detyren e tij me peshe, duke u renditur nder me te pergatiturit e vendit dhe nuk mbeti thjesht nje specialist i rendomte, nga ata qe terhiqen zvarre, ne fund te rrjeshtit; nga ata qe dine vetem te lexojne ne harten sinoptike, te mbushur me izobara; temperaturen, presionin atmosferik, drejtimin dhe shpejtesine e eres, por, nga shifrat , duke lexuar midis rrjeshtave, veshtronte tendencen e motit. Horizontit teoriko – shkencor te tij dhe sjelljes plot miresi e korrektesi, i shtohej, si dhurate nga Zoti, zeri “brilant” i nje tenori me shtrirje te gjere. Kesisoj, figura e tij u kompletua dhe me perberes te rinj, sic ishte kenga e tij e pafund dhe aftesia e nje rrefimtari e humoristi te pelqyer.
Viti 1971 e pruri sinoptikanin Minush Shevqet Karalliu, ne Regjimentin e Rinasit, ku ai, pervec qe drejtonte sherbimin meteorollogjik te regjimentit, kishte ne vartesi e “ushqente” me te dhena mbi motin edhe aviacionin civil, i cili, me vone doli si sherbim me vete. Ne Regjimentin e Rinasit ku kishte prane dhe familjen e origjines, Minushi erdhi si specialist i mireformuar, i pjekur e i afte dhe ku personaliteti i tij u ngjit me lart. Ai shendriti, me teper dhe ne te gjithe drejtimet.
Viti 1964 kishte qene fatlum per djaloshin simpatik Minush Karalliu. Ai u lidh me martese me zj. Lejla Bakiri, nje vajze qe rridhte nga fisi i fisem Bakiri nga qyteti I Gjirokastres. Te dy te rinjte u ndodhen me fat qe gjeten njeri – tjetrin. E vecanta e lidhjes midis tyre, ishte dashuria e ndersjellte; respekti per njeri – tjetrin dhe mbeshtetja qe i jepnin shoqi – shoqit, ne cdo pune e ne te gjitha situatat. Nga lidhja e tyre bashkeshortore erdhen ne jete dy vajza: Merlini, e cila u lind ne shkurt te vitit 1966 dhe Anila, nje vit me pas. Meraku i madh i dy prinderve fisnike e te shkolluar, zj. Lejla dhe shokut tim te grupit, ishte ti rritnin vajzat te shendetshme e ti edukonin per se mbari qe te beheshin qytetare te denja te ketij vendi dhe, natyrisht, te arsimohesahin si prinderit dhe familja e tyre prinderore. Ne fakt, te dyja vajzat, te cilat perfunduan arsimim te larte dhe u shquan per sjellje dhe edukate shembullore, ua zbardhen faqen prinderve dhe e justifikuan perkujdesjen e tyre. Sot ato jane te nderuara e gezojne respect ne rrethet shoqerore e ne vendet e tyre te punes.
Nuk e kam te lehte tju percjell te plote jeteshkrimin e ketij njeriu, i cili, gjithe jeten geloi e nuk u ndal, si ne pune dhe ne kenge sic gurgullojne perrenjte malore ujeplote e zhurmeshume, prej gureve qe percjellin, me vrullin e tyre te natyrshem. Minushin e gjeje perhere ne veprim , si ne rini, kur ishte ne moshe te pjekur dhe kur doli ne pension. Kur ishte ne detyren e sinoptikanit ne Regjimentin “ Peza ” dhe banonte ne Qytetin “ Stalin ”, per Ate njeri nuk kishte nje vije qe te ndante kohen e veprimit nga koha e pushimit mbasi Minushi ishte perhere ne aktivitet. Pervec detyres funksionale, te cilen e kryente me perkushtim e me cilesi, Minushi ishte mjaft i deshiruar e i mirepritur, ne rrethet kulturore e artistike te qytetit. Ai i jepte tonin veprimtarise kulturore dhe artistike, te cilat kishin vazhdimesi dhe ishte i mirenjohur ne te gjithe treven. Shtepia e Kultures e kesaj qendre naftetaresh ku jetonin dhe mjaft familje intelektualesh, te terrenit e te Ushtrise gumezhinte nga veprimtarite e dendura kulturore – artistike, ne te cilat, si “ze i pare” ishte Minushi . “Pesha” e zerit te tij “ brilant ”, pushtoi skenat e qytetit te Beratit, u degjua dhe ne njerin nga festivalet kombetare te kenges se lehte . A thoni se ajri, kalit dhe kordat e zerit e i ben ata qe cajne qiellin te kene dhe ze bilbili, si zeri i Hektor Lakos; Minush Karalliut; Astrit Mersinit; Besnik Hashorves etj. etj. te cilet kane qene te afirmuar si kengetare vlerashume. Ndoshta dikush i ketij profesioni mund te beje nje analize me te sakte te lidhjes mes ketyre dukurive interesante.
Si ne Regjimentin e Qytetit “ Stalin ” ku u formua si meteorology dhe ne ate te Rinasit ku erdhi me i pjekur menderisht e profesionalisht dhe me i burreruar, Minushi, si ne detyre dhe ne jete shpalosi vlera te rralla te njeriut me personalitet interesant. Njerezit e thjeshte nuk benin dot percaktimin e kufirit mes seriozitetit dhe shakase te tij te kendshme. Ku ishin njerezit tok ( jo te rrjeshtuar per shkak te detyres ) e ku gelonte shakaja, njerezit e dinin se ne qender te saj ishte Minush Karalliu, duke deftuar, si nje rrefimtar i vecante, qyfyret e njerezve, te ngritur ne art e te thena aq embel, sa nuk i mbetej qejfi e nuk lendohej asnjeri. Si bletet i mblidheshin njerezit atij burri; madje e kerkonin dhe e gjenin. Ne te dy regjimentet, ne ditet ( netet ) kur ne aerodromet respective zhvilloheshin fluturime; diten apo naten, ne kohe me diell, apo kur rete kishin mbuluar qiellin, Minushin e gjeje prane drejtuesit te fluturimeve, me mendim te qarte per aktualitetin dhe prognozen e motit, te gatshem per te ndihmuar ate qe drejtonte piloted ne ajer, ne menyre qe te shmangeshin befasite, rrjedhoje e kapricioive te motit. Vlerat e verteta te Minush Karalliut, si njeri e si specialist, pse jo dhe si artist, do ti rrefejne njeri pas tjetrit, ata qe kane punuar e kane jetuar me gjate prane tij. Me kete qe shkruaj nuk dua te shkarkoj pergjegjesine nga vetja , por rrekem tju percjell nje opinion me te kompletuar e me te qarte.
Opinione per Minushin.
- Njeriu i letrave shqip, Bashkim Dervish Kozeli, shok grupi i Minush Karalliut, opinionin kushtuar shokut te tij e ka titulluar: “ Shoku im Minush Karalliu ”. Ne shkrimin e tij te paqortueshem, Bashkimi, plot dashuri e respekt ka hedhur ne leter: “… Ate dite udhetonim me tren, Nga Moska, ne Rostov mbi Don, ne, nje grup djelmoshash shqiptare, qe dilnim per here te pare jashte shtetit, ca nga emocionet, ca nga e panjohura, qendronim si te hutuar dhe te tulatur neper vagonet me I vetmi qe levizte i shkujdesur dhe na gjalleronte ishte Minushi, nje djale nga Tirana. Paksa zeshkan, me syte gjithe drite, me trup mbi mesatar ecte, me krahet paksa te hapur, a thua i gezohej endrres qe po realizonte per t’u bere aviator.
Une, me disa shoke vinim nga Shkolla Ushtarake “ Skenderbej ”, mjaft te tjere nga Shkolla e Aviacionit ne Kucove dhe ishim me te drojtur e me te permbajtur ne kete vend te huaj… Ndersa Ai, a thua se kishte bredhur boten… Na deftonte historira me humor e qeshte edhe vete, me zerin ne kupe te qiellit. Edhe kur arritem ne qytetin ku do te mesonim per pilote dhe u rrjeshtuam, ndryshe nga ne, Ai nuk dinte te ecte me hap rrjeshtor. Jo vetem kaq, por Ai mbante te zberthyera edhe dy kopsat e siperme te xhaketes. Une qe ishja mesuar ta mbaja uniformen te mberthyer, e kisha ne krahe dhe, jo pa inat, i fola: “ Mberthe jaken ”! Ai, me shkeli syrin e me tha: “ Jo! Se bej pis qaforen ”! E verteta eshte se Ai mbahej me paster nga te gjithe ne, por, ushtarak i vertete nuk u be kurre.
Lendet teorike i pervetesonte me nje lehtesi te vecante, ndonese mjaft prej nesh i kishim te veshtira. Kjo, mbase nga qe Gjuhen Ruse e njihte, pa ardhur atje; madje zoteronte edhe Italishten. Nje dite me tha: “ Ne teori-jam mire, por ne fluturime, nuk e di si do te dal… kerkon perqendrim e disipline, si ju qe vini nga shkolla ushtarake; ndersa une lashe fakultetin e erdha per tu bere pilot… E kam enderruar qysh se isha femije; nuk e di, si do te ndihesha po te mos e arrija”? “ Mos fol budallalleqe, ti do te dalesh vetem, nder te paret …”- i thashe. I ndriten syte e me perqafoi. Qe nga ajo dite, ne te dy, u beme shoke te ngushte. Minushi, vertet fluturoi vetem nder te paret. Ate dite, na ndau llokume dhe filloi nga humori i tij i cili nuk i shterronte, kurre. Me zerin e tij melodioz, Ai na nderonte neper koncertet tona artistike. Shoket e tjere formonin korin, une recitoja; Sybi Koci e Mikel Janku vallezonin, ndersa Minushi shkelqente si solist … Ai ishte tenor i lindur; madje, me vone kendoi edhe ne nje nga festivalet e Radio- Televizionit Shqiptar. Aq me emocione interpretonte, sa i duhej peshqiri i Pavarotit, per te fshire djerset.
Acarimi i marredhenieve me ish – Bashkimin Sovjetik, na ktheu ne Shqiperi, pa perfunduar programin e fluturimeve. Por, per Minushin dhe per mua goditi nje fat edhe me i keq. Ne nje komision te Spitalit tone Ushtarak, Ai dhe une, dolem te paafte per te fluturuar … Komanda e Aviacionit na coi te studionim per sinoptikane, prane Qendres te Sinoptikes, ne Tirane. Aty, me Minushin u miqesuam edhe me shume. Aq sa, edhe dashurine per vajzat qe u bene shoqet tona te jetes, nuk ia mbanim secret njeri – tjetrit.
Minushi shkonte ne takim i veshur me petka civile, me shume sqime, se uniforma ushtarake nuk i shkonte fare. Ndersa une vishesha ushtarak, se i veshur civil, dukesha si i future ne thes.
Se bashku njohem thelle njeri – tjetrin. Aty kuptova se vertet Minushi trashegonte traditen familjare e pastertine gjirokastrite, por ne Tirane ku ishte rritur, Ai kishte perthithur emancipimin kryeqytetas, kulturen prej intelektuali, mendjen e hapur, zemren e gjere; civilizimin qytetar.
Shpreh psheretim, me dhimbje qe nuk arritem te beheshim aviator; kur veshtronim lart ne qiell, si sinoptikane . .. Por prap gjenim ngushellim … siper reve fluturonin shoket tane.
Shkrojti Bashkim Dervish Kozeli; ne Tirane, me 06.04.2018
- Piloti ushtarak i klasit te dyte, ne aeroplanet supersonike – Delo Isufi ( Seraj ), poet i afirmuar e jurist i mirenjohur, e ka njohur ne pune e siper e ka punuar mjaft kohe se bashku me Ai sjell per lexuesin kete opinion: “… Minush Karalliun e kam njohur kur sherbeja ne Regjimentin e Aviacionit “ Peza ” te Qytetit “ Stalin ”, ne vitet ’70 te shekullit te kaluar. Ai ishte sinoptikan e une pilot gjuajtes – bombardues. Minushi e kishte “ nisur vrapin ” per t’u bere pilot, ne ish Bashkimin Sovjetik, por me mberritjen ne vendin tone, si i perzene per shkaqe qe nuk vareshin prej tij, ne vendin tone, Ai u deklarua i paafte per te fluturuar. Nostalgjia dhe dashuria e zjarrte e tij, per te fluturuar e coi Ate ne hulline e profesionit te sinoptikanit, i cili eshte shume prane e ne sherbim te atyre qe ngrihen ne ajer. Kesisoj, Minushi nuk u nda kurre nga bota e cuditshme e aviatoreve.
Minushin e gjeje perhere ne mes te fluturuesve, te qeshur e te gezuar, duke deftuar barcaleta te bukura me nje elokuence te cilen e kish vetem Ai, e me pasion te papare. Shpirti i tij poetic dhe menyra e rrefimit, e cila te rrembente, me ngjante sikur Minushi fluturonte, se bashku me ne dhe sikuir ishte ne cdo kohe, me ne, ne cdo detyre ajrore. Minush Karalliu ishte mjaft simpatik dhe ne te gjithe qenjen e tij. Mund te deshmoj se Ai njeri i vecante ishte simpatik, ne shpirt, i tille ne mendime e i papare si kenmgetar dhe i pelqyeshem e coherent ne sjellje. Tek Minushi gjeta nje njeri te thjeshte, te afrueshem e njerezor; me humor te kendshem dhe dashamires.
Ajo krijese fantastike, nuk mund te kishte urrejtje per asnje njeri; Ai dhuronte vetem gezim e miresi. Humori i pelqyeshem dhe buzeqeshja e tij me dashamiresi, ishin si “ nje gurre e pashtershme, pa ane e pa mbarim ”.
Minush Karalliu ishte fisnik e nga dere fisnikesh. Ai shquhej si njeri me horizont arsimor e kulturor dhe te dhuronte kenaqesi , kur e degjoje te kendonte. Njerezit e tij te familjes e te fisit, si njerez me nivel e me qytetari, ishin ne vende te preferuar ne hierarki, por Minushi, asnjehere nuk i shfrytezoi keto si avantazhe per vete. Minushit, nisur nga temperamenti dhe nga sjellja adeguate, nuk mund ti percaktoje nje moshe. Ai kishte moshen e kenges e te humorit. E kam njohur si nje njeri, i cili nuk fliste kurre keq, per te tjeret edhe kur ia tepronin. Ai nuk ishte i prapaskenave, por ishte i hapet e fliste me ciltersi. Prandaj e donin dhe e respektonin te gjithe sa e njohen.
Minushi krijoi ( formoi ), nje familje fisnike, sic ishte dhe vete. Ai u lidh me martese me te zgjuaren, gojemjalten dhe shpirtbegaten – Lejla, e cila eshte nje shembull qe duhet ndjekur.
U ndjva keq, kur mesova per ndarjen e tij nga jeta, para kohe.
- I paharruar qofte kujtimi i tij!
Shkrojti Delo Isufi ( Seraj ); ne Tirane, me 24 qershor 2018
- Fatbaedha Kule Ndini, sinoptikane, nxenese dhe kolege e Minush Karalliut, ruan keto mbresa per “ heroin ” e ketij rrefimi: “… Nga dritarja e kujteses, me bie nder mend nisja e rrugetimit , ne profesionin e meteorologut, 40 vite te shkuara, kujtoj shefin tim te pare, Minush Karalliu, kur me priti me nje buzeqeshje te cilter e hokatare dhe me shume dashamiresi. Ate dite, e cila ishte e para, per mua, prisja, ne stacionin e autobusit qe shkonte ne Rinas ne shoqerine e Nenes time. Ajo, si gjithe nenat e kujdesshme kur percjellin femijet ne nje pune qe e nisin per here te pare, gjithe shqetesim pyeste: “ Si do te ambientohesha me punen dhe si do te pershtatesha me njerezit ” ? Shkoja per here te pare ne nje pune te panjohur. Shqetesimin e Nenes time e kuptoi Minushi i zgjuar dhe nisi ta qetesoje me fjale te ” mendafshta ”, te cilat rridhnin si nje gurre e pashtershme dhe thuheshin me elokuence, nga nje “ mjeshter ” i vertete i fjales.
“… Mos u shqetesoni, aspak, Zonje! Sot eshte dite gezimi, per familjen tuaj: vajza juaj do te futet ne nje pune te mire e ne nje profesion te bukur… ”. Njeherazi, pashe se buzeqeshja e tij e cilter nuk i ndahej nga fytyra dhe syte i shendrinin, me dashamiresi.
Ne ate kohe, Minush Karalliut i ishte ngarkuar detyra per te ngritur qendren e pare zyrtare te sherbimit meteorologjik aeronautik ne Aeroportin Civil, krahas atij militar. Zbatimi i ketij projekti zerioz kerkonte profesionalizem dhe metodologji te perparuar, te kohes e vision te qarte. Izolimi qe i ishte imponuar vendit tone e bente me te veshtire kete ndermarrje. Kushtet e reja qe rrodhen e kishin bere te veshtire sherbimin e ne vecanti komunikimin me pilotet ne ajer e me operatore te sherbimit aeronautik. Hap pas hapi, kishte nisur komunikimi ne Gjuhen Angleze dhe me kode.
Minushi, si kuader i kualifikuar e kompetent, ishte caktuar te bente perzgjedhjen e kandidaturave qe do te beheshin teknike meteorologe, specialist te mirefillte. Mbi bazen e njohjes qe kishte, Ai e beri perzgjedhjen nga efektivi i Sherbimit Kombetar te sinoptikes, me qender ne Tirane. Berthama e specialisteve qe perzgjodhi Minushi u kthye ne nje organizem me njerez te pergatitur si specialist, te cilet u bene mbeshtetja kryesore e tij, ne detyrat qe kryente. Nuk mund te mos kujtoj “ korifejte ” e sherbimit meteorologjik Nuri Bajko; Seit Berisha; Engjell e Vangjeli Korca; Naxhi Dibra; Ali Kallaku etj. Keta, me pervojen e tyre dhane contribute me vlere per formimin e e zyres te sherbimit meteorologjik te aviacionit civil. Ne perberje te ketij grupi dinjitoz, pata shansin te formohesha profesionalisht e si kuader drejtues.
Minush Karalliu drejtonte me pergjegjesi e autoritet te merituar, por kishte dhe prirjen per te inkurajuar pavaresine dhe individualitetin e vartesve. Kjo, sot mund te ngjaje me nje klishe, por, ne ate kohe ndeshej rralle e tek drejtues te vecante, si Minush Karalliu. Duke me qendruar prane, Minushi me mikloi pasionin per aplikimin e metodave shkencore te punes dhe me inkurajoi per te studiuar vecorite klimatike dhe sinoptike te rajonit. Ndonese detyrat brenda grupit ishin te qarta, e kishim kthyer ne metode pune diskutimin e lire te ceshtjeve te mirefillta profesionale.
Minushi ishte i qeshur e hokatar. Ai ishte fisnik, ne qendrim dhe nje rrefimtar i perkryer. Me menyren e tij te rrefimit, Minushi stigmatizonte me kurajo qytetare, vulgarizimet dhe banalitetet e kohes. Lidhur me qendrimet politike agresive te asaj kohe, Ai ishte objektiv, i matur, i kujdesshem dhe i ekuilibruar. Shqetesohej shume kur ne sherbimin qe drejtonte “ binte ” humori, sidomos pas ndonje debate te ashper professional. Per te c’tensionuar situaten, Ai, me shpejtesi e me mjeshteri “ derdhte ” histori gazmore ne ate mjedis, deri sa situa te ctensionohej.
Si drejtues, Minushi cmonte punen e sejcilit; cdonjerit Ai i jepte hakun. Me grate e me vajzat, Minushi sillej plot kujdes e me delicatese te natyrshme. Jeta e bekoi me dy vajza, si drita, te bukura e te mencura si prinderit e tyre.
Modeli i shef Minushit ishte modernist e progresist. Ai mbeti pike referimi, per te gjithe koleget dhe per mua. I gjithe stafi e dote dhe e respektonte, i cmonte vlerat e tij dhe e nderonte. Puna se bashku me Minushin, edhe kur na duhej te punonim me ore te zgjatura, diten dhe naten, behej e kendshme dhe me e lehte. Ishim nje grup i vogel punonjesish; punonim me ore te zgjatura dhe sipas standarteve europiane. Veshtiresite qe shtroi koha, i kapercyem me perkushtim e me vemendje, duke u fokusuar tek rregullat, rekomandimet, kodet dhe ne materialet e konferencave shkencore nderkombetare. Minush Karalliu, me pune te palodhur e pa u kursyer, i parapriu progresit ne sherbimin meteorologjik te Rinasit. Ai punonte pa e reklamuar veten dhe pa u ndiere. Me pune te perbashket u be i mundur kompiuterizimi dhe automatizimi i sherbimit sinoptik i cili u integrua suksesshem ne rrjetin aeronautik nderkombetar. Puna plot passion e aftesi e specialisteve te sherbimit meteorilogjik shenon hapjen e udhes drejt progresit.
Shkrojti Fatbardha Kule Ndini; marre nga faceboku i Ermira Kules ( moter e autores ), i dates 20.08. 2018
- I mirenjohuri Petraq Koroveshi, pilot jetegjate, ne aeroplanet supersonike Mig – 19 S; shok grupi i Minushit, sjell kete opinion: “ … Minushin e njoha per here te pare, kur vajtem ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak, ne Tirane, per te kryer analizat Do t’u nenshtroheshim analizave per te konkluduar nese mund te beheshim pilote. Njohja ime me Minushin erdhi duke u thelluar, nga dita ne dite. Te dy ishim tiranas dhe shkonim per te njejtin qellim: donim te mesonim pilotimin. Atehere mesova se Minushi kishte perfunduar gjimnazin dhe kishte kryer 2 vjet studime ne Universitetin e Tiranes, por e kishte braktisur ate, per t’u bere pilot. Ai e zoteronte Gjuhen Ruse, me mire nga ne shoket e grupit te tij dhe mund te merrej vesh, fare mire me ruset.
Me 26 gusht te vitit 1960, se bashku fluturuam drejt Moskes me nje aeroplan Tu – 104 e me pas rrugetuam me hekurudhe; u vendosem ne qytetin e Batajskut ku do te fluturonim ne aeroplanin mesimor fillestar Jak – 18 A. Fluturuam por nuk e perfunduam programin. Me 14 shtator te vitit 1961, me nje urdher ogurzi, na hoqen nga starti i fluturimeve ku kishim dale per te dhene provimin ne fluturim. Na urdheruan, ne menyre ultimative, qe pas dy ditesh te kishim lene hapsirat sovjetike dhe ne u kthyem, ne Moske ku na priste nje aeroplan i posacem Tu – 104, me te cilin u kthyem ne Rinas.
Minush Karalliu ishte tip i zgjuar, i shkathet e i hedhur. Ai i kapte shume shpejt gjerat dhe orientohej lehte ne situata te ndryshme. Minushi kendonte mjaft mire dhe e kishte passion kengen. Ai interpretoi , me sukses, mjaft kenge, ne shqip, ne rusisht e ne italisht, ne garnizonin ku ishim te dislokuar dhe ne festivalet qe zhvilloheshin mes reparteve te aviacionit e te ushtrise. Te dy, benim pjese ne korin e repartit dhe shpesh interpretonim ne duet. Me kujtohet kenga:
“… Aty, tek menjolla, pot e prêt belholla;
Prite, djalo – prite, vajzen devollite … ”
Nuk e dinim te plote tekstin e kenges dhe, e perseritnim ate, ose ia futnim kot se koti. Vendasit, te cilet “ shijonin ” melodine por nuk i kuptonin fjalet, na jepnin duartrokitje te stuhishme. Prapa kuintave, ne qeshnim me lot…!
Kur u nderprene marredheniet mes partive dhe dy vendeve tane, te dy, ne perberje te grupit, u kthyem ne Atdhe. Nje komision mjekesor, me detyre te “ skartonte ” sa me teper kursante, pa ndonje argumentim, e nxorri Minushin dhe mjaft te tjere, te paafte per te fluturuar. Shokut tim “ i vrane” endrren e jetes – fluturimin. Minushi u ndodh fatlum, se, se bashku me shokun tone te grupit – Bashkim Kozeli, u specializuan per sinoptikan, ne Stacionin Qendror te Meteorologjise, ne Tirane dhe u emerua ne Qytetin “Stalin”. Tashme, edhe pse nuk do te ngrihej ne ajer, Minushi do te ishte, ne start, prane fluturuesve dhe do te “ jetonte “ me endrren e tij te jetes. Me pas, Ai u transferua ne Regjimentin e Rinasit, ku sherbeu, derisa doli ne pension, sipas ligjes per ushtaraket active.
Minush Karalliu fitoi pervoje me vlere dhe u be kompetent, per parashikimin e sakte te motit, te cilin ua percillte fluturuesve te rrjeshtuar, perpara se ata te coheshin ne ajer. Ai ishte i pranishem ne cdo fluturim dhe qendronte prane udheheqesit te fluturimeve, deri sa te leshohej raketa sinjalizuese e perfundimit te kohes se startit.
Shoku im i grupit, ishte shume i dashur, i qeshur dhe bente shaka. Ai kishte nje kujtese per t’u admiruar dhe te bente per vete me batutat e embla e me rrefimet e tij tere humor. U nda nga jeta para kohe dhe papritur, nga nje goditje kardiake.
Petraq Koroveshi, ish pilot, shok grupi i Minush Karalliut; ne Tirane, me 17.03.2018.
- Piloti i klasit te dyte, Agim Balili, komandant i njesise te aviacionit ne Qytetin “ Stalin ”, Agim Balili – veteran i aviacionit, me dha kete opinion: “ … Minushin e kam njohur kur sherbeja ne Regjimentin “ Peza ”, te qytetit “Stalin ”. Une isha pilot e ai Minushi ishte njeri nga njerezit me te edukuar, me te kulturuar, me te ditur e me te thjeshte, ne regjiment e ne qytet. Shakate e tij, te rrefyera me shume humor te kendshem e me elokuence, na mbanin gjalle. Ne rrethet shoqerore, sidomos kur ndodhej ne mes te piloteve, Minushi ishte “ qendra e rendeses ”. Te gjithe shoket e rrethonin me dashamiresi dhe e veshtronin ne sy, duke pritur te nxirrte nga goja, ndonje qyfyr, te deftuar me mjeshteri. Sa bukur i deftonte barcalettat, me humor e me moral, pa lenduar njeri. Ishte i kulturuar dhe i edukuar e nuk leshonte fjale te rendomta. Kenaqeshim me shakate e Minushit dhe mezi prisnim te vinte e nesermja, per te degjuar Minushin.
Bardhyl Taci, njeri nga drejtuesit kryesore te regjimentit, e mbante prane vetes Minushin, ne start. Vendi i tij ishte prane Udheheqesit te Fluturimeve, si ndihmes i tij.
Minush Karalliu i kishte bere vend vetes dhe ishte i nderuar e i kerkuar edhe ne mjediset ku banonte. Gjitonet e donin dhe e respektonin e Ai i donte shume. Ata i mblidheshin, si blete e kenaqeshin me te. Minushi kishte ze te embel e te fuqishem; Ai kendonte mjaft bukur. Ne ansamblin artistik te regjimentit dhe ne Shtepine e Kultures te qytetit, zeri i embel i tenorit Minush Karalliu kishte peshe. Bukuria e zerit te Minushit, jehoi, ne mjediset artistike te Qytetit “ Stalin ” dhe ne festivalin artistik te zones se Beratit, madje dhe ne nje festival kombetar te kenges se lehte.
Pata shansin ta zevendesoja Minushin ne mjediset e banimit, kur Ai u strehua ne nje siperfaqe tjeter banimi. Jam deshmitar i asaj situate qe u krijua ne mjedis, pas largimit te Minushit dhe te zonjes Lejla, e cila, me pjekurine, kulturen qytetare, edukaten e shendoshe, pse jo dhe me hijeshine e saj, meritoi respekt si rrallekush mes banoreve. Edhe kur familja Karalliu vajti ne nje banese tjeter, gjitonet “ e vjeter “ te tye i kujtuan gjate, si familje e qete dhe e shendoshe, dhe ruajten vajtje – ardhjet, per shume kohe. Ndarja e papritur e Tij nga jeta, me hidheroi shume! I paharruar qofte kujtimi i tij!
Agim Balili, pilot, ishkomandant i Regjimentit “ Peza ” te Qytetit “ Stalin ”; shkruar ne Vlore, me 24.06.2018.
- Agim Ismaili, aviodrejtues i klasit te pare, shok klase i Minush Karalliut kujton: “ … Me Minushin kam qene student per pilot, ne qytetin e Batajskut ( ish Bashkimi Sovjetik ), ne vitet 1960 – 1961. Me Te u bashkova serish, kur Ai erdhi ne detyren e sinoptikanit, ne Regjimentin e Aviacionit, ne Tek shoku im i shkolles e i punes, kam pare nje meteorology ( kuader) te kompletuar.
Pilotet e Regjimentit ndiheshin te sigurte kur njiheshin me te dhenat meteorologjike te servirura nga Minush Karalliu, kur ata ishin te rrjeshtuar, disa caste para se te fillonin fluturimet. Te dhenat meteorologjike dhe prognoza e motit qe paraqiste Minushi ishin te sakta dhe te vertetuara nga praktika shumevjecare, gje qe u jepte besim e siguri atyre qe do te ngriheshin ne ajer. Ata beheshin “ sy e veshe ” dhe dukej sikur perpinin cdo fjale qe dilte nga goja e Minushit. E kasha pikasur interesimin e larte te fluturuesve, ne vecanti kur zhvilloheshin fluturime ne kushte te veshtire te motit, per te marre klasin e dyte e te pare te pilotit. Besimi tek pilotet i sinoptikanit Minush Karalliu kish ne baze dhe faktin se Ai nuk kishte gabuar kurre ne ato qe thosh. Minushi jepte te dhena per motin edhe per fluturimet e aviacionit civil.
Minush Karalliu kish horizont, kulture dhe educate te shendoshe qytetare. Njohurite e tij per sinoptiken ishin te thella dhe rrjedhoje e studimit te vazhdueshem qe Ai bente, per te qene ne dijeni te te dhenave te shkences “ memece ”, te cilen ushtronte.
Agim Refat Ismaili, shok klase i Minush Karalliut, ne shkollen e aviacionit, dhene ne Tirane, me 4.07.2018.
- Vangjel Baba, ishpilot, veteran i
“ … Minush Karalliun e kam njohur, ne pune te perbashket, kur, te dy sherbenim ne Regjimentin “ Peza te Qytetit “ Stalin ”. Ai ishte meteorology e une, ne nje detyre tjeter. Ishim mjaft afer dhe me banese. Kishim hyrje – dalje familjare, si gjitone. Ne kohen kur e kam njohur, ne vitet ’60 te shekullit qe shkoi, Minushi ishte nje djale, mjaft i mire e pa komplekse. E kam njohur, te qeshur, te gezuar, me humor te kendshem e te sjellshem. Minushi dinte shume barcaleta, te cilat i rrefente bukur. Minush Karalliu ishte nje familjar mjaft i kujdesshem dhe nje gjiton korrekt e me sjellje qytetare. Se bashku me bashkeshorten Lejla, e cila ishte mesuese matematike dhe nje nene e grua e perkushtuar. Çifti solli ne jete dy vajza, te cilat u rriten e u edukuan per se mbari dhe perfunduan shkolla te larta. Kudo ku ndodhen, ato i bejne nder vetes; nderojne dhe kujtimin e babait te tyre.
Dua te kujtoj nje rast nga jeta jone ne te njejtin komunitet. Minushin e njoha si njeri me zemer te madhe e me bote artisti: “ … Me disa kolege, ne veren e vitit 1966 ishim per pushime, ne Pogradec. U sistemuam ne Shtepine e Pushimit te Ushtarakeve, ku kushtet per te pushuar ishin mjaft te mira. Minushi, me humorin e tij te rralle e me menyren e rrefimit si mjeshter i madh, na deftonte barcaleta, deri pas mesnate. Ato dite pushimi Minushi na i beri te kendshme e te gezuara. Minushi, qe ne mengjes mendonte se cfare do te na rrefente ate dite.
Minush Karalliu ka lene gjurme ne ndergjegjen e njerezve qe e njohen, si njeri i mire, i kendshem e i paster ne shpirt.
- I paharruar qofte kujtimi i tij!
- Dhori Mertiri, pilot ne pension, bashkekohes i Minush Karalliut, ve ne dukje: “ … Minush Karalliun e kam njohur ne Regjimentin e Une isha pilot gjuajtes – bombardues e Ai sinoptikan. Minushin e kam te fiksuar ne kujtese, si nje njeri te ditur, te afrueshem me njerezit, te qeshur e te komunikueshem. Ai ishte i dashur me te gjithe; te gjithe shoket e donin e Ai i donte. Me nje harte ne dore, te shpalosur ku ishte e paraqitur ne menyre grafike situate sinoptike, Minushi, perpara aviatoreve te rrjeshtuar ne start, na deftonte gjendjen dhe tendencat e motit. Ai raportonte mbi motin perpara se udheheqesi i fluturimeve te jepte udhezimet paraprake per fluturimet e asaj dite. Kur ne aerodrom zhvilloheshin fluturime, vendi i Minushit ishte prane udheheqesit te fluturimeve, si njeri nga ndihmesit kryesore te tij. Minushi, me zgjuarsi e me kompetence profesionale ishte i gatshem per te paralajmeruar, ne kohe tendencat e perkeqesimit te motit. Minush Karalliun e kujtoj me respekt, si njeri i sjellshem, i edukuar, dashamires dhe hokatar.
- I paharruar qofte kujtimi i tij!
Dhori Mertiri, pilot ne pension. Ne Tirane, me 20 qershor 2018.
- Tomorr Hoxha, bashkekohes dhe koleg i Minush
“ … Minush Karalliun e mbaj mend shume mire. Gjirokastritin e njohur, e kam patur dhe gjiton, kur banoja ne Qytetin “ Stalin ”, ne vitet ’60 te shekullit te kaluar. Ai ishte pergjegjes, ne Stacionin Sinoptik te Regjimentit “ Peza ” … Minushi ishte njeri me kulture te gjere ushtarake dhe civile. Si sinoptikan, Ai ishte mjaft i afte e kompetent.
Ne ansamblin artistic te qytetit dhe ne korin e shtepise te cultures te Qytetit “ Stalin ”, roli i Minushit ishte paresor e me peshe. Ai kishte shoqeri me shume njerez; ishte i thjeshte e popullor. Mua me ka futur dashurine per profesionin e meteorologut dhe me ka orientuar ne kete detyre, si ne kohen kur isha ne Qytetin “ Stalin ” edhe kur u transferova ne Vlore e sherbeja ne Shkollen e Aviacionit. Kjo eshte e verteta e paster lidhur me figuren e Minush Karalliut, si njeri e si specialist i sinoptikes.
- I paharruar qofte kujtimi i tij!
- Zydi Mecaj, shok klase i Minush Karalliut, aviodrejtues ne
“ … Minush Karalliun e kam patur shok klase, ne kohen kur studionim per t’u bere pilote ne ish Bashkimin Sovjetik. Per fat te keq, si une dhe Ai, nuk mundem te beheshim pilote por u kualifikuam ne sherbime te tjere prane fluturimit e shume te lidhur me te. Une u bera aviodrejtues tokesor e Ai sinoptikan. Per shume vite sherbyem ne te njejtin regjiment aviacioni ku ishim kolege dhe shoke. Te dy, merrnim pjese ne format e pergatitjes te shtabit te regjimentit. Minushi ishte hokatar, dinte shume barcaleta, te cilat i rrefente aq bukur sa ne mbanim ijet me duar, kur rrefente Minushi. Edhe Ai vete gajasej me rrefimet e tij.
Me kujtohet si sot, kur, ne nje stervitje shtabi, komandanti i regjimentit – Refat Kasimati, para stevitjes rrjeshtoi pjesemarresit dhe kur pikasi se mungonte Minushi, urdheroi shefin e prapavijes – Nebi Meten, ta gjente Minushin, ta fuste ne force per tu trajtuar me ushqim. “ Po nuk erdhi Minushi, nuk fillon stervitja e shtabit, theksoi komandanti”! “Si urdheron! – tha Nebiu e beri sic e urdheroi komandanti”. Ne fakt, nuk “shtyhej” stervitja, pa Minushin; Ai na mbante gjalle e ishte lezeti i stervitjes.
- I paharruar qofte kujtimi i tij!
- Skender Dusha, veteran i aviacionit, bashkekohes i Minush Karalliut, me dha opinionin e vet, ne menyre lakonike, por qe thone shume . Ai tha: “ Minush Karalliu ishte, padyshim, me i miri ne sherbimin meteorologjik ”!
Skender Sherif Dusha, veteran i aviacionit. Ne Tirane, me 19 qershor 2018.
Jam besimplote se cilindo qe mund te pyesja, nga ata qe kane punuar ose qe e kane njohur Minushin, nuk ka si te mos nenvizonin per Te vetem fjale te mira. I tille ishte Ai njeri.
Vajza e tij e madhe, Merlini, e cila ka qendruar mjaft afer me te Atin dhe ruan kujtime te cmuara per Te, ne nje takim interviste afatshkurter saktesoi disa probleme te cilat edhe ne arkiva ishte e pamundur te siguroheshin. Me nje bashkepunim me te ngushte me pjesetaret e tjere te familjes te shokut tim, ndoshta ky shkrim do te dilte me i plotsuar, se paku me nje fotografi me cilesore te “ heroit”.
Portreti
Minush Shevqet Karalliu, nuk shquhej per shtatlartesi. Ai ishte i larte rreth 175 cm. Shtati i tij ishte i drejte, trup atleti, i lidhur mire, i rregullt e pa bark. Minushi ushqehej si gjithe te tjeret por nuk ishte hames. Fakti qe kishte trup atleti e muskuloz, nuk kishte te bente me te ushtruarit te ndoje sporti apo thjeshte me ushtrimin e tij fizik, mbasi kjo nuk zinte shume vend ne axhenden e tij. Ndoshta ka ndikuar geni ose levizshmeria e tij ne moshe akoma te parritur etj. Minushi ishte mjaft i zgjuar natyralisht dhe me intelekt te zhvilluar, i shkathet e dashamires. Tiparet e fytyres i kishte zeshkane, me koke normale per nga madhesia e forma; me floke te rena perpara; me dy sy te zes e teper te zgjuar; me vetulla te pa theksuara. Floket e tij ishin me ngjyre geshtenje, te rene ne pjesen e perparme te kokes. I shkathet ne trup e ne fjale; polemizues i rralle; fjala e tij e kendshme, terhiqte mjaft njerez te cilet kenaqeshin me shakate e tij tere kripe.
Minushi zoteronte Gjuhen Ruse, para se te shkonte ne Bashkimin Sovjetik; Ai fliste dhe kendonte lirshem dhe ne italisht. Kenga e tij ishte e pelqyeshme dhe perseritej, nga publiku, pas koncertit.
Figuren e Minushit e zbukuronte shume zeri i tij i embel e i fuqishem prej tenori, me timber qe te kenaqte e me shtrirje te gjere, si dhurate e Zotit. Ai ishte teper aktiv ne kenge dhe levronte te gjithe zhanret. Kenget e tij pelqeheshin nga degjuesit e apasionuar pas muzikes, si ne hapsirat sovjetike dhe ne ato shqiptare, pas kthimit ne Atdhe. Shakate me kripe, humori i tij thumbues por i ekuilibruar, e zbukuronin, gjithashtu portretin e tij. Minushi u be shume i kerkuar mes shokeve per menyren e rrefimit te barcaletave, te cilat i kishte shume per zemer e i interpretonte me shije artistike. Portretin e tij e bente me te bukur dhe thjeshtesia me te cilen ai shfaqej perpara komunitetit ku punonte e ku banonte. Per Minushin ishin te huaja mburrjet, vetelevdatat apo atribuimi si i veti i gjese te tjetrit.
Epilog
Kur numerojme vlerat e nje njeriu qe eshte ndare nga jeta, zakonisht, me tolerance e me bujari shtojme dicka. Natyrisht kur e meritojne. Si njesi matese mund te merret kontributi qe kane dhene ne drejtim te progresit dhe qasja ndaj te tjereve. Kur nje njeri ka jetuar gjate, kemi cfare te rrjeshtojme e te numerojme, bemat e tij. Ne rastin tone, “ heroi i rrefimit”, Minush Karalliu vertet u nda nga jeta parakohe, por, edhe aq sa jetoi, po te qemtojme me kujdes, mesiguri qe do te gjejme cfare te numerojme, kemi cfare te kujtojme e me cfare te krenohemi. Minushi eshte nje rast i vecante e i paperseritshem. Ai, me ndergjegje braktisi profesionin e inxhenjerit mekanik qe nisi dhe u fut ne hullite e pilotimit.
Minush Karalliut nuk i eci udha e ajrit, por Ai nuk u dekorajua. Minushi e pa jeten drejt ne sy dhe e mori ate sic i erdhi, duke bere me te miren e mundeshme. Dy vajzat qe solli ne jete, ne cift me te miren Lejla, u rriten, u edukuan e u shkolluan, sic donin prinderit e tyre. Zemergjeresia e Minushit dhe dashamiresia e tij ishin pa ane e pa fund. Ai, ne cdo kohe ishte i gatshem te falte dicka nga vetja. Kenga cilesore e tij dhe rrefimet gazmore ne mjedise te ndryshme, nuk ishin vec disa shfaqje te natyres se tij humane.
Nxjerrja ne pension, sipas ligjes, ne nje kohe kur Minushi kishte mjaft energji dhe ishte pjekur profesionalisht e mund te jepte akoma shume ne shkencen e meteorologjise, e ligeshtoi Minushin e ai shpesh drejtonte pyetjen, i pakenaqur: “ Kush dhe perse ma beri kete prapesi ”? Zemra e tij bujare, karakteri i tij fisnik e i ndjeshem, me 28 korrik te vitit 2001, nuk i duroi dot me gjate prapesite por plasi. Ky largim i parakohshem e i papritur i Tij nga jeta, shkaktoi mjaft dhimbje e lote. Ai u percoll, sic e meritonte per ne banesen e fundit, nga nje lume njerezish, te ardhur nga ane e anes, me dhimbje ne zemer e me lote ne sy. Varrimi i tij u be ne varrezat publike te Sharres; fjalen e lamtumire e mbajti kolegu i tij Kastriot Shurdhi.
- I paharruar qofte kujtimi i tij!
Shkrojti Niazi Nelaj; shok grupi i Minush Karalliut. Ne Tirane, maj-qershor 2018
Urime! Sa mirë po bëni që të mos humbasin Gurët Xhevahirë që mbajti dhe shkëlqeu Flota Luftarake Ajrore në Shqipëri, Flm i dashur Niazi
Niazi Nelaj faleminderit per kete dhurate shume te bukur. E ke shkruar persosmerisht. Minushi ishte fenomen,shume inteligjent,shume i shkathet per c’do gje.Ishte njeri me shpirt artisti.Ai kendonte me mire se kengetaret e asaj kohe. Ai ishte shume simatik dhe shakaxhi. Me kujtohet,ishim ne kavaleshence per pushime.Ndermjet grupit tone te aviacionit ishin dhe Manushi me Nustret Bilanin ( te dy te dalluar per barcoleta dhe shakara…) Nje dite pas darkes u ulem ne kolltuket e sallen e nderteses kryesore dhe bisedonim per gjera te ndryshme… Nuk me kujtohet kush propozoi qe te behej nje si gare ndermjet te dy humoristave tane…Kushti ishte qe c’do njeri prej tyre te tregonte nje barcolete,pastaj te vazhdonte tjetri me intervale…Kusht ishte se ai qe perseriste nje barcolete dy here humbiste garen… U caktua juria dhe Minushi me Nustretin filluan “ndeshjen”… Ne fund Nustreti humbi sepse perseriti te njejten barcolete…Minushi per shaka tregoi dhe nje tjeter plus… Une e kam kaluar shume mire me Minushin.Kishim respekt te dyanshem per njeri tjetri…Une mund te shkruaj me shume per ate njeri te jashzakonshem dhe te mrekullushem…