(Kushtuar aktit shpëtimtar nga ekipazhi i Helikopterit Mi-4 : Mustafa Çiçi- Fredi Prifti dhe Sinan Breshani).
Pranvera ishte ulur këmbëkryq. Muaji Maj i vitit 1974 erdhi i mbarë. Natyra kishte nisur të gjallërohej. Nëpër lëndina e në faqe të lartësive, bujitja e barit të njomë kishte jeshiluar mjediset. Nëpër maja malesh rezistonte, me “ kokëfortësi ” bardhësia e borës të ngrirë, e cila ngjante me një kapuç, të bardhë mbi majat e lartësive. Poshtë tyre, në rrëzë të lartësive, nën gurë, kishin çelur lulet shumëngjyrëshe, të cilat, të kalitura e të familjarizuara me të ftohtin e stinës dhe të malit, ishin më rezistente, nga simotrat e tyre fusharake.
Lexo të plotë