(Nje monografi mes kundershtish)
Emrin e plote e kishte Ivanov. Novi i flisnin me perkedheli: shoket, fmiljaret dhe gjithe sa e njohen. Babai i Tij – Haxhiu ishte officer i Ushtrise Popullore. Nene Asija dhe Baba Haxhiu, prinderit Tij biologjike ishin autoktone, nga fshati Val i rrethit te Skraparit. Mbiemri Meta s’eshte vec nje koincidence e rastit.
Novi, i mbetur jetim nga Nena qe ne femijerine e hereshme, u rrit bonjak ( pa Nene ). Ai u rrit e u brumos me frymen e kohes dhe me traditat e treves. Ne keta kushte Novi u formua: i mbare, i zgjuar, i shkathet, me shtat si kavak, i dashur me njerezit, serioz e trim i cartur. Fakti qe nuk i shijoi ledhat e Nenes Biologjike, as ne femijeri, kur kiishte shume nevoje per to, e beri Novin disi te mbyllur e deri – diku te ashper. Jeta u suall ashper me Te e i mori Nenen, gjene me te shtrenjte per nje femije.
Duke pare e duke cmuar tiparet vitale te te birit dhe prirjet e Tij, Baba Haxhiu e dergoi Ivanovin ne Shkollen e Mesme Ushtarake „ Skenderbej “me qellim qe te ndricohej e te kalitej me tej dhe te behej nje oficer cilesor, si Ai. Kater vitet e Novit ne shkollen „ elite “ e cila mbante emrin e te lavdishmit Gjergj Kastriot „Skenderbe “ e zhvilloi dhe e kaliti Ate fizikisht, e poqi dhe e burreroi menderisht. Novit, qe kur ishte femije i kishte lindur ideja te cante qiellin, si zogjte fluturake. Novi ishte i lindur per t’u bere pilot. Endrra femijerore e tij mori krahe vetem ne vitin e larget 1967. Pas kryerjes me sukses te shkolles te mesme, Ivanovi u ul ne katedrat e Shkolles te Larte te Aviacionit ne Vlore, ku do te behej pilot. Ne kete shkolle te vetme, Novi, ne katedrat mesimore, mori njohurite e para aerodinamike dhe, me pas iu nenshtrua pergatitjes ne toke ( gati 2 jave ), nen drejtimin e instruktorit te teknikes te pilotimit. Ishin percaktuar grupet e fluturimit dhe nisi pergatitja e detajuar per te mesuar procesin e veshtire te pergatitjes ajrore qe nga futja ne kabine deri tek dalja prej saj. Para se te niste pergatitja ne toke, u percaktuan grupet e fluturimit dhe instruktoret e teknikes se pilotimit. Nisjes te fluturimeve u parapriu hedhja me parashute e studenteve per pilote, si nje domosdoshmeri profesionale.
Novit i erdhi ne ndihme fati kur e caktuan te kishte instruktor te teknikes se pilotimit, permetarin nga Kajca, babaxhanin kokeplote Isa Arapaj, nga i cili kishte cfare te mesonte. Isai ishte jo vetem “mjeshter ” i pilotimit, por dhe njeri me horizont e kulture te gjere, tipare te cilat i vinin per hosh djaloshit simpatik nga Vali i Skraparit. Novi nuk ishte nga studentet e rendomte, te cilet, i quajne te mjaftueshme njohurite qe moren ne katedrat mesimore te shkolles se aviacionit, dhe nga studimi i instruksioneve e rregullores te fluturimit, por lexonte shume, ne Shqip e ne Rusisht dhe tentonte te futej ne thellesi te dukurive ajrore. Kur nisi te fluturonte, Novit, per ato cka lexonte ne leteraturen aeronautike, kerkonte ti provonte ne aeroplan. Njohja e mire e Gjuhes Ruse, i lejonte Novit te njihej me pervojen boterore te aeronautikes dhe me dukurite e vecanta qe vepronin ne avion, kur ai cante ajrin e ne evolucionet qe kryente. Theksoj se Gjuhen Ruse, Ivanovi e kishte pervetesuar ne rruge autodidakte.
Kete shkrim e kam nisur disa here. Duke e menduar gjene, ne te gjitha anet, me inat, me veten time ne radhe te pare dhe me kohen, ia nisa rishtaz e ne nje menyre te vecante. Nuk deshiroj te harrohet nje talent i lindur per te fluturuar dhe nje guximtar i rralle, si Ai. Nese jeni kurioze ta dini te verteten, perse ia nisa rishtaz te shkruarit te kesaj historie, po ua rrefej, me ciltersi: Kembengulja per te shkruar doemos, e ka motivin fare te thjeshte: Ai eshte kryesisht human. Ivanovi nuk njihet nga mjaft aviacioniste, nga ata qe jane futur vone ne vallen e fluturimeve. Ata te pakte, te cilet e kane njohur „heroin “ e ketij shkrimi po „firojne “dita – dites. Nje takem druhen ta pranojne ose duan ta harrojne ate ndodhi. Mendova: Perse te mos njihet, ca me teper; a e meriton harresen nje dukuri e rralle. Nje bashkekohes i ij, dikur shkruante: „ Novi ishte pilot i dalluar dhe disi „ rrebel “. Disa druhen ta kujtojne, sikur te ishte nje enderr e frikshme, per shkak se Novi u lincua per gati 6 muaj. Ishte nder te paktet pilote qe u lincuan per thyerje te disiplines ajrore. E pagoi shtrenjte te qenit trim i cartur. Me ciltersi, kerkoj nje prononcim nga ata qe kane mbajtur ne dore dorezen e drejtimit te aeroplanit dhe i kane dhene perpara dorezes te gazit: Cili syresh, kur ka qene i ri e ne nisje te karrieres, nuk ka provuar te thyeje disiplinen ajrore, duke fluturuar ulet, mbi fshatin e tij ose mbi catite e shtepive te te dashurave?
E dhe sikur te beje be e rrufe dikush, per mendimin tim nje pergjigje negative do te ishte e pavertete. Nje kolegu yne, ne vitet e para shkonte ne fshatin e tij, fluturonte ulet dhe i hidhte gazeta e revista Babit te tij qe ruante bagetite. Nje djale nga Progonati, kaloi brejushi ( fluturim kosites ) me nje aeroplan reaktiv mbizanor, me dy motorre, mbi Tirane te Re kur synonte te fejohej me te bijen e Xhemalit. Nga uterima e aeroplanit, kandidatja per nuse e cila po qeraste mysafiret e i ra tabakaja nga duart. Nje student, i cili orvatej te fejohej me nje deli vajze, ne Fier, kur fluturonim ne cift, m’u lut te fluturonim ulet mbi taracat e banesave ne bulevardin kryesor te Fierit, kurse, mbi shkollen e vjeter te Maminaasit, nje pilot fluturoi ulet, duke flakur tjegullat e catise per te zbatuar ritin e sivellait te tij, i cili, ate dite nuk ishte ne plantabelen e fluturimit. Jam kurioz te di, cili nuk ka shkuar mbi fshatin e tij, kur ishte i sapodiplomuar, per t’u krekosur perpara bashkefshatareve? Rastet jane pa fund e sejcili ka pervojen e vet ne kete ceshtje.
Kur u gjykua ndodhia, kam qene pjesemarres ne sallen e gjyqit, ne kinemane e Regjimentit te Rinasit.
Ishin thirrur fluturues nga te gjithe repartet e aviacionit ( nga Qyteti “ Stalin; nga Shkolla e Larte e Aviacionit; nga Regjimenti i Helikoptereve, nga Skuadrilja e Transportit ajror dhe nga Gjadri ). U zhvillua gjyq „ shembullor “ si ata qe bente Katerina e Madhe e Rusise, ne kohen e vet. Te gjithe ishim dakort me vendimin e atij gjyqi, por, sejcili, perbrenda sec ruante nje rezerve, te cilen, per shkak te situates nuk e shfaqte dot. Ama, vesh me vesh e midis shokeve te ngushte peshperitej.
Pervec lincimit, Novi u privua dhe nga e drejta e fluturimit. Ai e donte shume ajrin, aeroplanin dhe shoket. Prandaj e puthi avionin, per here te fundit dhe mori persiper fajin, qe ne fillim. Keshtu kishte bere dhe i paharruari Agim Nuredin Spahiu vite me pare, kur e urdheruan te largohej nga Regjimenti „Peza ”.
Penen time e ka frenuar dhe nje lloj opinioni, te cilin do ta quaja egoist e konservator, i cili, ne kete rast nuk u deftua aspak human e tolerant. Jo ne kurriz te disiplines e te rregulloreve, por te bazuar ne nje realitet qe flet, pa ze. Ne aviacion ka nje rregull te pashkruar por qe na bind ne drejtesine e tij. Piloti avancohet ne detyre ne vitet e pare te karrieres, kur rinia e tij eshte aktive dhe portreti i tij zhvillohet vrullshem. Tradita e kerkon qe fluturuesit te lidhen e te martohen shpejt, rreth moshes 25 vjec. Ky kufi moshe eshte variabel dhe, ne fund te fundit eshte ceshtje shansi e vetjake. Keshtu ngjau dhe me Ivanovin, i cili u caktua instruktor i teknikes se pilotimit, kur nuk kishte shume kohe qe ishte diplomuar pilot gjuajtes – bombardues dhe u caktua t’u jepte fluturime treneruese edhe piloteve te diplomuar por qe kishin kohe pa fluturuar. Perballe opinionit jodashamires dhe frenues, me duhet ta ashpersoj tonin duke shprehur nje mellef: ” Kush e paska vrare ariun e ne nuk e paskemi ditur qe ti thurnim osanara? Te moshuarve vertet u pelqen ti lavderosh, por kjo nuk duhet te shkoje deri tek injorimi i te tjereve. Nga historia kemi mesuar ti japim Qesarit ate qe eshte e tij. Ndoshta rasti i prekjes te valeve te detit me „barkun „ e avionit, sic ngjau me Novin ate dite, mund te jete unik; ngritja prap dhe ulja ne aerodromin e ngritjes ne tere historine e aviacionit boteror mund te jete rast i rralle, ne mos i vetmi. Asqe mund te vihet ne diskutim se ne kete rast, fajtori i vetem ishte Ivanov Meta por kjo nuk do te thote te mos rrefejme te verteten ( ate te vertete qe di une, e cila nuk eshte absolute dhe mund te kundershtohet nga ata qe dine te thone vetem „ Jo “ ). E them kete mbasi, si perhere, para se te nisja per te shkruar terhoqa mendimin dhe e pleqerova gjene me disa „ mjeshtra “ te fluturimit, te cilet kane mbi shpatulla nje bagazh te gjere dhe e ndiejne uljen e aeeroplanit me te ndenjura. E kam njohur pak ate djale capken e doja ta mbushja kete boshllek me mendimet e shokeve e kolegeve te tij. Opinionet qe thitha, sikur te jene vazhdim i njeri – tjetrit me sygjeruan se Novi, edhe mbasi u ndalua nga fluturimi dhe kreu denimin, ne funksione te tjere ku u caktua, jashte aviacionit, reflektoi te njejten figure te ndritur e te njejtin karakter, te paster e te palekundur. Kjo verteton edhe nje here se karakteri i njeriut mbetet po ai dhe se tiparet e figures se tij shfaqen ne pune e ne jete, kudo, pavaresisht se intensiteti mund te jete i ndryshem.
Si rezume e te gjithe opinioneve del se Ivanov Meta kishte vlera shoqerore te spikatura, te cilat nuk mund te injorohen. Nese do te perpiqesha te radhisja disa nga tiparet e karakterit te tij, mund te thoja se Ai njeri ishte nje puinetor i papertuar, i zgjuar e i shkathet, zemermadh e zemergjere, i dashur e i shkuar, i thjeshte, buzagaz e i cilter; buzagazi i tij nuk mbaronte. Nuk mund te thote njeri te kunderten se Novi ishte guximtar i rralle, kerkues dhe kembengules per te gjetur te verteten. Ne rrafsdhin social, jane te shumte ata qe vertetojne se Ivanov Meta ishte gjiton i rreegullt, dashamires e i gjendur, prind i dhimbsur, bashkeshort korrekt e njeri me shpirt sakrifice; i gatshem per t’u shkuar ne ndihme njerezve ne nevoje. Dashamiresia e tij ishte e dukshme dhe e vertete.
Natyra ishte treguar bujare dhe sa i takon fizikut te tij. Novi ishte i larte ne shtat, me trup elegant e muskuloz; i pashem, i shkathet e me tipare sportisti. Uniformen e ushtarakut e pelqente; me te ishte mesuar qyshse ishte skenderbegas, petkat i kerkonte te ishin te pastra e kujdedsej shume per to; kepucet e tij, ne cdo kohe ndrinin e , ne to mund te shikoje veten si ne pasqyre. Ne karakter ishte i drejte dhe i referohej gjithmone te vertetes; madje edhe kur rrezikohej e percaktohej fati i tij i metejshem. Kete e veshtrojme me se miri dhe qarte ne ndodhine e 19 korrikut te vitit 1973, kur pas ngjarjes te njohur dhe kur avioni dyvendesh po shkonte ne ulje te detyruar ne aerodromin e ngritjes dhe Danja ( Ramadan Anija ) gjeti rastin ta pyeste: „ … Po tani, o instruktor, si do te bejme…? Instruktor Novi, u pergjigj: „… Dane: defto vetem te verteten, sic na ngjau…“! Me thoni: A nuk kemi te bejme edhe ne kete rast me shperfaqjen e nje burrerie te karakterit te tij dhe me nje sinqeritet te paster? Vertet ngjarja ishte e dukshme e fliste qarte, por, ne praktike ka patur dhe raste kur fajtori ka tentuar ti shpetoje pergjegjesise me lloj – lloj kamuflimesh e manovrash. Pra, Ivanovi nuk ishte dredharak por i drejtperdrejte. Lejtmotivi i tij ishte shprehja e hershme: „ E bere dobicin, dili per babe “ !
E kishte te qarte Novi se me ate qe beri, nuk do te ngjitej me ne kabinen e aeroplanit, prandaj, kur doli nga kabina e zbriti shkallet dhe pa se po e pritnin specialistet e lincimit me pranga ne duar, para se ti vinin prangat, „ pritni pak u tha te njohurve “; doli prane fundit te trupit te avionit, e puthi duraluminin e qau, ashtu si vite me pare veproi talenti i rralle, Agim Spahiu, ne Qytetin „ Stalin “. Ishte i sigurt Novi se nuk do ta linin te ngjitej me ne kabinen e aeroplanit, ndaj e ndermori kete veprim te cuditshem. E puthi duraluminin e ftohte me shume epsh e me dashuri, sikur te kishte puthur nje te afermin e tij apo nje shok te ngushte. Shok e cfare shoku, besnik e te gjindur e konsideronte Novi aeroplanin dhe e dini perse? Avioni i tij edhe kur Novit iu rrezikua seriozisht jeta, si shok besnik, e mbajti mbi shpine e i shpetoi jeten ( ashtu sic do te vepronte nje shok te cilit po i mbytet shoku e ai e merr ne shpine per ta cuar ne breg ). Prandaj Ivanov Meta ishte i lidhur ngushte dhe e donte, si veten, mjetin fluturues, te cilit i njihte „dhembe e dhemballe “.
Nje gje nuk mund te vihet ne diskutim: Ivanov Meta, si mjaft fluturake e ndjente veten ne kabinen e aeroplanit sikur te ishte ne shtepine e tij. Ai kishte teknike pilotimi te perkryer gje qe i lejonte te bente dhe ndonje akrobaci si ajo e uljes mbi valet e detit, duke patur vetebesim te tepruar dhe ndjesine se cdo shmangje nga parametrat e caktuar, mund ta ndreqte. Por, rasti u ndodh fatkeq dhe nuk i erdhi ne ndihme Novit; perkundrazi e ndeshkoi rende. Me ka ndodhur te lexoj per „pushkatime politike “ . Sa isha i ri, sloganin e kuptoja e nuk e kuptoja tamam. Tani e kam me te qarte se nje lloj pushkatimi politik eshte dhe ta perjashtosh tjetrin nga te fuluturuarit, ti heqesh atij te drejten per te bere ate qe di te beje me mire.
Kur terhoqa opinione per Novin, per hir te se vertetes ndesha ne nje dukuri, te cilen nuk e prisja. Mendoja se te gjithe opinionistet do te ishin te te njejtit mendim e do te shpreheshin pozitivisht per te por nuk ngjau keshtu. Shumica e te pyeturve jo vetem qe ishin dashamires por me kritikuan, me te drejte se jam i vonuar; se po shkruaj me vonese per ate njeri e pilot te vecante, nga ata qe nuk eshte se na vijne prhere, duhet ta kisha per nder te shkruaja. „ Do ti besh nder Novit, te cilin e kam njohur e ruaj mendim te mire per Te “ – me shkruan nje mik nga Newyorku. „ Degjo zemren tende e mos pyet njeri “ me tha nje kokeplote, etj. etj.
Kishte dhe te tjere, te cilet, per shkaqe tebpabazuara, me thane: “ Cfare do te shkruash per Te ? Ai ka sherbyer pak ne aviacion dhe e ka mbyllur karrieren me nje thyerje te rende te disiplines ajrore, e cila i rrezikoi seriozisht jeten“. Pra, sipas tyre, Novi kishte dhene nje shembull te keq, i cili nuk duhet te ndiqej nga te tjeret. Arsyetim i arsyeshem ky. U prapsova, por, vetem perkohesisht. Mendja me rrinte tek detyrimi njerezor per te gdhendur ate figure interesante. U mendova shume e per nje kohe te gjate. Nje mendje me thosh: ” Po mua, c’me duhet te ngacmoj “ folene e grenzave ” e ti hap vetes telashe ? Nje mendje tjeter me thosh: “ Po nuk shkrojta une, kush do te shkruaj ? Ai njeri nuk e meriton te harrohet mbasi dikush ka qene e dicka ka bere ” ! Fitoi mendimi i dyte, i nxitur dhe nga disa opinione te spikatura te njerezve me vlera te shumta e me reputacion te gjere ne aviacion e me gjere.
Jo per te shmangur pergjegjesine por me qellim qe te isha sa me i vertete ne rrefimin tim, perzgjodha te flisja, jo me zerin tim por me fjalet e atyre qe kane qene me prane tij dhe qe kane sherbyer apo punuar se bashku me Novin. Sic e kam thene me siper, instruktor i teknikes se pilotimit i Novit ka qene piloti i shquar Isa Arapaj. Ne vitet kur ne Shkollen e Lartet e Aviacionit, studionte per t’u bere pilot Ivanov Meta dhe shoket e tij te grupit: Valter Gargaj; Dante Dusha; Astrit Sala dhe vete Novi, funksiononte rregulli sipas te cilit instruktori i teknikes se pilotimit, u mesonte studenteve tekniken e pilotimit ne aeroplanet fillestare me helike te tipit Jak-18 A dhe i shoqeronte ata ne aeroplanet reaktive Mig – 15. Kjo metode, i lejonte instruktorit ta njihte me gjate e te kishte mundesi ti korrigjonte pasaktesite apo shmangiet nga rregulli.
Ja si shkruan per Novin, instruktori i tij i teknikes se pilotimit, permetari Isa Arapaj, me 5 qershor te vitit 2021: „ … Novin e kam njohur kur merrte mesime fluturimi ne avionin fillestar Jak – 18 A e me pas, kur kaloi ne aeroplanet reaktive te tipit Mig – 15; mesimore dhe luftarake. Novi ishte djale i gjalle, elegant e tip sportiv, shtatlarte e me trup te rregullt, i vemendshem e i respektueshem, i vendosur e kembengules per te arritur objektivat…“.
Novi ishte i dashur me shoket dhe shume i shoqerueshem me ta. Po ta beje shok Novin, kishe fituar nje njeri qe te degjonte me vemendje e te respektonte. Ai ishte mendjehapet. Edhe shoket e donin dhe e respektonin shume. Djali nga Vali i Skraparit kishte formim te mire e u dilte per zot puneve te cilave kishte vullnetin dhe aftesine per tu shkuar deri ne fund. Ne grupin e fluturimit ku bente pjese; Ai ishte me i miri, si ne anen teorike dhe ne ate praktike. Novi ishte shembull ne arritjen e treguesve cilesore dhe kjo nuk e bente mendjemadh por i jepte kenaqesi.
Bazuar ne cilesite e tij te vecanta si student per pilot i „ekselences “, Novi u perZgjodh per te qene instruKtor i teknikes se pilotimit. Perpara Tij dilte nje detyre mjaft e veshtire e delikate dhe me shume pergjegjesi. Per ta kryer me faqe te bardhe kete detyre, te cilen e vleresoi sic ishte, Novi iu perfill punes per te rritur nivelin e pergatitjes vetjake, ne menyre qe tu pergjigjej kerkesave te vecanta te detyres te re dhe vecorive te studenteve qe do te mesonte.
Ne daten 10 dhjetor te vitit 2021, ne rrjetin social Facebok, ne nje shkrim perkujtimor lidhur me figuren e Ivanov Metes, si pilot e si instruktor i teknikes se pilotimit shprehen opinione, disa shoke e kolege te Tij dhe te tjere qe e kane njohur, ne pune te perbashket apo si gjiton, mbasi iu hoq e drejta e pilotimit. Opinionet te cilet nuk jane te pakte, shprehin esencen e vlerave te Tij; shkurt por sakte.
Instruktori i Tij, piloti veteran Isa Arapaj, edhe ne kete rast ruajti e shpalosi te njejtin opinion. Mes te tjerash, Isai theksonte: „ …Ivanov Meta ishte nje djalosh mjaft i zgjuar, energjik, shoqeror, i dashur e i perkushtuar. Ai ishte njeri me zemer te madhe dhe me cilesi te larta morale… “.
Bilal Kadena ( ish pilot ): „ … U prehte ne paqe, piloti me zemer te madhe-Ivanov Meta … “!
Robert Permeti ( piktor ): „ … Ne Shkollen “ Skenderbej ”, me Novin kam qene ne te njejtern kompani. Ishim perhere bashke. Novi i la kujtimet mes nesh dhe iku, duke buzeqeshur… “ !
Kujtim Cako ( ekonomiat, ishfunksionar i larte ): „ … Kujtimet e Shkolles se Mesme „ Skenderbej “ jane homazh, per Novin… Ai ishte i shkathet e i guximshem…Novi shquhej per guxim te tepruar dhe per pasion per ajrin… braktisi ekonomistin dhe vazhdoi Shkollen e Aviacionit, per pilot, ne vitin 1967… “!
Qemal Lame ( ishfunksionar i larte ) : „ …Novi ishte shembull, per atdhedashuri, per trimeri e per ndershmeri. E mbaj mend, vetem: Fol e qesh. Ishte njeri me humor e dashamires… Novi ishte person i vecante; Ai rrezatonte miresi e dashuri te pafund… Nje kuader ushtarak model. E kam patur gjiton. Ishte shok i mire: i qeshur e babaxhan. Ushtarak i zoti; shok i mire e me virtyte te larta. Ai ishte i zgjuar, i shkathet e djale trim… nje pilot i “ shkelqyer ”… ”!
Ilir Shalari ( nga NewYorku ): “ … I paharruar qofte kujtimi dhe buzeqeshja e Tij… ” !
Besnik Imeraj : “… Novi ishte pilot i talentuar dhe kuader inteligjent… Ivanov Meta ishte nje kuader ushtarak model; nje familjar shume i mire dhe nje gjiton shume i rregullt; i respektuar e i dashur, me te gjithe… „ !
Selim Allajbej: „… E mbylli jeten e vet, me nder e dinjitet. Gjithmone i qeshur… ” !
Mehill Deda: “… Ne Rreshen, Ivanovin e prune shef kazermimi, pastaj e cuan komandant te batalionit te fortifikimit. Fliste shume mire rusisht. Novi ishte teper rezultativ e nje shok i „ shkelqyer “. Ndarja e tij nga jeta, na hidheroi keqas te gjitheve…. Ata qe punuan me Te, ne shoket dhe koleget e Tij, e kujtojme me mall. Novi ishte i dashur, i thjeshte me shoket dhe nje punetor i pa pertuar… Novi ishte pilot klasi… ” !
Daut Bezati: “ … Shok i rralle; njeri i mrekullueshem; shume I dashur… ” !
Cimi…: “ … Novi ishte gjithmone i qeshur… ” !
Vladimir Ndojaj: “ … Ruaj kujtimet me te mira, per Novin si ushtarak profesionist qe diti te mbijetoje, ne kushte teper te veshtira profesionale, duke kaluar nga pilot, ne xhenjer. A e mendoni cfare ndjente Ai njeri per profesionin e tij te pilotit, duke kaluar ne ate te fortifikuesit, madje dhe te shoferit te taksiswe. Shume ka duruar prandaj i ra infarkt gje qe eshte e tmerrshme per nje pilot… ” !
Arben Gjata: “ … Major Ivanov Meta ka qene njeri nga miqte dhe bashkepunetoret e mi me te ngushte. Per Te ruaj kujtimet me te mira dhe konsideratat me te larta… ”!
Vlash Dodaj: “ … Novin e kujtoj gjithnje si nje ushtarak i denje qe te impononte respekt… Per Ivanovin mund te shpreh vetem mirenjohje dhe respekt… ” !
Nexh Bala: “… Nje vdekje e trishte. Ivanov Meta ishte nje burre i larte; nje specialist shume i mire dhe nje ushtarak dinjitoz… ” !
Duro Ormeni: “ … E njoh mire. Kam punuar disa vite me Te. Nuk gjej fjale per te folur per miresine e tij…!
Mimoza…: “ … Me te rrepte nuk kishja njohur. Ai ishte teper professional dhe hokatar… “ !
Anila … : “ … Ishte njeri i mrekullueshem. E kam patur koleg ne zyre… Asnjehere nuk mund ta shikoje pa u marre me problemet e punes… Ishte buzagaz … “ !
Luljeta… : “ …Novi ishte shume i qeshur e i humorit…nje shok i vecante… ” !
Disa opinione te shprehura ne ate faqe faceboku, i kam paraqitur shkurt e pa emra. Opinionet ishin aq te shumte sa qe mendova mos ti shkruaja te gjithe emrat dhe mendimet e tyre. Sidoqofte, vlerat e Novit tone, jane te qarta e te pranishme.
“… E mbaj mend, vetem fol e qesh. Novi ishte me humor dhe dashamires… ” !
“… Ivanov Meta ishte pilot i dalluar e model… ” !
“… Profesionist i “ shkelqyer ” !
“… Sa i mire ka qene ” ?
“… Novi ishte i zgjuar, i shkathet e djale trim. Nje pilot i “ shkelqyer ” e me pasion… ” !
“… Ivanovi do te ngelet ne zemrat tona, ashtu sic ishte… “ ! etj. etj.
Asllan Hasani kujton: „ … Ivanov Meta ishte nje shok, shume i dashur me te gjithe. Ate dite, ishin ne fluturim 2 aeroplane Mig – 15 mesimore, te cilet erdhen se bashku me tekniket perkates, te komanduar nga Shkolla e Larte e Aviacionit…“.
Sofokli Caliqi ( Ish aviodrejtues ne Vendkomanden Qendrore te Ushtrise ). „… Novin e kam njohur, personalisht. Ne ndonje rast, kam pire kafe e kam biseduar me Te. Iashte mjaft i pergatitur profesionalisht. Ishte njeri i shoqerise e i muhabeetit pa interes. Kam degjuar dhe per marredhenie mjaft te mira ne familje. U ndjeva keq kur mesova per ndarjen e tij nga jeta. Ai goxha njeri, pesoi aksident. – Qofte i paharruar kujtimi i tij; ti rrojne femijet!
Piloti Ramadan Anija, i cili ne ate ngjarje te jashtzakonshme ishte ne kabinen e pare te avionit qe pesoi aksident ajror, na ka dhene nje opinion te plote, te sakte e te besueshem. Them keshtu, mbasi vete Ramadani eshte njeri i besueshem dhe e ka perjetuar live ate qe ndodhi. Ja si e kujton Ramadani ate fluturim interesant: „ … Me 19 korrik te vitit 1973, diten e marte, ne 0ren 11. 30 , ne temperature larte te ajrit rrethues ( rreth 42 grade celsius ), ne Aerodromin e Rinasit, ne procesin e fluturimeve mesimore, ngjau nje dukuri e rralle, mbase ne te gjithe boten. Nje aeroplan mesimor i tipit Mig – 15, u ul aq shume mbi siperfaqen e detit Adriatik, ne plazhin e Patokut, sa qe takoi siperfaqen e ujit, u largua prej saj i demtuar rende, mori lartesi dhe u ul ne pisten e betonuar te Aerodromit te Rinasit. Protagonist i kesaj ndodhie te rralle ishte Ivanov Meta, ne kabinen e dyte te ketij aeroplani dhe piloti Ramadan Anija, ne kabinen e pare te aeeroplanit.
Shkrimi eshte i vertete dhe homazh. Homazh per nje talent, i cili vertet nuk eshte ne jete por ka lene gjurme ne Historine e Aviacionit Shqiptar. Opinionet e kolegeve te Novit dhe te aviacionisteve qe e kane njohur personalisht vendosa ti paraqes sic m’i kane thene opinionberesit. Kjo menyre me duket me e drejte e me e sakte. Po i rendis opinionet qe munda te siguroj:
Asip Budo; pilot ne pension: „… Novin e kam patur shok grupi, ne Shkollen e Larte te Aviacionit ne Vlore. Nuk ishim ne te njejtin grup fluturues me Te, por ishim ne te njejten klase. Instruktor te teknikes se pilotimit Novi kishte pilotin me pervoje Isa Arapaj…. Vertet kane kaluar shume vite qysh nga ajo kohe, por, shokun e klases, ne vecanti kur ai kishte tipare te vecanta, si ne rastin e Novit, kurresesi nuk mund ta harroj. Novi iu bashkua grupit tone, me vonese, kur ne kishim filluar mesimet teorike. Erdhi nga Tirana, nga Shkolla e Mesme Uashtarake „Skenderbej “ ku kishte kryer gjimnazin. Me shaka, ne shoket e tij te klases, paas nesh e gjithe shkolla i thoshte: „ Tiranas kokekuq “ e ai nuk na merzitej.
Ivanov Meta ishte djale i mire; tip sportiv e i hedhur. Teorikisht, Ai ishte ne nivel te larte; thujse ne perfeksion. Ai lexonte shume e vazhdimisht dhe kishte qejf te eksperimentonte. Tekniken e pilotimite kishte te larte dhe dallohej nga shoket e grupit. Ishte koha kur u dha orientim ( i pa zyrtarizuar ) qe pilotet te pergatiteshin per te fluturuar ne lartesi te vogla e shume te vogla. Kete orientim gojor, Novi e dinte dhe e shfrytezoi per te kryer eksperimente me aeroplanin Mig – 15, me te cilin fluturonte. Teknika e perparuar e pilotimit qe kishte dhe toleranca e avionit qe pilotonte e lejonin kete gje. Novi e donte shume aeroplanin dhe fluturimin. Ai, ne kabinen e avionit ndihej si ne shtepine e tij.
Novi ishte shtatlarte; me trup te bukur atletik e i zhdervjellet. Uniformen ushtarake e kishte per zemer dhe e mbante te paster e te hekurosur.
paharruar qofte kujtimi i tij !
Asip Budo, ne Tirane, me 22.o6.2022
Seit Shehu ( ish teknik helikopteri Mi-4 ): “… Ne Shkollen e Larte te Aviacionit, ne Vlore, nuk pata shansin ta njihja Ivanovin. Kam patur mjaft shoke e miq te Tij, si te njohur dhe miq te mite. Ata qe e kane njohur, ne pune e ne jete, kishin opinion mjaft te mire per Novin, si njeri me karakter te forte e te qendrueshem; si i kompletuar e i shkuar me te gjithe.
Kur punoja fotograf, ne rrugen: „ Barjam Curri “, prane Medresese te Tiranes, Novi vinte shpesh ne dyqanin qe menaxhoja une. Ai vinte i vetem ose i shoqeruar nga shoke te tij. Aty u njohem e u miqesuam. Ne ate kohe me linden disa problem me shendetin. Ivanovi u interesua per shendetin tim, ne maksimumin e mundshem; madje me teper se disa te tjere, te cilet kishin detyrime ndaj meje.
Kam vleresim maksimal per ate njeri dhe ruaj kujtime te vyera per Te. Ndjeva keqardhjeqe iku aq shpejt.
Qofte i Xhenetit; u paste lene jeten, shendetin dhe mbaresi atyre qe la pas !
U prehte ne paqe !
Seit Shehu, ne Tirane, me 24.06.2022
Razmadan Anija ( iish pilot, protagonist ne ate ngjarje ): “… Novin e njoha ne veren e vitit 1973, kohe kur po kryenim fluturime treneruese ne aeroplanet mesimore Mig – 15, ne aerodromin e Rinasit, per te ruajtur reflekset e pilotimit, para se te niseshim per ne Kine. Ne vjeshten e atij viti, shkuam ne Kine per specializim, ne aereoplane me te perparuar.
Une dhe dy shoke te mite, nisem fluturimet me instruktorin Ivanov Meta. Fluturimet i kryenim me ngritje dhe me ulje ne Aerodrdromin e Rinasit, ne te cilin brezi i betonuar ishte me i gjate dhe ngarkesa e aerodromit me fluturime, ishte krahasimisht me e lehte. Novi, ishte diplomuar pilot gjuajtes – bombardues ne aeroplanet reaktive te tipit Mig – 15, para 2 – 3 vitesh.
Fluturimet tona, nuk kishin si qellim mesimin e fluturimit, por „mbajtjen “ apo ruajtjen e shprehive te fluturimit. Prandaj dhe instruktoret tane, nuk kishin objektiva mesimdhenie dhe nuk kishin perkushtim maksimal. Novi, ne ajer praktikonte here pas here figura pilotimi dhe akrobaci ajrore te cilat, jo cdo pilot i praktikonte…
Ne lartesine e caktuar, Novi plotsonte teten vertikale. Lakun e pare, Ai e kryente me shpejtesi inertive kurse lakun e dyte e plotsonte me shpejteswine e perftuar nga fuqia motorrike. Novi kiishte hobi fluturimet ne lartesi shume te ulet: 1 -2 m; ndonjehere e dhe me ulet. Dy koleget e mi, nuk ia kishin miratuar Novit te kryente manovra te tilla ne ajer e Ai zbatonte vullnetin e tyre. Une, kur fluturoja me Novin, e nxitja te me deftonte dicka te vecante, jashte ushtrimit dhe ai ma plotsonte deshiren.
Kur ishim duke fluturuar ne segmentin Durres – Shijak dhe perpara na shfaqej fusha ne brigjet e lumit Erzen, humbisnim lartesi energjikisht dhe e „ shtronim „ aeroplanin brejushij ( fluturim kosites ) mbi parcelat me jonxhe ( jo dhe mbi ato me grure). Kultivarin e shquanim nga ngjyra dhe nga kaqlliri. Nuk duhet te beni te habiturin, kur te mesoni se kur kalonim ne fluturime brejushij, ne ndonje rast leshonim dhe rrotat e aeroplanit e avioni yne linte gjurme, ne parcelen e mbjelle me jonxhe. Kuptohet; kemi te bejme me nje cmenduri e aventure, por, keshtu vepronte Ivanov Meta kur fluturonim se bashku.
Nje situate e perafert ngjau dhe ne fluturimin e dates 19 korrik te vitit 1973.
Ne ate fluturim, u ngritem ne cift aeroplanesh mesimore te tipit Mig – 15, nga pista e Aerodromit te Rinasit. Fluturoja, ne te njejtin aeroplan, me Ivanov Meten. Ne ngritje ishim ne rolin e shoqeruesit. Diku mbi Kavaje ( qytet ) dolem perpara, ne rolin e drejtuesit te ciftit. Sapo dolem perpara, nisem humbjen e lartesise energjikisht. Fillimisht u ulem ne lartesine nga toka 100m e me vone, u ulem edhe me poshte. Po fluturonim me kurs magnetik 320 grade. Aeroplani yne fluturonte ne drejtim te majes te Kepit te Skenderbeut. Sapo dolem mbi det, humbem lartesi, deri 1 – 2 metra mbi siperfaqen e ujitAeroplani shoqerues, i cili fluturonte pas nesh ( ne interval e ne distance sic fluturohet ne cift avionesh ), ishte ne lartesi te parrezikshme. Si komandant cifti, piloti pergjegjes, disa here na terhoqi vemendjen, nepermjet radios RSIU – 3 M, me fjalet urdher: ” Me larte; me larte ”!, por ne, nuk reaguam por vijuam te fluturonim rrafsh me siperfaqen e ujit, per disa sekonda. Deti ishte; sic thone “ vaj ”. Fluturonim me shpejtesi progresive sipas instrumentit te avionit (shpejtesimatesit ) rreth 800 km/ore. Temperatura e ajrit rrethues ishte mbi 40 grade Celsius. Si rrjedhoje e diferences te presionit te siperfaqes te ujit me avionin qe fluturonte mbi det, mbi fanarin e avionit tone u formua nje spektakel i mrekullueshem e i papare.
… mijera ngjyra si te ylberit, vezullonin perpara meje duke krijuar nje pamje fantastike. Ate mrekulli, e ruaj ne kujtese, edhe pas kaq vitesh. Ishin caste ekzaltues, te cilet shkaktojne shperqendrim e adrenaline te shtuar. Ne keta caste ekzaltuese ne u perplasem me siperfaqen e ujit. Ndodheshim mbi det, rreth 10 km thelle, larg bregut e nga Kepi i „ Skenderbeut “, ne drejtim te Derdhjes te Lumit Buna. Goditja me siperfaqen e ujit krijoi nje frenim te jashtzakonshem e te menjehershem. Instrinktivisht morem dorezen e komandimit te aeroplanit nga vetja dhe e kaluam avionin ne marrje lartesie me rrotullim te djathte me qellim qe te dilnim mbi bregdet. Avioni u lehtesua dhe ne kuptuam se rezervuaret vares ishin shkeputur nga kraheet e avionit. Kur ishim duke kryer kthese luftarake te djathte, gjate procesit te marrjes te lartesise, ktheva koken mbrapa e pashe, mbi siperfaqen e ujit, dy vija te bardha. Rezervuaret vares ishin shnderruar ne silure e ndiqnin trajektoren e fluturimit, me shpejtesi qe vinte ne fikje. Kete dukuri, mendoj se e kane vene re me mire dy pilotet qe fluturonin pas nesh, ne avionin e shoqeruesit.
Shpejtesia me te cilin fluturonte avioni yne ( rreth 800 km/ore ) na dha mundesi te ngjiteshim ne lartesine rreth 1000 m e ta drejtonim avionin per ne Aerodromin e Rinasit. Aeroplani, nga goditja hidraulike mbi siperfaqen e ujit u demtua rende. Tubacionet qe percjellin karburantin u cane dhe vajguri derdhej si lume. Ishim me fat dhe udhezimet qe na dha komandanti i ciftit, i cili nuk na u nda, pas ngjarjes, si dhe udhezimet e udheheqesit te fluturimeve, ishin te sakta e ne u ulem ne pisten e Aerodromit te Rinasit, para se te mbarohej karburanti. Treguesit e instrumenteve te kontrollit ne kabinen e avionit u bllokuan plotesisht, ashtu si dhe nderlidhja e dyaneshme me radio.
Duke u kthyer ne aerodromin e Rinasit, komunikova me Ivanov Meten nepermjet radios se brendshme SPU. E pyeta instruktorin tim: “ Po tani, si do te veprojme, o instruktor; cfare do te themi? Pergjigja qe mora ishte e qarte dhe e prere: „ Dane: Trego te verteten per gjithcka “ ! Keto fjale te tij me cliruan nga nje siklet i madh e sikur u lehtesova ne shpirt. Ivanov Meta ishte djale trim e mjaft i cilter. Novit nuk i dridhej as qerpiku ne cdo situate sado e veshtire te ishte ajo. Ivanov Meta nuk e njihte friken. Ai nuk dinte cfare ishte frika. Prej guximit te tij u trimerova edhe une. Gjate 30 viteve ne fluturim, disa here jam ndodhur „ngushte “, por asnjehere nuk jam stepur. Ne cdo rast kam menduar se mund te dilet nga cdo situate dhe se mund te gjendet nje rrugedalje po te kesh beim tek vetja dhe tek avioni qe piloton. Atje tej, mbi valet e detit Adriatik e pashe vdekjen time me sy, fare prane e ia dolem mbane, te ndihmuar nga fati. Krijova bindjen se, sido qe te me shtjellohej situata ne ajer, nuk do te ishte fundi im. Fluturova ne aeroplanet Mig – 15 te te dy varianteve; ne Mig – 17 F; dhe ne Mig – 19 S, aeroplani m’u be shok i ngushte i qiellit e une ishja nje me te. Kishim besim te ndersjellte tek njeri – tjetri.
Per Novin kam mall; shume me ka marre malli per ate njeri. Na iku shpejt prej nje arresti kardiak. Besoj se goditjen qe pati ishte rezultat i asaj ndodhie dhe prej largimit te parakohshem nga fluturimi. Ajo ndodhi e rende e me rrjedhoja te shumta, na lidhi shume, ne te dyve. Novin e lidhi perjetesisht me aviacionin dhe me aviatoret. Edhe pse u caktua te sherbente ne sektore te ndryshem te ushtrise Popullore, ne cilesine e oficerit, Novi nuk u nda kurre, as shpirterisht; as fizikisht, nga shoket dhe nga koleget e tij. Ai jetonte me ajrin dhe me fluturimin.
Novi vinte nga Shkolla Ushtarake “ Skenderbej “ e ishte djale oficeri. Ai u rrit bonjak nga e ema, si Une dhe kaloi neper nje kalvar te pazakonte.
Ivanov Meta e donte Ushtrine dhe e mbante ne menyre perfekte uniformen. Kepucet i fshinte perdite dhe mund te veshtroje tek ato veten, si ne pasqyre, ne cdo cast. Novi ishte shume i dashur dhe dashamires me kedo. Kishte humor te kendshem dhe kurdohere e veshtroje me buze ne gaz. Ivanov Meta ishte shok i vertete. Ai, asnjehere nuk mungoi ne festat dhe ne takimet qe benin shoket e tij.
– I paharruar do te jete tek une kujtimi i Ivanov Metes; skraparliut buzagaz, trim dhe fisnik !
Mendoj se i thashe disa vlera te atij njeriu. Ndoshta te tjere shoke te tij kane me teper kujtime e do ta plotesojne opinionin tim.
Tirane, me 04. 06. 2021 Ramadan Anija, ish pilot, protagonist I asaj ngjarje te rralle.
Dhori Mertiri (pilot ): “ … Nuk e paskam te lehte te jap opinion per Ivanov Meten; skraparliun, burre me dy rr. Merakun e kam te madh. Ai ka te beje me faktin: A do ta kem te mundur ta cmoj sakte, sic ka qene ate njeri te vecante, ne te gjithe dimensionet.
Edhe pse kane kaluar shume vite qe kur e kam njohur, portreeti i Ivanovit me „zbret “ ne kujtese, sic e kam njohur: Shtatlarte; i shkathet; tip sportiv; i dashur e i respektuar nga te gjithe; i rregullt e mjaft inteligjent. Ana profesionale e tij, deshmonte se Novi ishte i lindur per te fluturuar dhe kishte nje dashuri te papare per aeroplanin dhe per ajrin. Novi ishte nje talent i rralle, nga ata tipa te cilet e duan, pa mase profesionin qe kane zgjedhur. Novi i perket races te guximtareve. Ai nuk e ndante librin nga dora dhe lexonte shume. Lexonte libra te te gjithe fushave te jetes, por, ne leximet e tij, binte ne sy pasioni per aeronautiken.
Njohurite e thella teorike, njohja ne detaje e proceseve qe ndodhin kur aeroplani can rrymat e ajrit, i jepnin Novit siguri, ne toke e ne ajer dhe benin te mundur qe Ai te ndihej si ne shtepine e tij, kur ulej ne kabinen e aeroplanit. Ivanov Meta ishte „ Zot i ajrit “.
Pavaresisht si e perse i ndodhi, largimi i tij nga fluturimi, nuk e largoi dot Novin nga shoket dhe nga koleget, te cilet, e deshironin dhe Ai i donte me shpirt e i cmonte per vlerat qe kishin. Edhe shoket e donin dhe e cmonin shoqerine e Tij.
Novi, pavaresisht se nuk ngrihej ne ajer pas asaj qe i ngjau, e ndjente veten pjese te pandare te aviacionit e nuk u vecua nga shoket, ne asnje rast e per asnje event. Si ne gezime dhe ne fatkeqesi, Novin e kishje ne mes te shokeve. Edhe ne rastet kur aviacioniste te vecante druheshin ta takonin dhe e anashkalonin ne rruge; Novi me zemer te madhe, nuk merzitej e nuk zemerohej por buzeqeshte. Ngjante sikur thosh me vete: „… Fali, o Zot, se nuk dine cfare bejne… “ !
Qofte i paharruar kujtimi i Tij; ti rrojne vajzat dhe ata qe ka lene pas !
Tirane, me 11 . 03. 2023 opinion nga Dhori Mertiri ( pilot )
Permbyllje dhe perkushtim.
Po te kishte ngjare ne te tjera kohe, rasti i Novit: ( prekja e aereoplanit me siperfaqen e ujit, ngritja prap ne ajer dhe ulja ne aerodromin e ngritjes), ndoshta mund te shqyrtohej ne kuadrin e cmimit Gines. Mbasi rast i rralle ishte, si ne vendin tone dhe ne tere rruzullin tokesor. Sidoqofte Ivanov Meta u fut ne Historine e Aviacionit Shqiptar dhe ne ate boteror. Koha i dha shkelqim Novit; pavarewsisht se njerezit i dhane ndeshkim; disa e nemin edhe sot.
Biografet e Tij, ne te ardhmen, mbase do te kene mundesine per te remuar e per te gjetur rrenjet dhe deget e Tij. Kjo do te jete „ thele mbi bisht “, sic thone rendom njerezit. Une, po perpiqem te paraqes, publikisht ate qe di, se jam i ndergjegjshem qe nuk di cdo gje.
Kam mesuar se Novi, mbeti heret bonjak nga e ema dhe i tille u rrit. Edhe pse me kete kufizim e me femijeri tejet te veshtire, Novi u brumos me atdhetari, e u be djale trim e guximtar. Shtati i bukur i Tij; i larte si kavak e tere muskuj; zgjuarsia natyrale e tij favorizonin cdo pune e specialitet, por djali nga Vali i Skraparit enderronte te cante qiellin, si zogjte fluturake.
Endrra e tij mori krahe, vetem ne vitin 1967, kur Ai nisi studimet per t’u bere pilot, ne Shkollen e Larte te Aviacionit, ne Vlore.
Thone se fati nuk u buzeqesh bonjakeve. Ky slogan, eshte e nuk eshte i vertete. Ne rastin tone, Ivanov Metes, fati i erdhi ne ndihme per te vene ne jete endrren e tij te kahershme. Shansi, i erdhi ne ndihme, Novit edhe kur instruktor i Tij i teknikes se pilotimit, si ne avionin fillestar, me helike dhe ne ata reaktiv, u caktua permetari mjeshter ne fluturim, mendjehapuri e kokeploti Isa Arapaj nga Kajca. Kiishte cfare te mesonte Novi nga Instruktori i tij.
Ne grupin fluturues, ku bente pjese Novi ishin studentet per pilote: Dante Dusha; Valter Qerimi ( Gargaj) etj. Novi shquhej ne grup, madje dhe ne klaqse, si ne teori dhe ne praktiken e fluturimit. Ne vitet e studimit, Novi kishte bashkekohes: Perparim Hilen ( ndjese paste ); Asip Budon; Asim Bimen; Maksim Rexzhen; Epaminonda Tupen; Pellumb Bebrin ( ndjese paste ); Mane Bullutin ( ndjese paste ); Kujtim Kryekurtin; Arqile Kosten; Sinan Celen ( ndjese paste ) etj.
Instruktore te teknikes se pilotimit, ne te dy tipat e avioneve ishin: Avdi Gjonmemaj; Sillo Melica ( ndjese paste ); Guri Merkaj; Kostandin Sadikaj; Fazlli Begaj ( ndjese paste ); Ahmet Sulejman Zogu; Salih Peci; Azis Alla; Delo Isufi ( Seraj); Sabri Toci ( ndjese paste ) ; Eqerem Tuga ( ndjese paste ) etj.
Ivanov Meta u diplomua pilot gjuajtes – bombardues, ne Shkollen tone te aviacionit; Ai ishte “mall vendi ”.
Pas emrimit te Tij, ne Regjimentin „ Peza “ te Qytetit „ Stalin “ ku u stervit ne avionet Mig – 15 te te dy tipave, duke cmuar aftesite fluturuese dhe nivelin teorik te ngritur te Tij, organi i nomenklatures e caktoi Ate ne detyren e veshtire e me pergjegjesi te madhe te instruktorit te teknikes se pilotimit, ne aeroplanet reaktive Mig – 15, ne Shkollen e Lartet e Aviacionit, ne Vlore. E cmoi si nder te madh Novi, kete detyre dhe iu perfill punes per ngritjen e nivelit teorik dhe praktik te Tij; me qellim qe t’u pergjigjej kerkesave te vecanta te studenteve. Zoterimi i N Gjuhes Ruse, te cilen e kishte mesuar ne menyre autodidakte dhe pasioni i tij per te lexuar, e ndihmuan mjaft Novin, per te njohur me thelle e ne menyre te gjithaneshme shkencen e aeronautikes. Nuk e ndante librin nga dora Novi. Ai lexonte shume dhe literature te shumellojshme.
Ndodhia e dates 19 shtator 1973, nuk mund te jete rastesi. Ajo eshte ne vazhden e prirjes te tij per te provuar ne praktiken e flururimeve dukurite, qe shfaqen tek avioni dhe tek piloti, kur ai can rrymat e ajrit. Ate qe lexontene libra, Novi donte ta veshtronte vete qe te bindej dhe ishte nje vrojtues i sakte i sjelljes te avionit ne procese te ndryshem te evoluimit. Ai e kishte hobi, kryerjen e evoluimeve me avion, deri ne rrisk. Dikush e njeson Novin me nje aventurier . Eshte e mendimi i tij e nuk i futem punes per ta kundershtuar. Mendoj, se me teper se me nje aventurier, Novi ishte njeri qe donte te eksperimentonte e te bindej vete ne mundesine e realizimit te atyre qe lexonte, por qe nuk i kryente gjithekush. Mirepo eksperimentet e kesaj natyre jane kryer kohe me pare e jane paguar shtrenjte. Novi shpetoi per mrekulli.
Pas ndodhise, veme re nje qendrim burreror dhe trimeror te Novit, i cili na deshmon karakterin e tij te brumosur dhe vazhdimesi ne karakterin e tij. Novi ishte i drejtperdrejte dhe i ndershem. Pergjigja dhene Ramadanit, kur Ai e pyeti, cfare do te thonin, kur ti pyesnin per shkaqet e ngjarjes: “ Dane: thuaj te verteten dhe vetem te verteten “, dicka thote !
Pas uljes, kur sigurimsat i shkuan tek shkallet e avionit me pranga ne duar, Novi, si Bilbilejte dikur, u tha te njohurve te tij: „ Pritni pak ! Dhe vajti afer bishtit te avionit, puthi duraluminin e ftohte, qau e u zgjati duart puthadoreve te regjimit qe ti vinin prangat. Ky veprim dhe ato qe rrefejne koleget e tij, se nuk u ndahej, ne asnje rast, na deftojne, gjithashtu per karakterin e tij te spikatur.
Pas kryerjes te denimit dhe emerimit ne detyra te ndryshme , jashte aviacionit, Novi shperfaqi te njejtin formim e po ate karakter , si me pare.
Novi u shua, ne daten 30 shtator te vitit 1970, nga nje burg kardiak. Ka shume mundesi qe ky aksident te kete zanafillen tek brenga e madhe qe perjetoi Novi, kur e shmangen nga te fluturuarit. Ne nje fare menyre, largimi i tij nga stervitja ajrore, ishte nje lloj “ pushkatimi “ I Tij. E vuajti perbrenda kete brenge, Novi dhe plasi. Percjellja e tij, u be te nesermen, me 1 tetor te atij viti, ne Varrezat Publike te Sharres, ne Tirane. Kortezhi i permortshem i ngjante nje lumi qe rrjedh ne heshtje drejt deltes. Po te ishte organizimi e njoftimi me i mire, mbase edhe pjesemarrja e njerezve do te ishte me e madhe. Me vjen keq qe nuk pata ndihmesen e dy vajzave dhe te bashkeshortes te tij, per te thithur me teper te dhena; qofte dhe ten je fotografie.
– I paharruar qofte kujtimi i Tij; ti rrojne vajzat dhe gjithe sa ndjejne dhimbje per Te !
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj, ne Tirane, me 17 mars 2023.