Hedhja me parashutë e studentit për pilot, para nisjes së fluturimeve me aeroplan është domosdoshmëri. Kemi të bëjmë me një ndodhi, ndoshta nga më të rëndësishmet e më seriozet në jetën e një piloti. Është fjala për hedhjen e parë, pa të cilën, studenti nuk mund as ti afrohet kabinës së aeroplanit. Në hedhjen e parë me parashutë, piloti i ardhshëm, provon diçka të cilën, më parë as që e ka përfytyruar. Ai shkon drejt të panjohurës misterioze. Vetëm ai që e ka provuar këtë gjë mund të ketë shijuar kënaqësitë dhe të papriturat që e përcjellin atë dukuri. Lexo të plotë
Category Archives: Foto
Sefja – Homazh për pilotin gjuajtës-bombardues Sefedin Hasan Tomçini, rënë në krye të detyrës
Sefedin Hasan Tomçini (Sefja) , u lind në fshatin Pollozhan të rrethit të Dibrës, më 7 qershor të vitit 1942. Ardhja e tij në jetë, si fëmijë i dytë i çiftit: Shime e Hasan Tomçini solli shumë gëzim në atë familje të re dibrane. Lexo të plotë
Homazh kushtuar pilotit nga minoriteti grek në Shqipëri, Vasil Thoma Noni
Këtë monografi homazh, kushtuar njerit nga djemtë më të mirë të aviacionit shqiptar, birit të Sofratikes, pilotit të vetëm gjuajtës-bombardues nga minoriteti grek, në vendin tonë, Vasil Thoma Noni, e kam shkruar, me ndihmën e paçmuar të shokut dhe mikut të tij, të mirë, pilotit dibran – Zylfi Hoxha. Pa opinionet dhe materialin jetësor të servirur prej tij dhe thënjet e kolegëve e bashkëkohësve te Vasilit, ndoshta ky material do të kishte mbetur i paplotë e i paarrirë. Më duhet ti falenderoj, përzemërsisht e t’u përulem, me nderim, tërë atyre njerëzve të mirë, të cilët vunë një dorë për ti ngritur këtë lapidar të merituar, atij djali “ flori”, i cili u shfaq, në radhët e pilotëve shqiptarë, si një “ëngjëll” i pashëm e na iku, krejt papritur e aq shpejt, sikur na e rrëmbeu dikush e na e përpiu toka ku ra. Lexo të plotë
Dedikim për Vasil Trashën
Një takim i përmallshëm pas më se pesëdhjetë viteve
Mencuria e popullit na ka percjelle nga lashtesia nje mesim me vlere per te gjitha kohet. ” Shoke e miq te rinj zer, por te vjetrit mos i ler”! Same pelqen kjo thenie e sa me vjen per shtat . Prandaj e qemtova mes gurres dhe po e theksoj ketu. Gjysme shekulli, ne jeten e nje njeriu nuk jane pak. Disa lidhje shoqerore te hereshme e te shendosha i rezistojne kohes e mbeten. Ne menyre te vecante jane me jetegjata ato qe jane shfaqur ne rini e jane kalitur ne veshtiresi. Lexo të plotë
Niko Hoxha, babai i aviacionit shqiptar
Sa i shkonte atij burri, mikrofoni i udheheqësit të fluturimeve! Nëpërmjet tij, Niko Hoxha përcillte në kufjet e piloteve, ngrohtësinë e zërit, qartësinë e të komunikuarit, sigurinë, optimizmin, besimin tek avioni e tek vetja, shpresën se do të dilte fitimtar, në çdo situatë. Kur dëgjonte zërin e Nikos, pilotit, në ajër i krijohej ndjesia se nuk ishte i vetëm! Pilotë e drejtues si Niko Hoxha, me siguri do t’u mungojnë gjatë hapsirave ajrore të këtyre trojeve!