Është dite fluturimi. Grupi Ajror është rreshtuar dhe janë dhënë udhëzimet e fundit për fluturim nga komandant Bardhyli. Moti nuk duket aq premtues për fluturim për detyrat për te cilat janë përgatitur pilotet. Ndërkaq pilote, teknike e specialiste janë shpërndare e presin rezultatet e kontrollit te motit për fluturim, qe do kryhet nga komisari i Grupit Ajror, Hazbi Serani. Ai është ngritur ne ajër qe prej disa minutash me një aeroplan dy vendesh, “sparke” siç e quajmë ne gjuhen e aviacionit. Lexo të plotë